Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
Albani (761)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
emine (509)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
Era (387)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
Redi (338)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
Visiana (198)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
iDa (175)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 
Esila (153)
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcapSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Voting_barSi të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcap3%Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcap14%Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcap11%Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcap58%Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcap0%Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_lcap14%Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës?

Shko poshtë

Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës? Empty Si të veprohet me nevojën seksuale para martesës?

Mesazh nga Shkruaj Thu Oct 24, 2013 4:46 pm

Nëse një njeri nuk mund të martohet menjëherë pas arritjes së pjekurisë seksuale dhe mendore, atëherë si duhet të veprojë me nevojën seksuale? Në këtë pjesë, do të shohim disa mënyrë të mundshme të përmbushjes së nevojave seksuale dhe do të shpjegojmë në janë këto të lejuara ose jo sipas Islamit.

Mënyrat imorale

1. Seksi para martesës



Kjo mënyrë është e ndaluar sipas Islamit, pavarësisht në është me një të dashur ose me një prostitutë. Seksi para martesës konsiderohet “zina” (imoralitet; k*****ëri). Përveç që është e ndaluar nga Islami, kjo sjellje është një sjellje krejtësisht e papërgjegjshme dhe personi më i brishtë në marrëdhënie të tilla është përherë femra. Statistikat mund të tregojnë fare lehtë se në marrëdhëniet para-martesore, meshkujt shumë shpesh i mashtrojnë femrat. Sot, gjysma e meshkujve dhe femrave amerikane në të tridhjetat, kanë bashkëjetuar dhe kryer marrëdhënie seksuale para martesës, me mendimin se do të ishte më mirë të shihej njëherë më thellësisht para se njeriu të mund të marrë një vendim për martesë. Por studimet e fundit tregojnë se çiftet që bashkëjetojnë para martesës kanë më shumë mundësi të shkurorëzohen më pas sesa çiftet që nuk e bëjnë këtë. (Newsweek, fq.57)

Glen Elder, një sociolog në Universitetin e Karolinës së Veriut, në lidhje me seksin para martesës thotë:

“Është një marrëdhënie që i terheq personat kryesisht meshkuj, të cilët kërkojnë një rrugëdalje të lehtë. Është shumë e paqartë se çfarë kontributi ka kjo marrëdhënie për martesën, në ka fare ndonjë kontribut.” Një femër njëzet e katër vjeçare, në një letër drejtuar Ann Landers-it shkruan: “Rreshti që më së shumti më goditi në letrën e kaluar ishte ai nga letra e një adoleshenteje që thoshte se njihte shumë vajza që kishin patur disa partnerë vetëm për argëtim. Kjo m’u duk e çuditshme sepse kur unë kam patur marrëdhënie kur isha 16 vjeçe, nuk më dukej aspak argëtuese kjo gjë. Shkuarja në shtrat me meshkujt nuk ishte aspak emocionuese ose mahnitëse, por më tepër nënçmuese. Kjo gjë më bënte të ndjehesha më e vetmuar dhe e zbrazur se kurrë më parë. Çdo muaj më duhej të mendoja në isha shtatzënë ose jo. Kjo gjë mund të jetë një ferr i vërtetë. Po të mund të bisedoja me vajzat që e lexojnë këndin tuaj, do t’u thoja se seksi gjatë adoleshencës nuk është një zgjidhje për problemet por krijon më shumë probleme. Kjo nuk e bën një vajzë të ndjehet më e dashuruar por përkundrazi, të ndjehet më e pavlerë. Do të doja t’u them atyre se kjo gjë nuk e bën një vajzë “më shumë grua” por më pak të tillë.” (The Vancouver Sun, 5 Dhjetor 1989)



Zoti thotë:



Mos iu afroni imoralitetit (zina). Vërtet është një gjë e shëmtuar dhe një rrugë e ligë...(Kur’an 17:32)



Marrëdhënia para martesës dhe tradhëtia bashkëshortore janë dënuar ashpër edhe në thëniet e Profetit dhe të Imamëve. Sipas Islamit, marrëdhënia paramartesore konsiderohet një veprim imoral kundër të drejtave të Zotit dhe të drejtave të organeve seksuale të personit.

Marrëdhënia seksuale para martesës është një veprim që mund të dënohet nga një gjykatë islame. Nëse një burrë i pamartuar dhe një grua e pamartuar gjenden fajtorë për këtë krim, dënimi i tyre, sipas Kur’anit, është:

Gruan dhe burrin që kryejnë imoralitet dënoni me njëqind të rrahura kamxhiku dhe në punët e Zotit mos lejoni t’ju kaplojë juve ndonjë butësi, nëse vërtet e besoni Zotin dhe Ditën e Gjykimit. Dhe lejoni që disa nga besimtarët ta dëshmojnë dënimin e tyre! (Kur’an 24:2)

Nëse një burrë ose një grua e pamartuar e kryejnë të njejtin veprim më shumë se një herë, atëherë dënimi i tyre rritet në tre herë nga njëqind rrahje me kamxhik. Dhe nëse për të njejtin krim, gjenden fajtorë për herë të katërt, dënimi i tyre është vdekja. Kur flasim për marrëdhënien e palejuar të një njeriu që është i martuar, atëherë dënimi është shumë më i ashpër sepse personi nuk ka kurrfarë arsyetimi për ta kryer veprimin në fjalë. Sipas ligjit islam, personat që kryejnë marrëdhënie ilegale seksuale ndonse janë të martuar, duhet të gurëzohen deri në vdekje.

Si përfundim, pra, mund të themi se marrëdhënia seksuale para-martesore nuk konsiderohet një zgjidhje dhe një përmbushje e dëshirave seksuale të njeriut.

2. Masturbimi



Në terminologjinë islame, masturbim (istimna) do të thotë vetëstimulim i organit seksual deri në pikën kur personi të arrijë ejakulacionin e spermës ose të përjetojë orgazëm. Masturbimi, si një formë e vetëstimulimit është i ndaluar në jurispudencën shiite. Kur’ani thotë:



...ata të cilët i ruajnë pjesët e tyre të turpshme përveç nga bashkëshortet e tyre...Kushdo që kërkon më shumë se kjo, i kalon kufijtë...(Kur’an 23:5-6)



Fjalia e fundit e bën të qartë se çdo kërkim kënaqësie seksuale jashtë martesës, konsiderohet një kalim i kufijve të vendosur nga Zoti. Ky varg gjithashtu nënkupton se marrëdhënia seksuale është një veprim në të cilin duhet të përfshihen dy vetë. Kur një njeri e pyeti Imam Xhaferin në lidhje me masturbimin, Imami e recitoi pikërisht këtë varg dhe e përmendi masturbimin si njërin nga veprimet që e tejkalon kufirin e vendosur nga Zoti (Vesail, vëll.18, fq.575) Në një rast tjetër, Imami u pyet në lidhje me masturbimin dhe tha: “Është një veprim i shëmtuar.” (Vesail, vëll.14, fq.267; vëll.18, fq.574-5)

Masturbimi është një mëkat, për të cilin njeriu mund edhe të dënohet në një gjykatë islame. Kuptohet, natyra e dënimit i mbetet gjykatësit në fjalë. Një njeri që ishte zënë duke masturbuar u soll tek Imam Aliu. Imami e dënoi atë duke ia rrahur dorën derisa iu skuq dhe pastaj i siguroi martesë me mjetet financiare të shtetit. (Vesail, vëll.14, fq.267; vëll.18, fq.574-574)

Kohëve të fundit, shumë shkencëtarë thonë se masturbimi nuk është i dëmshëm dhe se është një veprim natyral. Për ta vërtetuar se sa i natyrshëm është ky veprim, ata e japin shembullin e disa kafshëve të egra si majmunët, të cilat e kryejnë këtë veprim. Të tillët e përfaqësojnë vetëm grupin që ka shkuar në një ekstrem të kundërt në lidhje me moralin seksual. Ata e kanë sjellë njeriun në nivelin e kafshëve të egra dhe më pas i kanë arsyetuar veprimet e tyre duke marrë shembuj nga bota e kafshëve. Ata, siç thotë Kur’an, janë

“...si bagëtia dhe madje më të humbur, janë të pakujdesshëm...” (Kur’an 7:179)



Është ironike se kurdoherë që muslimanët flasin për ndjekjen e Islamit që ka ardhur para 1400 vjetësh, sekularistët gjithnjë i etiketojnë me emërtime nga më të ndryshmet. I quajnë reaksionarë, i quajnë “ata që duan ta kthejnë m$brapa kohën”, ata që janë kundër përparimit etj. Por më pas, këta të njejtit shkojnë miliona vite prapa (sipas numërimit të vetë atyre) dhe kërkojnë t’i ndjekin kafshët ose shoqëritë primitive për të vendosur se çfarë është natyrore dhe çfarë jo.

Shumë lloje të sjelljeve seksuale mund të gjenden në shoqëritë primitive njerëzore, por kjo nuk i bën ato natyrore dhe të drejta. Përkundrazi, në disa raste, masturbimi është konsideruar një veprim jonormal dhe i turpshëm edhe nga shumë shoqëri primitive. Për shembull, në lidhje indianët e Amazonës, Lewis Cutlow shkruan:



Xinguanos shqetësohen jashtë mase nga njerëzit e botës së civilizuar, të cilat jetojnë me frustracione seksuale. Ata nuk e kuptojnë dot se si mund një njeri të ndjehet i eksituar seksualisht vetëm duke e parë një grua të zhveshur. Në njëzet e pesë vitet e tija me indianët, Orlando rrëfen se kurrë nuk pa një indian me ereksion. Kjo gjë ishte absurde për ta. Ata nuk dinin ç’është masturbimi derisa nuk e panë një operator telegrafi nga bota e civilizuar, duke e bërë këtë gjë. Që nga ajo kohë, operatori i telegrafit ishte një problem për Orlandon dhe për kolegët e tij brenda Parkut. Që nga ajo kohë, ky njeri e kishte humbur vlerën në sytë e tyre sepse kishte bërë një veprim të qortueshëm. S’mbetej zgjidhje tjetër veçse të largohej nga Parku. (“The twilight of the primitive”, fq.16-17, përcjellur nga vepra “Sex and Destiny”, fq.88)

Ndonjëherë, shkencëtarët e arsyetojnë masturbimin duke thënë se shumë njerëz e bëjnë atë. Por vetë fakti se shumica bën një gjë, nuk do të thotë me automatizëm se ajo është një gjë e drejtë. Po të logjikojmë kështu, atëherë do të duhet të pranonim se përdorimi i drogës është një gjë “normale” sepse në fund të fundit, shumica e amerikanëve, në një kohë të caktuar në jetën e tyre, e përdorin drogën. Hulumtimet e bëra nga seksologët si Kinsey, Masters e Johnson dhe veprat e Shere Hite vetëm sa e zbulojnë atë që amerikanët bëjnë në privatësinë e dhomave të tyre të fjetjes. Por kjo s’do të thotë se ajo që bëhet është natyrore dhe e drejtë.

Shumë psikologë modernë thonë se masturbimi është po aq normal sa marrëdhënia seksuale dhe madje është më e mirë se ajo sepse njeriu është i zoti i vetes dhe nuk ka nevojë të mendojë për ndjenjat e partnerit. Ky është një shembull i nivelit të ulët që ka arritur kjo shoqëri materialiste, e fundosur në qëndrimet vetjake, aq sa edhe gjatë marrëdhënies seksuale, kërkohet kënaqësia duke e përjashtuar bashkëshortin/bashkëshorten nga kjo gjë. “Me sa duket, ata harrojnë se gjatë marrëdhënies seksuale, të gjitha shqisat kanë një kontribut në orgazëm. Burri dhe gruaja e shohin dhe prekin njëri tjetrin, thonë fjalë tërheqëse, i dëgjojnë zërat stimulues të njëri-tjetrit dhe madje edhe shqisa e nuhatjes dhe e shijimit stimulohen. Dhe më në fund, hyrja e organit mashkullor në organin seksual femëror e sjell eksitimin përfundimtar dhe orgazmin. Por gjatë masturbimit, burimi i vetëm i stimulimit është imagjinata, në të cilën nuk merr pjesë asnjëra nga shqisat. E gjithë ngarkesa është mbi mendjen dhe si pasojë, ndërkohë që marrëdhënia normale seksuale krijon lumturi dhe hare tek njeriu, masturbimi krijon vetëm depresion emocional dhe psikologjik.” (“Përgjigje pyetjeve tuaja” nga Rizvi, vëll.3, fq.40-41)

Ky nuk është thjesht mendimi i një juristi musliman. Edhe “Raporti Hite mbi seksualitetin mashkullor” (Hite Report on Male Sexuality) thotë:

“Po kështu, shumë meshkuj thonë se ndjejnë kënaqësi fizike gjatë masturbimit por se në aspektin emocional, ai është një veprim depresiv.” (The Hite Report on Male Sexuality, fq.489) Në një përgjigje, një mashkull shkruan: “Ky veprim është fizikisht kënaqës por mund të të lërë emocionalisht të vetmuar dhe të zbrazur për gjënë e vërtetë. Mund ta bësh kur të duash, të zbrazesh kur dëshiron, t’i krijosh imazhet e tua por nuk ka kurrfarë ngrohtësie dhe afërsie dhe nuk ke askë për ta ndarë kënaqësinë. Nuk ke shoqëri...(The Hite Report on Male Sexuality, fq.489) Pasi thotë se ndikimet fizike të masturbimit janë shumë të vogla, Leslie D. Weatherhead, në veprën “Fuqia e seksit” (The Mastery of sex), shkruan: “Psikologjikisht, rezultatet janë shumë më serioze. Masturbimi tek të rriturit është thuase përherë si pasojë e ndonjë çregullimi...(The mastery of sex, fq.103)

Shërimi i masturbimit:

Është lehtë të qëndrohet larg marrëdhënies seksuale të palejuar sepse kjo gjë kërkon edhe një person tjetër. Por rreziku i përfitimit të shprehisë së masturbimit është gjithnjë i pranishëm, andaj njeriu duhet të dijë si ta përballojë këtë shprehi të dëmshme seksuale. Në vijim do të japim disa udhëzime që do të mund ta shpëtonin personin nga shprehia e masturbimit. Këto udhëzime janë marrë nga vepra “Mastery of Sex” e Weatherhead-it dhe nga vepra “Përgjigje pyetjeve tuaja” të Allame Rizviut:

- fuqizimi i vullnetit: kjo gjë mund të bëhet vetëm nëse personi sinqerisht dhe me ngulm dëshiron të shpëtojë nga ky ves. Njeriu duhet t’i lutet Zotit për ta tejkaluar atë, të përqëndrohet në mësimet fetare dhe ta zhvillojë brenda vetes virtytshmërinë shpirtërore (takva).

- Personi duhet të qëndrojë sa më shumë në prani të të tjerëve. Nëse gjatë ditës i vjen ndjenja e masturbimit, ai duhet të ngrihet dhe të shkojë në prani të të tjerëve. Nëse kjo ndjesi vjen gjatë ditës, atëherë duhet të përpiqet të durojë, të lexojë ndonjë libër ose të shkruajë diçka. Mund edhe të bëjë ndonjë gjë tjetër dosido, e cila do të mund t’ia tërhiqte vëmendjen drejt diçkaje tjetër.

- Personi mund të fillojë të merret me ndonjë hobi ose ndonjë sport, nëpërmjet të cilit do të mund t’i zbrazte energjitë trupore.

3. Homoseksualiteti



Një mënyrë tjetër e përmbushjes së nevojave seksuale, e cila kohëve të fundit po bëhet e pranueshme në Perëndim, është edhe marrëdhënia seksuale ndërmjet personave të të njejtës gjini, gjegjësisht homoseksualiteti (i cili sipas definicionit, e përfshin edhe lesbianizmin). Kur themi se po bëhet i pranueshëm në shoqëritë liberale, nuk nënkuptojmë aspak se homoseksualiteti është një fenomen i shekullit të 20-të. Por ka një dallim ndërmjet të kaluarës dhe epokës së sotme. Në të kaluarën, homoseksualiteti konsiderohej një ves i shëmtuar seksual, ndërkohë që sot konsiderohet “i natyrshëm” dhe madje rezultat i një “prirjeje të lindur”.

Të gjitha fetë e shpallura si Judaizmi, Krishterimi dhe Islami kanë patur një front të përbashkët kundër kësaj sjelljeje seksuale. Në Bibël dhe në Kur’an, kjo sjellje është dënuar qartësisht. Popullin e Lutit (Lotit sipas Biblës), Kur’ani e përshkruan si vijon:



Kur e dërguam Lutin, ai i tha popullit të tij: Çfarë? A e bëni atë turp që nuk e ka bërë asnjë popull para juve? Pa shiheni veten! U aviteni me epsh burrave në vend që t’u aviteni grave tuaja...Përgjigja e vetme e popullit të tij ishte: Dëboni ata nga qyteti juaj sepse ata janë njerëz që ruhen. Kështu Ne i shpëtuam atë dhe ndjekësit e tij, përveç të shoqes sepse ajo ishte nga ata që mbetën pas. Mbi ta dërguam një shi dhe shih si u bë fundi i mëkatarëve! (Kur’an 7:80-84)

Kur’ani gjithashtu përshkruan se si Profeti Lut u përpoq t’i shpëtonte turpërimit kur njerëzit e tij kërkonin t’u aviteshin mysafirëve që i kishin ardhur (të cilët në të vërtetë ishin vetëm tre ëngjëj në formë njeriu):

Kur njerëzit e Lutit, që kishin kryer të liga edhe më parë, i panë të rinjtë e pashëm, ata erdhën tek ai me vrap. Kur iu afruan shtëpisë së tij, Luti bëri shenjë drejt vajzave të veta dhe tha:

“O populli im! Këta janë vajzat e mia dhe janë më të pastra për ju. Kinie droje Zotin dhe mos më turpëroni para miqve të mi! A nuk ka në mesin tuaj një njeri me mendje të shëndoshë? Ata thanë: “Ti e di mirë se ne s’i dëshirojmë vajzat e tua dhe e di se ç’dëshirojmë vërtet...(Kur’an 11:78-79)

Duke i përshkruar hollësitë e dënimit, Zoti thotë:



Dhe kur dënimi Ynë i erdhi popullit të Lutit, e kthyem qytetin përmbys dhe e vërshuam me gurë nga balta e tharë...(Kur’an 11:82)

Shohim, pra, se nga aspekti kuranor, homoseksualiteti është një “turp” dhe se Zoti e shkatërroi një popull të tërë vetëm për shkak të kësaj sjelljeje të pahijshme seksuale.

Në sistemin ligjor islam, homoseksualiteti është një krim i dënueshëm nga ligji i Zotit. Në rastin e homoseksualitetit ndërmjet dy meshkujve, partneri aktiv duhet të goditet njëqind herë me kamxhik nëse është i pamartuar. Nëse është i martuar, dënimi i tij është vdekja. Në ndërkohë, partneri pasiv duhet të dënohet me vdekje, pavarësisht statusit të tij martesor. Në rastin e dy femrave (dmth. lesbianizëm), të dyja duhet të goditen me nga njëqind kamxhikë nëse janë të pamartuara dhe të gurëzohen deri në vdekje nëse janë të martuara.

Përse është aq i rreptë Islami kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e palejuara seksuale dhe për homoseksualitetin? Sikur Islami të mos e lejonte përmbushjen e nevojave seksuale në mënyra të lejuara, atëherë mbase do të mund të thuhej se Islami është tepër i ashpër. Por kur shohim se Islami e ka lejuar përmbushjen në mënyrë të lejuar të nevojës seksuale, nuk mund të pritet tolerancë për ndonjë sjellje perverse.

Homoseksualët konsiderohen njëri nga grupet më të rrezikuara nga sindroma AIDS. Kjo tregon se natyra nuk e ka pranuar si normale këtë sjellje seksuale në mesin e njerëzve. Homoseksualëve u thuhet shpesh se për të qenë të sigurt në marrëdhëniet e tyre, duhet të përdorin kondomë. Nëse homoseksualiteti pa kondomë nuk është një lloj i sigurt seksi, atëherë si mund ta pranojmë si të natyrshëm? A nuk është fjalia “e natyrshme por jo e sigurt” një kundërthënie në vete?

Degradimi moral i Perëndimit është shumë i qartë në trendin aktual ku disa kisha të krishtera janë të gatshme të pranojnë modifikime të vlerave morale biblike, në mënyrë që t’u bëhet qejfi atyre që duan t’i arsyetojnë sjelljet e tyre imorale. Një klerik i lartë në Kanada, për shembull, thotë se është koha që kisha e tij t’i miratojë disa forma të shërbesave ose ritualeve për t’i bekuar martesat edhe të çifteve të të njejtës gjini. (Shih fjalët e Rev. Duncan Abraham, peshkop i Katedrals St.James në Toronto, “The Toronto Sun”, 24 Nëntor 1993) Pas një debati prej tre orësh në vitin 1987, Sinodi i Përgjithshëm i Kishës së Anglisë “vendosi se homoseksualiteti është i gabuar, por nuk pranoi ta dënonte hapur si një mëkat.” (“The Globe& Mail” (Toronto), 12 Nëntor 1987) Me sa duket, në vend që të sigurojë udhëheqësi morale dhe etike, kisha është e prirë nga interesat e grupeve të ndryshme. Grupet e tilla kërkojnë madje që edhe shkollat publike ta ndryshojnë definicionin e tyre të familjes, që ky të jetë i përshtatshëm me stilin e tyre të jetesës.
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi