Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Teknikat seksuale sipas islamit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
Albani (761)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
emine (509)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
Era (387)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
Redi (338)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
Visiana (198)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
iDa (175)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 
Esila (153)
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcapTeknikat seksuale sipas islamit Voting_barTeknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcap3%Teknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcap14%Teknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcap11%Teknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcap58%Teknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcap0%Teknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Teknikat seksuale sipas islamit Vote_lcap14%Teknikat seksuale sipas islamit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Teknikat seksuale sipas islamit

2 posters

Shko poshtë

Teknikat seksuale sipas islamit Empty Teknikat seksuale sipas islamit

Mesazh nga Shkruaj Thu Oct 24, 2013 4:48 pm

Para se të them ndonjë gjë në lidhje me teknikat seksuale, është e nevojshme të shpjegoj se; nuk ka rregulla dhe ligje, qoftë në paralojë dhe qoftë në vetë aktin seksual. Ligjet dhe rregullat e vetme janë ato që përcaktohen nga vetë çifti dhe të cilat shumë shpesh janë rregulla të pashprehura me fjalë. Çdo gjë që i fal kënaqësi burrit dhe gruas është e drejtë dhe e saktë me përjashtim atij anal. Dhe çdo gjë që është e padëshiruar nga të dy, është e gabuar. Kufizimi i vetëm për këtë rregull të përgjithshëm mund të ishte ndonjë urdhër specifik i ligjit islam, i cili bie ndesh me dëshirat e burrit ose të gruas.

a) Paraloja

Burri shumë shpesh harron se edhe gruaja është krijuar me dëshirat e njejta si ai vetë. Asbagh bin Nubatah përcjell se Imam Aliu ka thënë:

Zoti i Gjithëfuqishëm e krijoi dëshirën seksuale në dhjetë pjesë. Nëntë pjesë të saj ua dha grave dhe njërën burrave. Por pastaj Ai u dha atyre po kaq pjesë nga turpi.” (Vesail, vëll.14, fq.40)

Fakti se gratë janë të turpshme, shumë shpesh i bën burrat që t’i shpërfillin dëshirat e grave të tyre.

Duke u mbështetur në këtë realitet, Islami e thekson rëndësinë e paralojës. Imam Aliu thotë:

Kur dëshironi të kryeni marrëdhënie me gruan tuaj, mos u ngutni sepse edhe gruaja i ka nevojat e saja.” (Vesail, vëll.14, fq.40)

Seksi pa paralojë është konsideruar si një vepër mizore. Profeti thotë:

Tre vetë janë mizorë” dhe njërin prej tyre e përshkruan si vijon: “ai që kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij pa paralojë.” (Vesail, vëll.14, fq.40)



Një hadith tjetër e përshkruan seksin pa paralojë si një sjellje shtazarake:

Kur ndonjëri nga ju kryen marrëdhënie me gruan e tij, ai nuk duhet të hyjë si një zog por të jetë i ngadalshëm dhe të mos ngutet.” (Vesail, vëll.14, fq.82)

Profeti ka thënë:

Asnjëri nga ju nuk duhet të kryejë marrëdhënie me gruan e tij sikur të jetë një kafshë. Në vend të kësaj, duhet të ketë një lajmëtar ndërmjet tyre.” Kur u pyet se ç’ishte ky lajmëtar, ai tha: “Është puthja dhe biseda.” (Tahzibu’ul-Ihja, vëll.3, fq.110)



Imam Xhaferi ka thënë:

Ndërmjet tyre duhet të ketë paralojë sepse kjo është më mirë për marrëdhënien seksuale.” (Vesail, vëll.14, fq.82)

Profeti ka thënë:

Çdo lojë e besimtarit është e kotë përveç në tre raste: kalorësia, shigjetaria dhe paraloja me gruan e tij. Të gjithë këto janë të drejta.” (Vesail, vëll.14, fq.83)



Dhe kur flasim në lidhje me rolin e gruas në paralojën seksuale, Imamët e kanë lëvduar gruan që me burrin e saj e lë mënjanë turpin. Hadithi i përcjellë më sipër nga Imam Aliu, në të cilin thuhej se Zoti ua ka dhënë grave nëntë pjesë nga dhjetë pjesët e dëshirës seksuale, thotë gjithashtu se atyre u janë dhënë edhe po kaq pjesë nga turpi. Në kapitullin e dytë premtova se do ta shpjegojmë logjikën që fshihet prapa këtij hadithi.

Ndonse mund të duket se ka kundërthënie në këtë veprim të Zotit, nuk është ashtu. Edhe dëshira seksuale edhe turpi janë vendosur në krijimin e njeriut me një qëllim të caktuar. Dëshira seksuale duhet të çlirohet kur gruaja është me burrin e saj, por duhet të pengohet nëpërmjet turpit, kur ajo të jetë me njerëz të tjerë. Kjo është shprehur shumë rrjedhshëm nga Imam Muhammed Bakiri, i cili thotë:

“Gruaja më e mirë në mesin tuaj është ajo që e zbath parzmoren e turpit kur zhvishet për të shoqin dhe e mbath prapë këtë parzmore kur vishet sërish.” (Vesail, vëll.14, fq.14-15)

Në fund të fundit, modestia dhe nderi në publik janë shenjë dalluese e një zonje muslimane.

Të gjitha këto thënie flasin se gruaja dhe burri duhet të ndjehen krejtësisht të lirë gjatë stimulimit të ndërsjellë që njihet si “paralojë”. Sipas Islamit, nuk ka asgjë të gabuar nëse një grua është aktive dhe reaguese gjatë marrëdhënies seksuale. Kjo gjë është në kontrast të plotë me moralin seksual të botës perëndimore të krishterë, para revolucionit seksual. Russell thotë:

“Gruaja perëndimore e para një ose dy gjeneratave, mund ta kujtonte këshillën e nënës se marrëdhënia seksuale është një detyrim jo i këndshëm, të cilin ia kishte borxh burrit të saj dhe gjatë të cilit duhej ‘të rrinte shtrirë e të mendonte për Anglinë’” (Seksi dhe fati, fq.94)

Ç’mund të sillte një moral i tillë seksual, veçse një revoltë?

Në anën tjetër, kur të shohim nga aspekti ligjor islam, të gjithë ekspertët e ligjit janë të një mendimi se veprimet gjatë paralojës seksuale janë të pëlqyeshme (mustehap). Po kështu, është e pëlqyeshme që personi të mos ngutet gjatë marrëdhënies seksuale. (“El-Urvah”, fq.625) Fjala kyçe, pra, është kënaqësia e ndërsjellë e çiftit.

b) Teknikat gjatë paralojës



Kur flasim për metodat e stimulimit të dyanshëm gjatë paralojës, ligji islam u lejon burrit dhe gruas që ta shohin, puthin, prekin, nuhasin dhe stimulojnë cilëndo pjesë të trupit të njëri-tjetrit. Andaj, seksi oral, siç njihet në këtë pjesë të botës, është i lejuar.

Njëherë një njeri e pyeti Imam Musa Kazimin, në ishte e lejuar që burri t’ia puthte gruas së tij organin seksual. Imami u përgjigj: “S’ka të keqe në të.” (Vesail, vëll.14, fq.77; për qëndrime të ngjashme të dijetarëve të tanishëm të ligjit, shih veprën “El-Urvah”, fq.625)

Kufizimi i vetëm është që të mos përdoren objekte të jashtme. Ky kufizim është tejet i kuptueshëm. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë plotësisht atë që Zoti e ka krijuar në trupat tanë.

Kufizimi që po vendos në lidhje me përdorimin e ndonjë objekti të jashtëm, mbështetet në hadithin e përcjellë nga Ubejdullah ibn Zurare, i cili thotë se kishte një fqi plak, i cili ishte i zoti i një robëreshe. Për shkak të moshës së tij të thyer, ai nuk e kënaqte dot robëreshën në marrëdhënien seksuale. Andaj, ajo i kërkonte që t’i fuste gishtat e tij në organin e saj seksual, ashtu siç i pëlqente asaj. Plaku u pajtua me dëshirën e saj, ndonse nuk i pëlqente kjo ide. Më në fund, plaku i kërkoi Ubejdullahut që ta pyeste Imam Rizanë në lidhje me këtë çështje. Kur Ubejdullahu e bëri këtë, Imami u përgjigj:

Nuk ka të keqe në këtë, për sa kohë që ai e përdor ndonjë pjesë të trupit të tij mbi vajzën. Por nuk duhet të përdorë ndonjë gjë tjetër përveç trupit të vet.” (Vesail, vëll.14, fq.77)



Në një diskutim të mëhershëm, thamë se masturbimi nuk është i lejuar. Megjithatë, në rastin e personave të martuar, nuk ka ndonjë problem nëse gruaja e stimulon organin seksual të burrit deri në zbrazjen e spermës ose e kundërta, nëse burri e stimulon organin seksual të gruas deri në orgazëm. (Edhe kjo çështje është përmendur qartë nga Ajetollah El-Khui në përgjigje të disa pyetjeve të dërguara nga një dijetar nga Londra). Kjo gjë është e lejuar sepse nuk konsiderohet “vetëstimulim” por stimulim nga një partner i lejuar. Kur’ani thotë qartë se besimtarë janë “...ata, të cilët i ruajnë pjesët e tyre të turpshme përveç nga bashkëshortet e tyre.” (Kur’an 23:5-6) Stimulimi i organit seksual nga një partner i lejuar nuk hyn nën kategorinë e gjërave që duhet të mos kryhen në kontekstin e këtij vargu.


c) Marrëdhënia seksuale


A ka ndonjë pozitë të caktuar gjatë marrëdhënies seksuale, e cila është e ndaluar sipas Islamit? Jo! Në lidhje me pozitat themelore seksuale, nuk ka kurrfarë kufizimi. Kur them “pozita themelore seksuale” nënkuptoj pozitën ballë për ballë me mashkullin sipër, pozitën ballë për ballë me femrën sipër, pozitën anësore ballë për ballë dhe pozitën e depërtimit nga prapa, në të cilën mashkulli depërton në organin seksual të gruas nga prapa. Në të vërtetë, ligji islam ua ka lënë burrit dhe gruas që vetë të vendosin dhe të zbulojnë sipas dëshirave të tyre.

Në kohët e hershme të Islamit ndodhi një ngjarje që i shpjegoi shumë gjëra. Njerëzit e Medines, të ndikuar nga hebrenjtë, e përdornin pozitën ballë për ballë me mashkullin sipër, ndërkohë që mekkasit kishin dëshirë të provonin më shumë pozita të ndryshme. Pas shpërnguljes së muslimanëve në Medine, një mekkas u martua me një grua medinase dhe deshi të kryente marrëdhënie në mënyrën e tij. Gruaja nuk pranoi dhe i tha se mund të kryente marrëdhënie me të vetëm në një pozitë. Kjo gjë iu përcoll të Dërguarit të Zotit dhe Zoti e shpalli vargun:


Gratë tuaja janë fushat tuaja. Andaj hyni në fushat tuaja ashtu si keni dëshirë...(Kur’an 2:223)


Kjo do të thotë se çdo pozitë është e lejuar (“El-Mizan”, vëll.3 në përkthimin anglisht, fq.319)

Megjithatë, është e papëlqyeshme (mekruh) të kryhet marrëdhënie duke qëndruar në këmbë ose të qëndrohet me fytyrën ose shpinën drejt kibles gjatë depërtimit. Është e këshillueshme gjithashtu që të qëndrohet larg pozitave akrobatike të sugjeruara nga disa seksologë në Lindje dhe në Perëndim, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime fizike. Duhet mbajtur mend se rregulli themelor i marrëdhënies seksuale është kënaqësia dhe fleksibiliteti i dyanshëm. Nëse njërit nga partnerët nuk i pëlqen një pozitë e caktuar, atëherë edhe partneri tjetër duhet t’u bindet dëshirave të tij/saj.

d) Seksi anal


Mendimet e dijetarëve ndryshojnë në lidhje me lejueshmërinë e seksit anal. Para se ta përmend mendimin e preferuar dhe të saktë, do të doja të shpjegoj përse dijetarët e ligjit kanë mendimi që ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Dallimi në verdiktet fetare (fetvatë) është për shkak të dallimeve në hadithet që i kemi në lidhje me këtë çështje. Ekziston për shembull një hadith, të cilin Imam Xhaferi e përcjell nga Profeti dhe në të cilin ai thotë:

Vrima anale e një gruaje është e ndaluar për ummetin tim.” (Vesail, vëll.14, fq.104) Ky hadith e ndalon kategorikisht seksin anal. Por sipas Allame Hilli-ut dhe Shehid eth-Thaniut, zinxhiri përcjellës i këtij hadithi nuk është krejtësisht i besueshëm. (shih veprën “Tezkiretu’l-Fukaha”, vëll.2, fq.576-577; “Mesalik, vëll.2, fq.303) Në anën tjetë, për shembull, ekziston hadithi i Abdullah ibn Jafurit, zinxhiri përcjellës i të cilit është shumë më i besueshëm dhe në të cilin përcillet se Imam Xhaferi u pyet në lidhje me një njeri që kishte kryer s*k* anal me gruan e tij. Imami tha: “S’ka gjë të keqe në të, nëse gruaja pajtohet.” (Vesail’ush-shia, vëll.14, fq.103)


Kur përballen me hadithe të tilla kundërthënëse, shumica e dijetarëve të ligjit përpiqen t’i sjellin në pajtim, duke e marrë hadithin më të besueshëm (i cili e miraton seksin anal) si një cilësues të hadithit, i cili e ndalon seksin krejtësisht. Si përfundim, ata thonë se ndalesa e seksit anal nuk është në nivelin e haramit, por në nivelin e një veprimi të papëlqyeshëm (mekruh). (Shih “Sherh Lum’ah”, vëll.2, fq.68 dhe “Mesalik”, vëll.1, fq.438-439)

Ky përfundim i tyre përkrahet edhe nga një kategori e tretë hadithesh mbi këtë çështje, në të cilat Imamët u kanë shprehur një mospëlqim të fortë ndjekësve të tyre në lidhje me seksin anal. Një shembull mund të gjendet në rastn kur Safvan el-Xhemmali e pyet Imam Rizain dhe ky i fundit i shpreh mospëlqim për një veprim të tillë. (Vesail, vëll.14, fq.102-103)

Andaj, shumica e dijetarëve të ligjit shiit kanë arritur në dy përfundime:

1. Seksi anal nuk është një veprim “haram” (i ndaluar) por një veprim fort i papëlqyeshëm (karahatan shadidah), në kushtet kur pajtohet gruaja

2. Nëse gruaja nuk pajtohet, atëherë të gjithë dijetarët janë të një mendimi se si masë kujdesi, është e detyrueshme të qëndrohet larg këtij veprimi.

Me gjithë respektin që kam për dijetarët e ligjit që e mbajnë qëndrimin e shprehur më sipër, unë dua ta shpreh mendimin tim personal. Është e saktë se ka hadithe kundërthënëse nga Imamët tanë në lidhje me seksin anal, por hadithet që e miratojnë këtë veprim, nuk janë të përshtatshme për të krijuar një mendim. Përse? Sepse në rastin e haditheve kundërthënëse, dijetari i ligjit duhet t’i krahasojë ato me mendimet sunnite të kohës kur janë shprehur hadithet nga Imamët. Pas kësaj, ato hadithe që përshtaten me mendimin sunnit duhet të konsiderohen si hadithe të shprehura nën “shtirrje” (takijja) dhe duhet të cilësohen si të papërshtatshme për t’i përdorur për interpretim të ligjit. (për këtë metodologji, specialistët mund t’i drejtohen veprës “Resail”,fq.464-468 nga Shejh Murteza el-Ensari) Duke e përdorur këtë metodë për t’i zgjidhur kundërthëniet ndërmjet haditheve, hadithet që e ndalojnë seksin anal bëhen më të fuqishme dhe na sjellin tek mendimi se marrëdhënia anale nuk është e lejuar. (për më shumë hollësi në lidhje me këtë këndvështrim, shih veprën “el-intisar fi hurmet’il-adbar” nga Ajetollah Sejjid Rahat Husejn el-Golalpuri; për informata në lidhje me mendimet e dijetarëve të hershëm sunnitë që e miratonin seksin anal, lexuesi mund t’i drejtohet vëllimit të tretë të Tefsirit El-Mizan, fq.320-321) Me shumë gjasa, ishte pikërisht kjo gjë, që shkaktoi një ndryshim mendimi tek dijetari i vonë Ajetollah el-Khui. Gjatë dekadave të fundit të jetës së tij, Ajetullah el-Khui u largua nga mendimi i shumicës dhe dha dekret se si masë e detyrueshme kujdesi (ihtijat vaxhib), njeriu duhet të qëndrojë larg kryerjes së këtij veprimi, pavarësisht në pajtohet gruaja ose jo me këtë gjë. (Shih “Minhaxh” të Sejjid El-Khui, vëll.1, fq.64)

Unë do t’i këshilloja lexuesit me ngulm që të qëndrojnë larg seksit anal dhe do ta përfundoj këtë pjesë me një thënie të Imam Xhafer el-Sadikut dhe të Imam Rizait në lidhje me seksin anal:

“Gruaja është një mjet i kënaqësisë suaj. Andaj mos e dëmtoni atë! (Vesail, vëll.14, fq.101-102)


e) Nderi dhe privatësia


Dikur jetonim në një kohë kur njerëzve nuk kishte nevojë t’ua përkujtoje vlerat themelore morale dhe etike. Por sot jetojmë në një kohë kur vlerat morale ndryshojnë si gomat e vjetëruara të një makine.

Një temë e tillë është çështja e veshjes brenda shtëpisë dhe privatësia gjatë marrëdhënies seksuale ose kontakteve intime ndërmjet burrit dhe gruas. Ka disa njerëz në Perëndim (një pakicë, kuptohet), të cilët mendojnë se është në rregull, madje e shëndetshme, që të rrihet zhveshur në prani të fëmijëve. Madje në nivelin shoqëror, të tillët organizojnë edhe kampe nudistësh. Përse? Në mënyrë që fëmija të mos ketë mendime negative në lidhje me seksualitetin e tij. Prindërit e tillë ndjejnë se nuk ka asgjë të keqe nëse kryejnë marrëdhënie seksuale në prani të fëmijëve të tyre. Kjo sjellje është një shembull tjetër i reagimit ekstrem kundër moralit të ngurtë seksual të Krishterimit. Për të mos lejuar që fëmijët e tyre ta ndërlidhin seksin me të ligën, disa prindër shkojnë drejt hapjes së plotë me fëmijët e tyre.

Kjo sjellje nuk qortohet vetëm nga ata që ende i ndjekin sistemet morale fetare por edhe nga ata që janë të njohur me psikologjinë fëmijërore. Një libërth i lexuar nga miliona njerëz në Perëndim, thotë: “Kurrë mos i përfshini fëmijët në aktivitete seksuale për të rritur! Liberalët militantë dhe ekzibicionistë që përpiqen t’i ambientojnë fëmijët me natyralitetin e seksit duke i lënë të jenë të pranishëm në ndonjë nivel të jetesës së tyre seksuale, u bëjnë së paku po aq dëm fëmijëve të tyre, sa gjenerata që e prezantonte seksin si diçka të ndyrë.”

Kemi disa hadithe, në të cilat Profeti dhe Imamët e kanë theksuar faktin se gjatë marrëdhënies seksuale, njeriu duhet të jetë i kujdesshëm që asnjë fëmijë (dhe asnjë njeri tjetër) të mos shohë dhe të mos dëgjojë. Ebu Basiri përcjell se Imam Xhaferi ka thënë:

“Kini kujdes të mos kryeni marrëdhënie me gruan tuaj teksa ju sheh ndonjë fëmijë! Profeti nuk e pëlqente fare këtë gjë.” (Vesail, vëll.14, fq.94-95)

Nëse një fëmijë i sheh ose i dëgjon prindërit duke kryer marrëdhënie seksuale, ai mund të tejkalojë një përvojë shokuese psikologjike, e cila mund t’i krijojë probleme në jetën e tij si i rritur. Libërthi që përmendëm më sipër, thotë:

“Shumë fëmijë të vegjël janë biologjikisht të programuar që pamjen ose zërin e marrëdhënies seksuale të të rriturve ta interpretojnë si një sulm të dhunshëm (ata janë të vetëdijshëm për këtë fakt shumë më herët nga ç’mendohet, andaj mos mbani foshnja në dhomë). Vetëdija në lidhje me marrëdhënien ndërmjet babait dhe nënës është një çështje tepër eksplozive për fëmijën, e cila nuk guxon të trajtohet në mënyrë joserioze dhe për interesa të eksperimenteve të ndryshme Reich-iane”



Islami ka vendosur korniza të qarta në lidhje me privatësinë e të rriturve. Në lidhje me fëmijët që ende nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë (bulugh), Kur’ani thotë:


“O besimtarë! Ata nga ju që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet t’ju kërkojnë leje (për të hyrë në dhomë të gjumit) në tri kohë: para namazit të sabahut, kur t’i hiqni rrobat në mesditë (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë. Këto janë kohët e privatësisë suaj. Përveç këtyre, nuk ka të keqe për ju ose për ata nëse shkoni tek njëri-tjetri. Kështu ua qartëson juve Zoti shenjat e Tija. Dhe Ai është i Gjithëdijshëm, i Urtë...(Kur’an 24:58)

Pastaj, duke folur për fëmijët që e kanë arritur moshën e pjekurisë, Kur’ani thotë:


Kur fëmijët ta arrijnë moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje njësoj siç kërkonin leje ata para tyre. Kështu ua qartëson juve Zoti shenjat e Tija. Dhe Ai është i Gjithëdijshëm, i Urtë...(Kur’an 24:59)

Këto dy vargje na i japin rregullat në lidhje me privatësinë, qoftë brenda ose jashtë rrethit familjar.

1. Ka tre kohë gjatë ditës, të cilat konsiderohen kohë të privatësisë

2. Fëmijët e vegjël duhet të mësohen që gjatë këtyre kohëve të mos hyjnë në dhomën e gjumit të prindërve ose të njerëzve të tjerë të rritur, pa kërkuar leje më parë. Është e qartë se me fëmijë të vegjël nuk nënkuptohen foshnjat, por fëmijët që mund të kuptojnë se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Unë do ta vendosja këtë në moshën pesë vjeçare dhe më sipër. Prindërit duhet t’ua mësojnë dalngadalë fëmijëve të tyre këtë gjë.

3. Në kohë të tjera, fëmijët janë të lirë të hyjnë në dhomën e gjumit të prindërve të tyre, pa kërkuar leje. Logjikisht, kjo nënkupton se prindërit duhet të jenë të veshur normalisht gjatë këtyre kohëve.

4. Në lidhje me fëmijët e pjekur dhe të rriturit, Kur’ani thotë qartë se nuk mund të hyjnë në dhomën e gjumit të prindërve të tyre ose të njerëzve të tjerë, përderisa nuk kërkojnë leje më parë.
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknikat seksuale sipas islamit Empty Re: Teknikat seksuale sipas islamit

Mesazh nga Bledari Tue Dec 10, 2019 11:21 am

Marrëdhëniet seksuale

Përveç kësaj, Kur’ani nuk e mohon aspektin trupor për marrëdhëniet seksuale ndërmjet burrit e gruas. Ai e udhëzon qenien njerëzore në rrugën më të mirë duke i plotësuar kërkesat e nevojës seksuale, me qëllim që ta mënjanojë praktikën e dëmshme dhe të devijuar.

Transmetohet se hebrenjtë dhe zjarrputistët largoheshin gjatë kohë nga gratë e tyre kur ato i kishin të përmuajshmet, ndërsa të krishterët kanë marrëdhënie të tilla pa u mërzitur fare për periudhën e tillë. Në kohën paraislame, gruas që i kishte të përmuajshmet, nuk i jepnin ushqim, nuk i jepnin të pijë, nuk i lejonin të hynte në shtrat dhe nuk e linin të qëndrojë në shtëpi, pikërisht si hebrenjtë dhe zjarrputistët.

Kur e pyetën disa muslimane Pejgamberin se ç’u lejohet dhe ç’u ndalohet në kohën e të përmuajshmeve, u shpall ajeti vijues:

“Të pyesin ty për të përmuajshmet (hajzin), thuaj: “Ajo është gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatë të përmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen atëherë afrohuni atyre, ashtu siç u ka lejuar All-Ilahu. All-Ilahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme”. (El-Bekare, 222)

Disa beduinë menduan se fjalët “largohuni prej tyre” nënkuptojnë mosjetesën e përbashkët në shtëpi, dhe për këtë Pejgamberi a.s. ua shpjegoi qëllimin e ajetit dhe u tha: “Ju urdhëron të largoheni nga marrëdhëniet seksuale në kohën e të përmuajshmeve e jo ti largoni nga shtëpia ashtu siç i largonin të huajt “. Kur e dëgjuan këtë, hebrenjtë thanë: “Ky njeri dëshiron të veprojë krejtësisht ndryshe nga ne!” (Shiko tefsirin e Raziut, vëll. 6, f. 66.)

S’ka gjë nëse muslimani dëshiron të dëfrehet me gruan e tij larg “vendit të dhembjes”. Kështu, Islami, si përherë merr qëndrim mesatar mes ekstremistëve që e largojnë gruan gjatë të përmuajshmeve nga shtëpia dhe ekstremistëve tjerë që kanë marrëdhënie seksuale me to.

Mjekësia bashkëkohore ka zbuluar materie helmuese e të dëmshme për trupin. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe shkakun se pse duhet burri të largohet nga marrëdhënia seksuale në këtë kohë. Organet riproduktive mbushen përplot dhe nervat bëhen shumë sensitive nga sekretinù i gjëndrave internale. Marrëdhënia seksuale mund t’i dëmtojë e ndoshta edhe të pengojnë derdhjen e gjakut nga të përmuajshmet dhe kështu të shkaktojë ndezjen e organeve seksuale. (Shiko librin El-Islamu vet-tibbul-hadith të autorit të ndjerë Abdulaziz Ismail.)

Marrëdhëniet e ndaluara

Sa u përket marrëdhënieve seksuale, Zoti i Madhëruar thotë:

“Gratë tuaia janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbielljes suaj si tëdë shironi, por përgatuni për veten tuaj, dhe kini frfkë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde”. (El-Bekare, 223)

Për shkak të zbritjes së këtij ajeti, dijetari indus Velijull-Ilah Dehlavi thotë: “Hebrenjtë i kufizonin mënyrat e marrëdhënieve seksuale pa ndonjë parim hyjnor. Edhe ensarët (e Medines) i imitonin në këtë çështje dhe thonin: “Në qoftë se burri depërton në vaginë përderisa gruaja është e shtrirë në bark, fëmija do të jetë i vëngër”. Për këtë shkak zbriti ajeti: “Afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi”, që don të thotë se s’është me rëndësi pozita por me k-usht që procesi të kryhet në vaginë, ngase në këtë çështje s’ka asgjë që ka lidhje me interesin e përgjithshëm fetar ose politik, por është thjesht çështje e shijes personale.

Thashethemet e tilla bëheshin nga hebrenjtë, mirëpo Zoti i Madhëruar i anuloi. (Huxhxhetull-llahil-baliga, vëll. 2, f. 134.)

Feja nuk i përcakton pozitat e marrëdhënies seksuale por kërkon që burri të frikohet nga Zoti se do ta takojë, dhe të largohet nga marrëdhënia anale, ngase anusi është vend i fëlliqur dhe i dhembjes, si dhe një akt i tillë u ngjanë homoseksualëve të fëlliqtë. Pra, feja me plot të drejtë e ndalon këtë Iloj të marrëdhënieve. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

“Mos bëni marrëdhënie finale me gratë (tuaja)!” (Transmetimi i Tirmidhiut, i Nesaiut dhe i Ibën Maxhes.) Për atë që ka marrëdhënie anale me gruan e vet, thotë: “Ky është homoseksualizëm i vogël”.(Transmetimi i Nesaiut.) Kur e pyeti një grua rreth marrëdhënies seksuale vaginale nga shpina, ai ia lexoi ajetin:

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por vetëm me një mbështetje.”(Transmetimi i Ahmedit.)

Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i dërguari i Zotit, u shkatërrova! Kur Pejgamberi a.s. pyeti se çka e shkatërroi, ai i thotë: “Mbrëmë pata marrëdhënie vaginale nga shpina!” Pejgamberi nuk i thotë gjë derisa u shpall ajeti i lartpërmendur, e pastaj i thotë: “Nga para ose nga pas, por largohu anusit dhe (marrëdhënies) gjatë të përmuajshmeve”.(Transmetimi i Ahmedit dhe Tirmidhiut.)

Ruajtja e sekreteve bashkëshortore

Kur’ani i lavdëron bashkëshortet e mira duke konstatuar:

“All-Ilahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës”. (Nisâ, 34)

Ajo që duhet të ruhet si fshehtësi është lidhja intime midis burrit e gruas, e cila nuk duhet të jetë temë e bisedave nëpër mexhlise, e takimeve me shokë e shoqe. Në një hadith të Pejgamberit a.s. thuhet:

“Prej njerëzve më të këqij te Zoti Dilën e Kijametit është burri i cili i tregon gruas fshehtësira dhe anasjelltas, e pastaj e zbulon fshehtësinë e saj”. (Transmetim i Muslimit dhe Ebu Davudit)

Nga Ebu Hurejreja transmetohet:

“Pejgamberi a.s. na fali dhe pas dhënies së selamit u kthye drejt nga ne dhe tha: “Qëndroni ulur! A ka ndonjë njeri në mesin tuaj që shkon te familja e vet, e mbyll derën, e heq perden dhe del e thotë: “Kështu bëra me familjen time, kështu bëra me familjen time!? ”

Të gjithë heshtën. Pastaj u kthye drejt grave dhe u tha: “Cila flet prej jush? ” Një vajzë e Ke’abit u ngrit në një këmbë dhe u zgjat që ta shohë Pejgamberi dhe ta dëgjojë atë që flet, e pastaj tha: “Po për Zotin! Ata flasin dhe ato flasin!” Pastaj Pejgamberi a.s. na tha: “A e dini se ç’janë të tillët dhe të tillat që veprojnë kështu? Ata që veprojnë kështu, qofshin meshkuj apo femra, janë djaj të cilët takojnë njëri tjetrin në rrugë dhe i qetësojnë epshet e tyre kurse njerëzit i shikojnë. ” (Transmetim i Ahmedit, Ebu Davudit dhe Bezzarit.)

Ky rrëfim emfatik mjafton që muslimani të largohet nga kjo marrëzi ngase asnjë musliman nuk dëshiron të jetë djall ose si djalli.

Kontracepcioni

S’ka dyshim se mbrojtja e rrjedhës njerëzore është prej qëllimeve parësore të martesës. Mbrojtja e rrjedhës varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtë dhe i bekon fëmijët qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes në qoftë se ekzistojnë shkaqe dhe nevoja të rëndësishme. Mënyra më e njohur në kohën e Pejgamberit a.s. për kontracepcion ishte a’zli ose derdhja e spermës jashtë vaginës (coitus interruptus). Në dy sahihët transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabët e aplikonin mënyrën e tillë në kohën e pejgamberisë dhe të shpalljes:

“Në kohën e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur’ani, ne e aplikonim
largimin (coitus interruptus).”

Në Sahihun e Muslimit thuhet:

“E aplikonim largimin (coitus interruptus) në kohën e Pejgamberit, dhe kur dëgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Një njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O Pejgamber i Zotit! Kam një robëreshë. Dëshiroj atë që dëshirojnë burrat! Nuk dëshiroj që ajo të mbetet me barrë dhe për këtë shkak e aplikoj coitus interruptus-in me të. Hebrenjtë thonë se në këtë mënyrë varrosen fëmijët të gjallë”. Pejgamberi a.s. i tha: “Hebrenjtë gabojnë! Nëse Zoti dëshiron të krijojë fëmijë, ti nuk mund ta pengosh!”(Transmetimi i autorëve të suneneve)

Qëllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatë aplikimit të largimit mund të ndodhë që ndonjë pikë e spermës së burrit të depërtojë e të bëhet mbarësimi pa dijen e tij.
Në mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe një njeri tha: “Ata mendojnë se kështu varrosen fëmijët të gjallë!” Aliu thotë: “Nuk mund të ketë varrosje të gjallë përderisa fëmija nuk kalon shtatë faza: prej një ajke e një balte në ujë, në copë gjaku, në gjak të ngurtë, në copë mishi, në eshtra e në mish dhe pastaj në krijesë tjetër”.

Në atë rast Umeri i thotë: “Ke të drejtë, Zoti të dhashtë jetë!”

Shkaqet për kontracepcion

Shkaku i parë që lejon kontracepcionin është frika për jetën ose shëndetin e nënës nga shtatzënia ose lindja, por me kusht që këtë ta vendosë mjeku specialist dhe besnik. Zoti i Madhëruar thotë:

“Mos u shkatërroni me duart tuaja!”
“Mos e mbytni veten tuaj! Zoti është mëshirues i juaj!

Shkaku tjetër është frika nga vështirësimi i rrethanave me lindjen e fëmijëve saqë mund të obligohet ndokush të bëjë diçka haram me qëllim që t’i plotësojë nevojat familjare. Zoti i Madhëruar thotë:

“All-Ilahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju! ” (El-Bekare, 185).

“All-Ilahu s’dëshiron t’u sjellë ndonjë vështirësi”. (Mâide, 6).

Gjithashtu si shkak mund të jetë edhe frika nga keqësimi i shëndetit
të fëmijëve dhe nga pengesat në rritjen e tyre. Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Usame ibn Zejdi se një njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë:

“O i dërguari i Zotit, unë largohem nga gruaja (aplikoj coitus interruptus)!” Kur e ka pyetur Pejgamberi për shkakun, ai i ka thënë: “Frikohem për fëmijën e saj”, ose “për fëmijët e saj”, pastaj Pejgamberi a.s. i ka thënë: “Sikur të ishte i dëmshëm, do të ishte, i dëmshëm për persianët dhe romakët”. (Transmetim i Muslimit.)

Siç duket, Pejgamberi mendonte se rastet e tilla të rralla nuk ndikojnë në ummetin, ngase në të kundërtën do t’i dëmtonin persianët dhe romakët të cilët atëherë ishin më të fuqishmit mbi sipërfaqen e tokës.

Shkaku tjetër i arsyeshëm është frika se mos vallë ndikon shtatzënia ose lindja e re në shëndetin e fëmijës që thithë. Pejgamberi a.s. e quante “gilë” marrëdhënien seksuale me nënën që i jep gji fëmijës ose thënë më mirë, marrëdhënien që shkakton shtatzëni përderisa nëna ende i jep gji fëmijës. Ai e quan me këtë term ngase shtatzënia e tillë e dobëson qumështin e nënës dhe e dëmton fëmijën që thithë. Pejgamberi a.s. e mbronte interesin e ummetit dhe e ndalonte atë që ishte e dëmshme. Prej përpjekjeve të tij për ummetin e vet, është thënia e tij:

“Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi ngase “gile-ja ” e zë kalorësin dhe e gjuan prej kalit .” (Transmetim i Ebu Davudit) Pejgamberi a.s. nuk e ndaloi këtë formë për ta bërë haram, ngase i shihte popujt e fuqishëm të kohës së tij, të cilët e aplikonin pa pësuar dëme. Ai frikohej se do të jetë shumë vështirë për burrat të abstenojnë nga gratë e tyre gjatë periudhës së gjidhënies e cila mund të zgjasë edhe dy vjet. Ai thotë:

“Mendoja ta ndaloj “gile-në” mirëpo pashë se persianët dhe romakët e aplikonin pa i dëmtuar fëmijët e tyre.” (Transmetim i Muslimit.)

Kur flet Ibn Kajjimi për lidhjen mes këtij hadithi dhe hadithit “Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi”, thotë: “Pejgamberi a.s. ka vërejtur se shtatzënia e dëmton fëmijën që thithë ashtu siç dëmtohet kalorësi nga rrëzimi prej kalit. Kjo mënyrë dëmton por jo deri në mbytjen e fëmijës. Ai i këshillonte burrat të largohen nga marrëdhëniet seksuale që shkaktojnë shtatzëninë me gruan që i jep gji fëmijës, por nuk i ndalonte. Ai dëshironte ta ndalojë me qëllim që ta mbrojë shëndetin e fëmijës që thithë gji, por gjithashtu e dinte se burrat do të përjetojnë vështirësi të mëdha e posaçërisht të rinjtë, dhe kështu më tepër do ta dëmtonte shoqërinë. Pas një harmonizimi të këtyre gjërave, ai vendosi që mos ta ndalojë, ngase gratë e dy popujve më të fuqishëm të kohës së tij u jepnin gji fëmijëve të tyre gjatë shtatëzanisë pa ndikuar fare në fuqinë apo në numrin e tyre.

Pra, për këtë shkak ai nuk e ndaloi “gile-në”. (Miftahu daris-se’ade, f. 620 dhe Zadul-me’ad, vëll, 4. f. 16.)

Në kohën tonë janë zbuluar metoda të reja kontraceptive që realizojnë interesin për të cilin përpiqej Pejgamberi a.s. gjegjësisht mbrojtjen e fëmjës që thithë nga dëmet që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë së nënës së tij në një anë dhe në anën tjetër, mënjanimin e vështirësive për burrat nga abstenimi ndaj grave gjatë shtatzënisë. Nga e tërë kjo konkludojmë se intervali ideal mes dy fëmijëve, sipas Islamit, duhet të jetë 30 ose 33 muaj për atë që dëshiron të plotësojë fazën e periudhës së gjidhënies.

Imam Ahmedi dhe të tjerët lejojnë një gjë të tillë në qoftë se e lejon gruaja, ngase ajo duhet të japë pëlqimin e saj se a do të pranojë të përjetojë kënaqësinë seksuale dhe se a dëshiron fëmijë tjetër apo jo. Umeri r.a. e ka ndaluar largimin (coitus interruptus-in) pa pëlqimin e gruas.

Ky ishte një vendim i rëndësishëm i Islamit për mbrojtjen e të drejtës së gruas në kohën kur nuk respektohej asnjë e drejtë e saj.

Bledari
Bledari

Numri i postimeve : 73
Piket : 243
Respekti : 100
Date e hyrjes : 29/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknikat seksuale sipas islamit Empty Re: Teknikat seksuale sipas islamit

Mesazh nga Bledari Tue Dec 10, 2019 11:24 am

Mënyra e marrëdhënieve seksuale

Burrit i lejohet të ketë marrëdhënie në vagjinën e saj pavarësisht se në çfarë pozite, si nga prapa dhe nga përpara. Argument për këtë janë fjalët e Allahut (tabarak ue te ala):

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”1

Do të thotë nga përpara dhe nga prapa. Ka disa hadithe rreth kësaj. Mjaftohem me dy hadithe:

1 – Xhabiri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Jehudët pohuan se marrëdhëniet vagjinale nga prapa shkaktojnë që fëmija të bëhet vëngërosh (syshtrembër). Pastaj u shpall ajeti:

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”

I dërguari Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Nga pjesa e përparme dhe nga prapa, vetëm që kjo të bëhet në vagjinë.”2

2 – Ibn Abbasi (radijAllahu anhume) ka thënë:

“Ensarët, të cilët dikur ishin idhujtarë, jetonin me jehudët që i përkisnin pasuesve të Librit. Për shkak të njohurive të tyre, Ensarët i vlerësonin ata prandaj ata morën shumë gjëra prej tyre. Pasuesit e librit e kishin zakon të bënin marrëdhënie seksuale vetëm nga anash sepse kjo e bën gruan edhe më shumë vëngëroshe. Ensarët e morën atë prej tyre. Nga ana tjetër, Kurejshët i ekspozuan gratë në mënyra të ndryshme; ata i shkonin atyre nga përpara, nga prapa dhe të shtrirë. Kur burrat e Muhaxhirëve arritën në Medine, një nga burrat e tyre u martua me një nga gratë e Ensarëve. Ai e praktikoi këtë me të pas së cilës ajo e qortoi atë për këtë dhe tha: “Ne e kishim zakon të bënim këtë vetëm nga anash. Ose vepro kështu me mua ose qëndro larg meje.” Kjo u bë një çështje e madhe dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dëgjoi për këtë. Pastaj Allahu (azze ue xhel) shpalli:

نِسَآؤُكُمْ حَرْثٌ لَّكُمْ فَأْتُواْ حَرْثَكُمْ أَنَّى شِئْتُمْ

“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi.”

Do të thotë nga përpara, nga mbrapa dhe të shtrirë, vetëm kjo të bëhet në vagjinën e saj3.”

1 2:223

2 Bukhari (8/154), Muslimi (4/156), Nesai në ”Ishrat-un-Nisa” (1-2/76), Ibn Ebi Hatim (1/39 – manuskript) ku gjendet shtojca, el-Baghaui, el-Xhurxhani (293/440), el-Bejhaki (7/195), Ibn Asakir (2/93/Cool och el-Uahidi, fq. 53, i cili tha:

“Shejkh Ebu Hamid bin esh-Sharki ka thënë:” Ky hadith fisnik korrespondon me njëqind.”

3 Ebu Davudi (1/377), el-Hakim (2/195 dhe 2/279), el-Bejhaki (7/195), el-Uahidi në “el-Asbab”, fq. 52, dhe el-Khattabi në “Gharib-ul-Hadith” (2/73) me një zinxhir të mirë transmetimi. el-Hakim e ka vërtetuar atë në përputhje me kushtet e Muslimit dhe e ka mbështetur edh-Dhehebi. Edhe Tabarani (1/185/3) e transmetoi atë përmes një drejtimi tjetër konciz.
Përktheu: Valdet Gashi
Bledari
Bledari

Numri i postimeve : 73
Piket : 243
Respekti : 100
Date e hyrjes : 29/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Teknikat seksuale sipas islamit Empty Re: Teknikat seksuale sipas islamit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi