Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Rijadus Salihin  1904 Hadithe EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
Albani (761)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
emine (509)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
Era (387)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
Redi (338)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
Visiana (198)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
iDa (175)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 
Esila (153)
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcapRijadus Salihin  1904 Hadithe Voting_barRijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 

Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcap3%Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 3% [ 1 ]
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcap14%Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 14% [ 5 ]
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcap11%Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 11% [ 4 ]
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcap58%Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 58% [ 21 ]
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcap0%Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 0% [ 0 ]
Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_lcap14%Rijadus Salihin  1904 Hadithe Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:56 pm

SINQERITETI DHE NIJETI (QËLLIMI) NË TË GJITHA VEPRAT DHE FJALËT E HAPTA DHE TË FSHEHTA

All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Porse u qe urdhëruar të adhurojnë ve¬tëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë me sinqeritet t’i rrëfejnë fenë dhe të kryejnë namazin edhe të japin zekatin e ajo është fe stabile.”
(el-Bejjine 5)
“Tek All-llahu nuk arrin mishi i tyre as gjaku i tyre, por do të arrijë vepra e mirë dhe me sinqeritet nga ana juaj.”
(el-Haxhxh, 37)
“Thuaj: “O e fshehët ju atë që keni në kraharorët tuaj, o e shfaqët haptazi, All-llahu atë e di.”
(Ali Imran, 29)

Hadithi 1
Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë: “Veprat janë sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Ndërsa ai shpërngulja e të cilit është për të fituar disa të mira të kësaj bote ose për t’u martuar me ndonjë femër, i atilli nuk do të fitojë tjetër përveç çka ka pasur për qëllim.”
(Muttefekun alejhi)

(Këtë hadith e trans¬metojnë dy imamë muhadithë: Ebu Abdull-llah Muhammed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn el-Mugireh el-Buhari dhe Ebu-l-Husejn Muslim ibn el-Ha¬xhxhaxh ibn Muslim el-Kushejrij el-Nejsaburi në dy sahihët e tyre të cilët konsiderohen si dy përmbledhjet më të sakta të shkruara të haditheve)

Hadithi 4
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensa¬rijj r.a.: “Në një betejë ishim me të Dërguarin e All-llahut (s.a. v.s) me ç’rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja.” Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim.”
(Transmeton Muslimi)

Hadithi 5
Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i tra¬nsmetuar nga Enesi r.a., thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me të Dërgu-arin e All-llahut (s.a.v.s), i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas neve, e të cilët janë me ne kudo që të shkoj-më; në kodra a në lugina, ata i ka penguar sëmundja.”

Hadithi 6
Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibn Jezid ibn Ahnesi r.a., babai dhe gjy¬shi i të cilit kanë qenë as-habë, të ketë thënë: “Babai im, Jezidi, i ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i la te një njeri në xhami. Pastaj unë shkova i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha All-llahun, unë nuk t’i kam destinuar ty.” Duke u grindur me të, erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., i cili na tha: “Jotja është ajo çka ke vendos, o Jezid, kurse jotja ajo që e ke marrë, o Ma’n.”
(Transmeton Buhariu)

Hadithi 8
Transmetohet nga Ebu Hurejra Abdurrahman ibn Sahr r.a. se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj e as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tua¬ja.”
(Transmeton Muslimi)

Hadithi 9
Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a.: “E kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për nje¬riun që lufton për të treguar trimëri dhe që lufton nga urrejtja dhe për sy të botës: Cila prej këtyre (luftërave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thotë: “Kush lufton (me armi¬kun) vetëm për dominim dhe epërsi të Fjalës së All-llahut (fesë së Tij - Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 10
Nga Ebu Bekrete Nufej’i ibn el-Harith eth-Thekafijj transmeto¬het se Pej¬gamberi (s.a.v.s) ka thënë: “Kur të përleshen dy musli¬ma¬në me shpatat e tyre (për ta vrarë njëri-tjetrin), edhe vrasësi edhe i vrari janë për Xhehenem.” Atëherë i thashë: “O i Dërguari i All-lla¬hut, për vrasësin është e qartë, por përse edhe i vrari?” Pejgam¬be¬ri atëherë përgjigjet: “Sepse edhe i vrari ka dëshiruar ta vrasë sho¬kun e vet.”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 11
Ebu Hurejra r.a. përcjell se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është për njëzet e disa shkallë më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij a diku tjetër. Kush merr abdest në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami duke pasur qëllim të vetëm faljen e namazit në xhemat, dhe duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt. Derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pra¬noja pendimin!” Engjëjt veprojnë kështu derisa njeriu të fillojë t’i mundojë të tjerët, ose ta prishë abdestin në xhami.”
(Muttefekun alejhi)

Ky transmetim është i Muslimit.

Hadithi 12
Transmetohet nga Ebu-l-Abbas Abdull-llah ibn Abbas ibn Abdul-Mutalib r.a. nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.. se All-llahu i Madhë¬rishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshi¬ron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t’i shkr¬uajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe.”
(Muttefekun alejhi)

Hadithi 13
Transmetohet nga Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hat¬tabi r.a.: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.¬v.s. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle, në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpe-llës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shk¬ëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e Madhërishëm që ta largojë për hir të vep¬rave tona të mira.”
Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk u kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më argëtoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk iu erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla, por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shi¬kuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgja¬tur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këm¬bët e mia, klithnin të uri¬tur, por u kam dhënë qumësht pasi prindërit janë zgjuar dhe kanë pirë qumështin që u kisha sjellë. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty e për askë tjetër, atëherë na e largo ne¬ve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe¬lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin!
Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një transmetimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbre¬tëronte uria e kushërira e dashur më erdhi dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet me mua. Dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë u bëra pronar i saj, - sipas një transmetimi tjetër - kur e përqafova ashtu siç e përqafon burri gruan e tij, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos ma merr virgjinitetin pa të drejtë.” Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokë tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fi¬tuar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëm¬bi përsëri lëvizi edhe pak nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.
Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar, përveç një njeriu i cili u largua para se ta merrte mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si du¬het dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devetë dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar.” Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe shkoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëtarët dolën dhe e vazhduan rrugën.”
(Muttefekun alejhi)

TEUBEJA - ISTIGFARI (PENDIMI DHE KËRKIMI I FALJES SË MËKATEVE)

Të gjithë dijetarët islamë janë të një mendimi se teubeja (pen¬dimi dhe lënia, braktisja e mëkateve) është obligim i fortë islam (vaxhib). Nëse mëkati ka të bëjë vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejtën e ndonjë njeriu, atëherë pendimi ka tre kushte. I pari, që menjëherë të largohet nga mëkati; i dyti që të bëhet pendimi për kryerjen e tij me zemër dhe i treti, që paluhatshëm të vendosë që as¬njëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat. Nëse mungon njëri prej këtyre kushteve, atëherë pendimi nuk është i vlefshëm.
Nëse mëkati ka të bëjë me ndonjë njeri, atëherë pendimi ka katër kushte: tre të theksuarit dhe (i katërti) t’ia kthejë borxhin atij që ia ka. Nëse borxhi është i natyrës materiale, atëherë ia kthen të njëjtin, kurse nëse mëkati është i atillë që ka dënim më të madh gjyqësor ose të ngjashëm, atëherë është i obliguar të mun¬dë¬sojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, ose të kërkojë falje nga ai të ci¬lin e ka dëmtuar, e nëse ka të bëjë me ofendim gjuhësor atëherë do t’ia kërkojë hallallin personit të cilin e ka ofenduar.
Pendimi duhet të bëhet për të gjitha mëkatet. Nëse pendimi bë¬het vetëm për disa mëkate - ai është i vlefshëm - dhe i falen ato më¬kate, por të tjerat i mbesin pa iu falur. Për domos¬dosh¬mërinë e pen¬dimit dhe braktisjes së mëkateve ekzistojnë shumë argu¬mente të Lib¬rit të All-llahut, të Sunetit të Pejgamberit dhe të Ixhmai ummetit.
All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”..Dhe të gjithë pendohuni tek All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.”
(en-Nûr, 31)
“Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendo-heni.”
(Hud, 3)
“O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë.”
(Tahrim, Cool


Hadithi 14
Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Pasha All-llahun, unë i drejtohem me teube dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatë¬dhje¬të herë në ditë.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 15
Nga el-Egarr ibni Jesar el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, drejtojuni All-llahut me teube dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj teube All-llahut nga njëqind herë në ditë.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 16
Ebu Hamza Enes ibni Malik el-Ensarij r.a, shërbëtori i të Dërgua¬rit të All-llahut s.a.v.s., thotë se alejhisselami ka thënë: “All-llahu më tepër gëz¬ohet për pendimin e robit të vet sesa që do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fruta.”
(Mutte¬fekun alejhi)


Sipas transmetimit të Muslimit ky hadith është si vijon: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin (teuben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, dhe e humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ushqimi.E kërkon, por e humb shpresën për ta gjetur, pas-taj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh deve¬në e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt”, duke u shprehur gabon nga gëzimi i forte.”




Hadithi 17
Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhë¬ri¬shëm gjatë natës e mban të shtrirë Dorën për të pranuar pendimin e mëka¬tarëve të ditës; dhe e shtrin Dorën gjatë ditës për të pranuar pendi-min e mëkatarëve të natës, derisa të lindë Dielli nga perën¬dimi.”
(Transmeton Muslimi)




Hadithi 18
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, All-llahu do ta falë.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 19
Nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattabi përci¬llet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Gji¬thë¬fuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri në gargarën e tij (në frymën e tij të fundit).”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)

Hadithi 21
Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Moti, para jush, ka qenë një nje¬ri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë. Ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. Atë e udhëzuan te një rahib (i devotshëm i shkretëtirës - izraelit). Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të pendim (teube, mëshirë e Allahut dhe falje). Rahibi i thotë se për te nuk ka teube. Ky e vret edhe rahibin dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë nje¬riun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky, pasi e gjen, i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim. Dijetari i tha se edhe për të ka teube: “Po! (Por është shumë larg dhe vështirë) Vrasësi e pyeti: “Sa është largësia mes meje dhe teubes?” Dijetari i tha: “Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-llahun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq.” Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjëjve të mëshirës dhe engjëjve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për më¬katet me zemër të drejtuar nga All-llahu i Madhërishëm.” Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mire.” Atë¬herë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tje-tër në formë të nje¬riut e këta e morën për gjykatës, që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “Matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve, e më afër cilit vend të jetë, atij vendi dhe i takon.” Engjëjt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konsta¬tuan se i penduari ishte më afër vendit që syno-nte (adhurimit), prandaj e morën engjëjt e mëshirës.”
(Muttefekun alejhi)


Në Sahihun e Buhariut është ky transmetim: “Njeriu i pen¬du¬ar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, andaj dhe u llogarit si banor i tij.” Po ashtu, në Sahihun e Buhariut, i shtohet edhe ky citat: “All-llahu u urdhëron disa engjëj¬ve që t’i largohen, kurse disa të tjerëve që t’i afrohen, pastaj i urdhëron që ta masin largësinë në mes dy vendeve, e engjëjt konstatojnë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të teubes dhe ibadetit - andaj iu falën mëka-tet.” Kurse në një transmetim qëndron: “Me gjoksin e zemrën e tij ishte më afër vendit të teubes dhe devotshmërisë.”


Hadithi 24
Nga Ibni Abbasi dhe Enes ibni Maliku r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe go¬jën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë teube All-llahu xh.sh. ua pranon.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 25
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm qesh (është i kënaqur) me dy njerëz të cilët luftojnë mes vete; e njëri e vret tjetrin dhe të dy hyj¬në në Xhenet! Njëri prej tyre lufton në rrugë të All-llahut, vri¬tet dhe hyn në Xhenet, kurse vrasësin e mëshiron All-llahu, e ky e pranon Islamin e pastaj edhe vetë bëhet shehid (vritet në xhihad).”
(Muttefekun alejhi)


DURIMI - QËNDRESA (SABRI)

All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...”
(Ali Imran, 200)
“Ne gjithsesi do t’ju sprovojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me hu¬mbje të pasurisë dhe të jetës e të fry¬teve. Dhe ti (Muhammed) përgëzoji durimtarët.”
(el-Bekare, 155)
.”..Vetëm ata që janë të durueshëm realizojnë shpë-r¬blim të pakufizuar.” (ez-Zumer, 10)
“Por kush duron dhe fal, ajo është nga punët e mençu-ra.”
(esh-Shûrâ 43)
“...Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët.”
(el-Bekare, 153)
“Ne do t’ju sprovojmë derisa t’i dallojmë luftëtarët nga me¬si juaj dhe durimtarët.”
(Muhammed, 31)
Ajetet të cilat flasin për sabrin dhe shpjegojnë rëndësinë e tij ja¬në të shumta dhe të njohura, kurse në vazhdim hadithet e të Dërguarit:


Hadithi 26
Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e ima¬nit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plo¬t묬son (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush gjithçka në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmo¬s¬ha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri, kur gdhin, shpir¬tin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 27
Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një grup njerëzish prej ensarëve kërkoi (sende të ndrysh¬¬me) nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata përsëri kërkuan, e ai prapë u dha çka kërkuan, derisa nuk i mbeti atij asgjë, e kur harxhoi krejt çka kishte iu tha atyre: “Çdo gjë të mirë që kam do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej as s’do të mbaj për vete, por kush dëshiron dhe kërkon dëlirësi, All-llahu do t’ia japë e kush kërkon dhe dëshiron pavarësi, All-llahu do ta bëjë të pavarur, të pasur. Kush bën shumë durim, All-llahu do t’i ndihmojë në du¬rim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e rën¬dë¬sishme sesa durimi (sabri).”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 28
Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinani r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimta-rit. Çësht¬ja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për as¬kë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.”
(Transmeton Muslimi)




Hadithi 29
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pasi e rëndoi sëmun¬dja Pe¬jgam¬berin s.a.v.s., e kaploi brengosja dhe tronditja e vdek¬jes, ndërsa Fatimeja r.anha tha: “O brenga e babait tim!” (Alejhis¬selami) Tha: “Prej sot, babai yt nuk do të ketë më brenga.” Pa¬si ndërroi jetë alejhisselami, Fatimeja r.a. tha: “O brenga ime për babanë, që iu përgjigj thirrjes së Krijuesit të vet, o brenga ime për babanë, që tani është në Xhenetu-l-Firdevs, o brenga ime për ba¬banë, për të cilin edhe Xhibrili u brengos!” Ndërkaq, kur as-habët e varrosën në tokë (dhé), Fatimeja r.a. tha: “Shpirtërat tuaj si mund të hedhin dhé mbi trupin e të Dërguarit të All-llahut?”
(Transmeton Buhariu)




Hadithi 30
Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hâritheja - rob i liru¬ar i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., i dashur i tij dhe bir i të da¬shurit të tij r.a., se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit s.a.v.s. më dërgoi tek alejhisselami me porosi se djalin e ka të sëmurë për vde-k¬je, që të vijë tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotë: “Vërtet, e All-llahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, andaj le të bëjë durim duke lloga-ritur shpërblim me të tek All-llahu.” Vajza e alejhisselamit e dër-goi përsëri dhe i betohet që të vijë. (Alejhisselami) U ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe të tjerë radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në preh¬rin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i rridhnin rrëke. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e vendos në zemrat e robërve të Tij.” Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe njëmend, All-llahu bën mëshirë ndaj robër¬ve të Tij të mëshirshëm.”
(Muttefekun alejhi)




Hadithi 32
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi s.a.v.s. ka¬loi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bë durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i tre-guan se ai ishte Pejgamberi s.a.v.s. ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe, pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njo-hur.” (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atë¬herë është më së vështiri).”
(Muttefekun alejhi)


Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj (të vogël).”


Hadithi 33
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, është me Xhenet.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 34
Transmetohet nga Aishja r.a. se ajo e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se: “Ajo është dënim (adhab), që All-llahu ia dërgon kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjend-et në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që All-llahu ia ka përcaktuar - e që të mos e ketë shpërblimin e shehidit.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 35
Transmetohet nga Enesi r.a. që thotë se e ka dëgjuar të Dër¬gua¬rin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë: “Në-se ro¬bin Timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensoj me Xhenet.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 36
Nga Ata’ibn Ebi Rebahu transmetohet të ketë thënë: “Ibni Abbasi më ka thënë: “A do të ta tregoj një nga gratë e Xhenetit? “Gjithsesi” i thashë, e ai më tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pej¬ga-m¬beri s.a.v.s. e i tha: “Mua nganjëherë më godet epilepsia dhe unë atë e fsheh (nga njerëzit), andaj lute për mua All-llahun e Madhë¬rishëm.” (Pejgamberi) Tha: “Nëse do, bë durim në sëmun¬dje, do ta fitosh Xhenetin, e nëse do, po i bëj lutje All-llahut të Ma¬dhë¬rishëm që të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj.” Pastaj ajo vazhdoi: “Unë e kam fshehur, andaj lute All-llahun që më mos ta fsheh.” Dhe Pejgamberi i bëri lutje.”
(Muttefekun alejhi)




Hadithi 37
Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’udi r.a., i cili ka thënë: “Sikur e shikoj të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s se si tregon për njërin nga Pejgamberët e All-llahut salavatull-llahi ve selamuhu alejhim se si e ka rrahur populli i vet aq shumë sa e ka për¬gjakur, ndërsa ai duke e fshirë gjakun nga fytyra thonte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dine.”
(Muttefekun alejhi)




Hadithi 38
Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma përcillet se Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatke¬qësi, mad¬je edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre All-llahu ia shlyen mëkatet atij.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 40
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të qëllohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit).”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 41
Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet për shkak se e ka goditur ndonjë e keqe. E nëse është i detyruar, atë-she¬rë le të thotë: “O Zoti im, më le të jetoj derisa të jetë për mua jeta më e dobishme, kurse më vdis kur të jetë vdekja për mua më e dobishme.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 42
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a.: “Iu ankuam të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. (për perseku¬ti¬met nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa’bës në burdën e tij, që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk do të na ndihmosh, a nuk do të na bësh lutje (dua)?” Ai na tha: “Më parë (pa¬ra jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, ia hapnin një gro¬pë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sanasë deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni (nuk jeni durimtarë).”
(Transmeton Buhariu)


Në një transmetim shtohet ky citat: “Ai e pat vendosur bur¬dën si jastëk, kurse neve mushrikët na persekutonin ashpër.”


Hadithi 44
Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Kur All-llahu i dëshiron një robi të Vet diç të mirë (hajr), Ai ia shpejton dënimin në këtë botë, ndërsa kur All-llahu dëshiron që një rob të Vetin ta qëllojë e keqja (sherr), Ai ia lë mëkatet e pafalura në këtë botë, ashtu që të vijë me mëkate në Ditën e Gjykimit dhe aty e gjen e keqja.” Pejgamberi s.a.v.s. po ashtu ka thënë: “Vërtet ma¬dh¬ësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësisë (fatke¬qësisë). Vërtet All-llahu kur e do një popull, e sprovon me fatke¬që¬si. Kush është i kënaqur me All-llahun në fatkeqësi (bela), edhe All-llahu është i kënaqur me të, ndërsa kush hidhërohet për këtë, edhe All-llahu hidhërohet me të.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)


Hadithi 46
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është trimëri në dyluftim (mundje), por trimëri ësh¬të ta përmbash veten nga zemërimi.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 47
Nga Sulejman ibn Suredi r.a. përcillet të ketë thënë:”Isha ulur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse dy njerëz shaheshin ndërmjet veti. Një¬ri prej tyre u skuq prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: “E udhu bi-l-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (I mbështetëm All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë ajo që e ka kapluar.” Të pranishmit i thanë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë që t’i mbështetesh All-llahut nga dja¬lli i mallkuar.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 48


Nga Muadh ibn Enesi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përmban zemërimin e tij edhe atëherë kur ka mun¬dë¬si ta shprehë (mbi personin që e ka zemëruar), All-llahu i Madhë¬rishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyrijat.”
(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë se
është hadith hasen)




Hadithi 49
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet: “Një njeri i tha të Dërgua-rit të All-llahut s.a.v.s.: “Më porosit diçka (më përudhë).” I Dërgua-ri tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari së¬rish tha: “Mos u zemëro!”
(Transmeton Buhariu)




Hadithi 50
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fat¬keqësitë në ve¬tvete, në fëmijët dhe në pasurin e derisa të tako-het me All-llahun e Madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)


Hadithi 54
Nga Ebu Ibrahim Abdull-llah ibn Ebi Evfa r.anhuma përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në një prej ditëve kur priste takimin me armikun deri në fillim të perëndimit të diellit, u ngrit dhe u tha të pra¬nishmëve: “O nje¬rëz, mos e dëshironi përleshjen me armi¬kun, luteni All-llahun për shëndet, por, kur të përlesheni me armi¬kun atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe di¬jeni se Xheneti është nën hije të shpatave.” Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. tha: “O Zoti im, që je Shpallës i Librit, Lëvizës i reve, Mundës i aleatëve (në luftën e Hendekut), mundi ata dhe neve na ndihmo ndaj tyre!”
(Mu¬ttefekun alejhi)
Ndihma dhe suksesi janë nga All-llahu xh.sh.

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:57 pm

SINQERITETI (SIDKU)


- Besimi i fortë dhe i sinqertë -
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!”
(et-Teube,ll9)
.”. Edhe të sinqertëve e të sinqertave.”
(el-Ahzab,35)
.”. Do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.”
(Muhammed,2l)
Kurse prej haditheve mbi këtë temë janë edhe këto:


Hadithi 55
Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjesh¬tra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 56
Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibi r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mbajtur në mend se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e për¬mbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith sahih)


Hadithi 58
Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i luftës së Bedrit, thotë se Pej¬gamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush dëshiron dhe kër¬kon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet.”
(Transmeton Muslimi)


VETËKONTROLLIMI (EL-MURAKABE)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“I Cili të sheh kur ngrihesh të kryesh faljen, namazin, me të tjerët.”
(esh-Shuara, 2l8-2l9)
“Ai është me ju, kudo qofshi.”
(el-Hadid, 4)
“Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur, as në tokë e as në qiell.”
(Ali Imran, 5)
“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë.”
(el-Fexhr,l4)
“Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin kraharo¬rët.”
(el-Mu’minu, l9)
Ajetet e Kur’anit mbi këtë temë janë të njohura dhe të shumta, kurse prej haditheve po theksojmë disa:


Hadithi 61
Transmetohet nga Umer ibn Hattabi r.a. të ketë thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zinj. Në të nuk hetohej ndonjë shenjë udhëtimi dhe askush prej nesh nuk e njo¬hu. U ul pranë Pejgamberit s.a.v.s. duke i mbështetur gjunjët e vet në gjunjët e tij, i vendosi duart e veta në kofshët e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh ramazanin, ta vizitosh Ka’¬bën, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the.” Ne u çuditëm: “Po e pyet dhe po ia vërteton.” Ai tha: “Më trego, ç’është imani?” (Pejgamberi) Tha: “Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij të Dër¬guarit e Tij, Ditën e Fundit dhe të besosh në caktimin e Tij të së mirës dhe të së keqes.” Tha: “Të vërtetën e the.” Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pejgamberi) Tha: “Ta adhu-rosh All-lla¬hun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty.” Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, dita e shkatë¬rri¬mit)?” (Pejgamberi) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pejgam-beri) Tha: “Kur robë¬re¬sha t’i lindë vetes zonjushë, kur të shihen barinjtë këmbë¬zbathur, të zhves¬hur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e ndërtesave të mëdha.” Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (i Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetë-si?” Thashë: “All-lla¬hu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë.” Tha: “Vërtet ishte Xhib¬¬rili, erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.”
(Transmeton Muslimi)




Hadithi 62
Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ki ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jesh. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe tho¬të se është hadith hasen)




Hadithi 63
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a., se ka thënë: “Isha pas Pejgamberit s.a.v.s. një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i më¬soj disa fjalë: Ruhu nga All-llahu (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të të ruajë, ruhu nga All-llahu dhe Ai do të jetë me ty (do të të mbrojë dhe të ndih¬mo¬jë), nëse e lut dikë, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kër¬kon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-llahut. Dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të të ndihmuar në diçka, ata nuk mu¬nd të të ndihmojnë asgjë më tepër sesa të ka përcaktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka për¬caktuar. Lap¬sat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkri¬mit (të fatit) është tharë. (Do të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi).”
(Tra¬nsmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih)
Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi shënohen edhe këto fjalë: “Ruhu nga All-llahu, do ta gjesh përpara teje, nji¬he All-llahun (duke e respektuar) në rehati, e Ai ty do të njo¬hë (me ndihmën e Tij) në vështirësi, dije se ajo prej së cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë, dhe asaj që të ka goditur nuk ke mundur t’i shpëtosh, dije se fitorja arrihet me durim, kur¬se suksesi me mundim dhe se pas vështirësive vjen leh¬të¬simi.”


Hadithi 64
Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kur¬se ne në kohën e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. i numëronim dhe i konsideronim prej ga¬bimeve (mëkateve) më të mëdha.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 65
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar xhelozon (nuk duron në asgjë shok). Xhelozia (mos¬durimi i zënies shok) i All-llahut është kur njeriu i bën ato vepra të cilat All-llahu i ka ndaluar.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 66
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, All-llahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kur¬se i treti i verbër. All-llahu ua dërgoi një engjëll, i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” Tha: “Më së shumti do të dëshiroja të kem ngjy¬rë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit.” Engjëlli e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të trupit). (Pastaj engjëlli) Tha: “Cilën pasuri dëshiron më së shumti?” Tha: “Devetë - ose lopët” (nuk i kujtohet saktë tran¬s¬metuesit), ai ia jep një deve barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me të!” Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (Qelani) Tha: “Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë.” “Engjëlli e fërkon dhe ai shërohet e i jepen flokë të bukur. (Engjëlli) Tha: “Cilën pa¬suri dëshiron më së shumti?” (Qelani) Tha: “Lopët.” Engjëlli ia jep një lopë barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me te.” Engjë¬lli i shkon të verbërit e i thotë: “Çdo të dëshiroje më së shumti?” (I verbëri) Tha: “Të ma kthejë All-llahu të parët, që t’i shoh njerë¬zit.” Engjëlli e fërkon dhe All-llahu ia kthen të parët. (Engjëlli) Tha: “Cilën pasuri e dëshiron më së shumëti?” (I verbëri) Tha: “Dhentë!” Engjëlli ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit, kështu që njëri (zgjebani) bëri një luginë me deve, i dyti (qe¬lani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbëri) bëri një luginë me dele. Pas kësaj engjëlli i vjen zgjebanit në formën dhe pamjen e tij të mëparshme e i thot¬ë: “Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti, andaj po të lu¬tem në emrin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta va¬zhdoj rrugën.” (Ish zgjeb-ani, tani pasanik) Tha: “Jo, unë kam shumë obligime (borxhe).” (Engjëlli) I tha: “Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin All-llahu e ka pasuruar?” Tha: “Unë këtë pasuri e kam tra¬shëguar nga të parët e mëdhenj.” (Engjëlli i) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”
Engjëlli pastaj i shkon qelanit, por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme, e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i për¬gjigjet ashtu siç iu pat përgjigjur zgjebani. (Engjëlli) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”
Pastaj engjëlli i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pam¬jen e tij të mëparshme, dhe i thotë: “Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur penjtë në udhëtimin tim, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti. Të lutem me atë që të ka kthyer të parët, më jep një dele, që (të ndihmohem me te e) të vazhdoj rrugën.” (Ish i verbri) Tha: “Vërtet unë kam qenë i ver¬bër, por All-llahu ma ka kthyer të parët. Merr vëlla çka të duash dhe lër çka të duash! Pasha All-llahun, asgjë sot nuk të ndaloj të ma¬rrësh në emër të All-llahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. (Engjëlli) Tha: “Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të spro¬vuar. All-llahu është i kënaqur me ty, kurse është i hidhëruar me dy shokët e tu.”
(Muttefekun alejhi)

Në transmetimin e Buhariut qëndron: “Nuk të falënderoj në¬se lë diçka që të nevojitet.”
.
Hadithi 67
Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njeri i mençur është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa arsye (pa kurrfarë merite) shpre¬son se All-llahu do t'ia falë.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)


Hadithi 68
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson.”
(Hadith hasen. Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët)


DEVOTSHMËRIA (ET-TAKUA)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, frikësojuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë.”
(Ali Imran, l02)
“Prandaj, shprehni devotshmëri All-llahut sa të mund-eni.” (et-Tegabun, l6)
“O besimtarë! Frikësojuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!”
(el-Ahzab, 70)
Ajetet që urdhërojnë për devotshmëri janë të shumta dhe të njohura. Po ashtu All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”..Ai që i ruhet All-llahut, për atë ka rrugëdalje. Dhe do ta furnizojë prej nga nuk e kujton fare.”
(et-Talak 2-3)
.”.. Nëse i frikësoheni All-llahut, Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i largojë veprat tuaja të këqija e do t’jua falë. All-llahu është Mirëbërës i madh.”
(el-Enfal, 29)
Aje¬tet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura, kurse prej hadi¬theve ja disa:
Hadithi 70
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. që thotë se e kanë pyetur Pej¬gamberin: “O i Dërguari i All-llahut, cili është njeriu më i nder¬shëm?” (Pejgamberi) Tha: “Ai që është më i devotshëm.” (Të prani-sh¬mit i) Thanë: “Nuk të pyetëm për këtë.” (Pejgamberi) Tha: “Ju¬su¬fi është Pejgamber i All-llahut, bir i Pejgamberit të All-llahut, bir i Pejgamber të All-llahut, bir i mikut (halilit) të All-llahut.” Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pejgamberi) Tha: “Atë-herë për të pa¬rët e arabëve po më pyetni? Ata të cilët kanë qenë të zgjedhur në xhahilijjet janë të zgjedhur edhe në Islam, vetëm nëse janë që kup¬tojnë (njohës të dispozitave fetare).”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 71
Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Vërtet kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu ju ka bërë në të mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vësh¬tron si vepro¬ni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave, sepse vër¬tet intriga (fi¬tneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 72
Nga Ibni Mes’udi përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O Zo¬ti im, unë të lutem Ty për udhëzim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit).”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 73
Nga Ebu Tarif Adij ibn Hatim et-T’aij r.a. përcillet se e ka dë¬gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush betohet me betim për diçka, e pastaj vëren diçka më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (ose të veprojë) atë që është më e devotshme (duke e thyer-shkelur betimin!).”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 74
Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke e mbajtur hutbenë në haxhin e lamtumirës, ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjërojeni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pa¬surisë suaj dhe respektoni udhëheqësit tuaj e do të hyni në xhenetin e Krijuesit tuaj.”
(Transmeton Tirmidhiu në fund të kaptinës për namazin dhe thotë: hadith hasen sahih)


BINDJA (JEKÎN) DHE MBËSHTETJA (TEVEKKUL)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: “Kjo është ajo që na pat premtuar All-llahu dhe Pejgamberi i Tij; All-llahu dhe i Dërguari i Tij e kanë folur të vërtetën dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bind-shmërinë.”
(el-Ahzab, 22):
“Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini frikën”, ajo ua forcoi besimin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut. Nuk i qëlloi (besimtarët) kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-llahut. All-llahu është i mirë pa masë.”
(Ali Imran, l73-l74)
“Ti ki bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes.”
(el-Furkan, 58)
.”..Dhe besimtarët vetëm tek All-llahu le të mbështe-ten!”
(Ibrahim, ll)
.”.E kur të vendosësh, atëherë mbë¬shtetu tek All-llahu.”
(Ali Imran, l59)
Ajetet për urdhrin e mbështe¬tjes (në All-llahun) janë të shumta dhe të njohura. I Lartmadhërishmi thotë:
“Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton atij.”
(et-Talak, 3)
“Besimtarë të vërtetë janë ata zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbushen me frikë, e kur u lexohen aje¬tet e Tij, ua forcojnë be¬simin dhe që mbështeten ve¬tëm te Zoti i tyre.”
(el-Enfal, 2)
Ajetet për vlerën e tevekkulit janë të shumta dhe të njohura. Në vazhdim po i the¬ksojmë hadithet mbi këtë temë:


Hadithi 76
Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam be¬suar, te Ti jam mbështetur, te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd i luftoj (armi¬qtë e fesë). O Zoti im, i mbështetem madhërisë Tënde, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja. Ti je i Gja¬llë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin.”
(Muttefekun alejhi)
Ky është transmetim i Mu¬slimit, kurse Buhariu e ka shkurtuar.


Hadithi 77
Transmetohet po ashtu nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “Has¬bu¬nall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje e ka thënë Ibrahimi s.a.v.s. kur e ka¬në hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi s.a.v.s. kur (armiqtë) i kanë thënë: “Vërtet njerëzit (armiqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikësohuni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës).”
(Transmëton Buhariu)


Në një transmetim tjetër nga Ibni Abbasi r.a. thuhet: “Fjala e fundit e Ibrahimit s.a.v.s., kur e kanë hedhur në zjarr, ka qenë: “Hasbijall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Më mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës)


Hadithi 80
Transmetohet nga Umeri r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-lla¬hut s.a.v.s. duke thënë: “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furni-zon shpe¬zët, gëdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith ha¬sen)


Hadithi 81
Transmetohet nga Ebu Umarete el-Berá ibn Azibi r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O filan, kur të biesh në shtra¬tin tënd thuaj: “O Zoti im, shpirtin tim ta dorëzova Ty, fyty¬rën time e drejtova nga Ti, çështjen time ta dorëzova Ty, shpinën time e mbështeta te Ti - duke shpresuar në Ty dhe duke u frikësuar nga Ti, nuk ka nga Ti vendstrehim as vendshpëtim përveç te Ti. Kam besuar në Librin Tënd, të cilin e ke shpallur, dhe në Pejgam-berin Tënd që e ke dërguar.” Nëse vdes atë natë, do të vdesësh me iman, e nëse gdhihesh, atëherë (gdhihesh) i shpërblyer me mirësi.”
(Muttefekun alejhi)


Në një transmetim tjetër të dy sa¬hihëve thuhet: “Më ka thë¬në i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kur të nisesh për në shtrat merr abdest sikur për namaz, pastaj bjer në anën tënde të djathtë dhe thuaj atë që u cek më lart.” Pastaj tha: “Le të jenë këto fjalët e fundit që i thua (para gjumit)!”


Hadithi 83
Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme, emri i së cilës ishte Hind bintu Ebi Umejje Hudhejfe el-Mahzumijje r. anha, se Pejgamberi s.a.v.s. kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Në emër të All-llahut, mbështetem në All-llahun: O Zoti im, të drejtohem për mbroj¬tje të mos lajthis e as të më lajthis dikush, të mos rrësh-qas e as të më bëjë dikush të rrëshqas, të mos bëj zullum e as të më bëj¬në zullum, të mos e injoroj askënd, e as mos të injorohem nga të tjerët.”
(Hadithi sahih, e transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerë me senede sahih. Tirmidhiu thotë hadithi hasen sahih. Ndërsa ishte në shprehje të Ebu Davudit)


Hadithi 84
Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë - kur del prej shtëpisë - Në emër të All-llahut, jam mbështetur në All-llahun dhe nuk ka kurrfarë fuqie as forcë për¬veç në All-llahun - i thuhet atij: “Je i udhëzuar, i mbrojtur dhe i ruajtur, dhe prej tij ikën djalli.”
(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu etj. Tirmidhiu thotë hadithi hasen. Ebu Davudi i shton këtë fjali: “Djalli i thotë djallit tjetër: “Si ia del me njeriun i cili është i udhëzuar, i ruajtur dhe i mbrojtur?”)




DREJTËSIA - KORREKTËSIA (ISTIKAMEJA)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ti shko rrugës së drejtë siç je urdhëruar.”
(Hud, ll2)
“Atyre që thonë: “Zoti ynë është All-llahu, e pastaj qëndrojnë në këtë, u vijnë engjëjt: “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni, por gëzojuni Xhenetit që ju është prem¬tuar.” Ne jemi miqtë tuaj në jetën e kësaj bote dhe në bo¬tën tjetër. Atje do të keni tërë ato që dëshirojnë shpir¬trat tuaj dhe çdo send që të kërkoni. Si shpërblim nga ai që fal dhe është Mëshirëplotë.”
(Fussilet, 30-32)
“Ata që thonë: “Zoti ynë është All-llahu dhe qëndrojnë në këtë, të mos frikësohen as të mos pikëllohen. Ata janë banorë të Xhenetit. Aty do të mbesin përgji-thmonë si shpër¬blim për atë çka kanë punuar.”
(el-Ahkaf, l3-l4)
Hadithi 86
Nga Ebu Amri - ose Ebu Amrete - Sufjan ibn Abdull-llahu r.a. tran¬smetohet se ka thënë: “Thashë: “O i Dërguari i All-llahut! Më thuaj për Islamin atë për çka nuk do të kem nevojë të pyes askënd për¬veç teje.” Tha: “Thuaj, e besoj All-llahun, pastaj vazhdo me ngulm (në këtë).”
(Transmeton Muslimi)


MEDITIMI PËR MADHËRINË E KRIJESAVE TË ALL-LLAHUT


- Për kalueshmërinë e kësaj bote, për tmerret dhe çështjet e tjera të ahiretit, për mangësitë dhe vetedukimin personal dhe nxitjen e vetvetes në korrektësi -
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj! Unë ju këshilloj vetëm një gjë. “Ngrihuni ndaj All-llahut me sinqeritet, dy nga dy, ose një nga një, e pastaj mendojeni.”
(Sebe, 46)
“Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata që përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe shtrirë dhe mendojnë thellë për kriji-min e qiejve dhe të tokës. “O Zoti ynë, ti nuk e ke krijuar këtë më kot, qofsh lartësuar! Dhe na ruaj prej dënimit të zjarrit.”
(Ali Imran, l90-l9l)
“A nuk i shikojnë devetë si janë krijuar. Edhe qiellin, sa lart është çuar. Edhe malet, si janë vënduar. Edhe tokën si është zgjeruar? Ti këshillo, ti je vetëm këshi-llues.”
(el-Gashije, l7-2l)
“Pse ata nuk shkojnë nëpër botë të shohin si përfu-nduan.”
(Muhammed, l0)
Ajetet për këtë temë janë të shumta, kurse prej haditheve, ësh¬të hadithi i theksuar më lart: “Njeriu i mençur është ai i cili e kontrollon vetveten.” (Hadithi nr. 67 i kësaj përmbledhjeje)



INKURAJIMI I NDËRSJELLË PËR VEPRA TË MIRA DHE NXITJA E ATIJ QË IA KA MËSYER NJË VEPRE TË MIRË


- Që ta pranojë atë me seriozitet dhe pa kurrfarë ngurrimi -
All-llahu i Madhëruar thotë:
“...Por ju bëni konkurrencë me vepra të mira..”
(el-Bekare, l48)
dhe thotë:
“Dhe shpejtoni për të kërkuar falje nga Zoti i juaj dhe për në Xhenet, gjerësia e të cilit kap qiejt dhe tokën, e është përgatitur për të devotshmit.”
(Ali Imran, l33)
Ndërsa prej haditheve për këtë temë janë këto:


Hadithi 91
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Erdhi një nje¬ri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, cila sa¬da¬ka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dë¬shiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vije shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët ka qenë e tij.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 94
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shpejtoni me vepra të mira, me shtatë lloje: Çka prit¬ni tjetër përveç varfërisë së rëndë, ose pasurisë që të mashtron, ose sëmundjes që të dëm¬ton, ose pleqërisë që të shkatë-rron, ose vdek¬jes së shpejtë, ose dexhxhalin - ai është më i keqi që e keni pritur e nuk ka ardhur, ose e pritni çastin e fundit; kurse çasti i fun¬dit do të jetë më i ziu dhe më i hidhuri.”
(Transmeton Tirmidhiu, i cili ka thënë hadith hasen)


PËRPJEKJA, MUNDIMI, LUFTIMI (EL-MUXHAHEDE)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ata, të cilët bëjnë luftë për ne, Ne do t’i drejtojmë me siguri rrugëve tona: Ndërkaq All-llahu është me të vërtetë në anën e mirëbërësve.”
(el-Ankebut, 69)
“Por përmende emrin e Zotit tënd dhe Atij përkushtoju plotësisht!”
(el-Muzemmil, Cool
“Dhe adhuro Zotin tënd sa të jesh gjallë (deri në vdekje)
(el-Hixhr, 99)
“Ai që punon mirë, sa grima - e sheh atë.”
(ez-Zelzele, 7)
.”..Ndërsa të mirat që tek All-llahu i siguroni për vete qysh më parë, do t’i gjeni edhe më të mëdha tek All-llahu dhe do të fitoni shpërblim edhe më të madh.”
(el-Muzemmil, 20)
.”..Dhe çkado që jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di.”
(el-Bekare, 273)
Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura.
Kurse prej haditheve të kësaj teme janë këto:


Hadithi 96
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Kush¬do që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t’i shpall luf¬të. Me asgjë robi Im nuk mund të më afrohet më mirë,vet;m se me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi Im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ecën. I këtilli nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 97
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberit s.a.v.s. i është për¬cjellur nga Krijuesi i tij i Madhërishëm i Cili ka thënë: “Kur të më afrohet robi Mua një pëllëmbë, Unë atij i afrohem një llërë; kurse nëse ai Mua më afrohet një llërë, Unë atij i afrohem një pash, dhe kur të më vijë duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapu-ar.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 98
Transmetohet nga Ibni Abbasi r. anhuma se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Në dy begati janë të mashtruar shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lire.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 99
Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej natën (për namaz) aq gjatë, saqë këmbët i patën pël¬ci¬tur (nga dhembjet), andaj unë i thashë: “Përse po vepron kësh¬tu o i Dërguari i All-llahut, kur t’i ka falur ty All-llahu mëkatet e më¬par¬shme dhe të pastajmet?” Ai tha: “A nuk dua që të jem rob falënderues?”
(Muttefekun alejhi)


Ky është citat i Buhariut. Si ky është edhe në sahihajn me trans¬metim të Mugire ibn Shu’bes.


Hadithi 101
Transmetohet se Aishja r. anha ka thënë: “Kur vinte dhjetëshja (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit) i Dërguari i All-llahut s.a.v. se gja¬llëronte natën (me ibadet), e zgjonte familjën e tij, angazhohej më tepër dhe vetmohej (për ibadet dhe izolim prej grave).”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 102
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari i fortë (në besim) është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu sesa besimtari i dobët dhe te secili ka do¬bi. Kujdesu për atë që të sjell dobi. Kërko ndihmë nga All-llahu e mos u bë i dobët. Nëse të godet diçka, mos thuaj: “Sikur të veproja kështu, do të ndodhte kjo”, por thuaj: “All-llahu e ka caktuar dhe çka ka dashur Ai ka vepruar. Sepse “lev-i” (sikur të...) e fillon veprimin e djallit.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 103
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Xhehenemi është i fshehur dhe i mbuluar me epshe, kurse Xheneti është i fshehur dhe i mbuluar me pakë¬naqë¬si.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 106
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen, kurse një mbetet me të. Kthehet fa¬milja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 107


Nga Ibni Mes’udi transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Xheneti i është më i afërt sesa rripi (lidhësja) i kë¬pucës së tij, e po ashtu është edhe xhehenemi.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 109
Nga Ebu Abdull-llah - Abdurrahman Thevbáni, shërbëtor (mev-lá) i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Të re¬ko¬mandoj të bësh shumë sexhde, sepse për secilën sexhde që i bën All-llahut, All-llahu të lartëson nga një shkallë dhe ta shlyen me të nga një mëkat.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 110
Transmetohet nga Ebu Safván Abdull-llah ibn Busr el-Eslemij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu më i mirë është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen)


Hadithi 112
Nga Ebu Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Pasi u shpall ajeti i sadakasë, ne asokohe punonim si ha¬mej, pastaj erdhi një njeri dhe dha shumë pasuri sadaka. (Të pra¬nishmit) Thanë: “Dëshiron të tregohet”, pastaj erdhi një njeri tjetër dhe dha një tas sadaka. Thanë: “Vërtet All-llahu është i pane¬voj¬shëm për këtë tas!” Me atë rast u shpall ajeti: “Ata që përgojojnë besimtarët në dhënien vullnetare të kontributeve, madje i për¬bu¬zin edhe ata të cilët japin me përpjekje të madhe.” (et-Tewbe, 79)
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 113
Nga Seid ibn Abdul-Azizi, nga Rebija ibn Jezidi, nga Ebu Idris el-Havláni, nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. përcillet se Pej¬gamberit s.a.v.s. transmeton nga All-llahu i Gjith;fuqishëm, që ka thënë: “O robër të Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar edhe ndër ju, prandaj mos i bëni dhunë njëri-tjetrit. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të lajthitur, përveç atij që e përudh Unë, prandaj kërkoni udhëzime nga Unë, do t’ju përudh. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atij që e ushqej Unë, prandaj kërkoni t’ju ushqej, do t’ju ushqej. O robër të Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atij që e vesh Unë, prandaj kërkoni veshje nga Unë, do t’ju vesh. O robër të Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse Unë i fal të gjitha mëkatet, prandaj kërkoni nga Unë falje, do t’ju fal. O robër të Mi! Ju kurrë nuk mund të arrini tek ajo me çka do të më shkaktonit Mua dëm, as që ndonjëherë do të arrini tek ajo që Mua dobi do të më sjellë, që të më kontri¬buo¬nit. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe njerëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të devotshëm si zemra më e devotshme e njërit nga ju, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim në asgjë. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe nje¬rëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ishin të prishur si zemra më e prishur e njërit nga ju, kjo nuk do ta pakëso-nte sundimin Tim në as¬gjë. O robër të Mi! Sikur i pari nga ju dhe i fundit nga ju dhe nje¬rëzit nga ju dhe xhinnët nga ju të ngriheshit (qëndroni) në një vend dhe dëshirat dhe lutjet të m’i drejtoni Mua, dhe Unë t’i përgji¬gjesha lutjes së çdonjërit, kjo nuk do ta zvogëlonte atë që kam Unë as aq sa mungon gjilpëra kur ngulitet në det. O robër të Mi! Çdo gjë varet nga veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, kurse për të cilat Unë do t’ju shpërblej. Kush gjen mi¬rë, le ta falënderojë All-llahun, kurse kush gjen të kundërtën, mos ta fajësojë askënd përveç vetvetes.”
(Transmeton Muslimi)




NXITJA E SHTIMIT TË MIRËSIVE NË MBARIM TË JETËS


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“A nuk ju kemi lënë të jetoni mjaft, e ai që ka dashur të mendojë ka pasur mjaft kohë, madje ju erdhi edhe Pejgamberi!”
(el-Fatir, 37)
Ibni Abbasi dhe dijetarët e tjerë islamë rreth kuptimit të këtij ajeti thonë: “A nuk ju kemi lënë të jetoni 60 vjet” dhe këtë e pro¬vojnë me hadithin që do të theksohet më poshtë. Thonë edhe për 18 vjet ose 40 vjet. El-Hasani, el-Kelbiu, Mesruki, Nikli nga Ibni Abbasi po ashtu transmetojnë se kur ndonjëri prej medinasve mbush¬te 40 vjet vetmohej për ibadet. Kurse për pjesën e ajetit: “Madje u erdhi edhe Pejgamberi” Ibni Abbasi dhe Xhumhuri thonë: “Ai është Pejgamberi Muhammed s.a.v.s.”, e ka pasur edhe mendime të tjera.
Kurse hadithet mbi këtë temë janë:


Hadithi 114
Nga Ebu Hurejra transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Arsyetohet All-llahu ndaj njeriut të cilit ia vonon exhelin derisa t’i mbushë gja¬shtëdhjetë vjet.”
(Transmeton Buhariu)
(Dijetarët islamë thonë se afati i fu¬ndit për pendim të sinqertë është 60 vjet, pas kësaj kohe nuk vlen ndjesa)


Hadithi 116
Transmetohet nga Aishja r. anha se ka thënë: “Pasi u shpall surja En-Nasr (“Kur vjen ndihma e fitorja e All-llahut”), i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. nuk ka falur asnjë namaz e të mos ketë thënë: “Suh¬bhaneke rabbena ve bi hamdike, All-llahummagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar. O All-llahu im, më fal)
(Muttefekun alejhi)
Sipas një transmetimi tjetër, në dy sahihët nga Aishja r.a. transmetohet: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. shpeshherë thonte në kërrusjet (ruku’) dhe në sexhdet e tij: “Subhânekall-llahumme rabbenâ ve bihamdike, All-llahu¬mmagfir lî” (Lavdia të qoftë Ty, Krijuesi ynë dhe qofsh i falënderuar, O All-llahu im, më fal), duke e bërë kështu te’vîl Kur’anin. Te’ vîl i Kur’anit do të thotë: veprim i asaj që urdhërohet në Kur’an sipas fjalëve të La¬rt¬ma¬dhë¬rishmit: “Fe sebbih bihamdi rabbike ve-s-tagfirhu” (Ti ma¬dhëroje Zotin tënd me lavdëresa dhe kërko falje nga Ai) Sipas një tra¬nsmetimi të Muslimit i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e shpesh¬toi të thonte para se të vdesë: “Subhâ-nekall-llahumme ve bihamdike estagfiruke ve etûbu ilejke” (Lavdia të qoftë Ty, All-llahu im, dhe qofsh i falënderuar, te Ti kërkoj falje dhe pen¬dohem) Aishja r.a. thotë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ja¬në këto fjalë të reja që po i thua?” (Pejgamberi) Tha: “Mua më është dhënë një shenjë (alamet) për umetin tim, që kur ta shoh, të them: “Idhâ xhâe nasrull-llahi ve-l-fet’hu” (Kur vjen ndihma e All-llahut dhe fitorja) e deri në fund të sures.” Ndërsa sipas një transmetimi, po ashtu të Musli-mit, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. shumë herë thonte: “Subhâ-nall-llahi ve bihamdihî, Es¬tagfirull-llahe ve etûbu ilejhi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe qoftë i falënderuar, kërkoj falje nga All-llahu dhe tek Ai pen¬dohem) Ka thënë (Aishja): “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, po të shoh shpesh se thua: “Subhanall-llahi ve bihamdihî. Estagfi¬rull-llahe ve etûbu ilejhi?” Pejgamberi tha: “Më ka lajmëruar Kri¬jue¬si im se unë do të shoh një shenjë (alamet) në umetin tim, dhe kur ta shoh atë ta shpeshtoj thënien: “Subhanall-llahi ve bi¬ham¬dihi. Estagfirullahe ve etûbu ilejhi.” Unë e kam parë atë, e ajo është: “Idhâ xhâe nasrull-lahi ve-l-vet’hu.” (Kur vjen ndih¬ma e All-llahut dhe fitorja. Dhe i sheh njerëzit që po hyjnë në fenë e All-llahut grupe-grupe. Ti madhëroje Zotin tënd me lav¬dëresa dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin.) (en-Nasr: 1-4)).


Hadithi 118
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Secili njeri do të ringjallet (në Ditën e gjykimit) në gjendjen në të cilën ka vdekur.”
(Transmeton Muslimi)

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:58 pm

SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI


All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”.. Dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me siguri e di atë.”
(el-Bekare, 215)
“Çkado që të bëni mirë, All-llahu e di.”
(el-Bekare, 197)
“Ai i cili punon mirë, sa grima, e sheh atë.”
(ez-Zelzele, 7)
“Kush ka bërë mirë, ka bërë për vete.”
(el-Xhathije, 15)
Për këtë temë ka shumë ajete. Sa u përket haditheve, ato janë shumë dhe të panumërta, po i theksojmë disa:


Hadithi 119
Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. se ka thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, cila është vepra më e mirë?” Tha: “Besimi në All-llahun dhe lufta (xhihadi) në rrugën e Tij.” I thashë: “Cila pasuri është më e mirë?” Ai tha: “Ajo që është më e shtrenjtë dhe më e çmuar.” (Unë) i thashë: “Nëse nuk (mund ta) e jap?” (Pejgamberi) Tha: “Ndihmoji atij që bën mjeshtëri, ose bëji mjeshtëri atij që nuk di mjeshtëri.” Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, e çka mendon nëse unë nuk mund të bëj diçka nga dobë-sia?” (Pej¬gamberi) tha: “Ruhu mos u bëj keq të tjerëve, e kjo do të jetë sadaka jotja për veten tënde.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 120
Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) ësh¬të sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir - madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paraditës (duhâ).”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 121
Transmetohet përsëri nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më janë paraqitur veprat e umetit tim, të mirat dhe të këqijat. Ndër veprat e tyre të mira e kam gjetur edhe largi-min nga rruga të asaj që i mundon kalimtarët. Kurse ndër veprat e tyre të këqija bën pjesë edhe pështyma në xhami e cila, nuk groposet.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 122
Po ashtu transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se disa njerëz kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, pasanikët na tejkaluan me shpër¬blime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka.” (Pejgamberi) Tha: “A nuk ju ka dhënë All-llahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhë-rim All-llahun) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahun) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sada-ka.” Ur¬dhë¬resa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) është sadaka.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a edhe për epshet e ndo¬njërit prej nesh ka shpërblim? Tha: “Më thoni, nëse epshin e tij e për¬dor në haram, a nuk ka për të mëkat? Po ashtu, nëse e përdor në hallall do të ketë shpërblim.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 123
Përsëri transmetohet nga Ebu Dherri r.a., i cili thotë: “Më tha Pej¬gamberi s.a.v.s.: “Assesi në asnj mënyrë mos e nënçmo asnjë ve¬për të mirë, qoftë edhe të takosh vëllanë tënd me buzë¬qesh¬je.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 124
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur lind dielli, du¬het dhënë sadaka. Nëse pajton dy veta, edhe kjo është sadaka, nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kafshën e tij, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kafshën e tij (kalë ose deve), edhe kjo është sa¬daka, edhe fjala e mirë është sadaka, çdo hap që bën për të shkuar në namaz është sadaka, edhe largimi nga rruga e asaj që i pengon kalimtarët është sadaka.”
(Muttefekun alejhi)
Kurse në Sahih të Muslimit sipas transmetimit të Aishes r.a. thuhet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet secili njeri prej Beni Ademëve është krijuar me 360 (treqind e gjashtëdhjetë) nyje. Kush e madhëron All-llahun (duke thënë: All-llahu ekber), kush e falënderon (me elhamduli-l-lah), kush i bën tehlil (duke thënë: La ilahe il-lall-llah), kush i shpreh lavdi (tesbih), kush i kërkon falje (istigfâr), kush e mënjanon një gur, një ferrë apo një kockë nga rruga e njerëzve, ose urdhëron për të mirë, ose ndalon kundër së keqes me numër të përgjithshëm 360 (herë), ai atë ditë do të shkojë i shpëtuar nga zjarri.”


Hadithi 125
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Kush shkon në xhami për namaz në mëngjes ose në mbrëm¬je, All-llahu për këtë do t’i përgatisë atij gosti (në Xhenet) në mën¬¬gjes ose në mbrëmje.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 126
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “O ju gratë muslimane, asnjëra nga ju mos ta për¬buzë shoqen fqinje të saj, qoftë ajo edhe për një thundër dele¬je.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 127
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Imani (besimi) është gjashtëdhjetë e disa a shtatëdhjetë e disa degë. Më e vlefshme është fjala: “La ilahe il-lall-llah” (nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut), kurse më e ulëta është largimi nga rruga e asaj që i mundon kalimtarët. Edhe turpi është një degë e imanit.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 128
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Një njeri duke udhëtuar në një rrugë e kaplon etje e ma¬dhe, e gjen një pus, zbret në të dhe pi ujë. Pastaj del nga pusi dhe has një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë, që ha baltë nga etja. Njeriu thotë: “Këtë qen e paska kapluar etja siç më pat kapluar edhe mua më pa¬rë.” Pastaj njeriu zbret në pus dhe mbush këpucën e vet me ujë, pas¬taj e kap me gojë derisa ngjitet lart dhe i jep të pijë qenit. All-llahu për këtë e shpërblen dhe ia fal mëkatet.” (As’habët i) Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe për kafshët kemi shpërblim?” (Pej¬gamberi) Tha: “Në gjithçka që ka mëlçi të lagur ka shpërblim.”
(Muttefekun alejhi)


Në transmetimin e Buhariut theksohet: “E shpërblen All-llahu, ia fal mëkatet dhe e fut në xhenet.” Kurse në një tran¬smetim të Buhariut dhe Muslimit (ku kjo ngjarje theksohet më gjerësisht), theksohet: “Një ditë një qen u soll rreth pusit, pasi e kishte kapluar etja për vdekje. Atë e sheh një lavire dhe ho¬rre prej Beni Israilëve, e zbathi këpucën e saj dhe me të i dha ujë qenit derisa e ngopi; për këtë vepër iu falën mëkatet.”


Hadithi 129
Ebu Hurejra r.a. po ashtu thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer në Xhenet për shkak se kishte prerë një dru që i pengonte muslimanët të kalonin rrugën.”
(Transmeton Muslimi)


Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Një njeri has në një degë të lisit në mes të rrugës, e thotë: “Pasha All-llahun, unë këtë do ta largoj që të mos i mundojë muslimanët.” Andaj u fut në xhenet.” Kurse në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit: “Duke ecur rrugës një njeri e gjen një degë të ferrës në rrugë dhe e largon. All-llahu e falënderoi atë dhe ia fali mëkatet.”


Hadithi 130
Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra mes dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rë¬rë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 131
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur një rob musliman a besimtar merr abdest, kur e lan fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t’i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 132
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Pesë namazet, prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë, prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 135
Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Një besimtar (musliman), kur të sëmuret, ose kur të jetë në rrugë, i shënohen (shpërblimet) njësoj sikur ka qenë i shëndoshë dhe në shtëpi.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 136
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo vepër e mirë është sadaka.”
(Këtë hadith e transmeton Buhariu, kurse Muslimi e transmeton prej Hudhejfes r.a.)


Hadithi 137
Xhabiri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë musliman nuk do të mbjellë një fidan e të mos ketë për çdo fryt që hahet prej tij sadaka, e edhe për atë që i vidhet ai ka sa¬daka, edhe për atë që i humbet ka sadaka.”
(Transmeton Muslimi)


Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Secili musliman që mbjell një fidan (pemë) e prej saj hanë njerëzit, kafshët dhe shpe¬zët, do t’i jetë kjo sadaka deri në Ditën e Gjykimit.” Kurse në një transmetim tjetër, po ashtu të Muslimit, thuhet: “Për çdo pe¬më a bimë që mbjell muslimani e prej tyre ushqehen njerëzit dhe kafshët ai ka sadaka.” Transmetimi i këtillë është prej Enesit r.a.


Hadithi 143
Transmetohet nga Adijj ibn Hatim të ketë thënë: “E kam dëgju¬ar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Frikësohuni (ruhuni) nga zja¬rri, qoftë edhe me gjysmë hurme.”
(Muttefekun alejhi)


Në një transmetim tjetër po nga ky transmetues, Buhariu dhe Muslimi theksojnë hadithin në tërësi si vijon: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Krijuesi i vet do t’i drejtohet drejtpërdrejt (me të folur-pyetje) pa përkthyes. Do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqi¬ja). Do të shikojë përpara vetes e nuk do të shohë tjetër veçse zjarrin (e Xhehenemit) para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehenemit), qoftë edhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen këtë atëherë me fjalë të mire.”

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:58 pm

Hadithi 144
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i kënaqur me robin i cili, kur ha diçka, e falënderon All-llahun, e po ashtu edhe kur të pijë diçka e falën¬deron All-llahun.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 145
Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Secili musliman e ka obligim një sadaka.” Iu tha: “E çfarë mendon në¬se nuk e gjen?” Tha: “Do të punojë me duart e veta, e shfrytëzon vet¬veten dhe do të japë sadaka.” Pastaj iu tha: “E nëse nuk mund-et?” Tha: “Do t’i ndihmojë të nevojshmit që është i dëmtuar.” Pastaj iu tha: “E çka mendon nëse edhe këtë nuk mund-et?” Atëherë (Pejgamberi) tha: “Do të rekomandojë dhe urdhërojë veprat e mira apo të hajrit.” Thanë: “E nëse edhe këtë nuk e bën dot?” Tha: “Do të përmbahet nga e keqja, sepse edhe ajo është sadaka.”
(Muttefekun alejhi)


MATURIA NË DËGJUESHMËRI


All-llahu i Lartmadhërishëm thotë.
“Ta Ha. Nuk ta shpallëm Kur’anin për të të munduar.”
(Tâ Hâ, 1-2)
dhe thotë:
.”.. All-llahu ju dëshiron lehtësim e nuk ju dëshiron vështirësi.”
(el-Bekare, 185)


Hadithi 146
Nga Aishja r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. hyri në dho¬mën e saj, ku gjendej një grua, dhe i tha: “Kush është kjo?” Tha: “Kjo është filan gruaja, e kryen me kujdes namazin e saj.” (Pej¬gam¬beri) Tha: “Mos e obligoni veten se nuk keni mundësi, se pasha All-llahun, Ai nuk mërzitet derisa të mos ju mërzitë juve së tepruarit. All-llahu më së shumti e do devotshmërinë e përher¬shme tek ai që e kryen.”
(Muttefekun alejhi)


“All-llahu nuk do t’i ndërprejë thevabet e Tij dhe shpër¬bli¬min për veprat tuaja dhe nuk do të mërzitet për këtë, siç ndodh kjo me krijesat, përderisa ju të mos mërziteni e ta ndërpritni iba¬detin. Andaj është e domosdoshme që prej ibadeteve vull¬netare të merrni vetëm ato që mund t’i kryeni vazhdimisht e pa ndërprerje, në mënyrë që edhe shpërblimi i All-llahut mbi ju të rrjedhë pandëprerë.”


Hadithi 147
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Tre njerëz prej të afërmve erdhën në shtëpitë e grave të Pejgamberit s.a.v.s. dhe pye¬tën për ibadetin e Pejgamberit s.a.v.s. e pasi morën përgjigje, atyre iu duk se kjo është pak dhe thanë: “Ku jemi ne e ku është Pej¬gamberi s.a.v.s.? All-llahu atij ia ka falur të gjitha mëkatet e mëpar¬shme dhe ato të ardhshmet.” Njëri prej tyre tha: “Sa më përket mua, unë gjithnjë tërë natën do të falem.” I dyti tha: “Unë vazh¬dimisht do të agjëroj.” I treti tha: “Unë do të izolohem prej grave dhe kurrë nuk do të martohem.” Kur vjen i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s. u thotë: “A jeni ju që keni thënë këtë dhe këtë? Sa më përket mua, pasha All-llahun, unë jam më i frikësuari dhe më i devotshmi ndaj All-llahut sesa ju, por unë agjëroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bëj jetë bashkëshortore! Kush largohet nga Suneti im, ai nuk më përket mua.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 148
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur stërholluesit e tekanjo¬zët” (Ata të cilët ve¬tes dhe të tjerëve ua vështirësojnë punët dhe iba¬¬de¬tet aty ku nuk duhet) Këtë e tha tri herë.
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 149
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shte¬sa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje norm-ale). An¬daj drejtohuni, afro¬huni (njëri me tjetrin), bëhuni të gëzu-ar, shfry¬tëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).”
(Transmeton Buhariu)


Sipas një transmetimi të Buhariut, ky hadith përfundon kësh¬tu: “Drejtohuni nga njëri-tjetri, afrohuni, gdhihuni herët e rrini vonë dhe shfrytëzoni lehtësimet e tjera. Bëhuni të matur, bë¬huni të matur e do t’ia arrini qëllimit.” Kuptimi i përgjith¬shëm i hadithit është: “Vetveten ndihmojeni në kryerjen e ibade¬teve të All-llahut në mënyrë që ato t’i kryeni në çastet e komoditetit dhe disponimit, në mënyrë që t’u jenë të këndshme e jo të rënda e të mërzitshme, që t’ia arrini qëllimit. Në fe bëhuni racionalë, t’i arri¬ni qëllimet me sa më pak mundime e lodhje, njësoi si në punët e kësaj bote.”


Hadithi 150
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi s.a.¬v.s. ka hyrë në xhami, kurse aty ishte një litar i zgjatur në mes dy shtyllave të xhamisë. (Pejgamberi) Tha: “Ç’është ky litar këtu?” (Të pranishmit) Thanë: “Ky litar është i Zejnebes r.a. (njëra nga bashkë¬shortet e alejhisselamit), kur përgjumet gjatë namazit, ajo mba¬het tek ai.” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Zgjidheni, secili prej jush le të falet me disponim, e kur të përgjumet, le të bjerë e të flejë.”
(Muttefekun alejhi)

.
Hadithi 151
Nga Aishja r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush prej jush kotet gjatë namazit (nafile), le të flejë gjersa t’i kalojë gjumi. Sepse nëse dikush duke u falur kotet, ai nuk e di nga kthehet dhe çka bën, andaj në vend që të kërkojë falje (istigfar), ai e qorton vetveten (pa vetëdije).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 153
Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. e vëllazëroi Selmanin me Ebu Derdâ-në r.a. Një ditë Selmani i shkoi për vizitë Ebu Derda-së dhe kur e sheh nënën e Derdasë të veshur thjesht i thotë: “Ç’është puna jo¬te?” (Ajo) Tha: “Vëllai yt, Ebu Derda nuk ka dëshirë për gjërat e kësaj bote.” Pastaj vjen Ebu Derda, i përgatit ushqim vëllait të vet dhe i thotë: “Ti ha, kurse unë jam duke agjëruar.” (Selmani) Tha: “Unë nuk do të ha derisa edhe ti të hash me mua.” Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit për të falur namaz (nafile), kurse Selmani i tha: “Bjer dhe fli.” Ebu Derda ra të flejë, pastaj së shpejti u zgjua të fa¬let. Selmani prapë thotë: “Bjer dhe fli!” Kur nata ishte në përfun¬dim Selmani i tha Ebu Derdasë: “Tash zgjohu!” Pasi e falën saba¬hun, Selmani i thotë vëllait të vet: “Ti vërtet ke detyra ndaj Kri¬jue¬sit tënd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tënde. Jepja dhe plotësoja secilit të drejtën e tij.” Pastaj shkon te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ia rrëfen ngjarjen. Pejgamberi s.a.v.s. tho¬të: “Selmani ka thënë (dhe vepruar) të drejtën.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 155
Transmetohet nga Ebu Rib’ij Handhale ibn Rebi’ el-Usejdijji, një nga shkruesit e të Dërguarit s.a.v.s. të ketë thënë: “Më takoi Ebu Bekri r.a. dhe më tha: “Si je, o Handhale?” I thashë: “Handhale ka bërë hipokrizi!” (Ebu Bekri) Tha: “Subhanall-llah (Lavdi i qoftë All-llahut), çfarë po flet?” Unë i thashë: “Ne shkojmë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i cili na flet për Xhenetin dhe Xhehenemin aq qartë, si t’i shihnim me sytë tanë, ndërsa kur dalim nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ne jepemi pas dëfrimit me gratë, me fëmijët dhe gjëra të tjera dhe harrojmë shumicën nga ajo që dëgjuam.” Ebu Bekri r.a. tha: “Pasha All-llahun, edhe ne veprojmë ashtu!” Pastaj unë dhe Ebu Bekri u nisëm derisa erdhëm tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur unë i thashë: “Ka bërë hipokrizi Handhale, o i Dërguari i All-llahut!” I Dërguari s.a.v.s. tha: “Ç’është ajo?” I thashë: “O i Dër¬guari i All-llahut ne ishim te ti dhe ti na e tërhoqe vërejtjen me Xhehenem dhe Xhenet aq qartë, sikur t’i shihnim me sytë tanë, por kur kemi dalë prej teje, ne e kemi vazhduar dëfrimin me gratë, fëmijët dhe gjërat e tjera të kësaj bote, saqë kemi harruar shumë nga ato që i kemi dëgjuar prej teje.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Pasha Atë që e zotëron shpirtin tim, sikur të ishit të për¬her¬shëm - ashtu siç ishit tek unë, dhe sikur ta për¬kuj¬toni vazhdimisht këtë, juve do t’ju përqafonin dhe do t’jua kapnin duart engjëjt në shtratin tuaj dhe në rrugët tuaja, mirëpo o Handhale, orë pas ore!” Këtë e përsëriti tri here.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 156
Nga Ibni Abbasi r.a. transmetohet se ka thënë: “Derisa Pejgam¬beri s.a.v.s. na mbante hutbe, një njeri qëndronte (në këmbë), andaj (alejhisselami) pyeti për të dhe (të pranishmit) i thanë: “Babai i Israilit është zotuar se do të qëndrojë në diell e nuk do të ulet, as nuk do të strehohet nën hije, as nuk do të flasë, vetëm do të agjërojë.” Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Urdhërojeni të fla¬së, të strehohet nën hije, të ulet dhe ta plotësojë agjërimin e tij.”
(Transmeton Buhariu)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:58 pm

RUAJTJA E VEPRAVE (FETARE)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“A nuk është koha që besimtarëve t’u zbuten zemrat kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur’¬ani), e të mos bëhen sikur ata të cilëve qysh më herët u është dhënë Libri. Atyre u është zgja-tur koha, andaj zemrat e tyre janë bërë të ashpra.”
(el-Hadid, 16)
“Pastaj, vazhduam gjurmët e tyre me pejgamberët tanë, pa¬suam me Isanë, të birin e Merjemes, dhe atij i kemi dhë¬në Inxhilin, kurse në zemrat e pasardhësve të tij kemi der¬dhur butësi dhe mëshirë, kurse murgësinë e kanë shpifur ve¬të, nuk ua kemi caktuar Ne, vetëm për të arritur këna¬që¬si¬në e All-llahut. Mirëpo, ata nuk kuj¬de¬sen për këtë si du¬het.”
(el-Hadid, 27)
“Dhe mos u bëni si ajo e cila e këputi pëlhurën e vet pas një qëndrese të fortë.”
(en-Nahl, 92)
“Dhe adhuro Zotin tënd sa të jesh gjallë!”
(el-Hixhr, 99)
Prej haditheve të kësaj teme është edhe ai që transmetohet nga Aishja r.a., e cila pohon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Feja më e dashur tek All-llahu është ajo pronari i së cilës është vazhdi¬misht i angazhuar në të.” (Shih hadithin nr. 146 të këtij Libri në kap¬tinën paraprake)


URDHËRESA E RUAJTJES SË SUNETIT DHE ADABEVE TË TIJ


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Çkado që ju jep Pejgamberi, merreni, e çka t’ju ndalojë, përmbahuni prej asaj.”
(el-Hashr, 7)
“Ai nuk flet me hamendje. Ajo nuk është tjetër vetëm se shpallje që shpallet.”
(en-Nexhm, 3-4)
“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, pasomëni, edhe ju All-llahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë mëkatet.”
(Ali Imran, 31)
“Ju keni shembull të mrekullueshëm në Pejgamberin e All-llahut, kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpër¬blimin në botën tjetër.”
(el-Ahzab, 21)
“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht.”
(en-Nisa, 65)
.”.. Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejto-juni All-llahut dhe Pejgamberit, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër.”
(en-Nisa, 59)
Dijetarët kanë thënë se kjo do të thotë në Kur’an dhe Sunet. Dhe sërish në Kur’an thuhet:
“Kush e respekton Pejgamberin e ka respektuar edhe All-llahun.”
(en-Nisa, 80)
“Kurse edhe ti, pa dyshim udhëzon në rrugë të drejtë, në rrugë të All-llahut.”
(esh-Shûrâ, 52-53)
.”..Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me urdhrin e Tij, të mos i godasë ndonjë ngatërresë, ose të mos i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.”
(en-Nûr, 63) dhe thotë:
“Dhe përkujtoni ajetet edhe urtësitë e All-llahut, të cilat lexohen në shtëpitë tuaja.”
(el-Ahzab, 34).
Ajete të kësaj sureje ka shumë. Ndërsa sa u përket haditheve, janë si vijon:
Hadithi 160
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Kini kujdes atë që po ju lë; ata që kanë qenë para jush ja¬në shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe divergjencave me Pejgamberët e tyre. Kur t’ju ndaloj prej diçkaje, largo¬huni prej saj, ndërsa kur t’ju urdhëroj për diçka, atë përmbusheni sa të keni mundësi.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 162
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Krejt umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atij që nuk do.” I thanë: “E kush nuk do, o i Dërguari i All-llahut?” Tha: “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhenet, ndërsa kush më kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 165
Transmetohet nga Ebu Musa r.a. të ketë thënë: “U dogj një shtëpi në Medine bashkë me njerëzit e saj natën. Kur u informua për rastin e tyre, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet zjarri është armik juaji, prandaj, kur të flini, fikeni.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 168
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka urdhëruar që gjatë ngrënies të lëpihen gishtat dhe të fshihet ena me ushqim dhe ka thënë: “Vërtet ju nuk e dini se ku është bere-qeti.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Kur t’i bjerë në tokë kafshata e ushqimit ndonjërit prej jush, le ta marrë, le t’ia shkundë pluhurin, pastaj le ta hajë dhe të mos ia lërë djallit: askush prej jush të mos i fshijë duart me shami para se t’i lëpijë gishtat e vet, sepse nuk e di në cilin prej ushqimeve të tij është bereqeti.” Në transmetimin e tretë të tij thuhet: “Vërtet djalli është i pranishëm në secilën prej punëve tuaja, madje edhe në ushqimin tuaj. Kur t’ju bjerë ndonjë kafshatë, fshini pluhurin nga ajo, pastaj hajeni e mos ia lini djallit.”
Hadithi 169
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a., i cili ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u ngrit në mesin tonë dhe duke na këshilluar tha: “O njerëz, ju vërtet do të tuboheni tek All-llahu i Madhërishëm të zbathur, të zhveshur dhe të pabërë sunet: “Ashtu siç ju kemi kri¬ju¬ar herën e parë do të përsërisim atë (krijim). Ky është prem¬timi ynë, Ne me të vërtetë mund ta bëjmë këtë” (el-Enbija, 104). Kuj¬des, krijesa e parë që do të vishet në Ditën e Gjykimit është Ibra¬himi s.a.v.s. Disa njerëz të umetit tim do të sillen në Ditën e Gjy¬kimit dhe do t’i grabisin të majtët (engjëjt e Xhehenemit), e unë do të them: “O Krijuesi im, këta janë shokët e mi. “Pastaj do të më thuhet: “Ti vërtet nuk e di çfarë kanë bërë ata pas Teje”, kurse unë do të them siç ka thënë robi i mirë (Isai a.s.): “Kam qenë dësh¬mitar derisa isha në mesin e tyre, e pasi që ma more shpir¬tin, mbete Ti mbikëqyrës i tyre. Dhe Ti je dëshmitar i çdo sendi. Në¬se i dënon, dënon robërit e Tu, e nëse ua fal, me të vërtetë Ti je i Fortë e i Urtë” (el-Maide, 117-118), e pastaj do të më thuhet: “Ata vazhdimisht janë kthyer prapa (janë bërë murted) qysh se je ndarë ti prej tyre.”
(Muttefekun alejhi)

.
PËRKUSHTIMI NDAJ VENDIMIT TË ALL-LLAHUT


- Dhe çka thotë ai që bën thirrje për këtë dhe urdhëron në vepra të mira ose ndalon kundër të këqijave -
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë de¬ri¬sa për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre të pranojnë ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre të mos ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen plotësisht.”
(en-Nisa, 65)
“Kur të thirren besimtarët tek All-llahu dhe Pejgamberi i Tij, që ai t’i gjykojë, fjala e tyre që do të thonë është: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Ata janë të shpëtu-ar.”
(en-Nûr, 51)
I kësaj teme është edhe hadithi i përmendur në fillim të kapitullit të kaluar (nën nr. 160) i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. por edhe hadithet e tjera.


NDALIMI I BID’ATEVE DHE I SHFAQJES SË RISIVE (NË FE)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”.. Çka ka tjetër pas të vërtetës, përveç humbjes?”
(Junus, 32)
.”..Në Libër nuk kemi lënë gjë mangu.”
(el-En’âm, 38)
.”.. Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejto-juni All-llahut dhe Pejgamberit.” (Do të thotë Kur’anit dhe Sunetit)
(en-Nisa, 59)
“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij.”
(el-En’âm, 153)
“Thuaj, nëse e doni All-llahun, pasomëni mua, edhe ju All-llahu do t’ju dojë dhe do t’jua falë mëkatet.”
(Ali Imrân, 31)
Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura.
Sa u përket haditheve mbi këtë temë, ato janë shumë dhe të njohura, por ne do të kufizohemi vetëm në disa prej tyre:
Hadithi 173
Transmetohet nga Aishja r.a., e cila thotë se ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo gjë është e refuzuar.”
(Muttefekun alejhi)
Sipas transmetimit të Muslimit: “Kush vepron diçka që nuk është në pajtim me fenë tonë, ajo (vepër) është e refuzuar.”

PËR ATË QË FUT SHPREHI TË MIRA A TË KËQIJA


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Edhe ata që thonë: “O Zoti ynë, na dhuro gëzim në gra¬të dhe fëmijët tanë, dhe bëna të marrin shembull (nga ne) ata që ruhen.”
(el-Furkan, 74)
“Edhe ata i bëmë udhërrëfyes që të udhëzojnë sipas urdh¬¬rave tona.”
(el-Enbija, 73)
Hadithi 176
Transmetohet nga Ebu Amr Xherir ibn Abdull-llah r.a., i cili ka thënë: “Në pikë të ditës ishim tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur i erdhën një grup njerëzish të zhveshur, të mbuluar me guna të leshta ose me aba, me shpata të varura në trup. Ishin kryesisht nga fisi Mu¬dar. Fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. u zbeh kur e pa skam¬jen e tyre. Ai pastaj hyri dhe prapë doli e pastaj e urdhëroi Bilalin, i cili e thirri ezanin edhe ikametin. Pasi u falën, mbajti një hutbe ku tha: “O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj që ju krijoi prej një njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij për jetë, dhe, prej atyre dyve bëri shumë meshkuj dhe femra. Frikësojuni All-llahut të cilit i luteni dhe mbani lidhjet familjare! Se All-llahu, vër¬tet, gjithmonë mbi ju vigjilon.” (en-Nisa, 1), dhe ajetin e fun¬dit të sures el-Hashr: “O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe të shikojë secili se ç’ka bërë për nesër.” (el-Hashr, 18), të ndajë sa¬da¬ka secili njeri; prej të hollave të tij (ar e argjend), prej petkave të tij, një tas grurë, një tas hurmash”, saqë tha: “Qoftë edhe me gjysmë hurme.” Pastaj erdhi një njeri prej Ensarëve që solli një bohçe të lidhur të cilën nuk mund ta mbante dot, e pastaj pasuan një nga një derisa i pashë dy grumbuj me ush¬qim dhe rroba, kurse fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. shkël¬qente si e praruar me ar. Pastaj i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam, do të ketë për të shpërblim, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barrë e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve.”
(Transmeton Muslimi)
(Komenti i fjalëve të përkthyera nga teksti është lënë si i panevojshëm - v.p.).
Hadithi 177
Transmetohet nga Ibni Mes-udi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë person nuk mbytet me dhunë e që birit të Ademit (Ka¬bilit) të mos i bjerë hise nga gjaku i tij, sepse ai i pari e ka fi¬lluar vrasjen.”
(Muttefekun alejhi)


UDHËZIMI NË TË MIRË DHE THIRRJA NË UDHËZIM A NË LAJTHITJE


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe thirr në Zotin tënd (në besimin në Zot).”
(el-Kasas, 87)
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira.”
(en-Nahl, 125)
.”.. Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devot¬shmë¬ri.”
(el-Maide, 2)
“Dhe le të ketë nga ju të atillë që do të thërrasin në të mirë.”
(Ali Imran, 104)
Hadithi 178
Nga Ebu Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij el-Bedrij r.a. trans¬me¬to¬het se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kush i tre¬gon ose e udhëzon dikë në të mirë, do të ketë shpër¬bli¬min aq sa edhe ai që e kryen atë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 179
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thërret në rrugë të drejtë, ka shpërblim për të aq sa ka edhe ai që e ndjek, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre që e kryejnë, por edhe kushdo që thërret në lajthitje (në rru¬gë të shtrembër), do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e ndjekin, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”
(Transmeton Muslimi)


NDIHMA RECIPROKE NË BAMIRËSI DHE DEVOTSHMËRI


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotsh-mëri.”
(el-Maide, 2)
Dhe thotë:
“Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe të cilët poro¬sisin për drejtësi dhe i rekomandojnë njëri-tjetrit durim.”
(el-Asr, 1-3)
Imam Shafiu ka thënë: “Vërtet shumica e njerëzve janë të pa¬kuj¬desshëm (në gaflet) nga kuptimi i kësaj sureje.”
Hadithi 182
Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Zejd ibn Halid el-Xhuhnij r.a. i cili ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përgatit (me pajisje luftarake) një luftëtar në rrugë të All-llahut, edhe ai ka luftuar (e ka shpërblimin si të atij që ka luftuar). Kush mbetet dhe kujdeset për familjen e një luftëtari duke i bërë mirë, edhe ai ka luftuar.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 184
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka takuar një grup të kalorësve në Revha (vend afër Me¬di¬nës) dhe u ka thënë: “Cili popull jeni ju?” Thanë: “Ne jemi mus¬limanë.” Ata e pyetën: “Kush je ti?” (Pejgamberi) Tha: “Unë jam i Dër¬guari i All-llahut.” Pastaj një grua e ngriti fëmijën e saj nga Pejgamberi dhe i tha: “A edhe për këtë ka haxh?” Pejgamberi tha: “Po, kurse ti ke shpërblim.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 185
Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Arkëtari i besueshëm musliman është i cili e zbaton urdhrin dhe jep a paguan në mënyrë të plotë me gjithë dëshirë dhe ia dorëzon atij për të cilin është urdhëruar çdokush nga dhënësit e zekatit.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër: “I cili jep atë që i urdhërohet, mu ashtu siç i urdhërohet, po ashtu është mirëbërës (mute-saddik).”


KËSHILLIMI (NASIHATI)


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër.”
(el-Huxhurat, 10)
Pastaj duke rrëfyer për Nuin a.s. thotë:
.”.. Ju këshilloj.”
(el-A’raf, 62)
Dhe për Hudin a.s.
.”.. Dhe unë për ju jam këshilltar besnik.”
(el-A’raf, 68)
Ndërsa prej haditheve të kësaj teme janë:
Hadithi 186
Transmetohet nga Ebu Rukajje Temim ibn Evs ed-Darij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Feja është këshillë.” Thamë: “Për kë (o i Dërguari i All-llahut)?” Tha: “Për All-llahun, Librin e Tij, të Dër¬gua¬rin e Tij, për imamët e muslimanëve dhe njerëzit e rëndo-mtë prej tyre.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 188
Transmetohet nga Enesi r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “As¬kush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë përderisa nuk dë¬shiron për vëllanë e vet atë që e dëshiron për vetveten.”
(Muttefekun alejhi)


URDHËRIMI PËR TË MIRË DHE NDALIMI NGA E KEQJA


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Dhe le të ketë nga ju të atillë që të thërrasin në të mira dhe kërkojnë të bëhen punë të mira dhe të pengojnë nga veprat e këqija. Ata do të jenë të shpëtu-ar.”
(Ali Imran 104)
“Ju jeni populli më i mirë se të gjithë të tjerët që janë paraqitur ndonjëherë, ngase ju kërkoni të bëhen vepra të mira dhe pengoni nga të pamirat.”
(Ali ‘Imran, 110);
“Ti merri me të mirë! Urdhëro për vepra të mira dhe largohu nga injorantët.”
(el-A’raf, 199)
“Kurse besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri-tjetrit: porosisin për vepra të mira dhe pengojnë nga veprat e këqija.”
(et-Tewbe, 71)
“Janë mallkuar jobesimtarët nga izraelitët, në gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjueshëm dhe gjithmonë e tepronin.”
(el-Maide, 78)
“Dhe thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, prandaj kush të dojë - le të besojë, kush të dojë - le të mos besojë.”
(el-Kehf, 29)
“Ti prediko atë që të urdhërohet.”
(el-Hixhr, 94)
Dhe thotë:
.”..Ne i shpëtuam ata të cilët pengonin nga veprat e këqija, kurse me dënim të rëndë i përfshimë mëkata-rët, për shkak se gjithmonë kanë qenë të mbrapshtë.”
(el-A’raf, 165)
Ajetet për këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Kurse ha¬dithet janë si vijon:
Hadithi 189
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dë¬gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë, atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mund ta bëjë këtë, atë¬herë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 190
Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë Pejgamber, të cilin e ka dërguar All-llahu te një popull para meje, nuk ka qenë e të mos ketë pasur havari¬ju¬¬në (ndihmës) prej umetit të vet dhe shokë që iu kanë për¬mbaj¬tur sunetit të tij dhe kanë ndjekur porositë e tij. Pastaj kanë pa¬suar pas tyre gjenerata (pasardhës) të cilët kanë folur atë që nuk e ka¬në vepruar dhe kanë vepruar atë që nuk u qe urdhëruar. Andaj, se¬cili që lufton kundër tyre me dorën e vet është besimtar, kush luf¬ton kundër tyre me gjuhën e vet është besimtar, edhe ai që luf¬ton kundër tyre me zemrën e vet është besimtar. Kush prej këtyre të triave nuk bën asgjë, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e harda¬llit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 191
Nga Ebu-l-Velid Ibadete ibn es-Samit r.a. transmetohet të ketë thënë: “Iu zotuam të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për dëgjim dhe res¬pektim në vështirësi dhe në lehtësi në vende të gëzimit dhe të mërzisë dhe për përparësi të tij mbi ne në gjithçka dhe se nuk do të grindemi as s’do t’ua kontestojmë udhëheqjen atyre që janë të denjë, përveç nëse vërehet kufër (mosbesim) i hapur për të cilin ke¬mi argumentin e All-llahut të Madhëruar. (Dhe i jemi betuar Pej¬gam¬berit) Që të flasim vetëm të vërtetën kudo që të jemi dhe se nuk do t'i frikësohemi qortimit të askujt në lidhje me All-llahun.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 193
Transmetohet nga nëna e besimtarëve Ummi Seleme Hind bint Ebi Umejje Hudhejfe r. anha se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Me të vërtetë do t’ju imponohen disa sundues e ju do t’i lejoni disa vep¬rime të tyre e disa nuk do t’i lejoni. Kush e urren (të keqen) me zemër është pastruar prej mëkatit, kush e gjykon (refuzon) me gju¬hë, është siguruar nga mëkati, ndërsa kush e pëlqen dhe i ndjek”; ... as-habët thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet të luf¬toj¬më kundër tyre?” Tha: “Jo, përderisa falin namaz me ju.”
(Transmeton Muslimi)
(Kuptimi: Kush urren me zemrën e tij, por nuk mund të refuzojë me dorë e as me gjuhë, është pastruar nga mëkati dhe e ka kryer detyrën e tij. Kush e refuzon brenda mundësive të veta, është siguruar nga ky mëkat, ndërsa kush pëlqen veprimin e saj (të keqes) dhe i ndjek, ai është mëkatar)
Hadithi 195
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Ruajuni uljes nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të bi¬se¬duar mes vete.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s tha: “Nëse nuk mund t’ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jep-jani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ulja e shikimit, mospengimi në të, kthi¬mi i selamit, të urdhëruarit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 196
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pa një unazë prej ari në dorën e një njeriu, ia hoqi atij atë (nga dora), e gjuajti dhe pastaj tha: “Ndonjëri prej jush drejtohet nga gaca e zjarrit e pastaj e vë në dorën e vet!” Pasi shkoi i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. i thanë atij njeriu: “Merre unazën tënde dhe shfrytëzoje!” Tha: “Jo, pasha All-llahun, unë kurrë nuk e marr pa¬si e ka hedhur i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 197
Transmetohet nga Ebu Seid el-Hasan el-Basrij se Aidh ibn Amër r.a. hyri tek Ubejdullah ibn Zijad dhe i tha: “O biri im i vogël, vërtet unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Ba¬riu më i keq është rojtari i Hutamës (Xhehenemit), ruhu të mos bë¬hesh prej tyre.” (Ubejdull-llahu) Tha: “Ulu, se vërtet ti je prej fi¬rës së shokëve të Muhammedit s.a.v.s.” (Aidhi) Tha: “Vallë, a kanë pa¬sur ata firë?” Vërtet fira është pas tyre dhe tek të tjerët.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 200
Nga Ebu Abdull-llah Tarik ibn Shihad el-Bexhelij el-Ahmesij r.a. transmetohet se një njeri e pyeti Pejgamberin s.a.v.s., kurse këmbën e pat vendosur në zengji: “Cili xhihad është më i mirë?” (Pejgam¬beri) Tha: “Fjala e vërtetë tek sunduesi keqbërës.”
(Transmeton en-Nesaiju me isnad sahih)
Hadithi 201
Transmetohet nga Ibni Mes’-udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mangësia e parë që i ka goditur Beni Israilët ka qe¬në se një njeri, kur e takonte një tjetër i thonte: “O ti, fri¬kë¬soju All-llahut dhe lëre këtë që po vepron, sepse kjo nuk të është e lejuar. Pastaj të njëjtin njeri e takon nesër, e ai në të njëj¬tën gjendje, dhe kjo megjithatë nuk e pengon që të hajë me të, të pijë dhe të ulet bashkë. Pasi vepruan kështu (Beni Israilët), All-llahu ua ka rrahur zemrat e njërit për tjetrin.” Pastaj tha (lexoi ajetet 78-81 të sures el-Maidetu): “Janë mallkuar jobesimtarët nga Izrae¬litët, në gjuhën e Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për shkak se ishin të padëgjueshëm, dhe gjithmonë e tepronin. Nuk e pengonin njëri-tjetrin nga të këqijat që i bënin. Vërtet vepronin shumë keq! I sheh shumë sish si miqësohen me ata që nuk be¬sojnë. Është me të vërtetë shumë keq çka i përgatisin ata vet¬vetes: për t’u hidhëruar All-llahu në ata, ndaj ata janë në vuajtje të përhershme. E sikur t’i besonin All-llahut dhe Pejgam¬berit edhe asaj çka i shpallet atij, ata nuk do të bënin miqësi me ata, mirëpo shumica sish janë ngatërrestarë.” Pastaj (Pejgamberi pas leximit të ajeteve) tha: “Kujdes, pasha All-llahun, ju me siguri ose do të urdhëroni në vepra të mira dhe do të ndaloni nga të kë¬qijat, ose do ta rrëmbeni dorën e zullumqarit dhe me forcë ta dety¬roni në të vërtetën - dhe ta kufizoni vetëm në të vërtetën, ose All-llahu do t’ju rrah me zemrat e njërit për tjetrin, e pastaj me siguri do t’ju mallkojë, siç i ka mallkuar ata.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit thotë se është hadith hasen)
Këto ishin fjalët e Ebu Davudit. Kurse sipas Tirmidhiut hadi¬thi do të theksonte kështu: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pasi Beni Israilët ranë në padëgjueshmëri, dijetarët e tyre i ndalonin prej mëkateve, por ata nuk ndaloheshin, ndërsa dijetarët e Beni Israilëve edhe përkundër kësaj janë ulur me ta në ndej e tyre, kanë ngrënë dhe kanë pirë me ta, pastaj All-llahu ua rrahu zemrat e njërit për tjetrin dhe i mallkoi përmes gjuhës së Davudit dhe të Isasë, të birit të Merjemes, për arsye se janë bërë mëkatarë dhe kanë bërë armiqësi.” Pastaj u ul i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pasi ishte i mbështetur dhe tha: “Jo, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, derisa ju të mos i detyroni me forcë për të vërtetën dhe derisa të mos i kufizoni vetëm në të vërtetën.”
Hadithi 202
Transmetohet nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. të ketë thënë: “O njerëz, ju e lexoni këtë ajet: “O besimtarë, kujdesuni për vete; në¬se jeni në rrugë të drejtë, ai që është i humbur nuk do t’ju bë¬jë dot asgjë!” (el-Maidetu, 105), dhe unë e kam dëgjuar të Dërgu-a¬rin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet kur njerëzit e vërejnë zullumqarin e nuk e kapin për dore (për ta ndalur e pengu-ar) ekzis¬ton rreziku që t’i dënojë All-llahu përgjithësisht për atë shkak.”
(Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu)


ASHPËRSIA E DËNIMIT PËR ATË QË URDHËRON PËR TË MIRË OSE NDALON NGA E KEQJA, POR VEPRAT I KA NË KUNDËRSHTIM ME FJALËT


All-llahu i Madhërishëm thotë:
“A ju po urdhëroni të tjerët të bëjnë vepra të mira e veten e harroni? Ju edhe Librin e lexoni. A s’po mend-oni pak?”
(el-Bekare, 44)
“O besimtarë, përse flisni atë çka nuk e punoni? Sa e urrej¬tur është tek All-llahu të flisni atë që s’e bëni!”
(es-Saff, 2-3)
E gjatë lajmërimit për Shujabin s.a.v.s. thotë:
.”.. Unë nuk dëshiroj të dallohem nga ju në atë që jua ndaloj.”
(Hud, 88)
Hadithi 203
Nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Harithe r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit do të sillet një njeri dhe do të hidhet në zjarr (Xhehenem), e organet e barkut do t'i dalin jashtë dhe do të sillet rreth tyre siç sillet gomari në rrotulluesen e mullirit. Ba¬norët e Xhehenemit do të mblidhen rreth tij e do t’i thonë: “O ti filan, çfarë të ka ndodhur? A nuk ke urdhëruar për vepra të mira dhe ke ndaluar nga të këqijat?” Ai do t’ju thotë: “Po, gjithsesi, kam urdhë¬ruar për vepra të mira, por vetë nuk i kam kryer dhe kam nda¬luar nga të këqijat, por vetë i kam punuar.”
(Muttefekun alejhi)


URDHËRESA PËR TA PËRMBUSHUR EMANETIN


All-llahu i Madhërishëm thotë.
“All-llahu urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni atyre që u takojnë, pronarëve të vet.”
(en-Nisa, 58)
“Ne ua kemi dhënë amanetin qiejve, tokës dhe maleve, por ato refuzuan ta pranojnë, se u frikësuan, kurse njeriu e mori mbi vete. Ai me të vërtetë është i padrejtë dhe injorant!”
(el-Ahzab, 72)
Hadithi 204
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shenjat e munafikut (hipokritit) janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, nuk e përmbush premtimin dhe kur diçka i besohet, ai të tradhton.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim thuhet edhe: “Po edhe nëse agjëron, fal namaz dhe pohon se është musliman.”
Hadithi 207
Nga Ebu Hubejb Abdull-llah ibn ez-Zubjeri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kur ka dalë Zubejri në ditën e betejës se devesë (Jev¬mu-l-xhemel: beteja e njohur e cila u zhvillua në mes të Ali b. Ebi Talibit dhe Aishes r. anhuma), më ftoi mua dhe shkova pranë tij e ai më tha: “Biri im, sot vriten vetëm zullumqarët dhe të dëmtua¬rit, dhe unë e shoh veten se do të vritem si i dëmtuar. Brenga ime më e ma¬dhe janë borxhet e mia. A e di se kur t’i pa¬guaj¬më borxhet tona, prej pasurisë tonë nuk na mbetet asgjë?” Pastaj tha: “Biri im, shite pasu¬rinë tonë dhe paguaj borxhet tona. Më ka porositur që ta lë për vete një të tretën, kurse një të tretën e saj për bijtë e tij. Domethënë për bijtë e Abdull-llah ibn ez-Zubejrit të tretën e të tretës. (Pastaj) Tha: “Nëse mbetet diçka nga pasuria jonë pas pagimit të borxhit, atëherë një e treta e një të tretës për bijtë e tu. Hishami tha: “Zubejri atëherë posaçërisht i ka zgjedhur disa nipa, ndof¬ta Hu¬bej¬bin dhe Abba¬din, sepse ai atëbotë kishte nëntë djem dhe nëntë vaj¬za.” Abdull-llahu pastaj tha: “(Babai im) Edhe më tut¬je më poro¬siti rreth borxhit të tij e më tha: “Biri im, nëse diçka nga kjo nuk mund ta kryesh, atëherë kër¬ko që të të ndihmojë mbrojtësi im.” Tha: “Pasha All-llahun, nuk e kuptova ç’deshi, derisa i thashë: “O babai im, cili është mbrojtësi yt?” Tha: “All-llahu” Tha: Sa herë që jam gjetur në vështirësi me borxhin e tij, unë thosha: “O Mbroj¬tësi i Zu¬bejrit, pagu-aje borxhin e tij, dhe i paguhej. (Pastaj) Tha: “Kur u vra Zubejri nuk la asnjë dinar e as dirhem, por vetëm një tokë të pa¬punueshme dhe njëmbëdhjetë shtëpi në Medine, dy shtëpi në Basra dhe nga një në Kufe dhe Egjipt. (Pastaj) Tha: “Ai edhe pse ka qenë aq borxhli, kur ndonjë njeri ia sillte për ruajtje (pasurinë e tij), Zubejri i thonte: “Jo, unë nuk mund ta pranoj për ta ruajtur, unë frikësohen që të mos e humbas.” Ai asnjëherë nuk ka kryer funksion të emirit, as nuk e ka mbledhur tatimin, haraxhin a tjetër. Ai gjith¬një ka qenë në beteja bashkë me të Dërguarin e All-llahut ose me Ebu Bekrin, ose me Umerin, ose me Uthmanin r.anhum. Abdull-llahu tha: “Unë kam llogaritur sa borxhe ka dhe kam gjetur se ai ka dy milionë e dyqind mijë! Një ditë i vjen Ha¬kim ibn Hizami dhe i thotë Abdull-llah ibn Zubejrit: “O djali i vëllait tim, sa ka vëllai im borxh? Unë ia fsheha dhe i thashë: “Njëqind mijë.” Hakimi tha: “Pasha All-llahun, unë nuk po shoh se pasuria juaj mund ta paguajë këtë.” Abdull-llahu i tha: “Çka mendon ti, nëse borxhi është dy milionë e dyqind mijë? Tha: “Unë nuk po shoh se ju mund ta kryeni këtë, e nëse nuk mund të bëni asgjë prej saj, më ftoni në ndihmë.” Tha: “Zubejri e pat blerë një tokë me kaçuba me 170.000, kurse (djali i tij) Abdull-llahu e shiti për një milion e gjashtëqind mijë pastaj u ngrit e tha: “Kujt i ka diçka borxh Zubejri, ja, ta marrë borxhin prej kësaj toke (me kaçuba).” Atëherë erdhi Abdull-llah ibn Xhaferi, të cilit Zubejri ia kishte borxh 400.000, andaj i tha Abdull-llahut “Nëse doni, këtë po ua lë juve. Abdull-llahu tha: “Jo” (pastaj Ibni Xhaferi) Tha: “Nëse dëshironi, kjo pagesë le të mbetet për fund, nëse kanë ngelur akoma.” Abdull-llahu tha: “Jo” (Ibni Xha¬feri) Tha: “Më ndani një pjesë (të tokës).” Abdull-llahu tha: “Jotja është prej këtu deri atje.” Abdull-llahu e shiti një pjesë të saj dhe me të e pagoi borxhin, kurse atij i mbetën 4,5 sehma (masë sipër¬faqesh). Pastaj shkoi te Muaviu, tek i cili ishin Amër ibn Uthmani, el-Mundhir ibn ez-Zubejri dhe Ibni Zem-a. Mu¬aviu i tha: “Sa kushtoi toka (gabe-ja)?” (Abdull-llahu) Tha: “Çdo sehm nga 100.000.” (Mu¬aviu) Tha: “Sa ka mbetur prej saj?” Tha: “Katër sehmë e gjy¬smë.” Atë¬herë Mundhir ibn Zubejri tha: “Unë po e marr një sehm për 100.000.” Amër ibn Uthmani tha: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000.” Kur¬se Ibni Zem-a thotë: “Edhe unë po e marr një sehm për 100.000.” Mua¬viu tha: “Edhe sa ka mbetur?” I thanë: “Një sehm e gjysmë.” Muaviu tha: “Edhe unë po e marr atë për 150.000.” (Abdull-llahu) Tha: “Abdull-llah ibn Xhaferi ia shiti Muaviut pjesën e tij për 600.000.” Pasi Ibni Zubejri e kreu pagimin e borxhit të tij, atëherë fëmijët (trashëgimtarët) i thanë: “Na e ndaj trashëgiminë tonë!” Abdull-llah ibn Zubejri tha: “Pasha All-llahun, nuk do ta ndaj mes jush derisa të mos e shpall dhe të thë¬rras katër vjet: “Vini re, kujt i ka borxh Zubejri, të vijë t’ia paguajmë.” Kështu për çdo vit thërriste në “mevsim” (kohë e caktuar kur tubohen njerë¬zit, si haxhi etj.), dhe pasi kaluan katër vjetët ua ndau (tra¬shë¬gimi¬në) dhe e mbajti një të tretën (sipas testamentit të babait). Zubejri kishte katër gra, secilës i takoi nga një milion e dyqind mijë, kurse shuma e përgjithshme e pasurisë së tij ishte pesëdhjetë milionë e dyqind mijë.”
(Transmeton Buhariu)


NDALIMI I DHUNËS DHE URDHRI PËR PENGIMIN E SAJ


All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”.. Për zullumqarët nuk ka mik as ndërmjetës që përfillet.”
(Gafir, 18)


Dhe thotë:
.”.. Ndërkaq zullumqarët askush nuk i ndihmon.”
(el-Haxhxh, 71)
Sa u përket haditheve për këtë temë, në radhë të parë është hadithi i theksuar më parë nga Ebu Dherr-i r.a. në fund të kapitullit për “Përpjekjen, mundimin, luftimin (el-Muxhahede).”
Hadithi 208
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ruajuni dhunës (padrejtësisë), sepse dhuna është errë¬sirë në Ditën e Gjykimit, ruajuni koprracisë, sepse vërtet koprracia i ka shkatërruar ata popuj që kanë qenë para jush: ajo i ka shtyrë për derdhjen e gjakut të tyre dhe i ka shtyrë që ndalimet (hara-met) t’i bëjnë të lejuara (hallall).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 211
Transmetohet nga Aishja r.anha se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush bën zullum (dhunë, padrejtësi) sa një pëllëmbë to¬kë, do të jetë i ngarkuar me shtatë (do ta bartë në qafë në Ditën e Gjykimit).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 212
Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Vërtet All-llahu i jep jetë të gjatë mizorit, ndër-sa kur ta rrëmbejë nuk i shpëton dot”, pastaj lexoi: “Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytete që kanë bërë mizori. Dënimi i tij është fort i dhembshëm.” (Hûd, 102)
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 213
Transmetohet nga Muadhi r.a. të ketë thënë: “Më dërgoi i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. e më tha: “Ti do t’i vish një populli prej Ehli Kitabit (të cilëve u është shpallë Libri, të krishterëve a jehu¬dëve), andaj thirri ata në dëshmi se nuk ka zot përveç All-llahut dhe se vërtet unë jam i Dërguari i All-llahut. Nëse ata i binden kësaj, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka urdhëruar me pesë namaze çdo ditë e natë, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë mësoji ata që All-llahu i ka obliguar me sadaka (zekat), të cilën do t’ua marrësh pasanikëve të tyre e do t’ua japësh të varfërve të tyre, e nëse edhe këtë e pranojnë, atëherë ruhu (mos merr) nga gjërat e çmueshme të pasurisë së tyre. Dhe ruhu nga mallkimi (nëma) i të dëmtuarit, sepse mes mallkimit të tij dhe All-llahut nuk ka perde (pengesë).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 214
Transmetohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa’d es-Saidij r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. e angazhoi një njeri nga Ezdi, të cilin e quanin Ibni Lutbijje- për ta mbledhur zekatin. Kur ka ar¬dhur, ka thënë: “Kjo është juaja, kurse kjo është dhuratë për mua.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.av.s. u ngrit në minber dhe pasi e falënderoi dhe madhëroi All-llahun tha: “Unë e kam anga¬zhuar një njeri nga ju të ma kryejë punën me të cilën më ka ngar¬kuar All-llahu, e ai vjen dhe më thotë: “Kjo është juaja, kurse këtë e kam dhuratë që më është dhuruar mua. E përse nuk ka ndenjur në shtëpinë e prindërve të vet që ta marrë atje atë dhuratë, nëse ësh¬të i sigu¬rtë? Pasha All-llahun, çdokush nga ju që, pa të drejtë, merr pjesë të zekatit do të vijë në Ditën e Gjykimit duke e bartur në qafën e vet. Nëse e ka marrë devenë, do ta bartë në qafë dhe ajo me pëllitje do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë lopën, do ta bartë në qafë dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojë turpin e tij. Nëse e ka marrë delen, do ta bartë në qafë dhe ajo me blegërimën e vet do ta kumtojë turpin e tij.”
Pas kësaj (i Dërguari) i ka ngritur duart e veta, aq sa e kemi parë bardhësinë e sqetullave të tij, pastaj ka thënë: “O All-llahu im, a kam ko¬munikuar (mjaft)?”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 215
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Kush i ka bërë një padrejtësi (zullum) vëllait të vet në nderin e tij a diku tjetër, le t’i kërkojë falje atij për të sot, para asaj kur nuk do të ketë dinarë e as dirhemë: nëse e ka një vepër të mire, me të do t’i paguhet padrejtësia; por nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do t’i merren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t’i jepen atij (që ka bërë zullum).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 216
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Musliman (i mirëfilltë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët. Kurse muhaxhir (i mirëfilltë) është ai që i braktis plotësisht ndalimet e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 219
Transmetohet nga Ebu Umame Ijas ibn Tha’lebe el-Harithij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush ia merr të drejtën një musli¬mani me dorën e tij të djathtë, All-llahu ia përcakton Xhehenemin dhe ia nda¬lon Xhenetin.” Një njeri i thotë: “Edhe nëse është ndonjë çështje e lehtë, o i Dërguari i All-llahut!? Tha: “Po, qoftë edhe një rrem nga druri i misva¬kut.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 223
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A e dini kush është i falimentuar (muflis)?” (As-habët) Thanë: “I falimentuar te ne është ai i cili nuk ka as para e as mall.” Tha: “I fali¬mentuar i umetit tim është ai që vjen në Ditën e Gjy¬kimit me namaz, me agjërim, me zekat, por edhe me mëkatin e sharjes së një personi, me shpi¬fje të një tjetri, me ngrënien e pasurisë së një tjetri, me gjakderdhjen e një personi, me rrahjen e një tjetri, e kur t’u jepen atyre prej veprave të mira të këtij dhe nëse harxhohen mirësitë e tij para se t’u paguhen borxhet, atëherë do të merren prej mëkateve të tyre dhe do t’i ngarkohen këtij, pa¬staj edhe ky do të hidhet në zjarr.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 224
Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet unë jam njeri, ju në konfliktet tuaja më drejtoheni mua. Është e mundshme që ndonjëri prej jush është më i aftë që t’i shtrojë ar¬gumentet e veta dhe unë të gjykoj në dobi të tij, sipas asaj që kam dëgjuar. Andaj, kujt t’ia shqiptoj të drejtën e vëllait të tij, vërtet ia kam shkëputur një pjesë të zjarrit (të xhehenemit).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 225
Transmetohet nga Ibni Umeri r. anhuma se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari është vazhdimisht në hapësirën e fesë së tij, derisa të derdhë gjak në mënyrë të palejuar.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 226
Transmetohet nga Havla bint Thamir el-Ensarije, gruaja e Ham¬zës r.a., se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet disa njerëz shkelin në pasurinë e All-lla¬hut pa të drejtë, andaj në Ditën e Gjykimit i pret zjarri i Xhehene-mit.”
(Transmeton Buhariu)

.
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:59 pm

MADHËRIMI I SHEJTËRIVE TË MUSLIMANËVE, SHPJEGIMI I TË DREJTAVE TË TYRE SI DHE KUJDESI DHE MËSHIRA NDAJ TYRE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“E kush i madhëron shejtëritë e All-llahut, është mirë për të ndaj Zotit të vet.”
(el-Haxhxh, 30)
“E kush i madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike.”
(el-Haxhxh, 32)
.”.. Kurse ndaj besimtarëve bëhu i butë.”
(el-Hixhr, 88)
.”.. Nëse dikush vret dikë që s’ka vrarë askënd ose nuk ka bërë në tokë trazira, sikur ka vrarë tërë njerëzinë; por kush bëhet shkaktar për të jetuar dikush, sikur tërë njerëzisë ia ka ruajtur jetën.”
(el-Maide, 32)
Hadithi 227
Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Besimtari me besimtarin është i lidhur sikurse ndërtesa, elementet e së cilës janë të lidhur fort njëri me tjetrin”, dhe i kry¬qëzoi gishtat e tij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 228
Transmetohet nga Ebu Musa r.a., po ashtu, se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush kalon nga xhamitë a tregjet tona, e me vete ka shigjeta (ose çfarëdo arme), le t’i mbajë në vendin e tyre ose le t’i kapë për majë (të hekurt), që me to të mos pengojë ndonjë musliman.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 259
Transmetohet nga En-Nu’man ibn Beshir r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre; në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuret një or¬gan edhe pjesët e tjera të trupit shqetësohen dhe mbarë orga¬nizmi vuan nga dhembjet, pa¬gjumësia dhe ngritja e temperatures.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 230
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. e puthi Hasanin, të birin e Aliut r.a., kurse tek ai ishte el-Akre’ ibn Habis që tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e shikoi dhe tha: “Kush nuk bën mëshirë (ndaj të tjerëve), nuk do të bëhet mëshirë ndaj tij (prej All-llahut).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 231
Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Erdhën disa njerëz (arabë) tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e i thanë: “A i puthni ju fë¬mijët tuaj?” Tha: “Po” (Ata) Thanë: “Ne, pasha All-llahun, nuk i pu¬thim!” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Çka mund t’ju bëj, nëse All-llahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 233
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush u prin njerëzve në na¬maz, le të lehtësojë, sepse në mesin e tyre ka të dobët, të së¬murë dhe pleq. Kur të falet vetë, atëherë le ta zgjasë sa të dojë.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër shtohen edhe fjalët: “ka edhe të nevojshëm.”
Hadithi 236
Nga Ebu Katade el-Harith ibn Rib’ij r.a. transmetohet se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet unë ngrihem për namaz dhe dëshiroj të qëndroj gjatë në të, por kur dëgjoj vajin e fëmijës, e lehtësoj (shkurtoj) atë, duke mos pasur dëshirë që t’ia vështi-rësoj (punën) nënës së fëmijës”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 238
Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit: nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që ta përballojë vështirësinë dhe t’i plotësojë dëshirat e do t’ia lar¬gojë vështirësitë e tij. Atij që ia lehtëson vëllait të vet një barrë (vësh¬tirësi), All-llahu do t’ia lehtësojë atij vështirësitë në Ditën e Gjy¬kimit. Atij që ia mbulon muslima¬nit ndonjë turp, All-llahu do t’ia mbulojë turpin në Ditën e Gjykimit.”
(Mutte¬fekun alejhi)
Hadithi 240
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos i bëni zili njëri-tjetrit, as mos e mashtroni njëri-tjetrin; mos e urreni njëri-tjetrin; mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, duke u hidhëruar; mos iu impononi njëri-tjetrit në shit¬¬blerje. Bëhuni, robër të All-llahut, vël¬lezër të vërtetë. Musli¬ma¬ni është vëlla i muslimanit. Nuk i bën atij pa¬dre¬jtësi, nuk e për¬ul, nuk e lëshon. Devotshmëria është këtu.” Tri herë tha duke bërë she¬një në gjoksin e tij. “Një njeriu i del mjaft e keqja, nëse e nën¬çmon vëllanë e tij musliman. Secilit musliman patjetër i janë të shenj¬ta dhe të paprekshme jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit tjetër.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 241
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Askush nga ju nuk do të jetë besimtar i vërtetë derisa të dëshi-rojë për vëllanë e tij atë që dëshiron për vetveten.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 242
Transmetohet, po ashtu nga Enesi r.a., se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd, mizor qoftë a i dëm¬tuar!” Një njeri i tha: “O i Dërguari i All-llahut, i ndihmoj të dëm¬tua¬¬rit, por më njofto si t’i ndi¬hmoj nëse është mizor?” Tha: “Ta nda¬losh atë nga dhuna është ndi¬hmë për të.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 243
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani ndaj muslimanit ka pesë detyra: Kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, për¬gjigj¬ja në ftesë, përgjigjja me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu të mëshi-roftë! - atij që teshtin dhe thotë: el-hamdu li-l-lah).”
(Muttefekun alejhi)
Sipas një transmetimi të Muslimit hadithi citohet kështu: “Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë detyra. Kur ta takosh, jepi selam; kur të thërret (në punë a gazmend), përgjigjju; kur prej teje kërkon këshillë, këshilloje; kur teshtin dhe falënderon All-llahun me “el-hamdu li-l-lah” përgjigjju me “jerhamukell-llah”; kur të sëmuhet, vizitoje dhe kur të vdesë, përcille deri në varr.”
Hadithi 244
Transmetohet nga Ebu Umare el-Bera ibn Azib r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na i ka urdhëruar shtatë (gjëra) dhe na i ka ndaluar shtatë: Na ka urdhëruar vizitën e të sëmurit, përc¬jell¬¬jen e xhenazes, përgjigjen me lutje atij që teshtin, pranimin e vër¬tetësisë së betimit, ndihmën e të dëmtuarit, të përgjigjurit në fte¬së dhe përhapjen e selamit. Por na e ka ndaluar: vënien e una¬za-ve të arit, pirjen prej enës së argjendtë, shtrimin e jastëkut të mëndafshtë të mbushur me pambuk në shpinë të deves për hipje, bartjen e jelekut të mëndafshtë të qëndisur me lara të linjta, vesh-jen e rrobave të mëndafshta, rrobat prej armaçit dhe prej mën¬dafshit, të hollat dhe të trashat.”
(Muttefekun alejhi)


MBULIMI I TURPEVE TË MUSLIMANËVE DHE NDALIMI I PËRHAPJES SË TYRE PA NDONJË ARSYE TË DOMOSDOSHME


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata që dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amo¬ra¬¬li¬¬te¬ti i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tje¬tër.”
(en-Nûr, 19)
Hadithi 245
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk e mbulon asnjë rob (njeri) robin tjetër në këtë botë, e të mos e mbulojë atë All-llahu në Ditën e Gjykimit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 246
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dë¬gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Gjithë umeti im do të jetë i falur përveç mëkatarëve publikë, kurse prej mëka¬te¬ve publike është kur një nje¬ri e bën një punë natën, pastaj gdhihet duke qenë i mbuluar (mëkati i tij) nga ana e All-llahut, por ai tho¬të: “O filan, unë mbrëmë e kam bërë këtë dhe atë vepër.” Atë mbrë¬më e pat mbuluar Krijuesi i tij, kurse ai, kur u gdhi, e zbulon atë që ia pat mbuluar All-llahu.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 248
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ia sollën Pejgamberit s.a.v.s. një njeri që kishte pirë (alkool) dhe tha: “Rri¬heni!” Ebu Hurejra ka thënë: “Të gjithë e rrahën; dikush me dorë, di¬kush me këpucë, e dikush edhe me rroba!” Pasi u nis, disa njerëz i thanë: “All-llahu të turpëroftë!” (Pejgamberi) Tha: “Mos thoni kësh¬tu, mos i ndihmoni djallit kundër tij.”
(Transmeton Buhariu)


PËRMBUSHJA E NEVOJAVE TË MUSLIMANËVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Dhe bëni vepra të mira, ndoshta do të shpëtoni.”
(el-Haxhxh, 77)
.”..Dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me si¬guri e di atë.”
(el-Bekare, 215)
Hadithi 249
Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën atij padrejtësi e as nuk e lë në baltë. Atij që i ndihmon vëllait të vet që t’i kalojë vështirësitë dhe t’i plotësojë nevojat e veta, All-llahu do t’ia plotësojë dëshirat dhe do t’ia largojë vështirësitë. Atij që ia lehtëson muslimanit ndonjë vështirësi, All-llahu do t’ia lehtë¬sojë vështirësitë në Ditën e Gjykimit. Atij që ia mbulon musli-manit ndonjë turp, All-llahu do ta mbulojë turpin e tij në Ditën e Gjykimit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 250
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Atij që besimtarit ia lehtëson një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër. Atij që të var¬frit ia lehtëson gjendjen, All-llahu do t'ia lehtësojë edhe në këtë bo¬të edhe në botën tjetër. Atij që i mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë atij në të dy botët. All-llahu do t’i ndih¬mojë robit të vet, derisa ai rob i ndihmon vëllait të vet. Kush ni¬set rrugës së fitimit të diturisë, All-llahu (për atë) do t’ia leh¬tësojë rrugën deri në Xhenet. Asnjëherë nuk mblidhet një grup i njerëzve në një prej shtëpive të All-llahut (në xhami) për ta lexuar Kur’anin dhe për ta mësuar në mes vete, e që mbi ta të mos lëshohet dhe t’i mbro¬jë mëshira e All-llahut, dhe që të mos i rrethojnë engjëjt ose që All-llahu të mos i lavdërojë në mesin e atyre që janë tek ai (en¬gjëjt, Pe¬jgamberët dhe njerëzit e mirë). Atë që e zbraps puna e tij, nuk mund ta përparojë prejardhja e tij.”
(Muttefekun alejhi)


NDËRMJETËSIMI-NDËRHYRJA (SHEFA’ATI)


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kush angazhohet për të mirë, ai do të ketë pjesë¬marr¬je në shpërblim.”
(en-Nisa, 85)
Hadithi 251
Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se ka thënë: “Kur i vinte Pejgamberit s.a.v.s. ndonjë njeri për ndonjë nevojë (kërke-së), kthehej nga të pranishmit dhe u thonte: “Angazhohuni, ndër-hyni e do të shpërbleheni! All-llahu përcakton nëpërmjet gjuhës së Pej¬gam¬berit të Vet ç’të dojë.”
(Muttefekun alejhi)
Kurse në një transmetim tjetër është: “çka të dëshirojë.”


VENDOSJA E RREGULLIT DHE E QETËSISË (PAJTIMI) NË MES NJERËZVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka ndonjë dobi, përveç se kur kërkojnë të ndahet sadakaja ose të bëhen vepra të mira ose të pajtojnë njerëz ndërmjet veti... ”
(en-Nisa, 114)
.”..Pajtimi është më i mirë.”
(en-Nisa, 128)
.”.. Prandaj frikësojuni All-llahut dhe koordinoni çësh¬t¬jet tuaja ndër veti.”
(el-Enfal, 1)
“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni dy vëllezër tuaj.”
(el-Huxhurat, 10)
Hadithi 253
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur paraqitet dielli, duhet dhënë sadaka. Nëse i pajton dy (veta) dhe sillesh drejt mes tyre, edhe ajo është sadaka. Nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kalë, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kale, edhe kjo është sa¬daka. Edhe fjala e mirë është sadaka. Secilin hap që bën për namaz, po ashtu është sadaka. Largimi nga rruga i asaj që i pen¬gon kalimtarët, edhe ajo është sadaka.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 254
Nga Ummi Kulthum bint Ukbe Ebi Muajt r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Nuk është gënjeshtar ai që vendos rregull dhe paqe (paj-ton) mes njerëzve, pastaj për¬cjell lajme të mira ose flet mire.”
(Muttefekun alejhi)
Në transmetimin e Muslimit shtohen këto fjalë: “Nuk e kam dë¬gjuar (Alejhisselamin) të le¬jojë diçka nga bisedat e njerëzve siç ishte në këto biseda për luftën dhe pajtimin mes njerëzve, biseda e burrit gruas së tij dhe biseda e gruas ndaj burrit të saj.”


VLERA E TË DOBTËVE, TË VARFËRVE DHE TË HUMBURVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre të cilët i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje me dëshirë që të meri¬tojnë simpatinë e Tij dhe mos i hiq sytë e tu prej atyre.”
(el-Kehf, 28)
Hadithi 257
Transmetohet nga Harithe ibn Vehbi r.a. se: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “A doni t’ju kumtoj (diçka) për banorët e Xhenetit? Çdo musliman i dobët (nga mode-stia duket i tillë) dhe i përbuzur (nga njerëzit), nëse betohet në All-llahun për diçka, All-llahu do t’ia plotësojë. A doni t’ju kumtoj diçka edhe për banorët e Xhehenemit? (I tillë është) Çdo njeri kokëfortë, vetjak dhe mendjemadh.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 261
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë se një grua ze¬zake ose një djalosh i ri e ka fshirë me fshesë xhaminë. Pasi hum¬bi (një kohë), i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pyeti për të, e i tha¬në: “Ka vdekur!” (Pejgamberi) Tha: “Përse nuk më keni njoftuar për këtë?” Ata sikur e nënçmojnë atë. Ai u tha: “Ma tregoni varrin e saj apo të tij.” Pasi ia tre¬guan varrin, ai ia fali xhenazen e pastaj tha: “Vërtet këto varreza janë të errëta për pronarët e tyre, dhe All-lla¬hu i Madhëruar do t’i ndriçojë ata për hir të namazit tim për ta.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 263
Transmetohet nga Usame r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Qën¬drova në derë të Xhenetit, kur në të hynin përgjithësisht të mje¬rët, kurse pasanikët ishin të burgosur dhe pritnin thirrjen e mbikëqyrësve të Xhehenemit për të hyrë në të. Dhe qëndrova në derë të Xhehenemit, kur në të përgjithësisht hynin grate.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 264
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vetëm tre (fëmijë prej Beni Israilëve) kanë folur në djep: “Isai, biri i Me¬rjemes, dhe pronari i Xhurejxhit (të tretit transme¬tue¬si nuk ia përmend emrin). Xhurejxhi ka qenë një njeri që bënte iba¬det. Ai ndërtoi për vete një ndërtesë të posaçme (savme’a) dhe në të bënte ibadet. Duke qenë aty (një ditë), i vjen nëna e vet, e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Xhu¬rejxhi) Tha: “O Zoti im, në¬na ime apo namazi?” Dhe u përcaktua për va¬zhdimin e namazit, kur¬se nëna e tij shkoi prapë. Të nesërmen në agim, prapë i erdhi nëna dhe përsëri e gjeti në namaz dhe i tha: “O Xhurejxh!” (Ky përsëri në namaz me zemër) Thotë: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Ven¬dosi ta vazhdojë namazin gjer në fund (dhe, kur ta përfundojë nama¬zin, atëherë t’ia çelë derën dhe t’i përgjigjet nënës, por nëna nuk e pret dhe kthe¬het si ditën e kaluar). Ditën e tretë, nëna e tij vjen për¬sëri dhe fillon të thërrasë: “O Xhurejxh!” (Xhurejxhi që falte na¬maz) Tha: “O Zoti im, nëna ime apo namazi im?” Dhe prap (Xhu¬rejxhi) e zgjedh namazin. (Nëna) Tha: “O All-llahu im, mos e vdis derisa të shohë fytyrat e lavireve!”
Beni Israilët ndërmjet tyre e përmendin Xhurejxhin dhe ibade-tin e tij. Aty ishte edhe një grua lavire, e cila shquhej me bukurinë e saj. (Kur dëgjoi për Xhurejxhin) Tha: “Nëse doni, unë e provokoj dhe e mashtroj?! “Pastaj, ajo iu ofrua, por ai as që ia vuri veshin. Atë¬herë kaloi (atypari) një bari me një kope i cili i kullote rreth vendit të ibadetit (savme’a) të Xhu¬rejxhit, të cilit ajo gruaja iu ofrua, me të cilën bariu pati marrëdhënie intime dhe ajo mbeti shtat¬zënë. Kur lindi, ajo tha: “Kjo foshnje është me Xhurejxhin!” Pas¬taj erdhën (njerëzit) te savme’a e tij, ia rrënuan dhe fi¬lluan ta rra¬hin. (Xhurejxhi) Tha: “Ç’keni, o njerëz?” Thanë: “Ti ke bërë më¬kat (zina) me këtë lavire, dhe ajo ka lindur me ty.” Tha: “Ku është fosh¬nja?” Pasi ia sollën aty, tha: “Më lejoni derisa të fal namaz, dhe u fal, pasi e përfundojë (namazin) erdhi te fëmija, e preku në bark dhe tha: “O fëmijë, kush është babai yt?” (Fëmija) Tha: “Filan ba¬riu.” Pastaj iu afruan (njerëzit) e filluan ta puthin, ta përqafojnë dhe pastaj i thanë. “Po ta ndërtojmë savme’an tënd prej ari.” Tha: “Jo, ma ndërtoni përsëri prej ba¬lte, siç ka qenë.” Dhe ia ndër¬tuan.
Duke thithur foshnja gji te nëna e vet, kalon atypari një kalo¬rës hipur në një deve të shtrenjtë e të bukur dhe nëna e tij tha: “O All-llahu im, bëje djalin tim sikurse ky!” Fëmija e la gjirin, u kthye nga njeriu, e shikoi dhe tha: “O All-llahu im, mos më bë si ai!” Pastaj u kthye nga gjiri dhe vazhdoi të thithë.” (Transmetue¬si tregon e thotë) “Sikur po e shoh të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. se si e vë gishtin e tij tregues dhe fillon të thithë duke na treguar.” Pas¬taj (Pejgamberi) tha: “Pastaj (njerëzit) kaluan me një robëre-shë du¬ke e rra¬hur dhe i thonin: “Ke bërë zina, ke vjedhur.” Kurse ajo thonte: “Ha¬sbijall-llahu ve ni’mel-vekil” (All-llahu më mjafton për gjith¬çka dhe Ai është mbrojtësi më i mirë) nëna e foshnjës atëherë tha: “O All-llahu im, mos e bë djalin tim si kjo.” Foshnja e la thith¬jen dhe shikoi nga ajo e tha: “O All-llahu im, më bë mua si ajo.”
Këtu përsëritet tregimi: “Nëna e foshnjës tha: “Kaloi një njeri me pamje të bukur, e unë thashë: “O All-llahu im, bëje djalin tim sikur ky!” Kurse ti the: “O All-llahu im, mos më bë si ai.” Pastaj ka¬luan me robëreshën të cilën e rrihnin dhe i thonin se ka bërë zina dhe ka vjedhur. Thashë: “O All-llahu im, mos e bë djalin tim si ajo”, kurse ti the: “O All-llahu im, më bë mua si ajo!” (Foshnja) Tha: “Vërtet, ai njeri është tiran, andaj dhe kam thënë, o All-llahu im, mos më bërë si ai! Kurse ajo për të cilën thonin se ka bërë zina e nuk ka bërë, ka vjedhur, e ajo nuk ka vjedhur, thashë: O All-llahu im, më bë mua si ajo.”
(Muttefekun alejhi)


PËRZEMËRSIA NDAJ BONJAKËVE, NDAJ VAJZAVE, TË GJITHË TË DOBTËVE, TË VARFËRVE, TË DËSHPËRUARVE DHE BAMIRËSIA, MËSHIRA DHE KUJDESI NDAJ TYRE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ndaj besimtarëve bëhu i butë.”
(el-Hixhr, 88)
“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje me dëshirë që të meritojnë simpatinë e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej atyre, duke dëshi¬ruar bukurinë e jetës së kësaj bote.”
(el-Kehf, 28)
“Prandaj bonjakun mos e nënçmo. Dhe lypësin mos e refuzo.”
(ed-Duha, 9-lo)
“A e ke parë atë që përgënjeshtron atë botë? Po, ai është që refuzon ashpër bonjakun. Dhe nuk nxit për ushqimin e të varfërit.”
(el-Maun, l-3)
Hadithi 267
Transmetohet nga Sehl ibn Sa’d r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë dhe mbrojtësi (kujdestari) i bonjakut do të jemi në Xhenet kështu”, dhe bëri shenjë me gishtin tregues dhe gishtin e mesëm dhe i ndau nga njëri-tjetri.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 270
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai që kujdeset për të shkretët dhe të varfërit është si ai që lufton në rrugë të All-llahut.” (Transmetuesi thotë) Mendoj se (Pej¬gamberi) tha: “Si ai që falet pandërprerë dhe si ai që agjëron pandërprerë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 272
Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i rrit (duke u kujdesur) dy vajza deri në moshën madhore, kur të vijë në Ditën e Gjykimit unë dhe ai do të jemi si këta të dy”, dhe i bashkoi gishtat.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 273
Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Hyri tek unë një grua me dy vajza të vogla dhe lypte, kurse unë nuk gjeta asgjë përveç një hurme. Ia dhashë atë hurmë, të cilën ua ndau dy vajza-ve të veta, duke mos ngrënë prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kësaj hyri Pejgamberi s.a.v.s. dhe unë e njoftova, kurse ai tha: “Kush vëhet në sprovë sadoqoftë me vajza dhe sillet me mi¬rë¬si ndaj tyre, ato do t’i jenë perde (mbrojtje) nga zjarri.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 275
Nga Ebu Shurejh Huvejlid ibn Amr el-Huzaij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O All-llahu im, po e legalizoj (po e bëj të ligjshme) të drejtën e dy (kategorive) të dobëtve: të bo¬njakut dhe të femrës.”
(Hadithi hasen, e transmeton Nesaiu)


REKOMANDIMI PËR KUJDES NDAJ GRAVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”..Çoni jetë të mirë me to...!”
(en-Nisa, l9)
“Ju nuk mund të jeni plotësisht të drejtë ndaj grave, edhe pse e përpiqeni për këtë, por mos i lejoni vetes shpre¬hinë që ndo¬njërën ta lini si të varur. Dhe nëse i për¬mirësoni ma¬rrëdhëniet dhe ruheni, All-llahu është, pa dyshim, shumë i më¬shirshëm dhe fal shumë.”
(en-Nisa, l29)
Hadithi 278
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë! Vërtet gruaja është krijuar nga brinja. Laku më i madh i brinjës është më lart. Nëse provon ta drejtosh, do ta thyesh, nëse e lë çfarë është, ajo mbetet e shtrembër. Andaj pranoni rekomandimin ndaj grave.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim të dy sahihëve thuhet: “Gruaja është sikurse brinja, nëse e drejton, e thyen, e nëse pajtohesh me të, pajtohesh me të ashtu si është, e shtrembër.” Ndërkaq në transmetimin e Muslimit thuhet: “Vërtet gruaja është krijuar nga brinja, asnjëherë nuk drejtohet sipas rregullit, e nëse pajtohesh me të, pajtohesh ashtu si është, e shtrembër e nëse fillon ta drejtosh, do ta thyesh, kurse thyerja e saj është shku¬rorëzimi i saj.”
Hadithi 281
Transmetohet nga Amr ibn el-Ahves el-Xhushemij r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. në Haxhin e Lamtumirës duke thënë, pasi i shprehu lavdi e falënderim All-llahut, tërhoqi vërejtje dhe këshilloi, pastaj tha: “Pranoni rekomandimin që grave t’u bëni mirë, sepse nuk e keni të lejuar më tepër në to tjetër përveç asaj (do të thotë: dëfrimin, ruajtjen e burrit dhe të pasurisë së tij), por nëse haptas janë të pamoralshme, atëherë u lejohet t’i largoni prej vetes - t’i ndani në shtrat dhe t’i rrihni, por jo tepër. Nëse bëhen prapë të dëgjueshme, atëherë mos kërkoni mënyrë tjetër për t’i shty¬pur (ndaj tyre silluni mirë si më parë). Ju keni të drejta ndaj gra¬ve tuaja dhe gratë tuaja kanë të drejta ndaj jush. Gratë tuaja nuk guxojnë në shtratin tuaj ta pranojnë tjetërkë, e as ta lejojnë në shtëpinë tuaj atë që ju nuk e doni. Kurse e drejta e tyre të ju është që të kujdeseni mirë për to, t’u jepni ushqim dhe t’i vesh¬mbathni si ka hije.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen sahih)
Hadithi 282
Transmetohet nga Muavije ibn Hajde r.a. se ka thënë: “Thashë, o i Dërguari i All-llahut, çfarë detyra ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?” (Pejgamberi) Tha: “Ta ushqesh, kur të ushqe-hesh vet, ta vesh¬¬mbathësh, kur këtë e bën për vete, mos ta rra-hësh në fytyrë, mos ta qortosh dhe mos ta lësh vetëm askund përveç në shtëpi.”
(Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi dhe thotë: “Mos e qorto” e ka kuptimin (mos i thuaj “All-llahu të shëmtoftë”)
Hadithi 283
Transmetohet nga Ebu Hurejra, r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që është më i sjellshëm, kurse më i miri prej jush është ai që është më i mirë për gratë e veta.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen sahih)
Hadithi 285
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As r.a. se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kjo botë (dunjaja) është pasu-ri, kurse pasuria e saj më e madhe është gruaja e mirë.”
(Transmeton Muslimi)


DETYRAT E GRUAS NDAJ BURRIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Burrat janë mbështetja e grave me aq sa i ka dhënë All-llahu përparësi njërës palë ndaj tjetrës dhe për shkak se ata shpenzojnë pasurinë e tyre. Prandaj gratë e mira janë të dëgjueshme dhe në mungesë të burrit kujdesen për atë që kujdeset edhe All-llahu.”
(en-Nisa, 34)
Prej haditheve të kësaj teme është edhe ai i theksuari në kapit-ullin paraprak nga Amr ibn el-Ahves.
Hadithi 287
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat, e ajo këtë e refuzon dhe nëse fle burri dhe e kalon natën i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë (atë grua) deri në mëngjes.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër të dy sahihëve thuhet: “Kur gruaja fle jashtë shtratit të burrit të saj, e mallkojnë engjëjt deri në mëngjes.” Në një transmetim tjetër, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pasha Atë, në duart e të cilit gjendet shpirti im, kur një burrë e thërret gruan e tij në shtrat e ajo refuzon, Krijuesi i qiejve do të jetë i hidhëruar me të derisa burri i saj të jetë i kënaqur me të.”
Hadithi 288
Transmetohet, po ashtu, nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk i lejohet gruas që të agjërojë (nafile) kur e ka burrin të pranishëm, përveç me lejen e tij. Po ashtu, ajo nuk lejon hyrje në shtëpi të tij, pa lejen e tij.”
(Muttefekun alejhi, kurse ky citat është i Buhariut)
Hadithi 289
Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të jetë përgjegjës për tu¬fën e tij. Mëkëmbësi është bari, burri në familjen e tij është ba¬ri, grua¬ja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe rojtare e fë¬mijëve. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të jetë përgje-gjës për tufën e tij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 291
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sikur ta urdhëroja dikë për t’i bërë sexhde dikujt tje¬tër (përveç All-llahut), do ta urdhëroja gruan për t’i bërë sexhde burrit të saj.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: Hadithi hasen sahih)


FURNIZIMI I FAMILJES


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Kurse babai i famijës ka për detyrë ushqimin dhe vesh¬jen e tyre në mënyrë të denjë.”
(el-Bekare, 233)
“Ai që ka, të shpenzojë sipas pasurisë së vet, por edhe ai që është në skamje të shpenzojë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, sepse All-llahu nuk ngarkon askë më tepër sesa i ka dhënë.”
(et-Talak, 7)
.”..Çkado që ju të jepni (dhuroni) Ai atë e kompenson.”
(Sebe’, 39)
Hadithi 295
Nga Ebu Hurejra, r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Të hollat që i ke shpenzuar në rrugë të All-lla¬hut, të hollat që i ke shpenzuar për lirimin e robërve, të hollat që i ke dhënë për të varfërit dhe të hollat që i ke shpenzuar për fa¬miljen tënde, shpërblimi më i madh është për ato që i ke shpen¬zuar për familjen tënde.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 296
Nga Ebu Abdull-llahu (e thuhet Ebu Abdurrahmani) Thevban ibn Buxh¬dudi, rob (mevla) i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., trans¬me¬to¬het se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Paraja më e vlefshme të cilën e shpenzon njeriu është ajo që e shpenzon për familjen e vet, paraja të cilën e shpenzon për mbajtjen e kaf¬shës për (luftë) në rrugë të All-llahut dhe paraja të cilën e shpen¬zon për shokët e tij në rrugë të All-llahut.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 298
Transmetohet nga Sa’d ibn Ebu Vekkasi r.a. në një hadith të tij të gjatë, të cilin e theksuam në fillim të librit në kapitullin e Nijetit, se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka thënë atij: “Vërtet, ti nuk do të bësh asnjë shpenzim në emër të All-llahut, e që për të të mos shpër¬blehesh, madje edhe për atë që e vë në gojën e gruas tënde.”
(Muttefekun alejhi)

.
Hadithi 299
Transmetohet nga Ebu Mes ‘ud el-Bedrij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur e bën njeriu një shpenzim për mbajtjen e fa¬miljes së tij, duke llogaritur shpërblimin e All-llahut, ajo do të jetë për të sadaka.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 301 / 1
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robërit e All-llahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: “O All-llahu im, jepi kom¬pensim atij që ka shpenzuar”, kurse tjetri thotë: “O All-llahu im, je¬pi shkatërrim atij që (dorën e vet) ka shtrënguar.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 301 / 2
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që lyp). Fillo prej familjes tënde. Sadaka më e mirë është ajo që bë¬het duke qenë i pasur (pasi t’i ketë plotësuar nevojat e fami-ljes), kush bëhet dinjitoz, All-llahu ia ruan dinjitetin dhe kujt i mjafton ajo që ka, All-llahu do t'ia mjaftojë.”
(Transmeton Buhariu)

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:59 pm

HARXHIMI I GJËRAVE TË DASHURA DHE TË MIRA


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Nuk do ta arrini mirësinë e plotë derisa të mos ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur.”
(Ali’ Imran, 92)
“O besimtarë! Shpenzoni nga ato gjëra të bukura që i fitoni dhe prej atyre që ua japim nga toka, mos nisni të ndani atë që nuk vlen të shpërndahet, që ju vetë nuk do ta kishit marrë, vetëm me symbyllur.”
(el-Bekare,267)


DOMOSDOSHMËRIA E URDHËRIMIT TË FAMILJES, FËMIJËVE DHE TË GJITHË ATYRE NËN KUJDES PËR DËGJUESHMËRI NDAJ ALL-LLAHUT, NDALIMI I TYRE NGA MOSDËGJUESHMËRIA DHE EDUKIMI E PENGIMI NGA KRYERJA E TË NDALUARAVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Urdhëroje familjen tënde të kryejë namazin dhe insis-to në këtë!”
(Ta Ha,l32)
“O besimtarë, ruajeni veten dhe familjen tuaj nga zjarri.”
(et-Tahrim,6)
Hadithi 303
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.: “Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fëmijë) njëherë e mori një hurmë nga hurmat e dhë¬na për sada-ka dhe e shtiu në gojë. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: “Mos, mos, gjuaje atë! A nuk e di se ne nuk hamë sadaka?!”
(Muttefekun alejhi)
Sipas një transmetimi tjetër thuhet: “Për ne nuk është e le¬juar sadakaja.”
Hadithi 305
Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë:“Të gjithë ju jeni ba¬rinj dhe secili do të përgjigjet për tufën e tij. Imami (udhëheqësi – sun¬duesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe do të përgji-gjet për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të jetë përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (roj¬tar) i pasurisë së zotëriut të vet dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgji-gjet për tufën e tij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 306
Transmetohet nga Amr ibn Shuajbi, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet r.a., se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Urdhë¬ro¬ni fëmijët tuaj për (të falur) namaz kur të jetë shtatë vjeç, e de¬tyrojëni me forcë (rrihni) kur t’i bëjnë dhjetë vjeç dhe ndajini në shtrat.”
(Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi)


E DREJTA E FQINJIT DHE POROSIA PËR TË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Te! Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët edhe të varfërit e ngratë, edhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët për rreth, edhe udhëtarët edhe ata që janë nën kujdesin tuaj!”
(en-Nisa, 36)
Hadithi 308
Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aishja r.a. se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Vazhdimisht më ka porositur Xhibrili për fqi¬njin, saqë kam menduar se do t'i jepë të drejtë edhe në trashë¬gi¬mi.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 309
Transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thënë: “Më ka thënë i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s.: “O Ebu Dherr, kur të ziesh çorbë, shto në të ujë dhe kujdesu për fqinjin.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër, po ashtu nga Ebu Dherri, thuhet: “Vërtet, miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur: “Kur të ziesh çorbë, shtoja pak ujin, e pastaj shiko familjet e fqi¬njëve dhe nda një pjesë prej saj.”
Hadithi 310
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson, pa¬sha All-llahun nuk beson!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurtë nga të këqijat e tij!”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim të Muslimit thuhet: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurtë prej të këqijave të tij.”
Hadithi 313
Transmetohet, po ashtu nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbra¬me mos ta shqetësojë fqinjin e vet, kush i beson All-llahut dhe Di¬tës së Mbrame le ta nderojë mikun (musafirin) e vet dhe kush i be¬son All-llahut dhe Ditës së Mbrame le të flasë mirë ose le të hesh¬të.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 316
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shokë më të mirë tek All-llahu i Madhë¬ruar janë ata që janë më të mirë për shokun e vet dhe fqinjë më të mirë tek All-llahu janë ata që janë më të mirë për fqinjin e vet.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


BAMIRËSIA NDAJ PRINDËRVE DHE FAREFISIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Adhurojeni All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të! Jini të mirë me prindërit dhe të afër-mit, edhe me bonjakët dhe të varfërit e ngratë, edhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët përreth, edhe me udhëtarët, edhe me ata që janë nën kujdesin tuaj”
(en-Nisa, 36)
.”.Frikësojuni All-llahut, në emër të të Cilit betoheni dhe mbani lidhjet familjare.”
(en-Nisa, l);
“Edhe ata, që respektojnë atë çka ka urdhëruar All-llahu, që të respektohet (për mbajtjen e lidhjeve fami-ljare).”
(err-Rra’d, 2l)
“Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindë-rve të vet.”
(el-Ankebut, Cool
“Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drej-tohesh me fjalë respekti të plotë. Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshi-rë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”
(el-Isra, 23-24)
“Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet të sillet mirë, se nëna e vet e ka bartur në dëm të shënde-tit të saj, kur¬se nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. Të jesh mirënjo¬hës ndaj Meje dhe prindërve të tu!.”
(Lukman, l4)
Hadithi 317
Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’ud r.a. se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: “Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Namazi në kohën e vet.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Bamirësia ndaj prindërve.” I tha¬shë: “Pastaj cila?” Tha: “Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 318
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Fëmija prindin e vet nuk mund ta shpërblejë, për¬veç nëse e gjen në pro¬nësi të dikujt dhe e blen prej tij, pastaj e liron (nga robëria).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 321
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Erdhi një nje¬ri tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-lla¬hut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mi¬rë?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Babai yt.”
(Muttefekun alejhi)
Kurse sipas një transmetimi tjetër thuhet: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituar për shoqërim të mirë?” Tha: “Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj babai yt e pastaj më të afërmit me radhë.”
Hadithi 322
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindërve të tij dhe nuk hyn në Xhenet.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 324
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, atë¬herë le të kujdeset dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 326
Transmetohet se Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As i ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “Të zotohem ty për hixh¬ret dhe xhihad, dhe kërkoj shpërblimin nga All-llahu i Madhëruar.” (Pejgamberi) Tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?” Tha: “Po, madje të dy i kam gjallë.” Tha: “Dhe po kërkon shpërblim nga All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Po” Pejgamberi tha: “Kthehu tek prin¬dërit e tu dhe bëju shoqërim e shërbim të mire.”
(Muttefekun alejhi)
Kjo është shprehja e Muslimit, kurse një transmetim tjetër, i Buhariut dhe i Muslimit thekson: “Erdhi një njeri dhe kërkoi leje prej tij për xhihad. Pejgamberi tha: “A i ke prindërit gjallë?” Tha: ”Po” Pejgamberi, atëherë tha: “Kthehu tek ata, aty është xhihadi yt!”
Hadithi 327
Transmetohet, po ashtu, nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është e mjaftueshme vetëm mbaj¬tja e lidhjeve farefisnore, por duhen rivendosur lidhjet e pandër¬pre¬ra farefisnore.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 328
Transmetohet nga Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Afëria (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidh¬jet me mua, All-llahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndër¬pret lidhjet me mua, All-llahu do t’i ndërprejë lidhjet me të.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 330
Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më erdhi nëna ime, që ishte ende idhujtare (mushrike) në ko¬hën kur i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ishte në marrëveshje (me idhuj¬tarët në marrëveshjen e Hudejbisë), dhe unë i kërkova sqarim duke i thënë: “Më ka ardhur nëna ime që më do dhe është permalluar, andaj, a të mbaj lidhje me të?” Tha: “Po, mbaj lidhje me të.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 336
Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd el-Ensarij r.a. se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhenet dhe do të më largojë nga Xhehenemi?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i sho¬qërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t’i mbash lidh¬jet farefisnore.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 337
Transmetohet nga Selman ibn’Amiri, r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Kur të bëjë iftar ndonjëri prej jush, le ta bëjë këtë me hur¬më, sepse ajo është begati (bereqet), nese atë nuk e ka, atëherë me ujë, sepse ai është pastërti.” Dhe ka thënë: “Sadakaja ndaj të var¬fërit është një sadaka, kurse ndaj farefisit është sadaka e dy¬fishtë, sadaka dhe ndihmë.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 338
Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Unë kam pa¬sur një grua të cilën e doja, kurse Umeri (babai i tij) e urrente dhe më tha: “Shkurorëzoje!” Unë refuzova. Pastaj Umeri r.a. shkoi te Pej¬gamberi s.a.v.s. dhe i tregoi për këtë. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Shkurorëzoje!”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)
Hadithi 339
Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a., i cili ka thënë se i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: “E kam një grua, kurse nëna ime po më ur¬dhëron që ta shkurorëzoj!? (Ebu ed-Derda) Tha: “E kam dëgju-ar të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Prindi është dera e mes¬me e Xhenetit, nëse do, lëshoje (derën), e nëse do, ruaje atë de¬rë.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)


NDALIMI I KEQTRAJTIMIT TË PRINDËRVE DHE I NDËRPRERJES SË LIDHJEVE FAREFISNORE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“A mos edhe ju, po të kishit marrë pushtet, do të shkaktonit tra¬zira në tokë dhe do të shthurnit lidhjet tuaja familjare? Ata janë, të cilët All-llahu i mallkoi dhe i bëri të shurdhër dhe të verbër.”
(Muhammed, 22-33)
“Kurse ata, të cilët e thejnë besën e All-llahut, edhe pasi e kanë dhënë seriozisht fjalën dhe atë që u ka urdhëruar All-llahu të respektohet e mënjanojnë dhe bëjnë trazira në tokë; ata i pret mallkimi dhe vend-banimi më i keq!”
(err-Rra’d,25)
“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u hi¬dhëro, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë. Shtrij për¬para tyre krahët e përul-shmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”
(el-Isra, 23-24)
Hadithi 341
Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë tri herë: “A doni t’ju njoftoj për më¬katet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nëse i përshkruhet All-llahut shok (shirk) dhe mos-dëgjimi i prindërve.” Ishte (ulur) i mbështetur, pastaj u drej-tua dhe tha: “Vini re, edhe rrena, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazh¬dimisht e përsëriti këtë saqë thamë: “Ah, sikur të heshte!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 342
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Mëkatet e mëdha janë: Nëse i për¬shkruhet All-llahut shok (shirk); mosdëgjimi i prindërve; vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshëm (kur të bëhet me qëllim dhe me vetëdije rrej¬shëm).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 344
Transmetohet nga Ebu Muhammed Xhubejr ibn Mut’imi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet ai që i ndërpret lidhjet.” Sufjani në transmetimin e tij, thotë: “Do të thotë lidhjet familjare.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 345
Transmetohet nga Ebu Isa el-Mugire ibn Shu’beja r.a. se Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ua ka ndaluar (haram) mosdëgjueshmërinë ndaj nënave; moskryerjen e obligimit dhe kërkimin e asaj që nuk ju takon; dhe nëpërkëmbjen e vajzave (varrimi për së gjalli) dhe ua ka bërë të urryer (mekruh) thashe¬themet (kur flitet gjithçka që dëgjoni); pastaj pyetjet e shumta (për çka s’ka nevojë) dhe harxhimin e tepërt (të pakont-rolluar) të pasu¬risë (në vende të paparapara nga feja).”
(Muttefekun alejhi)
Kësaj teme i përket edhe hadithi i theksuar në temën e ka¬luar (nr.328).


VLERA E BAMIRËSISË NDAJ MIQVE TË PRINDËRVE, MIQVE TË TË AFËRMVE, TË BASHKËSHORTES DHE TË TJERËVE


Hadithi 346
Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Ba¬mirësia më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me da¬sha¬mirin e ba¬bait të vet.”
Abdull-llah ibn Dinari nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. thotë se një beduin e kishte takuar atë në rrugë për në Meke. Abdull-llah ibn Umeri i kishte dhënë selam dhe e kishte hipur në gomarin ku ishte i hypur vetë, pastaj ia kishte dhënë edhe shallin që kishte në kokën e tij. Atëherë ne i thamë atij: “All-llahu të dhashtë të mira, ata janë beduinë dhe kë¬naqen me pak.” Abdull-llah ibni Umeri atëherë tha: “Vërtet, babai i këtij ka qenë dashamir i Umer ibn el-Hattabit r.a., kurse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet, bamirësi më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirët e babait të vet.”
Një transmetim tjetër nga Ibni Dinari thotë: “Kur dilte Ibni Umeri në Meke, i hipte gomarit të tij - kur mërzitej nga deveja - dhe me një shall e mbulonte dhe forconte kokën dhe duke qenë kështu hipur mbi gomar, kaloi atypari një beduin, të cilit i tha: ”A nuk je ti i biri i filanit?” (Beduini) Tha: “Po, unë jam.” (Ibni Umeri) Pastaj, ia dha gomarin dhe i tha: “Hipi këtij!” dhe ia dha edhe kapelën duke i thënë “Me këtë mbuloje dhe mbështille kokën.” Disa shokë të tij i thanë: “All-llahu të faltë, ia dhe këtij arabi gomarin mbi të cilin ishe hipur vetë dhe kapelen me të cilën e pate mbështjellur e mbuluar kokën tënde?” (Ibni Umeri) Tha: “Vërtet, unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, bamirësi më e mirë është që njeriu t’i mbajë lidhjet me dashamirët e babait të vet pas vdekjes së tij.” Vërtet, babai i tij ka qenë shok i Umerit r.a.”
(Të gjitha transmetimet janë nga Muslimi)
Hadithi 349
Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. se ka thënë: “Dola në udhëtim bashkë me Xherir ibn Abdull-llah el-Bexhel-lij r.a. dhe filloi të më shërbejë. Unë i thashë: “Mos vepro kështu!” Kurse ai m’u për¬gjigj: “Vërtet, unë i kam parë ensarët, kështu vepronin me të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s. dhe unë jam zotuar në vetvete që se-cilin prej tyre mos ta shoqëroj e të mos i shërbej.”
(Muttefekun alejhi)


RESPEKTI NDAJ FAMILJES SË TË DËRGUARIT TË ALL-LLAHUT S.A.V.S. DHE SQARIMI I VLERËS SË TYRE


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”..All-llahu, me të vërtetë, dëshiron që nga ju - o familja e Pejgamberit, - t'i largojë mëkatet dhe t’ju pastrojë plotësisht.”
(el-Ahzab, 33),
Dhe thotë:
.”..E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike.”
(el-Haxhxh, 32)
Hadithi 350
Transmetohet nga Jezid Hajjani se ka thënë: “U nisëm unë, Hu¬sajn ibn Sebre dhe Amr ibn Muslimi për te Zejd ibn Erkami r.a. dhe pasi u ulëm, i tha atij Husajni: “O Zejd, ti ke arritur shumë të mira; e ke parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s., i ke dëgjuar fjalët e tij, ke luftuar bashkë me të dhe je falur pas tij. Ti, vërtet o Zejd, ke për¬jetuar shumë të mira, andaj na thuaj diçka nga ajo që ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.?” Tha: “O djali i vëllait, pasha All-llahun, tashmë jam plakur, ka kaluar koha ime, diçka edhe kam ha¬rru¬ar nga ajo që mbaja në mend nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., andaj atë që jua them, pranojeni, kurse për atë që nuk jua them, mos më obligoni”, e pastaj tha: “Një ditë, u ngrit i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe na mbajti një fjalim te një ujë që quhet “Hum¬ma” në mes të Mekes dhe Medines. Aty ai e falënderoi dhe la¬vdëroi All-llahun, pastaj këshilloi dhe tërhoqi vërejtje e pastaj tha: “O njerëz, kujdes, vërtet unë jam njeri, është afruar që të vijë i dër¬guari i Krijuesit tim dhe unë do t’i përgjigjem, andaj po ua lë dy gjë¬ra madhështore: e para është Libri i All-llahut, në të cilin gjen¬det udhëzimi dhe drita, andaj merreni Librin e All-llahut dhe përmbajuni atij.” Nxiti dhe inku¬rajoi për Librin e All-llahut e pastaj tha: “Dhe familja ime; ua përkujtoj (ua tërheq vërejtjen) All-llahun për familjen time, ua përkujtoj All-llahun për familjen time!” Atë¬herë Husajni i tha: “E kush janë familja e tij, o Zejd? A nuk janë gratë e tij prej familjes së tij?” (Zejdi) tha: “Gratë e tij janë prej familjes së tij, por edhe të gjithë ata të cilëve u është ndaluar marrja e sadakasë pas tij janë të familjes së tij.” Tha: “E kush janë ata?” (Zejdi) Tha: “Ata janë familja e Aliut, fami-lja e Akilit, familja e Xha¬ferit dhe familja e Abbasit.” Tha: “Të gjithë këtyre u është e nda¬luar marrja e sadakas?” Tha: “Po.”
(Transmeton Muslimi)
Sipas një transmetimi tjetër, ky hadith citohet kështu: “Kuj¬des, unë po ua lë dy gjëra madhështore: E para është Libri i All-llahut. Ai është lidhja (litar) e All-llahut, kush e pason atë, është i përudhur, ndërsa kush e braktis, do të jetë në laj-thitje.”
Hadithi 351
Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. e ky nga Ebu Bekër es-Siddiku r.a. se ka thënë: “Kujdesuni për Muhammedin s.a.v.s. në fami-ljen e tij.”
(Transmeton Buhariu)
Fjala “kujdesuni” do të thotë ruajeni, respektojeni, ndero¬jeni. All-llahu e di më së miri!


NDERIMI I DIJETARËVE (ISLAMË), TË VJETËRVE DHE TË DALLUARVE, DHËNIA E PËRPARËSIVE ATYRE PARA TË TJERËVE, LARTËSIMI I TUBIMEVE TË TYRE DHE SHFAQJA E GRADËS SË TYRE


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin vetëm të mençurit.”
(ez-Zumer, 9)
Hadithi 353
Transmetohet nga Mes’ud Ukbe ibn Amr el-Bedrij el-Ensarij r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na i prekte supet e kra¬hëve tona (me duart e tij) gjatë namazit dhe na thonte: “Barazo¬huni - drejtohuni, mos jini të pabarazuar (në saf), pastaj dhe zem¬rat tuaja do të janë të padrejtuara. Le të më pasojnë (afrohen) mua të mençurit dhe më të aftët, pastaj ata që vijnë pas tyre, pas¬taj ata që vijnë pas tyre.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 357
Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kam parë ëndërr se po e përdorja misvakun, kur më erdhën dy njerëz, njëri ishte më i vjetër se tjetri. Unë ia dhashë misvakun atij më të riut, kurse m’u tha: “Të vjetrit së pari”, atëherë ia dha¬shë atij më të vjetrit.”
(Transmeton Muslimi me sened, kurse Buhariu pa sened)
Hadithi 359
Transmetohet nga Amr ibn Shuajbi, nga babai i tij, kurse ai nga babai i vet r.a., se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Nuk është prej nesh ai që nuk është i mëshirshëm ndaj të vegjëlve tanë dhe kush nuk ia di respektin e duhur të vjetërve tanë.”
(Hadith sahih. Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu të cilët thonë se është hadith hasen sahih. Ndërkaq në transmetimin e Ebu Davudit thuhet: “të drejtën e të vjetërve tanë.”)
Hadithi 360
Transmetohet nga Mejmun ibn Ebi Shebibi, All-llahu e më¬shi¬roftë, se Aishja r.a. një lypësi që kaloi i dha një copë bu¬kë, kurse kur kaloi një tjetër, që ishte më i veshur dhe më i pashëm, i ofroi të ulet, e pastaj i dha të hajë. Kur e pyetën për këtë, ajo tha: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Gradoni njerëzit sipas gra¬dave të tyre.”
(Transmeton Ebu Davudi, por thotë se Mejmuni nuk e ka mbërritur Aishen)
Muslimi në fillim të Sahihut të tij e ka theksuar pa sened, ku thotë: “Transmetohet nga Aishja r.a.: “Na ka urdhë¬ruar i Dërgu-ari i All-llahut s.a.v.s. që t’i gradojmë njerëzit sipas gradave të tyre.” Kurse el-Hakim Ebu Abdull-llah në librin e tij “Ma’rifetu ulumi-l-hadith” (Njohja e shkencave të hadithit) e thek¬son këtë hadith dhe thotë se është hadith sahih.


VIZITA E NJERËZVE TË MIRË, QËNDRIMI ME TA, SHOQËRIMI DHE DASHURIA E TYRE, THIRRJA E TYRE PËR VIZITË, PËR T’U LUTUR PËR TY DHE VIZITA E VENDEVE TË RËNDËSISHME (ISLAME)


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe kur i tha Musa djalit të vet: “Do të shkoj derisa të arrij aty ku bashkohen dy dete, ose do të ec dhe vetëm do të ec. Dhe kur ata dy arritën deri në vendin ku ata dy duhej të bash¬kohen, e harruan peshkun e tyre, e ai u nis rrugës së vet në¬për det. Po kur u largua, (Musa) i tha djalit të vet: “Na jep të hamë mëngjesin, sepse nga kjo rrugë jona jemi lodhur. A e sheh? i tha ky. Kur u nda¬lëm në atë breg, e unë e harrova pesh¬kun, këtë s’e ka bërë tjetërkush përpos vetë djallit, që ta përmend atë. Ai patjetër do të jetë zhytur në det, për çu¬di! Tha: Kjo është ajo që na duhet dhe u kthyen të dy rru¬gës prej nga kishin ardhur. Dhe e gjetën një njeri nga ro¬bërit Ta¬në, të cilit i patëm dhënë mëshirë nga ana Jonë dhe i mësu¬am atë që e dimë vetëm Ne. “A mund të të bëj sho¬që¬ri?” i tha Mu¬sa. “Por të ma mësosh tërë atë drejtësi që e ke më¬suar ti.”
(el-Kehf, 60-66)
Dhe ka thënë:
“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre, të cilët i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje me dëshirë që të me¬ritojnë simpatinë e Tij.”
(el-Kehf, 28)
Hadithi 365
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Një njeri e vizitoi një vëlla të vetin në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar ia cakton një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: “Ku po shkon?” Tha: “Te një vë¬lla imi në këtë fshat.” Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë interes ma¬terial?” Tha: “Jo, por unë atë e dua për All-llahun!” (Engjëlli) Tha: “Unë jam i dërguar nga All-llahu te ti për të njoftuar se All-lla¬hu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 366
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e viziton një të sëmurë ose e viziton vëlla-në e tij për All-llah, do të thërrasë një thirrës (engjëll) se ti je i mre¬kullueshëm dhe ke vepruar për mrekulli dhe se ke fituar (re¬zervuar) një vend në Xhenet.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)


Hadithi 367
Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i qëndrimit me njerëz të mirë dhe me njerëz të këqinj është sikurse shitorja e miskut (parfumeria) dhe farkëtorja. Shitësi i miskut ose të jep ose të shet, ose së paku prej tij kundërmon erë e këndshme. Kurse farkëtari ose t’i djeg teshat, ose prej tij do të vijë erë e pakëndshme (nga thëngjilli).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 368
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: pasuria materiale, prej¬ar¬dhja, bukuria dhe feja e saj. Andaj, përcaktohu për atë që është e dhë¬në në fe, përndryshe mbetesh përdhé!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 369
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Xhibrilit: “Çka po të pengon ty që nuk po na viziton më shpesh?” Pastaj u shpall ajeti: (Xhibrili tha) “Dhe ne zbresim (në Tokë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket ajo që është para nesh dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes kë¬tyre dyjave.” (Merjem, 64)
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 372
Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu në botën e ardhme do të jetë me atë që e ka dashur.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër thuhet: “I është thënë Pejgambe-rit s.a.v.s.: “Njeriu i do të vetët, por nuk mundet t’u bashko-het.” Tha: “Njeriu është me atë që e do.”
Hadithi 373
Transmetohet nga Enesi r.a. se një beduin i tha të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: “Kur është Kijameti?” I Dërguari i All-llahut s.a. v.s. tha: “Çka ke përgatitur për të?” Tha: “Dashurinë për All-lla¬hun dhe të Dërguarin e Tij.” (Pejgamberi) Tha: “Ti (do të) jesh me atë që ke dashur.”
(Muttefekun alejhi)
Ky është citat i Muslimit, kurse sipas një transmetimi tjetër të Buhariut dhe Muslimit: “Nuk kam përgatitur shumë agjërim, as namaz, as sadaka, por e dua All-llahun dhe të Dërguarin e Tij.”
Hadithi 374
Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë thua për një njeri i cili i do të vetët, por nuk mund t’i arrijë ata?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Njeriu do të jetë me atë që e ka dashur.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 377
Transmetohet nga Usejr ibn Amri e i thuhet Ibni Xhabir, se ka thënë: “Umer ibn el-Hattabi r.a. kur i erdhën njësitë (luftarake) nga Jemeni i pyeti: “A është në mesin tuaj Uvejs ibn Amir?” Derisa erdhi te Uvejsi r.a. dhe i tha: “A je ti Uvejs ibn ‘Amir?” (Uvejsi) Tha: “Po!” “A je nga (fisi) Muradi dhe nga (familja) Karani?” (Uvejsi) Tha: “Po.” (Umeri prapë vazhdoi) “A e ke pasur gërbulën e pastaj je shë¬ruar prej saj përveç një vendi sa një dirhem?” Tha: “Po.” (Ume¬ri) Tha: “A ke nënë?” Tha: “Po.” Tha (Umeri): “E kam dëgjuar të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Do t'ju vijë juve Uvejs ibn Amiri me njësitë e Jemenit nga Muradi, pastaj nga Karani, ai e ka pasur sëmundjen e gërbulës dhe është shëruar, përveç nga vendi sa një dirhem. Ai e ka nënën ndaj së cilës është shumë bamirës, sikur ta luste ai All-llahun për diçka, do t’ia plotë-sojë, andaj nëse mun¬desh, (lute) që ai të kërkojë falje (magfiret) për ty, bëje!” (Umeri i tha): “Kërko magfiret për mua!” (Dhe Uvej-si) kërkoi falje për të. Pas¬taj Umeri i tha: “Ku dëshiron të shkosh?” Tha: “Në Kufe.” (Umeri) Tha: “A t’i shkruaj mëkëmbësit të atjeshëm?” (Uvejsi) Tha: “Unë do të jem me njerëz të parëndësi-shëm, këtë e kam qejf më tepër!”
Në vitin e adhshëm në haxh vjen një njeri i dalluar nga Kufa, i cili takohet me Umerin e ky e pyet për Uvejsin. Ai tha: “E kam lënë me një shtëpi të keqe me pak gjësende. (Umeri) Tha: “E kam dë¬gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Do t'ju vijë Uvejs ibn Amiri me njësitë e Jemenit nga Muradi, nga Karani, që ka qenë i sëmurë nga gërbula e pastaj është shëruar, përveç një vendi sa një dirhem. Ka një nënë ndaj së cilës sillet me shumë bamirësi. Nëse i lutet All-llahut diçka, ia pranon, prandaj, nëse mundesh, kër¬ko që ai të lutet për ty.” (Ky njeri nga Kufa) Shkon te Uvejsi dhe i thotë: “Kërko falje për mua!” (Uvejsi) Tha: “Ti ke qenë më vonë në udhëtim të mirë, andaj ti lutu për mua!” Pastaj i tha: “A e ke ta¬kuar Umerin?” Tha: “Po.” (Më në fund Uvejsi) Iu lut (All-llahut) për fal¬jen e atij. Pas kësaj njerëzit e zbulojnë Uvejsin (dhe bëjnë një pushtim të vërtetë drejt tij) dhe ky largohet prej tyre.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Nga Usejr ibn Xhabiri r.a. transmetohet se banorët e Kufes dërguan një dele¬ga¬cion për tek Umeri r.a. në mesin e të cilëve ndodhej një njeri nga ata që e përbuzën Uvejsin. Umeri tha. “A ka këtu ndonjë nga Ka¬ra¬ni?” dhe vjen ai njeriu, ndërsa Umeri i tha: “Vërtet, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet, do t'ju vijë një njeri nga Je¬me¬ni, do ta quajnë Uvejs, nuk ka lënë asgjë në Jemen përveç në¬nës së tij. E ka pasur sëmundjen e gërbulës, por kur i lutet All-llahut. Ky e shëroi përveç një vendi sa një dinar apo një dirhem, andaj kush ta takojë prej jush, le ta lusë për t’i bërë lutje All-llahut për falje.”
Në një transmetim tjetër nga Umeri r.a. thuhet se ka thënë: “Unë, vërtet e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet tabiiju më i mirë është një njeri i quajtur Uvejs, që ka një nënë, ka qenë i sëmurë nga gërbula, andaj i thoni të bëjë lutje për ju për magfiret.”
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 1:59 pm

RËNDËSIA E DASHURISË NË EMËR TË ALL-LLAHUT DHE INKURAJIMI I SAJ, PASTAJ INFORMIMI I NJERIUT TË DASHUR SE E DO DHE ÇKA I THOTË ATIJ KUR TË MËSOJË PËR KËTË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Muhammedi është Pejgamber i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti; i sheh si përkulen dhe bien me fytyrë për toke (sexhde), duke dëshiruar mirësinë e All-llahut dhe kënaqësinë e Tij. Në fytyrë kanë shenjat, gjurmët nga të rënat me fy¬tyrë për toke (sexhde). Ai është përshkrimi i tyre në Tev¬rat, kurse përshkrimi i tyre në Inxhil: ata janë si bima, kur lëshon filizin e vet e pastaj e forcon, trashet dhe e pjek fry¬tin e vet, du¬ke nxitur entuziazëm tek mbjellësit e për t’i ze¬më¬ruar me të jobesimtarët. All-llahu u ka premtuar atyre, të ci¬lët be¬soj¬në dhe bëjnë vepra të mira, falje dhe shpërblim të madh.”
(el-Fet’h, 29),
Dhe thotë:
“Edhe ata, të cilët e kanë përgatitur shtëpinë dhe besimin për¬para atyre, i duan ata që kanë ardhur te këta.”
(el-Hashr, 9)
Hadithi 381
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.av.s. ka thënë: “Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij atë ditë kur nuk do të ketë tjetër për-veç hijes së Tij. Ata janë: Imami (udhëheqësi) i drejtë; një i ri i cili është rritur në ibadet dhe respekt të All-llahut të Madhëruar; një njeri, zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë; dy njerëz të ci¬lët duhen në emër të All-llahut, janë shoqëruar dhe të tillë kanë mbe¬tur gjer në ndarje (vdekje); një njeri të cilin e ka thirrur një grua autoritative dhe e bukur, kurse ai e refuzon duke i thënë se i fri¬kësohet All-llahut njeriu i cili ndan sadaka fshehurazi, ashtu që dora e majtë nuk e di çka bën (sa ndan) e djathta; dhe njeriu që e përmend All-llahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 382
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “All-llahu i Madhëruar Ditën e Gjykimit do të tho¬të: “Ku janë ata që janë dashur në emër të Madhërisë Sime? Sot do t’i vendos nën hijen Time, në ditën ku nuk do të ketë hije (mbroj¬tje) tjetër përveç hijes Sime.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 383
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të duheni ndërmjet jush. A doni t’ju udhë¬zoj për diçka që, nëse i përmbaheni, do të duheni në mes veti? Atë¬herë jepni ndërmjet veti selam.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 384
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Një njeri e vizitoi vëllanë e vet në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar i’a caktoi një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: “Ku po shkon?” Tha: “Tek një vëlla i im në këtë fshat.” Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë interes ma¬terial?” Tha: “Jo, por unë e dua atë për hir të All-llahut!” Engjëlli i tha: “Unë jam i dërguar nga All-llahu xh.sh. tek ti për të njoftuar se All-llahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 390
Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë se një njeri ishte tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe kalon aty një njeri tjetër, kurse ky që ishte tek Pejgamberi tha: “O i Dërguari i All-llahut, unë vërtet e dua këtë njeri.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “A e ke informuar atë se e do?” Tha: “Jo.” Pejgamberi i tha: “Informoje.” Ky e takon dhe i thotë: “Unë të dua për hir të All-llahut.” Ai i tha: “All-llahu të dashtë, që të ka bërë të më duash për Të.”
(Transmeton Ebu Davudi me isnad sahih)


SHENJAT E DASHURISË SË ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR NDAJ ROBIT, INKURAJIMI PËR T’U PAJISUR ME KËTË CILËSI DHE PËR ANGAZHIM NË FITIMIN E SAJ


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj, nëse e duani All-llahun, pasomëni, edhe juve All-llahu do t’ju dojë dhe do t’ua falë mëkatet. All-llahu fal dhe është Mëshirëplotë.”
(Ali Imran, 31)
“O besimtarë, kush prej jush i shmanget fesë së vet, All-llahu në vend të tyre do të sjell njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj jobesim¬tarëve; ata do të luftojnë në rrugë të All-llahut dhe nuk do t’i frikësohen kërcënimit të kurrfarë kërcënuesi. Ajo është mirë¬si e All-llahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë - dhe All-llahu ka dije shumë të gjerë.”
(el-Maide, 54)
Hadithi 392
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Kur All-llahu i Madhëruar e do robin e Vet, i thërret Xhib¬rilit: “Vërtet All-llahu i Madhëruar e do filanin, ndaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall tek banorët e qiellit: “Vërtet All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju. Pastaj banorët e qiellit e du¬an dhe i sigurojnë pranim në Tokë.”
(Muttefekun alejhi)
Kurse sipas një transmetimi të Muslimit, i Dërguari i All-lla¬hut s.av.s. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar, nëse e do një rob, e fton Xhibrilin dhe i thotë: “Unë, vërtet e dua filanin, andaj dua¬je edhe ti,” dhe Xhibrili e do. Pastaj do të thërrasë në qiell dhe do të thotë: “Vërtet, All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju,” dhe do ta duan banorët e qiellit dhe pastaj i sigurohet atij pra¬nim në Tokë. Nëse e urren një rob, e fton Xhibrilin dhe i thotë: “Unë, vërtet e urrej filanin, ndaj urreje edhe ti.” Dhe Xhibrili e urren. Pastaj thërret tek banorët e qiellit: “Vërtet, All-llahu e urren filanin, andaj urrejeni edhe ju. “Pastaj atij i për¬gatitet urrejtje edhe në Tokë.”


TËRHEQJA E VËREJTJES (PËR KUJDES) NGA OFENDIMI I NJERËZVE TË MIRË, TË DOBTËVE DHE TË VARFËRVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ata, të cilët i ofendojnë besimtarët dhe besim¬taret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”
(el-Ahzab, 58)
Dhe thotë:
“Prandaj bonjakun mos e nënçmo. Dhe lypësin mos e refuzo.”
(ed-Duha, 9-10)
Sa i përket haditheve për këtë temë, ato janë shumë. Prej tyre është ha¬dithi i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. në kapitullin para¬prak që fillon me fjalët: “Kush i bën armiqësi një mikut tim, do t’i shpall luftë.” Hadithi tjetër i kësaj teme është ai që trans¬me¬to¬het nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a., i cili nga fundi thekson: “O Ebu Bekër, nëse ti i hidhëron ata, e ke hidhëruar Krijuesin tend.”
Hadithi 394
Transmetohet nga Xhundub ibn Abdull-llah r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e fal namazin e sabahut, ai është nën mbrojtjen e All-llahut, andaj mos t’i kundërvihet askush kësaj mbrojtjeje me diçka, sepse kush i kundërvihet mbrojtjes së All-llahut, do ta arrijë atë All-llahu, dhe pastaj do ta gjuajë me fy¬tyrë në zjarr të Xhehenemit.”
(Tra¬nsmeton Muslimi)


APLIKIMI I GJYKIMEVE NJERËZORE PËR VEPRAT E JASHTME, KURSE TË FSHEHTAT JANË NË KOMPETENCË TË ALL-LLAHUT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“ ...Nëse pendohen, e kryejnë namazin dhe japin ze¬katin, atëherë lini të qetë.”
(et-Teube, 5)
Hadithi 396
Transmetohet nga Abdull-llah Tarik ibn Eshjem r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAH (Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe mo¬hon hyjnitë e gjithçka që adhurohet, përveç All-llahut, atij i sigurohet pasuria dhe gjaku i tij, kurse llogaria e tij defi¬ni¬tive është tek All-llahu.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 397
Transmetohet nga Ebu Ma’bed el-Mikdad ibn el-Esvedi r.a. se ka thënë: “I thashë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: “Çfarë men-don ti nëse unë e takoj një njeri jobesimtar (kafir), luftojmë dhe ai ma pret njërën dorë me shpatë, pastaj strehohet tek një lis dhe thotë: “Iu dorëzova All-llahut, u bëra musliman. A mund ta vras, o i Dërguar i All-llahut, pasi ta thotë këtë? Pejgamberi i tha: “Mos e vrit!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai ma ka prerë (kë¬put) njërën dorë, e pastaj e ka deklaruar atë!” Pejgamberi i tha: “Mos e vrit atë, sepse nëse e vret, atëherë ai është në pozitën tën¬de para se ta vrasësh, dhe ti do të biesh në pozitën e tij para se ta thonte deklaratën.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 398
Transmetohet nga Usame ibn Zejdi r.a. të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s na dërgoi në Hurek (lagje e fisit) të Xhuhej¬nes, e ne herët në mëngjes u takuam në ujin e tyre. Unë dhe nje¬¬ri prej ensarëve e kapëm njërin prej tyre, e pasi e paaftë¬suam, ai tha: “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” (Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut). Atëherë, ensariu u përmbajt, kurse unë gjuajta me shigjetën time dhe e vrava. Kur u kthyem në Medinë, Pejgamberi s.a.v.s. më¬soi për këtë ngjarje dhe më tha: “O Usame, a e vrave pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai këtë e ka thënë për t’u mbrojtur.” Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “A e ke vra¬rë pasi ka thënë La ilahe il-lall-llah?”Atëherë, këtë fjalë e ka përsë-ritur aq shumë, saqë dëshirova të mos e kisha pranuar Islamin deri atë ditë.”
(Muttefekun alejhi)
E sipas një transmetimi: “Pastaj i Dërguari i All-llahut s.av.s. tha: “A tha La ilahe il-lall-llah dhe ti e vrave?” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai këtë e ka thënë nga frika prej ar¬mës.” Tha: “A mos ia hape zemrën e tij që ta dije a e ka thënë apo jo?!” Vazhdimisht e përsëriti, saqë dëshirova që Islamin ta kisha pranuar atë ditë.”

FRIKA (HAUF)


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Frikësomuni vetëm Mua!”
(el-Bekare, 40)
“Njëmend, hakmarrja e Zotit tënd është shumë e for¬të.”
(el-Buruxh, 12)
“Ja, ashtu dënon Zoti yt kur dënon qytetet që kanë bërë mizori. Dënimi i Tij është, njëmend, fort i dhemb-shëm. Në këtë ka, pa dyshim, argumente për atë që i fri¬kë¬sohet dënimit në botën tjetër; e ajo është ditë kur të gji¬thë njerëzit do të tubohen dhe ajo është ditë e dësh¬muar. Dhe ne e shtyjmë vetëm deri në një kohë të cak¬tuar. Kur të vijë ajo ditë asnjë nuk do të flasë pa lejen e tij. Prej atyre do të ketë të mjerë dhe fatlumë. Sa u për¬ket të këqinjve, ata do të jenë në zjarr, ku merret frymë rëndë.”
(Hud. 102-106)
“All-llahu u bën vërejtje për pezmin e tij.”
(Ali Imran, 28)
“Atë ditë, kur njeriu ik nga vëllai i vet. Edhe nga nëna edhe nga babai i vet. Edhe nga shoqja e vet dhe dje-mtë e vet. Atë ditë secilit njeri do t’i mjaftojë çështja e vet.”
(Abese, 34-37)
“O njerëz, frikësojuni Zotit tuaj! Me të vërtetë dridhja e fundit (e Ditës së Kijametit) është ngjarje e madhe. Atë ditë kur shihni që secila femër me fëmijë për gjiri do ta lë atë, dhe secila shtatzënë do ta hedhë frytin e vet (dështojë) dhe do shohësh njerëz të dehur; e ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i tmerr¬shëm.”
(el-Haxhxh, 1-2)
“Kurse ai që i është frikësuar forcës së Zotit të vet, do të ketë dy Xhenete.”
(err-Rrahman, 46)
“Do t’i qasen njëri-tjetrit duke e pyetur. Dhe duke thë¬në: “Më herët kemi pasur kujdes në familjen tonë. E All-llahu na dhuroi mëshirë dhe na ruajti nga vuajtja në zjarr. Ne i jemi lutur edhe më parë, Ai është me të vër¬tetë Bamirës dhe i Mëshirshëm.”
(et-Tur, 25-28)
Për këtë temë ka shumë ajete të njohura. Qëllim jonë ka qenë që të ja¬pim shenjë në disa prej tyre, dhe e bëmë. Sa u përket haditheve, po ash¬tu janë shumë, por ne do t’i theksojmë vetëm disa prej tyre.
Suksesi është me ndihmën e All-llahut xh.sh.

.
Hadithi 402
Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Në atë ditë (Ditën e gjykimit) do të sillet Xhehenemi me shtatëdhjetë frerë dhe në çdo fre do të ketë nga shta¬tëdhjetë engjëj që e tërheqin.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 411
Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë vërtet shoh atë që ju nuk e shihni. Qielli kri¬¬këllon dhe i takon (i ka hije) që të krikëllojë. Në të nuk ka vend në madhësi të katër gishtave e të mos ketë një engjëll me fytyrë në sexhde për All-llahun e Madhëruar. Pasha All-llahun, sikur të dinit ju çka di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë dhe as që do të dëfreheshit me gratë në shtrat, por do të dilnit në rrugë dhe do të kërkonit ndihmën e All-llahut të Madhëruar.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)
Hadithi 413
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e lexoi: “Atë ditë ajo (Toka) i tregon lajmet e veta.” (ez-Zilzal,4), pastaj tha: “A e dini cilat janë lajmet e saj?” Thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Laj¬met e saj janë që të dëshmojë për secilin rob apo robëreshë se ç’ka¬në punuar në sipërfaqen e saj dhe do t’i thotë: “Ke punuar këtë dhe këtë (filan punën), në filan ditë!' Ja, pra, këto janë lajmet e saj.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 416
Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Në Ditën e Gjykimit nje¬rë¬zit do të ringjallen të zbathur, të zhveshur dhe të pabërë sunet.” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a meshkujt dhe femrat bashkë, të shikojnë në njëri-tjetrin?“ Tha: “Oj Aishe, gjendja (çështja) do të jetë aq e ashpër, saqë askujt nuk do t’i bie ndërmend ta shikojë tjetrin.” Sipas një transmetimi tjetër: “Çësh-tja do të je¬të më e rëndësishme sesa të shikojnë njëri-tjetrin.”
(Muttefekun alejhi)


SHPRESA (ERR-RREXH’A)


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj: “O njerëzit e mi që keni bërë gabim ndaj ve¬tes, mos e këputni shpresën te mëshira e All-llahut! All-llahu, me siguri do t’ua falë të gjitha mëkatet; Ai, një¬mend, fal shumë dhe është i Mëshirshëm.”
(ez-Zumer, 53)
.”..A dënojmë Ne dikë tjetër përveç jobesimtarit?”
(Sebe’e, 17)
.”..Neve na shpallet se dënimi pa dyshim do ta godasë atë që gënjen dhe shmanget (nga e vërteta).”
(Tâ Hâ, 48)
Dhe thotë:
.”..Kurse mëshira Ime ngërthen çdo send.”
(el-A’raf, 156)
Hadithi 418
Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Kush vjen me një vepër të mire, do të ketë shpërblim për të dhjetëfish e më tepër, kurse kush vjen me një vepër të keqe, do të ketë dënim vetëm sa një vepër, ose do ta fal. Kush më afrohet për një pëllëmbë, Unë i afro-hem për një kut; kush më afrohet një kut, Unë i afrohem atij një pash. Kurse kush më vjen duke ecur, Unë i shkoj atij duke vrapuar. Kush më takon Mua me mëkate sa madhësia e Tokës por nuk më shoqëron asgjë, do ta takoj Unë ate me po aq falje (magfiret).”
(Transmetom Muslimi)
Kuptimi i hadithit: “Kush më afrohet Mua me dëgjueshmëri ndaj Meje, Unë do t’i afrohem atij me mëshirën Time - dhe nëse ai e shton (dëgjueshmërinë) edhe Unë ia shtoj (mëshirën). Nëse ai më vjen duke ecur dhe nxiton në dëgjueshmëri, unë do t’i vij duke vrapuar, do të thotë: do ta kaploj atë me mëshirë dhe nuk do ta bëjë të nevojshëm që të ecë shumë për t’ia arritur që¬llimit të tij.” All-llahu i di të gjitha më së miri.
Hadithi 419
Transmetohet nga Xhabiri r.a. që ka thënë “Erdhi një beduin te Pej¬gamberi s.a.v.s. dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, cilat janë dy veprat obliguese (që tërheqin pas shpërblim apo dënim në bo¬tën tjetër)?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Kush vdes duke mos i sho¬që¬ruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet. Dhe kush vdes duke i shoqë-ruar All-llahut diçka, do të hyjë në Xhehenem.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 420
Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s u nis (për rru¬¬gë), kurse Muadhi i kishte hipur (devesë - kalit) pas shpinës së Pej¬gamberit, e ai i tha: “O Muadh!” (Muadhi) Tha: “Si urdhëron, o i Dër¬gua¬ri i All-llahut (Lebbejke ve sa’dejke)!” (Pejgamberi) Tha: “O Muadh!” Tha: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut” - tri herë - (Pej¬gamberi) Tha: “Nuk ka asnjë njeri (rob) i cili dëshmon me zemër të sinqertë që nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe që Muhammedi është robi dhe i Dër¬guari i Tij, e që të mos ia ketë ndaluar All-llahu atij Xhehenemin.” (Muadhi) Tha: “O i Dërguari i All-lla¬hut, a t’ua kumtoj këtë njerëzve që të gëzohen?” Tha: “Atë-herë, do t'i mbështeten.” Muadhi këtë e kumtoi pak para vdekjes, nga fri¬ka se do të bëjë mëkat për fshehjen e një diturie.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 421
Transmetohet nga Ebu Hurejra ose Ebu Se’id el-Hudrij r.a. (dyshon transmetuesi se cili prej këtyre të dyve: “Pasi u zhvillua beteja në Tebuk, i kaploi njerëzit uria, prandaj er¬dhën te Pejgam-beri dhe thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a na lejon t’i therim de-vetë tona e të ushqehemi me to dhe të lyhemi (me yndyrën e tyre për shkak të vapës)? I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u tha: “Bëjeni.” Pastaj erdhi Umeri r.a. dhe tha: “O i Dërguari i All-lla¬hut, nëse e bën (lejon) këtë, do të na pakësohen devetë (dhe do të dobësohe-mi), por bëju thirrje që ta grumbullojnë pjesën e mbe¬tur të ushqi-mit, pastaj lute All-llahun që ta begatojë, ndoshta All-llahu do ta bëjë atë të begatshëm.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Mirë” pastaj kërkoi një qilim lëkurë, të cilin e shtroi. Pastaj kërkoi që t’ia sjellin ushqi¬met që u kanë mbetur. Kështu, një njeri solli një grusht bukë misri, një tjetër solli një grusht hurma, kurse një tjetër grimca (të bukës) dhe kur të gjitha këto i tubuan në shtrojen e lëkurës, e gjithë kjo ishte një sasi e vogël ushqimi. Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s bëri një lutje (dua) për bereqet, e pastaj tha: “Merrni ushqim në enët tuaja.” Dhe (njerë-zit) morën ushqim në enët e tyre ashtu që nuk lanë asnjë enë të ushtrisë pa e mbushur me ushqim. Hëngrën derisa u ngopën dhe në fund prapë mbeti ushqim. Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguar i All-llahut. Nuk e takon All-llahu asnjë rob që i vjen me këto dyja (me shehadet), duke mos pasur kurrfarë dyshimi, e të jetë i penguar nga Xheneti.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 422
Transmetohet nga ‘Itban ibn Maliku r.a. i cili ishte pjesëmarrës në betejën e Bedrit, se ka thënë: “Folësha me popullin tim Beni Sa-lim. Mua dhe ata na ndante një luginë. Kur binin shira (të mëdha) mua më bëhej vështirë të kaloja (deri) te xhamia e tyre, andaj erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i thashë: “Më është dobësuar të pamurit, kurse lugina e cila gjendet midis meje dhe popullit tim vër¬shohet kur bien shira dhe më vështirësohet kalimi i saj, andaj do të dëshiroja që të vish e të falesh në një vend në shtëpinë time, të cilën unë do ta bëja faltore.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: “Do ta bëj këtë.” Të nesërmen më erdhi i Dërguari i All-llahut me Ebu Bek¬rin r.a., pasi që kaloi dita. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. para derës kërkoi leje (për hyrje), unë i dhashë leje, e pasi hyri ende pa u ulur tha: “Ku dëshiron të falem në shtëpinë tënde?” Unë i tregova vendin ku dëshiroja të falet. I Dërguari s.a.v.s. aty qëndroi në këmbë, mori tekbir, kurse ne pas tij u radhitëm (në saf), ku ai i fali dy rekate. Pastaj dha selam e edhe ne pas tij. E mbajta në shtëpi për drake, të cilën ia përgatitëm nga mielli i fërguar me dhjam. Kur dëgjuan të afërmit, vendësit, fqinjët se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ndodhet në shtë-pinë time, u tubuan bu¬rrat, saqë u mbush shtëpia plot. Një njeri tha: “Ç’bëri Maliku, nuk po e shoh: “Një tjetër tha: “Ai është dyfy-tyrësh, nuk e don All-lla¬hun e as të Dërguarin e Tij!” I Dërguari i All-llahut tha: “Mos thuaj ash¬tu, a nuk e sheh se ka thënë La ilahe il-lall-llah, duke dëshiruar me të kënaqësinë e All-llahut?” Ai njeriu i tha: “All-llahu dhe i Dër¬guari i Tij e dinë më së miri, mirëpo sa na përket neve, pasha All-llahun, ne nuk e shohim dashurinë e tij, as të folurit e tij përveç se te munafikët!” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vër¬tet, All-llahu ia ka ndaluar zjarrit (Xhehe-nemit) atë që thotë: La ilahe il-lall-llah, me të cilën dëshiron të arrijë kënaqësinë e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 425
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë: “All-llahu e ka ndarë mëshirën e Tij në njëqind pjesë. Nëntëdhjetë e nëntë i ka mbajtur për Vete, kurse vetëm një pjesë e ka lëshuar në Tokë. Nga ajo pje¬¬së të gjitha krijesat mëshirohen mes veti, saqë edhe kafsha e ngre thundrën (këmbën) nga i vogli i saj nga frika se mos e lën-don.” Kurse, sipas një transmetimi tjetër: “Vërtet All-llahu i ka një¬qind mëshira (rahmete), dhe vetëm një prej tyre e ka lëshuar në mes xhinëve, njerëzve, kafshëve dhe insekteve. Me atë një mëshirë duhet në mes veti duhen dhe mëshirohen dhe me të egër-sira e do të voglin e saj. Kurse nëntëdhjetë e nëntë mëshirat e tjera All-llahu i ka lënë për mëshirë ndaj robërve të Tij në Ditën e Gjykimit.”
(Muttefekun alejhi)
Kurse Muslimi transmeton nga Selman el-Farisiu r.a. se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhë¬ruar ka njëqind mëshira; prej tyre një mëshirë është me të cilën më¬shirohen krijesat mes veti, kurse nëntëdhjetë e nëntë për Ditën e Gjykimit.” Kurse, në një transmetim tjetër: “Vërtet All-llahu i Madhëruar kur i ka krijuar Qiejt dhe Tokën, i ka krijuar edhe një¬qind mëshira. Secila mëshirë mbulon mes Qiellit dhe Tokës. Ve¬tëm një mëshirë e ka lëshuar në Tokë, me të cilën nëna e më¬shi¬ron fëmijën e saj, egërsirat dhe shpezët mëshiro-hen në mes veti, ndërsa në Ditën e Gjykimit do të plotësohet krejtësisht më¬shira.”
Hadithi 426
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., duke rrëfyer nga Krijuesi i tij i Madhëruar, ka thënë: “Një rob bën një mëkat dhe thotë: “O All-llahu im, ma fal mëkatin tim” kurse All-llahu i Madhëruar do të thotë: “Robi im ka bërë një mëkat dhe e ka di¬tur se e ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, e pastaj thotë: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse All-llahu xh.sh. thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin që e fal mëkatin, por edhe dënon për të.” Pastaj kthehet dhe përsëri bën mëkat, dhe prapë tho¬të: “O Zot, ma fal mua mëkatin”, kurse i Lartmadhërishmi thotë: “Robi im bëri një mëkat, por e di se ka Krijuesin i cili e fal mëkatin, por edhe dënon për të. Unë tashmë, e kam falur robin tim, le të veprojë ç’të dojë!”
(Muttefekun alejhi)

.
Hadithi 427
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pasha Atë, në dorën e të cilit gjendet shpirti im, sikur ju të mos bënit mëkat, do t’ju zhdukte All-llahu dhe do të sillte një popull që bën mëkate, pastaj kërkon falje dhe All-llahu i Madhëruar i fal.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 428
Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejdi r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë: “Sikur ju të mos bënit mëkate, All-llahu do të krijonte krijesa që do të ga¬bonin, e pastaj kërkojnë falje (bëjnë istigfar) dhe do të fallen.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 431
Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli r.a. se ka thënë: “Kisha i hi¬pur në gomar pas Pejgamberit s.a.v.s. kur më tha: “O Muadh, a e di cila është e drejta e All-llahut ndaj robërve të Tij, dhe çka është e drejta e robërve ndaj All-llahut?” Thashë: “All-llahu dhe i Dër¬gua¬ri i Tij e dinë më së miri.” Tha: “Vërtet, e drejta e All-llahut ndaj robërve është që ata ta adhurojnë dhe mos t’i shoqërojnë as¬gjë, kur¬se e drejta e robërve ndaj All-llahut është që mos t’i dëno-jë ata që nuk i shoqërojnë asgjë.” Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a t’i për¬¬gëzoj njerëzit?” Tha: “Mos i përgëzo, që të mos mbështeten në të.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 432
Transmetohet nga el-Bera’ ibn ‘Azibi r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Muslimani, kur të pyetet në varr, do të dëshmojë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij.” Këtë e vërtetojnë Fjalët e All-llahut: “All-llahu do t’i forcojë besimtarët me fjalë të forta edhe në këtë edhe në atë botë.” (Ibrahim, 27)
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 433
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet kur jobesimtari e bën një bamirësi, ai do të shpërb-lehet për të me furnizim (kënaqësi) të kësaj bote, kurse besimta-rit, All-llahu ia deponon shpërblimet për ahiret, kurse për këtë botë i jep furnizim sipas dëgjueshmërisë së tij.” Në një trans-metim tjetër thuhet: “Vërtet All-llahu nuk e dëmton një besimtar për një ba¬mirësi, i jep për të në këtë botë, por e shpërblen edhe në botën tjetër (ahiret). Kurse jobesimtari (kafiri) për bamirësinë e tij që e bën për All-llahun e Madhëruar shpërblehet me furnizim në këtë botë - ndaj kur të shkojë në botën tjetër nuk do të ketë asnjë ba¬mirësi që të shpërblehet.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 434
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i pesë namazeve është si shembulli i një lumi që rrjedh shumë para derës së ndonjërit prej jush, në të cilin pas¬trohet çdo ditë nga pesë here.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 436
Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. afër dyzet veta në një kuba (shtëpi arabe e vogël, e rrumbullakët nga tenda) kur tha: “A jeni të këna¬qur që të jeni një e katërta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “A jeni të kënaqur që të jeni një e treta e xhenetlive?” Thamë: “Po.” Tha: “Pasha Atë, në dorën e të cilit gjendet shpirti i Muhammedit, unë me siguri shpresoj që ju do të jeni gjysma e xhenetlive. Ngase në Xhenet nuk do të hyjë askush përveç atij që është musliman. Ju sot, kundrejt idhujtarëve, jeni sikurse qimja e bardhë në lëkurën e mëzatit të zi, ose sikurse qimja e zezë në lëkurën e mëzatit të kuq.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 443
Transmetohet nga Ebu Nexhih Amr ibn Abese es-Sulemiji r.a. se ka thënë: “Kurse unë isha në xhahilijet (periudha paraislame) konsi¬de¬roja se njerëzit janë në lajthitje dhe nuk janë asgjë, sepse ata adhuronin idhujt. Kur dëgjova për një njeri në Meke, i cili kumton lajme i hipa devesë dhe shkova tek ai. Ai njeri ishte i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., që fshehej nga populli i vet, të cilët e ndiqnin dhe mundonin. Andaj, unë, duke u fshehur hyra tek ai në Mekke dhe i thashë: “Kush je ti?” Tha: “Unë jam Pejgamber (nebij¬jun).” I thashë: “E ç’është pejgamberi?” Tha: “Mua më ka dërguar All-llahu.” I thashë: “Me çka të ka dërguar?” Tha: “Më ka dërguar që të predikoj mbajtjen e lidhjeve familjare, thyerjen e idhujve dhe të njësohet All-llahu pa i shoqëruar asgjë.” Thashë: “Kush ësh¬të me ty në këtë rrugë?” Tha: “I liri dhe robi.” Me të ishte Ebu Bekri dhe Bilali r.a. I thashë: “Unë, vërtet, do të pasoj ty.” Tha: “Ti, vërtet, tani kurrë nuk do të mundesh, a nuk po e sheh gjen¬djen time dhe të njerëzve të mi? Por, kthehu në shtëpi, dhe kur të dëgjosh se kam dalë publikisht, atëherë eja.” Transmetuesi vazh¬don: Tha: “Pastaj shkova në shtëpi, kurse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. erdhi në Medine, dhe unë duke qenë tek familja ime, fillova të pyes për lajme. I pyesja njerëzit që vinin nga Medina, derisa er¬dhi një grup prej medinasve që dhe u thashë: “Çfarë po bën ai njeriu që erdhi në Medine?” Thanë: “Njerëzit nxitojnë tek ai nga të gjitha anët, kurse populli i tij dëshiroi ta likuidojë, por nuk ia arritën.” Pas¬taj unë shkova në Medine, hyra tek ai dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a po më njeh?” Tha: “Po, ti je ai që je takuar me mua në Meke” (Transmetuesi thotëSmile I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më njofto nga ajo që të ka mësuar All-llahu, e që unë nuk e di. Më thuaj diçka për namazin.” Tha: “Fale namazin e sabahut, pastaj prit mos fal namaz (nafile) derisa të lindë dielli dhe të ngrihet lart sa një shtizë. Kur lind dielli, lind në mes dy brirëve të djallit (dy yje kundrejt yllit Sqap - astr.) dhe atëherë atij (diellit) i bëjnë sexhde jobesimtarët. Pastaj fal një namaz, se vërtet ai namaz është publik dhe i arritshëm, derisa të bëhet hija e shtizës sa shtiza. Kur të shkurtohet hija maksimalisht, atëherë ndërpreje namazin ose mos fal namaz, sepse atëherë merr flakë Xhehenemi. Kur të zgja¬tet hija, atëherë falu, sepse vërtet ai namaz është publik dhe i arri¬tshëm derisa të falet ikindia, pastaj prapë ndër-preje faljen e namazit, derisa të perëndojë dielli, sepse ai perën-don në mes dy bri¬rëve të djallit (koha e djallit) dhe atëherë atij i bëjnë sexhde jobe¬simtarët.” (Transmetuesi më tutje vazhdon) I thashë Pejgamberit: “O Pejgamber i All-llahut, më fol mua për abdestin” Tha: “Cilido prej jush që bën përgatitje për abdest, pastaj e shpërlan go¬jën dhe hundën deri në thellësi, atëherë i bien mëkatet e fytyrës, të gojës dhe hundës së tij. Pastaj, kur ta lajë fytyrën e tij ashtu siç e ka urdhëruar All-llahu xh.sh., atëherë i bien mëkatet e fytyrës nëpër mjek¬rën e tij bashkë me ujin. Pastaj i lan duart deri mbi bërryla, atë¬herë i bien mëkatet e duarve bashkë me ujin nga majat e gish¬tave. Pastaj, kur e fërkon kokën (me dorë të lagur), atëherë i bien më¬katet e kokës bashkë me ujin nëpër majën e flokëve. Pastaj, kur lan këmbët deri tek zogu i këmbës, atëherë i bien mëkatet e këmbëve bashkë me ujin nga majat e gishtave. Pastaj, nëse ai ngrihet dhe falet, i shpreh lavdi All-llahut të Madhëruar, e falënde¬ron dhe lavedron ashtu siç e meriton dhe e zbraz zemrën e tij për All-llahun xh.sh., do të lirohet prej mëkateve të tij ashtu siç ka qenë kur e ka lindur nëna e tij.”
Kur ia rrëfen Amr ibn Abeseja (transmetuesi) këtë hadith Ebu Umamës, që ishte sahabij i të Dërguarit s.a.v.s., Ebu Umame i tha: “O Amr ibn Abese, shiko ç’po flet në një vend që ta ka mundësuar ky njeri?” Atëherë Amri i tha: “O Ebu Umame, unë jam i moshuar me vjet, dhe eshtrat më janë dobësuar, edhe exheli më është afru¬ar, dhe unë nuk kam nevojë të gënjej për All-llahun e Madhëruar e as për të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. Po ta kisha dëgjuar këtë prej të Dërguarit s.a.v.s. vetëm një herë, apo vetëm dy herë, apo vetëm tri herë dhe numëroi deri në shtatë herë, nuk do të flisja kurrë, por unë e kam dëgjuar atë edhe më tepër se aq.”
(Transmeton Muslimi)


RËNDËSIA - VLERA E SHPRESËS


All-llahu i Madhëruar, duke lajmëruar për robin e mirë thotë:
.”.. Kurse unë çështjen time ia lë All-llahut. All-llahu, me të vërtetë i sheh njerëzit, dhe All-llahu e ruajti nga të këqijat dhe kurthat e tyre.”
(Gafir, 44-45)
Hadithi 446
Transmetohet nga Xhabir ibn Abdull-llahu r.a. se ai e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. tri ditë para se të vdesë duke thë¬në: “Le të mos e gjejë vdekja asnjërin prej jush, e të mos ketë për All-llahun e Madhëruar mendim të mirë (shpresë).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 447
Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “O biri i Ademit, derisa të më thërrasësh dhe të kërkosh ndihmë nga Unë, do të fal çka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri te vranësirat e qiellit dhe nëse kërkon falje nga Unë, do të të fal ty. O biri i Ademit, nëse tek Unë vjen me mëkatet më të mëdha gati sikur toka, pastaj më drejtohesh, duke mos më shoqëruar asgjë, do të vijë unë ty me falje po aq të madhe.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është hasen)


BASHKIMI MES FRIKËS DHE SHPRESËS


Dije, se për njeriun është më mirë kur është me shën¬det të mirë, që të jetë në frikë dhe në shpresë dhe të jetë fri¬ka e tij e barabartë me shpresën. Kurse në gjendje të sëmundjes është e dëshirueshme që të anojë shpresa. Dispozitat e sheriatit, tek¬stet e Kur’anit dhe të Sunetit e konfirmojnë në mënyrë të qartë këtë.
All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Kurthën e All-llahut e kanë të siguruar vetëm nje¬rëzit e humbur.”
(el-A’raf, 99)
.”.. Vetëm jobesimtarët e humbin shpresën në mëshi-rën e All-llahut.”
(Jusuf, 87)
“Atë ditë kur disa fytyra do të zbardhen e disa do të nxihen.”
(Ali Imran, 106)
.”..Zoti yt është, me të vërtetë i shpejtë në dënim, por Ai është edhe shumë Mëshirëplotë.”
(el-A’raf, 167)
“Pa dyshim të mirët janë në Xhenet, kurse mëkatarët me siguri në Xhehenem.”
(el-Infitar, 13-14)
“Sa për atë, veprat e të cilit çojnë peshë, Ai është i kë¬na¬qur në jetë. Kurse ai, veprat e të cilit vijnë të lehta në peshojë, vendbanim do të kenë zjarrin.”
(el-Karia, 6-9)
Ajete me këtë kuptim ka shumë. Aty bashkohet frika dhe shpre¬sa në dy apo më shumë ajete të njëpasnjëshme, apo edhe brenda një ajeti. Ndërsa prej haditheve, janë:
Hadithi 448
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur ta dinte besimtari se çfarë dënimi zotëron All-llahu, askush nuk do të shpresonte në Xhenetin e Tij, dhe sikur ta dinte jobesimtari se çfarë mëshire zotëron All-llahu, nuk do ta humbte shpresën nga Xheneti i Tij.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 449
Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Kur të përgatitet xhenazja dhe njerëzit e vej¬në në krahët e tyre, nëse është i mirë do të thotë: “Nxitoni, nxitoni sa më parë të më lëshoni në varr!” Por nëse i vdekuri është jo i mirë, do të thotë: “Mjer unë ku po më ço¬ni. Më ktheni!” Atë zë e dëgjon çdokush përveç njeriut! E sikur ai ta dëgjonte, do t’i binte të fikët.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 450
Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Secilit nga ju Xheneti i është më afër sesa li¬dhës¬ja e këpucës së tij e po ashtu edhe Xhehenemi.”
(Transmeton Buhariu)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:00 pm

RËNDËSIA E TË QARIT NGA FRIKA E ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR DHE NGA MALLI PËR TË


All-llahu i Madhëruar thotë.
“Dhe duke qarë bëjnë sexhde dhe ai leximi ua rrit res¬pektin dhe frikën.”
(el-Isra’, 109)
Dhe thotë:
“A këtij fjalimi i çuditeni? Dhe qeshni e nuk qani (në vend se të qani).”
(en-Nexhm, 59-60)
Hadithi 451
Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Më ka thënë mua Pejgamberi s.a.v.s.: “Më lexo Kur’an!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të të lexoj ty, ndërsa ai ty po të shpallet? Tha: “Unë dë¬shiroj ta dëgjoj prej tjetërkujt.” Atëherë ia lexova atij suren en-Nisa, derisa erdha tek ky ajet: “Po ç’do të bëhet, atëherë, kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmi¬ta¬rë kundër tyre?” (en-Nisa, 41) Tha: “Mjaft për tani.” Kur u kthe¬va nga ai, i pashë sytë që po i rridhnin lot.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 454
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shtatë persona (lloje njerëzish) All-llahu do t’i vendosë nën hijen (mbrojtjen) e Tij, atë Ditë, ku nuk do të ketë hije (mbrojtje) tjetër përveç saj. Ata janë: Sunduesi i drejtë; i riu që ëshë rritur në ibadet dhe dëgjueshmëri ndaj All-llahut; njeriu zemra e të cilit është e lidhur me xhamitë; dy persona (shokë) të cilët në emër të All-llahut janë dashur, janë shoqëruar dhe të tillë janë nda¬rë deri në vdekje; njeriu të cilin e thërret një grua autori¬ta¬tive dhe e bukur, kurse ky i përgjigjet se i frikësohet All-llahut; njeriu i cili e ndan sadakanë fshehurazi, saqë dora e majtë nuk di sa ndan e djathta, dhe një njeri i cili e përkujton All-lla¬hun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 455
Transmetohet nga Abdull-llah ibn esh-Shihijr r.a. të ketë thënë: “I erdha të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., ndërsa ai ishte duke u falur. Në gjoksin e tij dëgjohej një ushtimë, sikurse ushtima e ka¬zanit kur zien nga të qarët.”
(Hadith sahih, transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)


VLERA E JETËS ASKETE (ZUHD) NË KËTË BOTË, INKURAJIMI PËR T’U KËNAQUR ME PAK DHE VLERA E VARFËRISË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Pa dyshim jeta në këtë botë i shëmbëllen ujit që ne e lëshojmë nga qielli me të cilin përzihen (ushqehen) bi¬mët në tokë prej të cilave ushqehen njerëzit dhe kaf¬shët. Ashtu që kur toka stoliset me petkun e vet dhe qën¬diset, dhe kur banorët e saj mendojnë se ata janë zo¬të¬ruesit e saj, vjen urdhri ynë, natën ose ditën, dhe ne ato i bëjmë si të korrura, sikur të mos kishin qenë dje fare. Ja, ashtu ne në hollësi shkoqisim argumentet për popullin që mendon.”
(Junus, 24)
“Sillja si shembull jetën e kësaj bote që është sikur uji që e lëshojmë ne nga qielli, me të cilin ushqehen bimët në tokë, e përsëri thahet e teret dhe e derdhin erërat. E All-llahu ka mundësi për çdo send! Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote, por veprat e mira të vazh¬dueshme janë më të mira si shpërblim nga Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.”
(el-Kehf, 45-46)
“Ta dini se jeta në këtë botë është një lojë dhe zbavitje edhe stoli edhe gara ndërmjet jush në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, si shembulli i shiut pas të cilit bima rritet që i mahnit jobesimtarët; ajo mugu-llon, por pas¬taj e sheh të zbehtë e më vonë bëhet e tharë. Ndërsa në atë botë ka dënim të rëndë, edhe falje e kënaqësi të All-llahut. Jeta në këtë botë është vetëm një zbavitje e rrejshme.”
(el-Hadid, 20)
“Njerëzve u është zbukuruar dëshira për epshe dhe dashuri për gratë, djemtë, dhe kuajt e bukur, bagëtitë dhe të mbjellat. Ajo është kënaqësi e jetës në këtë bo¬të, por vendkthimi te All-llahu është më i mirë.”
(‘Ali ‘Imran, 14)
“O njerëz! Premtimi i All-llahut është, pa dyshim, i vër¬te¬të dhe kurrsesi mos t’ju mashtrojë jeta në këtë botë dhe le të mos ju gënjejë djalli në besimin tuaj në All-llahun.”
(el-Fatir, 5)
“Ju preokupon shumimi i pasurisë. Derisa të shkoni në varre. Mirë, do ta merrni vesh! Edhe një herë ani! Me si¬guri do ta dini! Po si jo! Sikur ta dinit, me siguri dhe me bindje.”
(et-Tekathur, 1-5)
“Jeta në këtë botë s’është kurrgjë tjetër, përveç zba¬vitje dhe lojë, vetëm bota tjetër është jetë e vërtetë, sikur ta dinin!”
(el-Ankebut, 64)
Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura, ndërsa sa u përket haditheve, ato janë më shumë , prandaj do t’i theksojmë vetëm disa prej tyre:
Hadithi 467
Transmetohet nga el-Mustevrid ibn Shedadi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kjo botë (dunjaja) ndaj botës tjetër (Ahi¬retit) është sikur kur njëri prej jush ta vendosë gishtin e tij në det, pastaj le të shikojë me çka i kthehet (nga uji i detit).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 468
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka¬loi nëpër treg, kurse njerëzit ishin tubuar rreth tij. Pastaj kaloi pra¬në një cjapi të ngordhur me veshë të vegjël, e kapi për veshi dhe tha: “Cili prej jush dëshiron ta marrë për një dirhem?” I thanë: “As¬kush prej nesh nuk jep për të asgjë, çka mund të bëjmë me te?” Pastaj tha: “A doni të jetë juaji?” Thanë: “Pasha All-llahun, edhe të ishte i gjallë, ishte me të meta, me veshë të vegjël, e lëre më i ngordhur!” Atëherë tha: “Pasha All-llahun, kjo botë, vërtet për All-llahun është më e pavlefshme sesa ky (cjap) për ju.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 469
Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. të ketë thënë: “Isha duke shkuar me Pejgamberin s.a.v.s. nëpër një tokë me gurë të zi në Medi¬ne derisa u drejtuam nga Uhudi, atëherë më tha: “O Ebu Dherr.” I thashë: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nuk gë¬zohem të kem ar sa ky Uhudi e të kalojnë tek tri ditë, e nga ai të mbetet vetëm një dinar, vetëm nëse kam të paguaj borxh, ose që me të t’u flas robërve të All-llahut (njerëzve) kështu, kështu dhe kësh¬tu të jetë nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa.” Pastaj eci (Pejgamberi) dhe më tha: “Vërtet, ata që kanë shumë, në Ditën e Gjykimit do të kenë pak, përveç nëse thonë (veprojnë) me pasu¬rinë kështu, kështu dhe kështu është edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por të këtillët janë pak.” Pastaj më tha: “Qën¬dro në atë vend, mos lëviz askund derisa të kthehem!” Pastaj u nis nëpër errësirë të natës derisa nuk dukej, atëherë dëgjova një zë të lartë, unë u frikësova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin s.a.v.s. dhe dëshiroja t’i shkoj, mirëpo m’u kujtua fjala e tij “mos lëviz as¬kund derisa të kthehem”, andaj nuk lëviza derisa erdhi. Atëherë i thashë: “Unë dëgjova një zë, nga i cili u frikësova..”. dhe ia shpje¬go¬va... ndërsa ai më tha: “A e ke dëgjuar?” I thashë: “Po.” Tha: “Ai ishte Xhibrili, më erdhi dhe më tha: “Kush vdes prej umetit tënd duke mos i shoqëruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet.” I thashë: “A edhe nëse ka bërë prostitucion (zina) dhe nëse ka vjedhur? Tha: “Edhe nëse ka bërë prostitucion dhe nëse ka vjedhur.”
(Muttefekun alejhi, ky citat është i Buhariut)
Hadithi 470
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur të kisha ar sa është Uhudi, do të gëzo-hesha sikur të mos kalojnë tri ditë e tek unë të mos mbetet asgjë, përveç diçka për ta paguar borxhin.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 473
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet, unë i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfërit që nuk kanë pasur shtë¬pi, andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së alejhis-selamit) asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mbulesë të gjatë të trupit), por vetëm ndërresë (çarçaf për mbulimin prej mesit e te¬posh¬të) ose vetëm këmishë të thjeshtë të lidhur për qafe. Ato, disa-ve iu arrinin deri nën gjunj, kurse disave deri në nyell të këmbë¬ve, të cilat e mbanin me dorë nga frika se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 477
Transmetohet nga en-Nu’man ibn Beshiri r.a. se ka thënë: “Umer ibn el-Hattabi r.a. foli për fitimin e njerëzve nga të mirat në këtë botë dhe tha: “Vërtet e kam parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. gjatë tërë ditës (me bark) të përkulur (nga uria), nuk kishte as hurma të këqija, që ta mbushte barkun e tij.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 478
Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Ndërroi jetë i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s., kurse në shtëpinë (dhomën) time nuk kish¬te asgjë që mund të hante ai që ka mëlçi (njeri, kafshë etj.) përveç pak elb në raftin tim, e mora dhe hëngra prej tij mjaft gjatë, pastaj e mata dhe ai u harxhua.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 483
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos u thelloni (mos u merrni shumë) në pasuri të patundshme, që të mos dashuroheni me këtë botë.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)
Hadithi 489
Transmetohet nga Ka’b ibn Maliku r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy ujq të uritur të cilët bien ndër dele nuk bëjnë më tepër dëm sesa lakmia e njeriut për pasuri dhe karrierë (auto¬ritet) fesë së tij.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 492
Transmetohet nga Ibni Abbasi dhe ‘Imran ibn el-Husajni r.a. se Pej¬gamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kam shikuar në Xhenet dhe kam pa¬rë se shumica e xhenetlinjve janë të varfrit (e kësaj bote), dhe kam shikuar në Xhehenem dhe kam parë se shumica e tyre janë gra.”
(Muttefekun alejhi, nga transmetimi i Ibni Abbasit, po ashtu e transmeton Buhariu nga transmetimi i Imran ibn el-Husajnit)


VLERA E URISË, E JETËS MODESTE DHE VLERA E MODESTISË NË NGRËNIE, PIRJE, VESHMBATHJE DHE NË DËFRIMET E TJERA TË SHPIRTIT SI DHE BRAKTISJA E KËNAQËSIVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Por pas atyre mbetën pasardhës të këqij, që e lanë nama¬zin dhe u dhanë pas epsheve. Ata, mbase do të pë¬sojnë. Përveç atyre që janë penduar dhe kanë besuar edhe kanë bërë vepra të mira. Atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë e padrejte.”
(Merjem, 59-60)
“Dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata, që adhuronin jetën e kësaj bote, thoshin: -Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, njëmend, fatlum. -Të mjerët ju - thoshin të diturit. -Për atë që be¬son dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpërbli-mi i All-llahut.”
(el-Kasas, 79-80)
“Pastaj, atë ditë do të pyeteni patjetër për këna¬qësi-të.”
(et-Tekathur, Cool
“Kush e dëshiron këtë botë Ne kujt të duam i japim shpejt çka të dëshirojë, por pastaj i përgatisim Xhehe-nemin në të cilin do të digjet i turpëruar dhe i përu-lur.”
(el-Isra, 18)
Ajetet për këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Kurse ha¬di¬thet si vijon:
Hadithi 498
Transmetohet nga Ebu Se’id el-Makburij, nga Ebu Hurejra r.a. se ky kaloi (njëherë) pranë disa njerëzve që kishin përpara një dele të pjekur dhe e thirrën, por ai refuzoi që të hajë duke thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka shkuar nga kjo botë e nuk është ngo¬pur me bukë të elbit.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 499
Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. deri kur ka vdekur nuk ka ngrënë asnjëherë në tavolinë, as nuk ka ngrënë bukë të situr.”
(Transmeton Buhariu)
Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “E as që ka parë (pa¬ra vetes) ndonjëherë dele të pjekur (me lëkurë), pasi që është përvëluar.”
Hadithi 502
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. doli një ditë, a një natë, kur edhe Ebu Bekri dhe Ume¬ri r.a. kishin dalë. Atëherë (Pejgamberi) tha: “Ç’ju ka shtyrë të dilni nga shtëpitë tuaja në këtë kohë?” Thanë: “Uria, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Edhe mua, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, më ka nxjerrë (prej shtëpisë) ajo që ju ka nxjerrë juve. Çohuni!” Pastaj u ngritën me të dhe erdhën te një njeri prej ensa¬rëve, mirëpo ai nuk ishte në shtëpi. Kur e pa (Pejgamberin) gruaja (e atij njeriu), tha: “Mirësevini, urdhëroni!” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: “Ku është filani (për të zotin e shtëpisë)?” Tha: “Ka shku¬ar të na kërkojë ujë për pije.” Në atë çast erdhi ensariu, shikoi të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. dhe dy shokët e tij, pastaj tha: “Fa¬l¬ënderimi i qoftë All-llahut, sot askush nuk ka mysafirë më të nder¬shëm se unë!” Pastaj shkoi. Më pas erdhi me një kalavesh hurme në të cilën kishte hurma të njoma, të thata dhe të lëngëta (por të pjekura) dhe ju tha: “Urdhëroni, hani! Pastaj e mori bris-kun, kurse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: “Kujdes, mos e merr (mos e prej) atë që milet dhe jep qumësht!” Pastaj (ensariu) preu mish deleje nga i cili hëngrën, edhe nga kalaveshi me hurma të lloj-llojshme dhe pinë ujë.
Pasi hëngrën dhe pinë, i Dërguari i i All-llahut s.a.v.s. i tha Ebu Bekrit dhe Umerit r.a.: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, në Ditën e Gjykimit do të pyeteni për këtë begati. Nga shtë¬pia ju ka nxjerrë uria, pastaj nuk jeni kthyer derisa ju ka arri¬tur kjo begati.”
(Transmeton Muslimi)
(Pyetja në Ditën e Gjykimit ka të bëjë me llojet e begative, e jo si qortim. All-llahu e di më së miri. Në transmetimin e Tirmidhiut theksohet se ky ensarij quhej Ebu-l-Hejthem et-Tejhani).
Hadithi 504
Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. se ka thënë: “Aishja r.a. i nxori e na i tregoi dy ndërresa - këmishën dhe mbule-sën (e pje¬sës së poshtme të trupit), të cilat ishin shumë të vrazhda e të tra¬sha dhe tha: “Në këto të dyja ka ndë¬rruar jetë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 505
Transmetohet nga Sa’d ibn Ebi Vekkasi r.a. se ka thënë: “Unë jam i pari i arabëve që kam gjuajtur shtizën në rrugë të All-llahut. Kemi qenë në betejë me të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. dhe nuk kemi pasur tjetër ushqim përveç fletëve të hublës dhe semurës (dy lloje drush të shkretëtirës), saqë ndonjëri prej nesh i nxirrte jashtë (kur e kryente nevojën) sikurse i hanë delet e që nuk përzihej (nga thatësia).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 506
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O All-llahu im, bëje Ti furnizimin e familjes së Mu¬hammedit (në ushqim).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 509
Transmetohet nga Aishja r.a. të ketë thënë: “Ndërroi jetë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kurse mburoja e tij ishte e depozituar te një çifut për 30 sa'a elb.” (Sa’: masë peshë e njohur, 3,332 kg)
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 511
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Vërtet i kam parë shtatëdhjetë sofistë (të varfër të cilët nuk kanë pasur shtëpi andaj kanë banuar në sofa të xhamisë gjatë kohës së Pejgamberit), asnjëri prej tyre nuk kishte gunë (mantel), por vetëm ndërresë (çar¬çaf për mbulimin prej mesit e teposhtë), ose vetëm këmishë të thjesh¬të të lidhur për qafe. Ato disave iu arrinin deri nën gjunj, kur¬se disave deri në zog të këmbëve, të cilat i mbanin me dorë nga fri¬ka se mos u shihen vendet e turpshme (avreti).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 512
Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “Shtrati i të Dër¬gua¬rit s.a.v.s. ka qenë prej lëkurës, i mbushur me palmë.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 515
Transmetohet nga Ebu Umameje r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O biri i Ademit, nëse e shpenzon tepricën (e pa¬su¬risë), më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fi¬llo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furni¬zosh.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)


Hadithi 516
Transmetohet nga Ubejdullah ibn Mihsan el-Ensarij el-Hatmij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush gdhihet prej jush i sigurtë në shpirtin e tij, i shëndoshë në trupin e tij dhe ka ushqim për një ditë, është sikur t’i jetë dhënë krejt bota.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 517
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ka shpëtuar ai që është bërë musliman, ka furnizim (vetëm) aq sa i nevojitet dhe e ka bërë All-llahu të kënaqur me atë që i ka dhënë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 518
Transmetohet nga Ebu Muhammed Fedalete ibn Ubejd el-Ensarij r.a. se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s duke thënë: “I lumi ai që është udhëzuar në Islam, jetesën e ka të mjaftueshme dhe është i kënaqur (me atë që ka).”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 519
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. rregullisht i ka kaluar netët i uritur (pa ngrënë), edhe familja e tij nuk kanë pasur darkë, kurse buka e tyre më së shumti ka qenë prej elbit.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)


MODESTIA, THJESHTËSIA DHE EKONOMIZIMI NË JETESË DHE NË SHPENZIME SI DHE QORTIMI I LYPJES PA NEVOJË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Në tokë nuk ka asnjë qenie të gjallë e të mos e ketë ushqimin tek All-llahu.”
(Hud, 6)
“Të varfërit që janë të angazhuar në rrugë të All-llahut dhe nuk mund të punojnë tokën, i painformuari i kons¬I¬deron këta si të pasur, për shkak të modestisë së tyre (varfanjakëve). Do t’i njohësh sipas pamjes së tyre, ata nuk u mërziten njerëzve duke lypur.”
(el-Bekare, 273)
“Edhe ata, të cilët kur shpenzojnë nuk shpërderdhin e as nuk janë tepër dorështrënguar; por, në këtë mbajnë mesataren.”
(el-Furkan, 67)
“Kurse exhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për tjetër vetëm se të më adhurojnë. Nuk kërkoj prej tyre furnizim as që dëshiroj të më ushqejnë.”
(edh-Dharijat, 56-57)
Ndërsa sa u përket haditheve, shumica e tyre u theksuan në dy kapitujt paraprak, kurse prej të patheksuarave ja disa:
Hadithi 527
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është pasuria në shumë mall, por pasuri e mirëfilltë është pasuria e shpirtit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 529
Transmetohet nga Hakim ibn Hizam r.a. të ketë thënë: “Kërko¬va nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai më dha. Pastaj prapë i kërkova dhe ai prapë më dha. Dhe përsëri i kërkova dhe ai përsëri më dha. Pastaj më tha: “O Hakim, vërtet kjo pasuri është e kënd¬shme (për sy) dhe e ëmbël (për zemër), andaj kush e merr me buja¬ri do të begatohet, kurse kush e mban me kryelartësi, nuk do të be¬ga¬tohet. I atilli do të jetë si ai që ha e nuk ngopet. Dhe dora e epërme është më e mirë se dora e poshtme.” Hakimi thotë: “Pastaj i thashë: “Pasha Atë që të ka dërguar me të Vërtetën, unë prej askujt pas teje nuk do të pranoj asgjë deri të ndahem prej kësaj bote.” Njëherë Ebu Bekri r.a. e ftoi Hakimin për t’ia dhënë ndonjë dhuratë, por ky refuzoi të pranojë gjë prej tij. Pastaj, po ashtu, edhe Umeri r.a. e ftoi t’i jape, por ky e refuzon. Pastaj (Umeri) tha: “O musli¬manë, bëhuni dëshmitarë për Hakimin se po ia ofroj të drejtën (pje¬sën) e tij që ia ka caktuar All-llahu në këtë plaçkë (lufte) dhe se ai (Hakimi) po e refuzon.” Hakimi prej asnjë njeriu nuk ka pranuar as¬gjë pas Pejgamberit s.a.v.s. derisa vdiq.”
(Muttefekun alejhi)

.
Hadithi 531
Transmetohet nga Amr ibn Taglibi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. solli një pasuri apo robër (lufte) dhe i ndau. Disa njerëzve u dha kurse disave jo, andaj i shkoi lajmi se ata që nuk u dha u hidhë¬ruan dhe e qortuan. (Pejgamberi u ngrit dhe pasi) E falënderoi dhe e lavdëroi All-llahun dhe tha. “Pasha All-llahun, unë i kam dhënë ndo¬një njeriu kurse ndonjë e kam lënë. Atë që e kam lënë, e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë. Unë, vërtet, u kam dhënë disave, sepse kam parë në zemrat e tyre mosdurim, mospajtim dhe shqe¬tësim, kurse i kam lënë disa njerëz që All-llahu ua ka bërë zemrat të pasura dhe të hajrit. Prej këtyre është Amr ibn Taglib.” Amr ibn Tag¬libi ka thënë: “Pasha All-llahun, më tepër kam dashur atë fjalë të të Dërguarit s.a.v.s. sesa pasurinë më të çmueshme.”
(Transmeton Buhariu)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:00 pm

INKURAJIMI I NGRËNIES NGA PUNA E DORËS SË TIJ DHE RUAJTJA NGA LYPJA DHE EKSPOZIMI I PRANIMIT TË NDIHMAVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe kur të kryhet namazi atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni mirësinë e All-llahut.”
(el-Xhum’a, 10)
Hadithi 546
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Davudi alejhis selam nuk është ushqyer përveçse nga puna (fi¬timi) me dorë të vet.”
(Transmeton Buhariu)


BUJARIA, ZEMËRGJERËSIA DHE SHPENZIMI NË VEPRA TË MIRA DUKE QENË I BINDUR NË ALL-LLAHUN E MADHËRUAR


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Çkado që ju të jepni (dhuroni) Ai atë e kompe-nson.”
(Sebe’, 39)
.”.. Çkado që shpenzoni nga mirësia, e keni për vete dhe çkado që t’u jepni të tjerëve le të jetë vetëm për hir të All-llahut dhe ajo që e shpenzoni për të mirë, do t’ju kompensohet dhe nuk do të jeni të dëmtuar.”
(el-Bekare, 272)
.”.. Dhe çkado që jepni për të mirë, All-llahu me siguri e di.”
(el-Bekare 273)
Hadithi 555
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-Asi r.a. se një njeri e pyeti të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s.: “Cili Islam është më i mirë? Tha: “Ta ushqesh tjetrin dhe t’i japësh selam të njohurit e të pa¬njo¬hurit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 556
Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As r.a. (po ashtu) se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ekzistojnë dyzet (40) mi¬rësi; më e larta është t’i jepet dikujt dhia (që të shërbehet me qumështin e saj e pastaj t’ia kthejë). Kushdo që e bën një prej kë¬ty¬re mirësive, duke shpresuar shpërblim dhe me besim në të prem¬tuarën (e All-llahut), All-llahu i Madhëruar për të do ta dërgojë në Xhenet.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 557
Transmetohet nga Ebu Umame Sudejj ibn ‘Axhlani r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O biri i Ademit, ti nëse e shpenzon tepricën, më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modes¬te. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh. Dora e epërme është me e mirë se dora e poshtme.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 559
Transmetohet nga Umeri r.a. të ketë thënë: “E ndau i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. një ditë një pasuri, e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të tjerët veç këtyre kanë pasur më shumë të drejtë në te!” Tha: “Këta më kanë vënë në pozitë që të zgjedh; o të kërkojnë tepër e t’u jap, o të më cilësojnë si koprrac, (u dhashë më tepër) e unë nuk jam koprrac.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 564
Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Mos u bëj kop¬rrace, pastaj All-llahu ashtu vepron ndaj teje.” Në një trans-metim tjetër: “Shpenzo, ndihmoju të tjerëve apo flijo dhe mos regjistro (çka bëjnë të tjerët), pastaj edhe për ty t'i regjistron All-llahu. Mos mbaj mend (çka punojnë ose flasin), se pastaj edhe All-llahu vepron ndaj teje ashtu.”
(Muttefekun alejhi)


ALTRUIZMI DHE JOEGOIZMI


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. Dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete.”
(el-Hashr, 9)
“Dhe ushqejnë me bukë për hir të Tij të varfrin, bonja¬kun dhe të robëruarin.”
(ed-Dehr, Cool;
dhe ajete të tjera.
Hadithi 570
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ushqimi i përgatitur për dy është i mjaftueshëm edhe për tre, kurse ushqimi i përgatitur për tre mjafton për katër.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim të Muslimit nga Xhabiri r.a. thuhet se Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Ushqimi i njërit u mjafton dyve, ushqi¬mi i dyve u mjafton katërve, kurse ushqimi i katërve mjafton për tetë.”
Hadithi 571
Transmetohet nga Ebu Se’id el Hudrij r.a. se ka thënë: “Duke qenë njëherë në rrugë me Pejgamberin s.a.v.s, erdhi një njeri i hipur në kafshën e tij. Filloi ta hedhë shikimin e tij majtas dhe djath¬¬tas, atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Kush ka tepër kafshë për kalërim, le t’i japë atij që nuk ka, kush ka tepër ushqim (të rrugës), le t’i japë prej tij atij që nuk ka ushqim”, dhe i për¬mendi llojet e ndryshme të pasurisë, saqë vërejtëm se askush prej nesh nuk ka të drejtë në tepricë.”
(Transmeton Muslimi)


VLERA E PASURISË SË ATIJ QË ËSHTË FALËNDERUES (ALL-LLAHUN), I CILI E FITON DHE E SHPENZON PASURINË SIÇ ËSHTË PARAPARË (FETARISHT)




All-llahu i Madhëruar thotë:
“Sa i përket atij që jep edhe ruhet. Edhe e dëshmon më të bukurën. Atij do t’ia lehtësojmë (rrugën) për lehtësim.”
(el-Lejl, 5-7)
“Do të jetë larg tij ai që ruhet. Ai që jep (sadaka) nga pasuria e vet, e pastrohet. Dhe jo atij prej të cilit do të shpër¬blehet me ndonjë dhunti. Por vetëm që të përfi¬to¬jë afërsinë e Zotit të vet të lartmadhërishëm. Dhe ai, pa mëdyshje, do të kënaqet.”
(el-Lejl, 17-21)
“Bukur është kur jepni lëmoshë haptazi, por ëshë më mi¬rë për ju nëse ua jepni të varfërve fshehurazi. Dhe Ai do t’ua falë disa vepra tuaja të këqija. All-llahu është i informuar se ç’bëni.”
(el-Bekare, 271)
“Nuk do të arrini mirësinë e plotë derisa të mos ndani një pjesë të asaj që e keni më të dashur. Ju çkado qoftë të ndani, ani, All-llahu me siguri e di atë.”
(Ali ‘Imran, 92)
Ajetet mbi vlerën e shpenzimit në dëgjueshmëri të All-llahut janë të shumta dhe të njohura.
Hadithi 578
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se të varfrit e muhaxhirëve erdhën tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i thanë: “Pasanikët na i morën gradat e larta dhe shpërblimin e përhershëm!” (Pejgam-beri) Tha: “Ç’është ajo?” Ata thanë: “Ata falin namaz si ne, agjë-rojnë si ne, ata ndajnë sadaka, kurse ne nuk mundemi, ata lirojnë robër, kurse ne nuk mundemi.” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. u tha: “A doni t’ju mësoj diçka me çka do t’i arrini ata që ju kanë kalu¬ar dhe do t’i tejkaloni ata që janë pas jush dhe nuk do të je¬të askush më i vlefshëm se ju, përveç atij që vepron sikur ju?” Tha¬në: “Gjithsesi, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Shqiptoni tesbih (sub¬ha¬nall-llah, Lavdi All-llahut), tekbir (All-llahu ekber: All-llahu është më i Madhi) dhe tahmid (Elhamduli-l-lah: Falënderimi All-llahut) pas çdo namazi nga 33 herë.” (Pas një kohe) U kthyen tek i Dërguari i All-llahut të varfrit e muhaxhirëve dhe i thanë: “Kanë dëgjuar vëllezërit tanë pasanikë se ç’po veprojmë dhe ata po bëj¬në të njëjtën!” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Ajo është prej shpër¬blimit të All-llahut, që ia jep kujt të dojë.”
(Muttefekun alejhi)
Këtë citat e transmeton Muslimi. All-llahu e di më së miri.

PËRKUJTIMI I VDEKJES DHE SHKURTIMI I SHPRESËS


All-llahu i Madhëruar thotë.
“Çdo qenie e gjallë do ta përjetojë vdekjen, dhe vetëm në Ditën e kijametit do të fitoni në tërësi shpërblimet tuaja. Kush do të jetë i larguar nga zjarri dhe i futur në Xhenet ai ka arritur sukses, sepse jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër veçse kënaqësi mashtruese.”
(Ali Imran, 185)
.”..Kurse njeriu nuk e di se ç’do të bëjë nesër dhe as¬kush nuk e di se në ç’vend do të vdesë.”
(Lukman, 34)
.”.. E kur u vjen çasti për asnjë moment nuk munden as ta vonojnë e as ta shpejtojnë.”
(en-Nahl, 61)
“O besimtarë, pasuria dhe fëmijët tuaj të mos ua lar¬goj¬në vëmendjen nga All-llahu. Kush bën ashtu, hej, ata janë të humbur. Dhe shpërndani prej asaj që ne ju fur¬nizojmë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit prej jush, e të thotë: “O Zot, sikur të më presësh edhe pak do të jap lëmoshë dhe të bëhem nga të mirët.” All-llahu, me siguri nuk do t’ia vonojë askujt kur t’i vijë momenti i vet, dhe All-llahu e di mirë se çka punoni.”
(el-Munafikun, 9-11)
“Kur dikujt prej tyre i vjen vdekja, ai thërret, “O Zoti im, më kthe, mbase do të bëj ndonjë vepër të mirë në atë që e kam lëshuar! Kurrë! Kjo është fjalë që do ta flasë Ai e prapa tyre do të ketë një pengesë deri në di¬tën kur do të ringjallen. E kur të fryhet në sur, atëherë nuk do të ketë lidhje familjare ndërmjet atyre as që do të pyesin për njëri-tjetrin. Kujt i peshojnë më rëndë (vep¬rat e mira) ata do të jenë të shpëtuar. Kurse ata, veprat e të cilëve nuk peshojnë, ata e kanë humbur vet¬ve¬ten në Xhehenem, ku do të mbesin përgjithmonë. Zja¬rri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të mbesin aty dhëmbzgërdhirë. Po a nuk ju janë lexuar ajetet e mia, dhe ju i mohonit?! “O Zoti ynë, - do të thonë, - na ka mun¬¬¬dur mjerimi ynë prandaj jemi bërë popull i humbur. Zoti ynë, na shpëto prej tij (mjerimit), e nëse prapë bëj¬¬më keq, atëherë, me të vërtetë ne jemi kriminelë.” Rr¬ini aty dhe asgjë mos më flisni, - u thotë Ai. Ka pasur një grup nga robërit e mi që thonë: “O Zoti ynë! Ne be¬suam, prandaj na fal dhe na mëshiro se Ti je më i miri i Më¬shiruesve!” Ju i keni marrë për tallje, si të magjep¬sur, saqë patët harruar vërejtjen time dhe i keni përqe¬shur. Sot Unë i kam shpërblyer për atë që kanë duruar, ata me të vërtetë kanë arritur ç’kanë dëshiru-ar. Po sa vjet keni kaluar në tokë? - do të pyesë Ai. Kemi kaluar një di¬të ose një pjesë të ditës - do të përgjigjen. Pyeti ata që kanë numëruar. Po si! - do të thotë Ai, - kohë të shkur¬tër keni kaluar, sikur vetëm ta dinit! A keni men¬duar se ju kemi krijuar kot dhe se nuk do të ktheheni te ne?”
(el-Mu’minun, 99-115)
“A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra kur përmendet All-llahu dhe çka ka zbritur nga e vërteta (Kur’¬ani), e të mos jenë sikur ata të cilëve qysh më he¬rët u është dhënë Libri. Atyre u është zgjatur koha, an¬daj zemrat e tyre janë bërë të ashpra, dhe shumica prej tyre janë të mbrapshtë.”
(el-Hadid, 16)
Ajetet mbi këtë temë janë të shumta dhe të njohura.
Hadithi 579
Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Më kapi i Dër¬gua¬ri i All-llahut s.a.v.s. për krahu dhe më tha: “Jeto në këtë botë si të jesh i huaj ose udhëtar.” Kurse vetë Ibni Umeri r.a. thonte: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin, kurse kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen. Derisa je i shëndoshë, përgatitu për sëmundje, kur¬se gjatë jetës, përgatitu për vdekje.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 581
Transmetohet nga Enesi r.a. të ketë thënë: “Pejgamberi s.a. v.s. i bëri disa vija, pastaj tha: “Këto (vija) janë shpresa e njeriut (për jetë të gjatë), kurse kjo është exheli. Pastaj duke qenë ashtu në këtë gjendje, e bëri një vijë edhe më të shkurtër.”
(Transmeton Buhariu)


PREFERIMI I VIZITËS SË VARREZAVE PËR MASHKUJ DHE ÇKA THOTË VIZITORI


Hadithi 588
Transmetohet nga Burejde r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. i ka mësuar që, kur t’i vizitojnë varrezat, të thonë: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre shtëpive, që jeni be¬sim¬tarë dhe muslimanë. Edhe ne, nëse do All-llahu, do të vijmë te ju. Kërkojmë nga All-llahu për ne dhe për ju falje.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 589
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. të ketë thënë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pranë varrezave në Medine, pastaj u kthye me fytyrë nga ata dhe tha: “Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi ju, o banorë të këtyre varrezave. All-llahu na faltë neve dhe juve. Ju jeni të parët tanë, kurse ne së shpejti pas jush.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


MOSPREFERIMI I DËSHIRËS TË VDEKJES PËR SHKAK TË NDONJË FATKEQËSIE QË E GODET NJERIUN, PËRVEÇ NËSE BËHET NGA FRIKA E SPEKULLIMEVE NË FE


Hadithi 592
Transmetohet nga Kajs ibn Ebu Hazimi të ketë thënë: “Hymë te Habbab ibn el-Eretti r.a. për ta vizituar që u pat djegur me shta-të djegie (vende), e ai tha: “Vërtet shokët tanë, që kanë vdekur, kanë shkuar dhe kjo botë aspak nuk ua ka munguar (shpërblimin), kurse ne kemi grumbulluar aq pasuri sa nuk kemi vend t’i vendosim, përveç në dhé, dhe sikur të mos na kishte ndaluar Pejgamberi s.a.v.s. që ta dëshirojmë vdekjen, unë do ta dëshiroja.” Pastaj, kur i erdhëm herën tjetër, ai po e ndërtonte një mur për vete dhe tha: “Vërtet, muslimani do të shpërblehet për çdo gjë që e harxhon, përveç atë që e fut në këtë dhe.”
(Muttefekun alejhi)
Këtë citat e transmeton Buhariu.


PËRKUSHTIMI - DEVOTSHMËRIA DHE LARGIMI I DYSHIMEVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
.”.. E keni konsideruar imtësi, por ajo tek All-llahu ësh¬të e madhe.”
(en-Nûr, 15)
“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë.”
(el-Fexhr, 14)
Hadithi 595
Transmetohet nga en-Nevvas ibn Sem’ani r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Bamirësi është sjellja dhe karakteri i mirë, kurse mëkat është ajo çka mendon në vetvete, e nuk dëshiron që ta dinë njerëzit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 597
Transmetohet nga Ebu Sirvea Ukbe ibn el-Harithi r.a. se ai u martua me vajzën e Ebu Ihab ibn Azizit, pastaj erdhi një grua dhe i tha: “Unë i kam dhënë gji Ukbës dhe asaj me të cilën është mar¬tu¬ar.” Ukbeja i tha asaj: “Unë nuk e di se ti më ke dhënë gji, e as që ti më ke informuar për këtë.” Pastaj i hipi (kafshës për hipje) dhe er¬dhi në Medine tek i Dërguari s.a.v.s. dhe e pyeti. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Si jo, pasi që është thënë!” Pastaj Ukbe e shkurorëzoi atë dhe ajo u martua me tjetër burrë.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 598
Transmetohet nga Hasan ibn Aliu r.a. se ka thënë: “Kam mbajtur në mend nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Largoju asaj që të duket e dyshimtë, ndërsa përmbaju asaj ku nuk je i dyshim-të.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)


PREFERIMI I IZOLIMIT NGA DEVIJIMI I NJERËZVE GJATË KOHËS APO FRIKA PREJ ÇRREGULLIMEVE NË FE, RËNIA NË HARAM DHE NË GJËRA TË TJERA TË DYSHIMTA


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Prandaj, shpejtoni te All-llahu, unë nga ai jam (i dër¬guar) t’iu tërheq vërejtjen haptazi.”
(edh-Dharijat, 50)
Hadithi 604
Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Së shpejti do të vijë koha kur muslimanit do t’i jenë pasuria më e mirë delet me të cilat do të shkojë nëpër majë të bjeshkëve dhe pas rrjedhave të ujit, duke ikur me fenë e tij nga sprovat e ndryshme.”
(Transmeton Buhariu)

.
VLERA E SHOQËRIMIT ME NJERËZ, SHKUARJA NË TUBIMET DHE XHEMATET E TYRE, NË VENDET E MIRËSISË, NË TUBIMET E MËSIMIT DHE TË DHIKRIT ME TA, VIZITA E TË SËMURËVE TË TYRE, SHKUARJA NË XHENAZET E TYRE, NDIHMA E TË NEVOJSHMËVE, UDHËZIMI I TË PADISHMËVE DHE DOBI TË TJERA PËR ATË QË ËSHTË NË GJENDJE TË URDHËROJË PËR TË MIRË DHE TË NDALOJË NGA E KEQJA, PËRMBAJTJA E VETVETES NGA MUNDIMI (TË TJERËT) DHE DURIMI NË MUNDIME (NGA TË TJERËT)


Dije, se shoqërimi me njerëz në mënyrën e sipërtheksuar është i lavdëruar, sepse ashtu ka vepruar edhe vetë i Dërguari i All-llahut, por edhe të gjithë Pejgamberët e tjerë, salavatull-llahi ve selam-uhu alejhim, pastaj hulefaurr-rrashidinët, sahabët e tjerë, tabiinët dhe di¬je¬tarët e të zgjedhurit e muslimanëve pas tyre. Kjo ka qenë rruga dhe drejtimi në të cilin kanë ecur shumica e tabiinëve, këtë e kanë re¬komanduar Shafi’iju, Ahmedi dhe shumica e fukahave r.a.
(Për të gjitha këto tema ekzistojnë kapitujt të veçantë në këtë li¬bër, ndaj këtu do të lëshohet theksimi i ajeteve dhe haditheve në detaje.)
Do të kufizohemi vetëm në theksimin e një ajeti kur’anor për të parë dhe kuptuar rëndësinë e shoqërimit ndërmjet masave njerë¬zore. All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në bamirësi dhe devotshmëri.”
(el-Maide, 2)

PËRULËSIA DHE AFËRSIA NDAJ BESIMTARËVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe bëhu më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë!”
(esh-Shuara, 215)
“O besimtarë, nëse dikush prej jush i shmanget fesë së vet, ani, se All-llahu në vend të tyre do të sjellë njerëz që i do Ai dhe që e duan Atë; të përulur ndaj besimta¬rë¬ve dhe kryelartë ndaj jobesimtarëve.”
(el-Maide, 54)
“O njerëz, Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe ju kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri-tjetrin. Më fisniku tek All-llahu është ai i cili më së shumti i ruhet Atij.”
(el-Huxhurat, 13)
“Prandaj mos mburreni fort me vetveten. Ai e di më mi¬rë atë që ruhet.”
(en-Nexhm, 32)
“Banorët e Fortifikatës do t’i thërrasin njerëzit, të cilët do t’i njohin sipas karakteristikave të tyre, dhe do t’u tho¬në: “Nuk u bëri kurrfarë dobie tu¬bimi juaj e as men¬djemadhësia. A janë këta, për të cilët keni bërë be se nuk do t’i mbërrijë mëshirë e All-llahut? Hyni në Xhenet, për ju nuk ka frikë dhe ju mos u brengosni fare!”
(el-A’raf, 48-49)
Hadithi 609
Transmetohet nga Enesi r.a. se kaloi pranë famijëve dhe u dha selam, pa¬staj tha: “Kështu ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.”
(Mutefekun alejhi)
Hadithi 610
Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Sikur ndonjë robë¬re¬shë e Me¬dinës të kërkonte nga Pejgamberi s.a.v.s. (ndonjë ndihmë a shërbim), do të shkonte për të ku të dojë (ajo).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 611
Transmetohet nga el-Esved ibn Jezid se ka thënë. “Është pyetur Aishja r.a. se ç’bënte Pejgamberi s.a.v.s. në shtëpi? Tha: “Ka qenë gjith¬monë në ndihmë të familjes, kurse kur vinte koha e namazit, shkonte në namaz.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 612
Transmetohet nga Ebu Rif’ate Temim ibn Usejdi r.a. të ketë thë¬në. “Erdha tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., i cili ishte duke e mbaj¬tur hutben dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ka ardhur një njeri i panjohur dhe po pyet për fenë, sepse nuk di se ç’është feja.” Atë¬herë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. u kthye nga unë, e la hutben dhe erdhi tek unë. Pastaj ia sollën një karrige, në të cilën u ul dhe filloi të më mësojë atë që All-llahu ia ka mësuar. Pastaj iu kthye hutbës së vet (të filluar) dhe e përfundoi.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 613
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur hante ndonjë ushqim i lëpinte tre gishtat e vet. Ka thënë (Ene¬si): “Ka thënë (Pejgamberi): “Kur ndonjërit prej jush i bie kaf¬shata, le t’ia largojë papastërtinë dhe pastaj le të hajë e mos t’ia lë dja¬llit.” Dhe ka urdhëruar që të fshihet (me gishta) ena, pastaj ka thë¬në: “Sepse nuk e dini se në cilin ushqim gjendet begatia (bereqeti).”
(Transmeton Muslimi)

NDALIMI I MENDJEMADHËSISË DHE VETKËNAQËSISË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Atë botën tjetër do t’ia japim atyre, të cilët nuk lak¬mojnë madhështinë në këtë botë, as duan çrregullime, se ardhmëria është e atyre që i frikësohen All-llahut.”
(el-Kasas, 83)
“Mos ec mendjemadh nëpër tokë.”
(el-Isra’, 37)
“Dhe, nga arroganca, mos ua kthe njerëzve fytyrën tën¬de dhe rrugës mos ec kryelartë e me arrogancë, se All-lla¬hu nuk e do arrogantin e lavdëraçin.”
(Lukman, 18)
“Karuni ka qenë nga populli i Musaut dhe e ka shtypur (atë popull) dhe ne i patëm dhënë aq pasuri sa çelësat e tij me vështirësi i kanë bartur disa vetë të fortë; pran¬daj populli i thonte: “Mos u entuziazmo, sepse All-llahu nuk i do ata që janë shumë të gëzuar. Dhe përpi-qu me sa të ka dhënë All-llahu, të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde (përgjegjësinë tënde) në këtë bo¬të dhe bë mirë, si të ka bërë ty mirë All-llahu, e mos bëj çrregullime në Tokë, sepse All-llahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime.” Ai tha: “Ajo që më është dhënë, më është dhënë me dijen time.” A nuk e ka ditur se All-llahu para atij ka shfarosur disa popuj, të cilët kanë qenë më të fortë se ai (Karuni), ose edhe më shumë; Prandaj më¬katarët as që do të merren në pyetje për mëkatet e ve¬ta. Dhe doli para popullit të vet me stolitë e tij, e ata, të cilët adhuronin jetën e kësaj bote thoshin: “Eh sikur edhe ne të kishim atë që iu dha Karunit! Ai është, një¬mend, fatlum.” Të mjerët ju - thoshin të diturit. Për atë që beson dhe bën vepra të mira, më i mirë është shpër¬blimi i All-llahut, por do t’u jepet vetëm durimtarëve. Dhe ne, atë dhe pallatin e tij e shafuam në dhe.”
(el Kasas, 76-81)
Hadithi 622
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Me tre All-llahu nuk do të flasë në Ditën e Gjyki¬mit, nuk do t’ua falë e as s’do t’i mbrojë me rahmetin e Tij. Për ta është caktuar dënim i rëndë e i dhembshëm. Ata janë: plaku që bën zina; sunduesi që gënjen (dhe e mashtron popullin) dhe i var¬fëri që është mendjemadh.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 624
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Derisa një njeri me petka të bukura, i kënaqur në vetvete, me flokë të krehura, ecte me mendjemadhësi, në atë çast All-llahu i Madhëruar e fundosi në dhe, ku do të thellohet deri në Ditën e Gjykimit!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 625
Transmetohet nga Seleme ibn el-Ekva r.a. se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu vazhdimisht ecën me kryelartësi de¬risa të shkruhet me tiranët, e pastaj e godet çka i ka goditur edhe ata.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


KARAKTERI - MORALI I MIRË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Sepse ti je, me të vërtetë, lart me virtyte të larta.”
(el-Kalem, 4)
.”.. Të cilët e mposhtin hidhërimin dhe i falin njerë-zit.”
(Ali Imran, 134)
Hadithi 628
Transmetohet nga Sa’b ibn Xheth-thame r.a. të ketë thënë: “Ia dhurova të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. një gomar të egër, por ai ma ktheu prapë. Kur vërejti (ndryshimin) në fytyrën time tha: “Ne nuk po ta kthejmë për tjetër arsye, por pse e kemi të ndaluar (haram - mbajtjen e kafshëve të egra).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 629
Transmetohet nga Nevvas ibn Sem’ani r.a. se ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për mirësinë dhe për më¬ka¬tin, e ai më tha: “Mirësi është të jesh me karakter të mirë, kurse më¬kat (keqveprim) është ajo që të shqetëson në gjoksin tënd e që dëshiron ta fshehësh nga njerëzit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 631
Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë send nuk do të jetë më i rëndë në peshojën e be¬sim¬tarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i mirë. Dhe, vërtet, All-llahu e urren të pamoralshmin dhe fjalëndyrin.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 632
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “Është pyetur i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhenet dhe ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mire.” Pastaj është pyetur çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhehenem dhe ka thënë. “Goja dhe organet seksuale.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 633
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka ka¬rakterin më të mirë, kurse më të mirët prej jush janë ata që janë më të mirë për gratë e veta.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 634
Transmetohet nga Aishja r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet besimtari me ka¬rak¬ter të mirë arrin gradën e atij që vazhdimisht agjëron dhe që fal namaz.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Hadithi 635
Transmetohet nga Ebu Umame el-Bahilij r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë i jam garant (dorëzan) për një shtëpi në mes kopshtit të Xhenetit atij (besimtari) që e flak grindjen mes veti, edhe nëse ka të drejtë. Dhe për një shtëpi në mes të Xhenetit atij që e lë rrenën, qoftë edhe në mahi. Dhe për një shtëpi në Xhenetin më të lartë atij që e ka moralin më të mire.”
(Hadith sahih, transmeton Ebu Davudi me sened sahih)
Hadithi 636
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet më i dashuri tek unë prej jush dhe më afër meje Ditën e Gjykimit do të jetë ai që është me moral më të lartë. Më të urryerit tek unë dhe më të largët prej meje Ditën e Gjykimit do të jenë ata që flasin shumë, ata që flasin me mendjemadhësi si dhe ata që flasin me gojën plot.” Shokët (as-habët) i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne i njohim ‘thartharët’ (që flasin shumë) dhe ‘muteshed-di¬kët’ (ata që imponohen), por kush janë ‘mutefejhi-kët’?” Pejgam¬beri s.a.v.s. u përgjigj: “Mendjemëdhenjtë!”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se ky është hadith hasen)
Tirmidhiu transmeton gjithashtu mendimin e Abdull-llah ibni Mubarekut, rreth shpjegimit të karakterit të mirë (morali i lartë), i cili përbëhet prej fytyrës së ndritshme, vazhdimësisë së përher¬shme në vepra të mira dhe largimit nga ato vepra të cilat i shqe¬tësojnë të tjerët.

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:00 pm

PËR URTËSINË, TOLERANCËN DHE BUTËSINË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata të cilët e mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit. Edhe All-llahu i do bamirësit.”
(Ali Imran:134)
All-llahu i Madhëruar gjithashtu thotë:
“Ti merri me të mirë! Urdhëro për vepra të mira dhe lar¬gohu nga injorantët.”
(el-A’raf:199)
All-llahu i Madhëruar prapë thotë:
“E mira dhe e keqja nuk janë të barabarta. Të keqen kthe¬je me të mirë, andaj armiku yt do të bëhet mik i sinqertë. Atë nuk mund ta arrijë tjetërkush veçse durim¬tarët, dhe atë nuk mund ta arrijë tjetër veçse ai që ka shumë fat.”
(Fussilet:34-35)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Vërtet ai që duron dhe fal, posedon virtyte më të lar¬ta.”
(esh-Shûrâ:43)
Hadithi 638
Aishja r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i Butë dhe Ai e do butësinë në të gjitha sendet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 639
Aishja r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i Butë dhe Ai e do butësinë dhe me butësi fitohet ajo që nuk fitohet me vrazhdësi si dhe ajo që nuk fitohet ndryshe.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 641
Ebu Hurejra r.a. thotë: “Një beduin arab hyri në xhami dhe fi¬lloi ta kryejë nevojën e vogël. Njerëzit u çuan në këmbë që ta sul¬mojnë për këtë vepër të tij, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Lë¬re¬ni, e në vendin e urinës së tij hidhni një kovë me ujë ose një kusi me ujë. Vërtet ju jeni dërguar për lehtësim e jo për vështirësim (kompli¬kim).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 642
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Leh¬tësoni e mos vështirësoni, përgëzoni e mos tmerroni.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 643
Xherir ibni Abdull-llahu r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Atij të cilit i mungon butësia, i mungojnë të gjitha të mirat”, ose “Ai që është i ndaluar nga butësia, është i nda¬luar nga të gjitha të mirat.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 644
Ebu Hurejra r.a. thotë se një njeri i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.: “Më këshillo!” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Mos u hidhëro!” Njeriu këtë e përsëriti disa herë për këshillë, por Pejgamberi s.a. v.s. çdo herë ia përsëriste: “Mos u hidhëro!”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 645
Nga Ebu Ja’la Sheddad bin Evs r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu ka obliguar mirësinë për çdo gjë, prandaj kur të vritni, vritni me njerëzi dhe kur të preni, preni me njerëzi. Çdokush prej jush duhet së pari ta mprehë thikën dhe ta qetësojë kafshën për therje.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 646
Aishja r.a. thotë: “Asnjëherë Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka zgje¬dhur në mes dy gjërave e të mos ketë zgjedhur më të lehtën, nëse nuk ishte mëkat. Nëse një gjë ishte mëkat, atëherë Pejgamberi s.a. v.s. ishte njeriu më i largët prej saj. I Dërguari i All-llahut asnjë¬herë nuk i është hakmarrë askujt për vetveten (nuk e ka dënuar askend për vetveten), përveç atëherë kur janë shkelur urdhrat e All-llahut, atëherë është hakmarrë për hir të All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 647
Ibnu Mes’udi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “A doni t’ju tregoj se kush ndalohet prej zjarrit ose kujt i është zjarri i ndaluar? Zjarri i është ndaluar atij që është njeri i afërt, i lehtë, i dashur, i sjellshëm dhe i butë.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)




KËRKIMI I FALJES DHE LARGIMI NGA INJORANTËT


All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Ti merri me të mirë! Urdhëro për vepra të mira dhe shmangiu injorantëve.”
(el-A’raf:199)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
“Pra, ti përmbahu mirë kundër teprimeve të tyre!”
(el-Hixhr:85)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Le t’ua falin dhe të ndahen butësisht. A nuk dëshironi ju që All-llahu t’ju falë juve?”
(en-Nûr:22)
All-llahu i Madhëruar përsëri thotë:
“Ata që i falin njerëzit. Edhe All-llahu i do bamirësit.”
(Ali Imran:134)
All-llahu xh.sh. përsëri thotë:
“Por, kush duron dhe fal, ajo është nga punët e mençura.”
(esh-Shûrâ:43)
Ajetet e Kur’anit që flasin rreth kësaj teme janë të shumta dhe të njohura.
Hadithi 648
Aishja r.a. tregon se i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.: “A ke pasur në jetën tënde ndonjë ditë më të vështirë se dita e Uhudit?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Kur kam shkuar te populli yt, ditën e Akabes, ishte më vështirë. Iu paraqita birit të Abdi Jalile ibnu Abdi Kulale, por ai refuzoi të përgjigjet në atë që dëshiroja. Atë¬he¬rë vazhdova udhëtimin dhe shenjat e shqetësimit dukeshin në fyty¬rën time, nuk kam ardhur në vete derisa kam arritur në Karnith-thealibe. Aty e kam ngritur kokën, kur një re mbi mua më bën hije. Kur e kam shikuar atë, kam vërejtur në të Xhibrilin a.s., i cili atë¬he¬rë thirri dhe më tha: “Vërtet All-llahu i ka dëgjuar fjalët e popu¬llit tënd, dhe e ka parë sulmin e tyre ndaj teje. All-llahu e dërgoi melekun e kodrave që ta urdhërosh të veprojë me ta si të dëshirosh ti.” Atëherë më ka thirrë meleku i kodrave, më ka përshëndetur me selam e pastaj ka thënë: “O Muhammed, vërtet unë jam meleku i kodrave dhe All-llahu më dërgoi te ti që të më urdhë¬rosh të veproj ashtu si dëshiron ti. Nëse ti dëshiron, këto dy kodra do t’i hedh mbi ta.” Atëherë Pejgamberi s.a.v.s., ashtu siç tregon Aishja r.a., ka thënë: “Jo. Por, dëshira ime është që All-llahu të falë prej tyre pasardhës, të cilët do ta adhurojnë vetëm All-llahun xh.sh. dhe nuk do t’i bëjnë Atij shok tjetër.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 649
Aishja r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. asnjëherë nuk e ka rra¬hur askë me dorën e vet, asnjë grua, asnjë shërbëtor, përveç në xhihad për hir të All-llahut. Ai asnjëherë nuk e ka dënuar askë për diçka apo nuk është hakmarrë ndaj dikujt, përveç atëherë kur janë thyer urdhrat e All-llahut. Atëherë është dënuar vetëm për hir të All-llahut xh.sh.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 651
Ibnu Mes’udi r.a. thotë: “Sikur jam duke e parë të Dër¬gua¬rin e All-llahut duke treguar për një Pejgamber prej Pejgamberëve, mbi të gjithë qoftë paqja dhe shpëtimi i Zotit, se si e kishte rrahur populli i vet, derisa i kishte rrjedhur gjaku. Dhe ai, duke e fshirë gja¬kun prej fytyrës, thonte: “O Zoti im, falja popullit tim, sepse vër¬tet ata nuk dine.”
(Muttefekun alejhi)


TOLERIMI I SHQETËSIMIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Me moral të lartë dhe të devotshëm (muttekin) janë ata që e mposhtin hidhërimin dhe i falin njerëzit. Dhe All-llahu i do bamirësit.”
(Ali Imran: 134)

All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“Por, kush duron dhe fal, ajo është nga punët e mençu-ra.”
(esh-Shûrâ: 43)


HIDHËRIMI NDAJ MOSPËRFILLJES SË LIGJEVE TË SHERIATIT DHE PËRKRAHJA E FESË SË ALL-LLAHUT


All-llahu xh.sh. thotë:
“Kush i madhëron shenjtëritë e All-llahut është mirë për të ndaj Zotit të vet.”
(el-Haxhxh:30)
All-llahu xh.sh. përsëri thotë:
“Nëse ndihmoni All-llahun edhe Ai do t'u ndihmojë juve dhe do t’ua forcojë këmbët tuaja.”
(Muhammed:7)
Hadithi 654
Ebu Mes’ud Ukbe bin Amr El-Bedri r.a. thotë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: “Unë e vonoj faljen e namazit të sa¬ba¬hut për shkak të njërit që e zgjat tepër namazin!” Ebu Mes’udi pas¬taj tregon: “Unë asnjëherë më parë nuk e kisha parë Pejgam¬be¬rin s.a.v.s. gjatë dhënies së këshillave më të hidhëruar se atë ditë. Pejgamberi s.a.v.s. pastaj iu kthye të pranishmëve dhe u tha: “O ju njerëz, vërtet disa prej jush i largojnë të tjerët. Prandaj, ai i cili prej jush iu prin të tjerëve le ta shkurtojë namazin, sepse pas tij është plaku, fëmija si dhe ai që ka nevojë për diçka tjetër.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 655
Aishja r.a. thotë: “Erdhi Pejgamberi s.a.v.s. prej një udhëtimi, dhe unë e kisha mbuluar një dollap me një perde, në të cilin kishte fi¬gu¬ra. Kur e pa Pejgamberi s.a.v.s. e bëri atë copë-copë dhe iu skuq fytyra (nga hidhërimi) dhe tha: “Oj Aishe, dënimi më i ashpër i All-llahut Ditën e Gjykimit do të jetë për ata të cilët i imitojnë kri¬jesat e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 656
Aishja r.a. përsëri thotë: “Kurejshitët ishin tepër të shqetësuar për shkak të rastit të gruas nga fisi El-Mahzumi, e cila kishte vje¬dhur, e pastaj kishin thënë: “Kush do t’i flasë për këtë Pejgamberit s.a.v.s.?” Pastaj thanë: “Kush do të ketë guxim ta bëjë këtë përveç Usame ibnu Zejdit, i cili ishte i dashuri i Pejgamberit s.a.v.s.” Usa¬meje shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ka ardhur të ndër¬mjetësojë për rastin e asaj gruaje. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ti po ndër¬mjetëson që të mos zbatohet një dënim prej dënimeve të All-llahut?” Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në këmbë dhe filloi të fla¬së, ku përveç të tjerash tha: “Ata të cilët ishin para jush pësuan për ar¬sye se, kur në mesin e tyre vidhte ndonjë fisnik (i pasur), e linin, nuk e dënonin, ndërsa kur vidhte ndonjë i dobët (i varfër) e zba¬to¬nin mbi të dënimin! Betohem me All-llahun që sikur të vidhte Fati¬meja, e bija e Muhammedit, unë sigurisht do t’ia preja dorën.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 657
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka parë një pështymë (në tokë) në drejtim të kibles dhe kjo gjë e nevrikosi aq shumë, saqë kjo u vërejt në fytyrën e tij, u ngrit dhe e fshiu me dorën e vet, e pastaj tha: “Vërtet çdonjëri prej jush, kur çohet për të falur na¬ma¬zin, atëherë është duke folur me Krijuesin e vet dhe Zoti i tij është në mes tij dhe Kibles, për atë nuk lejohet që askush prej jush të pështyjë në drejtim të Kibles, por mund të pështyjë në të majtë, apo nën këmbët e tij.” Pastaj mori një skaj të mbulesës së tij dhe pështyu në të, e paloi njërën anë me tjetrën dhe tha: “Apo le të vep¬rojë në këtë mënyrë.”
(Muttefekun alejhi)
Sa i përket përshtyrjes në të majtë apo nën këmbë, kjo ka të bëjë vetëm jashtë xhamisë. Ndërsa kur jemi në xhami, atë¬herë pështyrja lejohet vetëm në shami, apo në ndonjë leckë tjetër.


OBLIGIMI I SUNDUESVE QË TË SILLEN MIRË ME SHTETASIT E TYRE


All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Dhe bëhu më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë!”
(esh-Shuara:215)
All-llahu xh.sh. thotë:
“All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe res¬pekt ndaj të afërmve dhe ndalon amoralitetin, neverinë dhe gjithçka që është krim dhe urrejtje. Ai ju këshillon të pranoni mësimin.”
(en-Nahl:90)
Hadithi 658
Ibni Umeri r.a. thotë: “Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për kope¬në e vet. Imami është bari dhe do të pyetet për kopenë e tij. Burri është bari në shtëpinë e vet dhe ai do të pyetet për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit dhe ajo do të pyetet për kopenë e saj, edhe shërbëtori është bari në pasurinë e zotërisë së tij dhe ai do të pyetet për ate që e ka ruajtur. Të gjithë ju jeni ba¬rinj dhe do të përgjigjeni për atë që keni ruajtur.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 659
Ebu Ja’la Ma’kil bin Jesari thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Atë rob që All-llahu e cakton për ruajtjen e një kopeje dhe ai vdes duke e tradhtuar kopenë e tij, All-llahu xh.sh. ia ndalon atij hyrjen në Xhenet.”
(Muttefekun alejhi)
Në një rivajet: “Nëse nuk e këshillon përgjegjësin e vet, ai nuk do ta shijojë erën e Xhenetit.”
Në një rivajet të Muslimit thuhet: “Çdo prijës, që është përgjegjës për çështjet e muslimanëve dhe nuk mundohet për ta dhe nuk i këshillon ata, nuk do të hyjë me ta në Xhenet.”
Hadithi 660
Aishja r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. në shtë¬pi¬në time duke thënë: “O Zoti im, ai i cili udhëheq umetin tim, në¬se i mundon ata, atëherë Ti mundoje atë, ndërsa kush udhëheq me umetin tim diçka dhe sillet mirë me ta, atëherë Ti ndihmoje atë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 661
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Beni Israilët udhëhiqeshin nga Pejgamberët, posa vdiste një Pejgamber, menjëherë vi¬nte në vend të tij tjetri. Pas meje nuk ka Pejgamber tjetër. Por, do të ketë hulefa (pasardhës) të shumtë.” Shokët i tha¬në: “O i Dërguar i All-llahut çka na urdhëron? Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Përmbusheni urdhrin e të parit, pastaj të tjerëve jepjuni hakun e tyre dhe pastaj luteni All-llahun për halifen tuaj. Vërtet All-llahu do t’i pyesë për të gjitha ato gjëra për të cilat kanë qenë mbikëqyrës.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 662
Nga Aidh ibni Amr tregohet se ka shkuar te Ubejdullah ibni Zija¬di, dhe i ka thënë: “O biri im, unë e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet bariu më i keq është ‘hutameja’ (që sillet vrazhdë e pa mëshirë me kopenë e vet), prandaj ruhu të mos bëhesh i tillë!”
(Muttefekun alejhi)


PËR VALIUN (SUNDUESIN) E DREJTË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“All-llahu urdhëron drejtësi dhe mirësi, ndihmë dhe res¬pekt ndaj të afërmve.”
(en-Nahl:90)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“Dhe punoni me drejtësi, All-llahu njëmend i do të drejtët.”
(el-Huxhurat:9)
Hadithi 665
Nga Abdull-llah ibni Amr ibni El-Asi r.anhuma tregohet se Pej¬gamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njerëzit e drejtë tek All-llahu do të jenë në minbera prej nurit (dritës): ata persona që kanë gjykuar në më¬ny¬rë të drejtë, ata që ishin të drejtë në familjet e tyre, si dhe ata që janë të drejtë me ata që i kanë nën mbikëqyrje.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 666
Nga Avf ibni Maliku r.a. thuhet: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Udhëheqësit tuaj më të mirë janë ata që ju duan dhe i doni dhe ata për të cilët ju luteni dhe ata luten për ju. Ndërsa udhëheqësit tuaj më të këqijnj janë ata të cilët ju i urreni dhe ata ju urrejnë si dhe ata të cilët ju i mallkoni dhe ata ju mall¬kojnë!” Avfi r.a. tha: “Atëherë ne i thamë: “O Pejgamber i All-lla¬hut, a do t’u kundërvihemi ne?” Tha: “Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin. Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 667
Ijad ibni Himari r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a. v.s. duke thënë: “Banorë të Xhenetit janë tre persona: udhëheqësi i drejtë që u përmbahet këshillave, njeriu i mëshirshëm, zemra e të ci¬lit është e butë për çdo të afërm dhe për çdo musliman, si dhe nje¬riu i pastër e i ndershëm, i cili ka shumë fëmijë.”
(Transmeton Muslimi)


URDHËROHET DËGJUESHMËRIA E UDHËHEQËSVE NË TË MIRA, NDËRSA NDALOHET DËGJUESHMËRIA E TYRE NË TË KËQIJA


All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, përuljuni All-llahut dhe përuljuni Pejga-m¬berit, por edhe përfaqësuesve tuaj.”
(en-Nisa:59)
Hadithi 670
Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.¬v.s. duke thënë: “Kush e heq dorën e vet nga dëgjueshmëria, do ta ta¬kojë All-llahun Ditën e Gjykimit, por nuk do të ketë argument mbroj¬tës. Kush vdes dhe në qafën e vet nuk ka besë të dhënë, vdes me vdekje injoranti.”
(Transmeton Muslimi)
Në një rivajet tjetër të Muslimit ky hadith thuhet kështu: “Kush vdes i ndarë nga xhemati, vdes me vdekje injoranti.”
Hadithi 677
Ibni Abbasi r.anhuma tregon se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush urren diçka nga prijësit e vet, le të durojë, sepse ai i cili largohet nga sulltani (udhëheqësi) i vet vetëm për një pëllëm-bë, do të vdes me vdekje injoranti.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 678
Ebu Bekerete tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thë¬në: “Kush e nënçmon udhëheqjen e vet, All-llahu do ta nënçmo-jë atë.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)
Rreth kësaj teme ekzistojnë shumë hadithe, të cilat janë për¬mendur në kapitujt e tjerë.


NDALIMI I KËRKIMIT TË VENDEVE UDHËHEQËSE, PREFEROHET LARGIMI NGA VENDET UDHËHE-QËSE, NËSE KËTË NUK E KËRKON NEVOJA


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Atë, botën tjetër, do t’ua japim atyre që nuk lakmoj-në ma¬dhështinë në këtë botë, as duan çrregullime, se ardh¬më¬ria është e atyre që i frikësohen All-llahut.”
(el-Kasas:83)
Hadithi 679
Nga Ebu Seid Abdurrahman bin Semura r.a. thuhet se Pejgam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “O Abdurrahman, i biri i Semurinit, mos kër¬ko vende udhëheqëse. Nëse vjen deri te vendi udhëheqës pa e kër-kuar atë, atëherë do të jesh i ndihmuar, ndërsa nëse në vend udhë¬heqës vjen duke e kërkuar pozitën vetë, atëherë ti vetë je garant për të. Nëse betohesh në diçka, por e sheh se tjetra është më e mi¬rë se ajo për të cilën je betuar, atëherë bë atë që është më e mi¬rë, e për betimin tënd të dhënë më parë jep keffaret (i paraparë për betim).”
(Muttefekun alejhi)


TËRHEQJA E VËREJTJES SUNDUESVE, QË TË KENË KUJDES NË ZGJEDHJEN E BASHKËPUNËTORËVE TË MIRË DHE T’U RUHEN ATYRE QË NUK JANË TË VYESHËM


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Atë ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, për¬veç të devotshmëve.”
(ez-Zuhruf:67)
Hadithi 683
Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra, r.anhuma, transmetohet se Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu nuk e ka dërguar asnjë Pej¬gam¬ber si dhe nuk e ka vendosur asnjë halife e që nuk ia ka dhënë dy shoqëri: Njëra shoqëri e udhëzon në punë të mira dhe e nxit në të mbara, ndërsa tjetra e udhëzon në punë të këqija dhe e nxit në të mbrapshta. I mbrojtur dhe i ruajtur do të jetë vetëm ai të cilin e mbron dhe e ruan All-llahu.”
(Transmeton Buhariu)


NDALOHET VENDOSJA NË VENDET UDHËHEQËSE, GJYKATAT DHE TË NGJASHME ME TO, E PERSONAVE QË I KËRKOJNË OSE I LAKMOJNË KËTO POZITA


Hadithi 685
Nga Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thuhet: “Hyra te Pejgamberi s.a. v.s. unë dhe dy kushërinjtë e mi. Njëri prej tyre i tha: “O i Dërguari i All-llahut, më emëro udhëheqës në atë që All-llahu ta ka dhë¬në të sundosh mbi të.” Tjetri tha të njëjtën gjë si i pari. Pej¬gamberi s.a.v.s. pastaj u tha: “Betohem në All-llahun se ne nuk ven¬dosim në pozitat udhëheqëse (vali) asnjë person që e kërkon atë, ose atë që e lakmon pozitën.”
(Muttefekun alejhi)


PËR TURPËRIMIN, VLERËN E TIJ DHE NXITJA PËR PASURIMIN ME TË


Hadithi 687
Nga Imran bin Husejni r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Turpi sjell vetëm mirësi.”
(Muttefekun alejhi)
Dhe në një rivajet tjetër të Muslimit thuhet: “Turpi në tërësi është mirësi (hajr)”, ose ka thënë: “Turpi është krejt mirësi (hajr).”
Hadithi 688
Nga Ebu Hurejra r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Besimi (imani) është shtatëdhjetë e ca ose gjashtëdhjetë e ca pjesë. Pjesa më e vlefshme e imanit është fjala “La ilahe il-lall-llah” (nuk ka zot tjetër përveç All-llahut), ndërsa më e vogla është më¬njanimi i ndonjë sendi nga rruga, që i pengon kalimtarët. Edhe turpi është një pjesë e imanit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 689
Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. thuhet: “Pejgamberi s.a.v.s. ishte i tur¬përueshëm, më i turpërueshëm sesa virgjëresha në rrobat e saj. Kur shihte diçka që nuk i pëlqente, ne e hetonim këtë në fytyrën e tij.”
(Muttefekun alejhi)

Thelbi i turpit, sipas mendimit të dijetarëve eminentë, është karakteri që e nxit njeriun që t’i braktisë të këqijat dhe që e ndalon që të mos ia japë të drejtën që i takon secilit person. Ndërsa Ebul Kasim El-Xhunejdi r.a. duke e përshkruar turpin thotë: “Turpi është shikimi i shenjave të All-llahut, d.m.th. she¬njat e begative të Tij dhe shikimi i mungesave të veta. Produkt i këtyre të dyjave është turpi.”


PËR RUAJTJEN E SEKRETIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet me siguri kanë përgjegjësi.”
(el-Isra:34)
Hadithi 690
Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet njeriu më i keq tek All-llahu në Ditën e Gjykimit është ai që i zbulon fshehtësitë e gruas së vet, e pastaj ajo të tijat, dhe pastaj përhapen fshehtësitë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 692
Nga Aishja r.a. thuhet: “Një ditë ishim ne, gratë e Pejgamberit s.a.v.s., tek ai, kur u duk Fatimeja r.a., që ecte plotësisht ashtu si ecte Pejgamberi s.a.v.s. Kur e pa Pejgamberi s.a.v.s. i dëshiroi mi¬rë¬seardhje dhe tha: “Mirë se erdhe bija ime!” e pastaj ia bëri një vend dhe e uli pranë vetes në anën e djathtë apo të majtë, e pastaj i tregoi diçka fshehtas dhe ajo qau shumë. Kur Muhammedi s.a.v.s. e pa dëshpërimin e saj të madh, për të dytën here, përsëri fsheh-tas, i tha diçka e pastaj ajo u gëzua dhe qeshi. Unë pastaj i thashë: “Ty të zgjodhi Pejgamberi s.a.v.s. në mesin tonë dhe të tregoi ndonjë fshehtësi!”, dhe e pyeta: “Ç’të tha Pejgamberi s.a.v.s.?” Ajo m'u për¬gjigj: “Nuk mund t’i zbuloj fshehtësitë e të Dërguarit të All-lla¬hut.” Dhe pasi që Pejgamberi s.a.v.s. kishte ndërruar jetë, i thashë Fatimesë: “Të betohem në hakun tim që ke ti, që të më thuash tani se ç’të ka thënë i Dërguari i All-llahut atëherë kur nuk dëshirove të më tregosh, pra më thuaj tani.” H. Fatimeja më tha: “Po. Tani mund të të tregoj. Sa i përket herës së parë, kur më tregoi fsheh¬tazi, më tha: “Për çdo vit Xhibrili një herë ose dy herë së bashku me të e lexon Kur’anin dhe në këtë moment dy herë më ka pro¬pozuar, unë mendoj se vdekja ime më është afruar, por ti ki frikë All-llahun dhe ki durim. Vërtet unë për ty jam paraardhës i mre¬kullueshëm.” Për këtë unë kam qarë, ashtu si më ke vërejtur. Por, kur Pejgamberi s.a.v.s. e pa dëshpërimin tim të madh, atëherë për të dytën herë më pëshpëriti (më foli në vesh) dhe më tha: “O Fati¬me, a nuk je e kënaqur të jesh prijëse (zonjë) e të gjitha grave be¬simtare, apo prijëse e grave të këtij umeti?” Atëherë kam qeshur dhe jam gëzuar ashtu si më ke vërejtur vetë.”
(Muttefekun alejhi)


PËR REALIZIMIN E OBLIGIMIT DHE PËRMBUSHJEN E PREMTIMIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe realizoni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi.”
(el-Isra:34)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar.”
(en-Nahl:91)
All-llahu xh.sh. thotë:
“O besimtarë, zbatoni marrëveshjet!”
(el-Maide:1)



All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“O besimtarë, përse flisni atë që nuk e bëni. Tek All-lla¬hu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni.”
(es-Saff:2-3)
Hadithi 694
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e përmbush premtimin dhe kur zotohet, e shkel zotimin.”
(Muttefekun alejhi)
Në rivajetet e Muslimit shtohet: “Edhe nëse agjëron, falet dhe mendon se është musliman.”
Hadithi 695
Nga Abdull-llah bin Amr ibn El-Asi r.anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Personi tek i cili gjenden këto katër (cilësi) është hipokrit i vërtetë, kurse ai, tek i cili gjendet një prej tyre, ai zotëron cilësi të hipokrizisë, derisa nuk e flak atë:
- kur flet, gënjen;
- kur premton, nuk e përmbush premtimin;
- kur është në zënkë, sillet padrejtësisht dhe
- kur zotohet, e shkel zotimin (tradhton).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 696
Nga Xhabiri r.a.: “Pejgamberi s.a.v.s. më ka thënë: “Sikur të kish¬te ardhur pasuria nga Bahrejni, unë do ta kisha dhënë këtë, kë¬të dhe këtë.” Mirëpo pasuria nga Bahrejni nuk erdhi, derisa Pejga-m¬beri s.a.v.s. ndërroi jetë. Kur erdhi pasuria e Bahrejnit, Ebu Bekri urdhëroi që të kumtohet lajmi: “Kujt i ka premtuar Pejgamberi s.a.v.s. diçka, ose kujt i ka mbetur borxh, le të vijë te ne.” Unë shko¬va tek Ebu Bekri dhe i thashë: “Mua ma ka thënë i Dërguari i All-llahut këtë dhe këtë.” Ebu Bekri i mori dy grushta plot nga ai thesar (pasuri), kur i numërova, ato ishin pesëqind. Ai më tha: “Merr dy herë aq!”
(Muttefekun alejhi)


PËR VAZHDUESHMËRINË E TRADITAVE TË MIRA


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Vërtet All-llahu nuk do ta ndryshoj gjendjen e një po¬pulli, derisa ai të mos e ndryshojë vetveten.”
(er-Ra’d:11)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe mos u bëni si ajo, e cila e prishi tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort.”
(en-Nahl:92)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
“Dhe të mos jeni sikur ata të cilëve qysh më herët u ësh¬të dhënë Libri. Atyre u është zgjatur koha, andaj zem¬rat e tyre janë bërë të ashpra.”
(el-Hadid:16)
All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:
“Mirëpo, ata nuk kujdesen për këtë si duhet.”
(el-Hadid:27)
Hadithi 697
Abdull-llah ibn Amr ibn Asi r.anhuma thotë: “Pejgamberi s.a. v.s. më ka thënë: “O Abdull-llah, mos u bë si filani, i cili natën e shndë¬rroi në namaz e pastaj e la edhe namazin e natës.”
(Muttefekun alejhi)

PREFEROHET QË GJATË TAKIMIT ME NJERËZ TË JESH I HARESHËM DHE I DASHUR SI ME FJALË ASHTU EDHE ME QËNDRIMIN PERSONAL


All-llahu xh.sh. thotë:
“Bëhu i butë ndaj besimtarëve.”
(el-Hixhr:88)
All-llahu i Madhëruar gjithashtu thotë:
“Por, sikur të jesh i ashpër dhe hijerëndë do të iknin prej rrethit tënd.”
(Ali Imran:159)
Hadithi 700
Ebu Dherri r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë pu¬në të mirë mos e nënçmo, pra edhe atë që ta takosh mikun tënd me fytyrë të qeshur.”
(Transmeton Muslimi)


TË FOLURIT E QARTË DHE T’I SHPJEGOHET BASHKËBISEDUESIT


Hadithi 701
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. kur e thonte një fjali, e përsëriste nga tri herë derisa të kuptohej prej tij. Ndërsa kur vinte në mesin e njerëzve, përshëndeste me selam deri në tri herë.
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 702
Aishja r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. në fjalimin e vet ishte i qartë dhe çdokush që e dëgjonte e kuptonte.”
(Transmeton Ebu Davudi)


DËGJIMI I BISEDËS SË BASHKËBISEDUESIT QË ËSHTË E NDALUAR SI DHE HESHTJA DHE PREZENTIMI I KUVENDIT TË DIJETARIT ËSHTË PREJ OBLIGIMEVE FETARE


Hadithi 703
Xherir ibni Abdil-lahi r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. në haxh-xhe¬tul veda më ka thënë: “Kërko prej njerëzve që të kenë vëmen¬dje.” Pastaj tha: “Mos u ktheni pas meje në pabesimtarë (kuffarë), që njëri-tjetrit t’i mëshoni në qafë.”
(Muttefekun alejhi)


PËR PREDIKIMIN DHE MATURINË NË TË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira.”
(en-Nahl:125)
Hadithi 706
Muavije ibn El-Hakem Es-Sulemi r.a. thotë: “Derisa unë isha du¬ke u falur me Pejgamberin s.a.v.s. njëri prej të pranishmëve te¬shtiu dhe unë thashë: “Jerhamuk-All-llah” “All-llahu të mëshirof-të!” Njerëzit e pranishëm më shpuan me shikimet e tyre! Unë thashë me vete: “Medet për mua, nëna ime! Ç’keni, pse më shiko-ni?” Ata fillu¬an t’i rrahin gjunjtë. Pasi i pashë se heshtën, unë nuk bëra më zë. Pasi Pejgamberi s.a.v.s. u fal, dhe ai për mua ishte më i dashur se prindët e mi, betohem në prindët e mi se nuk kam parë këshillues më të mirë para dhe pas tij. Betohem në All-llahun se ai nuk më ka përqeshur, nuk më ka fyer e as nuk më ka qortuar. Ai tha: “Në këtë namaz, nuk lejohet e folura prej fjalëve të njerëzve. Në këtë namaz ushtrohet vetëm tesbihu, tekbiri si dhe leximi i Kur’¬anit, apo ashtu si ka thënë Pejgamberi” Unë pastaj thashë: “O i Dërguari i All-llahut, unë jam shumë afër me kohën e injorancës, ndër¬sa tani All-llahu xh.sh. na dhuroi Islamin. Tek ne ka njerëz të cilët shkoj¬në te fallxhorët!” Pejgamberi tha: “Po ti mos shko!” Unë pastaj i thashë: “Tek ne ka njerëz të cilët qesin fall me shpezë!” Ai më tha: “Këto janë gjëra, të cilat ata i gjejnë në kraharorët e tyre, por ti mos e ndiq rrugën e tyre!”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 707
Irbad ibni Sarije r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. na mbajti një kë¬shi¬llë prej së cilës u drodhën zemrat dhe lotuan sytë.”
Ky hadith në tërësi është përmendur në kapitullin për ruajt¬jen e sunetit (me numër rendor 161).
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:01 pm

DINJITETI DHE URTËSIA (MENÇURIA)


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse robër të të Mëshirshmit janë ata, të cilët nëpër tokë ecin qetë, ndërsa kur u drejtohen injorantët, tho¬në: “Paqe e qetësi!”
(el-Furkan:63)
Hadithi 708
Aishja r.a. thotë: “Unë asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e All-llahut të kapluar në të qeshur që t’i duket nofulla. Ai vetëm ka buzëqeshur.”
(Muttefekun alejhi)


ARDHJA NË NAMAZ, NË MËSIM DHE NGJASHËM ME TO PREJ IBADETEVE ME DINJITET DHE QETËSI, PA NGUTI ËSHTË VIRTYT FETAR


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe kush madhëron traditat e All-llahut, ajo është she¬një e zemrës fisnike.”
(el-Haxhxh:32)


NDERIMI I MUSAFIRIT ËSHTË VIRTYT FETAR


All-llahu i Madhëruar thotë:
“A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibra¬himit. Kur hynë dhe thanë: ‘Paqe!’ Dhe ai tha: ‘Paqe, o njerëz të panjohur!’ Dhe ai shkoi pa u hetuar, ke familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur. Ua ofroi dhe u tha: ‘A nuk e hani?’”
(edh-Dharrijat:24-27)
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe populli i tij u vërsul tek ai - të cilët edhe më parë bënin vepra të turpshme. O populli im, tha ai, ja vajzat e mia, këto janë më të pastra për ju! Frikësoju-ni All-lla¬hut dhe mos më turpëroni me musafirët e mi! Vallë a nuk paska prej jush asnjë njeri i mençur?”
(Hud:78)
Hadithi 711
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le ta nderojë musafirin, dhe kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le t’i ndihmojë të afër¬mit, dhe kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë.”
(Muttefekun alejhi)


PËRGËZIMI DHE URIMI JANË VIRTYT FETAR


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Përgëzoji robërit e Mi, që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre.”
(ez-Zumer:17-18)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
“Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirë¬bërës dhe se do t’i dërgojë në Xhenet ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme.”
(et-Tewbe: 21)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe ne e gëzuam me një djalosh të mirë.”
(es-Saffat:101)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë me laj¬me të mira.”
(Hud:69)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“Kurse gruaja e tij rrinte në këmbë dhe ne e përgëzu-am me Is-hakun e pas Is-hakut dhe Jakupin.”
(Hud:71)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
“Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë, engjëjt e thi¬rrën: All-llahu ty të përgëzoi me Jahjanë.”
(Ali Imran: 39)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, All-llahu të përgë¬zon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih.”
(Ali Imran:45)
Ka edhe shumë ajete të tjera të njohura në këtë temë, ndërsa sa u përket haditheve:
Hadithi 713
Ebu Ibrahimi, i cili quhet edhe Ebu Muhammed dhe Ebu Muavije Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s., e ka për¬gë¬zuar Hatixhen r.a. me një shtëpi prej margari¬ta¬rëve në Xhenet, në të cilën nuk ka zhurmë, as monotoni e as lodhje.
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 714
Nga Ebu Musa El-Eshariu r.a., i cili mori abdest në shtëpinë e vet, pastaj doli nga shtëpia dhe tha: “Gjithsesi do ta shoqëroj Pej¬gam¬berin s.a.v.s. dhe do ta kaloj me të këtë ditë.” Shkoi në xhami dhe pyeti për Pejgamberin s.a.v.s. Të pranishmit i thanë: “Shkoi atje!” Esh’ariu tha: “Unë dola prej xhamisë dhe shkova pas tij, duke pyetur për të, derisa arrita tek pusi i Erisit. Aty qëndrova tek dera, derisa Pejgamberi s.a.v.s. i mbaroi punët e veta dhe mori abdest. Pastaj u ngrita afër tij, ndërsa ai ishte ulur në pusin e Erisit. Qënd¬ron¬te në mesin e lartësisë së pusit, i kishte përvjelur këmbët dhe i kishte lëshuar në pus. Unë e përshëndeta me selam, pastaj u ktheva, u ula tek dera dhe thashë: “Vërtet sot do të jem portieri i Pej¬gam¬berit s.a.v.s.” Pastaj arriti Ebu Bekri r.a. e shtyu derën dhe unë i thashë: “Kush është?” Tha: “Unë jam Ebu Bekri.” Unë pastaj ia ktheva: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha¬shë: “Ebu Bekri kërkon leje të hyjë!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Lëre të hyjë dhe përgëzoje se do të shkojë në Xhenet!” Unë pastaj u ktheva tek Ebu Bekri dhe i thashë: “Urdhëro, hyr. Pejgamberi s.a.v.s. të përgëzon me Xhenet. Ebu Bekri hyri dhe u ul në anën e djathtë të Pejgamberit s.a.v.s. në pjesën e sipërme të arkës së pusit dhe të dy këmbët i shtiu në pus, ashtu siç kishte vepruar i Dërguari i All-llahut, dhe i përvoli teshat. Unë prapë u ktheva, u ula, dhe e la¬shë në shtëpi vëllanë tim të marrë abdest dhe të vijë pas meje.
Atëherë kam thënë: “Nëse All-llahu xh.sh. i jep ndonjë të mirë (du¬ke menduar për vëllanë tim, i cili kishte mbetur në shtëpi duke ma¬rrë abdest), do t’i vijë.”
Kur, dikush trokiti në derë, dhe unë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Umeri, i biri i Hattabit!” Unë i thashë: “Prit pak!” Pastaj shko¬va tek Pejgamberi s.a.v.s., e përshëndeta me selam, pastaj i tha¬shë: “Umeri kërkon të hyjë!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Lëre dhe për¬gëzoje me Xhenet.” Unë u ktheva te Umeri r.a. dhe i thashë: “Urdhëro, hyr! Pejgamberi s.a.v.s. të përgëzon me Xhenet.” Ai hyri dhe u ul në anën e majtë të Pejgamberit s.a.v.s., në pjesën e epër¬me të pusit dhe i shtiu këmbët në të.
Pastaj unë u ktheva, u ula dhe thashë: “Nëse All-llahu ia dë¬shi¬ron të mirën (mendon në vëllanë e vet), do t’i vijë.”
Atëherë dikush trokiti në derë. Unë prapë pyeta: “Kush është?” Ai u përgjigj: “Uthmani, i biri i Affanit.” Unë iu përgjigja: “Prit pak!” Pastaj shkova tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe e lajmërova për ar¬dhjen e Uthmanit. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Lejoje të hyjë dhe përgë¬zoje me Xhenet si dhe belanë e cila do t’i ndodhë.” Unë u ktheva tek Uthmani dhe i thashë: “Urdhëro, Pejgamberi s.a.v.s. të përgëzon me Xhenet dhe belanë e cila do të ndodhë.” Uthmani r.a. e gjeti pje¬sën e epërme të pusit të mbuluar dhe u ul në anën tjetër të posit.”
Seid ibnu Musej-jeb thotë: “Uljen e këtyre e kam shpjeguar me varrezat e tyre.”
(Muttefekun alejhi)
Ebu Musa El-Esh’ariu në një rivajet shton: “Kur Uthmani mori vesh për lajmin e gëzuar për Xhenet, e falënderoi All-llahun xh.sh. e pastaj tha: “All-llahul Musteanu” (All-llahu është Ai prej të cilit kër¬koj ndihmë).”
Hadithi 716
Ibnu Shumaseta thotë: “Shkuam ta vizitojmë Amr ibnul Asin r.a. të shtrirë në shtratin e vdekjes, i cili qau shumë. Pastaj e ktheu fy¬ty¬rën nga muri. I biri i tij filloi t’i flasë: “O babai im! A nuk të ka për¬gëzuar Pejgamberi s.a.v.s. me këtë dhe këtë?” Ai u kthye me fy¬tyrë nga ne dhe tha: “Më e vlefshmja dhe ajo të cilën e llogarisim më shumë është fjala e dëshmisë (shehadeti) se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është i Dërguari i Tij. Unë vërtet kalova nëpër tri periudha: E konsideroja veten se isha armi¬ku më i madh i Pejgamberit s.a.v.s., më dukej se askush nuk e urren¬te më shumë se unë, dhe në atë kohë nuk kishte për mua kënaqësi më të madhe vetëm se ta mbytja Pejgamberin. Sikur të vdisja në atë gjendje, do të isha me siguri gjithmonë në Xhehenem. Mirë¬po, kur All-llahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova tek Pej¬gam¬beri s.a.v.s. dhe i thashë: “Shtrije dorën e djathtë që të betohem (zoto¬hem).” Ai e shtriu dorën e tij të djathtë, ndërsa unë e tërhoqa do¬rën time. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ç’ke o Amr?” Unë pastaj i tha¬shë: “Dua të të kushtëzoj!” Pejgamberi u përgjigj: “Kushtëzo ç’të duash!” Unë pastaj i thashë: “Dua që të më falen gabimet!” Pej¬gam¬beri tha: “A nuk e di se Islami shlyen çdo gjë që ka qe¬në më parë? A nuk e di ti se hixhreti rrënon çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di se haxhi shlyen çdo gjë që ka qenë më parë?” Për mua atëherë nuk kishte njeri më të dashur si dhe më të madh në sytë e mi se Pejgamberi s.a.v.s. Unë nuk mundesha t’i ngopja sytë me të për shkak të respektit që kisha ndaj tij. Sikur të më pyesë sot di¬kush që ta përshkruaj, nuk do të mundesha ta bëj, për arsye se unë nuk i kam ngopur sytë e mi me të. Sikur të kisha vdekur në atë gjen¬dje me siguri do të shpresoja që të jem prej xhenetlinjve.
Pastaj ishte periudha e tretë. Isha i ngarkuar në vende udhë¬heqëse me përgjegjësi (veli) dhe nuk e dija gjendjen time si jam gjen¬dur gjatë kësaj kohe. Për këtë kur të vdes, të mos më përcjellë vajtimi e zjarri, ndërsa kur të më varrosni, hidheni mbi mua dhe¬un nga pak, pastaj qëndroni rreth varrit tim aq sa të mund të prehet kurbani dhe të copëtohet mishi i tij, që të heq mërzinë me ju deri sa të shoh se me çfarë t'iu drejtohem të dërguarve të Krijuesit tim.”
(Transmeton Muslimi)


PËRSHËNDETJA ME MIKUN DHE POROSIA PARA NDARJES PËR SHKAK TË UDHËTIMIT OSE PËR DIÇKA TJETËR, LUTJA PËR TË SI DHE KËRKIMI I LUTJES PREJ TIJ


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: ‘O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë, as¬se¬si mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!’ A ishit ju dëshmitarë (të pranishëm) kur i erdhi Jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve të vet: ‘Çka do të adhuroni pas meje?’ Do të adhurojmë, i thanë ata, Zotin tënd dhe Zotin e të parëve të tu, Ibrahimit dhe Ismailit e Is-ha¬kut, vetëm një Zot, dhe ne atij i jemi dorëzuar.”
(el-Bekare:132-133)
Hadithi 717
Ebu Sulejman Malik ibni El-Huvejrith r.a. thotë: “Shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe të gjithë ne ishim të ri dhe të një moshe. Te ai qëndruam njëzet netë, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ishte i më¬shir¬shëm dhe i dashur. Ai mendoi se na ka marrë malli për familjet to¬na, andaj na pyeti se kë kemi prej familjes e ne i treguam, pastaj ai tha: “Kthehuni tek familjet tuaja dhe rrini me ta, mësojini dhe urdhë¬roni në të mira dhe faleni këtë namaz në këtë kohë dhe nama¬zin tjetër në kohën tjetër. E kur të vijë koha e namazit, njëri prej jush le ta thërrasë ezanin, e më i moshuari nga ju le të dalë imam.”
(Muttefekun alejhi)
Buhariu shton në një rivajet: “Faluni ashtu sikurse më keni parë duke u falur!”
Hadithi 718
Umer ibnu Hattabi r.a. thotë: “Kërkova leje prej Pejgamberit s.a.v.s. për kryerjen e Umres (vizita e Qabes jashtë kohës së haxh¬xhit), më lejoi dhe më tha: “Mos na harro, o vëlla, nga lutjet e tua!” Ai e tha një fjalë e cila më gëzoi më tepër sesa të bëhej e tërë bota imja.”
Në një rivajet tjetër Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shoqë¬ro¬na, vëlla, në lutjet e tua!”
(Këtë hadith e transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen sahih)
Hadithi 721
Enesi r.a. thotë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: “Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka.” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takualluk)!” Njeriu prapë tha: “Shto diçka tjetër!” Pejgamberi s.a. v.s. i tha: “Dhe t’i faltë mëkatet!” “Shto prapë!” I Dërguari i All-llahut tha: “Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (hajrin), kudo që të jesh!”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen)


PËR UDHËZIMIN DHE KËSHILLIMIN


All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe konsultohu me ta në punë!”
(Ali Imran:159)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe ata konsultohen mes veti për punët e veta.”
(esh-Shûrâ:35)
Hadithi 722
Xhabiri r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. na mësonte istiharen (të kërkuarit e asaj që është më së miri)) në të gjitha gjërat, ashtu si¬ç na i mësonte suret e Kur’anit. Ai thotë: “Kur dikush prej jush dëshiron të bëjë diçka, le të falë dy rekate, jasht farzit, pastaj le të thotë: “O Zoti im, Ty të drejtohem që të më orientosh me dijen Tënde për atë që është më mirë për mua. Ty të drejtohem që të më japësh fuqi për kryerjen e punëve të mira, me fuqinë Tënde, kërkoj dhuntinë Tënde të pakufishme, Ti je i Gjithëfuqishëm, ndërsa unë nuk kam fuqi, Ti je Ai që posedon dituri, ndërsa unë nuk di dhe Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zoti im, nëse sipas dijenisë Tënde, kjo pu¬në është e mirë (hajr) për mua, për fenë time, jetën time si dhe për përfundimin tim - ose të thotë: Për këtë jetën time kalimtare dhe për jetën e ardhshme të amshue-shme - atëherë Ti më ndihmo në këtë punën time, lehtësoma mua dhe bëre atë të begatshme. Po, nëse në dijeninë Tënde e di, se kjo punë për mua është e dëmshme (sherr), në fenë time, në jetën time dhe në përfundimin tim - ose të thotë: Në këtë jetë timen si dhe jetën e ardhshme të për¬her¬shme - atëherë largoje atë prej meje dhe më largo mua nga ajo. Më cakto mua të mirën (hajrin) kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të.”
Transmetuesi thotë se lutësi e shpreh dëshirën e vet.
(Transmeton Buhariu)




SHKUARJA NË NAMAZIN E BAJRAMIT, NË VIZITË TË TË SËMURIT, HAXHIUT, GAZIUT-LUFTËTARIT, NË XHENAZE SI DHE TË NGJASHME ME TO, NË NJË RRUGË, NDËRSA KTHIMI NGA KËTO TË BËHET NË DREJTIME TË TJERA, PËR SHKAK TË SHTIMIT TË VENDEVE NË TË CILAT BËHET IBADET


Hadithi 723
Xhabiri r.a. thotë: “Në ditën e Bajramit, Pejgamberi s.a.v.s. e ndërronte drejtimin e kthimit të vet.”
(Transmeton Buhariu)
Ky hadith do të thotë se i Dërguari i All-llahut shkonte në një rrugë, ndërsa kthehej në shtëpi nga një rrugë tjetër.
Hadithi 724
Nga Ibnu Umeri r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. në Medine shkonte rrugës “Tarikush-shexhere”, ndërsa kthehej rrugës Mua¬rrese “Tarikul-muarres.” Kur hynte në Meke, hynte grykës së si¬përme, ndërsa dilte grykës së poshtme.
(Muttefekun alejhi)


NË CILAT PUNË KANË PËRPARËSI PJESËT E DJATHTA E NË CILAT PJESËT E MAJTA TË TRUPIT


Është e njohur se është mustehab t’u jepet përparësi organeve të djathta në të gjitha punët e ndershme si: abdesti, gusli, tejem¬mu¬mi, veshja e rrobave, mbathja e këpucëve, rrobave të brend¬shme, hyrja në xhami, përdorimi i misvakut (furçës së dhëmbëve), prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga ven¬det e mbuluara të trupit, qethja e flokëve, dhënia e selamit në na¬maz, në ushqim e pije, përshëndetje, kapjen e Haxheri Esvedit, dal¬jen nga banjo, për çdo marrje dhe dhënie etj.
Është mustehab t’u jepet përparësi organeve të majta në punët e kundërta me ato që i përmendëm si: pështyerja në të maj-të, hyrja në banjo, dalja nga xhamia, zbathja e këpucëve, rrobave të brend¬shme, rrobave, gjatë istinxhait (pastrimit të organeve të ne¬vojës së madhe dhe të vogël), si dhe të gjitha punëve të papast-ra.
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ai të cilit do t’i jepet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: ‘Ja, lexomani librin tim!”
(el-Hâkka:19)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe ata të djathtët, e çka di ti se kush janë të djath¬tët? Po të majtët, kush janë të majtët”
(el-Vakia:8-9)
Hadithi 725
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberit s.a.v.s. i pëlqente përdorimi i pjesëve të djathta të trupit në të gjitha çështjet e tij: në gjërat e pastra, ecje si dhe në mbathje.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 726
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. e përdorte dorën e djath¬të për punët e pastra dhe ushqim, ndërsa dorën e majtë e për¬dorte për punët e papastra dhe izjet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 728
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të mbatheni, filloni me të djathtën tuaj, ndërsa kur të zbatheni, fillo¬ni me të majtën, le të jetë e djathta e para që mbathet dhe e mbrama që zbathet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 729
Nga Hafsa r.anha tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. përdorte do¬rën e djathtë për ushqim, pije dhe veshje, ndërsa dorën e majtë për gjërat e tjera.
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe të tjerët)
Hadithi 730
Nga Ebu Hurejra r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të visheni dhe kur të merrni abdest, filloni me të djathtat tuaja.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith sahih)

FILLIMI ME EMRIN E ALL-LLAHUT DHE MBARIMI ME FALËNDERIMIN E TIJ


Hadithi 733
Nga Aishja r.anha tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmendë emrin e All-llahut të Madhëruar, por nëse harron ta përmendë në fillim të ngrë¬nies, atëherë le të thotë: “Me emër të All-llahut në fillim dhe në mba¬rim të ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu).”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 734
Xhabiri r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur një njeri hyn në shtëpinë e vet dhe e përmend em¬rin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, si dhe para se të hajë, atëherë shejtani do t’u thotë shokëve të vet: “Këtu nuk keni as të ndejtur e as ushqim.” Ndërsa kur një njeri hyn në shtëpinë e vet, por nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, atëhe¬rë shejtani thotë: “Keni gjetur vend për të ndejtur.” Ndërsa kur nje¬riu nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hajë, atë¬herë shejtani u thotë shokëve të vet: “Keni gjetur të ndejtur dhe ushqim.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 735
Hudhejfeja r.a. thotë: “Ne, kur hanim ushqim së bash¬ku me të Dërguarin e All-llahut, nuk e zgjatnim dorën në ushqim, para se t’ia fillonte Pejgamberi s.a.v.s. Njëherë ishim duke ngrënë së bashku me Pejgamberin s.a.v.s. dhe erdhi një shërbëtore (xhari¬je), sikur e shtyrë nga dikush, erdhi dhe deshi ta vërë dorën e saj në ushqim, por Pejgamberi s.a.v.s. e kapi për dore. Pastaj erdhi një be¬du¬in (malësor), sikur i shtyrë nga dikush, edhe këtë Pejgamberi s.a.v.s. e kapi për dore e pastaj tha: “Vërtet, shejtanit i lejohet të hajë në ushqim nëse në të nuk është përmendur emri i All-llahut. Shejtani ka ardhur me këtë shërbëtore që të hajë së bashku me të, dhe për këtë unë e kapa për dore, e pengova të hajë. Pastaj shej¬tani erdhi me këtë beduin, që nëpërmes tij të hajë, prandaj edhe këtë e kapa për dore, e pengova. Pasha Atë, në dorën e të cilit ësh¬të shpirti im, vërtet është dora e tij (shejtanit) në dorën time, me duart e tyre (të shërbëtores dhe beduinit) nuk kam vepruar me dë¬shi¬rën time, por me urdhrin e Tij i kam penguar që të hanë me ne, pa e përmendur emrin e All-llahut.” Pastaj i Dërguari i All-llahut e për¬mendi emrin e All-llahut të Madhëruar.”
(Transmeton Muslimi)

.
Hadithi 736
Umejje bin Mahshia Es-Sahabiu r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. ishte ulur dhe një njeri pranë tij filloi të hante pa e përmendur emrin e All-llahut. Pasi gati e kishte kryer ngrë¬nien, kur e afroi kafshatën e fundit te goja tha: “Bismil-lahi evve¬le¬hu ve ahirehu.” (Me emër të All-llahut në fillim dhe në përfundim të ushqimit). Pejgamberi s.a.v.s. qeshi, pastaj tha: “Shejtani hante vazh¬dimisht me të, por kur e përmendi emrin e All-llahut, e volli gji¬thë atë që e kishte në barkun e vet.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Nesaiu)
Hadithi 737
Nga Aishja r.anha thuhet: “Pejgamberi s.a.v.s. ishte duke ngrë¬në ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një nomad dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pejgamberi s.a.v.s. u tha shokëve të vet: “Sa i përket atij, sikur ta kishte përmendur emrin e All-llahut, do t’u kishte mjaftuar edhe juve.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë: hadith hasen sahih)
Hadithi 738
Nga Ebu Umame r.a. bëhet e ditur se Pejgamberi s.a.v.s. kur e çonte sofrën e vet, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut në ush¬qimin e mjaftueshëm (bollëk) të mirë e të pastër dhe të begat¬shëm, nga i cili Krijuesi ynë nuk na ka bërë të panevojshëm dhe të mjaftueshëm.”
(Transmeton Buhariu)


NËNÇMIMI I USHQIMIT ËSHTË I PALEJUESHËM, ANDAJ PREFEROHET LAVDIMI I TIJ


Hadithi 740
Nga Ebu Hurejra r.a. thuhet: “Pejgamberi s.a.v.s. asnjëherë nuk ka përmendur të meta në asnjë ushqim, nëse i ka ardhur i shij¬shëm e ka ngrënë, e nëse nuk e ka pëlqyer e ka lënë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 741
Nga Xhabiri r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi nga fa¬milja e vet t’i sjellin për ushqim erëza, por ata i thanë: “Nuk kemi asgjë tjetër përveç uthullës.” Pejgamberi s.a.v.s. atëherë kërkoi uthull, pastaj filloi të hajë duke thënë: “Sa të mira janë erëzat dhe uthulla, sa të mira janë erëzat dhe uthulla!”
(Transmeton Muslimi)


I FTUARI NË ZIAFET ËSHTË I DETZRUAR TA LAJMËROJ TË PAFTUARIN TË CILIN E KA MARRË ME VETE DHE TË KËRKOJ LEJE


Hadithi 743
Ebu Mes’ud El-Bedriu r.a. thotë: “Një njeri e ftoi Pejgamberin s.a.v.s. në një ziafet, të cilin e kishte përgatitur për të dhe për katër të tjerë, kështu që Pejgamberi s.a.v.s. ishte prej atyre të pes¬tëve i pesti, por i ishte bashkangjitur edhe një njeri gjatë rrugës për në ziafet. Kur arritën tek dera e të zotit të ziafetit, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Ky na është bashkangjitur gjatë rrugës, pra nëse e lejon edhe këtë lejoje, e nëse jo, atëherë ky le të kthehet!” Atë-herë i zoti i shtëpisë tha: “Gjithsesi unë e lejoj, o i Dërguari i All-llahut që të jetë së bashku me ne në ziafet.”
(Muttefekun alejhi)


OBLIGIMI I NGRËNIES PARA VETES SI DHE I SJELLJES SË MIRË GJATË USHQIMIT


Hadithi 744
Umer ibnu Ebi Selemi r.anhuma thotë: “Isha fëmijë dhe nën mbi¬këqyrjen e Pejgamberit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t’ia fillonim ushqimit, zgjata dorën në një enë të ushqimit, por Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “Djalosh, thuaj ‘Bismil-lah’, përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 745
Seleme ibni Ekva r.a. tregon se një njeri ka ngrënë tek Pejgam¬beri s.a.v.s. me dorën e majtë, e i Dërguari i All-llahut i tha: “Ha me dorën e djathtë!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh, nuk të pengon asgjë përveç mendje¬madhë¬sisë!” Pas kësaj, njeriu nuk e afroi dorën e majtë tek goja.”
(Transmeton Muslimi)


NDALIMI I NGRËNIES SË DY HURMAVE NË TË NJËJTËN KOHË KUR HAHET NË SHOQËRI


Hadithi 746
Xhebelete bin Suhajmi thotë: “Një vit të urisë kam ngrënë hur¬ma me Ibnu Zubejrin. Pranë nesh kaloi Abdull-llah ibni Umeri r.a. e ne ishim duke ngrënë hurma, ndërsa ai na tha: “Mos i hani nga dy hurma menjëherë, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar që të hahen nga dy hurma përnjëherë.” Pastaj tha: “Përveç nëse njeriu ia lejon vëllait të vet ngrënien e dy hurmave menjëherë.”
(Muttefekun alejhi)


URDHËROHET NGRËNIA PREJ SKAJIT TË ENËS, NDËRSA NDALOHET FILLIMI I NGRËNIES PREJ MESIT TË SAJ


Hadithi 749
Abdull-llah ibn Busr r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. kishte një enë që quhej “El-garrau”, të cilën e çonin katër persona (sini apo so¬fër). Pasi as-habët e falnin namazin e paradrekës (Salatu-d-Du¬ha) e binin sofrën e madhe me përshesh me valë dhe uleshin të pra¬nish-mit rreth saj. Kur ishte numri i madh, atëherë Pejgamberi s.a.v.s. ulej në gjunj që të uleshin sa më shumë. Një beduin, i cili e kishte vërejtur, pyeti: “Çfarë ulje është kjo?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Vërtet All-llahu mua më ka bërë rob të ndershëm e nuk më ka bërë tiran kokëfortë.” Pastaj tha: “Hani prej skajit të enës dhe lëre mesin e saj që të keni bereqet në ushqim!”
(Transmeton Ebu Davudi)


PËR MOSPREFERIMIN E NGRËNIES DUKE QENË I MBËSHTETUR


Hadithi 751
Enesi r.a. thotë: “E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. të ulur në pje¬sën e mbrapme të trupit duke ngrënë hurma.”
(Transmeton Muslimi)


MUSTEHABET DHE EDUKATA E TË NGRËNIES


Preferohet ngrënia me tre gishta dhe lëpirja e gishtërinjve me yndyrë, ndërsa është mekruh (nuk preferohet) fërkimi i tyre para ngjyer¬jes, është mustehab (e pëqyeshme) që të fshihet ena, gji¬thashtu mustehab është marrja dhe ngrënia e kafshatës që bie nga sofra, si dhe lejohet fshirja e tyre me ushqim tjetër.
Hadithi 754
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhëruar lëpirjen e gishtërinjve si dhe lëpirjen e enës dhe ka thënë: “Ju nuk e dini se në cilin ushqim gje¬ndet bereqeti.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 755
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse dikujt prej jush i bie kafshata e bukës, le ta marrë dhe le ta pastro¬jë nëse në të ka ndonjë send, pastaj le ta hajë, e mos t’ia lërë atë shejtanit. Kur ta kryejë ushqimin, mos t’i fshijë gishtërinj-të me shami derisa t’i lëpijë, sepse nuk e di se në cilin ushqim është bereqeti.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 757
Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. hante ushqim, i lëpinte gish¬tërinjtë e vet tri herë dhe thonte: “Nëse ju bie ndonjë kafsha-të, duhet ta marrni atë dhe duhet ta pastroni nëse në të ka diçka, dhe du¬het ta hani e të mos ia lini shejtanit.” Ai na urdhëroi që ta fshijmë tepsinë dhe tha: “Ju nuk e dini se në cilin ushqim tuajin është bereqeti.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 758
Nga Seid ibni El-Harithi tregohet se e ka pyetur Xhabirin r.a. rreth prishjes së abdestit me prekjen e ushqimit që e ka kapë zjarri, me ç'rast ai u përgjigj: “Jo! Vërtet ne në kohën e Pejgam-berit s.a.v.s. nuk gjenim ushqim të tillë, vetëm në raste të rralla, por edhe sikur të gjenim, ne në atë kohë nuk kishim shami, përveç ska¬jeve të rrobave të duarve dhe këmbëve tona. Pastaj faleshim dhe nuk merrnim abdest.”
(Transmeton Buhariu)


EDUKATA DHE SJELLJA GJATË PIJES


Mustehab është që para pijes të mënjanohet çdo send që ka rënë, e sidomos ajo e cila është e dëmshme ose infektuese, edhe nëse kjo kërkon fryrje në enë, a nga ana e jashtme e enës. Mus¬tehab është që të mbahet dora e djathtë para pijes.
Hadithi 761
Nga Enesi r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. merrte frymë kur pinte ujë nga tri herë.
(Muttefekun alejhi)
Merrte frymë jashtë enës së ujit. Transmetuesi nuk e ka për¬mendur shkakun.
Hadithi 762
Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Mos pini përnjëherësh ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-llahun kur ta përfundoni pir¬jen.”
(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)
Hadithi 763
Nga Ebu Katade tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar fry¬mëmarrjen në enë.
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 765
Nga Sehl ibni Sa’di r.a. tregohet se Pejgamberit s.a.v.s. i kishin sjellur diçka për të pirë, piu prej saj, por në anën e djathtë kishte një djalosh, ndërsa në anën e majtë ishin disa njerëz të moshuar, e i Dërguari i All-llahut i tha djaloshit: “A më lejon mua që së pari t’u jap këyre?” Djaloshi u përgjigj: “Jo, për All-llahun, unë askujt nuk i jap përparësi në atë që më takon prej teje.” Pejgamberi s.a.v.s. me dorën e vet i dha të pijë.”
Ky djalosh ishte ibni Abbasi
(Muttefekun alejhi)


PËR MEKRUHET (QORTIMET) PARA PIJES


Mekruh është pirja nga ena e mbyllur, sikurse kanë qenë ibri¬kët, nga gryka e tyre, por ky mekruh është mekruh tenzihi e jo tahrimi.
Hadithi 766
Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet: “I Dërguari i All-llahut nda¬loi kthimin e grykës së enëve për pije.” (Fjala është për enë prej lëkure, kur gryka e saj kthehet ashtu që pjesa e brendshme të dalë jasht).
(Muttefekun alejhi)


FRYERJA NË ENËN ME UJË ËSHTË E NDALUAR


Hadithi 769
Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar fryerjen në ujë. Një njeri ka thënë: “Qimen të cilën e shoh në enë?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Derdhe atë!” Njeriu tha: “Unë nuk ngopem me një frymëmarrje.” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Lar¬go¬je atëherë enën nga goja jote dhe merr frymë!”
(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)


PIRJA ULUR ËSHTË MË E MIRË, POR LEJOHET EDHE PIRJA NË KËMBË


Hadithi 771
Ibni Abbasi r.a. thotë: “I dhash ujë Pejgamberit s.a.v.s. prej Zem¬¬zemit dhe ai piu duke qëndruar në këmbë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 775
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar që njeriu të pi¬jë ujë në këmbë. Katade thotë: “E pyetëm Enesin: ‘E ngrënia e ushqimit?’” Enesi u përgjigj: “Ajo është edhe më e keqe dhe më e shëm¬tuar!”
(Transmeton Muslimi)
Në një rivajet të Muslimit thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka qortuar dhe e ka ndaluar pirjen në këmbë.
Hadithi 776
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “As¬një¬ri prej jush të mos pijë në këmbë, e nëse harron, le ta kthejë.”
(Transmeton Muslimi)


PREFEROHET QË UJËDHËNËSI TË PIJË I FUNDIT


Hadithi 777
Ebu Katade r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ai që i shër¬ben njerëzit në pije, pi i fundit.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)


ENËT PËR PIJE


Lejohet pirja nga të gjitha enët e pastra, përveç enëve të arta dhe të argjendta. Lejohet pirja e ujit nga burimi pa e përdorur enën ose dorën e vet. Ndalohet përdorimi i enës së artë dhe të argjendtë në pije dhe ushqim si dhe në të gjitha përdorimet e tjera.
Hadithi 779
Abdull-llah ibni Zejdi r.a. thotë: “Na erdhi Pejgamberi s.a.v.s. e i nxorrëm ujë në një enë bakri dhe ai mori abdest.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 780
Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka shkuar te një njeri prej ensarëve dhe me të ishte një shok i tij. Pejgamberi s.a.v.s. i tha të zotit të shtëpisë, ensarit: “Nëse ke ujë prej mbrëmë në kirbe (kirbe është enë prej lëkure për ujë që i ngjan janxhikut), e nëse jo, ne do të pimë ujë nga burimi (uji që ka qëndruar në kirbe është më i ftohtë).” (Transmeton Buhariu)

Ç’RROBA DHE Ç’NGJYRA PREFEROHEN TË VISHEN


Mustehab është veshja e rrobave të bardha, por lejohet veshja e ngjyrës së kuqe, të gjelbër, të verdhë, të zezë. Lejohet që rrobat të jenë prej pambukut, lirit, fijeve të leshit si dhe të materieve të tje¬ra, përveç mëndafshit.
All-llahu i Madhëruar thotë:
“O djemtë e Ademit! Ju kemi dhënë rroba që t’i mbuloni vendet tuaja të turpshme dhe veshje për zbukurim, mi¬rë¬po rrobat e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë di¬sa argumente të All-llahut që ndoshta të mblidhni men¬d.”
(el-A’raf:26)
All-llahu i Madhëruar prapë thotë:
“Ju jap edhe veshje që ju mbron nga të nxehtit, ju jap par¬zmore që t’ju mbrojnë në luftë.”
(en-Nahl:81)
Hadithi 783
Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ve¬shu¬ni me rroba të bardha, sepse ato janë veshja më e pastër dhe më e mirë juaja. Në rroba të bardha mbështillni të vdekurit tuaj.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 786
Ebu Xhuhajfe, Vehb ibni Abdil-lahu r.a. thotë: “E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. në Meke, në Ebtah (vend afër Mekes), në ten¬dën e tij të kuqe prej lëkure. Doli Bilali me ujin për abdest. Disa¬ve u kullonte uji i abdestit, e disa e fshinin. Atëherë doli Pejgamberi s.a.v.s. që kishte veshur një pallto të kuqe. Sikur tani i shoh kërcijtë e tij të bardhë. Mori abdest, ndërsa Bilali thirri ezanin. Unë e përcillja se çfarë thonte me gojën e vet, duke u kthyer herë në të djathtë e herë në të majtë: “Ejani në namaz, ejani në shpëtim!” Pastaj para vetes vuri një shkop të shkurtër, doli përpara dhe u fal. Para tij kalonin qentë dhe gomarët pa pengesë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 787
Ebu Remthe Rifaatut-Tejmijje thotë: “Unë e kam parë të Dër¬guarin e All-llahut të veshur me dy rroba të gjelbra.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Hadithi 788
Xhabiri r.a. tregon se : “Pejgamberi s.a.v.s. ditën e çlirimit të Mek¬kes ka hyrë në të me çallmë të zezë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 789
Ebu Seid Amr ibni Hurejthi r.a. thotë: “Sikur tani jam duke e pa¬rë të Dërguarin e All-llahut me çallmë të zezë, anët e së cilës prek¬nin në krahët e tij.”
(Transmeton Muslimi)
Në një rivajet tjetër të tij thuhet se Pejgamberi s.a.v.s., kur u foli të pranishmëve, e kishte çallmën e zezë.
Hadithi 791
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. doli një ditë në mën¬gjes i veshur me një pallto lara-lara prej gëzofi të zi leshi.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 792
Mugire ibni Shu’be r.a. thotë: “Një natë udhëtova me të Dër¬guarin e All-llahut, e ai më tha: “A ke ujë?” Unë iu përgjigja: “Po!” Ai atëherë zbriti prej kafshës kalëruese të vet dhe shkoi larg derisa më nuk dukej nga terri i natës, pastaj u kthye. Unë atëherë ia për¬ga¬tita një enë me ujë dhe ai e lau fytyrën e vet, por, pasi kishte ve¬shur një xhybe prej leshi, nuk mundej t’i nxirrte duart, derisa i për¬voli mëngët nga ana e poshtme e xhybes. Pastaj i lau bërrylat dhe i dha mes-h kokës. Unë desha t’i ndihmoj që t’i heq të dy mes¬tet, e ai tha: “Lëre, i kam mbathur në këmbë të pastra”, atëherë ve¬tëm i ka dhënë mes-h mesteve.”
(Muttefekun alejhi)
Në një rivajet tjetër thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. kishte të veshur xhyben e Shamit me mëngë të ngushta. Ndërsa në një rivajet tjetër se kjo ka ndodhur në betejën e Tebukut.


PËR GJATËSINË E KËMISHËS, MËNGËVE, IZARIT, ANËVE TË ÇALLMËS DHE NDALIMIN E ZGJATJES PËR SHKAK TË MENDJEMADHËSISË


Hadithi 794
Esma binti Jezid El-Ensari r.anha thotë: “Mëngët e këmishës së Pejgamberit s.a.v.s. ishin të gjata deri te nyjet.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 797
Ebu Hurejra r.a. thotë: “Ç’është nën nyellin e këmbës prej veshjeve, e ka vendin në zjarr.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 798
Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Treve All-llahu xh.sh. nuk do t’u flasë Ditën e Gjykimit, as që do t’i shiko¬jë, e as nuk do t’i falë, por do t’i dënojë shumë ashpër.” Kë¬të i Dërguari i All-llahut e ka përsëritur tri herë, e Ebu Dherri ka thë¬në: “Kanë dështuar dhe kanë pësuar ata, e kush janë ata, o i Dër¬guari i All-llahut?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Ai që shet mend me rro¬ba, ai që bën intriga dhe shpif dhe ai që e shet pasurinë e vet duke u betuar rrejshëm.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 800
Ebu Xhurejji, Xhabir ibni Sulejmi r.a. thotë: “Kam parë një njeri, nga i cili njerëzit nuk e largonin shikimin e tyre dhe çdo gjë që ai thonte, ata e pranonin me zemër.” Pyeta: Kush është ky? Ata më tha¬në: “I Dërguari i All-llahut!” Unë atëherë i thashë dy herë: “Alej¬kes-selamu, ja Resulull-llah!” (Në ty qoftë paqja, o i Dërguari i All-lla¬hut!), e ai më tha: “Mos thuaj: ‘Alejkes-selamu’, sepse ‘alejkes-se¬lamu’ është përshëndetje e të vdekurve, por thuaj: ‘Es-selamu alejke.” Transmetuesi pastaj vazhdon e thotë: “Unë atë-herë i thashë: “A je ti i Dërguari i All-llahut?” Ai më tha: “Unë jam i Dër¬guari i All-llahut, i Atij që, nëse të ndodh ndonjë fatkeqësi dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta largojë ty atë fatkeqësi, e nëse të ndodh e keqja e vitit dhe ti e thërret në ndihmë, Ai do ta bëjë vitin të begatshëm, nëse ti gjendesh në ndonjë mal apo shkretëtirë dhe e humb kafshën tënde, nëse e thërret Atë në ndihmë, Ai do ta kthejë.” Transmetuesi tregon: “Unë pastaj i thashë: “Më obligo me diçka!” Ai më tha: “Mos e fyej askënd!”, dhe vërtet pas kësaj nuk kam fyer askë, qoftë i lirë apo rob, qoftë deve apo dele. “Mos e nënçmo asnjë të mirë, të flasësh fytyrëqeshur me vëllanë tënd, sepse edhe ajo është prej gjërave të mira. Ngreje izarin tënd deri në kërçik, e nëse këtë nuk e do, atëherë deri në zogth të këmbës. Ruhu nga veshja tejet e gjatë, sepse ajo është shenjë e mendjema¬dhësisë, ndërsa All-llahu nuk i do mendjemëdhenjtë. Nëse dikush të fyen dhe të turpëron me atë që e di te ti, ti mos e turpëro me atë që e di tek ai. Vërtet turpi do të bjerë mbi të.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me isnad të vërtetë, ndërsa Tirmidhiu thotë hadith hasen sahih)


NUK ËSHTË MIRË TË STOLISEN RROBAT


Hadithi 806
Muadh ibni Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e lë stolisjen me rroba për shkak të modestisë ndaj All-llahut, edhe pse ka mundësi për të, All-llahu do ta thërrasë Ditën e Gjy¬kimit para të gjithë krijesave dhe do t’i ofrojë të zgjedhë çfarëdo rrobash të imanit për t’i veshur.”
(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)


MUSTEHAB ËSHTË VESHJA ME MATURI


Mustehab është që në veshje të ndiqet mesatarja, të mos kalo¬het në ekstrem, i cili vjen në kundërshtim me zakonet dhe traditat, ose nuk përputhet me mësimet e sheriatit.
Hadithi 807
Nga Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, trans¬metohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu dëshiron të shohë gjurmën e begative të Tij në robin e Vet.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)

PËR NDALIMIN E VESHJES SË MESHKUJVE ME RROBA TË MËNDAFSHTA DHE ULJEN NË VENDIN E SHTRUAR ME MËNDAFSH, SI DHE LEJIMIN E RROBAVE TË MËNDAFSHTA PËR FEMRA


Hadithi 809
Umer bin Hattabi r.a. thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a. v.s. duke thënë: “Vërtet, mëndafshin e vesh ai që nuk ka fat.”
(Muttefekun alejhi)
Në një rivajet të Buhariut thuhet: “Ai që nuk ka fat në ahi-ret.”
Hadithi 810
Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e ka ve¬shur mëndafshin në këtë botë, nuk do ta veshë atë në botën e ardh¬shme (ahiret).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 812
Ebu Musa El-Eshariu r.a. thotë se: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Veshja e mëndafshit dhe e arit është e ndaluar për mesh¬kujt e umetit tim, ndërsa u lejohet femrave.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)

LEJOHET VESHJA E MËNDAFSHIT PËR TË ZGJEBOSURIT


Hadithi 814
Enesi r.a. thotë: “I Dërguari i All-llahut ua lejoi veshjen e rroba¬ve të mëndafshta Zubejrit dhe Abdurrahman ibni Avfit, për shkak të zgjebes.”
(Muttefekun alejhi)


NDALOHET SHTRUARJA E LËKURËS SË TIGRAVE, HIPJA DHE ULJA MBI TË


Hadithi 815
Muaviu r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos hipni në shalë mëndafshi e as në atë prej lëkure tigri.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe të tjerët me isnad të mire, hadith hasen)
Hadithi 816
Ebul Melihu nga babai i tij thotë se Pejgamberi s.a.v.s. e ka nda¬luar përdorimin e lëkurës së luanit.
(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe të tjerët me isnad të mirë)
Në rivajetin e Tirmidhiut thuhet: “E ka ndaluar shtruarjen e lëkurës së luanit.”

PËR EDUKATËN E TË FJETURIT DHE TË NDENJURIT SHTRIRË


Hadithi 819
Berra ibni Azibi r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. më ka thënë: “Kur të shkosh në shtrat, merr abdest sikurse për namaz, e pastaj shtri¬hu në anën e djathtë dhe thuaj: ‘O Zoti im, Ty të dorëzohem me shpirtin tim, te Ti drejtohem me fytyrën time, Ty të autorizoj për çështjen time, Ty të dorëzohem për dëshirat dhe peripecitë e mia. Nuk ka strehim dhe shpëtim përveç te Ti. Unë i besoj Librit Tënd të shpallur si dhe Pejgamberit Tënd të dërguar.’ Le të jenë këto fjalët e tua të fundit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 820
Aishja r.anha thotë: “I Dërguari i All-llahut falte gjatë natës njëmbëdhjetë rekate dhe kur agonte i falte dy rekate të shkurtra, pastaj shtrihej në anën e tij të djathtë derisa vinte muezini dhe thirrte ezanin.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 823
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush ulet në një vend për ulje dhe në të nuk e përmend All-llahun, ai do të jetë i larguar nga All-llahu. Gjithashtu, edhe kush është i shtrirë në një shtrat në të cilin nuk e përmend All-llahun, do të jetë i larguar dhe i ndërprerë prej All-llahut.”
(Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë)



SHTRIRJA NË SHPINË, VËNIA E KËMBËS MBI KËMBË ETJ.


Hadithi 825
Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut, kur e falte namazin e sabahut, ulej këmbëkryq derisa lindte mirë die-lli.”
(Hadith sahih, transmeton Ebu Davudi dhe të tjerët me sened të vërtetë)
Hadithi 826
Ibni Umeri r.anhuma thotë: “E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. në oborrin e Qabes të mbështjellë këmbë dhe duar kështu (u ul, i mblo¬dhi këmbët në gishtërinj, duke i kapur me duar), kjo ishte të ndenjurit këmbëkryq.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 828
Shedid ibni Suvejd r.a. thotë: “Kaloi i Dërguari i All-llahut para meje dhe unë isha ulur kështu: e kisha vënë dorën time të majtë pas shpine dhe isha mbështetur në shpinën e dorës sime, e Pej¬gam¬beri s.a.v.s. më tha: “E preferon uljen e atyre me të cilët All-llahu është hidhëruar?”
(Transmeton Ebu Davudi me isnad të vërtetë)

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:01 pm

MIRËSJELLJA NË TUBIM DHE EDUKATA E TË ULURIT


Hadithi 831
Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Kur shkonim tek i Dërgu-ari i All-llahut, çdonjëri prej nesh ulej në fund, ku kishte vend.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen)
Hadithi 832
Ebu Abdull-llah Selman El-Farisiu r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Çdo njeri që lahet ditën e xhumasë dhe pastro¬het sa më mirë që të jetë e mundur, pastaj përdor yndyrë dhe vë parfum dhe niset në namazin e xhumasë dhe nuk i ndan dy vetë që janë ulur, pastaj fal namazin e obliguar dhe hesht gjatë kohës kur imami e lexon hytben, All-llahu i Madhëruar me siguri do t’ia falë mëkatet e javës së kaluar.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 833
Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij, r.a. tre¬gon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk lejohet që një njeri të ulet në mesin e dy personave, pa marrë lejen e tyre.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 834
Hudhejfe ibnul Jemani r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. e ka mall¬kuar atë që ulet në mesin e rrethit.
(Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë)
Tirmidhiu transmeton nga Ebi Mixhlezi se një njeri ishte ulur në mesin e rrethit dhe Hudhejfeja i kishte thënë: “Është i mall¬kuar nga gjuha e Muhammedit s.a.v.s. ai që ulet në mesin e rre¬thit të njerëzve.” Tirmidhiu thotë se është hadith sahih.
Hadithi 838
Ibnu Umeri r.a. thotë: “Të pakta ishin ato tubime prej të cilave i Dërguari i All-llahut çohej pa e thënë për të tubuarit këtë lutje: “O Zoti im, na jep frikën Tënde, e cila do të na largojë nga gabimet, dhe na jep përulshmërinë tënde, e cila do të na çojë në Xhenetin Tënd, na jep besimin e fortë, që do të na i lehtësojë fatkeqësitë e kë¬saj bote. O Zoti im, forcona të dëgjuarit tonë, të parët tonë dhe fu¬qinë tonë, sa të jemi të gjallë. Na dhuro trashëgi-mtarë. Na bëj superiorë mbi ata që na shtypin, na jep ndihmën Tënde kundër armi¬kut tonë, mos lësho fatkeqësi në fenë tonë, mos na e bë kuj¬de¬sin tonë më të madh për jetën e kësaj bote e mos na kufizo dijeninë tonë dhe as mos na nënshtro tek ai që nuk na mëshiron.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 840
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ata njerëz që rrinë në një tubim dhe në të nuk e përmendin All-llahun e Ma¬dhëruar si dhe nuk thonë salavate për Pejgamberin s.a.v.s., ata me¬r¬itojnë dënimin, e All-llahu, nëse do, i dënon, nëse dëshiron, i fal.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 841
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush ulet në një vend ku nuk përmendet All-llahu xh.sh., ai është në hum¬bje. Gjithashtu i tillë është edhe ai që bie të pushojë dhe nuk e përmend All-llahun xh.sh. gjatë pushimit, atë e pret dënimi dhe qortimi i All-llahut.”
(Transmeton Ebu Davudi)


ËNDRRAT DHE LIDHUR ME TO


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Edhe një tjetër argument i Tij është gjumi juaj natën dhe ditën.”
(err-Rrum:23)
Hadithi 846
Ebu Katade r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ëndrra e mirë - në një rivajet tjetër ëndrra e bukur - është prej All-llahut, ndërsa ëndërrimi i keq është prej shejtanit. Prandaj, ai që sheh në ëndërr diçka që nuk i pëlqen, le të fryjë tri herë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani dhe nuk do t’i bëjë dëm asgjë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 847
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur di-kush prej jush sheh ëndërr të keqe, të pështyjë në të majtë tri herë dhe të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani tri herë e të kthehet nga ana në të cilën ishte shtrirë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 848
Ebul Eska, Vathil ibnul Eska r.a., tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet prej shpifjeve më të mëdha është që njeriu të pranojë për baba atë të cilin nuk e ka, ose të vërtetojë se ka parë në ëndërr atë që nuk e ka parë, ose të deklarojë për të Dërguarin e All-llahut atë që nuk e ka thënë.”
(Transmeton Buhariu)



PËR VLERËN E SELAMIT DHE PËRHAPJEN E TIJ


All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, mos hyni në shtëpi të huaj pa marrë leje dhe pa i përshëndetur njerëzit e saj.”
(en-Nûr:27)
Po ashtu, All-llahu xh.sh. thotë:
“Por, kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me për¬shën¬detje të caktuar nga All-llahu, të uruar e të beku¬ar.”
(en-Nûr:61)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“Kur të përshëndeteni nga dikush kthejani me përshën¬detje më të mirë ose me (përshëndetje) të njëjtë!”
(en-Nisa:86)
All-llahu xh.sh. thotë:
“A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibra¬hi¬mit, kur hynë dhe thanë: ‘Paqe!’ Dhe ai u tha: ‘Paqe, o njerëz të panjohur!”
(edh-Dharrijat:24-25)
Hadithi 850
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pasi All-llahu e krijoi Ademin a.s. i tha: “Shko dhe përshëndete atë grup të melekëve që janë ulur dhe dëgjo si do të përshëndesin. Ajo për¬shëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasar¬dhësve të tu.” Ademi a.s. u tha: “Es-selamu alejkum”, e ata u për¬gji¬gjën: “Es-selamu alejke ue rahmetull-llah!” (Paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi ty!), duke ia shtuar: “Ue rahmetull-llah” (më¬shira e Zotit).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 851
Ebu Umare El-Berra ibni Azibi r.anhuma thotë: “Pejgamberi i All-llahut më ka urdhëruar me shtatë gjëra: vizitën e të sëmurit, për¬cjell¬jen e xhenazes, kërkimin e shëndetit për atë që teshtin, ndih¬mën e të dobëtit, ndihmën e të shtypurit, përhapjen e selamit – pa¬qes dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet në diçka.”
(Muttefekun alejhi)
Ky është një prej rivajeteve të Buhariut.
Hadithi 852
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhenet derisa të besoni dhe nuk do të besoni derisa ta doni njëri-tjetrin. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin (përshënde-tjen) ndërmjet jush!”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 853
Ebu Jusuf Abdull-llah ibni Selami r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dër¬guarin e All-llahut duke thënë: “O njerëz, përhapeni selamin (thirr¬ni në paqe), jepni ushqim, mbani lidhjet familjare, faluni kur nje¬rëzit flenë, do të hyni në Xhenet me selam.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 854
Tufejl ibni Ubejje bin Ka’bi tregon se ai shkonte tek Abdull-llah ibni Umeri dhe herët në mëngjes shkonin me të në treg. Thotë: “Kudo që shkonim nëpër treg, Abdull-llahu e përshëndeste secilin me radhë, njerëzit e rëndomtë, tregtarët, të varfrit, nuk kalonte pra¬në askujt pa e përshëndetur.” Tufejli pastaj vazhdon: “Njëherë shko¬va tek Abdull-llah ibni Umeri r.a. dhe ai më ftoi që të shkoj me të në treg e unë i thashë: Çfarë po kërkon në treg, kur nuk do të she¬sësh e as nuk do të blesh asgjë, nuk do të vësh në licitacion asgjë e as nuk do të rrish me askënd në treg. Rri me ne këtu të bisedojmë.” Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma më tha: “O Ebu Batn (Tufejli ishte barkmadh), ne shkojmë për shkak të selamit, përshën-desim këdo që takojmë.”
(Transmeton Maliku në Muvatta me isnad sahih)


SI DUHET TË JEPET SELAMI


Mustehab është që ai që fillon me selam të thotë: “Es-selamu alej¬kum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu”, të përshëndeste në shu¬mës (Paqja dhe shpëtimi si dhe mëshira dhe bekimi i All-llahut qof¬shin mbi ju!) e jo në njëjës, edhe nëse i përshëndeturi është vetëm një person. Ndërsa ai i cili ia kthen përshëndetjen do t'i thotë: “Ue alejkumus-selam ue rahmetull-llahi ve berekatuhu”, po ashtu në shumës, por me lidhësen “ue” në fillim (Edhe mbi ju qoftë paqja, më¬shi¬ra dhe begatia e All-llahut!)
Hadithi 855
Imran ibni Husajni r.anhuma thotë: “Erdhi një njeri te Pej¬gam¬beri s.a.v.s. dhe tha: “Es-selamu alejkum.” Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu; pastaj njeriu u ul, e Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Dhjetë.” Pas-taj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahme¬tull-llahi.” Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu selamin, njeriu u ul dhe Pej¬gamberi s.a.v.s. tha: “Njëzet.” Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llahi ue bereka¬tuhu.” Pej¬gamberi s.a.v.s. pranoi selamin, njeriu u ul dhe Pejgamberi s.a. v.s. tha: “Tridhjetë.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen)
Hadithi 856
Aishja r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ky është Xhib¬rili, të përshëndet me selam.” Unë atëherë i thashë: “Ue alej¬his-selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu.”
(Muttefekun alejhi)
Në disa rivajete është lënë fjala “ue berekatuhu” e në disa jo. Gjithsesi më e mirë është ajo që është më e plotë.
Hadithi 858
Mikdadi r.a. në një hadith të tij të gjatë thotë: “Në ia çonim Pej¬gam¬berit s.a.v.s. pjesën e tij të qumështit dhe një natë shkova vo¬në, i dhashë selam që të mos e shqetësoj atë që është duke fje-tur dhe të dëgjojë ai që është i zgjuar. Pas kësaj erdhi Pejgamberi s.a.¬v.s. dhe e përshëndeti me selam ashtu siç kishte vepruar Mik¬da¬di.”
(Transmeton Muslimi)


EDUKATA E SELAMIT


Hadithi 862
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kalo¬rë¬si përshëndet këmbësorin, këmbësori atë që është ulur, grupi i vogël e përshëndet grupin e madh.”
(Muttefekun alejhi)
Në një rivajet të Buhariut thuhet: “I riu e përshëndet të moshuarin.”


PËRSËRITJA E SELAMIT ËSHTË MUSTEHAB ME PERSONIN TË CILIN E TAKON PAS NDARJES, NËSE PERSONI HYN DHE DEL NË TË NJËJTËN KOHË, APO NËSE I NDAN NDONJË DRU APO DIÇKA E NGJASHME...


Hadithi 864
Ebu Hurejra r.a., në hadithin rreth personit i cili nuk e falte mirë namazin, tregon se ka ardhur dhe e ka falur namazin e pastaj ka ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i ka dhënë selam. Pejgamberi s.a.v.s. e pranoi selamin e pastaj tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur!” Personi i cili nuk falej mirë shkoi dhe e përsë-riti namazin, pastaj përsëri erdhi dhe i dha selam Pejgamberit s.a. v.s. Në këtë mënyrë veproi tri herë.
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 865
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e takon vëllanë e vet, le ta përshëndesë me se¬lam, nëse ata i ndan ndonjë dru, ose ndonjë mur dhe përsëri tako¬hen, le ta përshëndesë atë.”
(Transmeton Ebu Davudi)


DHËNIA E SELAMIT PARA HYRJES NË SHTËPI


All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Por, kur të hyni në shtëpi, ju të përshëndetni me për¬shën¬¬detje të caktuar nga All-llahu, të uruar e të beku¬ar.”
(en-Nûr:61)
Hadithi 866
Enesi r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. më ka thënë: “O djalosh, kur të hysh në familje tënde, përshëndete që të ketë begati për ty dhe për familjen tënde.”
(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen sahih)


PËRSHËNDETJA E BURRIT ME GRUAN E VET DHE TË AFËRMIT E TIJ, SI DHE PËRSHËNDETJA E GRAVE TË TJERA ME TË CILAT NUK KA KURRFARË LIDHJE. PËRSHËNDETJA E TYRE ËSHTË E KUSHTËZUAR ME SIGURIMIN QË TË MOS VIHET DERI TE FITNEJA


Hadithi 868
Sehl bin Sa’di r.a. thotë: “Në mesin tonë ishte një grua - sipas një rivajeti ishte e vjetër - e cila i merrte gjërat ushqimore dhe i ziente në një vorbë, i bluante kokrrat e elbit dhe, kur ne e falnim namazin e xhumasë, shkonim dhe e përshëndetnim atë dhe ajo na jep¬te nga ushqimi.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 869
Ummi Hani dhe motra e saj bintu Ebi Talib r.a. thonë: “Shkova te Pejgamberi s.a.v.s. ditën e çlirimit të Mekes kur ai ishte duke u larë, ndërsa Fatimeja e mbulonte me një mbulesë e unë e për¬shën¬deta, e pastaj e përmendi hadithin e mëparshëm.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 870
Esma bintu Jezid r.a. thotë: “Kaloi pranë nesh Pejgamberi s.a. v.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.”
(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu si hadith hasen)
Ky është citimi i hadithit sipas Ebu Davudit, ndërsa citimi i Tirmidhiut është se vërtet Pejgamberi s.a.v.s. një ditë kaloi në xhami ku ishin ulur një grup i grave dhe ai dha shenjë me dorë për përshëndetje.


NDALIMI I PËRSHËNDETJES SË JOMUSLIMANËVE DHE PRANIMI I PËRSHËNDETJES SË TYRE ME SELAM, PËRSHËNDETJA ME SELAM NË NJË GRUP NË TË CILIN KA MUSLIMANË DHE JOMUSLIMANË


Hadithi 872
Enesi r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ehli ki¬ta¬bët (besimtarët e librave të shenjtë) ju përshëndesin, thoni: “Ve alejkum.” (Edhe mbi ju)
(Muttefekun alejhi)


PËRSHËNDETJA E TË PRANISHMËVE PARA LARGIMIT NGA TUBIMI


Hadithi 874
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndo¬njëri prej jush vjen në ndonjë tubim të përshëndesë me selam dhe kur dëshiron të largohet, të përshëndesë prapë me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


KËRKIMI I LEJES PËR HYRJE NË SHTËPI


All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“O besimtarë, mos hyni në shtëpi të huaja pa marrë leje dhe pa i përshëndetur njerëzit e asaj (shtëpie).”
(en-Nûr:27)
All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:
“Edhe kur fëmijët tuaj arrijnë moshën e pjekurisë, le të kërkojnë leje (për të hyrë), ashtu siç kanë kërkuar leje ata përpara tyre.”
(en-Nûr:59)
Hadithi 875
Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Kër¬kesa apo leja për të hyrë përsëritet tri herë, nëse të pranon mi¬rë, e nëse jo, atëherë kthehu.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 876
Sehl ibnu Sa’d r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Kër¬kimi i lejes për të hyrë diku është bërë për shkak të ekspozimit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 877
Nga Rib’ijj ibni Hirash tregohet se një njeri nga fisi i Beni Amirëve ka kërkuar leje prej Pejgamberit s.a.v.s. që të hyjë në shtëpinë e tij dhe i ka thënë: “A mund të hyj?” Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë shërbëtorit të vet: “Dil dhe mësoje si kërkohet leja për të hyrë dhe thuaji atij të thotë: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë?’ Pejgamberi s.a.v.s. atëherë i dha leje dhe njeriu hyri.”
(Transmeton Ebu Davudi me isnad sahih)
Hadithi 878
Kilde ibni Hanbeli r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi s.a.v.s. dhe hyra tek ai pa e përshëndetur dhe Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “Kthehu dhe thuaj: ‘Es-selamu alejkum, a është e lirë hyrja?”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen)


MËNYRA E PARAQITJES PARA SE TË KËRKOHET LEJE PREJ DIKUJT DHE DHËNIA E TË DHËNAVE TË PËRGJITHSHME SI EMRI DHE MBIEMRI, E JO VETËM “UNË” APO TË NGJASHME ME TO


Hadithi 880
Ebu Dherri r.a. thotë: “Një natë dola dhe e vërejta Pejgam-berin s.a.v.s. duke shëtitur vetëm. Unë shkoja nën hijen e Hënës dhe kur Pejgamberi s.a.v.s. më vërejti e më tha: “Kush është?”, unë u për¬gjigja: “Ebu Dherri.”
(Muttefekun alejhi)


KËRKIMI I SHËNDETIT PËR ATË QË TESHTIN ME FJALË ADEKUATE NË RASTIN ADEKUAT


Hadithi 884
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë: ‘Falënderimi i qoftë All-lla¬hut’, ndërsa shoku i tij apo vëllai: ‘All-llahu të mëshiroftë’. Kur t’i thotë vëllai apo shoku i vet: ‘All-llahu të pastë mëshiruar’, atëherë personi që teshtin le të thotë: ‘Zoti ju udhëzoftë dhe mendjen tuaj e ndriçoftë.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 885
Ebu Musa tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Nëse dikush prej jush teshtin dhe thotë ‘El-hamdulil-lah’ (Fa¬lënderimi i qoftë All-llahut), përshëndeteni me fjalët e njohu-ra, por nëse nuk thotë ‘El-hamdulil-lah’, atëherë mos kërkoni shëndet për të, mos i thoni ‘Jerhamukell-llahu’!”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 886
Enesi r.a. tregon: “Dy njerëz kanë teshtitur te Pejgamberi s.a.v.s. dhe për njërin prej tyre Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi shëndet dhe tha: ‘Jerha¬mukell-llahu!’ (të mëshiroftë All-llahu), e për the-trin jo. I dyti, për të cilin Pejgamberi s.a.v.s. nuk kërkoi shëndet, tha: “Kur ky teshtin kërkuat shëndet për të, ndërsa kur teshtita unë, këtë nuk e bëte.” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Ky e falën-deroi All-llahun, ndërsa ti nuk veprove ashtu.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 887
Ebu Hurejra r.a. tregon se kur Pejgamberi s.a.v.s. teshtinte, e vën¬te dorën e vet apo ndonjë shami në gojën e vet dhe sa mundej e ulte zërin e tështimës së vet. Transmetuesit nuk i kujtohet se Ebu Hurejra thonte: “e zvogëlonte apo e mbulonte zërin e tështimes.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu si hadith hasen sahih)
Hadithi 888
Ebu Musa r.a. thotë: “Çifutët, kur vinin te Pejgamberi s.a.v.s., teshtinin dhe dëshironin që Pejgamberi s.a.v.s. t’u thonte: “Jer¬ha¬mu¬kumull-llahu!” (All-llahu ju mëshiroftë!). Por, Pejgamberi s.a.¬v.s. u thonte: “All-llahu ju udhëzoftë dhe ua ndriçoftë mendjen tuaj!”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)

MUSTEHAB ËSHTË PËRSHËNDETJA ME SHTRËNGIMIN E DUARVE, BUZËQESHJE DHE PUTHJEN E DORËS SË NJERIUT TË MIRË


Hadithi 892
Berra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Dy musli¬ma¬në të cilët takohen dhe në mes veti përshëndeten, All-llahu xh.sh. do t’ua falë mëkatet e tyre para se ata të ndahen.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Hadithi 893
Enesi r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-lla¬hut, njëri prej nesh e takon vëllanë a mikun e vet, a ka nevojë (në shenjë nderimi) të përulet?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Jo!” “A mund ta marrë për dore dhe ta përshëndesë me dorë?” Pejga-mberi s.a.v.s. tha: “Po!”
(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)
Hadithi 894
Safvan bin Assali r.a. tregon: “Një çifut i thotë shokut të vet: “Eja me mua te ky Pejgamber”, dhe shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa transmetuesi, pasi e ka përmendur hadithin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pej¬gam¬berit s.a.v.s. dhe thanë: “Dëshmojmë se ti je i Dërguari i All-llahut.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët me sened të vërtetë)
Hadithi 895
Ibni Umeri r.anhuma duke treguar një ndodhi thotë: “Ne iu afruam Pejgamberit s.a.v.s. dhe ia puthëm dorën.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Hadithi 898
Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka puthur Hasanin, të birin e Aliut r.a., e atëherë Akre bin Habisi i tha: “Unë i kam dhje¬të fëmijë dhe asnjëherë asnjërin prej tyre nuk e kam puthur.” Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Ai që nuk ka mëshirë për të tje¬rët, nuk do të mëshirohet.” (Ai që nuk ka mëshirë ndaj të tjerëve edhe të tjerët nuk do të jenë të mëshirshëm ndaj tij)
(Muttefekun alejhi)

PËR VIZITËN E TË SËMURIT


Hadithi 899
Berra ibni Azibi r.anhuma thotë se Pejgamberi s.a.v.s. na ka urdhëruar: “Ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të kër¬kojmë shëndet për atë që teshtin (nëse thotë ‘El-hamdulil-lah’), ta res¬pektojmë betimin, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgji¬gje¬mi ftesës dhe të përhapim paqen (selamin).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 900
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Musli¬ma¬ni ndaj muslimanit ka këto pesë obligime: pranimin e selamit, vizi¬tën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes, përgjigjen e ftesës si dhe kër¬ki¬min e shëndetit për ata që teshtijnë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 901
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vër¬tet All-llahu i Madhëruar do të thotë Ditën e Kijametit: “O njeri, isha i sëmurë dhe nuk më vizitove!” Njeriu atëherë do të përgji¬gjet: “O Zoti im, si do të të vizitoj Ty, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur se robi im ishte i sëmurë dhe nuk e ke vizituar? A nuk e di se, sikur ta kishe vizituar, me siguri do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, kam kërkuar prej teje ush¬qim, por nuk më ke dhënë.” Njeriu do të përgjigjet: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ushqim, kur Ti je Zot i të gjitha botëve?” All-llahu do të thotë: “A nuk e ke ditur që robi im ka kërkuar prej teje ushqim e ti nuk i ke dhënë? A nuk e ke ditur se, sikur t’i kishe dhënë ushqim, do të më kishe gjetur Mua tek ai. O njeri, Unë kam kërkuar prej teje të më japësh ujë, por ti nuk më ke dhënë të pijë!” Njeriu do të tho¬të: “O Zoti im, si do të të jap unë Ty ujë, kur Ti je Zot i të gjitha botë¬ve?” All-llahu do të thotë: “Ka kërkuar robi Im ujë prej teje e ti nuk i ke dhënë. Sikur t’i kishe dhënë ujë atij, do të më kishe gjetur Mua tek ai!”
(Transmeton Muslimi)

.

Hadithi 902
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vizitoni të sëmurit, ushqeni të uriturit dhe lironi të kapurit rob.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 903
Thevban r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Musli-ma¬ni, kur e viziton vëllanë e vet musliman, vazhdimisht është në hur¬fen e Xhenetit derisa të kthehet.” Të pranishmit e pyetën se ç’ësh¬të hurfa e Xhenetit? Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Ata janë por¬to¬kajt e këputur, pemët e Xhenetit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 904
Aliu r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thë¬në: “Ai musliman që e viziton muslimanin në mëngjes, shta¬të¬dhje¬të mijë melekë do të luten për të deri në mbrëmje, e nëse e vizi¬ton pas akshamit dhe në kohën e jacisë, atëherë do të luten për të shtatëdhjetë mijë melekë deri në agim. Shpërblimi i tij do të jetë një pemë e veçantë, portokaj të vjelur.”
(Transmeton Tirmidhiu)
Hadithi 905
Enesi r.a. thotë: “Një djalë i ri çifut shërbente tek i Dërguari i All-lla¬hut dhe një ditë u sëmur. Pejgamberi s.a.v.s. erdhi ta vizi¬tojë, u ul afër kokës së tij dhe i tha: “Pranoje Islamin!” Djaloshi e shikoi babanë e vet, i cili ishte aty. I ati i tha: “Dëgjoje Ebul Ka¬se¬min!” Djaloshi e pranoi Islamin. Pejgamberi s.a.v.s. atëherë doli duke thënë: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili e shpëtoi nga zja¬rri i Xhehenemit.”
(Transmeton Buhariu)


DUAJA PËR TË SËMURIN PARA VIZITËS


Hadithi 906
Aishja r.anha tregon se kur ndokush i ankohej Pejgamberit s.a. v.s. për ndonjë gjë, sëmundje apo plagë, Pejgamberi s.a.v.s. e pre-k¬te në atë vend me gishtin e tij tregues (transmetuesi Sufjan ibni Ujejne e vuri gishtin e tij në tokë pastaj e ngriti, duke dashur të tre¬gojë se si ka vepruar Pejgamberi s.a.v.s.) e pastaj tha: “Bismil-lahi, tur¬be¬tu erdina, birikati ba’dina, jushfi bihi sekimuna, bidhni rab-bina.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 910
Ebu Abdull-llah Uthman ibni Ebil Asi r.a. tregon se i është anku¬ar Pejgamberit s.a.v.s. për një sëmundje në trupin e vet. I Dërguari i All-llahut i tha: “Vëje dorën tënde në vendin në të cilin ke dhem¬bje dhe thuaj: “Bismil-lahi (tri herë) dhe shtatë herë thuaj: “Kërkoj mbrojtje nga i Gjithëfuqishmi prej sherrit të asaj që ndiej dhe prej atij që i ruhen.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 912
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë te një beduin për ta vizituar dhe duke e vizituar të sëmurin thonte: “Nuk ka rrezik, pastrim (ti je ai që pastrohet prej mëkateve) me dash¬jen e All-llahut.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 914
Ebu Seid El-Hudriu dhe Ebu Hurejra r.anhuma kanë qenë dësh¬mi¬tarë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë: ‘La ilahe il-lall-llahu uall-llahu ekber’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, All-llahu është më i madhi), All-llahu do ta dëshmojë se ai flet të vërtetën dhe do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot tjetër përveç Meje, Unë jam më i madhi’. Ndërsa kur të thotë njeriu: ‘La ilahe il-lall-lla¬hu uahdehu la sherike lehu’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, Ai është i vetmi i pashoq), atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vër¬te¬të se unë jam Zot i vetëm dhe nuk kam shok në asnjë send.’ Ndër¬sa kur të thotë robi: ‘La ilahe il-lall-llahu, lehul mulku ue lehul ham¬du’ (nuk ka Zot, përveç All-llahut, i Tij është sundimi dhe Atij i ta¬kon falënderimi), atëherë All-llahu xh.sh. thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot përveç Meje, dhe sundimi e falënderimi është i Imi.’ Ndërsa kur të thotë robi: ‘Nuk ka Zot, përveç All-llahut, nuk ka as¬një akt, punë dhe ndërrim që bëhet përveç me fuqinë e All-llahut’, atëherë All-llahu do të thotë: ‘Është e vërtetë se nuk ka Zot për¬veç Meje dhe çdo ndryshim, çdo aksion dhe çdo fuqi është vetëm me Mua, kjo vepër është vetëm Imja.’ Atëherë i Dërguari i All-llahut tha: “Kush e thotë këtë gjatë sëmundjes së vet e pastaj vdes, nuk do ta përtypë (gëlltitë) zjarri i Xhehenemit.”
(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)


PËR PYETJEN E FAMILJES SË TË SËMURIT PËR GJENDJEN E TIJ


Hadithi 915
Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Ali ibni Ebi Talib r.a. doli prej Pejgamberit s.a.v.s. kur ishte shumë i sëmurë, nga e cila sëmundje edhe vdiq, dhe njerëzit i thanë: “O Ebul Hasan, si është i Dërguari i All-llahut?” Aliu r.a. u përgjigj: “Është ngritur, el-hamdu li-l-Lah, i shëndoshë.”
(Transmeton Buhariu)

MUSTEHAB ËSHTË TË POROSITET FAMILJA E TË SËMURIT DHE AI QË SHËRBEN QË TË SILLEN MIRË NDAJ TIJ


Hadithi 921
Kasim ibni Muhammed tregon se Aishja r.a. ka thënë: “Ua re’sa¬hu!” (O për kokën time!), si dhe Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Bel ene ua re’sahu!” (Madje, o për kokën time!), pastaj e përmend hadithin.
(Transmeton Buhariu)


Ç'THUHET KUR TË MBULOHET I VDEKURI


Hadithi 924
Ummi Selma r.anha thotë: “Hyri Pejgamberi s.a.v.s. tek Ebu Sel¬ma dhe ai kishte humbur të pamurit. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. ia mby¬lli sytë dhe tha: “Vërtet kur të dalë shpirti, atëherë atë e përcjell edhe shikimi.” Në atë moment disa anëtarë të familjes së Ebu Selmes filluan të bërtasin. Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Mos kërkoni për vete përveç hajrit, sepse melekët bëjnë amin për të gjitha ato që ju thoni.” Pastaj tha: “O Zoti im, fale Ebu Selmen dhe ngreje gradën e tij në shoqërinë e të udhëzuarve që kanë ndje¬kur rrugën Tënde dhe fali pasardhës të denjë, na fal ne dhe atë, o Krijues i botëve, dhe zgjeroje varrin e tij dhe ndriçoje.”
(Transmeton Muslimi)

BISEDA TEK I VDEKURI DHE SHPREHJA E NGUSHËLLIMIT


Hadithi 925
Ummi Seleme r.anha tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të jeni të pranishëm tek i sëmuri apo tek i vdekuri, atëherë flisni mi¬rë, sepse melekët bëjnë amin për tërë atë që ju flitni.” Ummi Sele¬me r.anha tregon se kur ka vdekur Ebu Seleme, shkova te Pej¬gam¬beri s.a.v.s. e i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, Ebu Seleme vdiq!” Ai më tha: “Thuaj: “O Zoti im, më fal mua dhe Ebu Selemen dhe më jep mua pasardhës të mirë!” Pastaj thashë se All-llahu më dha pas tij atë që ishte më i mirë se ai, Muhammedin s.a.v.s.”
Muslimi e transmeton kështu: “Kur të jeni të pranishëm tek i sëmu¬ri apo tek i vdekuri”, këtu transmetuesi dyshon. Ndërsa, Ebu Da¬vu¬di dhe të tjerët e transmetojnë vetëm të vdekurin pa dyshim.
Hadithi 926
Ummi Selma r.anha thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Robit, të cilit i ndodh ndonjë fatkeqësi dhe thotë: “Inna lil-lahi ve inna ilejhi raxhiun (Vërtet ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi). O Zoti im, më jep shpërblim në këtë fatkeqësi dhe zëvendësoma me një të mire.” All-llahu do ta shpërblejë për fatkeqësinë që i ka ndo¬dhur me një shpërblim të mire.” Ummi Selma thotë: “Pasi ka shku¬ar në ahiret Ebu Selma, unë jam lutur ashtu siç më ka mësuar Pejgam¬be¬ri s.a.v.s. dhe për këtë All-llahu ma ka dhënë Pejgamberin s.a.v.s.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 927
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur ro¬bit i vdes fëmija, All-llahu u thotë melekëve: ‘A ia keni marrë shpir¬tin birit të robit Tim?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj u thotë: ‘Ia keni marrë frytin e zemrës së tij?’ Melekët thonë: ‘Po!’ Pastaj prapë All-llahu thotë: ‘Çka tha për këtë robi im?’ Melekët thonë: ‘Falënderoi dhe kërkoi kthim te Ti!’ All-llahu xh.sh. thotë: ‘Ndër¬to¬jini robit Tim një shtëpi në Xhenet dhe jepjani emrin ‘Bejtul hamd’ (shtëpia e falënderimit).”
(Transmeton Tirmidhiu, hadith hasen)
Hadithi 929
Usame ibnu Zejdi r.anhuma thotë: “Njëra prej vajzave të Pej¬gamberit s.a.v.s. dërgoi dike tek i Dërguari i All-llahut që t’i tregojë dhe ta thërrasë se një fëmijë apo djalë i saj, është para vdekjes. Pejgamberi s.a.v.s. i tha të dërguarit të saj: “Kthehu tek ajo dhe thuaj se e All-llahut është e tërë ajo që e merr, e All-llahut është edhe ajo që e jep dhe çdo gjë ke Ai e ka kufirin (exhelin) e caktuar dhe për këtë urdhëroje atë që të bëjë durim dhe të llogarisë në dëm¬shpërblim (kompensim).” (Transmetuesi e përmend hadithin në tërësi)
(Muttefekun alejhi)


LEJOHET TË QARËT PAS TË VDEKURIT PA VAJTUAR


Hadithi 930
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vizitu-ar Sa’d ibni Ubadeten dhe se së bashku me Pejgamberin s.a.v.s. ishin Abdurrahman ibnu Avfi, Sa’d ibnu Ebi Vekkasi dhe Abdull-llah ibnu Mes’udi r.anhum. Pejgamberi s.a.v.s. qau dhe, kur ata e panë se si qante i Dërguari i All-llahut, qanë edhe ata e ai pastaj u tha: “A nuk dëgjoni? Vërtet All-llahu nuk do të dënojë për shkak të lotit të syrit e as për dëshpërimin e zemrës, por do të dënojë për shkak të kësaj ose do të mëshirojë.” Kur tha “për shkak të kësaj”, atëherë bëri me shenjë nga gjuha.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 932
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. hyri tek i biri i tij, Ibrahimi, i cili ishte para vdekjes dhe iu mbushën sytë me lotë dhe Abdur¬rahman ibnu Avfi i tha: “Edhe ti, o i Dërguari i All-llahut?” Pej¬gamberi s.a.v.s. u përgjigj: “O ibnu Avf, kjo është mëshirë”, e pas¬taj vazhdoi: “Vërtet syri qan, zemra dëshpërohet, por ne nuk do të themi përveç atë me të cilën është i kënaqur Zoti ynë. Ne për shkak të ndarjes tënde, o Ibrahim, jemi të pikëlluar.”
(Transmeton Buhariu dhe një pjesë Muslimi)
Hadithet rreth kësaj teme janë të shumta dhe të njohura në Sahih.


PËRMBAJTJA NGA TË FOLURIT PËR DISA GJËRA TË JASHTËZAKONSHME QË SHEH TEK I VDEKURI


Hadithi 933
Ebu Rafi Eslemi, rob i të Dërguarit të All-llahut xh.sh., tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e lan të vdekurin dhe për të nuk flet asgjë, i fsheh të gjitha ato që i ka parë tek ai, All-llahu xh.sh. do t’ia falë mëkatet dyzetë herë më tepër.”
(Transmeton Hakimi, i cili thotë se hadithi është sahih sipas kushteve të Muslimit)

.
PËR NAMAZIN E XHENAZES, PËRGATITJEN DHE VARRIMIN E TË VDEKURIT DHE NDALIMIN E GRAVE QË TA PËRCJELLIN VARRIMIN E TË VDEKURIT


Hadithi 934
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush përcjell xhenazen derisa të falet namazi, ka për shpërblim një kirat, ndërsa ai që e përcjell derisa të varroset, shpërblehet me dy kirate.” Të pranishmit thanë: “Ç’janë dy kirate?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Ai shpërblim është sa dy kodra të mëdha.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 936
Ummi Atijja r.anha thotë: “Na është ndaluar përcjellja e xhe¬nazes, por ky ndalim nuk ishte i rreptë sikurse ndalimet tjera (har-am).”
(Muttefekun alejhi)


MUSTEHAB ËSHTË TË KETË SA MË SHUMË XHEMAT NË FALJEN E NAMAZIT TË XHENAZES DHE TË KETË SA MË SHUMË SAFA


Hadithi 938
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Kushdo që vdes prej muslimanëve dhe në fal¬jen e xhenazes së tij marrin pjesë dyzet vetë, të cilët nuk i bëjnë shok (shirk) All-llahut, vërtet All-llahu do ta pranojë shefatin e tyre.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 939
Merthed ibnu Abdull-llah El-Jezenij thotë: “Kur Malik ibnu Hubejra r.a. e falte namazin e xhenazes dhe kur njerëzit radhite-shin në safa, i ndante në tri pjesë e pastaj u thonte se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kujt i falet namazi i xhenazes prej tri safave, atij i është premtuar Xheneti.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen)


ÇFARË LEXOHET NË NAMAZIN E XHENAZES


Hadithi 940
Ebi Abdurrahman Avf ibni Malik r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka falur një xhenaze dhe e kam mbajtur në mend lutjen e tij, të cilën ai e lexoi: ‘O Zoti im, fale dhe mëshiroje, falja mëkatet e tij. Bëja të këndshëm qëndrimin e tij, zgjeroja vendbanimin e tij të ri. Laje trupin e tij me ujë, borë e akull të mirë dhe të këndshëm dhe pastroje prej mëkateve të tij ashtu si pastrhen rrobat e bardha prej fëlliqësirave, ndërroja shtëpinë me më të mirë dhe familjen me më të mirë si dhe gruan me më të mirë. Fute në Xhenet dhe mbro¬je nga dënimi i varrit dhe dënimi i zjarrit të Xhehenemit.” Trans¬me¬tuesi thotë: “Dëshirova që unë të isha i vdekuri.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 941, 942, 943
Ebu Hurejra, Ebu Katadeje dhe Ebu Ibrahim Eshhelij nga baba i tij - i cili ishte sahab i Pejgamberit s.a.v.s. - r.anhum tregojnë se Pejgamberi s.a.v.s. e ka falur një xhenaze dhe ka thënë: “O Zoti im, fali të gjallët dhe të vdekurit tanë, të vegjlit dhe të mëdhe-njtë, mesh¬kujt dhe femrat, ata që janë të pranishëm dhe ata që mun¬gojnë. O Zoti im, atë të cilin e sjell në këtë jetë, të jetoj në Islam, dhe ai i cili vdes prej nesh, të vdesë me iman. O Zoti im, mos na nda nga dobia e tij dhe mos na vë në sprovë pas tij.”
(Transmeton Tirmidhiu sipas rivajetit të Ebu Hurejres dhe Eshhelis. Transmetimi i Ebu Davudit nga rivajeti i Ebu Hurejres dhe Katades.” Hakimi thotë: “Hadithi i Ebu Hurejres është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe të Muslimit. Tirmidhiu thotë se Buhariu ka thënë: “Rivajeti më i saktë i këtij hadithi është i Eshheliut.” Buhariu thotë: “Gjëja më e saktë në këtë temë është hadithi i Avf ibni Malikut.”
Hadithi 944
Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur të falni namazin e të vdekurit, atëherë lutuni për të me gjithë zemër.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Hadithi 945
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. në një xhenaze ka thënë: “O Zot, Ti je Zot i tij dhe Ti e krijove dhe Ti e drejtove në Islam. Ti ia ke marrë shpirtin dhe Ti i di të fshehtat dhe të duk¬shmet e tij, ne kemi ardhur të kërkojmë shefaatin Tënd për këtë të vdekur dhe fale.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Hadithi 946
Vathile ibnul Esk’a r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. e fali me ne xhenazen e një njeriu musliman dhe gjatë lutjes e dëgjova duke thënë: “O Zoti im, ky i biri i filanit është në mbrojtjen Tënde dhe në fqinjësinë Tënde dhe ruaje nga prova e varrit dhe dënimi i zja¬rrit. Ti e përmbush premtimin dhe meriton falënderim. O Zoti im, fale dhe mëshiroje. Vërtet, Ti je Ai që fal dhe mëshiron.”
(Transmeton Ebu Davudi)


Hadithi 947
Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.anhuma në xhenazen e vajzës së vet ka marrë katër tekbire dhe pas tekbirit të katërt qëndroi sa në mes dy tekbireve të para duke kërkuar falje dhe duke u lutur për bijën e vet, e pastaj tha: “I Dërguari i All-llahut vepronte po në këtë mëny¬rë.”
Ndërsa në një rivajet thuhet: “Bëri katër tekbire, pastaj qën¬droi një moment derisa mendova se ai do të thërret edhe tekbirin e pestë, pastaj dha selam në të djathtë dhe në të majtë. Pasi mba¬roi, i thamë: “Ç’është kjo?” Ai u përgjigj: “Unë nuk kam shtu¬ar më tepër se ajo që e kam parë Pejgamberin s.a.v.s.”, ose ka thënë: “Kështu ka vepruar i Dërguari i All-llahut.”
(Transmeton Hakimi, hadith hasen)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:01 pm

NGUTJA NË LARJEN E BORXHEVE TË TË VDEKURIT DHE PËRGATITJES SË VARRIMIT TË TIJ, POR NËSE VDES PAPRITMAS LIHET DERISA TË VËRTETOHET VDEKJA E TIJ


Hadithi 950
Transmeton Ebu Hurejra r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s., se ka thënë: “Shpirti i besimtarit është i lidhur me borxhin e vet derisa mos t’i lahet.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 951
Husajn ibni Vahvah r.a. tregon se është sëmurë Talha ibnu Be¬rrai ibn Azibi r.anhuma dhe erdhi Pejgamberi s.a.v.s. ta vizitojë e i tha: “Unë nuk e shoh Talhan ndryshe vetëm se të vdekur, më lajmë¬ro¬ni mua dhe ngutuni me të. Vërtet nuk ka nevojë që trupi i musli¬ma¬nit të mbyllet në mesin e njerëzve të shtëpisë.”
(Transmeton Ebu Davudi)

PËR KËSHILLIMIN TE VARRI


Hadithi 952
Aliu r.a. thotë: “Ishim në xhenaze në Bekiil Garkad dhe erdhi i Dërguari i All-llahut e u ul dhe ne u ulëm rreth tij. Ai mbante një shkop, e laujti kokën dhe filloi të shpojë në tokë me shkopin e vet e pastaj tha: “Nuk ka asnjë prej jush e që nuk i është përcaktuar një vend në Xhehenem e një vend në Xhenet.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk duhet që ne të mbështetemi në lib¬rin tonë?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Punoni, kryeni obligimet tuaja, çdokush është i lehtësuar për atë që është krijuar.” (Transmetuesi përmend përfundimin e hadithit)
(Muttefekun alejhi)




SADAKA PËR TË VDEKURIN DHE LUTJA PËR TË




All-llahu i Madhëruar thotë:
“Edhe ata, të cilët kanë ardhur pas tyre, thonë: ‘O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë prirë në besim.”
(el-Hashr:10)
Hadithi 955
Aishja r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.: “Vër¬tet, nëna ime ka ndërruar jetë dhe kam parë se, sikur të mun¬dej të fliste, do të më urdhëronte të jap sadaka (lëmoshë) për të. A ka dobi nëse unë jap sadaka për të?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Po!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 956
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur vdes njeriu, puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: sadakasë së përher¬shme (hajratit), nga dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët ose nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin.”
(Transmeton Muslimi)


SHPREHJE LAVDËRIMI PËR TË VDEKURIN


Hadithi 957
Enesi r.a. thotë: “Disa njerëz bartnin një xhenaze dhe folën mi¬rë për të. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj sollën një xhenaze tjetër dhe njerëzit folën keq për të. Pej¬gamberi s.a.v.s. tha: “Ashtu duhet të jetë!” Atëherë Umer ibnul Hattabi r.a. pyeti: “Çka duhet të jetë ashtu?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Për të parin folët mirë dhe duhet të shkojë në Xhenet. Ndërsa, për të dytin folët keq dhe duhet të shkojë në Xhehenem. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 958
Ebul Esvedi thotë: “Erdha në Medine dhe u ula ke Umer ibnul Hattabi r.a. ndërsa njerëzit bartnin një xhenaze. Të pranish¬mit folën mirë për të vdekurin. Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Më vonë kaloi një xhenaze tjetër dhe u fol mirë edhe për të. Umeri prapë tha: “Ashtu duhet të jetë!” Pastaj kaloi një xhenaze e tretë dhe u fol keq për të. Atëherë Umeri tha: “Ashtu duhet të jetë!” Ebul Es¬ve¬di thotë: “Atëherë pyeta: ‘Çka duhet të jetë ashtu, o prijës i besimtarëve?’ H. Umeri tha: “Unë fola ashtu siç ka folur i Dërguari i All-llahut, e ai ka thënë: ‘për cilindo musliman dësh¬moj¬në katër vetë se është i mirë, All-llahu atë do ta çojë në Xhenet.’ Ne atëherë thamë: ‘E tre?’ Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: ‘Edhe tre!’ Ne pastaj shtuam: ‘E dy?’ Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: ‘Edhe dy!’ Pastaj më nuk e kemi pyetur vetëm për një dëshmitar.”
(Transmeton Buhariu)


PËRFITIMI NGA VDEKJA E FËMIJËVE TË VEGJËL


Hadithi 959
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Muslimanin të cilit i vdesin tre fëmijë, para se të arrijnë moshën e pjekurisë (by¬lyk), All-llahu xh.sh. do ta çojë në Xhenet për shkak të dashu¬risë dhe mëshirës së tij ndaj fëmijëve.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 961
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë: “Erdhi një grua tek i Dërguari i All-llahut dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, burrat po vijnë në bisedë te ti, prandaj caktoje edhe për ne një ditë, në të cilën do të tubo¬he¬mi që të na mësosh atë që All-llahu ta ka mësuar ty.” Pastaj, i Dërguari i All-llahut tha: “Tubohuni këtë dhe këtë ditë”, kur edhe u tubuam, pastaj erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe na mësoi atë që ia pat mësuar All-llahu duke thënë: “Cilësdo grua që i vdesin tre fë¬mijë (të moshës jomadhore), ata do të jenë perde (mburojë) për te prej zjarrit të Xhehenemit.” Një grua pyeti: “E nëse i vdesin dy fëmijë?” I Dërguari i All-llahut u përgjigj: “Edhe dy!”
(Muttefekun alejhi)

.
MUSTEHAB ËSHTË NISJA NË UDHËTIM DITËN E ENJTE NË MËNGJES


Hadithi 963
Ka’b ibnu Maliku r.a. vërteton se Pejgamberi s.a.v.s. u nis në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe ai dëshironte që të nisej për rru¬gë ditën e enjte.
(Muttefekun alejhi)
Në një rivajet në Sahihajn (të Buhariut dhe Muslimit) thuhet: “Vërtet, pak herë i Dërguari i All-llahut është nisur për rrugë për¬veç ditës së enjte.”
Hadithi 964
Sahr bin Vadaate El-Gamidij Es-Sahabij r.a. thotë se Pejgam-beri s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, bekoje umetin tim në mëngjeset e her¬shme!” Pejgamberi s.a.v.s., kur e dërgonte patrullën apo ushtri¬në, atë e bënte në fillim të ditës. Transmetuesi Sahr ishte tregtar dhe gjithnjë e niste karvanin e tregtisë në fillim të ditës dhe kështu u pasurua dhe fitoi shumë.
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë: hadith hasen)


MUSTEHAB ËSHTË QË PËR RRUGË TË GJATA TË GJESH SHOK TË MIRË, E, NËSE UDHËTOHET NË GRUPE, TË ZGJIDHET UDHËHEQËSI


Hadithi 966
Amr ibn ShuajbI, nga gjyshi i tij përmes babait të tij, trans-meton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një kalorës i vetëm është një shej¬tan (i humbur), dy kalorës janë dy shejtanë (të humbur), ndërsa tre kalorës janë udhëtarë.”
(Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, hadith hasen)
Hadithi 967
Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma tregojnë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur tre veta nisen për në rrugë, le ta zgjedhin me¬njëherë njërin për prijës (udhëheqës) të vetin.”
(Transmeton Ebu Davudi me isnad të mirë - hadith hasen)
Hadithi 968
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sho¬qëria më e mirë është prej katër vetave, çeta më e mirë është patrulla prej katërqind vetave, ndërsa ushtria më e mirë është prej katërmijë vetave. Dymbëdhjetëmijë ushtarë nuk mund të pësojnë disfatë prej grupeve të vogla.”
(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


PËR EDUKATËN E UDHËTIMIT, VENDOSJES DHE BUAJTJES GJATË UDHËTIMIT, ZGJEDHJEN E BASHKUDHËTARËVE DHE SHOQËRISË


Hadithi 969
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të udhëtoni nëpër kullosa, jepjani deveve atë që u takon prej tokës. Ndërsa kur të udhëtoni nëpër shkretëtirë, ngutuni të kaloni sa më shpej¬të, para se të nxehë dielli; e nëse pushoni, largohuni nga rru¬gët, sepse ato janë rrugë të kafshëve të egra dhe vendstrehim i luanëve gjatë natës.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 975
Enesi r.a. thotë: “Ne, kur vendoseshim në ndonjë shtëpi, nuk fa¬leshim derisa nuk i vendosnim sendet.”
(Transmeton Ebu Davudi sipas kushteve të Muslimit)


NDIHMA E SHOKUT


Hadithi 978
Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s., kur vonohej për udhë¬tim, u ndihmonte të dobtëve, shoqërohej me ta dhe lutej për ta.
(Transmeton Ebu Davudi me isnad të vërtetë)


Ç'THUHET ME RASTIN E HIPJES MBI KAFSHËN KALËRUESE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“I cili ju bën të mundshme të udhëtoni me lundra dhe kafshë. Që të vendoseni mbi to dhe që të kujtoni dhun¬ti¬të e Zotit tuaj e të thoni: ‘Qoftë lavdëruar Ai, i Cili na i ka nënshtruar ato. Ne këtë nuk do të mund ta bënim’.”
(ez-Zuhruf:12-14)
Hadithi 979
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s., kur hipte në kaf¬shën kalëruese të vet dhe nisej për rrugë, thonte tri herë: “All-llahu ekber”, e pastaj vazhdonte: “Falënderimi i qoftë Atij që na e bëri këtë ruajtës të të cilit ne nuk jemi dhe ne do të kthehemi prapë te Krijuesi ynë. O Zoti im, të lutemi Ty në këtë udhëtim tonin për devotshmëri dhe mirësi, si dhe të bëjmë vepra të atilla prej të cila¬ve Ti je i kënaqur. O Zoti im, lehtësona në këtë rrugë dhe shkur¬tona largësinë. O Zoti im, Ti je shoqërues yni në udhëtim dhe zë¬ven¬dës yni në familje. O Zoti im, unë kërkoj ndihmë prej Teje nga vështirësitë e rrugës dhe prej të pamurit të dëshpëruar dhe prej kthesës në pasuri, në familje dhe fëmijë.” Pejgamberi s.a.v.s., kur kthe¬hej, e përsëriste dhe shtonte: “Ne kthehemi të penduar, robër dhe falënderues të Zotit tonë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 981
Ali ibni Rebiate thotë: “Isha i pranishëm kur Ali ibnu Ebu Talibi zuri një kalë që të hipë në të dhe, pasi e vuri këmbën e vet në zen¬gjin tha: “Bismil-lahi”, e kur u vendos mbi shpinën e tij, tha: “Falë-nderimi i qoftë All-llahut, që na krijoi këtë, pronar të së cilës ne nuk jemi e as ruajtës. Dhe ne vërtet do të kthehemi te Krijuesi ynë.” Pastaj tha tri herë: “El-hamdulil-lah”, tri herë: “All-llahu ësh¬të më i Madhi!”, e pastaj vazhdoi: “Lavdërimi të takon vetëm Ty, unë jam mizorues i shpirtit tim, më fal, sepse nuk ka falës përveç Teje.” Pastaj qeshi dhe të pranishmit i thanë: “O prijës i besim¬ta¬rëve, për se qeshe?” Ai u përgjigj: “E kam parë të Dërguarin e All-llahut duke vepruar kështu. Pastaj përsëri qeshi e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut për se qesh? “ Ai u përgjigj: “Vërtet Krijuesit tënd i pëlqen kur robi thotë: “Falmi mëkatet”, sepse ai e di se mëka¬tet nuk mund t’i falë askush tjetër.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith hasen. Ky është teksti i Ebu Davudit)


TEKBIRET E UDHËTARIT NËPËR KODRINA DHE FALËNDERIMI NËPËR RRAFSHINA SI DHE NDALIMI I NGRITJES SË TEPËRT TË ZËRIT GJATË TEKBIREVE


Hadithi 982
Xhabiri r.a. thotë: “Ne thonim tekbire kur ngriteshim në kod¬rina, ndërsa falënderonim kur zbritnim në rrafshina.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 985
Ebu Hurejra r.a. tregon se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kam ndërmend të udhëtoj, prandaj më porosit diçka.” Pej¬gamberi s.a.v.s. i tha: “Të porosis takuallukun (frikën nga All-lla¬hu) dhe të marrësh tekbire në çdo kodrinë.” Pasi njeriu shkoi, Pej¬gamberi s.a.v.s. tha: “O Zoti im, shkurtoja largësinë dhe lehtë¬soja udhëtimin!”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 986
Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë: “Ishim me të Dërguarin e All-llahut në një udhëtim dhe çdo herë që i afroheshim ndonjë rraf-shine, thoshim me zë: “La ilahe il-lall-llah, All-llahu ekber.” Zëri ynë ngri¬hej lart. I Dërguari i All-llahut me një rast tha: “O njerëz, frenoni vetveten, sepse ju nuk i luteni të shurdhëtit apo atij që nuk është i pranishëm. Ai është me ju. Ai dëgjon dhe është afër.”
(Muttefekun alejhi)


LUTJA NË RRUGË ËSHTË MUSTEHAB


Hadithi 987
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Tri lut¬je (dua) janë të pranuara pa dyshim: lutja e atij mbi të cilin bëhet padrejtësi, lutja e udhëtarit (musafirit), si dhe lutja e prin-dit për fëmijën e vet.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen. Në riva- jetin e Ebu Davudit ishte hequr fjala “ueledihi” - për fëmijën e vet.)


SI DUHET TË VEPROHET ME RASTIN E ARDHJES NË NJË VEND PUSHIMI, SHTËPI, HOTEL ETJ.


Hadithi 989


Havla binti Hakimi r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush vendoset në një vend (banesë, pushi-more, hotel, etj.) pastaj thotë: “Kërkoj mbështetje prej Fjalëve të përsosu¬ra të All-llahut nga e keqja (sherri) i të gjitha krijesave”, nuk do ta dëm¬tojë asgjë, derisa të largohet prej atij vendi.”
(Transmeton Muslimi)


KTHIMI NË SHTËPI NGA UDHËTIMI, BRENDA MUNDËSISË, DITËN E JO NATËN


Hadithi 994
Enesi r.a. thotë: “Udhëtuam me të Dërguarin e All-llahut dhe, kur arritëm afër Medines, Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ne jemi ata që me zemër dhe trup kthehemi, pendohemi (bëjmë teube), adhu¬roj¬më (bëjmë ibadet) dhe e falënderojmë Krijuesin tone.” Pejgamberi s.a.v.s. i përsëriste këto fjalë derisa arritëm në Medine.”
(Transmeton Muslimi)


NDALOHET UDHËTIMI I GRUAS VETËM NË UDHËTIM TË GJATË


Hadithi 996
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje, e cila beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjy¬ki-mit, të marrë rrugë të gjatë prej një dite e një nate pa e sho¬qëruar një i afërm i familjes.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 997
Ibnu Abbasi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Assesi nuk duhet lënë vetëm një burrë me një grua, të cilën nuk e shoqëron një i afërm. Gruaja nuk duhet të udhëtojë pa të afërmin e saj.” Një njeri tha: “O i Dërguari i All-llahut, gruaja ime udhëton për në haxh, kurse unë jam i obliguar (i regjistruar) i përhershëm në këtë e këtë betejë.” Pejgamberi s.a.v.s iu përgjigj: “Shko dhe kryeje haxhin së bashku me gruan tënde!”
(Muttefekun alejhi)



VLERA E LEXIMIT TË KUR’ANIT


Hadithi 998
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Di¬tën e Gjykimit për të zotët e vet.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 999
Nevvas bin Sem’ani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Ditën e Gjykimit do të vijë Kur’ani dhe të zotët e tij, të cilët vepronin sipas tij në këtë botë (dunja); u prijnë su¬ret “El-Bekaretu” dhe “Ali imran”, të cilat ndërmjetësojnë për sho¬kun (lexuesin) e vet.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1000
Uthman ibnu Affani r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1002
Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’anin është sikurse shembulli i qitrës (etruxhxhetu): aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kur’anin është si¬kur¬se hurma (temretu): nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndër¬sa shembulli i munafikut (hipokritit) që lexon Kur’anin është si¬kur¬se shembulli i krizantemës (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e idhët. Shembulli i munafikut që nuk e lexon Kur’anin, është sikurse shembulli i kungullit të egër (hand¬zaletu), që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të idhët.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1003
Umer ibnul Hattabi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu me këtë Libër do t’i ngrejë disa popuj, ndërsa disa të tjerë do t’i degradojë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1004
Ibnu Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk ka xhelozi vetëm në dy veta: Njeriut të cilit All-llahu ia ka dhënë Kur’anin dhe ai është me të ditë e natë dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe ai atë e harxhon natë e ditë në bamirësi.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1005
Berra bin Azib r.anhuma thotë: “Ishte një njeri i cili lexonte su¬re¬tul Kehf dhe tek ai ishte një kalë i lidhur me dy litarë. Në një mo¬ment zbriti një re dhe filloi t’i afrohet, ndërsa kali filloi të ikë prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Kjo është mëshirë, zbri¬ti për hir të Kur’anit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1008
Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Zotëruesit të Kur’anit do t’i thuhet: Lexo dhe hip lartë, lexoje ashtu si e ke lexuar në dynja. Vendi yt do të jetë te ajeti i fundit të cilin do ta lexosh.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)



RUAJTJA DHE PËRSËRITJA E KUR’ANIT


Hadithi 1009
Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ruajeni këtë Kur’an, betohem në Atë që shpirti i Muhammedit është në duart e Tij, vërtet Kur’ani shpëton (harrohet) më shpejt sesa de¬ve¬ja e lidhur.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1010
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Vërtet shembulli i një hafidhi të Kur’anit, është sikurse shembulli i një deveje me këmbë të lidhura. Nëse gjithnjë e mban lidhur do ta ketë atë, e nëse e lëshon, do t'i shkojë.”
Kështu pra është edhe me hafidhin e Kur’anit, nëse gjithnjë e lexon do të mbetet hafidh i tij, përndryshe do ta harrojë.
(Muttefekun alejhi)


ZBUKURIMI I ZËRIT GJATË LEXIMIT TË KUR’ANIT


Hadithi 1011
Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “All-llahu nuk i lejon askujt atë që ia ka lejuar Pejgam¬berit, që me zë të bukur, të lartë e melodik ta lexojë Kur’anin.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1013
Berra bin Azibi r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke lexuar në namazin e jacisë “Vettini. Vezzejtuni.” Unë nuk kam dëgjuar zë më të bukur se zërin e Pejgamberit s.a.v.s.”
(Muttefekun alejhi)


PËR LEXIMIN E KAPTINAVE DHE AJETEVE TË POSAÇME


Hadithi 1017
Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se një njeri e ka dëgjuar një tjetër duke lexuar: “Kul huvall-llahu ehad”, të cilën sure e ka për¬së¬ritur. Pasi agoi, shkoi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ai e nënçmonte suretul “Ihlas.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Për Atë, në duart e të cilit është shpir¬ti im. Kjo sure është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1019
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë se: “‘Kul huvAll-llahu ehad’ është e barabartë me një të tretën e Kur’anit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1024
Ebu Mes’ud El-Bedrijju r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i lexon dy ajetet e fundit të sures “Bekare” gjatë një nate, do t’i mjaftojnë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1027
Ebu Hurejra r.a. thotë: “Më autorizoi Pejgamberi s.a.v.s. për ruajtjen e zekatit të Ramazanit (sadakai fitrit) dhe më erdhi një udhë¬tar, që filloi të marrë ushqim, e kapa dhe i thashë: “Gjithsesi do të të dërgoj tek i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “Unë jam i nevoj¬shëm, unë kam familje dhe nevojë shumë të madhe.” Unë e lejova të shkojë. Kur agoi, i Dërguari i All-llahut tha: “O Ebu Hure-jra, çka bëri dje robi me ty?” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, u an¬kua në nevojshmëri dhe familje, më është dhimbsur dhe për këtë e lashë të hyjë. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Sa i përket atij, ai të ka gë¬njy¬er dhe prapë do të vijë.” Pasi e dija se do të vijë prapë, sipas fjalëve të Pejgamberit s.a.v.s., unë e pritja. Erdhi dhe filloi të marrë ushqim. Unë i thashë: “Të dërgoj tek Pejgamberi s.a.v.s.” Ai prapë tha: “Më lësho, unë jam i nevojshëm, kam shumë fëmijë dhe nuk do të vij tjetër here.” Mu dhimbs dhe e lëshova të shkojë. Të ne¬sër¬men, i Dërguari i All-llahut më tha: “O Ebu Hurej-ra, çka bëri me ty robi?” Unë i thashë: “Ankohej se ka nevojë shumë të madhe dhe ka shumë fëmijë. Mu dhimbs dhe e lirova të shkojë.” Pej¬gam¬beri s.a.v.s. më tha: “Ai të ka gënjyer dhe përsëri do të kthehet.” E prita për të tretën herë kur erdhi të marrë ushqim. E kapa dhe i thashë: “Gjithsesi do të të dërgoj tek Pejgam-beri s.a.v.s. Kjo është hera e tretë që ti thua se nuk do të kthehesh dhe prapë vjen.” Ai më tha: “Liromë, sepse unë do t’i mësoj disa fjalë, të cilat do të sje¬llin dobi tek All-llahu.” I thashë: “Cilat janë ato?” Ai më tha: “Kur të shkosh të flesh në shtratin tënd, lexoje ajeti Kursin deri në fund të ajetit: “All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu”, All-llahu atë natë do të të ruajë dhe shejtani nuk do të të afrohet deri në agim. Për këtë e lejova të shkojë. Të nesërmen pas agimit, Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “Çka bëri robi me ty dje?” Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai më premtoi se do të më mësojë disa fjalë me të cilat All-llahu do të më sjellë dobi, për këtë e le¬jova të shkojë.” Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “Cilat janë ato fjalë?” Unë i thashë se ai më tha: ‘Kur të shkosh të flesh lexoje ajeti Kursin prej fillimit deri në fund të ajetit: “All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu”, dhe më ka thënë se All-llahu do të më ruajë atë natë, dhe shejtani nuk do të mund të më afrohet derisa të zgjo¬hem. Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Të ka thënë të vërtetën, edhe pse ai është gënjeshtar i madh. A e di se me kë ke biseduar tri ditë o Ebu Hurejre?” Pasi unë i thashë jo, Pejgamberi s.a.v.s. më tha: “Ai ishte shejtani!”
(Transmeton Buhariu)


MUSTEHAB ËSHTË TUBIMI PËR LEXIMIN E KUR’ANIT


Hadithi 1030
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ata njerëz që tubohen në njërën prej shtëpive të All-llahut (xhami), që të lexojnë Librin e All-llahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t’ju vijë atyre paqja (qetësia) e plotë e All-llahut dhe do t’i mbulojë mëshira e Tij, dhe melaqet do të kujdesen për sigurimin e tyre e All-llahu do t’i lavdërojë.”
(Transmeton Muslimi)


VLERA E ABDESTIT


All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
“O besimtarë! Kur të niseni të kryeni faljen (namazin), lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja me gjithë bërryla, kurse kokën tuaj fërkojeni (bëni mes-h), edhe këmbët tua¬ja deri në zog të këmbës. Dhe nëse jeni të papastër (xhunub), atëherë pastrohuni! Por, nëse jeni të sëmurë ose në rrugë, ose në qoftë se keni kryer nevojë natyrore apo keni pasur marrëdhënie me gratë tuaja e nuk gjeni ujë, atëherë me duart tuaja prekni tokën e pastër, lë¬mo¬ni fytyrat tuaja dhe duart tuaja. All-llahu nuk do t'u bëjë vështirësi, por do që t’ju pastrojë dhe t'ua plotë¬sojë dhuntinë e vet që të jeni mirënjohës.”
(el-Maide:6)
Hadithi 1032
Ebu Hurejra r.a. tregon: “E kam dëgjuar mikun tim s.a.v.s. du¬ke thënë: “Veshja solemne (rrobat dhe stolitë), e besimtarit do të arrijnë deri ku ka arritur abdesti.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1035
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur merr abdest robi musliman (besimtari), kur ta lajë fytyrën e vet, prej fytyrës së tij del çdo mëkat që ka bërë duke shikuar me sytë e vet, këto mëkate bien së bashku me rënien e ujit ose me pikën e fun¬dit të ujit. Ndërsa kur t’i lajë duart e veta, atëherë çdo mëkat i dorës bie me ujin ose me pikën e fundit të ujit të dorës. Kur t’i lajë këmbët, atëherë çdo mëkat i këmbës do të bie prej këmbës së bash¬ku me ujin e abdestit, apo me pikën e fundit të ujit të abdestit nga këm¬ba, kështu që kur të kryhet abdesti, mbetet i pastër prej mëka¬teve.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1037
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “A dë¬shi¬roni t’ju tregoj se me çka All-llahu i shlyen mëkatet e juaja dhe me çka i lartëson gradat tuaja?” Të pranishmit i thanë: “Po, o i Dër¬gua¬ri i All-llahut!” Pejgamberi s.a.v.s. u tha: “Marrja e abdestit edhe atëherë kur është vështirë, shkuarja e shpeshtë në xhami dhe prit¬ja e namazit pas namazit. Kjo është fortifikatë, kjo është fortifi¬ka¬të.”
(Transmeton Muslimi)

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:01 pm

VLERA E EZANIT


Hadithi 1041
Muavija r.a. thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Muezinët do të jenë më qafëgjatët (më të pashmit) në Ditën e gjykimit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1042
Abdull-llah ibni Abdurrahman bin Ebu Sa’asaa tregon se Ebu Seid El-Hudriu i ka thënë: “Unë të shoh ty që i do dhentë dhe shkre¬të¬ti¬rën, kur të jesh me dhen në shkretëtirë dhe kur të thërrasësh ezanin për namaz, atëherë ngrije zërin. Vërtet çdokush që e dëgjon zërin e namazit, qoftë xhind, njeri ose diçka tjetër, do të bëhet dëshmitar Ditën e Gjykimit.” Ebu Seidi pastaj tha: “Unë këtë e kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1043
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz, atëherë shejtani lëshon një zë dhe ikën që të mos e dëgjojë ezanin. Dhe kur të përfundojë ezani, ai kthehet derisa të tubohen njerëzit për namaz dhe derisa të bëhet ikameti, atëherë u afrohet njerëzve dhe u pëshpërit: Përkujtoje këtë, për-kujtoje atë, etj., gjë të cilën njeriu nuk do ta kishte përkujtuar pa namaz, kështu që njeriu nuk di sa ka falur.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1044
Abdull-llah ibni Amr ibni Asi r.anhuma thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kur ta dëgjoni ezanin, thoni ash¬tu siç thotë muezini, e pastaj bini salavat për mua, sepse kush bie salavat për mua një herë, All-llahu i Madhëruar vetëm për atë sala¬vat për mua, do të bijë dhjetë salavate për të. Pas salavateve luteni All-llahun për mua për “vesile”, e ai është vend i posaçëm në Xhenet, i cili i takon një robi prej robërve të All-llahut e shpresoj se ai rob do të jem unë. Ai i cili bën lutje (dua) për “vesile”, unë do t’i bëhem atij ndërmjetës (shefaatxhi).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1046
Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë pasi ta dëgjojë thirrjen (ezanin): “O Zoti im dhe Zot i kësaj thirr¬jeje të përsosur dhe i namazit që do të falet, jepja Muhammedit “vasilen dhe fadilen”, vend të posaçëm dhe përparësi dhe ringjalle atë në vendin më të famshëm, të cilin ia ke premtuar. Kush e thotë këtë do të jem shefaatxhi i tij në Ditën e Gjykimit.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1048
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Lutja (duaja) në mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen)


RËNDËSIA E NAMAZIT


All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë:
“Namazi me të vërtetë të pengon nga amoraliteti dhe nga çdo gjë e keqe.”
(el-Ankebut:45)
Hadithi 1049
Ebu Hurejra r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çfarë mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të papastërti?” Të pranishmit thanë: “Nuk do të mbe¬tej asnjë papastërti.” Pejgamberi s.a.v.s. atëherë tha: “Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namaze-ve i shlyen mëkatet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1050
Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Shembulli i pesë kohëve të namazit është sikurse një lumë i rrjedhshëm dhe i pastër para derës së njërit prej jush, në të cilin ai lahet pesë herë në ditë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1051
Ibnu Mes’udi r.a. tregon se një njeri e kishte puthur një grua vetëm një herë dhe erdhi tek Pejgamberi s.a.v.s. që ta lajmërojë, i penduar për atë mëkat. Atëherë All-llahu e shpalli ajetin: “Fale na¬mazin ditën dhe natën, vërtet punët e mira i shlyejnë punët e këqija.” Njeriu atëherë i tha Pejgamberit s.a.v.s.: “A vlen kjo për mua?” Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj: “Për mbarë umetin tim!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1053
Nga Uthman bin Affani r.a. thuhet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Cili njeri prej muslimanëve kur hyn koha e rregullt e namazit, merr abdest e falë namazin me për-pikëri të plo¬të duke i kryer të gjitha ruknet e tij, ky do të jetë keffaret (larje gabimi) për mëkatet e mëparshme, derisa të mos bëjë mëkate të mëdha. Kjo vlen në mënyrë të vazhdueshme.”
(Transmeton Muslimi)


VLERA E NAMAZIT TË SABAHUT DHE TË IKINDISË


Hadithi 1059
Burejde r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e lë namazin e ikindisë, i humb e tërë puna e tij.”
(Transmeton Buhariu)


RËNDËSIA E SHKUARJES NË XHAMI


Hadithi 1060
Ebu Hurejra thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush zgjo¬het herët dhe shkon në xhami, All-llahu do t’i përgatisë atij banesa në Xhenet, çdo herë që zgjohet herët dhe kur bie vonë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1061
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush pastrohet në shtëpinë e vet, e pastaj shkon në një shtëpi prej shtë¬pive të All-llahut (xhami), për ta kryer njërin prej farzeve të All-llahut, për çdo hap që bën i shlyhet një mëkat, ndërsa hapi pas tij ia lartëson gradën.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1062
Ubejj ibnu Ka’bi tregon se ishte njëri prej Ensarëve, e nuk e di se ndokush ishte më larg se ai prej xhamisë e kishte shtëpinë shu¬më larg xhamisë, por ai nuk e linte asnjë kohë të namazit pa e falur në xhami. Njerëzit i thonin: “Sikur ta kishe blerë një gomar me të cilin do të udhëtoje deri në xhami dhe anasjelltas, gjatë natës dhe në kohën kur bën vapë e madhe.” Ai u tha: “Unë nuk dëshiroj që shtëpia ime të jetë afër xhamisë, unë dëshiroj që të më shkruhet udhëtimi im në xhami, si dhe të më shkruhet udhëtimi im kur të kthehem tek familja.” I Dërguari i All-llahut tha: “All-llahu të gjitha këto t’i ka bashkuar.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1063
Xhabiri r.a. thotë: “Hapësira rreth xhamisë në Medine ishte e zbrazët dhe fisi Benu Selime dëshironte të vendosej në afërsi të xhamisë. Për këtë mori vesh Pejgamberi s.a.v.s. dhe u tha: “Jam informuar se ju dëshironi të vendoseni në afërsi të xhamisë?!” Ata iu përgjigjën: “Është e vërtetë, o i Dërguari i All-llahut, ne këtë e dë¬shirojmë.” Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. u tha: “O Beni Selma, rri¬ni në shtëpitë tuaja, juve do t’ju shkruhet udhëtimi juaj, juve do t'ju shkruhet udhëtimi juaj! Për largësinë në mes shtëpive tuaja dhe xhamisë All-llahu do t'ju shpërblejë.” Ata i thanë: “Ne nuk i gëzo¬heshim transferimit.”
(Transmeton Muslimi)
Buhariu e transmeton kuptimin e tij sipas rivajetit të Enesit.
Hadithi 1066
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “A dë¬shironi t’ju tregoj se me çfarë All-llahu i shlyen mëkatet dhe me çfarë i lartëson derexhet?” Të pranishmit i thanë: “Gjithsesi dëshi-roj¬më, o i Dërguari i All-llahut.” Pejgamberi s.a.v.s. atëherë u tha: “Marrja e abdestit edhe kur është vështirë (bën kohë e ftohtë), shkuarja e shpeshtë në xhami, pritja e namazit pas namazit. Kjo ësh¬të fortifikatë. Kjo është fortifikatë.”
(Transmeton Muslimi)


VLERA E PRITJES SË NAMAZIT


Hadithi 1070
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vonuar faljen e namazit të jacisë një natë deri në mesnatë, e pasi e fali namazin u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Këta njerëz janë falur, kanë fjetur, por gjithnjë ishin në namaz, gjatë kohës së pritjes së na¬mazit.”
(Transmeton Buhariu)


MBI VLERËN E FALJES ME XHEMAT


Hadithi 1073
Ebu Hurejra r.a. thotë: “Një njeri i verbër erdhi tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, unë nuk kam udhë¬rrëfyes që më çon deri në xhami.” E luti Pejgamberin s.a. v.s. që ta lirojë nga shkuarja në xhami dhe të falet në shtëpinë e vet. Pej¬gamberi s.a.v.s. e liroi nga shkuarja në xhami, dhe pasi ai ia ktheu shpinën, Pejgamberi s.a.v.s. e thirri dhe i tha: “A e dëgjon ti thirr¬jen e ezanit për namaz?” Njeriu i verbër u përgjigj: “Po, e dëgjoj!” Pejgamberi s.a.v.s. atëherë i tha: “Përgjigjju thirrjes!”
(Transmeton Muslimi)


NXITJA NË FALJEN E NAMAZIT TË SABAHUT DHE TË JACISË ME

XHEMAT


Hadithi 1078
Uthman ibni Affani r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ai që fal namaz vetëm deri në gjysëm të natës. Ndërsa ai, që e fal namazin e sabahut me xhemat, është njësoj si ai i cili ësh¬të falur vetëm gjithë natën.”
(Transmeton Muslimi)
Në rivajetin e Tirmidhiut, Uthman bin Affani r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat, është njësoj si ta ketë falur gjysmën e natës vetëm, ndërsa kush e fal namazin e jacisë dhe të sabahut me xhemat, është njësoj si të jet falur vetëm tërë natën.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 1079
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sikur ta dinin se ç’vlerë kanë namazi i jacisë dhe i sabahut, ata do të vi¬nin në xhami rrëshqanas.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1080
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk ka namaz më të rëndë për munafikët (hipokritët) se namazi i saba-hut dhe i jacisë, e sikur ta dinin se çka ka në ta, do të vinin në xhe-mat, në këto dy namaze edhe rrëshqanas.”
(Muttefekun alejhi)


URDHRI PËR FALJEN E KOHËVE TË NAMAZIT DHE DËNIMI I ASHPËR PËR MOSKRYERJEN E TYRE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ruani kohët e faljes si dhe atë të mesmen.”
(el-Bekare:238)
All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:
“E nëse pendohen, e kryejnë namazin dhe japin zeka-tin, lëshojuni rrugën.”
(et-Tewbe:5)
Hadithi 1083
Ibnu Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mua më është urdhëruar që të luftoj me njerëzit (me pabe¬sim¬ta¬rët), derisa të mos dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij (hyjninë e All-llahut dhe pejgamberinë e Muhammedit), si dhe derisa të mos falin namazin dhe të mos japin zekatin, e kur i kryejnë këto, atëherë gjaku dhe pasuria e tyre janë të sigurta, përveç sipas parimeve islame, ndërsa sa i përket sinqeritetit të tyre është çështje e Perëndisë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1084
Muadhi r.a. thotë: “Më dërgoi Pejgamberi s.a.v.s. në Jemen dhe më tha: “Ti do të shkosh tek populli që është posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata që të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, e nëse binden në këtë, atë¬herë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me pesë kohë të nama¬zit për çdo ditë dhe natë. Nëse binden në këtë, atëherë mësoi ata se All-llahu i ka detyruar me zekat (lëmoshë), e cila merret prej të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve. Nëse binden në këtë, atë¬herë ruaju vlerës së pasurisë së tyre, si dhe ruaju mallkimit të të shtypurit, sepse në mes të të shtypurit dhe All-llahut nuk ka perde.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1085
Xhabiri r.a. thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1086
Burejde r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Obligimi dhe zotimi në mes nesh dhe atyre është namazi, dhe ai që e lë atë ka bërë kufr.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Hadithi 1087
Shekik ibni Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për përsosuri, thotë: “Shokët e Muhammedit s.a.v.s. nuk e shihnin (konsideronin) lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit.”
(Transmeton Tirmidhiu me sened të vërtetë)


VLERA E SAFIT TË PARË DHE DREJTIMI I SAFEVE


Hadithi 1089
Xhabir ibni Semure r.anhuma thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. doli në mes nesh dhe tha: “Pse nuk po i mbushni safat (radhët), ashtu si¬ç radhiten melaqet ke Krijuesi i tyre?” Ne i thamë: “O i Dër¬guari i All-llahut, po si radhiten melaqet në safe para Krijuesit të tyre?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “I mbushin safet e para dhe i ngush¬tojnë safet në mes tyre.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1090
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sikur njerëzit ta dinin vlerën e ezanit dhe të safit të parë, ata nuk do të kishin mbetur pa hedhur short se kush do ta thirrë ezanin dhe kush do të ulet në safin e parë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1091
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Safi më i mirë tek meshkujt është safi i parë, ndërsa më i keqi te ta ësh¬të i fundit. Ndërsa safi më i mirë tek femrat është safi i fundit, kur¬se më i keqi është safi i parë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1092
Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. kishte vë¬rej¬tur se disa as-habë vonoheshin prandaj iu tha atyre: “Kaloni për¬pa¬ra dhe plotësojeni safin e parë, ndërsa safin pas jush le ta plo¬tësojnë ata që vijnë pas jush. Derisa disa njerëz vonohen edhe All-llahu do t’i lërë ata prapa.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1095
Enesi r.a. thotë: “Ne u ngritëm që të falim namazin, ndërsa Pej¬gamberi s.a.v.s. u kthye me fytyrë nga ne dhe tha: “Drejtoni sa¬fet dhe afrohuni njëri pranë tjetrit, sepse vërtet unë ju shoh pas shpine.”
(Rivajeti i Buhariut me fjalët e tij, ndërsa i Muslimit në këtë kuptim. Në një rivajet të Buhariut thuhet: “Krahu i çdonjërit ishte i ngjitur me krahun e tjetrit në saf, gjithashtu edhe këmbët.”)
Hadithi 1096
Nu’man ibni Beshiri r.anhuma thotë: “E kam dëgjuar të Dërgu-a¬rin e All-llahut duke thënë: “Safet tuaja ose do t’i drejtoni, ose All-llahu do t’jua ndryshojë fytyrat juve.”
(Muttefekun alejhi)
Në një rivajet të Muslimit thuhet: “Pejgamberi s.a.v.s. i drej¬tonte safet tona, ashtu sikur drejtoheshin shigjetat, dhe kur e vërejti se ne e kemi kuptuar këtë, një ditë doli dhe kur kishte marrë qëndrimin të thotë “All-llahu ekber” vërejti një beduin të cilit i kishte dalë kraharori jashtë safit, atëherë tha: “O robër të Zotit, ose do t’i drejtoni safet, ose All-llahu do t’i ndryshojë fy¬tyrat tuaja, ose do të vërë përçarje mes jush.”
Hadithi 1099
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ngjeshni sa¬fet tuaja, afrojeni safin njërin pranë tjetrit, qafat bëni paralel. Për Atë që shpirti im në duart e Tij është, unë e shoh djallin se si hyn nëpër zbrazëtirat e safeve, ashtu siç futet delja e zezë.”
(Hadithi është i vërtetë, e transmeton Ebu Davudi sipas kushteve të Muslimit)
Hadithi 1100
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Plotësojeni safin e parë, pastaj atë që vijon. Nëse duhet të ketë zbrazëti, të je¬të në safin e fundit.”
(Transmeton Ebu Davudi me isnad hasen)




VLERA E SUNETEVE TË RREGULLTA


Hadithi 1106
Abdull-llah ibni Mugaffel r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Ndërmjet dy ezaneve (në mes ezanit dhe ikametit) falet një namaz! Ndërmjet çdo dy ezaneve falet një namaz, ndërmjet dy ezaneve është një namaz.” Kur këtë e tha për të tretën herë, atë¬herë shtoi: “Për atë që dëshiron.”
(Muttefekun alejhi)


VËRTETËSIA E DY REKATEVE TË SUNETIT TË SABAHUT


Hadithi 1107
Aishja r.anha thotë se: “Pejgamberi s.a.v.s. nuk i ka lënë katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të saba-hut.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1109
Aishja r.anha thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Dy reka¬tet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të.”
(Transmeton Muslimi)

.
Hadithi 1110
Ebu Abdull-llah Bilal ibnu Rebbah, muezini i Pejgamberit s.a.¬v.s., tregon se ka shkuar te i Dërguari i All-llahut për të thirrë eza¬nin e namazit të sabahut, por Aishja e angazhoi atë (Bilalin) me një punë tjetër, kështu që u gdhi shumë. Bilali u ngrit dhe e thirri eza¬nin e namazit të sabahut e pastaj edhe ezanin e dytë. Pejgamberi s.a.v.s. nuk doli, ndërsa kur doli u fal me njerëz. Bilali e informoi të Dërguarin e All-llahut se Aishja r.a. e kishte vonuar, duke e pyetur për një çështje, derisa agoi shumë, dhe ky ishte shkaku i vonimit të tij. Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Unë vërtet i fala dy reka-te të saba¬hut.” Bilali i tha: “O i Dërguari i All-llahut, ti je zgjuar shumë he¬rët.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Sikur të zgjohesha edhe më herët se¬sa jam zgjuar, do t’i kisha falur dy rekate shumë më mirë dhe do t’i kisha zbukuruar.”
(Transmeton Ebu Davudi)


SHKURTIMI I DY REKATEVE TË SUNETIT TË SABAHUT


Hadithi 1113
Ibnu Umeri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. i falte natën nga dy rekate, ndërsa me një rekat të vitrit e mbaronte nafilen e natës. I fal¬te nga dy rekate sunet para farzit të sabahut, sikur ezanin ta kish¬te në vesh menjëherë pas ezanit.
(Muttefekun alejhi)


SUNETET E DREKËS


Hadithi 1122
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. i falte në dhomën ti¬me para farzit të drekës nga katër rekate, pastaj dilte dhe falte me xhemat farzin, pastaj prapë hynte në dhomën time dhe i falte dy re¬kate sunet. Kur e falte farzin e akshamit me xhemat, hynte në dho¬mën time dhe i falte dy rekate sunet. Kur e falte namazin e jacisë, hynte në dhomën time dhe i falte dy rekate nafile.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1123
Ummi Habibe r.anha thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i fal katër rekate para namazit të drekës dhe katër rekate pas, All-llahu do ta ruajë atë prej zjarrit.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih)
Hadithi 1125
Aishja r.anha tregon se i Dërguari i All-llahut, nëse nuk i falte katër rekate para farzit të drekës për ndonjë arsye, ato i falte pas farzit.
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


MBI SUNETIN E AKSHAMIT PAS DHE PARA FARZIT


Hadithi 1130
Enesi r.a. thotë: “I kam vërejtur As-habët e vjetër dhe me auto¬ritet të Pejgamberit s.a.v.s. se nxitonin për të falur na¬file namazin para akshamit.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1131
Enesi r.a. thotë: “Ne i falnim në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. nga dy rekate pas perëndimit të diellit dhe para farzit të aksha-mit.” Të pranishmit në këtë bisedë pyetën: “A i falte Pejgamberi s.a.v.s. nga dy rekate para farzit të akshamit?” Enesi u përgjigj: “Ai neve na ka parë duke u falë, dhe nuk na ka urdhëruar e as nuk na ka ndalu¬ar.”
(Transmeton Muslimi)


SUNETI I XHUMASË


Hadithi 1133
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndo¬njëri prej jush e fal namazin e xhumasë (farzin), le t’i falë pas tij katër rekate.” (Transmeton Muslimi)


MUSTEHAB ËSHTË FALJA E NAFILES NË SHTËPI


Hadithi 1135
Zejd ibnu Thabiti r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, faluni në shtëpitë tuaja. Vërtet namazi më i vlefshëm është kur njeriu falet në shtëpinë e vet, përveç namazeve të dety-ruara (farz).” (Muttefekun alejhi)
Hadithi 1137
Xhabiri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndo-kush prej jush e mbaron namazin e vet (farzin) në xhami, të lloga-ritë edhe për shtëpinë e vet një pjesë të namazit, sepse vërtet All-llahu do të bëjë mirë në shtëpinë e tij prej namazit të tij.”
(Transmeton Muslimi)


NXITJA PËR FALJEN E NAMAZIT TË VITRIT


Hadithi 1139
Aliu r.a. thotë: “Vitri nuk është porosi siç janë namazet e detyruara (namazet e obliguara ditore), por është vitr namaz, të cilin Pejgamberi s.a.v.s. e ka legalizuar, e ka bërë sunet të vetin dhe ka thënë: “Vërtet All-llahu është vitr (një, i pashoq, i vetëm), dhe Ai e do tekun, prandaj faleni namazin e vitrit, o ju të zotët e Kur’anit!”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Hadithi 1141
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Bëjeni namazin e fundit natën, vitr (tek)!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1142
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Faleni namazin e vitrit para agimit të sabahut tuaj!”
(Transmeton Muslimi)


NAMAZI I PARADITES - DUHASË


Hadithi 1147
Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Për çdo mëngjes, për çdo nyjë tuajën jepet sadaka (lëmoshë). Çdo tes-bih është sadaka, çdo tahmid është sadaka, çdo tahlil është sada-ka, çdo tekbir është sadaka, urdhri për punë të mirë është sadaka, ndalimi i së keqes është sadaka. Për këtë shpërblehen me dy reka-te, të cilat falen në namazin e paradites - duhasë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1149
Ummi Hani Fahita Binti Ebu Talibi r.anha thotë: “Unë shkova tek i Dërguari i All-llahut në vitin e çlirimit të Mekkes, dhe e kam gjetur duke u pastruar (gusul). Pasi është pastruar i ka falur tetë rekate. Kjo ishte në kohën e paradites - duhasë.”
(Muttefekun alejhi)

FALJA E DY REKATEVE PAS MARRJES SË ABDESTIT


Hadithi 1153
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Bilalit r.a.: “O Bilal, më trego se cila punë të jep më shumë shpresë e të cilën e ke bërë në Islam? Vërtet unë e kam dëgjuar zhurmën e na¬lla¬neve të tua para meje në Xhenet.” Bilali u përgjigj: “Punën të ci¬lën e kam bërë dhe prej së cilës shpresoj fitimin më të madh është ajo se gjithmonë kur jam pastruar, kam marrë abdest, ditën a natën. Me atë abdest kam falur atë që më është urdhëruar ta fal.”
(Muttefekun alejhi)


VLERA E XHUMASË, DETYRIMI I SAJ, LARJA NË TË


All-llahu xh.sh. thotë:
“Kur të kryhet namazi i xhumasë, atëherë shpërnda-huni nëpër tokë dhe kërkoni mirësinë e All-llahut dhe për¬men¬deni All-llahun shpesh, ndoshta do të shpëtoni.”
(El-Xhuma: 10)
Hadithi 1156
Ebu HurejrA r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pesë na¬ma¬zet, xhumaja deri në xhuma, Ramazani deri në Ramazan e shlyejnë çdo gjë në mes tyre, nëse shmangen gabimet e mëdha.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1158
Ibnu Umeri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur ndonjërit prej jush i vjen dita e xhuma, le të lahet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1159
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Gus¬li (larja e përgjithshme e trupit) në ditën e xhuma, është detyrim për çdo musliman të rritur.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1160
Semure r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush merr ab¬dest ditën e xhuma, është e mjaftueshme dhe e bukur, ndërsa ai që pastrohet në tërësi është edhe më mirë.”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Hadithi 1163
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka mbajtur fjalim (hutbe) një ditë të xhuma dhe në të ka thënë: “Në këtë ditë gjendet një moment (orë), nëse ai përputhet me një rob musliman duke u fa¬lur dhe ai kërkon diçka prej All-llahut, me të vërtetë ai do ta arri¬jë atë.” Pejgamberi s.a.v.s. dha shenjë me dorën e vet se janë pakë ata të cilët e shfrytëzojnë këtë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1164
Ebu Burde ibni Ebu Musa El-Esh’ariu r.a. thotë se Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma ka thënë: “A e ke dëgjuar babanë tënd duke tre¬guar se ç’ka thënë i Dërguari i All-llahut për vlerën e momentit të caktuar të ditës së xhuma?” Unë i thashë: “Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut du¬ke thënë: “Ai moment i vlefshëm është ndërmjet uljes së imamit dhe mbarimit të namazit.”
(Transmeton Muslimi)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:02 pm

VLERA E IBADETIT TË NATËS


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe një pjesë të natës kaloje i zgjuar duke u falur! Kjo është vetëm për ty. Ndoshta Zoti yt do të ringjallë në një vend të lavdëruar.”
(el-Isra:79)
All-llahu xh.sh. thotë:
“Ata ngrihen nga shtrati dhe bëjnë ibadet natën.”
(es-Sexhde:16)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
“Vetëm pak natën kanë fjetur.”
(edh-Dharrijat:17)
Hadithi 1170
Salim ibni Abdull-llah ibni Umer ibni Hattab r.anhuma nga babai i vet Abdull-llahu transmeton se i Dërguari i All-llahut ka thë-në: “I mrekullueshëm është Abdull-llahu, vetëm sikur të falej edhe na¬tën!” Salimi r.a. thotë: “Pas kësaj, Abdull-llah ibni Umeri r.a. nuk flin¬te natën, vetëm pak.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1175
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Agjë¬ri¬mi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi i muajit të All-llahut, Muharrem, ndërsa namazi më i vlefshëm pas farzeve është na¬mazi i natës.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1176
Ibni Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Na¬mazi i natës është nga dy rekate, ndërsa nëse i fikësohesh sa¬ba-hut, atëherë fale vitrin me një rekat.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1177
Ibnu Umrei r.anhuma thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. falte natën gjithnjë nga dy rekate, ndërsa vitrin e falte vetëm një rekat.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1180
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. nuk falte në Rama¬zan a jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj prapë falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj falte tre rekate. Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a flen ti para se ta falësh namazin e vitrit?” Pejgamberi s.a.v.s. u për¬gjigj: “Oj Aishe, sytë e mi flenë, por nuk flen zemra ime!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1182
Ibnu Mes’udi r.a. thotë: “Jam falur me Pejgamberin s.a.v.s. një natë dhe ai qëndroi aq gjatë saqë mendova diçka të keqe.” Të pranish¬mit e pyetën: “Ç’ke menduar?” Ibnu Mes’udi tha: “Mendova të ulem dhe të shkoj.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1185
Abdull-llah ibni Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Namazi më i dashur tek All-llahu është namazi i Da¬vudit a.s., agjërimi më i dashur tek All-llahu është agjërimi i Da¬vudit a.s. Ai flente gjysëm nate, një të tretën e kalonte në namaz, pastaj prapë flente një të gjashtën. Ai një ditë agjëronte, e një ditë hante.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1188
Aishja r.anha thotë:“Pejgamberi s.a.v.s. kur çohej të falej gja¬të natës, e fillonte namazin me dy rekate të shkurtra.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1194
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush çohet gjatë natës, dhe nëse në mënyrë të pakup¬tueshme dhe pa vetëdije i shkon Kur’ani nëpër gjuhë, dhe nuk di se ç’flet, atëherë le të shkojë të shtrihet në shtrat.”
(Transmeton Muslimi)


IBADETI I RAMAZANIT DHE NAMAZI I TERAVISË


Hadithi 1195
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush i kalon netët e Ramazanit duke bërë ibadet, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke pasur qëllim të sinqertë, do t’i falen të gjitha gabimet e tij të mëparshme.”
(Muttefekun alejhi)

.
IBADETI NATËN E KADRIT DHE DATA E SAJ


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Vërtet ne e shpallëm atë (Kur’anin) natën e Kadrit.”
(el-Kadr:1)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
“Ne atë e zbritëm në një natë të bekuar.”
(ed-Duhan:3)
Hadithi 1197
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe ka qëllim të sinqertë, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1199
Aishja r.anha thotë se Pejgamberi s.a.v.s. në dhjetë ditët e fun¬dit të Ramazanit bënte i’tikaf në xhami, mbyllej në të dhe thon-te: “Lypeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1202
Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. bënte ibadet, nuk flente gjatë muajit të Ramazanit, bënte atë që nuk e bënte gjatë ditëve dhe muajve të tjerë. Ndërsa në dhjetë ditët e fundit bënte ibadet më shumë se ditëve të tjera.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1203
Aishja r.anha tregon se ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka mendon sikur unë të dija për një natë se ajo është nata e Kadrit, ç’ka duhet të them unë atë natë?” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Thuaj: “O Zoti im, Ti je Zoti i faljes, Ti e do faljen, falmë mua!”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


RËNDËSIA E PËRDORJES SË MISVAKUT (FURÇËS) PËR LARJEN E DHËMBËVE


Hadithi 1205
Hudhejfeja r.a. thotë: “Pejgamberi s.a.v.s., kur çohej prej gjumi, e pastronte gojën e vet me misvak (furçë).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1206
Aishja r.anha thotë: “Ne i përgatitnim të Dërguarit të All-llahut misvakun e tij dhe ujin e pastër. Edhe atëherë kur All-llahu e zgjon¬te natën, ai e përdorte misvakun, merrte abdest dhe falej.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1207
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Me të madhe ju porosis të përdorni misvakun (furçën e dhëmbëve).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1210
Aishja r.anha thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Misvaku (fur¬ça e dhëmbëve) është mjet për pastrimin e gojës dhe kënaqësi për Krijuesin.”
(Transmetojnë Nesaiu dhe Ibnu Huzejme)
Hadithi 1213
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mus¬ta¬qet shkurtojini, kurse mjekrën lëreni!”
(Muttefekun alejhi)

DETYRIMI I ZEKATIT, VLERA E TIJ DHE DISA GJËRA RRETH TIJ


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Faleni namazin dhe jepeni zekatin!”
(el-Bekare:43)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“Por u qe urdhëruar ta adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë t’u rrëfejnë fenë, edhe të kryejnë të falurit, edhe të japin zekatin, e ajo është fe stabile.”
(el-Bejjine:5)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
“Merre zekatin nga pasuria e tyre që t’i pastrosh me të.”
(et-Teube:103)
Hadithi 1214
Ibni Umeri r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Islami është ndërtuar prej pesë gjërave: Dëshmisë se nuk ka Zot tje¬tër përveç All-llahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dër¬guar i Tij, faljes së namazit, dhënies së zekatit, kryerjes së haxh¬it dhe agjërimit të Ramazanit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1215
Talha bin Ubejdullahi thotë: “Erdhi një njeri prej Nexhdit te Pej¬gamberi s.a.v.s., i cili kishte flokë të dendur. Ne e dëgjonim zërin e tij, mirëpo nuk e kuptonim se ç’thonte, derisa iu afrua të Dërguarit të All-llahut dhe pyeti për Islamin. Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Islami është pesë kohë të namazit ditën dhe natën.” Njeriu pyeti: “A jam i detyruar me diçka tjetër përveç këtyre?” Pejga-mberi s.a.v.s. u për¬gjigj: “Jo, vetëm nëse ti do në mënyrë vullneta-re.” Pejgamberi s.a.¬v.s. pastaj tha: “Agjërimi i Ramazanit.” Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç agjërimit?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Jo, përveç nafile.”
Transmetuesi përmend: “Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. përmendi dh묬nien e zekatit. Njeriu pyeti: “A kam detyrim tjetër përveç ze¬ka¬tit?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “Jo, vetëm nëse dëshiron vull-netarisht.” Njeriu u kthye prapa duke thënë: “Betohem në Zo¬tin, se as nuk do të shtoj e as nuk do të mangësoj diçka prej këtyre.” I Dërgu¬a¬ri i All-llahut tha: “Do të shpëtojë, nëse thotë të vërtetën.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1216
Ibnu Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka dër¬gu¬ar Muadhin r.a. në Jemen dhe i ka thënë: “Thirri të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i All-llahut, e nëse ata binden për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me pesë kohët e namazit për çdo ditë dhe natë. Nëse bin¬den edhe për këtë, atëherë informoji se All-llahu i ka obliguar me zekat, që do ta marrësh prej të pasurve të tyre, e do t’ua shpërn¬dash të varfërve të tyre.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1217
Ibnu Umeri r.anhuma thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mua më është urdhëruar që t’i luftoj njerëzit (mushrikët – pabe¬simtarët), derisa të dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër përveç All-lla¬hut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, derisa të fa¬lin namazin dhe të japin zekatin. E kur e bëjnë këtë, atëherë është i lirë prej meje gjaku dhe pasuria e tyre, vetëm nëse atë nuk e kërkon ligji islam, e sa i përket shpërblimit të tyre është në kom¬petencën e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1218
Ebu Hurejra r.a. thotë: “Pasi i Dërguari i All-llahut është shpër¬ngulur në ahiret (ka vdekur), Ebu Bekri u zgjodh zëvendës i tij. Populli i shkretëtirës (beduinët), shumica, e la besimin Islam. Atë-herë Umeri r.a. tha: “Si do t’i luftosh njerëzit, kur Pej¬gamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më është urdhëruar që t’i luftoj nje¬rëzit derisa të thonë: ‘La ilahe il-lall-llah’. Kush e thotë këtë, ësh¬të e lirë pasuria dhe shpirti i tij prej meje, përveç me hak, dhe llo¬garia e tij është në kompetencën e All-llahut.” Ebu Bekri atë¬herë tha: “Betohem në All-llahun, se unë me të vërtetë do ta luftoj çdo¬kë, që e ndan namazin dhe zekatin. Zekati është detyrim i pa¬surisë. Beto-hem në All-llahun se nëse ata nuk e japin zekatin edhe të kërpeshit (frenit) të deveve, të cilin ia jepnin Pejgamberit s.a.¬v.s., do t’i luftoj për mosdhënien e tij.” Umeri r.a. tha: “Beto¬hem në All-llahun, se atëherë nuk kam parë asgjë tjetër vetëm se All-llahu e kishte hapur kraharorin e Ebu Bekrit për luftë dhe u binda se me të është e vërteta.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1219
Ebu Ejjubi r.a. tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.: “Më trego për një vepër e cila më çon në Xhenet?” Atë¬herë Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Ta adhurosh All-llahun (T’i bësh iba¬det), dhe të mos i bësh shok, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe ta ndihmosh farefisin.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1222
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë pronar i arit dhe i argjendit (të hollave), që nuk i përmbush detyrimet e veta, nuk do të mbetet në Ditën e Gjykimit pa u farku-ar me pllaka të zjarrta, që do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit, dhe me të do të gërkohen anët e tij, balli, kraharori dhe shpina, dhe çdo herë që pllakat ftohen do të nxehen përsëri. Kjo do të jetë në di¬tën që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, në të cilën do të zba¬tohet gjykimi në mes njerëzve, robërve dhe kur do t’i tregohet çdo¬kujt rruga për në Xhenet ose në Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka do të bëhet me devetë, pasu¬ri¬në e njeriut?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Edhe asnjë pronar i deves, që nuk i kryen detyrimet e veta, e prej tyre mjeljen e saj ditën kur ajo shkon të pijë ujë. Çdo pronar që nuk i kryen detyri-met e veta ndaj deves, në Ditën e Gjykimit do të shtrihet në një vend të rrafshtë dhe të gjerë, aq sa dy devetë e tij do të mund ta shkelin me thundrat dhe ta kafshojnë me dhëmbët e tyre. Kurdo që njëra prej tyre të kalojë mbi të, tjetra kthehet ke ai, dhe ky mundim do të zgjasë një ditë, gjatësia e së cilës është pesëdhjetë mijë vjet, derisa të mbarojë gjykimi në mes robërve, dhe kur do t’i tregohet çdokujt rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranish-mit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka do të bëhet me lopët dhe de¬let?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Çdo pronar i lopëve ose deleve, i cili nuk i kryen detyrimet e veta ndaj tyre, në Ditën e Gjykimit do të je¬të i shtrirë në një vend të rrafshtë nga lopët dhe delet e veta, dhe ato me brirët e tyre do ta therin dhe me thundrat e tyre do ta shke¬lin, e në mesin e tyre nuk do të ketë me brinjë të kthyer prapa, apo pa brirë e as me brirë të thyer. Kurdo që të kalojnë të parat, menjëherë pas tyre vijnë dhe kalojnë të tjerat. Dhe kjo do të jetë në një ditë, e cila do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, derisa t’u shqiptohen gjykimet robërve dhe derisa të mos u tregohet rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërgua¬ri i All-llahut, si do të veprohet me kuajt?” Pejgamberi s.a. v.s. u përgjigj: “Kaloria ndahet në tri lloje: Për dikë do të jetë barrë, për dikë mbulesë dhe për dikë shpëtim. Sa i përket atij, për të cilin është barrë, është ai që i mban kuajt për shkak të namit, kryelar¬të¬sisë apo garave kundër muslimanëve. Për të tillin kali është barrë... Sa i përket atij, për të cilin është mbulesë, është ai që mban kuaj në rrugën e All-llahut, dhe nuk i harron detyrimet ndaj All-llahut dhe kujdeset për ta. Për njeriun e këtillë, kali është mburojë nga zja¬rri i Xhehenemit... Sa i përket atij, për të cilin është shpëtim, është ai, që mban kuajt për hir të All-llahut dhe muslimanëve, i cili i kullot në livadhe dhe kopshte, gjithë atë që kalorësit dhe kuajt e tyre e hanë në kullosa dhe ara, do të shkruhet aq numër i të mirave. Gjithashtu për çdo shërbim të tyre, të madh dhe të vogël, do të shkruhen të mira. Çdo kalim i distan-cës dhe hipja mbi një e më shumë lartësira do t’i shkruhen të mira, në numrin e gjurmëve dhe hedhurinave të tij. Çdo kthim i kalit nga ana e pronarit në lu¬menj dhe burime, në të cilat i jep ujë, i shkruhen të mira aq sa herë kali do të pijë ujë.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i All-lla¬hut, e si do të jetë me gomarët?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Mua nuk më është shpallë asgjë e posaçme për gomarët, përveç ajetit të për¬gjithshëm e universal: “Ai që punon mirë, sa grima - e sheh atë. Por, edhe kush punon keq, sa grima - do ta shohë.” (ez-Zilzal:7-Cool
(Muttefekun alejhi)


DETYRIMI I AGJËRIMIT TË RAMAZANIT DHE VLERA E TIJ


All-llahu i madhëruar thotë:
“O besimtarë! Agjërimin e keni detyrë të detyrueshme, siç e kishin detyrë edhe ata që ishin para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm. Në ditë të caktuara me nu¬mër, por ai nga ju i cili është i sëmurë ose në udhëtim - atëherë tjera ditë me të njëjtin numër. Ndërsa ata që nuk mund ta mbajnë - kompensimi është të ushqejë një var¬fënjak. Dhe kush jep më tepër, vullnetarisht, ajo ësh¬të mirë për të. Por, të agjëroni është më mirë, ta dini.”
(el-Bekare:183-184)
Hadithi 1224
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush i ndihmon dy shokë në rrugën e All-llahut, do të thirret nga të gji¬tha dyert e Xhenetit: ‘O rob i All-llahut, eja këtu, këtu është mi¬rë.” Kush është prej atyre që bëjnë namaz, do të thirret nga dera e namazit. Kush është luftëtar i xhihadit, do të thirret nga dera e xhihadit. Kush është prej atyre që agjërojnë, do të thirret nga dera Rejjan (Xhenet i posaçëm, në të cilin hyjnë ata që agjërojnë). Kush ësh¬të prej atyre që japin sadaka (lëmoshë), do të thirret nga dera e sadakasë.” Atëherë, Ebu Bekri r.a. tha: “O i Dërguari i All-llahut, je më i afërt se babai dhe nëna ime! Për atë që thirret prej atyre dyer¬ve nuk do të ketë më mundime por do të jetë ndokush që do të thi¬rret nga të gjitha ato dyer?” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Po, dhe shpre¬soj që edhe ti do të jesh prej tyre!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1225
Sehl ibni Sa’di r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vër¬tet në Xhenet është një derë, e cila quhet Rejjan, nëpër të cilën do të hyjnë Ditën e Gjykimit vetëm ata që agjërojnë, nëpër atë de¬rë të tjerët nuk do të hyjnë. Do të thirret në atë derë:”Ku janë agjë¬ruesit?” Do të çohen agjëruesit dhe nuk do të mund të hyjë tjetër-kush nga kjo derë, e pasi të hyjnë agjëruesit dera do të mbyllet e nuk do të mund të hyjë askush tjetër.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1227
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e agjë¬ron muajin e Ramazanit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe duke i kryer obligimet islame, do t’i falen gabimet e tij të më¬parshme.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1228
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Kur të vijë muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit dhe mby¬llen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen me zinxhir.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1229
Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Agjë¬ro¬ni me shikimin e Hënës dhe bëni bajram me shikimin e Hënës. E nëse është vranësirë, atëherë plotësoni tridhjetë ditë të Shaba-nit!”
(Muttefekun alejhi)
Ky është teksti i Buhariut, ndërsa në rivajetin e Muslimit shtohet: “Nëse është vranët, atëherë agjëroni tridhjetë ditë!”


BUJARIA DHE VEPRAT TJERA TË MIRA, HAJRATET GJATË MUAJIT TË RAMAZANIT E SIDOMOS DHJETË DITËVE TË FUNDIT


Hadithi 1230
Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut ishte njeriu më bujar, në mënyrë të veçantë kur i vinte Xhibrili a.s. Xhibrili a.s. i vinte Pejgamberit s.a.v.s. në Ramazan, çdo natë dhe me të stu¬di-on¬te Kur’anin. Vërtet kur Pejgamberi s.a.v.s. takohej me Xhibrilin, ish¬te më bujar në veprat e mira sesa era që sjell shiun.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1231
Aishja r.anha thotë: “Kur vinin dhjetë ditët e fundit të Rama¬za¬nit, i Dërguari i All-llahut bënte ibadet natën dhe e çonte familj-en e vet që të bëjnë ibadet, ndërsa dyshekun e vet me gjithë mbulojë e paloste.”
(Muttefekun alejhi)


NUK LEJOHET TË PRITET RAMAZANI ME AGJËRIM


Hadithi 1232
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Në as¬një mënyrë, asnjëri prej jush të mos e presë Ramazanin duke qenë agjërueshëm, një apo dy ditë, përveç nëse ai agjërues është person që e mban agjërimin e vet të rregullt. Në atë rast atë agjërim të rre¬gullt mund ta agjërojë.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1234
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të mbe¬¬tet edhe gjysma e muajit Sha’ban, atëherë mos agjëroni nafi-le!”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)


VLERA E SYFYRIT DHE VONIMI I TIJ NËSE NUK KA FRIKË PËR AGIMIN E MËNGJESIT


Hadithi 1237
Enesi r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Çohuni në sy¬fyr sepse vërtet në syfyr ka begati.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1238
Zejd ibnu Thabiti r.a. thotë: “Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e All-llahut, e pastaj ngriheshim të falnim nama¬zin.” Njëri prej të pranishmëve pyeti: “Sa ishte intervali në mes sy¬fy¬rit dhe sabahut?” Zejdi u përgjigj: “Sa pesëdhjetë ajete!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1239
Ibnu Umeri r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. i kishte dy mue¬zinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi s.a.v.s. kishte thënë: “Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës, hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Mektumi.”
Transmetuesi thotë: “Intervali në mes tyre ishte sa njëri zbris-te e tjetri hipte në vendin ku thirrej ezani.”
(Muttefekun alejhi)


VLERA E NXITIMIT TË IFTARIT


Hadithi 1243
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-lla¬hu i Madhëruar ka thënë: “Robërit e mi më të dashur janë ata që nxitojnë në iftar.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)


RRETH ÇËSHTJEVE TË AGJËRIMIT


Hadithi 1250
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndo¬njëri prej jush harron dhe ha ose pi, mos ta ndërprejë, por ta vazh¬dojë agjërimin, sepse atë All-llahu xh.sh. e ka gostit me ush-qim dhe ujë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1251
Lekit ibni Sabire r.a. thotë: “Unë i kam thënë: ‘O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka për abdestin!’ Pejgamberi s.a.v.s. u për¬gjigj: “Merr abdest sipas rregullit, fërkoj gishtat në mes mirë, laje hundën deri në thellësi, përveç atëherë kur je agjërueshëm!”
(Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë: hadith hasen sahih)
Hadithi 1252
Aishja r.anha thotë: “Të Dërguarin e All-llahut e zinte agimi, e ai ishte xhunub (i obliguar të lahej), pastaj lahej dhe agjëronte.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1253
Aishja dhe Ummi Selema r.anhuma kanë thënë: “E zinte agimi të Dërguarin e All-llahut xhunub, pa parë ëndërr, pastaj agjëron-te.”
(Muttefekun alejhi)


VLERA E AGJËRIMIT NË MUAJT MUHARREM, SHA’BAN DHE NË MUAJT E NDALUAR


Hadithi 1254
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Agjë¬ri¬mi më i vlefshëm pas Ramazanit, është në muajin e All-llahut, Mu¬ha¬rrem, kurse namazi më i vlefshëm pas farzeve është namazi i natës.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1256
Muxhibete El-Bahilijete, nga babai i saj ose xhaxhai transmeton se ai njëri prej tyre kishte shkuar te Pejgamberi s.a.v.s., mirëpo kish¬te munguar një kohë dhe kishte shkuar pas një viti. Gjatë kësaj kohe gjendja e tij kishte ndryshuar dukshëm, dhe ai tha: “O i Dërguari i All-llahut, a më njeh?” Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu: “Kush je ti?” Ky iu përgjigj: “Unë jam Bahiliu, që isha te ti vitin e kaluar.” Pej¬gamberi s.a.v.s. atëherë i tha: “Ç’të ka ndryshuar, ishe i bukur?” Ky atëherë i tha: “Prej momentit që jam ndarë prej teje, asgjë nuk kam ngrënë ditën, por vetëm natën.” I Dërguari i All-llahut i tha: “Ti e ke munduar vetveten!” Pastaj e këshilloi: “Agjë-roje muajin e sab¬rit (durimit) dhe nga një ditë për çdo muaj!” Njeriu i tha: “Më shto mua sepse unë kam fuqi për agjërim!” Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu: “Agjëro dy ditë!” Bahiliu i tha: “Më shto edhe më shumë!” Pejgam¬beri s.a.v.s. i tha: “Agjëro tri ditë!” Ai prapë i tha: “Shto!” Pejgam¬beri s.a.v.s. atëherë i tha: “Agjëro prej muajve të mëdhenj: Muha¬rrem, Rexheb, Dhul Ka’de dhe Dhul-hixh-xhe. Pastaj pusho, pastaj agjëro, pastaj pusho, pastaj agjëro dhe pastaj pusho së agjëruari!” Pejgamberi s.a.v.s. me tre gishtat e vet dha shenjë nga tri ditë.”
Muaji i sabrit është muaji i Ramazanit.
(Transmeton Ebu Davudi)


VLERA E AGJËRIMIT DHE TË TJERAVE NË DITËT E PARA TË MUAJIT DHUL-HIXH-XHE


Hadithi 1257
Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nuk ka ditë, në të cilën veprat e mira janë më të dashura tek All-llahu sesa këto ditë. Ato janë: dhjetë ditët e muajit Dhul-hixh-xhe.” Të pranishmit pyetën: “O i Dërguari i All-llahut, e as xhihadi në rrugë të All-llahut?” Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: “As xhihadi në rrugë të All-llahut, përveç nëse njeriu del vet dhe me pasurinë e vet, dhe nuk kthehet me asgjë.”
(Transmeton Buhariu)


VLERA E AGJËRIMIT DITËN E AREFATIT, DITËN E ASHURASË DHE DITËN E NËNTË TË MUAJIT MUHARREM


Hadithi 1258
Ebu Katade thotë: “E pyetën as-habët të Dërguarin e All-llahut për agjërimin ditën e Arefatit, e ai tha: “Agjërimi i Arefes i shlyen më¬katet e vitit të kaluar dhe të vitit që ka ngelur.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1259
Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka agjëruar ditën e Ashurasë dhe ka urdhëruar agjërimin e kësaj dite.
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1260
Ebu Katade r.a. thotë se as-habët e kanë pyetur të Dërguarin e All-llahut për agjërimin e ditës së Ashurasë, e ai ka thënë: “Agjëri-mi i ditës së Ashurasë i shlyen mëkatet e vitit të kaluar.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1261
Ibnu Abbasi r.anhuma thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Nëse mbetem gjallë deri në vitin e ardhshëm, me siguri do ta agjë¬roj ditën e nëntë të muajit Muharrem.”
(Transmeton Muslimi)


MUSTEHAB ËSHTË AGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË MUAJIT SHEVVAL


Hadithi 1262
Ebu Ejjubi r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush e agjë¬ron Ramazanin, e pastaj e përcjell edhe me gjashtë ditë të mua¬jit Shevval, do të jetë sikur të kishte agjëruar tërë jetën.”
(Transmeton Muslimi)


MUSTEHAB ËSHTË AGJËRIMI I DITËS SË HËNË DHE TË ENJTE


Hadithi 1264
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vep-rat ekspo¬zohen ditën e Hënë dhe ditën e Enjte, dëshiroj që të ekspo¬zo¬het vepra ime e unë jam agjërueshëm.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
Muslimi e përmend këtë por pa fjalën agjërim.
Hadithi 1265
Aishja r.anha thotë: “I Dërguari i All-llahut me qëllim kujdesej të agjërojë ditën e Hënë dhe ditën e Enjte.”
(Transmeton Muslimi)


AGJËRIMI I TRI DITËVE TË ÇDO MUAJI ËSHTË MUSTEHAB


Hadithi 1266
Ebu Hurejra r.a. thotë: “Miku im s.a.v.s. më ka porositur për tri gjëra: “Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekate-ve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkoj të flej.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1267
Ebu Derdai r.a. thotë: “I dashuri im s.a.v.s. më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë asnjëherë derisa të jem gjallë: Agjë¬rimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e namazit të paradrekës (Sa¬la¬tu-d-Duha), dhe të mos shkoj të fle pa e falur namazin e vitrit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1270
Ebu Dherri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur të agjërosh tri ditë për çdo muaj, atëherë agjëro të trembëdhjetën, të katërmbëdhjetën dhe të pesëmbëdhjetën ditë.”
(Transmeton Tirmidhiu)
Hadithi 1272
Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut agjëronte e nuk hante gjatë ditëve të bardha, kur qëndronte në shtëpi, e as gjatë udhëtimit.”
(Transmeton Nesaiu)


VLERA E PËRGATITJES SË IFTARIT DHE LUTJA PËR TË ZOTIN E SHTËPISË


Hadithi 1275
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka shkuar te Sa’d ibnu Uba¬dete dhe ky i ka sjellë bukë dhe vaj, prej së cilës ka ngrënë i Dër¬guari i All-llahut, e pastaj ka thënë: “Kanë bërë iftar te ju agjë¬ruesit, kanë ngrënë te ju të devotshmit dhe mirëbërësit dhe janë falur për ju engjëjt.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:02 pm

I’TIKAFI NË DITËT E FUNDIT TË MUAJIT RAMAZAN


Hadithi 1276
Ibnu Umeri r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut bënte i’tikaf në dhjetë ditët e fundit të muajit Ramazan.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1277
Aishja r.anha thotë se Pejgamberi s.a.v.s. bënte i’tikaf në dhje¬të ditët e fundit të muajit Ramazan, derisa ndërroi jetë, pastaj bë¬nin i’tikaf gratë e tij pas vdekjes së tij s.a.v.s..
(Muttefekun alejhi)


HAXHI


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Vizita Ka'bes, për hir të All-llahut, për atë që ka mun¬dë¬si ta marrë këtë udhë ëshë detyrim, e kush nuk beson, ani, All-llahu me siguri nuk është i varur prej askujt.”
(Ali Imran, 97)


Hadithi 1279
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Islami ngrihet mbi pesë (shtylla): në dëshmimin se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i All-llahut, në kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën rreth Ka’bes dhe në agjërimin e Ramazanit.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1280
Nga Ebu Hurejra transmetohet të ketë thënë: I Dërguari i All-llahut na ka mbajtur një hutbe, me ç’rast ka thënë: “O njerëz!, vër¬tet All-llahu ua ka bërë obligim juve haxhin, prandaj kryjeni.” Një njeri ka thënë: “A për çdo vit, o i Dërguari i All-llahut?” I Dër¬gua¬ri i All-llahut heshti, kurse ai njeri tri herë e përsëriti pyetjen. Atë¬herë i Dërguari i All-llahut tha: “Sikur të thosha “po”, atëherë si¬gu¬risht do të ishte detyrim i domosdoshëm për çdo vit, por ju këtë nuk do të mundni.” Pastaj ka thënë: “Më lini me atë që u kam lënë ju¬ve, sepse para jush shumë kanë pësuar për shkak të pyetjeve të shumta dhe për shkak të kundërvënies pejgamberëve të tyre. Kur t’ju urdhëroj diçka, atëherë atë kryejeni, nëse keni mundësi, por kur t’ju ndaloj diçka, atëherë atë lëreni!”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1283
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thë¬në: “Mëkatet e vogla të bëra ndërmjet dy umreve janë të falu¬ra. Kurse për haxhin e pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përveç Xhenetit.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1284
Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, xhihadin e konsiderojmë si vepër më të mi¬rë, andaj a nuk do të bëjmë xhihad?” Muhammedi s.a.v.s. i ka thë¬në: “Vërtet për ju xhihadi më i vlefshëm është haxhi i pranuar.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1285
Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën All-llahu liron robër më shumë nga zjarri, se në ditën e Arefatit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1286
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Një umre në Ramazan është e barabartë me një haxh apo me një haxh me mua.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1287
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se një grua tha: “O i Dër¬guari i All-llahut, vërtet obligimi i All-llahut ndaj robërve të Tij me haxh, e ka arritur babanë tim plak me pleqëri të thellë, sa nuk mund të qëndrojë në mjetin e tij transportues, prandaj a mund ta kry¬ej unë haxhin për të?” Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Po!”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1288
Nga Lekit b. Amiri r.a. transmetohet se ai ka ardhur te Pej¬gamberi s.a.v.s. dhe ka thënë: “Vërtet babai im është mjaft i vjetër, nuk mund ta kryejë haxhin, umren e as të udhëtojë. Pejga-mberi s.a.v.s. ka thënë: “Kryeje për të haxhin dhe umren.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)


Hadithi 1289
Nga Saib b. Jezidi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Mua më ka¬në dërguar në haxh me të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. në haxhin lamtumirës, kur unë kam qenë shtatë vjeç.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1291
Nga Enese r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka kryer haxhin në samarin e kafshës ngarkuese me rro¬ba e ushqim.”
(Transmeton Buhariu)

.
XHIHADI


All-llahu xh.sh. ka thënë:
“Numri i muajve të All-llahut është dymbëdhjetë, në Lib¬rin e All-llahut, prej ditës që krijoi qiejt dhe tokën, e nga këta, katër janë të shenjtë. Ajo është fe e qënd¬ruesh¬me. Në këto mos bëni mëkate dhe luftoni kundër idhujtarëve, pa përjashtim, siç luftojnë ata të gjithë kun¬dër jush, dhe ta dini se All-llahu është në anën e aty¬re, të cilët i frikohen All-llahut.”
(et-Tewbe. 36)
“Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyrë) edhe pse e urre¬ni atë. Ju ndoshta urreni ndonjë gjë, por ajo është e mi¬rë për ju, ndoshta dëshironi diçka që është e keqe për ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini.”
(el-Bekare, 216)
“Dilni në luftë, qofshi të dobët a të fortë, dhe luftoni për hir të All-llahut me mish e me shpirt. Nëse e dini, kjo është më mirë.”
(et-Tewbe, 41)
“All-llahu ka blerë nga besimtarët shpritrat dhe pasu¬ritë e tyre me Xhenet - ata do të luftojnë për hir të All-llahut dhe do të vrasin e do të vriten. Ai këtë ua ka prem¬tuar me siguri në Tevrat dhe Inxhil edhe në Kur’an - pra, kush i plotëson premtimet e veta më mirë se All-llahu? Pandaj gëzojuni pazarllëkut që e keni bërë me Të, Ai është shumë i madh.”
(et-Tewbe, 111)
“Besimtarët të cilët nuk luftojnë - përveç atyre që janë të paaftë për luftë - nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugë të All-llahut me pasigurinë dhe jetën e vet. Ata që luftojnë, te All-llahu janë në shkallë më të lar¬të. All-llahu të gjithëve u ka premtuar mirësi. All-lla¬hu do t’u japë luftëtarëve, jo atyre që nuk luftojnë, shpër¬blim të madh. Shpërblime të larta prej Tij dhe falje e mëshirë. - All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe fal.”
(en-Nisa, 95 dhe 96)


“O besimtarë! A doni t’ju udhëzoj në një tregti që do t’ju shpëtojë nga vuajtja e dhembshme.”
(es-Saff, 10)
Ajetet kur’anore për këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Sa u përket haditheve për vlerën e xhihadit, ato janë më shumë se ato që do t’i përmendim, sikur që vijojnë:
Hadithi 1293


Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: Është pyetur i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme? Ka thënë: “Be¬si¬mi në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë. “Xhihadi në rrugën e All-llahut.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë: “Haxhi i pranuar.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1295
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Tha: “Besi-mi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1296
Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Një ecje e mëngjesit apo një ecje e mbrëmjes në rrugën e All-llahut është më e mirë se bota dhe çdo gjë në të.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1297
Nga Ebu Se’id el-Hudriju r.a. transmetohet të ketë thënë: Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe tha: “Cilët njerëz janë më të vlefshëm?” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Njeriu më i vlef¬shëm është besimtari që lufton me vetveten dhe pasurinë e tij në rrugën e All-llahut.” Ai njeriu atëherë ka thënë: “Pastaj kush?” Ka thënë: “Pastaj besimtari që në një prej grykave malore e adhuron All-llahun, duke ikur prej njerëzve me të këqijat e tij.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1298
Nga Sehl b. sa’di r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s. ka thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Një vend i juaj në Xhenet është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Qëndrimi njëmbrë¬mësh apo njëditor i robit në rrugën e All-llahut të Madhëruar është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1299
Nga Selmani r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Qëndrimi njëditor apo nj묬natësh në fushëbetejë është më i mirë se agjërimi mujor dhe fal¬ja në të. Nëse luftëtari vdes në fushëbetejë, do të shpërblehet për veprat të cilat do t’i bënte gjatë luftës, dhe do të shpërblehet për punën e tij rreth furnizimit dhe do të sigurohet nga sprovat e varrit.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1301
Nga Uthmani r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i mirë se një mijë ditë tjera shtëpiake.”
(Tirmidhiu thotë se ky është hadith hasen sahih)


Hadithi 1303
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Çdo i plagosur në rrugën e All-llahut do të vijë Ditën e Gjykimit, kurse nga plaga e tij do të rrjedhë gjak. Gjaku i pla¬gës do të jetë në ngjyrë të gjakut kurse aroma e saj do të jetë aro¬ma e miskut.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1305
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kaloi një shok i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. nëpër një grykë mali ku ishte një burim i vogël uji të ëmbël, që i pëlqeu, dhe tha: “Sikur të izolohesha nga njerëzit dhe të vendosesha në këtë grykë, por këtë kurrë nuk do ta bëj derisa nuk më lejon i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., prej të cilit do të kërkoj leje.” Ia tha këtë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. e ai i tha: “Mos e bëj atë, sepse qëndrimi i njërit nga ju në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm nga namazi i tij në shtëpinë e tij shtatëdhjetë vjet. A nuk dëshironi ju që All-llahu xh.sh. t’ju falë dhe t’ju fusë në Xhenet. Luftoni në rrugën e All-llahut, sep¬se kush lufton në rrugën e All-llahut aq sa është koha ndërmjet dy mjeljeve të deves, për të është i sigurt Xheneti.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)


Hadithi 1306
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I është thë¬në: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është e barabartë me xhihadin në rru¬gën e All-llahut?” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni.” Të pranishmit edhe dy apo tri herë u janë drejtuar me kë¬të pyetje, kurse Pejgamberi s.a.v.s. çdo herë u përgjigjej duke thë¬në. “Ju këtë nuk mund ta bëni!” E pastaj ka thënë: “Shem-bulli i mu¬xhahidit në rrugën e All-llahut është sikur shembulli i agjëruesit dhe falësit i cili në tërësi u nënshtrohet ajeteve të All-llahut, nuk pu¬shon të falet, as të agjërojë derisa nuk kthehet muxhahidi nga rruga e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi. Ky citat është sipas Muslimit)
Kurse sipas transmetimit të Buhariut: “Një njeri tha: “O i Dërguari i All-llahut, më udhëzo mua në një vepër të barabartë me xhihadin.” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Unë nuk mund ta gjej!” Pastaj ka thënë: “A mundesh ti, kur të shkojë muxhahidi në luftë, të hysh në mesxhidin tënd, të falesh pa ndër¬prerje dhe të agjërosh pa ndërprerje?” Pastaj ka thënë: “E kush mund-et kështu?”


Hadithi 1311
Nga Ebu Abs Abdurrahman b. Xhebri r.a. transmetohet se ka thë¬në: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Robi që pluhuros këm¬bët e tij në rrugën e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1312
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë njeri nuk do të hudhet në zjarr, i cili ka qarë nga frika prej All-llahut deri atëherë kur të kthehet qu¬mështi në sisën e vet, e as që do të bashkohet te një rob pluhuri nga rruga e All-llahut me tymin e Xhehenemit.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)


Hadithi 1313
Nga Ibni Abbasi r.anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Dy sy nuk do t’i përshkojë zjarri: Syri që qan nga frika prej All-llahut dhe syri që vi¬gjëlon (nuk flen) në rrugën e All-llahut.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen)


Hadithi 1314
Nga Zejd b. Halidi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s. ka thënë: “Kush e përgatit me përgatitje një luftëtar në rrugën e All-llahut, edhe ai është luftëtar, kurse kush kujdeset dhe e furnizon me të mira familjen e luftëtarit gjatë mungesës së tij, po ashtu është luftëtar.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1315
Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sadakaja më e mirë është hija e çadrës në rrugën e All-llahut, dhe huazimi i deves apo shtizës së shërbëtorit për luf¬të në rrugën e All-llahut.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih)


Hadithi 1316
Nga Enesi r.a. transmetohet se një djalosh prej fisit Esleme ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, unë vërtet dua të luftoj në rrugën e All-llahut, por nuk kam me çka të përgatitem për luftë.” Pejgam¬beri s.a.v.s. i ka thënë: “Shko te filani, sepse ai është përgatitur për luftë, por është sëmurë.” Djaloshi erdhi te luftëtari i sëmurë dhe i tha: “Të ka bërë selam i Dërguari i All-llahut dhe ka thënë të më japësh përgatitjen tënde luftarake. Njeriu tha: “Oj filane (shër¬bë¬tores vër. përk.), jepja gjithçka që kam përgatitur dhe mos mbaj asgjë. Pasha All-llahun, mos lë asgjë prej tyre, që edhe ti të kesh be¬re¬qet në përgatitje.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1317
Nga Ebu Se’id el-Hudriju r.a. transmetohet se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. i ka dërguar mesazh Beni Lahjanit: “Çdo dy veta le të dër¬gojnë një, kurse shpërblimi u ndahet të dyve.”
(Transmeton Muslimi)


Në një transmetim tjetër të tij hadithi është: “Le të dalë në radhët luftarake nga çdo dy veta njëri.” E pastaj i tha njërit që kishte mbetur në shtëpi: “Kushdo nga ju që e ndihmon dhe kujdeset për familjen dhe mallin e luftëtarit që ka shkuar në luftë, i atilli do të ketë shpërblimin sikur edhe luftëtari, familjen dhe mallin e të cilit e ka ruajtur.”


Hadithi 1318
Nga Berâ’i r.a. transmetohet të ketë thënë: “Të Dërguarit të All-llahut i erdhi një njeri i armatosur me rroba hekuri, me ç’rast ka thënë: “Të luftoj ose ta pranoj Islamin? Pejgamberi s.a.v.s. i ka thë¬në: “Pranoje Islamin, e pastaj lufto!” Ai e pranoi Islamin, pastaj ka luftuar dhe në fund është vrarë. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ka punuar pak, kurse do të shpërblehet shumë.”
(Muttefekun alejhi; ky citat është nga Buhariu)


Hadithi 1320
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu do t’i falë shehidit çdo gjë, përveç borxhit.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1321
Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. qëndroi mes as’habëve dhe ka theksuar se xhihadi në rrugën e All-llahut dhe besimi në All-llahun është puna më e lavdëruar. U ngrit një njeri dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, a konsideron ti se në¬se unë vritem në rrugën e All-llahut, do të më falen të gjitha më¬katet e mia?” I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Po, nëse vritesh në rru¬gën e All-llahut i durueshëm, i qëndrueshëm, llogarit sevapet, sul¬mon përpara, e nuk tërhiqesh.” Pastaj i Dërguari i All-llahut s.a.¬ v.s. ka thënë: “Si the?” Njeriu ka thënë: “A konsideron ti se nëse unë vritem në rrugën e All-llahut, do të falen të gjitha mëkatet e mia?” I Dërguari s.a.v.s. ka thënë: “Po, nëse bëhesh luftëtar i du¬rue¬shëm, që llogarit sevapet, që vetëm sulet përpara e nuk tër¬hiqet, përveç borxheve. Vërtet kështu më tha Xhibrili a.s.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1322
Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka thënë një nje¬ri: “Ku do të shkoj unë nëse vritem, o i Dërguari i All-llahut?” I Dër¬guari s.a.v.s. i ka thënë: “Në Xhenet!” Atëherë njeriu i hodhi hur¬mat të cilat i kishte në duar, e pastaj shkoi në luftë derisa u vra.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1324
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “Erdhi një grup njerë¬zish te Pejgamberi s.a.v.s. dhe thanë. “Dërgoje me ne një grup nje¬rë¬zish, të cilët do të na mësojnë Kur’anin dhe Sunetin. (Pejgamberi s.a.v.s.) u dërgoi atyre 70 ensarë, të cilët quheshin kurrâ’, e ndër ta ishte edhe daja im Harami. Ata (në Medine) lexo-nin Kur’an dhe e studionin bashkërisht, natën mësonin, kurse gjatë ditës sillnin ujë dhe e vendosnin në xhami. Ata bartnin dru, i shitnin ato, e me fitimin e tyre blenin ushqim për banorët e Suffasë dhe për të var¬fë¬rit. Ata i ka dërguar Pejgamberi s.a.v.s., por idhujtarët i penguan dhe i vranë para se të arrinin në vendin e caktuar. Ata kanë thënë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se jemi të kënaqur me Ty e se Ti je i kënaqur me ne. Një njeri (idhujtar) erdhi te Harami, daja i Enesit, pas shpinës së tij dhe e goditi me shtizën në shpinë dhe e shpoi. Harami atëherë tha: “Pasha All-llahun e Ka'bes, ngadhënjeva.” Në të njëjtën kohë i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. (shokëve të vet në Medine) u tha: “Vërtet vëllezërit tuaj vdiqën, kurse fjalët e tyre të fundit kanë qenë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se Ti je i kënaqur me ne.”
(Muttefekun alejhi. Ky citat është sipas Muslimit)


Hadithi 1332
Nga Abdull-llah b. Ebi Eufa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. një ditë, kur u përlesh me armikun, ka pritur deri në perëndim të diellit, pastaj është ngritur mes njerëzve dhe ka thë¬në: “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, por lute¬ni All-llahun për shëndetin tuaj. Por, kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të durueshëm dhe dijeni se Xheneti është nën hijet e shpatave.” E pastaj tha: “O All-llah, zbritës i Librit, lëvizës i re¬ve, shpartallues i partive. Shpartalloji dhe na ndihmo kundër tyre.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1333
Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy nuk do të refuzohen, apo pak herë do të refuzohen: lutja gjatë thirrjes (ezanit) dhe lutja në luftë, kur ata përleshen mes vete.”
(Ebu Davudi me sened sahih)


Hadithi 1334
Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë. Kur shkonte i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. në luftë thonte: “All-llahu im! Ti je forca ime dhe ndihmësi im, me Ty lëviz, me Ty arrij deri në cak dhe me Ty luftoj kundër armikut.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, të cilët thonë se ky është hadith hasen)


Hadithi 1335
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s., kur ësh¬të frikësuar prej ndonjë populli, ka thënë: “All-llahu im! Ne Ty të bëjmë mbrojtës të vetvetes para tyre dhe ne Ty të mbështetemi nga të këqijat e tyre.”
(Ebu Davudi me sened sahih)


Hadithi 1338
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e mbyll (që ta ushqejë) kalin për në rrugën e All-llahut, duke besuar në All-llahun dhe duke besuar the¬llë në premtimin e Tij, vërtet të ushqyerit dhe dhënia ujë atij dhe plehu i vogël dhe i madh i tij do të matet në Ditën e Gjyki-mit.” (Ai do të shpërblehet për këtë në Ditën e Gjykimit)
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1341
Nga Ebu Hammad (Ukbe b. Amir el-Xhuhennij) r.a. trans¬me¬to¬het se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Shumë vende do të çlirohen nga ju dhe juve ju mjaf¬ton All-llahu si ndihmës, prandaj askush nga ju mos t’i mospërfillë shtizat e tij (ushtrimet me shtiza).”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1343
Nga Ebu Hammad (Ukbe b. Amiri) r.a. transmetohet të ketë thë¬në: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Vërtet All-llahu me një shtizë do t’i çojë në Xhenet tre individë: ndër¬tuesin e saj, që ka llogaritur në mirësi gjatë ndërtimit të saj, he¬dhë¬sit e saj mbi armikun dhe atë që i afron. Ushtroni hedhjen dhe kalërimin luftarak por, nëse merreni me hedhjen e shti¬zës, për mua është më mirë se të merreni me kalërim. Kush e lë hedhjen e shtizave, pasi të mësohet me atë punë, duke e humbur vullnetin për të, vërtet e ka lënë një ni’met, ose thënë më mirë, e ka mohuar atë ni’met.”
(Ebu Davudi)


Hadithi 1344
Nga Seleme b. el-Ekva r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka kalu¬ar Pejgamberi s.a.v.s. në një rast pranë një grupi as’habësh të cilët ushtronin dhe garonin në hedhje të shtizës, me ç’rast u tha: “O bijtë e Ismailit, hidhni shtiza dhe ushtroni, sepse edhe stërgjyshi juaj ka qenë hedhës shtize.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1346
Nga Ebu Jahja Hurejm b. Fatiku r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë. “Kush shpenzon nga pasu-ria e tij në rrugën e All-llahut, i shkruhen atij shtatëqind herë.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)


Hadithi 1351
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se erdhi një arab te Pejga-mberi s.a.v.s. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, njeriu që lufton për shkak të presë luftarake, njeriu që lufton që të përmendet dhe nje¬riu që lufton për shkak të namit në vendin e tij,” kurse në një tran¬smetim tjetër, “që lufton për shkak të trimërisë dhe për shkak të urrejtjes ndaj armikut,” kurse në një rivajet tjetër, “edhe njeriu që luf¬ton nga urrejtja ndaj armikut, prandaj kush është në rrugën e Zo¬tit?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush lufton që Fja-la e All-llahut të jetë mbi çdo gjë, ai është në rrugën e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:02 pm

Hadithi 1352
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thënë. “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Cilido njësit lufta¬rak apo ekspeditë që lufton me armikun dhe zë peng prenë luftara¬ke dhe paqësohet, ata kanë nxituar për dy të tretat e shpërblimit të tyre dhe cilido njësit luftarak apo ekspeditë që lufton me armi¬kun dhe humb, atyre do t’u plotësohet shpërblimi i tyre.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1354
Nga Abdull-llah b. Amr b. el Asi r.a. transmetohet se Pejgam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Kthimi (nga lufta pasi është dhënë çdo gjë) është sikur lufta.”
(Ebu Davudi me sened të mirë)
“El-Kafletu” d.m.th. kthim nga lufta pas mbarimit të saj, që do të thotë se ai shpërblehet në kthimin e tij dhe pas mbarimit të luftës.


Hadithi 1360
Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Lufta është mashtrim.”
(Muttefekun alejhi)


SQARIMI I GRUPIT TË DËSHMORËVE (SHEHIDËVE) NË SHPËRBLIMIN E TYRE NË AHIRET, TË CILËVE U LAHET DHE U FALET XHENAZJA ME DALLIM PREJ ATIJ QË VRITET NË LUFTË ME PABESIMTARËT


Hadithi 1362
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kë quani ju dëshmor?” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, kush vritet në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor.” (Muhammedi s.a.v.s.) ka thënë: “Atëherë vërtet do të kishte pak dëshmorë në umetin tim.” (As’habët) kanë thënë: “E kush është dëshmor, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Kush është vrarë në rrugën e All-llahut, ai është dëshmor; kush ka vde-kur në rru¬gën e All-llahut, ai është dëshmor; kush vdes nga murta-ja, ai ësh¬të dëshmor; kush vdes nga barku (sëmundje interne) është dës¬h¬mor dhe kush përmbytet është dëshmor.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1363
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush vritet në mbrojtjen e pa¬surisë së tij është dëshmor.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1365
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe tha: “O i Dërguari i All-lla¬hut: ç’mendon, nëse do të vinte një njeri që të grabisë mallin tim?” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Mos ia jep pasurinë tën¬de.” Njeriu tha: “Ç’mendon, nëse ai më sulmon fizikisht?” Tha: “Luf¬to me të!” Njeriu tha: “E nëse ai më vret?” Tha: “Atëherë ti je dësh-mor.” Njeriu tha: “Ç’mendon nëse unë e vras atë?” Tha: “Ai është në zjarr.”
(Transmeton Muslimi)


VLERA E LIRIMIT TË ROBËRVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“E ai nuk u hodh në përpjetëzën. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe. Është lirimi i një skllavi.”
(el-Beled, 11-13)


Hadithi 1367
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet të ketë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.” Tran¬smetuesi thotë: “Kam thënë: “Cila robëri është më e vlef-shme?” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Ajo që zgjat më së shumti dhe që është më e shtrenjtë.”
(Muttefekun alejhi)


VLERA E MIRËSISË NDAJ ROBËRVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të!” Jini të mirë me prindërit dhe të afër¬¬mit, me bonjakët dhe të varfërit e ngratë, me fqi¬njët e afërt edhe me fqinjët e largët, me shokët për rreth e udhëtarët dhe ata që janë nën kujdesin tuaj. All-lla¬hu, pa dyshim, nuk i do ata që janë mendjemëdhenj dhe arroga-ntë.”
(en-Nisa, 36)


Hadithi 1369
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur njërit nga ju shërbëtori ia sjell ushqimin dhe nëse nuk e ulë (në sofër) pranë vetes, atëherë le t’i japë një kafshatë apo dy, një haje apo dy, sepse ai është pronar dhe përkujdesës i tij.”
(Transmeton Buhariu)


PËRMBUSHJA E OBLIGIMEVE SI ROB NDAJ ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR DHE NDAJ ZOTËRIUT TË TIJ


Hadithi 1371
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Robi i sinqertë në pronësi të tjetrit ka dy shpërblime.” Pasha Atë, në dorë të të cilit është shpirti i Ebu Hurejrës, sikur të mos ishte xhihadi në rrugën e All-llahut, haxhi dhe mirësia ndaj nënës sime, do të dëshiroja të vdes si rob në pro¬në¬si të tjetrit.”
(Muttefekun alejhi)


VLERA E UDHËTIMIT PËR SHKAK TË SHITBLERJES, DHËNIES DHE MARRJES, GJYKIMIT TË DREJTË, MATJES SË SAKTË, NDALIMI I HEQJES NË PESHË, KUJDESI I TË PASURVE NDAJ TË VARFËRVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: “Atë që e jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfërit, për kurbetçinjtë. E çdo të mi¬rë që punoni, s’ka dyshim se All-llahu e di.”


(el-Bekare, 215)
“O populli im! Matni drejt, si me litër ashtu edhe me kandar dhe mos ua mungoni njerëzve gjërat e tyre dhe mos beni në tokë keq dhe trazira.”
(Hud, 85)
“Të mjerët ata që nuk peshojnë drejt, që nuk blejnë e marrin masën e plotë prej të tjerëve, por kur u masin të tjerëve me litër e kandar ua mungojnë. A nuk mendojnë ata se do të ngjallen, në një ditë të madhe, në ditën kur nje¬rëzit do të ngrihen me urdhër të Zotit të botëve.”
(el-Mutaffifîn, 1-6)


Hadithi 1377
Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush gëzohet që All-llahu ta shpëtojë nga vështirësitë e Ditës së Gjykimit, le t’ia zgjasë nevojtarit afatin e kthimit apo le t’ia falë borxhin.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1378
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri u jepte hua njerëzve. Ai i ka thënë dja¬loshit të tij: “Kur t’i shkosh një nevojtari falja atij, që All-llahu neve të na falë. E kur i erdhi All-llahut (vdiq), Ai ia fali të gjitha.”
(Muttefekun alejhi)



Hadithi 1379
Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet se ka thënë: I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Do të japë llogari një njeri nga po¬pujt e kaluar, e nuk do të gjendet asnjë e mirë përveç asaj që ësh¬të përzier me njerëzit dhe ka qenë i lehtë (në shitblerje dhe dhë¬nie të borxhit) dhe i urdhëronte shërbëtorët e tij që t’i kapër¬cejnë ata që kanë vështirësi. All-llahu i Madhëruar për të do të tho¬të: “Ne jemi më të obliguar me këtë (lehtësim) ndaj tij, para-ndaj kapërcejeni atë.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1380
Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se ka thënë: “Do të sjellë All-llahu i Madhëruar afër Vetes një prej robërve të Tij, të cilit i ka dhë¬në pasuri dhe do t’i thotë: “Ç’ke vepruar në botë?” (Hudhejfe) ka thënë: “E All-llahut nuk mund t’ia fshehin asnjë fjalë.” (en-Nisa, 42). Robi do të thotë: “Zoti im, më ke dhënë pasuri dhe unë kam bë¬rë shitblerje me njerëzit. Karakteri im ka qenë durimi dhe lëshimi pe para borxhlinjve dhe ua kam lehtësuar gjithnjë nevojta-rëve dhe gjithnjë kam lejuar ta vonojnë borxhin.” All-llahu i Madhë-ruar tho¬të: “Unë kam obligim më të madh për këtë, kapërcejeni robin Tim.” Ukbe b. Amiri dhe Ebu Mes’ud el-Ensariu r.a. thonë: “Kështu e kemi dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1381
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e pret nevojtarin apo ia heq ndo¬një vështirësi, All-llahu do ta ketë në mbrojtjen e Vet atë ditë, kur nuk do të ketë mbrojtje tjetër përveç mbrojtjes së Tij.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)


DITURIA


All-llahu i Madhëruar thotë:


“Qoftë lartësuar All-llahu, Sundues i vërtetë! Dhe mos u ngut me leximin e Kur’anit para se të përfundojë shpal¬l¬ja e tij, dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma diturinë!”
(Ta Ha, 114)
“Apo është ai, që orët e natës i kalon me fytyrë në tokë (në lutje), duke u frikësuar nga bota tjetër dhe duke shpre¬suar në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë një¬lloj ata që dinë dhe ata që nuk dinë? Mësim marrin ve¬tëm të mençurit.”
(Zumer, 9)
“O besimtarë. Kur ju thuhet: “Bëni vend në tubim, ju zgjeroni vendin që edhe All-llahu t’ju vendosë”, por kur ju thuhet: “Kundërshtoni” - ju kundërshtoni! All-llahu, ata nga mesi juaj, që besojnë dhe ata të cilëvet u është dhënë dijenia, do t’i ngritë në shkallë të lartë. All-llahu është i informaur se ç’punoni.”
(Muxhadele, 11)
“Ka gjithashtu edhe njerëz edhe gjallesa e kafshë ngjy¬rash të ndryshme. Por All-llahut, nga robërit e tij, i fri¬kësohen të dijshmit. All-llahu është, njëmend, i fortë dhe fal.”
(Fatir, 28)
Hadithi 1384
Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Kujt i dëshiron All-llahu mirë, e përudhë për të kuptuar dispozitat e fikhut (sheriato-juridike).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1385
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk lejohet zilia, përveç për dy nje-rëz: njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri dhe e ka udhëzuar që atë pasuri ta shpenzojë në rrugën e së vërtetës dhe njeriut të cilit All-llahu i ka dhënë urtësi dhe sipas urtësisë së tij gjykon dhe i mëson të tjerët.”
(Muttefekun alejhi)
Qëllimi i zilisë (hasedit) është zili pa poshtërsi, dë¬shi¬rë për gjënë e njëjtë.
Hadithi 1386
Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thë¬në Aliut r.a.: “Pasha All-llahun, që All-llahu nëpërmjet teje ta udhëzojë një njeri është më mirë për ty sesa një kope e deveve më të mira.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1388
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se Pejgam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Transmetoni të tjerëve ç’kam thënë, qoftë edhe një ajet, tregoni për Bijtë e Izraelitëve pa shtuar. Kush gënj-en me qëllim ndaj meje, le t’i përgatitë vetes vendin në zjarr.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1389
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush niset në rrugë që të kërkojë dituri, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1390
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thërret në rrugë të vërtetë do të shpër¬blehet aq sa edhe të gjithë ata që e kanë ndjekur, e që në këtë nuk do t’u mungonte asnjë pjesë e shpërblimit të tyre.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1391
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur vdes njeriu, sevabet i pushojnë së arrituri, përveç në tri raste: sadakasë së përhershme, shkencës prej të cilës ka dobi njerëzia dhe fëmijës së mirë i cili lutet për të.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1392
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Bota është e mallkuar dhe çdo gjë e saj është e mallkuar, përveç përmendja e All-llahut dhe asaj që shpie nga Ai dhe çka pason pas Tij, dhe njeriut të ditur dhe atij që mëson.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Shprehja “ajo që shpie nga Ai dhe çka pason pas Tij” do të thotë nënshtrim, dëgjueshmëri ndaj All-llahut.
Hadithi 1393
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush del nga shtëpia për shkak të kërki-mit të di¬turisë, konsiderohet se është në rrugën e All-llahut derisa nuk kthe¬het nga rruga.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1394
Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari nuk ngopet nga e mira, derisa nuk përfundon në Xhenet.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1396
Nga Ebu ed-Derdan r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dë¬gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush niset për në rrugë duke kërkuar dije, All-llahu do t’ia lehtësojë rrugën për në Xhenet. Vërtet edhe melekët ndërpresin fluturimin e tyre (në she¬një respekti) për kërkuesin e dijes nga kënaqësia me veprën e tij. Për dijetarin falje kërkon çdo gjë në qiej dhe në tokë, e madje edhe peshqit në ujë. Vlera e dijetarit ndaj robit të devot-shëm është si vlera e Hënës ndaj planeteve të tjera. Vërtet dije¬tarët janë trashëgimtarë të Pejgamberëve; Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi dinarë as dirhemë, ata vërtet kanë lënë si tra¬shë¬gimi dijen, prandaj kush e merr, le ta marrë në përmasën më të madhe.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Hadithi 1398
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush pyetet për një dituri, e ky e fsheh, në Ditën e Gjykimit do të hidhet me litar në zjarr.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1399
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush mëson diturinë me të cilën kër¬ko¬het kënaqësia e All-llahut të Madhëruar, por e mëson vetëm për shkak të synimeve të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromë Xheneti Ditën e Gjykimit.”
(Ebu Davudi, me sened sahih)
Hadithi 1400
Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thë¬në: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “All-llahu i Madhëruar nuk do t’ua marrë (njerëzve) dijen në atë më¬nyrë që do t’ua nxjerrë nga shpirtrat e tyre, por do ta marrë duke bërë të vdesin të diturit, pas së cilës në Tokë nuk do të mbetet asnjë njeri i ditur që do t’u bëhej imam. Atëherë nje¬rëzit d o të marrin për imamë injorantët dhe do t’u shtrojnë pyetje të ndryshme fetare, kurse ata do t’u përgjigjen (japin fetva) pa dije përkatëse, me çka do ta lajthisin botën dhe vetveten do ta shkatë-rrojnë.”
(Muttefekun alejhi)

LAVDIA DHE FALËNDERIMI I ALL-LLAHUT TË MADHËRUAR


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Më kujtoni Mua, t'u kujtoj edhe Unë dhe më falënde¬ro¬ni e mos më mohoni!”
(el-Bekare, 152)
“Nëse jeni mirënjohës, Unë gjithsesi do t’ua shtoj edhe më tepër.”
(Ibrahim, 7)
“Dhe thuaj: Lavdëruar qoftë All-llahu!”
(el-Isra, 111)
“Ndërsa lutja e fundit: “Falënderimi është për All-lla¬hun, Zot i botëve.”
(Junus, 10)
Hadithi 1401
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberit s.a.v.s. në na¬tën e Israsë i janë dhënë dy gota: me verë dhe me qumësht. I shi¬koi ato (Muhammedi s.a.v.s.) dhe e mori qumështin. Atëherë Xhib-rili tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili të përudhi në pastër-tinë burimore (fitreh), sepse po ta kishe marrë verën, populli yt do të humbte!”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1402
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Çdo punë me vetëdije të cilës nuk i paraprin fa¬lënderimi i All-llahut, është e pavlefshme.”
(Hadith hasen, Ebu Davudi dhe të tjerët)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:03 pm

SALAVATET PËR TË DËRGUARIN E ALL-LLAHUT S.A.V.S.


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata, të cilët po e fyejnë All-llahun dhe të Dërguarin e tij, All-llahu do t’i mallkojë në këtë dhe në botën tjetër; Aty¬re u ka përgatitur vuajtje të turpshme.”
(el-Ahzab, 56)
Hadithi 1405
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet se e ka dë¬gju¬ar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush bën një sa¬la¬vat për mua, All-llahu atij ia bën dhjetë salavate.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1406
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për mua më i dashur në Ditën e Gjykimit është ai që më së shumti ka bërë salavate për mua.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1407
Nga Evs b.Evsi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Dita juaj më e vlefshme është dita e xhu¬ma, prandaj shtoni mbi mua atë ditë salavatin. Me siguri, salavatet tuaja do të më paraqiten.” Shokët e tij kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të të paraqiten ty salavatet tona, kur ti do të kal-besh?” Transmetuesi ka thënë: “(Pejgamberi s.a.v.s.) Thotë: “Beli-te.” (Mu¬ham¬medi s.a.v.s.) ka thënë: “Vërtet trupat e Pejgambe-rëve janë haram (të ndaluar) për tokën.”
(Ebu Davudi me sened sahih)
Hadithi 1408
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “I humbur dhe i nënçmuar është ai që, kur në praninë e tij përmendet emri im, nuk thotë salavat për mua.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1411
Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Koprrac është çdokush tek i cili përmendem, e nuk thërret sa¬la¬vat për mua.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
Hadithi 1412
Nga Fedale b. Ubejd r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬gua¬ri i All-llahut e ka dëgjuar një njeri që bën lutje në namazin e tij, por nuk e ka theksuar falënderimin e All-llahut, as salavatet mbi Pej¬gamberin s.a.v.s., e atëherë Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Ky u ngut.” Pastaj i tha atij apo dikujt tjetër: “Kur dikush prej jush falet (bën lutje), le të fillojë me falënderimet ndaj Krijuesit të Tij, lavdisë Atij dhe lartësisë së Tij, e pastaj le të thotë salavat mbi Pejgam¬berin s.a.v.s., e vetëm atëherë le të lutet për ç’të dojë.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu; i cili thotë se ky është hadith sahih)
Hadithi 1413
Nga Ebu Muhammed Ka’b b. Uxhreh r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. doli mes nesh, kurse ne thamë: “O i Dër¬gua¬ri i All-llahut, ne tashmë dimë si të të përshëndesim me se-lam, por si do të thërrasim salavate për ty?” Ka thënë: “Thoni: All-lla¬hum¬me sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema sal-lejte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid; All-llahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammedin, kema barekte ala ali Ibrahime, inneke hamidun mexhid. (O All-llah, mëshiroje Muha-m¬edin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i lavdishëm. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij. Vërtet Ti je i Lavdishëm.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1414
Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Na erdhi i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s.. kurse ne ishim në ndeje te Sa’d b. Uba¬deh r.a., e Beshir b. Sa’di tha: “O i Dërguari i All-llahut, na ka urdhëruar All-llahu të themi salavate mbi ty, si do ta bëjmë kë¬të?” I Dërguari i All-llahut ka heshtur aq, sa ne dëshiruam që mos ta kishte pyetur për këtë, pastaj tha: “Thoni: “O All-llah, mëshiroje Mu¬hammedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe familjen e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm. Kurse se¬lami është sikur që jeni mësuar ju.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1415
Nga Ebu Humejd es-Saidij r.a. transmetohet se ka thënë: „(As’ ha¬bët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, si do të thërrasim sala¬vate mbi ty?” (Pejgamberi s.a.v.s.) Ka thënë: “Thoni: “O All-llah, më¬shi¬roje Muhammedin, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e ke më¬shiruar Ibrahimin. O All-llah, bekoje Muhammedin dhe gratë dhe pasardhësit e tij siç e ke bekuar Ibrahimin. Vërtet Ti je i Lav¬dishëm.”
(Muttefekun alejhi)

.
DHIKRI - PËRMENDJA E ALL-LLAHUT, VLERA E DHIKRIT DHE NXITJA E TIJ


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Të përmendurit e All-llahut është më e madhe.”
(el-Ankebut, 45)
“Më kujtoni Mua, t'ju kujtoj edhe unë.”
(el-Bekare, 152)
“Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe ven¬dos¬¬mëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.”
(el-A’raf, 205)
“Dhe përmendeni All-llahun shpesh, ndoshta do të shpë-toni.”
(el-Xhumuah, 10)
“Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e be¬sim¬tareve, edhe të dëgjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e du¬rimtareve, edhe të përulurve e të përulurave, edhe meshkujve që japin sadaka edhe femrave që japin sada¬ka, edhe meshkujve që agjërojnë edhe femrave që agjë¬roj¬në, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turp¬shme të trupit të vet edhe femrave që kujdesen për pje¬sët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve që e për¬¬mendin All-llahun shpesh si edhe femrave, All-llahu me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.”
(el-Ahzab, 35)
“O besimtarë, kujtone shpesh All-llahun! Dhe atë ma¬dhë¬rone në mëngjes e në mbrëmje.”
(el-Ahzab, 41-42)
Ajetet për këtë kapitull janë të shumta dhe të njohura.
Hadithi 1419
Nga Ebu Ejjub el-Ensarij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka zot tjetër për-veç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe fa¬lënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robë¬ria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1420
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. më ka thënë: “A të të njoftoj me fjalët më të dashu¬ra për All-llahun? Fjalët më të dashura të All-llahut janë: “Subha¬nall-llahi ue bihamdihi” (Madhëria dhe falënderimi i përkasin All-llahut të madhëruar.)
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1421
Nga Ebu Malik el-Esh’arij r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e ima¬nit, el-hamdu lil-lahi mbush peshojën, kurse subhanall-llahi uel-hamdu lil-lahi mbush çdo gjë ndërmjet qiejve dhe tokës.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1422
Nga Sa’d b. Ebi Uekkasi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një be¬du¬in erdhi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tha: “Mësomë të them ndonjë fjalë!” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Thuaj: “Lâ ilâhe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, All-llahu ekberu kebiren, uel-hamdu lil-lahi kethiren, ue subhanall-llahu rabbil-alemine, ue la havle ue la kuuete il-la bil-lahi-l-azizil-hakim.” (Nuk ka Zot përveç të vetmit All-llah që nuk ka shoqërues, All-llahu është më i Madhi në madhërinë e Vet, për All-llahun qofshin falënderimet e shumta, Lavdia i qoftë All-llahut, krijuesit të botëve. Nuk ka fuqi as forcë pa All-llahun, të Lavdishëm dhe të Urtë). Beduini tha: “Të gjitha këto janë të Krijuesit tim e ç’është e imja?” (Pejgamberi s.a.v.s.) Ka thënë. “Thuaj: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më përudh dhe më furnizo.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1423
Nga Theubani r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut, kur e përfundonte namazin, tri herë kërkonte falje, e pastaj thonte: “All-llahu im! Ti je selam dhe nga Ti është selami, bekimi qof¬të mbi Ty, o zotërues i madhërisë dhe bujarisë.” Kur është pye¬tur el-Euzaija, një nga transmetuesit e hadithit: “Si kër¬ko¬het falje (istigfar)?” Ai ka thënë: “Thuhet: Estagirull-llahe, estag¬fi¬rull-llahe” (e lus All-llahun për falje).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1424
Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi min¬ke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i për¬ket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria).
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1426
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se muhaxhirët varfanjakë i kanë ardhur të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. dhe kanë thënë: “Të pasu¬rit na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme. Ata fa¬len si falemi edhe ne, agjërojnë sikur agjërojmë ne, ata kanë dobi nga pasuria, ata kryejnë haxhin, umren dhe xhihadin dhe ndajnë sa¬daka.” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “A dëshironi t’ju mësoj diç¬ka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vij¬në pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlef¬shëm përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju.” Muhaxhirët varfa¬njakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i All-llahut!” (Pejgam¬beri s.a.v.s.) Ka thënë: “Do të thoni subhanall-llah, el-hamdu lil-lah dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ka thënë transmetuesi Ebu Salih nga Ebu Hurejra: “Kur është pyetur për mënyrën praktike të dhikrit (pas namazit, Pejgamberi s.a.v.s.), ka thënë: “Subhanall-llah, ue-l-hamdu lil-lah, uall-llahu-ekber, që se¬ci¬la të jetë nga tridhjetë e tri herë.”
(Muttefekun alejhi)
Muslimi shton në transmetimin e tij: “Dhe janë kthyer muha¬xhirët varfanjakë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe kanë thënë: “Vëllezërit tanë, pasanikët, kanë dëgjuar ç’punoj-më ne, ndaj edhe bëjnë si ne.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ajo është vlerë e All-llahut, Ai ia jep kujt të dojë.”
Hadithi 1427
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s. ka thënë: “Kush e lavdon All-llahun pas çdo namazi me tri¬dhje¬të e tri herë dhe kush e falënderon All-llahun tridhjetë e tri he¬rë, e kush e madhëron All-llahun tridhjetë e tri herë, e pastaj e plo¬tëson këtë me të njëqindtën: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la she¬rike lehu; lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu; ve huve ala kul-li shej’in kadir, do t’i falen mëkatet, qofshin ato edhe se shkuma e detit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1428
Nga Ka’b b. Uxhre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahu s.a.v.s. ka thënë: “Përcjellëset (fjalët pas namazit), të cilat nuk do ta tradhtojnë kryerësin, shqiptuesin e tyre, ose pas çdo namazi të obli¬guar janë tridhjetë e tri herë tesbihi, tridhjetë e tri herë tah¬mi¬di dhe tridhjetë e katër herë tekbiri.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1430
Nga Mu’adhi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Mu’adh, për All-llahun, unë të dua.” Pastaj ka thënë: “O Mu’adh, unë të porosis që assesi në fund të namazit mos të lëshë pa thënë: “All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike.” (All-llahu im! Më forco dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”
(Ebu Davudi me senede sahih)
Hadithi 1431
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur ta kryeni teshehhudin në namaz, çdonjëri nga ju le të kërkojë nga All-llahu mbrojtjen nga katër gjëra me fjalët: “O All-llahu im! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit, dënimi i va¬rrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga sherri i mash¬trimeve të Dexhxhallit - Antikrishtit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1432
Nga Aliu r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur falej, gjithnjë thonte ndërmjet teshehhudit dhe sela¬mit: “All-llahu im! Më fal ç’kam bërë dhe ç’kam lënë pa bërë, ç’kam fshehur dhe ç’kam bërë publikisht, dhe ç’kam tepruar, dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je ai që i paraprin çdo gjëje, kur-se unë jam ai që të ndjek Ty, nuk ka zot tjetër përveç Teje.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1433
Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. pat shpeshtuar të thonte në rukunë dhe sexhdet e tij: “Subha¬neke-ll-llahumme rabbena ve bihamdike, All-llahumme-gfir¬li” (Lavdia të qoftë Ty, o All-llahu im, Krijuesi im, Ty të qoftë falënderimi, All-llahu im, më fal!”).
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1435
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Sa i përket rukusë, në të duhet madhëruar Kri¬juesi tuaj; sa i përket sexhdes, në to përpiquni me dua, sepse është e mundur t’ju pranohet lutja.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1441
Nga nëna e besimtarëve Xhuvejrije binti-l-Harith r.a. transme¬tohet se Pejgamberi s.a.v.s. një mëngjes doli nga ajo në kohën e sabahut, ndërsa ajo ishte në mesxhidin e saj. Pastaj u kthye, pasi e fali namazin e duhasë (ora 9-10 paradite, N.I.), kurse ajo ishte ulur, me ç’rast (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Ti qenke në gjendjen e njëjtë në të cilën të kam lënë kur jam ndarë prej teje.” Ajo tha: “Po.” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet pas teje kam thënë ka¬tër fjalët nga tri herë, dhe sikur ato të mateshin me ato që ti ke thënë gjatë tërë ditës, këto fjalë do të anonin, e ato janë. “Subha¬nall-llahi ve bihamdihi adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete ar¬shi¬hi, ve midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe Atij i qof¬të falënderimit në numrin e krijesave të Tij, kënaqësisë së Tij personale, peshën e Arshit të Tij dhe ngjyrës së fjalëve të Tij).”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër për të: “SuhbhanAll-llahi adede hal¬kihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete Arshi¬hi, subhanall-llahi midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut në numrin e krijesave të Tij, Lavdia i qoftë All-llahut pasi ai është personalisht i kënaqur, Lavdia i qoftë All-llahut në peshën e Arshit, Lavdia i qoftë All-llahut në sasinë e ngjyrës së fjalëve të Tij).
Në transmetim të Tirmidhiut është: “A dëshiron të të mësoj fjalët të cilat do t’i theksosh?” (Pastaj e theksoi tesbihin e cekur, duke e thënë nga tri herë): “Subhanall-llahi adede halkihi, sub¬hanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, sub¬hanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi mida¬de kelimatihi, subhannall-llahi midade kjelimatihi, subha¬nall-llahi midade kelimatihi.”
Hadithi 1443
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i madhëruar thotë: “Unë jam në men-di¬met e robit Tim për Mua, Unë jam me të kur më përmend Mua, në¬se ai më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në veten Time, e nëse ai më përmend Mua në bashkësi, edhe Unë atë e kuj-toj në bash¬kësi më të mirë se të atij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1444
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ju kanë tejkaluar muferridunët!” (As’ha¬bët) thanë: “Kush janë këta muferridunët, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Muferridë (individë të veçantë) janë ata dhe ato që e përmendin shumë All-llahun xh.sh.”
(Transmeton Muslimi)
Është përcjellur: “El-Muferridun” janë me “R” të dyfishuar, disa thonë pa të. E pranueshme është ajo e shumicës: me dyfi-shim.
Hadithi 1445
Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Dhikri më i vlefshëm ësh¬të La ilahe il-lall-llah.”
(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadidh hasen)
Hadithi 1447
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë: Subhanall-llahi ve bihamdihi (Lavdia dhe falënderimi i qoftë All-llahut) për të mbillet një hurmë në Xhenet.”
(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1448
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “E kam takuar Ibrahimin a.s. natën e Israsë, e ai më tha: O Muhammed, komunikoji umetit tënd nga unë selam dhe lajmëroji se Xheneti është vend i mirë; ujë i ëmbël dhe i shërueshëm. Dhe lajmëroji se Xheneti është rrafshinë; fidani i Xhenetit është subhanall-llahi, uel-hamdu lil-lah, la ilahe il-lall-llah dhe All-llahu ekber.”
(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1449
Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi s.a. v.s.) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut.”
(Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)
Hadithi 1451
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se ka thënë: “Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “A dëshiron të të drejtoj në një nga thesarët e Xhenetit?” U përgjigja: “Sigurisht, o i Dërguari i Zotit.” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “La haule ue lâ kuuete il-la bil-lahi” (Nuk ka fuqi as forcë pa ndihmën e All-llahut).
(Muttefekun alejhi)

PËRMENDJA E ALL-LLAHUT NË KËMBË, ULUR, SHTRIRË, PA ABDEST, XHUNUB DHE GJATË TË PËRMUAJSHMEVE. LEXIMI I KUR’ANIT NUK I LEJOHET XHUNUBIT DHE FEMRËS QË KA TË PËRMUAJSHMET


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata, që e përmendin All-llahu në këmbë, ulur, edhe ratë...”
(Ali Imran, 190-191)
Hadithi 1452
Nga Aishja r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e përmendte All-llahun në çdo kohë dhe në çdo situ-atë.”
(Transmeton Muslimi)


FJALËT E TË DËRGUARIT PARA DHE PAS GJUMIT TË TIJ


Hadithi 1454


Nga Hudhejfete dhe nga Ebu Dherr r. anhuma transmetohet se kanë thënë: “Kur i Dërguari i All-llahut shkonte në shtrat, thonte: “All-llahu im, me emrin Tënd jetoj dhe vdes”, kurse kur zgjohej thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut, që na ngjall pasi na vdes, tek Ai ringjallemi.”
(Transmeton Buhariu)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:03 pm

VLERA E DHIKRIT NË RRATHË, PREFERIMI I MBAJTJES SË TIJ DHE NDALIMI I MOSMBAJTJES SË TIJ PA SHKAK TË ARSYESHËM




All-llahu i Madhëruar thotë:
“Qëndro vendosmërisht në anën e atyre që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe në mbrëmje, me dëshirë që të me¬ri¬tojnë simpatinë e Tij, dhe mos i hiq sytë tu prej tyre...”
(el-Kehf, 28)
Hadithi 1455
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar ka engjëj që udhëtojnë gjithnjë dhe kërkojnë ithtarë të dhikrit, e kur gjejnë po¬pullin që e përmend All-llahun e Madhëruar, engjëjt thërrasin: ‘Ejani te nevojat tuaja!’, e pastaj i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e kësaj bote, kurse Krijuesi i tyre, edhe pse e di më mirë se ata, i pyet: ‘Ç’po flasin njerëzit e Mi?’” Ka thënë: “Engjëjt tho¬në: ‘Po të lavdojnë (tesbih) Ty, po të madhërojnë (tekbir) Ty, po të falënderojnë (tahmid) Ty dhe po të lartësojnë (temxhid) Ty’. All-llahu tha: ‘A më kanë parë robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, ata nuk ë kanë parë!’ All-llahu pyeti: ‘Si do të ishin, sikur të më shihnin?’ Engjëjt thonë: ‘Sikur Të të shihnin, ata edhe më tepër do Të të adhuronin, do Të të falënderonin dhe do Të të lavdonin’. All-llahu tha: ‘A po kërkojnë diçka robërit e Mi?’ Engjëjt thanë: ‘Po Të lusin për Xhenet’.” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “All-llahu thotë: ‘A e kanë parë atë?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, o Krijues, nuk e kanë parë Xhenetin’. All-llahu atëherë u tha: ‘E si do të luteshin për Xhenetin, sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë Xhenetin, ata edhe më shumë do të lakmonin për të, edhe më shumë do të kërkonin dhe edhe më shumë do të dë¬shi¬ronin’. Atëherë All-llahu i pyeti ata: ‘Prej çfarë gjëje ata kër-kojnë mbrojtje dhe strehim?’ Engjëjt thanë: ‘Ata kërkojnë mbrojtje nga zjarri’. All-llahu tha: ‘A e kanë parë ata zjarrin?’ Engjëjt thanë: ‘Jo, për All-llahun, nuk e kanë parë!’ All-llahu tha: ‘E si do të kër¬konin ata mbrojtjen nga zjarri sikur ta kishin parë?’ Engjëjt thanë: ‘Sikur ta kishin parë zjarrin, ata edhe më shumë do të iknin nga ai, dhe edhe më shumë do të frikësoheshin nga ai’. All-llahu i Madhë¬ruar thotë: ‘Bëhuni dëshmitarë që po ua fal atyre.” Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Një prej engjëjve thotë: ‘O Krijues, në mesin e tyre është një që nuk është prej tyre, Ai ka ardhur në mesin e tyre për shkaqe private.’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Ata të gjithë së bashku ulen, nuk mund të jetë i pakënaqur një fqinj i tyre që qëndron ulur në shoqërinë e njëjtë.”
(Muttefekun alejhi)
Sipas transmetimit të Muslimit: Nga Ebu Hurejra r.a. trans¬metohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu ka engjëjt udhëtarë të zgjedhur, të cilët i përcjellin tubimet e dhik¬rit dhe kur gjejnë tubim të dhikrit, ata ulen me ta dhe e mbështjellin një¬ri-tjetrin me krahët e tyre, kështu që e mbu-shin gjithë ç’ka mes tyre dhe qiellit të kësaj bote. Pasi shpërn-da¬hen (të tubuarit), engjëjt ngrihen dhe shkojnë në qiell. Atë-herë All-llahu i pyet ata për përmendësit e All-llahut, ndonëse më mi¬rë se ata e di gjendjen e tyre: ‘Prej nga erdhët?’ Engjëjt thonë: ‘Vijmë nga robërit e Tu, që në tokë të bëjnë tesbih, tekbir, tehlil, tahmid dhe lutje!’ All-llahu i Madhëruar thotë: ‘Për çfarë po më lu¬sin?’ Engjëjt thonë: ‘Të lusin për Xhenetin!’ All-llahu thotë: ‘A e kanë parë ata Xhenetin tim?’ Engjëjt thonë: ‘Jo, Krijuesi ynë!’ All-llahu thotë: ‘E si do të lutnin ata për Xhenetin sikur ta kishin parë atë?’ Engjëjt thonë: ‘Të lusin t’i strehosh ata.’ All-lla¬hu thotë: ‘A e kanë parë ata zjarrin Tim?’ Engjëjt thonë: ‘Jo!’ All-llahu thotë: ‘E si do ta bënin këtë sikur ta kishin parë atë?’ Engjëjt thonë: ‘Ata të lusin për falje’. All-llahu thotë: ‘Unë tashmë të gjithëve ua kam falur dhe u kam dhënë ç’kanë kërkuar dhe i kam mbrojtur nga ajo që kanë kërkuar.” Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Engjëjt thanë: ‘Në mesin e tyre ka një rob mëkatar, ai ka ecur dhe rastësisht iu është bashkangjitur.’ All-llahu thotë: ‘Edhe atij ia kam falur, sepse ata janë popull, individët e të cilit nuk mund të jenë jo të lumtur.”
Hadithi 1456
Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Ebu Seidi r.a. transmetohet se ka¬në thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë grup nje¬rë¬zish nuk do të ulen ta përmendin All-llahun dhe që engjëjt nuk do t’i rrethojnë, nuk do t’i kaplojë mëshira dhe nuk do të lëshohet mbi ta qetësia shpirtërore dhe që All-llahu nuk do t’i theksojë dhe njoftojë me shpirtrat e tij të zgjedhur dhe me engjëjt e botëve të larta hyjnore.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1457
Nga Ebu Uakid el-Harith b. Aufi r.a. transmetohet se njëherë i Dërguari i All-llahut është ulur në xhami, rreth tij ishin as’habët, e me atë rast erdhën tre persona në xhami. Dy prej tyre u nisën në drejtim të të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., kurse një shkoi. Dy që u nisën nga Pejgamberi s.a.v.s., kur erdhën deri te rrethi rreth Muhamedit s.a.v.s., një prej tyre e pa një vend të zbrazët dhe u ul. Personi i dytë u ul prapa rrethit, kurse shoku i tyre i tretë doli nga xhamia. Pasi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. mbaroi me ligjëratën tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për gjendjen e këtyre tre ardhaca-këve? Një nga ata iu mbështet All-llahut dhe All-llahu e ka pranu-ar, i dyti ka ngurruar nga turpi, prandaj edhe All-llahu duke u turpëruar, ka ngurruar nga ai (dënimin), kurse sa i përket të tretit që ktheu shpinën, edhe All-llahu ka kthyer nga ai (mëshi¬rën e Tij).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1458
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: Muaviu me një rast doli në xhami në rrethin e xhematit dhe tha: “Pse qëndroni këtu?” U përgjigjën: “Qëndrojmë ulur që ta përmendim All-llahun.” (Muaviu) ka thënë: “Ju qëndroni ulur këtu vetëm për All-llahun?” Thanë: “Veçmas për këtë qëndrojmë këtu.” Muaviu ka thënë: “Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj thënies tuaj. Askush në shtëpinë (vendin) tim për të Dërguarin e All-llahut nuk ka komunikuar më pak hadithe se unë, por këtë herë ju komunikoj se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. me një rast doli në mesin e as’habëve, të cilët ishin ulur në hallkë në xhami, dhe u tha: “Për ç’arsye qëndroni ulur këtu?” Thanë: “Ne këtu qëndrojmë ulur për ta përmendur All-llahun dhe për ta falënderuar që na ka përudhur në Islam dhe që na e ka dhuruar atë.” (I Dërguari i All-llahut) ka thënë: “Ju këtu qëndroni ulur vetëm për All-llahun? Sa më përket mua, unë nuk ju jam përbetuar nga dyshimi ndaj jush, por do t’ju komunikoj se më ka ardhur Xhibrili s.a.v.s. dhe më ka laj¬mëruar se All-llahu krenohet me ju para engjëjve.”
(Transmeton Muslimi)


DHIKRI GJATË SABAHUT DHE AKSHAMIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe de¬vot¬shmëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.”
(el-A’raf, 205)
Ekspertët gjuhësorë pohojnë se “asâl” është shumësi i “esîl.” Kjo kohë është ndërmjet ikindisë dhe akshamit.
“Ndërsa Zotin tën madhëroje dhe lavdëroje në mbrëmje dhe në mëngjes.”
(Gafir, 55)
“Dhe lartëso me falënderim Zotin tënd, para se të dalë dielli dhe para se të perëndojë.”
(Ta Ha, 130)
Ekspertët gjuhësorë pohojnë se “ashijjun” d.m.th. koha prej drekës deri në aksham.
“Nëpër shtëpi që janë ngritur me lejen e All-llahut aty përmendet edhe emri i Tij, aty e lavdërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ka njerëz, të cilët puna dhe shitblerja nuk i pengon ta përmendin All-llahun në muzg dhe në agim.”
(Sa’d, 18)
Hadithi 1461
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur zgjohej thonte: “O All-llah, me Ty zgjohemi dhe me Ty na zë mbrëmja, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringja¬lle¬mi.” Kurse kur binte në gjumë thonte: “O All-llah, me Ty jetojmë, me Ty vdesim dhe te Ti ringjallemi.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1462
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Ebu Bekr es-Siddiku r.a. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, m’i urdhëro disa fjalë që t’i shqiptoj kur të zgjohem dhe kur të flej.” (Muhammedi s.a.v.s.) ka thënë: “Thuaj: O All-llah, Krijues i qiejve dhe i tokës, njohës i fsheh¬tësisë dhe i së njohurës, Krijues i çdo gjëje dhe Sundues i tyre, unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Teje, te Ti kërkoj mbrojtje nga e keqja ime dhe nga e keqja e djallit dhe e idhuj-tarisë së tij.” (Pas¬taj) ka thënë (Pejgamberi s.a.v.s.): “Këto fjalë thuaj sa herë të zgjohesh, të ngrysesh dhe sa herë të shtrihesh në shtrat.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili ka thënë se është hadith hasen sahih)
Hadithi 1463
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s., kur ngrysej, thonte: “Ne jemi ngrysur, por edhe sundimi i All-llahut, nuk ka zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, i Cili nuk ka rival.” Transmetuesi më tej thotë: “E kam parë (Pejgamberin s.a. v.s.) se pas fjalëve të theksuara ka thënë: “Atij i takon sundimi dhe Atij i takon lavdia, Ai është i Gjithëfuqishëm. O Krijues, të kërkoj-më të mirën për tërë këtë natë dhe për ato që vijnë pas kësaj. Të mbështetem prej çdo të keqeje në këtë natë dhe së keqes në netët vijuese. Krijues, të mbështetem nga përtacia dhe mendjemadhësia e shëmtuar. Të mbështetem nga dënimi i Xhehenemit dhe dënimi në varreza.” Ndërsa kur zgjohej, thonte po ashtu kështu, por në vend: “jemi ngrysur” (emsejna) thonte “jemi zgjuar” (asbahna) dhe “sundimi yt është zgjuar.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1464
Nga Abdull-llah b. Hubejb r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë: “Lexoje: Kul huuAll-llahu ehad dhe dy muavedhetejna (Kul eudhu) kur të ngrysesh dhe kur të zgjo¬hesh nga tri herë, do të mjaftojë kjo mbi të gjitha.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
FJALËT E NDRYSHME PARA GJUMIT
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Në krijimin e qiejve dhe të tokës, edhe në ndërrimin e natës e të ditës ka me të vërtetë argumente për ata që kanë mend. Për ata që e përmendin All-llahun në këmbë, edhe ulur, edhe ratë dhe mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës.”
(Ali Imran, 190-191)
Hadithi 1466
Nga Hudhejfe dhe nga Ebu Dherri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur binte në shtrat, thonte: “Me emrin tënd, o All-llah, unë jetoj dhe vdes.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1467
Nga Aliu r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka thënë atij dhe Fatimes r. anhuma si vijon: “Kur të shkoni për në shtrat, apo kur të shtriheni në shtrat, thoni tridhjetë e tri herë All-llahu ekber, tridhjetë e tri herë shubhanall-llah dhe tridhjetë e tri herë el-hamdu lil-lah.”
Në një transmetim thuhet: “Subhnall-llahu ëshë tridhjetë e katër herë”, kurse sipas një transmetimi tjetër: “All-llahu ekber është tridhjetë e katër herë.”
(Muttefeku alejhi)
Hadithi 1468
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndonjë nga ju të shkojë për në shtrat, le ta shkundë shtratin me ndonjë mjet, le ta fshijë me bren¬dinë e izarit (material për veshje) të tij, sepse nuk është e njohur se ç’ka hyrë pas tij në shtrat e pastaj le të thotë: Me emrin Tënd, o Krijuesi im, bie në shtrat dhe ngrihem nga ai, nëse më lë (më vdes) atëherë mëshirohu, e nëse më lë në jetë, atëherë më ruaj siç i ruan robërit e Tu të mirë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1469
Nga Aishja r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s., kur ulej në shtrat, frynte në duart e tij dhe lexonte mbi to dy muavedhetejna (Felek dhe Nas), e atëherë me duart e tij e fër¬konte trupin e tij.
(Muttefekun alejhi)
Në transmetimin tjetër, të Buhariut dhe Muslimit, thuhet se “Pejgamberi s.a.v.s. kur shkonte në shtrat, çdo natë i bashkonte shuplakat e tij, frynte në to dhe lexonte: “Kul huuall-llahu ehad, Kul eudhu birabbi-l-felek dhe Kul eudhu bi rabbi-n-nas”, e pastaj me to e fërkonte sa ishte e mundur trupin e tij. Fillonte (të fërkojë) me duart e tij nga koka dhe fytyra e tij dhe pjesën tjetër të përparme të trupit. Këtë e bënte nga tri herë.”
(Muttefekun alejhi)
Gjuhëtarët pohojnë se shprehja “en-nefthu” - fryerje - ka qenë pa zë.
Hadithi 1470
Nga Bera’ b. Azibi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë mua: “Kur të nisesh për në shtratin tënd, merr abdest si për namaz, e pastaj shtriu në anën e djathtë dhe thuaj: “All-llahu im, po të dorëzohem Ty, gjendjen ti¬me po ta besoj Ty, strehohem nën mbrojtjen Tënde, me dëshirë nga Ti dhe nga frika prej Teje. Strehim dhe shpëtim nuk ka prej Teje përveç te Ti. Besoj në Librin Tënd që e ke shpallur dhe Pejga-mbe¬rin Tënd që e ke dërguar. Nëse vdes, vdes i pastër. Këto fjalë le të jenë fjalët e fundit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1471
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s., kur shkon-te në shtratin e tij, thonte: “Falënderimi i qoftë All-llahut që na ush¬qeu dhe na dha të pimë, që kujdeset për ne dhe na strehon, e sa janë ata që nuk kanë mbrojtës e strehues.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1472
Nga Hudhejfe r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur dëshironte të flente, dorën e tij të djathtë e vendoste në fytyrën e tij, e atëherë thonte: “All-llahu im, më ruaj nga dëni-mi yt ditën kur do t’i rignjallësh robërit e Tu.”
(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)
Ebu Davudi e transmeton këtë hadith nga Hafseja r. anhuma dhe thekson se i Dërguari këto fjalë i theksonte nga tri herë.






LIBRI PËR DUATË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Zoti juaj ka thënë: “Më thërrisni t’ju përgjigjem.”
(Gafir, 60)
“Lutjuni Zotit tuaj, me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata që e teprojnë.”
(el-A’raf, 55)
“Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet.”
(el-Bekare, 186)
“Ai, që i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai, që të keqen e largon.”
(en-Neml, 62)
Hadithi 1473
Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Lutja është ibadet.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
Hadithi 1476
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. thonte: “All-llahu im, unë të lus për udhëzim dhe devotshmëri, për dëli¬rë¬si dhe mëvetësi (mosvarjen nga të tjerët).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1477
Nga Tarik b. Eshjeme r.a. transmetohet se ka thënë: “Kur një nje¬ri e pranonte Islamin, Pejgamberi s.a.v.s. ia mësonte namazin dhe atëherë e urdhëronte të lutet me këto fjalë: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo.”
(Transmeton Muslimi)
Në transmetimin tjetër të Tarikut, Muslimi thotë se Tariku e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. se një njeri, që ka ardhur te i Dër¬guari s.a.v.s. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç'të them unë kur ta lus Zotin tim?” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Thuaj: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo”, sepse këto fjalë përmbajnë tërë dunjanë dhe ahi¬retin tënd.”
Hadithi 1478
Nga Abdull-llah ibn Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet të ke¬të thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë: “All-llahu im, që lirisht disponon dhe drejton zemrat, drejtoji zemrat tona nga nën¬shtrimi ndaj Teje.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1479
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Kërkoni mbrojtjen e All-llahut nga presionet e sprovave, nga thellësitë e fatkeqësisë, nga fati i keq dhe nga gëzimi i armi¬kut.”
(Muttefekun alejhi)
Në transmetimin tjetër Sufjani thotë: “Dyshoj se kam shtu-ar ndonjë (fjalë) prej tyre.”
Hadithi 1480
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu im, ma përkryej fenë time, që është mbrojtja e jetës (punës) sime, ma përkryej botën time, në të cilën është jeta ime e tashme, ma përkryej ahiretin tim, në të cilin është kthimi im i përhershëm, ma bë jetën përparimtare në çdo të mirë dhe vdekjen të sigurtë (qetë) nga çdo e keqe.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1481
Nga Aliu r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka thënë mua i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s.: “Thuaj: All-llahu im, më udhëzo dhe gjith¬një më mbaj në rrugë të drejtë.”
Në transmetim tjetër është: “All-llahu im, të lus Ty për udhë¬zim dhe orientim të drejtë!”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1482
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga paaftësia dhe për¬tacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia. All-llahu im, të mbësh¬te¬tem Ty nga dënimi i varrit dhe të mbeshtetem Ty nga sprovat e je¬tës dhe të vdekjes.”
Në një transmetim tjetër shtohen fjalët: “nga borxhet e rën¬da dhe nga mbizotërimi i njerëzve.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1483
Nga Ebu Bekr es-Siddiku r.a. transmetohet se ai i ka thënë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: “Ma mëso një lutje (dua) që do ta bëj në namazin tim.” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Thuaj: All-lla¬hu im, vërtet unë i kam bërë vetes shumë dhunë dhe, meqë më¬katet nuk i fal kush tjetër përveç Teje, atëherë më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro. Vërtet Ti je falës dhe mëshirues i madh.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër (të Muslimit) thuhet: “që në shtë¬pinë time (të lutem).” Në transmetimin tjetër në vend “dhu¬në të shumtë” transmetohet “dhunë të madhe”, prandaj është e ne¬voj¬shme që të dy transmetimet të bashkohen dhe të thuhet: “dhu¬në të shumtë e të madhe.”
Hadithi 1485
Nga Aishja r. anha transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. pat thë¬në në lutjet e tij: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e asaj që kam vepruar dhe nga e keqja e asaj që nuk e kam vepru-ar.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1486
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “Prej lut¬jeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë: “All-llahu im, të mbësh¬te¬tem Ty nga ndërprerja e dhuntive të Tua, dhe nga ndërri-mi i mbroj¬tjes Tënde, dhe nga zemërimi Yt i papritur, dhe nga dufi Yt i papri¬tur dhe nga çdo hidhërim Yti.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1487
Nga Zejd b. Erkame r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërgua¬ri i All-llahut pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga paaf¬të¬sia dhe përtacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga dënimi i va¬rrit. All-llahu im, m’i jep devotshmëri personale shpir-tit tim, ma pastro shpirtin tim nga çdo negativitet, sepse Ti je pastruesi më i mirë, Ti je miku dhe mbrojtësi im personal. All-llahu im, të mbësh¬tetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devotshme, nga shpir¬ti i pangishëm dhe nga thirrja të cilës nuk i përgjigjesh.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1488
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. pat thënë: “All-llahu im, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, te Ti marr siguri, me ndihmën Tënde dhe për Ty hidhërohem dhe Ty të drejtohem për zgjedhje, prandaj më fal ç’kam vepruar më herët dhe më vonë, ç’kam fshehur dhe ç’kam ko¬mu¬nikuar. Ti je Ai që edhe më parë edhe më vonë je Krijues, nuk ka zot tjetër përveç Teje.” Disa transmetues shtojnë: “Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1489
Nga Aishja r. anha transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. është lu¬tur me këto fjalë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga sprovat e zja¬rrit dhe nga dënimi i Xhehenemit, nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih. Ky citat është nga Ebu Davudi)
Hadithi 1490
Zijad b. Ilakate transmeton nga xhaxhai i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga punët e qortuara morale, afariste dhe të vullnetit.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1491
Nga Shekel b. Humejdi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I tha¬shë: “O i Dërguari i All-llahut, ma mëso një lutje!” Ka thënë: “All-lla¬hu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keq¬ja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zem¬rës sime dhe nga e keqja e dëshirave (organeve gjenitale) të mia.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1492
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga gërbula, çmenduria, zgjebja dhe nga të gjitha sëmundjet e shëmtuara.”
(Ebu Davudi me sened sahih)
Hadithi 1494
Nga Aliu r.a. transmetohet se i ka ardhur një rob i hyrë në borxh që i tha: “Unë nuk kam mundësi ta paguaj kompensimin tim nga robëria, prandaj më ndihmo!” (Aliu r.a.) tha: “Do t'i mësoj ca fja¬lë, të cilat mua më ka mësuar i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e si¬kur ti të kesh sa një mal borxh, do ta paguash atë. “Thuaj: “All-llahu im, më kënaq me hallallin Tënd nga harami Yt dhe më bë të mëvetësishëm me mirësinë Tënde nga çdo gjë, përveç Teje.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1495
Nga Imbran b. Husajn r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka mësuar babanë e tij, Husainin, me dy fjalë, me të cilat ai e ka bërë lutjen: “All-llahu im, më frymëzo me orientim të drej-të dhe më ruaj nga e keqja e vetvetes.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1496
Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do t’i drejtohem All-llahut të Madhëruar.” - Ka thënë: “All-lla¬hun luteni për shëndet.” Pasi kaluan disa ditë, sërish i erdha dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do ta lus All-llahun e Madhëruar.” (Muhammedi s.a.v.s.) më tha: “O Ab-bas, o xhaxhai i të Dërguarit të All-llahut, All-llahun luteni për shëndet në këtë botë dhe në ahiret.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith sahih)
Hadithi 1497
Nga Shehr b. Hausheb transmetohet se ka thënë: “I kam thënë Ummi Selemes r. anha: “O nëna e besimtarëve, cilën lutje e thonte më së shumti i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., kur gjendej te ti?” Tha ajo: “Lutja më e shpeshtë e tij ka qenë: “O lëvizës i zemrave, për¬forcoje zemrën time në fenë Tënde.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1500
Nga Ebu Emame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka bërë dua të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë nga ato. I thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ti bëre lutje të shum¬ta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë.” Ai tha: “Tani unë do t’ju drejtoj në diçka që i përmban të gjitha. Thoni: “All-llahu im, unë të lus për të mirë për të cilën të ka lutur Pejgamberi Yt, Muhammedi s.a.v.s., dhe të mbështetem Ty nga e keqja për të cilën të është mbështetur Pejgamberi Yt, Muhammedi s.a.v.s.. All-llahu im, Ti je Ai që ndihmon dhe vetëm Ti je arritës (i qëllimeve tona). Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1501
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Në mesin e lut¬jeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë edhe: “All-llahu im, unë të lus për mëshirën Tënde të obligueshme, për faljen Tënde dhe shpë¬timin Tënd të domosdoshëm nga çdo mëkat, dhe pasurinë nga çdo e mirë, për fitoren me Xhenet dhe për shpëtimin nga zja-rri.”
(Hakim Ebu Abdull-llahu, i cili thotë se hadithi është sahih sipas kushteve të Muslimit)

.
VLERA E LUTJES NË MUNGESË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ata që kanë ardhur pas atyre, thonë: “O Zoti ynë! Na e fal neve dhe vëllezërve tanë që na kanë prirë në besim.”
(el-Hashr, 10)
“Kërko falje për mëkatet e tua dhe për besimtarët e besimtaret!”
(Muhammed,19)
“All-llahu i Madhëruar na lajmëron se Ibrahimi s.a.v.s. është lutur: “O Zoti ynë më fal mua,edhe prindërit e mi, edhe tërë besimtarët - atë ditë kur të jepet llogari.”
(Ibrahim, 41)


Hadithi 1502
Nga Ebu ed-Derda r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërgua¬rin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Nuk ka rob musliman, që e lut All-llahun për vëllanë e tij jo të pranishëm, e që engjëlli mos t’i thotë: “Edhe ty të qoftë po ashtu!”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1503
Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. pat thënë: “Lutja e një njeriu musliman për vëllanë e tij jo të pranishëm është e pranueshme. Te koka e lutësit është një en¬gjëll i autorizuar, i cili, kur lutësi kurdoqoftë bën një lutje në dobi të vëllait të tij, engjëlli i autorizuar në lutje thotë: “Pranoje, o Zot, edhe ty të qoftë po ashtu!”
(Transmeton Muslimi)


PYETJET RRETH ÇËSHTJES SË LUTJES


Hadithi 1504
Nga Usame b. Zejd r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ai që për mirësinë e bërë i falënderohet mirëbërësit me fjalët: “All-llahu të shpërbleftë me të mirë - e ka shprehur mirënjohjen e tij të duhur.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)


Hadithi 1505
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fëmijët tuaj, mos mallkoni pasurinë tuaj. Mos ia qëlloni çastit në të cilin All-llahu lutësit ia plotëson çdo gjë të kërkuar, që edhe mallkimit tuaj t’i përgjigjet pozitivisht.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1507
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk ngut-en duke folur: “Unë lus (qysh moti) Krijuesin tim, kurse lutja nuk më pranohet.”
(Muttefekun alejhi)


Në transmetimin e Muslimit është: “Lutjes së njeriut gjith¬një i përgjigjet derisa nuk lutet për të keqe, ose për t'i prishur marrëdhëniet farefisnore, ose nuk ngutet.” As’habët kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është ngutia?” (Pejgamberi s.a.v.s.) tha: “Kjo është kur lutësi thotë: “Unë kam lutur e lutur, por nuk po shoh të më pranohet. “Në këtë gjendje ai lodhet dhe e lë lutjen.”


Hadithi 1508
Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I është thënë të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.: “Kur është lutja më e pra¬nuesh¬me?” Ka thënë: “Pjesa e fundit e natës dhe në fund të namazeve të obliguara.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)


Hadithi 1509
Nga Ubadete b. Samiti r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Në tokë nuk ka asnjë musliman, që e lut All-llahun për diçka, e që këtë All-llahu nuk do t’ia japë, ose për ndërrim me këtë nuk do t’ia heqë ndonjë të keqe, përveç nëse lutësi lutet për mëkat ose për ndërprerjen e farefisnisë.” Një njeri nga të pra¬nishmit tha: “Atëherë të lutemi shumë!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “All-llahu edhe më shumë jep.”
(Tirmidhiu, që thotë se ky është hadith hasen sahih).
Hakimi transmeton nga Ebu Seidi duke ia shtuar: “Ose edhe po aq i jep shpërblim.”


Hadithi 1510
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. në situatat e vështira thonte: “Nuk ka zot tjetër për¬veç All-llahut të Madhëruar. Dhe thonte: ”Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut, Sunduesit të Arshit të madh, nuk ka zot tjetër përveç All-lla¬hut, krijuesit të qiejve dhe krijuesit të tokës, krijuesit të Arshit fisnik.”
(Muttefekun alejhi)

.
KERAMETET E EULIJAVE DHE VLERA E TYRE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Pa dyshim dashamirët e All-llahut nuk frikësohen për kurrgjë e as nuk pikëllohen apo jo? Ata, që besojnë dhe që ruhen, për ata ka përgëzime edhe në këtë jetë edhe në ahiret - fjalët e All-llahut nuk kanë të ndryshuar - ajo është njëmend sukses i madh.”
(Junus, 62, 63, 64)
“Shkunde trupin e hurmës se për ty kanë për të rënë hur¬ma të freskëta. Andaj ha, pi dhe qetësohu!”
(Merjem, 25-26)
“Dhe Zoti i saj e pranoi me ëndje atë dhe e rriti mirë dhe ia la në besë Zekerijjaut. Sa herë që hynte Zeke¬rij¬ja te ajo, në dhomë gjente ushqim te ajo. Prej nga kjo, oj Merjem? - i thonte kurse ajo i përgjigjej:. “Prej All-llahut, All-llahu e furnizon pa masë, kë të dojë.”
(Ali Imran,37)
“Kur i patët lënë ata edhe ato të cilave u falen ata, në vend të All-llahut, strehohu pra në shpellë. Zoti juaj do t’ju mbulojë me mëshirën e vet dhe do t’ju përgatisë atë që është e dobishme për ju. Dhe ke mund të shohësh se si dielli, kur lind, i kalon shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndon i kalon nga ana e majtë.”
(el-Kehf, 16-17)


Hadithi 1512
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Në popujt e kaluar ka pasur muhad¬de¬thë (njerëz të drejtë), e nëse te populli im ka ndonjë, atëherë ai është Umeri.”
(Transmeton Buhariu)


Muslimi transmeton hadithin e njëjtë nga Aishja r.a. Ibn Vehbi në dy transmetimet thotë se “muhaddethûn” janë njerëz me ilham (frymëzim)


Hadithi 1513
Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma transmetohet se ka thënë: “U ankuan banorët e Kuffes tek Umer b. el-Hattabi r.a. për Sa’din d.m.th. për Ibn Ebi Vekkasin r.a., kështu që Umeri r.a. (në vend të Sa’dit) e vendosi për mëkëmbës Ammarin. Ata u ankuan sa theksuan që ai nuk falet mirë. Ai e ftoi atë të vijë dhe i tha: “O Ebu Is’hak, këta pohojnë se ti nuk falesh mirë!” (Sa’di) tha: “Pasha All-llahun, sa më përket mua, unë me ta fali, namazin e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. nga i cili unë nuk heq dorë. Unë fal dy rekate të jaci-së, në të cilët e zgjas qëndrimin në këmbë, kurse në dy të fundit e shkur¬toj.“ Umeri r.a. tha: “I këtillë është mendimi për ty, o Ebu-l Is’¬hak!” Atëherë Umeri r.a. i dërgoi me të një apo dy njerëz në Kuffe, të cilët i pyetën banorët e Kuffes për Sa’din në çdo xhami. Të gjithë xhematlinjtë u shprehën mirë për të. Kur i delegu-ari i Umerit r.a. erdhi në xhaminë Beni Absi, një njeri u çua në këmbë. E quanin Usame bin Katade, por kishte ofiqin Ebu Sa’d, dhe tha: “Pasi ti na pyet për Sa’din, unë të pohoj se Sa’di e ka lënë luftimin me ushtrinë, se drejtësinë nuk e ndan drejtë dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtë.” Atëherë Sa’di tha: “Sa më përket mua, unë vërtet për këtë do të bëj një lutje (nëmë) për tri gjëra: “All-llahu im, nëse ky robi yt është gënjeshtar dhe është ngritur në këmbë për t’u parë e për t’u dëgjuar, atëherë zgjatja jetën, jepi varfëri të gja¬të dhe ekspozoje sprovave.” Kështu ka ndodhur, pastaj kur e pyet¬nin për gjendjen, thonte: “Unë jam plak i moshuar me shumë spro¬va, më ka zënë nëma e Sa’dit.” Abdulmelik b. Umejri rrëfen se Xha¬bir b. Semure i ka thënë: “Unë e kam parë pas asaj se si i kanë rënë vetullat në sy nga pleqëria e shtyrë, e kur fqinjët e takonin në rru¬gë, në të cilat shtrihej, ata i shmangeshin.”
(Muttefekun alejhi)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:03 pm

Hadithi 1514
Nga Urvete b. Zubejri transmetohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrë diçka nga toka e saj. Seidi atëherë tha: “Unë të marrë diçka nga toka e saj, pas asaj çka kam dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.?” (Mervani) tha: “Ç’ke dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.?” (Seidi) ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush e merr një pëllëmbë tokë me dhunë nga tjetri, me të do të ngje-shet deri në shtatë palë tokë.” Mervani i tha atij: “Unë nuk të pyes më për sqa¬rim pas kësaj.” Seidi atëherë tha: “All-llahu im, nëse ajo është gënjeshtare, atëherë verboja sytë dhe bëje të vdekur në tokën e saj.” Transmetuesi i këtij hadithi thotë: “Ajo nuk ka vdekur derisa nuk është verbuar dhe, derisa ecte nëpër tokën e saj, ra në një pus dhe u përmbyt në të.”
(Muttefekun alejhi)


Nga transmetimi i Muslimit: “Nga Muhammed b. Zejd b. Abdull-llah b. Umeri transmetohet se ai e ka parë atë të verbër, që, duke prekur muret, ka thënë: “Më ka zënë nëma e Seidit. Ajo pastaj hasi në pusin e shtëpisë së saj, për të cilin është grindur, dhe ra në pus; ky ishte varri i saj.”

.
NDALIMI I PËRGOJIMIT DHE URDHRI I RUAJTJES SË GJUHËS


All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, shmanguni morisë së parashikimeve! Disa parashikime me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiu¬no¬ni njëri-tjetrin e as mos përqeshni njëri-tjetrin! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vde¬kur? Ju atë e dini se është shumë keq - prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu vërtetë pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm.”
(el-Huxhurat, 12)
“Mos paso atë për çka nuk di! Edhe të pamurit edhe të dë¬gjuarit edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.”
(Isra, 36)
“Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigji¬lenti i gatshëm.”
(Kaf, 18)
Është e domosdoshme të dihet se çdo moshërritur është i obli¬guar ta ruajë gjuhën e tij nga çdo e folur, përveç asaj që tregon dobi. Madje edhe atëherë, nëse është e barabartë të flitet dhe të mos flitet edhe për gjërat e dobishme, sunet është përmbajtja nga të folurit, sepse shpeshherë kuvendimi i lejuar e çon njeriun në të palejuarën apo të jopreferuarën. Kjo është praktikë e shpeshtë, pran¬daj është e nevojshme mbrojtja nga kuvendimet e ndaluara e të jopreferuara.
Hadithi 1519
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Kush beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit, le të fle¬të mirë ose le të heshtë.”
(Muttefekun alejhi)
Ky hadith tregon se është e nevojshme të përmbahemi nga të folurit, përveç nëse është i mirë, d.m.th. nëse dobia e tij është e dukshme. Ndërsa nëse dobia e tij është e dyshimtë, atë-herë nuk bisedohet.
Hadithi 1522
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se e ka dëgjuar Pejgam-berin s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, për të ci¬lën ai deklarohet (pa e menduar), mund të rrëshqa-së drejt zjarrit më larg se distanca ndërmjet lindjes dhe perëndi-mit.”
(Muttefekun alejhi)
Domethënia e “deklarohet” (jetebejjenu) është rezonimi i tij, në është mirë apo jo.
Hadithi 1523
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu ësh¬të i kënaqur, kurse ai nuk ka kujdes, do të jetë i ngritur nga All-llahu në shkallë (të nderit). Dhe vërtet njeriu me një fjalë të folur, me të cilën All-llahu s’është i kënaqur, kurse nuk ka kujdes, do të hudhet në Xhehenem.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1524
Nga Ebu Abdurrahman Bilal b. el-Harith el-Muzenij r.a. trans¬me¬tohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet njeriu flet një fjalë me të cilën All-llahu është i kënaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do të arrijë diçka. All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj e kënaqësinë e Tij deri në ditën e takimit me të. Dhe vërtet njeriu flet një fjalë, të cilën All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpre¬suar se do të arrijë diçka, All-llahu për këtë atij do t’ia shkruaj ze¬mërimin e Tij deri në ditën e takimit me të.”
(Maliku në Muvatta dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
Hadithi 1525
Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. transmetohet se ka thënë: “I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më thuaj diçka që të mbro-hem me të!” Tha: “Thuaju: Krijuesi im është All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (në këtë)!” Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, për çka fri¬kësohesh më së shumti mua?” (I Dërguari i All-llahut) e kapi gju¬hën e vet e pastaj tha: “Nga kjo.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
Hadithi 1526
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos flitni shumë pa përme-ndjen e All-llahut. Sepse, shumë biseda pa përmendjen e All-llahut e vdesin zem¬rën. Vërtet, më së largu nga All-llahu janë ata që i kanë zemrat e vdekura.”
(Transmeton Tirmidhiu)
Hadithi 1528
Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është shpëtimi?” Ka thënë: “Zotëro gju¬hën tënde, rri në shtëpinë tënde dhe qaj për mëkatet e tua.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1529
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Kur zgjohet njeriu, të gjitha gjymtyrët e tij i kthe-hen gjuhës duke i thënë: “Ki frikën All-llahut lidhur me ne, sepse ne je¬mi me ty. Nëse ti je në rrugë të drejtë, edhe ne jemi në rrugë të drejtë, e nëse ti lajthit, edhe ne kemi lajthitur.”
(Transmeton Tirmidhiu)
Domethënia e “i kthehen gjuhës” d.m.th. i nënshtrohen asaj.
Hadithi 1531
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A e dini ç’është përgojimi?” (As'habët) thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “Përmendja e vëllait me atë që nuk i vjen mi¬rë.” Dikush tha: “E ç’mendon, nëse ajo që flas për vëllanë tim është e vërtetë?” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që ti flet, atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që e flet nuk ësh¬të e vërtetë, atëherë ke shpifur.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1532
Nga Ebu Bekri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s. në hutben e tij në Bajramin e Kurbanit në Minne, në Haxhin Lamtumirës, ka thënë: “Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo dita juaj, në këtë muajin tuaj dhe në këtë vendin tuaj. A po e kam për¬cjellur porosinë?!”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1534
Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur më ngritën në Mi’raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i lëndonin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: “Kush janë këta, o Xhib¬ril?” Tha: “Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe e kanë dëmtuar nde¬rin e tyre.”
(Transmeton Ebu Davudi)
Hadithi 1535
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Muslimani në tërësi është i ndaluar për musli¬manin: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij.”
(Transmeton Muslimi)



NDALIMI I DËGJIMIT TË PËRGOJIMIT DHE URDHRI I DËGJUESIT, QË E DËGJON PËRGOJIMIN E NDALUAR, QË TA NDALOJË DHE TA PËRGËNJESHTROJË ATË NËSE NUK MUND TA BËJË KËTË, OSE NËSE PËRGOJUESI NUK E PRANON, TA LËSHOJË TUBIMIN E KËTILLË, NËSE MUNDET


All-llahu i Madhëruar ka thënë:
“Dhe kur dëgjojnë ndonjë marrëzi, i kthejnë shpinën.”
(el-Kasas, 55)
“Ata, që u shmangen fjalëve të kota.”
(el-Mu’minun, 3)
“Edhe të pamurit edhe të dëgjuarit dhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.”
(el-Isra, 36)
“Kur t’i shohësh ata që i nënçmojnë argumentet tona, ti lar¬gohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër. E nëse djalli të bën të harrosh, ti pas përkujtimit mos rri më me jobesimtarët.”
(el-En’am, 68)
Hadithi 1536
Nga Ebu Derda r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Kush pengon që vëllait të tij t’i thyet nderi, All-llahu do ta pengojë zjarrin Ditën e Gjy¬ki¬mit nga fytyra e tij.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1537
Nga Itban b. Maliku r.a. transmetohet se, në hadithin e tij të gja¬të dhe të njohur, që është theksuar në kreun “Shpresa”, ka thë¬në: “Pejgamberi s.a.v.s. është ngritur të falet dhe ka thënë: “Ku është Ma¬lik b. Duhshumi?” Një njeri tha: “Ai njeri është hipokrit, që nuk e do All-llahun as të Dërguarin e Tij.” Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Mos fol kështu, a nuk e ke parë që pohon publikisht se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut për shkak të All-llahut. Dhe vërtet All-llahu ia ka nda¬luar zjarrin atij që thotë: ‘Nuk ka zot tjetër përveç All-llahut’ vetëm për hir të All-llahut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1538
Nga Ka’b b. Maliku r.a. transmetohet se në hadithin e tij të gjatë për rrëfimin e pendimit të tij, i cili është theksuar në kreun për “Pendimin”, ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë duke qenë ulur mes luftëtarëve në Tebuk: “Ç’ka bërë Ka’b b. Maliku?” Atëherë njëri nga Beni Seleme ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, e ka pen¬guar guna e tij dhe shikimi në vetvete.” Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thënë atij: “E shëmtuar është ajo që ke thënë! Pasha All-lla¬hun, o i Dërguari i All-llahut, ne për të dimë vetëm mirë!” I Dër-guari i All-llahut s.a.v.s. e heshti këtë (dhe nuk e kundërshtoi).”
(Muttefekun alejhi)


ÇFARË LEJOHET NGA PËRGOJIMI


Dije se përgojimi është i lejuar për qëllime të pastra të she¬ria-tit, deri te të cilët, pa përgojim, nuk mund të arrihet. Këto arsye janë gjashtë:
Shkaku i parë është: dhuna e vazhdueshme. Atij personi që i bëhet dhu¬në, i lejohet të ankohet te sunduesi, gjyqtari ose ndonjë tjetër që është në sundim apo që ka mundësi ta zbatojë drejtësinë mbi ti¬ra¬nin. I dëmtuari thotë: “Filani më ka bërë dhunë kështu e kështu.”
Shkaku i dytë i lejimit të zbulimeve të mëkateve të huaja është kërkesa e mundësisë që të çrrënjoset ndonjë punë e shëmtu-ar dhe që mëkatari të përmirësohet. Lejohet t’i thuhet atij që ka mundësi të pengojë ndonjë të keqe: “Filani punon kështu e kështu, prandaj pen¬goje atë nga ajo dhe të ngjashme.” Synimi i tij duhet të jetë arrit¬ja e çrrënjosjes së ndonjë pune të shëmtuar. Nëse synimi i tij është diçka tjetër, atëherë zbulimi i të metave të tjetërkujt është e ndaluar.
Shkaku i tretë kur lejohet zbulimi i të metave të huaja ësh¬të kërkimi i fetvasë përkatëse. Njeriut të cilit i është bërë e padrej¬të i lejohet të thotë: “Më ka bërë dhunë babai im, vëllai im, burri im, ose dikush tjetër kështu e kështu, prandaj a ka të drejtë ai në këtë? Si do të çlirohem unë nga kjo dhunë, si do ta arrij unë të drejtën time, si do ta pengoj dhunën e të ngjashme?.” Kjo është e lejuesh-me në domosdoshmëri. Gjithësesi më e mirë dhe më e pëlqyeshme është t’i thuhet (muftisë): “Ç’thua ti për njeriun, personin ose bashkëshortin, puna e të cilit është kështu e kështu? Qëlli¬mi mund të arrihet edhe pa përcaktimin dhe emërtimin e sak¬të, por edhe përveç kësaj, të përcaktohet saktësisht, të shënohet dhe të emër-tohet dikush është e lejuar, siç do t’i përmendim në hadithin e Hindës, in sha’All-llah!
Shkaku i katërt është paralajmërimi i muslimanit nga e keqja dhe këshillimi i tyre. Kjo arrihet në mënyra të ndryshme, si psh: dety¬rimi në gënjeshtër, përgënjeshtrimi i hapur i transmetimeve dhe dështimeve të rrejshme. Kjo është e lejuar sipas men¬dimit të të gjithë muslimanëve, madje edhe obligim për shkak të nevojës, e pastaj të pyesësh dhe të merresh vesh për punët e indi¬vidëve me të cilët dëshiron të vendosësh marrëdhëniet marte¬sore, të bashkohesh në udhëtim, në tregti, në punë e të ngjashme dhe me personat me të cilët dëshirohesh të bëhesh fqinj. Është obli¬gim i personit që pyetet për dikë që mos ta fshehë gjendjen për të, por t’i shtrojë haptas të gjitha të metat që gjenden te personi për të cilin hulum-tohet, por me qëllim të mirë që t’i jepet këshillë pye¬tësit. Kështu, është obligim ta këshillosh një student që mëson di¬turitë fetare, por i drejtohet për këshillë ndonjë heretiku i cili ndjek risitë ose ndonjë mëkatari. Është detyrë, pra, t’i tërhiqet vë¬rej¬tje ndonjë studenti që shërbehet me dijen e ndonjë risimtari për rrezikun nga ajo. Është detyrë ta këshillosh dhe t’ia sqarosh gjen¬djen e tij, por që ekskluzivisht ta ketë qëllimin e këshillës. Kjo ësh¬të punë ku mund të gabohet lehtë, sepse është e mundshme që oratorin ta udhëheqë xhelozia dhe që djalli ta mashtrojë, dhe ta verbojë në atë punë, kurse atij t’i duket se puna e tij është këshillë, prandaj të tillët duhet të jenë të kujdesshëm dhe largpamës. Po ashtu është me personin i cili synon ndonjë punë me përgjegjësi, në qeverisje e të ngjashme, por sepse nuk është i aftë e as nuk është ade¬kuat për të, ose është mëkatar, me sjellje të prishur dhe plotë¬sisht pa përgjegjësi, i pakujdesshëm e ngjashëm. E tërë kjo është e obligue-shme t’i komunikohet personit kompetent apo organit për emë¬rim në pozitën përkatëse, në mënyrë që të pengohet dhe izo¬lohet jo-meritori për ndonjë pozitë me përgjegjësi dhe në mënyrë që në atë vend të emërohet i afti dhe i denji. Është detyrë të njoftohet njeriu kompetent ta dijë gjendjen e vërtetë në mënyrë që të vepro¬jë në pajtim me gjendjen e kandidatit përkatës për ndonjë pozitë dhe që personi përgjegjës mos të mashtrohet me të dhe të mund të ndërmarrë masa ta përmirësojë ose ta ndërrojë për të mirë.
Shkaku i pestë, kur mund të zbulohen të metat e dikujt, është nëse një person publikisht gabon apo predikon herezinë (risitë), si: pirja publike e alkoolit, tiranët, mashtruesit, plaçkitësit e pasu¬risë së huaj etj. Natyrisht se këtu nuk bëjnë pjesë çështjet dhe pu¬nët sekrete. Është detyrë që të zbulohen publikisht mëkatet e një indi-vidi personit kompetent apo organit, por nuk lejohet zbulimi i të metave të tjera të tij, vetëm nëse për këtë ka ndonjë nga shka¬qet e theksuara.
Shkaku i gjashtë për zbulimin e të metave është përkufizimi, njof¬timi preciz. p.sh. për një person të njohur me ndonjë ofiq, siç është: lotues, çalaman, shurdhak, qorr, vëngërosh dhe emër¬time të tjera, atëherë është e lejuar të precizohet edhe kjo. Nuk është e lejuar përgjithësisht të tregohet dikush si i mangët. Nëse është e mundur të shmangen ofiqet e këtilla, kjo është më e mirë dhe më parësore.
Këto janë gjashtë shkaqet kryesore për të cilat është e lejuar zbulimi i të metave për individin jo të pranishëm, shkaqe të cilat i kanë theksuar dijetarët dhe për të cilat ekziston pajtueshmëri e plotë. Të gjitha këto kanë mbështetje në hadithet e njohura dhe të vërteta. Ja disa:
Hadithi 1539
Nga Aishja r. anha transmetohet se një njeri kërkoi leje të hyjë te Pejgamberi s.a.v.s., e ky me atë rast tha: “Lejojeni atë, bashkë-fis i keq është ai!”
(Muttefekun alejhi)
Buhariu është bazuar në këtë hadith për lejimin e përgoji-mit të të prishurve dhe të dyshimtëve.


NDALIMI I PËRCJELLJES SË FJALËVE D.M.TH. PËRCJELLJA E FJALËVE MES NJERËZVE ME QËLLIM TË SHKAKTIMIT TË KONFLIKTEVE


All-llahu i Madhëruar ka thënë:
“Shpifës, që vetëm bart fjalët e huaja.”
(el-Kalem, 11)
“Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigji¬len¬ti i gatshëm.”
(Kaf, 18)
Hadithi 1545
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka kaluar pranë dy varreve dhe ka thënë: “Këta dy janë në adhab (duke u dënuar). Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh (sipas tyre), kurse në të vërtetë është mëkat i madh (tek All-llahu). Njëri prej tyre është përcjellës i fjalëve të huaja (shpi¬fës), kurse i dyti nuk është ruajtur nga pikat e urinës.”
(Muttefekun alejhi)
Ky është një nga transmetimet sipas Buhariut.
Dijetarët kanë thënë: “Kuptimi i “Ata nuk janë në adhab për ndonjë mëkat të madh” d.m.th. i madh sipas tyre, dhe është thënë edhe: “e madhe është lënia e tyre.”
Hadithi 1546
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “A dëshironi t’ju tregoj ç’është ‘el-ad’hu’? Kjo është për¬cjel¬lja e fjalëve të huaja me qëllim urrejtjeje mes njerëzve.”
(Transmeton Muslimi)


PËR NDALIMIN E PËRCJELLJES SË BISEDËS DHE FJALËVE TË NJERËZVE TE PRONARËT, NËSE NUK KA NEVOJË PËR TË, SI FRIKA PREJ NGATËRRESAVE E TË NGJASHME


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe mos u ndihmoni në mëkate dhe armiqësi!”
(el-Maide, 2)
Për këtë kapitull janë theksuar shumë hadithe më parë, kurse kë¬tu po përmendim vetëm këtë:
Hadithi 1547
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë nga shokët e mi të mos më tre¬gojë asgjë për shokët e mi. Unë vërtetë dua të dal mes jush zemër¬pastër (të kem mendim të mirë për ju).”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)



QORTIMI I DYFYTYRËSISË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata fshehin nga njerëzit, por nuk fshehin dot prej All-llahut, sepse Ai është me ata edhe natën kur trillojnë fja¬lë, me të cilat Ai nuk është i kënaqur; All-llahu e di mirë krejt se ç’punojnë ata.”
(en-Nisa, 108)
Hadithi 1548
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Do të konstatoni se njerëzit janë të ndryshëm: Do t'i gjeni ata që kanë qenë të zgjedhur dhe fisnikë në xhahilijet dhe kanë mbetur të atillë, të zgjedhur, edhe në Islam dhe kanë mësuar dispozitat e fesë. Do ta gjeni llojin tjetër të nje¬rëzve të mirë e të zgjedhur që e mërzisin fenë tonë. Më në fund, do të gjeni se njerëzit më të këqinj janë ata me dy fytyra: njërës anë i afrohen me një fytyrë, kurse tjetrës me fytyrën tjetër.”
(Muttefekun alejhi)

NDALIMI I GËNJESHTRËS


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Mos paso atë për çka nuk di!”
(el-Isra, 36)
“Ai nuk belbëzon asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigji¬lenti i gatshëm.”
(Kaf.18)
Hadithi 1550
Nga Ebu Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “E drejta të shpie deri tek e mira, kurse e mira shpie në Xhenet. Njeriu, derisa flet të vërtetën, do të shkruhet tek All-llahu ndër të drejtët. Ndërsa gënjeshtra shpie deri në mëkate, kurse mëkatet shpien në zjarr. Njeriu, derisa gënjen, do të shkruhet tek All-llahu si gënjeshtar.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1551
Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma transmetohet se Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Personi tek i cili gjenden këto katër cilësi është hipokrit i mirëfilltë, kurse tek i cili gjendet një prej ty¬re, ai zotëron cilësi të hipokrizisë derisa nuk e shporr atë:
-kur i besohet diçka, tradhton,
-kur flet, gënjen,
-kur premton, mashtron, dhe
-kur është në konflikt, sillet jomoralisht.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1552
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush mburret në rrëfimin e ëndrrave që nuk i ka pa¬rë, do të jetë i obliguar t’i lidhë dy qime, që s’mund ta bëjë kurrë. Kush e përgjon bisedën e dikujt, të cilit nuk i vjen mirë ta bëjë këtë, Ditën e gjykimit veshët do t’i mbushen me plumb. Kush kri¬jon figura, do të dënohet dhe do të obligohet t’u japë atyre shpirt (ruh), kurse ai këtë s’do të mund ta bëjë.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1553
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: „Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Shpifja (iftira) më e keqe është që njeriu të tregojë se ia kanë parë sytë atë që nuk ia kanë parë.”
(Transmeton Buhariu)
Kuptimi i kësaj është: Që njeriu të flasë se ka parë (në ëndërr) atë që nuk e ka parë.
Hadithi 1554
Nga Semurete b. Xhundubi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: “A ka parë ndo-një prej jush ndonjë ëndërr?” Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Lere çdo gjë dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër të qëndronte mbi me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë, kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç ishte, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti vep¬rimin e tij si herën e parë.” (Pejgamberi s.a.¬v.s.) ka thënë: “Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç’është kjo? Ata të dy më thanë: ‘Vazhdo, ec!’ Kemi ecur dhe erdhëm te një njeri tje¬tër, i cili ishte i shtrirë në shpinë, kurse njeriu tjetër qën¬dronte mbi të me sharrën e hekurt. Ky e kapi atë që ishte shtrirë në shpinë, te njëra faqe (të fytyrës) dhe ia preu me sharrë një no¬full deri pas qafës, një vrimë të hundës me kanxhë hekuri dhe një sy ia preu deri pas qafës. Pas kësaj, kaloi në anën tjetër të fytyrës. Dhe bëri të gjitha ato që i bëri në anën e parë. Ai as nuk e mbaroi anën e dytë, kurse ana e parë e fytyrës së tij në tërësi u shërua siç është. Njeriu me sharrën prej hekuri vazhdoi të bëjë ç’bëri më parë.” Pejgamberi më tej tha: “Unë atëherë, pasi i pashë të gjitha, thashë: “Subhan-all-llah, ç’është më këta të dy?” Dy shokët e mi më thanë:“Vazhdo, ec!”Ecëm më tej dhe arritëm më në fund te diçka e ngjashme me tennurin (furrën e përflakur).” Trans¬me¬tuesi konsideron se Pejgam-beri s.a.v.s. ka thënë: “E në atë ten¬nur kishte britma dhe zhurmë. Kur vështruam në tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra të zhveshura, kurse flaka e zja¬rrit i godiste, e kur i kapte flaka, ata rënkonin. Unë sërish u thashë shokëve të mi: “Ç’është me këta!” Dy shokët e mi më thanë: “Vazh¬do, ec!” Ecëm më tej dhe arritëm deri te një lumë, (Transmetuesi thotë: “Më duket se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë se: “ai lumë ka qe¬në i kuq si gjaku”), e në lumë noton një njeri, kurse në breg të lumit një njeri tjetër qëndron dhe kishte tubuar një grumbull të madh me gurë. E kur notuesi shkoi deri te njeriu në breg të lumit i cili kishte tubuar një grumbull të madh të gurëve, e hapi gojën e vet. Njeriu me gurë ia vendosi një gur në gojë, e ai u kthye dhe notoi dhe sërish u kthye deri tek ai. Sa herë që vinte deri te njeriu me gurë në breg, ai ia hidhte në gojë nga një gur. Së¬rish u thashë shokëve të mi: “Ç’është me këta të dy?” Dy shokët e mi më thanë: “Vazhdo, ec!” Ecëm më tej dhe arritëm deri te një njeri me pamje mjaft të shëmtuar, më të shëmtuarën që kam parë ndo¬njëherë, e tek ai ishte një zjarr, të cilin ai e ndizte dhe sillej rreth tij. Sërish i pyeta shokët e mi: “Ç’është me këtë?” Ata sërish më tha¬në: “Vazhdo, ec!” Ecëm dhe erdhëm deri te një kopsht, ishte i tëri në terr, e në të të gjitha llojet e luleve pranverore. Sipër kopshtit qëndronte një njeri i gjatë, aq i gjatë, saqë pothuaj nuk ia kam parë kokën, e cila për shkak të gjatësisë së tij ishte në qiell. Rreth atij njeriu kishte fëmijë, aq shumë, sa kurrë më parë s’kisha parë. Unë sërish u thashë shokëve: “Ç’është me këtë dhe ç’është me këta (fëmijët)?” Ata sërish më thanë: ‘Vazhdo, ec!’ Ecëm dhe arri¬tëm deri te një dru i madh, të tillë më parë nga bukuria dhe madhësia kurrë s’ki-sha parë. Ata më thanë: “Hyr, ngjitu bren¬da”. Hymë brenda në një qytet, të ndërtuar nga tullat e arta dhe të argjendta, dhe erdhëm deri te dyert e qytetit dhe trokitëm, e kër¬kuam hapjen e tyre. Dyert na u hapën dhe ne hymë në qytet. Aty na pritën njerëz te të cilët njëra anë, ishte nga pamja, aq e bukur sa nuk ke parë, kurse tjetra anë aq e shëmtuar sa nuk ke parë.Shokët e mi u thanë atyre: “Shkoni dhe kërceni në këtë lumë,” uji i të cilit ishte si qumësht i pastër në bardhësi. Ata shkuan (deri në lumë) dhe hynë në të, pastaj u kthyen te ne. Shëmtia që ishte në njërën anë të fy¬ty¬rës së tyre u zhduk, kurse ata u bënë me pamje shumë të bukur.” Pejga-mberi s.a.v.s. tha: “Dy shokët e mi më thanë: “Ky është Xheneti Adni, kurse kjo është banesa jote”. Shikimi im u ngrit në lar¬tësi, kur atje një pallat, i ngjashëm me retë e bardha. Ata më tha¬në: “Kjo është banesa jote”. Unë u thashë atyre të dyve: “All-llahu ju bekoftë të dyve, më lejoni të hyj në këtë pallat”. Ata më thanë: “Tani për tani jo, por ti do të hysh në të tjetër herë”.
U thashë atyre? “Vërtet unë këtë natë kam parë çudira. Ç’është ajo që kam parë? Më thanë: Lidhur me këtë, ne të sqaroj-më:
E para: Sa i përket njeriut të parë, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur’anin, e pastaj e ka refuzuar dhe ka fjetur pa i falur na¬ma¬zet e obliguara.
E dyta: Sa i përket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundës dhe sytë e të cilit nxirren, copëtohen dhe prehen, ky është njeriu që zgjohet në shtëpi të tij e pastaj vazhdon të gënjejë, saqë ajo arrin anembanë.
E treta: Sa u përket njerëzve dhe femrave të zhveshura që mundohen në furrën e përflakur me flakë të zjarrit, ata janë lavi¬ret dhe lavirët.
E katërta: Sa i përket njeriut notar nëpër lumë, të cilit i hidhnin gurë në gojë, ai është fajdexhi që ka ngrënë kamatë.
E pesta: Sa i përket njeriut me pamje shumë të shëmtuar te zjarri, ai është Maliku, portieri i Xhehenemit.
E gjashta: Sa i përket njeriut të gjatë në kopsht, ai është Ibra¬himi. E sa u përket fëmijëve rreth tij, ata janë fëmijët që kanë vde¬kur në pastërtinë e tyre fëmijërore (fitreh).”
Në transmetimin e Berkaniut thuhet: “(fëmijët) të lindur në pas¬tërtinë e tyre fëmijërore (fitreh).”
Disa muslimanë kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe fë¬mi¬jët e idhujtarëve?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Edhe fëmijët e idhujtarëve.”
“E shtata: Sa i përket popullit, njëra anë e fytyrës e të cilëve ishte e bukur kurse ana tjetër mjaft e shëmtuar, këta janë njerëz që i kanë përzier punët e mira dhe të këqija, por All-llahu ua ka falur punët e këqija.”
(Transmeton Buhariu)
Në një transmetim tjetër të Buhariut thuhet: “Sonte kam pa¬rë dy njerëz të cilët më erdhën dhe më çuan në vendin e shenj¬të (të pastër).” Pastaj përmendi krejt ç’ka parë në atë vend dhe ka thënë: “Kemi vazhduar të ecim deri te një zgavër, e ngjashme me furrën e skuqur, sipër e ngushtë e poshtë e gjerë, nën të cilën digjej zjarri. Kur ngrihej zjarri, atëherë edhe ata ngri¬heshin, sa nuk dilnin nga ajo. Por kur pushonte, ata ktheheshin në të. Në tennur njerëzit dhe femrat ishin të zhveshur. Në të ishte edhe një lumë prej gjaku.” Në këtë trans-metim transmetuesi nuk dyshon se Pejgamberi ka thënë se ky lumë është prej gjaku. “Në mes të lumit qëndronte një njeri, kurse në breg të lumit njeriu tjetër, nën këmbët e të cilit kishte gurë. Njeriun në mes të lumit, kur nisej nga bregu me synim që të dalë nga ai, njeriu nga bregu e kthente në vendin ku ka qenë me gurin me të cilin e godiste në gojën e tij. Kurdo që ai nga mesi i lumit nisej të dilte, ai nga bregu me goditje të gurit në gojë e kthente prapa ku ishte.” Në transmetimin e përmendur: “Më ngritën në një lis në të cilin më futën, dhe atëherë me mua hynë në një shtë¬pi aq të bukur sa më të bukur nuk kam parë. Në të kishte nje¬rëz, të vjetër e të rinj. Në atë vend kam parë atë që ia prenin pjesët e fytyrës, e ai është gënjeshtar i rëndë që zgjeron rrenat sa arrijnë deri në gjithësi. Me të do të veprohet ashtu, duke ia prerë fytyrën, deri në Ditën e Gjykimit. Në atë vend kam parë njeriun të cilit një tjetër ia dërrmoi kokën, kurse ky është njeriu që ka mësuar Kur’anin e natën flen, kurse ditën nuk punon sipas tij. Koka do t’i dërr-mohet deri në Ditën e Gjykimit.”
Shtëpia e parë, në të cilën ke hyrë (më thanë bashkudhë¬ta¬rët); është shtëpia e përgjithshme e besimtarëve. Sa i përket kësaj shtëpie, kjo është shtëpia e dëshmorëve. Unë jam Xhib-rili, kurse ky është Mikaili. “Ngreje kokën tënde”, unë e ngrita kokën time dhe mbi mua ishte diçka e ngjashme me retë. Ata më thanë: “Ajo është banesa jote”. Unë u thashë: “Më lejoni të hyj në ba¬ne¬sën time?” Ata thanë: “Ti ende ke jetë (në botë), të cilën nuk e ke plotësuar, kur ta plotësosh kohën e saj, atëherë do të hysh në banesën tënde.”
(Transmeton Buhariu)
ÇKA LEJOHET NGA GËNJESHTRA
Dije se gënjeshtra, edhe pse në thelb e ndaluar, nganjëherë ësh¬të e lejuar me kushtet që kam përmendur në kapitullin për Dhik¬rin. Shkurtimisht, të folurit është mjet për arritjen e synimeve. Për çdo sy¬nim i lavdëruar, i cili është i mundur të sendërtohet pa gënj-esh¬tra, të gënjehet është e ndaluar. Por, nëse pa gënjeshtra nuk është e mundur të arrihet synimi i lavdëruar, atëherë është e lejuar të përdoret gënjeshtra. Nëse arritja e synimit është mubah (e leju-ar), atëherë gënjeshtra është mubah. Nëse arritja e sy¬nimit është vaxhib (obligim), atëherë gënjeshtra është vaxhib. Nëse një musli-man fsheh diçka mubah nga tirani, i cili dë¬shiron ta vrasë apo ta plaçkisë dhe e fsheh pasurinë e tij, e nëse dikush për këtë pyet, është i obliguar ta fsheh, duke e gë¬njyer. Nëse ndonjë njeri ka ndo-një pasuri, kurse tirani dëshi¬ron t’ia marrë, e ka obligim ta gënje-jë, ta fshehë vlerën nga tirani. Në tërë këtë më së miri është të shërbehesh me teurijjet. Domethënie e teurijjetit është synimi i cakut të drejtë e të mirë. E pasi caku nuk është vetvetiu i rrej-shëm, ndonëse fjalët for¬male janë të rrejshme në raport me atë që kupton dhe mendon personi që i përgjigjet pyetjeve të tiranit, kjo atëherë është tevrijjet, përzierje e të vërtetës dhe gënjeshtrës, përkatësisht fsheh¬je e të vërtetës në gënjeshtër. Gënjeshtra në këtë rast nuk është gënjeshtër, por mbrojtje dhe fshehje e të vërtetës. Dije¬tarët dëshmojnë lejueshmërinë e gënjeshtrës gojore në këtë rast me hadithin e Ummi Kulthumit r. anha, e cila e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Nuk është gënjeshtar ai që i për¬mirëson njerëzit, mbjell mirë apo flet mirë.”
(Muttefekun alejhi)
Muslimi shton në transmetimin e tij: “Ummi Kulthumi ka thënë: “Nuk e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut që lejon dhe lëshon diçka që bota e flet përveç në tri raste: për qëllime luf¬tarake, për pajtimin mes njerëzve dhe në raportet e burrit ndaj gruas së tij dhe gruas ndaj burrit të saj.”
PËRKRAHJA E ASHPËRSISË NË TË FOLUR DHE NË TË GJYKUAR
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Mos paso atë për çka nuk di.”
(el-Isra, 36)
“Ai nuk shpreh asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigji¬lenti i gatshëm.”
(Kaf. 18)
Hadithi 1555
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Njeriut i mjafton gënjeshtra sikur t’i rirrëfente të gjitha ato që dëgjon.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1556
Nga Semure r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Ai që transmeton hadithin, duke e ditur se është i rrejshëm, radhitet ndër ata që janë gënjeshtarë.”
(Transmeton Muslimi)
PËR NDALIMIN E RREPTË TË DËSHMIMIT TË RREJSHËM
All-llahu i Madhëruar thotë:
“Largohuni prej idhujve të ndyrë dhe fjalëve të pavërte-ta.”
(el-Haxhxh, 30)
“Mos paso atë për çka nuk di.”
(el-Isra, 36)
“Ai nuk shpreh asnjë fjalë e të mos jetë afër tij vigji¬lenti i gatshëm.”
(Kaf. 18)
“Vërtet Zoti yt është njëmend në pritë.”
(el-Fexhr, 14)
“Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm.”
(el-Furkan, 72)
Hadithi 1558
Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet më të më¬dha?” Thamë: “Sigurisht, o i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “T’i sho¬qërohet diçka All-llahut, keqtrajtimi i prindërve”, meqë atë-herë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: “A nuk është ajo edhe të folurit e rrejshëm dhe të dëshmuarit e rrejshëm?” Këto fjalë aq i përsëriti, derisa thamë: “Sikur të pushojë t’i përsërisë?”
(Muttefekun alejhi)
NDALIMI I MALLKIMIT TË NJERIUT PERSONALISHT DHE SHTAZËVE
Hadithi 1559
Nga Ebu Zejd b. Thabit b. ed-Dahhak el-Ensariu r.a., i cili qe nga pje¬sëmarrësit e Marrëveshjes së Hudejbisë (Bejaturr-rridvanit), transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Kush përbetohet me be joislame duke gënjyer me qëllim, ajo (beja) është siç ka thënë, kush e vret veten me diçka, me të do të dënohet në Ditën e Gjykimit. Njeriu nuk është i obliguar ta kryejë fja¬lën e dhënë të pamundur, kurse mallkimi i besimtarit është i ngja¬shëm me vrasjen e tij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1560
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për njeriun e sinqertë nuk është e denjë të jetë mallkues.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1561
Nga Ebu ed-Derda r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ata që betohen dhe mallkojnë shumë, në Ditën e Gjykimit nuk mund të jenë ndërmjetës dhe dëshmita-rë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1562
Nga Semurete b. Xhundub r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij.”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)
Hadithi 1563
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është besimtar i mirëfilltë ai që e sul¬mon dhe ofendon tjetrin, që e mallkon tjetrin, që shprehet jo¬mo¬ralshëm dhe që është i paturpshëm.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1564
Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet mallkimi i një robi ndaj diçka-je ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mall¬kimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqëndrim, kthehet tek i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit.”
(Transmeton Ebu Derdai)
Hadithi 1565
Nga Imran b. Husejn r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “Deri¬sa i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka qenë në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse grua¬ja filloi ta mallkojë. Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ka thënë: “Merreni nga deveja përgatitjen, kurse atë lëreni, sepse ajo ësh¬të e mallkuar.” Imrani (transmetuesi) ka thënë: “Sikur tani po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, por askush nuk kthehet nga ajo.”
(Transmeton Muslimi)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:03 pm

LEJIMI I MALLKIMIT TË MËKATARËVE PA PËRCAKTIM


All-llahu i Madhëruar thotë:
“A nuk është mallkimi i All-llahut kundër mizorëve?!”
(Hud, 18)
“Por një lajmëtar ndërmjet tyre do të thërrasë: “Mall¬ki¬mi i All-llahut është mbi mizorët.”
(el-A’raf, 44)
Me shumë hadithe të vërteta është vërtetuar se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu e ka mallkuar femrën e cila gër¬she¬ton flokët e huaja mbi të vetat dhe atë që mundëson që kjo t’i bëhet.” Po ashtu ai ka thënë: “All-llahu e mallkoftë atë që ha kamatën.” Ai ka mallkuar edhe pikturuesit e idhujve. Po ashtu: “All-llahu e mallkoftë atë që i ndërron sinorët e tokës, dmth. Kufijtë e saj.” Ai ka thënë: “All-llahu e mallkoftë hajdutin që vjedh vezë!, All-llahu e mallkoftë atë që i mallkon prindërit e vet! All-llahu e mall¬koftë atë që ther në emër të dikujt tjetër, e jo të All-llahut!” Po ash¬tu ka thënë: “Kush fut në fe ndonjë risi, apo kush ka simpati ndaj risimtarit, mbi të qoftë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve!” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu im, mall¬koje Ri’lin, Dhevkanin dhe Usajjetin, sepse ato nuk e kanë res¬pektuar All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, e këto janë tri fise ara¬be!” Po ashtu ka thënë: “All-llahu i mallkoftë çifutët, që varret e Pejgamberëve të tyre i kanë marrë për mes-xhide!” Ai i ka mallkuar meshkujt që i imitojnë femrat dhe femrat që i imitojnë meshkujt.
Të gjitha këto shprehje gjenden disa te Sahihu i Buhariut e disa te Sahihu i Muslimit, apo te njëri prej tyre. Synimi im ka qenë që ve¬tëm t’i përmend, kurse kryesoren do ta theksoj në kapitujt tjerë të këtij libri, in sha’All-llahu teala.


NDALIMI I SHARJES (BLASFEMISË) SË MUSLIMANIT PA TË DREJTË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ata, që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”
(el-Ahzab, 58)
Hadithi 1567
Nga Ibni Mes’udi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:“Ta blasfemosh (shash) musli¬-manin është mëkat, por ta vrasësh është mosbesim (kufr).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1570
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberit s.a.v.s. i sollën një njeri që ishte dehur. (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thë¬në: “Rriheni atë!” Ebu Hurejra te ka thënë: “Disa nga ne e kanë go¬ditur me dorë, disa me mbathësen e tyre, e disa me rrobat e tyre.” Kur rrahja mbaroi, një nga të pranishmit ka thënë: “All-llahu të marroftë!” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos fol kështu, mos i ndihmo shejtanit kundër tij.”
(Transmeton Buhariu)


NDALIMI I SHQETËSIMIT TË TË TJERËVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ata që i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”
(el-Ahzab, 58)
Hadithi 1573
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Musliman i mirëfilltë është ai, nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë. Dhe muhaxhir i mirëfilltë është ai që largohet nga ajo që All-llahu e ka ndaluar.”
(Muttefekun alejhi)


NDALIMI I URREJTJES, I SHKËPUTJES SË MARRËDHËNIEVE DHE I ARMIQËSIVE RECIPROKE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër.”
(el-Huxhurat, 10)
“Të përulur ndaj besimtarëve dhe kryelartë ndaj jobe¬simtarëve.”
(el-Maide, 54)
“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kurse ata që janë me të janë të ashpër ndaj jobesimtarëve, por të mëshirshëm ndërmjet veti.”
(el-Fet’h, 29)
Hadithi 1575
Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos e urreni njëri-tjetrin, mos ia kini zili njëri-tjetrit, mos ia kthe¬ni shpinën njëri-tjetrit gjatë zemërimit, as mos i shkëputni ma¬rrëdhëniet tuaja dhe bëhuni, robër të All-llahut, vëllezër të mirë¬filltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në zënkë me vë¬llanë e tij e të mos flasë më tepër se tri ditë.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1576
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Dyert e Xhenetit hapen çdo të hënë dhe çdo të entje dhe gjatë atyre ditëve All-llahu ia fal kujtdo që nuk i shoqë-ron asgjë All-llahut, përveç atij që është në zënkë me vëllanë e tij. Atëherë do të thuhet: “Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen! Lërini këta të dy, derisa nuk pajtohen!.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër të Muslimit thuhet: “Çdo të enjte dhe të hëne ekspozohen veprat (e njerëzve)” e të ngjashme, siç u citua në hadithin e sipërm.


NDALIMI I SPIUNIMIT DHE I PËRGJIMIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin.”
(el-Huxhurat, 12)
“Kurse ata, që i ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”
(el-Ahzab, 58)
Hadithi 1578
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ruajuni nga mendimet e këqija, sepse mendimi i keq është gënjeshtra më e madhe. Mos e përgjoni as mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos garoni në tregti njëri me tjetrin, as mos ia keni zili njëri-tjetrit. Mos e urreni njëri-tjetrin, as mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër, siç ju është urdhë¬ruar. Muslimani për muslimanin është vëlla, prandaj nuk gu¬xon t’i bëjë të padrejtë, ta dëshpërojë, as ta nënçmojë. Devot¬shmë¬ria është mu këtu. Devotshmëria është mu këtu, duke treguar në kraharorin e tij. Për njeriun është e keqe e mjaftue-shme nëse e nënçmon vëllanë e tij musliman. Çdo musliman për çdo musliman ësh¬të i shenjtë, i pacenueshëm: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij. All-llahu nuk shikon në trupat tuaj, as në pamjen tuaj, as në punët tuaja, por shikon në zemrat tuaja.”
Në një transmetim tjetër është: “Mos ia keni njëri-tjetrit zili, mos e urreni njëri-tjetrin, mos e spiunoni njëri-tjetrin, mos garoni me njëri-tjetrin, as mos e mashtroni njëri-tjetrin. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër të mirëfilltë!”
Në një transmetim tjetër është. “Mos i shkëputni marrë¬dhë¬niet, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos e urre¬ni njëri-tjetrin, as mos ia keni zili njëri-tjetrit. O robër të All-llahut, bëhuni vëllezër të mirëfilltë!”
Në një transmetim tjetër është: “Mos e bleni njëri-tjetrin dhe mos iu impononi njëri-tjetrit në shitblerje!”
(Të gjitha këto transmetime i transmeton Muslimi, kurse Buhariu e transmeton shumicën e tyre.)
Hadithi 1579
Nga Muaviu r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet, nëse t’i i ndjek të metat e muslimanëve, atëherë do t’i nënçmoje ata, apo gati do ta bëje këtë.”
(Hadith sahih, Ebu Davudi me senede sahih)
Hadithi 1580
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se njëherë i sollën një njeri për të cilin i thanë. “Ky është filani, mjekrra e tij pikon verë.” (Ibni Mes’udi) Ka thënë: “Neve na është ndaluar ta hulumtojmë dhe ta spiunojmë njëri-tjetrin, por nëse diçka paraqitet haptazi, atëherë ne për të dënojmë.”
(Hadith sahih. Ebu Davudi me sened sipas sharteve të Buhariut dhe Muslimit)


NDALIMI I MENDIMEVE TË KËQIJA PËR MUSLIMANËT, PA NEVOJË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, shmanguni prej shumë dyshimeve, sepse disa dyshime janë mëkat.”
(el-Huxhurat, 12)
Hadithi 1581
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ruanu nga dyshimi, sepse dyshimi është gënje-sh¬tra më e madhe.”
(Muttefekun alejhi)


NDALIMI I NËNÇMIMIT TË MUSLIMANIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, mos të tallen burrat njëri me tjetrin, mbase ata janë më të mirë se këta; por as gratë njëra me tjetrën, ndoshta ato janë më të mira se këto. Mos shkar-koni vetveten dhe mos i ngjitni njëri-tjetrit llagapë (të këqij)! Pas besimit është shumë keq vënia e llagapit të keq. Dhe ata që nuk pendohen, ata janë mizorë.”
(el-Huxhurat, 11)
“Vaj halli për secilin shpifës - tallës!”
(el-Humeze, 1)
Hadithi 1583
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk do të hyjë në Xhenet kush ka në zemrën e tij sa një atom mendjemadhësi.” Një njeri tha: “Vërtet njeriu dëshiron që rro¬bat dhe mbathëset të jenë të bukura.” Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “All-llahu është i Bukur dhe e do të bukurën. Mendjema¬dhë¬sia është refuzim i pranimit të së vërtetës dhe nënçmim i nje¬rëzve të tjerë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1584
Nga Xhundub b. Abdull-llah r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Një njeri ka thënë: “Për All-llahun, All-llahu nuk do ta falë këtë person!” All-llahu i madhëruar në këtë tha: “Kush është ai që sundon me Mua, që Unë mos ta fal këtë person! Vërtet Unë e fala atë, kurse ty (që pohon atë për Mua), ta shkatërrova punën tënde.”
(Transmeton Muslimi)


NDALIMI I MANIFESTIMIT PUBLIK TË KËNAQËSISË GJATË FATKEQËSISË SË DIKUJT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Vërtet besimtarët janë vëllezër.”
(El-Huxhurat, 10)
“Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amo¬raliteti i pret dënimi i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.”
(en-Nûr, 19)
Hadithi 1585
Nga Vathilete b. Eska r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos iu gëzo fatkeqësisë së vëllait tënd, sepse All-llahu mund ta mëshirojë atë, kurse fatke-qësinë e tij të ta caktojë ty.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)



NDALIMI I NGACMIMIT RECIPROK PËRKITAZI ME PREJARDHJEN DHE AFËRSINË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ata, që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”
(el-Ahzab, 58)
Hadithi 1586
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Dy gjëra te njerëzit janë mos¬besim (kufr): Ngacmimi (fyerja) në lidhje me afërsinë, prejardhjen dhe vajtimi për të vdekurin.”
(Transmeton Muslimi)


NDALIMI I MASHTRIMIT DHE I TRADHTISË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kurse ata, që ofendojnë besimtarët dhe besimtaret për diçka që nuk e meritojnë, ngarkohen vetë me shpifje dhe mëkat haptazi.”
(el-Ahzab: 58)
Hadithi 1587
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kush na drejton armën, nuk është prej nesh dhe kush na mashtron, nuk është prej nesh.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1590
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: “Një njeri i theksoi të Dërguarit të All-llahut se është mashtruar në blerje. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Atij që të shet diçka thuaj: La hilabete (nuk ka mashtrim te muslimanët).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1591
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e nxit (për përçarje) gruan e një nje¬riu apo të robit të tij, ai nuk është i yni.”
(Transmeton Ebu Davudi)


NDALIMI I MASHTRIMIT DHE PABESISË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, zbatoni marrëdhëniet!”
(el-Maide, 1)
“Dhe përmbushni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi.”
(el-Isra, 34)
Hadithi 1594
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i pabesë, në anën e prapme të tij, Ditën e Kija-metit do të ketë flamurin e tradhtisë. Shëmtia e tij do të jetë më e ma¬dhe sesa tradhtia e tij. Kujdes, nuk ka tradhti dhe pabesi më të madhe sesa pabesia e sunduesit të gjithëmbarshëm popu¬llor.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1595
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Me tre njerëz do të konfron¬tohem në Ditën e Kijametit: me njeriun i cili premton në emrin Tim e nuk e zbaton, me njeriun i cili e shet njeriun e lirë dhe ato të ho¬lla i përdor dhe me njeriun i cili angazhon mëditës dhe, pas kryer¬jes së punës, mëditjen e kontraktuar nuk e paguan.”
(Transmeton Buhariu)


NDIKIMI I NUMËRIMIT DHE I THEKSIMIT TË MIRËSISË NDAJ DIKUJT E TË NGJASHME


All-llahu i Madhëruar thotë:
“O besimtarë, mos e prishni sadakan tuaj me përgojime dhe ofendime,...”
(el-Bekare, 264)
“Ata që e shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të All-llahut, e pastaj ata që shpenzojnë nuk e përcjellin me për¬gojime e shqetësime.”
(el-Bekare, 262)
Hadithi 1596
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Me tre vetë All-llahu Ditën e Gjykimit nuk do të flasë; as nuk do t’i shikojë, as nuk do t’i pastrojë nga mëkatet. Për ta është cak¬tuar dënim i dhimbshëm.” Transmetuesi ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tri herë i përsëriti këto fjalë.” Ebu Dherri ka thë-në: “Janë shkatërruar dhe kanë humbur. Kush janë ata, o i Dërguari i All-llahut?” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Zgjatësi (ai që i lësh-on poshtë rrobat apo flokët në shenjë mendjemadhësie), ai që i numë¬ron mirësitë e veta dhe ua mban në hundë personave që u ka bërë mirë dhe ai që mallin e tij të pavlefshëm e shet duke u betuar rrejshëm.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim të Muslimit thuhet: “El-Musbilu” (i cili lë¬shon) është shtuar edhe fjala “izarehu” (rrobat e tij) d.m.th. “ai që lëshon rrobat dhe gunën e tij më poshtë se nyejt e këmbëve nga mendjemadhësia.”


NDALIMI I LAVDIMIT DHE I PERSEKUTIMIT TË PERSONAVE TË TJERË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Prandaj mos mburreni fort me vetveten, Ai e di më mirë atë që ruhet.”
(en-Nexhm, 32)
“Por ka rrugë (për dënim) ndaj atyre që dhunojnë nje¬rëzit dhe pa të drejtë bëjnë çrregullime në tokë. Për ata ka dënim të dhembshëm.”
(esh-Shûrâ, 42)
Hadithi 1597
Nga Ijad b. Himari r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu më ka shpallur që ithtarët e mi duhet të jenë modestë ndaj njëri-tjetrit, që askush askujt mos t’i bëjë padrejtësi dhe që askush mos të lëvdohet kundruall tjetrit.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1598
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur një njeri thotë: ‘Është shkatërruar njerë¬zia’, ai është më i shkatërruari.”
(Transmeton Muslimi)
Ky është kuptimi nëse “ehlekuhum” lexohet në trajtën super¬lative, e nëse lexohet si folje “ehlekehum”, atëherë kup¬timi i pjesës së dytë të hadithit është: Edhe ai është një nga ata të cilët i dëmtojnë, edhe ai i dëmton (me gjykimin e tij).
Ky ndalim i gjykimit është për atë që këtë e bën nga vetë-simpatia personale, duke e përjashtuar veten nga shka¬tërrimi, i cili i nënçmon të tjerët dhe ngrihet mbi të tjerët. Ky është haram. Sa i përket atij që i vëren mungesat e njerëzve në punët fetare dhe këtë gjykim e shqipton nga kujdesi për botën dhe për fenë, atëherë nuk ka vërejtje. Kështu këtë e shpjeguan dhe e sqaruan dijetarët. Ndër imamët tjerë është edhe: Malik b. Enesi, Hattabijju, Humejdiju etj.

.
NDALIMI I NDËRPRERJES SË LIDHJEVE NDËRMJET MUSLIMANËVE MBI TRI DITË, PËRVEÇ NËSE NDËRPRERJA E LIDHJEVE NUK ËSHTË PËR SHKAK TË HEREZISË, THYERJES PUBLIKE TË RREGULLAVE FETARE E TË NGJASHME


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Pa dyshim besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni dy vëllezër tuaj.”
(el-Huxhurat, 10)
“Dhe mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi.”
(el-Maide, 2)


Hadithi 1599
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos i ndërpreni lidhjet reciproke, as mos ia kthe¬ni shpinën njëri-tjetrit dhe bëhuni, o robër të All-llahut, vë¬llezër të mirëfilltë. Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në hidhërim me vëllanë e tij më tepër se tri ditë.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1602
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Vërtet shejtani tashmë ka rënë në dëshpërim se në Siujdhesën Arabe nuk do të adhurohet nga falësit e namazit, por nuk ka rënë në dëshpërim se do t’i nga¬tërrojë dhe ndërprejë marrëdhëniet e tyre reciproke.”
(Transmeton Muslimi)
“Et-Tahrishu” dmth. ngatërrim, prishje dhe ndryshim i zem¬rave të tyre dhe ndërprerje e marrëdhënieve mes tyre.


Hadithi 1603
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në hidhërim (ngatërresë) me vëllanë e tij më tepër se tri ditë. Kush mban hidhërim mbi tri ditë dhe vdes, do të hyjë në zjarr (të Xhehenemit).”
(Ebu Davudi me sened sipas kushteve të Buhariut)


PËR PËSHPËRITJEN RECIPROKE TË DY PERSONAVE NË PRANINË E TË TRETIT, PA LEJEN E TIJ, PËRVEÇ PËR SHKAK TË NEVOJËS SË VEÇANTË KUR FSHEHIN FSHEHTËSINË E NDALUAR D.M.TH. KUR FLASIN ME GJUHË TË PAKUPTUESHME PËR TË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Marrëveshja e fshehtë është nga djalli.”
(el-Muxhadele, 10)


Hadithi 1606
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur të jenë së bashku tre vetë, mos të pësh¬pë¬risin dy prej tyre pa të tretin.”
(Muttefekun alejhi)


Ebu Davudi e transmeton këtë hadith dhe shton: Ebu Salih ka thënë: “Unë i kam thënë Ibni Umerit: “E nëse janë katër vetë?” Ai më tha: “Atëherë nuk ka dëm (mëkat).”
Maliku transmeton në “MuVattanë” e tij nga Abdull-llah b. Dinari se ka thënë: “Unë dhe Ibni Umeri kemi qenë te shtëpia e Halid b. Ukbes, e cila ka qenë në treg. Atëherë erdhi një njeri që ka dëshiruar t’i pëshpërisë diçka Ibni Umerit. Pranë nesh nuk kishte njeri tjetër. Ibni Umeri ftoi një njeri tjetër, derisa u bëmë katër vetë. Ibni Umeri mua dhe njeriut të tretë, që e ftoi, i tha: “Ju të dy pritni pak (derisa ky të më pëshpërisë fshehtas), sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Mos të pëshpërisin dy vetë në mes vete pa të tretin.”


Hadithi 1607
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.¬v.s. ka thënë: “Kur të jeni tre vetë, atëherë dy vetë mos të pësh¬pë¬risin, pa personin e tretë, deri atëherë kur nuk për¬ziheni me njerëz, që mos të dëshpërohet i treti.”
(Muttefekun alejhi)


PËR NDALIMIN E MUNDIMIT TË ROBIT, KAFSHËS, GRUAS DHE FËMIJËVE PA ARSYE TË SHERIATIT APO MË TEPËR NGA AJO PËR EDUKATË


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe me bo¬njakët dhe të varfërit e ngratë, dhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët përreth dhe udhëtarët, edhe me ata që janë nën kujdesin tuaj. All-llahu, pa dyshim, nuk i don ata që janë mendjemëdhenj dhe arrogantë.”
(en-Nisa, 36)


Hadithi 1608
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Një grua do të dënohet për shkak të ma-ces. E ka mbyllur në shtëpi, derisa ka ngordhur, e për këtë do të hyjë në zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhënë ujë kur e ka mbyllur, as nuk e ka lëshuar që të ushqehet vetë me zvarritësit dhe insektet e tokës.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1608/1
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ai ka kaluar pranë disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, të cilët e kishin vendosur një shpend për ta qëlluar dhe e qëllonin me shtiza. Kush nuk e qëllon-te, ia jepte shtizën e vet pronarit të shpendit. Kur panë Ibni Ume-rin, djelmoshat u shpërndanë, kurse Ibni Umeri u tha: “Kush bën kështu? All-llahu e ka mallkuar atë që bën kështu. Vërtet i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar çdokë që merr krijesë të gjallë për cak që qëllohet me diçka.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1610
Nga Ebu Alijj Suvejd b. Mukarrini r.a. transmetohet të ketë thënë: “Unë di për veten, nga shtatë ne vëllezërit, bijtë e Muka¬rri¬nit. Kemi pasur vetëm një robëreshë (shërbëtore), të cilën e ka rra¬hur më i vogli prej nesh. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. (pa¬si mori vesh) urdhëroi që ta lirojmë nga robëria.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1611
Nga Ibni Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një ditë unë e rraha robin tim me kamxhik, kur papritmas dëgjova një zë pas vetes: “Dije o Ebu Mes’ud!” - por unë nuk e kuptova zërin nga hidhërimi. Pasi m’u afrua zëri, ai ishte i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., që më tha: “Dije, o Ebu Mes’ud, se All-llahu është më i fu¬qi¬shëm se ti sesa ti mbi këtë djalosh (rob).” Atë¬herë unë i thashë: “Unë më kurrë nuk do ta rrah robin tim.” Në një trans-metim thu-het: “Më ra kamxhiku nga frika e Pejgamberit s.a.v.s.”.
Në një transmetim thuhet: “I thashë: “O i Dërguari i All-lla¬hut, ai është i lirë nga robëria për hir të All-llahut.” Atëherë Pej¬gamberi s.a.v.s. tha: “Po mos ta kishe bërë këtë, sigurisht, zjarri do të të digjte, ose, do të kapte zjarri.”
(Muslimi me të gjitha këto transmetime)


Hadithi 1612
Nga Ibni Umeri r.anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e rreh djaloshin (robin) e vet, për atë që nuk i ësh¬të përgjigjur, ose kush i bie me shuplakë për këtë shkak, atëherë kom¬pen¬simi i vetëm për të është ta lirojë.”
(Transmeton Muslimi)

.
Hadithi 1613
Nga Hisham b. Hakîm b. Hizam r. anhuma transmetohet se ai ka ha¬sur në Damask një grup njerëzish nga Nabatejët, të cilët qënd¬ronin në diell kurse në kokat e tyre hidhej yndyrë, e ai ka thënë: “Ç’është kjo?” Thanë: “Po dënohen për shkak të haraxhit.” Në një trans¬metim thuhet: “Janë mbyllur për shkak të xhizjes.” Atëherë Hi¬sha¬mi ka thënë: “Dëshmoj se kam dëgjuar nga i Dërguari i All-llahut duke thënë: “Vërtet All-llahu do t’i dënojë ata që i dënojnë njerë¬zit në këtë botë.” Pastaj shkoi te sunduesi dhe i tregoi ç’ka dë¬gjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. Sunduesi urdhëroi që menjëherë Nabatejët të li¬ro¬hen, dhe i kanë liruar.”
(Transmeton Muslimi)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:04 pm

NDALIMI I MUNDIMIT TË TË GJITHA KAFSHËVE, MADJE EDHE TË MORRAVE, NË ZJARR


HADITHI 1616
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “Na ka dërguar i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në një patrullim dhe na ka thënë: “Nëse e gjeni filanin dhe filanin, - dy njerëz nga Kurejshitët të cilët ai i ka emërtuar -“digjini të dy me zjarr.” E kur u nisëm të shkoj¬më, i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. na ka thënë: “Unë vërtet ju kam urdhëruar juve që ta digjni filanin dhe filanin, por vërtet me zjarr dë¬non vetëm All-llahu, prandaj nëse i gjeni dhe i kapni, atë-herë ve¬tëm t'i vritni.”
(Transmeton Buhariu)


NDALIMI I ZVARRITJES SË PAGIMIT TË BORXHIT NGA TË PASURIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“All-llahu ju urdhëron që gjërat e besuara t’ua jepni aty-re që u takojnë, pronarëve të vet.”
(en-Nisa, 58)
“Dhe nëse njëri te tjetri siguroni diçka, ai le ta arsye¬to¬jë besimin e shprehur.”
(el-Bekare, 283)
Hadithi 1618
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Zvarritja e pagesës së borxhit nga të pasurit është dhunë. Nëse dikush nga ju ndiqet ta paguajë borxhin, por ka mundësi ta paguajë, menjëherë të bindet dhe ta paguajë borxhin.”
(Muttefekun alejhi)


QORTIMI I KTHIMIT TË DHURATAVE, MOSDORËZIMI I TYRE PRONARIT TË RI, MBAJTJA E DHURATËS SË FËMIJËS SË TIJ; QORTIMI I BLERJES SË ÇDO GJËJE QË KA DHËNË PËR SADAKA NGA PERSONI QË I ËSHTË DHËNË SADAKAJA, PËR QORTIMIN E BLERJES SË ZEKATIT APO KEFARETIT TË DHËNË E TË NGJASHME. NUK ËSHTË E QORTUESHME TË BLEHET DIÇKA NGA E TËRË AJO NGA PERSONI TJETËR TË CILIT BLERËSI PERSONALISHT NUK IA KA DHËNË SADAKAN.


Hadithi 1620
Nga Umer b. el-Hattabi r.a. transmetohet se ka thënë: “Ia kam falur një luftëtari në rrugën e All-llahut kalin tim, e ai më pastaj e ka shitur. Kam dëshiruar ta blej, por më është kujtuar se ai po e shet me çmim të veçantë, prandaj e kam pyetur Pejgamberin s.a. v.s., e ai më ka thënë: “Mos e blej, as mos u kthe në sadakanë tënde, edhe nëse ai ta jep për një dirhem. Vërtet ai që kthehet në sadakanë e tij është sikur ai që kthehet në të vjellurit e tij.”
(Muttefekun alejhi)


NDALIMI I VEÇANTË I PASURISË SË BONJAKUT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata, që hanë pasurinë e bonjakëve pa kurrfarë të drej¬te, pa dyshim hanë dhe mbushin barqet me zjarr, andaj do të digjen në flakë të këndellur.”
(en-Nisa, 10)
“Mos përvetësoni pasurinë e bonjakut, përveç në mëny¬rën më të mirë të lejuar.”
(el-En’am, 152)
“Dhe të pyesin për bonjakët thuaj, më mirë është të si¬lle¬ni mirë me ta. E nëse jetoni bashkë me ta, ata janë vëlle¬zërit tuaj, kurse All-llahu di të dallojë atë të pri¬shurin nga mirëbërësi.”
(el-Bekare, 220)
Hadithi 1621
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Ruhuni nga shtatë të këqija të mëdha!” (As’habët) kanë thënë: “O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?” Ka thënë: “T’i bësh All-llahut shok në adhurim, sihri, vrasja e dikujt e që All-llahu e ka ndaluar, përveç me të drejtë, ngrënia e kamatës, pasu¬ri¬së së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoral të be¬simtares së devotshme dhe të ndershme.”
(Muttefekun alejhi)


PËR NDALIMIN E RREPTË TË KAMATËS


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata që hanë kamatën do të ngrihen sikur që do të ngri¬het ai të cilin e ka përflakur, me të prekur, djalli, për shkak se kanë thënë: “Edhe tregtia është njëlloj sikur kamata.” Mirëpo All-llahu e ka lejuar tregtinë dhe e ka ndaluar kamatën. Atij që i vjen një këshillë nga Zoti i tij dhe heq dorë, i takon ajo që e ka fituar më parë (e kaluara). Çështja e tij është tek All-llahu, por kush e për¬sërit - ata janë banorë të Xhehenemit ku do të mbe¬sin përgjithmonë. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. All-llahu nuk e do asnjë jobesimtar mëkatar. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe e kryejnë namazin, e japin zekatin, ata i pret shpërblimi te Zoti i tyre dhe për ata nuk ka frikë as pikëllim. O besimtarë! Frikësojuni All-llahut dhe nëse jeni besim¬tarë hiqni dorë nga mbeturina e kamatës.”
(el-Bekare, 275-278)
Sa u përket haditheve, në Sahih janë të shumtë dhe të njohur.
Hadithi 1622
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar shfrytëzuesin e kamatës dhe kre¬di¬tuesin e tij.”
(Transmeton Muslimi)
Tirmidhiu dhe të tjerët shtojnë: “Edhe dëshmitarët, edhe shkruesin.”


PËR NDALIMIN E SHTIRJES (HIPOKRIZISË)


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Porse u qe urdhëruar ta adhurojnë vetëm All-llahun, që si besimtarë të sinqertë, me sinqeritet t’i rrëfejë fenë.”
(el-Bejjine,5)
“O besimtarë, mos e prishni sadakan tuaj me përgojime dhe ofendime sikur ai që shpenzon pasurinë e vet për sy e faqe para njerëzve.”
(el-Bekare, 264)
“Hipokritet shtiren se po e mashtrojnë All-llahun, ndërsa Ai i mashtron ata.”
(en-Nisa, 142)
Hadithi 1624
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Personi i parë që do të gjykohet në Ditën e Gjykimit është njeriu që ka rënë dëshmor në fushëbetejë. Ai do të shpihet në gjykim dhe do t’i ekspozohen bega¬titë që i ka dhënë All-llahu, të cilat ai do t’i njohë e atëherë All-llahu do t’i thotë: “Ç’ke bërë me begatitë që t’i kam dhënë? Ai thotë: “Kam luftuar për Ty derisa kam rënë dëshmor”. All-llahu do t’i thotë: “Gënjen, sepse ti ke luftuar që të thuhet se je trim i pa¬trembur dhe kështu është thënë për ty.” Atëherë do të urdhërojë që të tërhiqet prej fytyre derisa të hidhet në zjarr. Pastaj do të fto¬het në gjykim ai njeri që ka studiuar dituri dhe i ka mësuar të tje¬rët dhe ka lexuar Kur’an. Edhe ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë dhe ai do t’i njohë. Edhe atij All-llahu do t’i thotë: “E ç’ke bërë ti?” Ai (njeriu) do të tho¬të: “Kam mësuar dhe i kam mësuar të tjerët, dhe për Ty kam le¬xuar Kur’an.” All-llahu i thotë: “Gënjen, sepse ti ke mësuar që të tho¬në se je dijetar, kurse Kur’an ke lexuar që të thonë se je lexues i Kur’anit (kari’), dhe kështu është folur.” Pastaj do të urdhërojë (Ai) që të tërhiqet prej fytyre derisa të hidhet në zjarr. Pastaj do të gjykohet njeriu të cilit All-llahu i ka dhënë pasuri të ndrysh¬me, e ai do të sillet në gjykim. Edhe atij do t’i ekspozohen begatitë e tij dhe do t’i njohë ato, atëherë do t’i thotë: “Ç’ke bërë ti?” Ai do të thotë: “Nuk kam lënë asnjë vend, që Ti ke dë¬shi¬ruar të shpenzoj pasuri, e të mos kem shpenzuar në emrin Tënd.” Edhe atij Krijuesi do t’i thotë: “Gënjen, sepse ti ke vepruar kështu që të thuhet se je bujar dhe kështu është folur. Pastaj do të ur¬dhë¬rojë që edhe ai të hidhet në zjarr.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1625
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se njerëzit i kanë thë¬në: “Kur hyjmë te sunduesit tanë, ne u flasim të kundërtën e asaj që flasim kur jemi larg tyre.” Ibni Umeri r. anhuma ka thë¬në: “Vep-rimin e këtillë, në kohën e të Dërguarit të All-llahut, e kon¬sidero-nim hipokrizi.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 1626
Nga Xhundub b. Abdull-llah b. Sufjani r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush punon për nam të opinionit, All-llahu do t’ia japë këtë që për të të dëgjo-het, dhe kush punon për t’u parë edhe atij All-llahu do t’i japë që të bë¬het i njohur tek ata.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1627
Muslimi këtë hadith, po ashtu, e transmeton nga Ibni Abbasi r.a.
Domethënia e hadithit mund të shpjegohet se në botën tje¬tër do të dënohet publikisht, sepse ka punuar për botën (që të dëgjohet dhe të shihet).
Hadithi 1628
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush mëson dituri me të cilën kërkohet vetëm kënaqësia e All-llahut të Madhëruar vetëm se për të arritur dobi të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromën e Xhenetit në Ditën e Gjykimit.”
(Ebu Davudi me senede sahih)
Për këtë kapitull ka hadithe të shumta e të njohura.



NDALIMI I SHIKIMIT TË GRUAS SË HUAJ DHE PERSONAVE TË BUKUR, PA ARSYE TË SHERIATIT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Por thuaju besimtarëve të ulin kryet (shikimet e tyre).”
(en-Nûr, 30)
“Edhe të pamurit, edhe të dëgjuarit, edhe të kuptuarit, për të gjitha këto me siguri ka përgjegjësi.”
(el-Isra, 36)
“Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues.”
(Gâfir, 19)
“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë.”
(el-Fexhr, 14)
Hadithi 1631
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Ruhuni nga qëndrimet nëpër rrugë.” (As-habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’të bëjmë nëse duhet medo-emos të takohemi, sepse në rrugë kuvendojmë.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nëse nuk mundeni pa, atëherë jepjani të drejtën rrugës.” Ata kanë thënë: “Cila është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Të mbyllen sytë (të ulet shiki¬mi), të mos ngacmohet askush, të kthehet selami, të urdhërohet e mira dhe të ndalohet e keqja.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1632
Nga Ebu Talha Zejd b. Sehli r.a. transmetohet se ka thënë: “Ishim ulur në oborr dhe aty kuvendonim. I Dërguari i All-llahut er¬dhi mes nesh dhe qëndroi, pastaj tha: “Ç’keni që uleni nëpër rrugë publike? Largohuni nga uljet nëpër vende pulike!” Ne i thamë: “Vër¬tet ne ulemi, por jo për të keq. Jemi ulur të përkujtojmë kujti-met dhe të kuvendojmë ndërmjet veti.” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Nëse është vetëm për këtë, atëherë rrugës jepjani të drej-tën e saj: të ulet shikimi, të merret selami dhe të kuvendohet mirë.”
(Transmeton Muslimi)
Shprehja “Es-Su’udât” dtth. “Et-Turukât” (shumë rrugë).
Hadithi 1633
Nga Xheriri r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam pyetur të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s. për shikimin e befasishëm.” Ai ka thë¬në: “Ktheje (menjëherë) shikimin tënd!.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1634
Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “Kam qenë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e aty ishte edhe Mejmu¬ne¬ja, e madje erdhi edhe Ibni Ummi Mektumi. Kjo ka ndodhur pasi na është urdhëruar mbulesa (hixhabi).” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mbu¬lo¬huni nga ai!” Ne kemi thënë: “O i Dërguari i All-llahut, a nuk është ai i verbër, nuk na sheh as nuk na njeh!” Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “A jeni ju të dyja të verbta? A po e shihni ju atë?”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)




NDALIMI I VETMIMIT ME GRATË QË NUK JANË FAREFISNI E AFËRT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Po nëse kërkoni ndonjë send prej tyre, kërkojeni atë pas ndonjë perdeje.”
(el-Ahzab, 53)
Hadithi 1636
Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ruhuni (rreptësisht) nga hyrja te gratë (jo të afërta).” Një njeri nga ensarët ka thënë: “Ç’mendon (o i Dërguari i All-llahut), as si mik, me motive miqësore?” Ka thënë: “Miqësia është sikur vdekja (për femrat).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1638
Nga Burejde r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ata që mbesin në shtëpitë e tyre duhet t’i respektojnë gratë e luftëtarëve që janë larg nga shtëpitë e tyre, siç i respek¬tojnë nënat e tyre. Njeriu që obligohet se do të kujdeset dhe do ta respektojë familjen e luftëtarit jo të pranishëm dhe këtë besim e shkel në cilëndo formë, në Ditën e Gjykimit do të dalë para vëllait të tij luftëtar dhe do t’i jepet e drejta luftëtarit të marrë nga vep¬rat e mira të joluftëtarit ç’të dojë derisa të kënaqet.” Pastaj i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. u kthye nga ne dhe tha: “E ç’mendoni tani!”
(Transmeton Muslimi)


NDALIMI I MESHKUJVE NË IMITIMIN E FEMRAVE DHE I FEMRAVE NË IMITIMIN E MESHKUJVE NË VESHJE, LËVIZJE E TË TJERA


Hadithi 1640
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar njeriun që vesh rroba femrash dhe e ka mallkuar femrën që vesh rroba meshkujsh.”
(Ebu Davudi me sened sahih)


NDALIMI I IMITIMIT TË DJALLIT DHE JOBESIMTARIT


Hadithi 1642
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos hani me dorën e majtë, sepse djalli ha me dorën e majtë.”
(Transmeton Muslimi)


NDALIMI I XHUFKËS NË KOKË, PASI TË RRUHET NJË PJESË E KOKËS


Hadithi 1646
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërgu-ari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar mbajtjen e xhufkës (një xhufkë flo¬kë në majë të kokës, ose para, ose pas kokës, kurse pjesa tjetër të rruhet).”
(Muttefekun alejhi)


NDALIMI I GËRSHETIMIT TË FLOKËVE TË HUAJA, I TATUAZHIT DHE I MPREHJES SË DHËMBËVE


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Ata, në vend të Tij, i luten idhujve femra; pra, nuk i lu¬ten tjetërkujt përveç djallit të mallkuar! All-llahu e mall¬koi! Kurse ai i tha: “Unë gjithsesi do të bëj për vete një numër të caktuar nga robërit tuaj. Edhe do t’i shpjerë, me siguri, në rrugë të shtrembër dhe do t’i tër¬heq, pa dyshim, me shpresa të rrejshme dhe do t’i urdhë¬roj t’u presin veshët kafshëve dhe t'i ndryshojnë krijesat e All-llahut. Kush e bën mik djallin, e jo All-lla¬hun, ai vërtet ka pësuar humbje të mëdha.”
(en-Nisa, 117-119)
Hadithi 1650
Nga Esma r. anha transmetohet se një femër e ka pyetur Pej¬gam¬berin s.a.v.s. dhe ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, vajzën ti¬me e ka goditur lia, prandaj i kanë ra dhe i janë rralluar flokët, kur¬se unë e kam martuar. Për këtë shkak, a mund t’i vë asaj parukë (flokë të huaja)?” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu e ka mallkuar personin që gërsheton dhe personin kujt i gërshetohen flo¬kët (i shtohen flokë të huaja me gërshetim).”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër thuhet: “All-llahu e ka mallkuar per¬sonin që gërsheton dhe personin që kërkon t’i gërshetohen flokët.”
Aishja r. anha transmeton hadith të ngjashëm.
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1653
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka mallkuar femrat që gërshetojnë flokë të huaja për vet¬ve¬te, femrat kujt i gërshetohen flokët, femrat që bëjnë tau-tazh dhe femrat që kërkojnë t'u bëhet tautazh.
(Muttefekun alejhi)

PËR QORTIMIN E PASTRIMIT PAS NEVOJËS SË MADHE DHE TË VOGËL ME DORË TË DJATHTË PA ARSYE


Hadithi 1657
Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur dikush nga ju e kryen nevojën e vogël, assesi mos ta kapë me dorën e tij të djathtë organin për derdhjen e ujit, po ashtu mos ta kryejë pastrimin pas nevojës së madhe me dorën e tij të djathtë dhe assesi mos të fryjë në enën (me ushqim).”
(Muttefekun alejhi)
Për këtë çështje ka hadithe të shumta dhe të vërteta.
PËR QORTIMIN E ECJES ME NJË MBATHËSE APO MESTE PA ARSYE DHE QORTIMI I MBATHJES SË TYRE DUKE QËNDRUAR NË KËMBË PA NDONJË ARSYE
Hadithi 1659
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dë¬gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Nëse ndonjërit nga ju i këputet rripi në nallane, të mos ecë vetëm me njërën, derisa ta arnojë nallanen tjetër.”
(Transmeton Muslimi)

NDALIMI I LËNIES SË ZJARRIT NË SHTËPI GJATË FJETJES OSE NË SITUATA TË NGJASHME, QOFTË ZJARRI NË LLAMBË OSE DIKU TJETËR


Hadithi 1662
Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se ka thënë: “Një shtëpi në Medine është djegur natën me familjen në të. Kur ia treguan të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për fatkeqësinë e kësaj familjeje, ai ka thënë: “Vërtet ky zjarr është armiku juaj, prandaj kur të shkoni për të fjetur, fikeni atë.”
(Muttefekun alejhi)


NDALIMI I VAJTIMIT PËR TË VDEKURIT, I GODITJES NË FYTYRË, SHQYERJES SË GJOKSIT, NDALIMI I SHKULJES SË FLOKËVE, RRUARJES SË TYRE DHE PISKAMËS


Hadithi 1666
Nga Umer b. el-Hattabi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “I vdekuri dënohet në varr për shkak të vajtimit për të (nga të gjallët).” Në një transmetim tjetër thuhet: “me vaj-timet.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1670
Nga Ummi Atijete Nusejbe r. anha transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka marrë nga ne besën se nuk do të vajtojmë (për të vdekurin).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1675
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Çdo i vdekur që vdes dhe kur vajtuesit e tij flasin: Ah mali ynë, ah zotëriu ynë,” apo të ngjashme, atëherë All-llahu i auto¬ri¬zon dy engjëj të cilët e godasin me grushta duke bërtitur: “I kë¬tillë ke qenë?”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)


NDALIMI I SHKUARJES TE FALLTORI, ASTROLOGU, PARADËFTUESI ETJ.


Hadithi 1682
Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka ndaluar paratë nga shitja e qenit, nga pros¬titu¬cioni dhe nga falli.
(Muttefekun alejhi)


PËR NDALIMIN E PIKTURIMIT TË SHTAZËVE NË SHTROJË, NË MURE, NË RROBA, NË PARA, NË JASTËK ETJ. PËR NDALIMIN E TRAJTIMIT TË FIGURAVE (IDHUJVE) DHE FOTOGRAFIVE JASHTË MUREVE DHE OBJEKTEVE E LOKALEVE TË TJERA DHE PËR URDHRIN E SHKATËRRIMIT TË FIGURAVE KUDO QË T’I GJEJMË


Hadithi 1689
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Çdo piktor do të shkojë në zjarr. Çdo figure që ka punuar do t’i krijohet shpirti dhe do ta dënojë në zjarr (piktura).” Ibni Abbasi ka thënë: “Nëse këtë duhet ta bësh patjetër, atëherë puno drurin dhe figurat që nuk kanë shpirt.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1690
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush e traj¬ton një figurë, në Ditën e Gjykimit do të obligohet ta fry¬mëzojë me shpirt, por ai nuk është frymëzues i shpirtit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1691
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Dënimi më i ash-për në Ditën e Gjykimit do të jetë për piktorët, ata që trajtojnë figura.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1696
Nga Ebu-l Hejjaxh Hajjan b. Husajni transmetohet të ketë thë¬në: “Më ka thënë mua Ali (b. Ebi Talibi) r.a.: “A nuk do të të tregoj atë që më ka treguar i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.? Ajo është të mos lë fotografi pa e asgjësuar dhe as ndonjë varr të dekoruar pa e rrafshuar”
(Transmeton Muslimi)


QORTIMI I HIPJES NË XHEL-LALEH, QOFTË AJO MASHKULL A FEMËR, PËRVEÇ NËSE HA USHQIM TË PASTËR, ATËHERË EDHE MISHI E KA TË PASTËR DHE NUK QORTOHET (HIPJA NË TË)


Hadithi 1701
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. e ka ndaluar hipjen në xhel-laleh (deveja që ha bajgë dhe ndytësitë e tjera).”
(Ebu Davudi me sened sahih)


QORTIMI I ARMIQËSISË NË MESXHID, NGRITJES SË ZËRIT NË TË, PYETJES PËR SENDIN E HUMBUR DHE PUNËT PRIVATE


Hadithi 1706
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kur të shihni që dikush po shet apo po blen diçka në mesxhid, atëherë thojini atij: “All-llahu mos të dhëntë fitim në tregtinë tënde.” E kur të shihni që dikush po pyet për sendin e hum¬bur të tij në mesxhid, atëherë thojini atij: “Mos ta ktheftë pra¬pë All-llahu atë (send) ty.”
(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)
Hadithi 1708
Nga Amr b. Shuajbi, e ky nga babai i tij e nga gjyshi i tij r.a., trans¬¬metohet se i Dërguari i All-llahut e ka ndaluar blerjen dhe shit¬jen në mesxhid dhe kërkimin e sendit të humbur, si dhe të recito¬hen në të poezi.
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)


PËR NDALIMIN E QETHJES DHE PRERJES SË THONJVE GJATË 10 DITËVE TË DHUL-HIXHXHES PËR PERSONAT QË KANË PËR TË THERUR KURBAN, DERISA NUK E KRYEJNË THERJEN


Hadithi 1715
Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e ka kurbanin e përga¬titur për therje, kur të delë hëna e dhul-hixhxhes, të mos qethet, as mos t’i prejë thonjtë, derisa ta kryejë therjen (në ditën e Bajra-mit).”
(Transmeton Muslimi)


PËR NDALIMIN E BETIMIT ME KRIJESAT, QOFTË ME PEJGAMBERIN, KA’BEN, ENGJËJT, QIEJT, PRINDËRIT, JETËN, SHPIRTIN, KOKËN, JETËN E SULLTANIT, BEGATITË E SULLTANIT, TOKËN (TYRBEN) E NDONJË PERSONI TË NJOHUR DHE ME AMANETIN. E KY ËSHTË NDALIMI MË I RREPTË


Hadithi 1719
Nga Burejde r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush betohet” dhe thotë “unë jam i pastër nga Islami,” (ose: 'mos qofsha musliman'), edhe nëse është gënjeshtar, atëherë ai është siç ka thënë. E nëse është i sinqertë, asnjëherë nuk do të kthehet në Islam i shëndoshë.”
(Transmeton Ebu Davudi)


PËR RREPTËSINË E NDALIMIT TË BETIMIT TË RREJSHËM QËLLIMISHT


Hadithi 1722
Nga Ebu Umame Ijas b. Tha’lebete el-Harithij r.a. transmeto-het se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush e ndan një njeri mus¬li¬man nga e drejta e tij me betimin e tij, vërtet All-llahu ia ka si¬guruar zjarrin e Xhehenemit dhe ia ka ndaluar Xhenetin.” Një njeri tha: “A është kështu edhe nëse është një gjë e vogël, o i Dër¬guari i All-llahut?” Ka thënë: “Qoftë kjo edhe sa një degë (fije) e misvakut.”
(Transmeton Muslimi)


AI QË VËREN SE BETIMI I TIJ ËSHTË I GABUESHËM, ËSHTË E PREFERUESHME TA THYEJË DHE ATËHERË TË BËJË KEFARETI JEMIN


Hadithi 1724
Nga Abdurrahman b. Semure r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më ka thënë “Kur të betohesh gabi¬misht dhe sheh se betimi tjetër është më i dobishëm se ai për çka je be¬tuar, atëherë bëj ashtu si është më mirë, pastaj kryeje kefa-retin për betimin e thyer.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1726
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për All-llahun, inshall-llah, vërtet nuk do të betohem shtrembër, pastaj, nëse vërej diçka më të mirë, sigurisht do të bëj kefaret për betimin tim të shtrembër, dhe do ta bëja atë që është më e dobishme.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1727
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e mundon familjen e tij për shkak të betimit të shtrembër, është mëkat më i madh ta thyejë betimin dhe ta bëjë kefaretin që i ka obliguar All-llahu.”
(Muttefekun alejhi)


QORTIMI I KËRKESËS TJETËR TË NJERIUT NGA ALL-LLAHU I MADHËRUAR PËRVEÇ XHENETIT DHE QORTIMI I NDALIMIT TË ATIJ QË KËRKON NË EMËR TË ALL-LLAHUT DHE NDËRMJETËSIMIN E TIJ


Hadithi 1732
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬gua¬ri i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush me (betimin me) All-llah-un kërkon nga ju mbrojtje, mbrojeni! Kush lut diçka me (betimin me) All-llahun, jepjani! Kush ju thërret, përgjigjuni! Kush ju bën ju ndonjë të mirë, shpërblejeni atë. Nëse konstatoni se shpërblimi nuk është i mjaftueshëm, bëni lutje për të derisa të shihni se i ka plo¬tësuar kriteret tuaja.”
(Ebu Davudi dhe Nesaiu, hadith sahih me sened të Sahihajnit)


QORTIMI I SHARJES SË ETHEVE


Hadithi 1735
Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka hyrë te Ummi Saibi apo tek Ummi Musejjebi dhe ka thënë: “Ç’ke ti, oj Ummi Saiba, ose oj Ummi Musejjeba, që po dridhesh?” Ajo ka thënë: “Ethet, All-llahu mos i bekoftë!” Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Mos i shaj ethet, sepse ato vërtet i heqin mëkatet e bijve të Ade¬mit siç rrësheku i farkëtarit ndryshkun e hekurit.”
(Transmeton Muslimi)


PËR NDALIMIN E SHARJES SË ERËS DHE Ç'DUHET THËNË KUR FRYN AJO


Hadithi 1737
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Era është freski (dhu¬ratë) e All-llahut dhe vjen si mëshirë ose si dënim. Kur ta shihni atë, mos e shani (qortoni), por luteni All-llahun që era t’ju sjellë të mira dhe kërkoni mbrojtje tek All-llahu nga e keqja e saj.”
(Ebu Davudi me sened sahih)

Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Visiana Tue Mar 21, 2017 2:04 pm

PËR NDALIMIN E EMËRTIMIT TË NJË MUSLIMANI “O I PAFE” (O KAFIR)


Hadithi 1741
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur një njeri i thotë vëllait të tij (musliman): “O i pafe (kafir)”, atëherë njëri prej atyre të dyve ësh¬të i përshtatshëm për të. Nëse ai është siç i ka thënë, atëherë është në rregull, por nëse ai nuk është si është emërtuar, atëherë fjala i kthehet atij.”
(Muttefekun alejhi)


QORTIMI I TË FOLURIT ME ZË TË THELLË, I SHTREMBËRIMIT TË GOJËS, I TË FOLURIT ME GRAMATIKË PA E NJOHUR ATË, I PËRDORIMIT TË FJALËVE TË RRALLA DHE IMTËSITË E ZGJEDHIMIT GJATË DREJTIMIT MASËS SË GJERË E TË GJASHME


Hadithi 1745
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Janë të humbur kritikët ekstremë, kapriciozë.” Këto fjalë i ka përsëritur tri herë.
(Transmeton Muslimi)
Fjala “El-Mutenetti’ûne” dmth. ata që janë kapriçiozë, kri¬tikë të rreptë.
Hadithi 1746
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu e urren atë që, kur flet, e nxjerr gjuhën si lopa (kur e pështjell barin).”
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)


QORTIMI I EMËRTIMIT TË RRUSHIT ME TERMIN “KERM” (VRESHTË)


Hadithi 1750
Nga Vail b. Huxhri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos (i) thoni “el-kermu” (vreshtë), por thoni: “el-inebu” dhe “el-habeletu” (rrush, hardhi rrushi, dru rrushi).”
(Transmeton Muslimi)


PËR NDALIMIN E PËRSHKRIMIT TË BUKURISË SË NJË FEMRE DIKUJT PËRVEÇ PËR QËLLIME TË SHERIATIT, SI PËR KURORËZIM E TË NGJASHME


Hadithi 1751
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Assesi mos t’ia përshkruajë gruaja bu-rrit të saj gruan tjetër, hollësisht, sikur ai ta shohë atë.”
(Muttefekun alejhi)


QORTIMI I KRAHASIMIT TË SHPREHJES “Ç’DO ALL-LLAHU” DHE “Ç’DO FILANI”


Hadithi 1754
Nga Hudhejfete b. Jemani r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mos thoni: ‘Sa e dëshiron All-llahu dhe sa e dëshiron filani’,”por thoni:‘Sa e dëshiron All-llahu e pastaj e dëshi-ron filani’.”
(Ebu Davudi, me sened sahih)


QORTIMI I BISEDËS (SË KOTË) PAS JACISË SË FUNDIT


Bisedat jashtë kohës së jacisë mund të jenë të preferueshme, por pas jacisë janë të ndaluara dhe të qortueshme e po aq sa Hadithi ka të bëjë me bisedat e kota. Sa i për¬ket bisedës për të mirë, sikur biseda për dituri, historiku për perso¬nat e devotshëm, për vlerat morale, biseda me musafirët dhe me ata që kanë nevojë; bisedat e këtilla nuk janë të qortueshme, por të preferueshme. As biseda për nevojë (uzr) nuk është e qortueshme, nëse është poziti-ve. Për këtë temë ekzistojnë shumë hadithe, disa i kemi theksuar e disa po i theksojmë.
Hadithi 1757
Nga Enesi r.a. transmetohet se as’habët e kanë pritur Pejgam¬berin s.a.v.s. për namazin e jacisë, e ai erdhi afër gjysmës së natës, e fali jacinë me as’habët dhe i këshilloi, e pastaj ka thënë: “Kini kuj¬des, vërtet të tjerët janë falur e pastaj kanë fjetur, kurse ju vazh¬dimisht keni qenë në namaz, derisa e keni pritur namazin.”
(Transmeton Buhariu)


MBI NDALIMIN E LËSHIMIT TË SHTRATIT TË BURRIT NGA ANA E GRUAS SË TIJ, PËRVEÇ PËR SHKAQE TË ARSYESHME TË SHERIATIT


Hadithi 1758
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur burri e thërret gruan e vet në shtratin e tij dhe ajo refuzon të shkojë, nëse ai flen i hidhëruar në të, engjëjt e mallkojnë atë tërë natën deri në agim.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër thuhet: “(Engjëjt do ta mallkojnë) Derisa ajo të kthehet në shtratin e tij.”


QORTIMI I VËNIES SË DUARVE NË BREZ (IJE) GJATË NAMAZIT


Hadithi 1761
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. e ka ndaluar vënien e duarve në brez anash (mbi kërdho¬ku¬lla) gjatë namazit.
(Muttefekun alejhi)


QORTIMI I FALJES SË NAMAZIT I URITUR DUKE QENË USHQIMI I GATSHËM DHE I FALJES SË NAMAZIT DUKE DURUAR NEVOJËN E VOGËL DHE TË MADHE


Hadithi 1762
Nga Aishja r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë. “Nuk është e prefe-ruesh¬me të falet namazi para ushqimit të shtruar (që sofra të presë), as nuk është e preferueshme të falet namazi duke duruar nevojën e madhe dhe të vogël.”
(Transmeton Muslimi)

.
QORTIMI I SHIKIMIT RRETH E RROTULL GJATË NAMAZIT


Hadithi 1765
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ruhu nga shikimi rreth e rrotull në na-maz, sepse shikimi rreth e rrotull në namaz ëshë shkatërrim (i na-mazit). Nëse shikimi rreth e rrotull është i domosdoshëm, atëherë le të bë¬het në (namaze) nafile, kurse në (namaze) farze kurrsesi.”
(Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)


QORTIMI I DALLIMIT TË DITËS SË XHUMASË ME AGJËRIM APO I NATËS SË SAJ ME NAMAZ


Hadithi 1769
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Mos e dalloni natën e xhumasë me namaz prej netëve të tjera dhe mos e dalloni ditën e xhumasë me agjërim prej ditëve të tjera, përveç me agjërim edhe gjatë ditëve të tjera të cilat i agjërojnë disa nga ju.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1770
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dë¬gju¬ar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Askush nga ju mos ta agjërojë ditën e xhumasë e të mos ia shtojë një ditë para dhe një ditë prapa.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1771
Nga Muhammed b. Abbadi transmetohet të ketë thënë: “E kam pyetur Xhabirin r.a.: “A e ka ndaluar Pejgamberi s.a.v.s. agjërimin ditën e xhuma?” (Xhabiri ka thënëSmile “Po!”
(Muttefekun alejhi)


PËR NDALIMIN E AGJËRIMIT TË VAZHDUESHËM (LIDHUR) D.M.TH. AGJËRIMI DYDITOR APO MË SHUMË, PA NGRËNË DHE PA PIRË NDËRMJET TYRE


Hadithi 1773
Nga Ebu Hurejrate dhe nga Aishja r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar agjërimin e lidhur (shumëditor – sawmu-l-wisal).
(Muttefekun alejhi)


PËR NDALIMIN E RREPTË TË IKJES SË ROBIT NGA ZOTËRIU I TIJ


Hadithi 1777
Nga Xheriri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “Robi që ikën nga zotëriu i tij është liruar nga siguria dhe strehimi (i zotëriut të tij).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 1778
Nga Xheriri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur një rob ikën (nga zotëriu i tij), nga ai nuk pranohet namazi.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër thuhet: “Ai tashmë është bërë i pafe (kafir).”




PËR NDALIMIN E NDËRMJETËSIMIT NË LIGJET E ALL-LLAHUT


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Laviren dhe lavirin, çdonjërin, rriheni me njëqind të rëna me kamxhik dhe le të mos ju preokupojë sentimen¬talizmi duke e zbatuar fenë e All-llahut, nëse i besoni All-llahut dhe botës tjetër.”
(en-Nûr, 2)
Hadithi 1779
Nga Aishja r.a. transmetohet se Kurejshitët janë mërzitur kur një femër nga Mahzunijjët ka vjedhur diçka dhe kanë thënë: “Kush do t’i flasë për të të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s.?” Të tjerët kanë thënë: “Kush tjetër përveç Usame b. Zejdit, mik i ngush¬të i të Dër-guarit të All-llahut s.a.v.s.?” Usameja foli për të, kurse i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë. “Ti po ndërmjetëson në një prej dispo-zitave (dënimeve) të All-llahut të Madhëruar?” Pastaj ëshë ngritur, ka këshilluar e pastaj ka thënë: “Vërtet ata para jush janë shkatë-rruar për shkak se kur një njeri me autoritet ka vjedhur nuk është dënuar, ndërsa kur ka vjedhur një njeri i dobët, ata e dënonin rreptë. Betohem në All-llahun, sikur Fatimja, e bija e Mu¬hammedit s.a.v.s. të vidhte diçka, do t’ia preja dorën.”
(Muttefekun alejhi)
Një një transmetim tjetër thuhet:
“Fytyra e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. e pat ndërruar ngjy¬rën e atëherë ka thënë: “Ti po ndërmjetëson në një dis¬pozitë prej dënimeve të All-llahut, ë?” Usameja ka thënë: “Lutu për falje ndaj meje, o i Dërguari i All-llahut!” Transmetuesi ka thënë: “Pastaj (Pejgamberi s.a.v.s.) ka urdhëruar që femrës t’i prihet dora dhe iu pre.”



QORTIMI I PRIVILEGJIMIT ME DHURATA TË NJË FËMIJE NDAJ FËMIJËVE TË TJERË


Hadithi 1782
Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se babai i tij ka shkuar teK i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i ka thënë: “Vërtet unë e kam dalluar veçan këtë birin tim, djaloshin (me një rob).” I Dër¬gua¬ri i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A e ke dalluar (me dhuratë) veçan çdo fëmijë tëndin, siç ke bërë me këtë?” Babai im u përgjigj. “Jo!” Atëherë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ktheje atë (dhu¬ratën) nga ai!”
Në një transmetim thuhet: I Dërguari i All-llahut ka thënë: “O Beshir, a ke vepruar kështu edhe me fëmijët e tjerë?” Për¬gjigjet: “Jo!” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë. “Frikësojuni All-lla¬hut dhe bëhuni të drejtë ndaj fëmijëve tuaj!” Babai im e ktheu dhuratën që ma pat dhënë, pasi u kthye në shtëpi.”
Në një transmetim thuhet: “I Dërguari i All-llahut ka thënë: “O Beshir, a ke ti fëmijë të tjerë përveç këtij?” U përgjigj: “Po!” I Dërguari i All-llahut ka thënë: “A i ke dhuruar ti çdo fëmijes ngjashëm me këtë?” (Beshiri) përgjigjet: “Jo!” Atëherë Pej¬gam¬beri i ka thënë: “Atëherë mos më merr mua për dëshmi-tar, sepse unë nuk do të dëshmoj për të padrejtën (dhunën).”
Në një transmetim thuhet: “Mos më merr mua për dëshmi-tar në të padrejtë!”
Në një transmetim thuhet: “Për dëshmitar merr dikë tjetër për¬veç meje!” Pastaj ka thënë: “A të gëzon ty që të gjithë fëmi¬jët e tu të jenë të barabartë në mirësi?” Beshiri ka thënë se: Pej¬gamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur është ashtu (unë nuk do të jem dëshmitar për ty)!”
(Muttefekun alejhi)



PËR NDALIMIN E HEQJES SË STOLIVE DHE PARFUMOJSJES MBI TRI DITË PËR NJË TË VDEKUR, PËRVEÇ PËR BASHKËSHORTIN KATËR MUAJ E DHJETË DITË


Hadithi 1783
Nga Zejneb bint Ebu Selemete r. anhuma transmetohet se ka thënë: “Kam hyrë tek Ummi Habibeja r. anhuma, bashkëshortja e Pej¬gamberit s.a.v.s., kur ka vdekur babai i saj Ebu Sufjan b. Harbi r.a. Ajo kërkoi që robëresha t’i sjellë parfum, në të cilin kishte shaf¬ran apo diçka tjetër, e parfumosi me te robëreshën, e pastaj i fërkoi dy faqet e saj dhe pastaj ka thënë: “Për All-llahun, nuk po më ne¬vojitet parfumi, por e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që nga minberi thotë: “Nuk është e lejuar për një femër, që e beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, të braktisë stolisjen më shumë se tri netë për një të vdekur, përveç për bashkëshortin katër muaj e dhjetë ditë.” Zejnebi më tej thotë: “Pastaj kam hyrë te Zejnebja, e bija e Xhahshit r. anha, kur i vdiq i vëllai, e edhe ajo e kërkoi për¬fumin dhe me të u fërkua, e pastaj më tha: “Për All-llahun, mua nuk më nevojitet parfumi, por e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë në minber: “Nuk është e lejuar për një femër, që e beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit, ta braktisë stolisjen më shu¬më se tri ditë, përveç për bashkë-shortin e vet katër muaj e dhje¬të ditë.”
(Muttefekun alejhi)



PËR NDALIMIN E SHITJES (SË MALLIT) NGA VENDASI BEDUINIT (TË HUAJIT), NDALIMIN E PRERJES SË RRUGËS ATYRE QË SJELLIN MALL (PARA SE TË NJOFTOHEN ME ÇMIMIN E TREGUT), PËR NDALIMIN E NDËRHYRJES NË SHITBLERJE TJETRIT, NDALIMIN E NDËRHYRJES NË FEJESË, PËRVEÇ NËSE E LEJON OSE E KTHEN


Hadithi 1784
Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. e ka ndaluar që vendasi t’i shesë diçka të huajit, qoftë edhe nëse i huaji është vëlla i tij edhe nga babai dhe nga nëna.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1785
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos i ndërhyni robit (që të shtyheni ta bleni të njëjtën gjë) derisa nuk e sjell dhe e shtron në treg.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1786
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dër¬gua¬ri i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos ia preni rrugën kalorësit dhe vendasi mos t’ua shesë mallin të huajve.” Tavusi i ka thënë atij: “Për¬se vendasi mos t’i shesë të huajit?” Ai ka thënë: “Sepse i huaji nuk ka ndërmjetës (të njofshëm) që do t’ia garantojë page-sën me rregull.”
(Muttefekun alejhi)



PËR NDALIMIN E SHPENZIMIT TË PASURISË JASHTË QËLLIMEVE TË LEJUARA ME SHERIAT


Hadithi 1790
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar te ju pëlqen tri gjëra, por urren tri gjëra. Te ju pëlqen: ta adhuroni Atë, mos t’i bëni shok Atij dhe të mbaheni fuqishëm për litarin e All-llahut të gjithë dhe mos u ndani. Te ju urren: thashethemet, shumë pyet¬je dhe shpenzimin e tepruar të pasurisë.”
(Transmeton Muslimi)


QORTIMI I REFUZIMIT TË AROMËS PA ARSYE


Hadithi 1795
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Kujt i ofrohet aroma, mos ta refuzojë, sepse aroma është e lehtë të bartet dhe ka aromë të mirë.”
(Transmeton Muslimi)


QORTIMI I LAVDIMIT PARA SYVE TË DIKUJT, PËR TË CILIN EKZISTON RREZIKU NGA PRISHJA PREJ VETËKËNAQËSISË, NË TË KUNDËRTËN ËSHTË I LEJUAR


Hadithi 1797
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. e ka dëgjuar në njeri duke lëvduar dikë para syve, e Pejga-mberi s.a.v.s. ka thënë: “E shkatë¬rruat, apo ia thyet shpinën nje-riut.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1798
Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet se një njeri është për¬me-ndur tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe një njeri e lëvdoi se është i mirë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Mjerë ti, ia ke thyer qafën shokut tënd.” Këtë e ka thënë disa herë. “Nëse dikë është e domosdoshme ta lëvdoni, atëherë ai që lëvdon, le të thotë: Konsi¬de¬roj se është kësi e kësi, nëse e sheh se ai është i këtillë, kurse All-llahu është njohës i tij. Ai që lavdon dikë të mos flasë, se në raport me All-llahun është i pastër.”
(Muttefekun alejhi)


QORTIMI I IKJES NGA VENDI KU ËSHTË PARAQITUR MURTAJA DHE QORTIMI I LARGIMIT NGA VENDI I KËTILLË


All-llahut i Madhëruar thotë:
“Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë, qoftë edhe në kulla të larta të fortifikuara.”
(en-Nisa, 78)
“Vetveten mos e çoni në shkatërrim.”
(el-Bekare, 195)
Hadithi 1800
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Umeri r.a. ka shku-ar në Sham (Damask). Kurse kur ishte në Serga në Siri, e takuan atë komandantët ushtarakë Ebu Ubejde b. Xherrahu dhe shoqëria e tij dhe e njoftuan se në Sham dominon murtaja. Ibni Abbasi ka thë¬në: “Më ka thënë mua Umeri: “M’i thirr muhaxhirët e parë.” Pasi i thi¬¬rra, ai ka mbajtur me ata një kuvendim (mushavera) dhe u ka thënë se në Sham mbretëron murtaja dhe këtu u ndanë në mendi¬me. Disa thanë: “Ti je nisur për shkak të një gjëje dhe ne nuk shohim arsye të kthehesh nga rruga.” Të tjerët thanë: Me ty ka shumë njerëz dhe shokë të të Dërguarit të All-llahut dhe ne nuk shohim arsye të shkosh atje ku mbretëron murtaja.” Umeri r.a. ka thënë: “Më lëni tani!” e pastaj ka thënë: “M’i thirr ensaritë!” Pasi i thirra, edhe me ta ka mbajtur kuvendim dhe edhe ata vepruan si muhaxhirët e u ndanë në mendime siç vepruan edhe muhaxhirët. Umeri r.a. ka thë¬në: “Më lëni tani!” e pastaj ka thënë: “M’i thirr të gjithë njerëzit e vjetër nga Kurejshitët që janë këtu nga muhaxhirët e fet’hit.” Unë i kam thirrur, kurse as dy prej tyre nuk u ndanë në mendime. Të gjithë kanë thënë: “Konsiderojmë që të kthehesh me njerëzit dhe mos t’i çosh në murtajë.” Atëherë Umeri r.a. u komunikoi njerëzve: “Këtu kam gdhirë dhe këtu do të mbesim.” Ebu Ubejde b. Xherrahu r.a. ka thënë: “Vallë, të ikje nga kaderi (caktimi) i All-llahut?” Umeri r.a. ka thënë: “Sikur këtë ta kishte thënë tjetërkush përveç teje, o Ebu Ubejd!” Umeri r.a. nuk dëshironte që dikush t’i kundër-vihej. Ai ka thënë: “Po, ne po ikim nga kaderi i All-llahut në kaderin e All-llahut. Ç’mendon ti, sikur të kishe deve dhe ajo të gjendej në një rraf¬shinë me dy anë. Njëra anë prej tyre është me bar, kurse tjetra pa bar. A thua ti, nëse do të ruaje anën e frytshme, këtë nuk do të rua¬je sipas kaderit të All-llahut, e nëse do ta ruaje anën jo të fryt¬shme, vallë, këtë nuk do të ruaje sipas kaderit të All-llahut? Ibni Abbasi ka thënë: “Erdhi Abdurrahman b. Aufi r.a., i cili qe jo i pra-nishëm për një punë të tij dhe tha: “Vërtet, unë kam dije për kë¬të: E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kur të dëgjoni për murtajën në një vend, atëherë mos shkoni atje, e nëse gjendeni në një vend ku mbretëron murtaja, atëherë mos dil¬ni nga ai për të ikur.” Umeri r.a. e falënderoi All-llahun dhe u kthye.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1801
Nga Usame r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kur të dëgjoni se në një vend është paraqitur murtaja, mos shkoni atje! E nëse paraqitet në vendin ku gjendeni, atëherë mos dilni nga ai vend!”
(Muttefekun alejhi)


NDALIMI I PËRDORIMIT TË ENËS SË ARIT DHE TË ARGJENDIT PËR USHQIM, PËR PIJE, PËR PASTRIM DHE NEVOJA E PËRDORIME TË TJERA


Hadithi 1804
Nga Ummi Selemete r. anha transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ai që shërbehet me enë të argjendtë gjatë pirjes, ai në barkun e tij derdh zjarrin e Xhehenemit.”
(Muttefekun alejhi)
Sipas transmetimit të Muslimit thuhet: “Ai që ha dhe pi nga ena e argjendit dhe e arit.”
Hadithi 1805
Nga Hudhejfe r.a. transmetohet të ketë thënë: “Vërtet Pejga-m¬be¬ri s.a.v.s. na ka ndaluar veshjen e mëndafshtë dhe prej kadife-së dhe pirjen nga ena e artë dhe e argjendtë.” Ai ka thënë: “Këto gjë¬ra janë për ta në këtë botë kurse tuajat janë në botën tjetër.”
(Muttefekun alejhi)
Sipas transmetimit në të dy Sahihajnët, Ebu Hurejra r.a. ka thë¬në: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thë¬në: “Mos i vishni rrobat e mëndafshta dhe prej kadifesë, as mos pini nga enët e argjendta dhe të arta, as mos hani me enët e argjendit dhe të arit.”
NDALIMI I VESHJES SË NJERËZVE ME VESHJE NGJYRË SHAFRANI
Hadithi 1807
Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Pejgamberi s.a. v.s. e ka ndaluar që meshkujt t’i ngjyrosin rrobat me ngjyrë shafra-ni.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1808
Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka parë tek unë dy rroba me ngjyrë shaf¬ra¬ni dhe më tha: “Nëna jote të ka urdhëruar kështu?” Unë u për¬gjigja: “Do t’i pastroj.” Ai ka thënë: “Madje, digji!”
Në një transmetim ka thënë: “Vërtet këto janë prej rroba-ve të të pafeve, prandaj mos i vish.”
(Transmeton Muslimi)


NDALIMI I POHIMIT TË NJERIUT SE BABA E KA DIKË TJETËR PËRVEÇ BABAIT TË TIJ DHE NDALIMI I PRANIMIT PËR SUNDUES DIKË TJETËR PËRVEÇ SUNDUESIT TË VËRTETË

Hadithi 1813
Nga Jezid b. Sherik b. Tariku transmetohet të ketë thënë: “E kam parë në minber Aliun r.a. duke mbajtur hutbe dhe e kam dë¬gjuar duke thënë: “Jo, për All-llahun, ne nuk kemi libër tjetër të cilin e lexojmë përveç Librit të All-llahut. Ndërsa lidhur me këtë sahife (shkresë), dhe e shpalosi, eshtra deveje dhe magji tjera të ndryshme, - i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Medina është e ndalu-ar prej Ajrit deri te Theuri (vende në Medi¬ne). Kush fut një risi në Medine ose sjell një risimtar, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as farzin as nafilen (as të obliguarat as vullnetaret); siguria e muslimanëve ndaj të pafeve është një, e cila i përfshin të gjithë. Kush ia kthen shpinën musli¬ma¬nit, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as punën as drejtësinë (as të obliguarat, as vullnetaret).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 1814
Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Njeriut që me vetëdije pranon pater¬ni¬tetin e njeriut tjetër jashtë babait të tij, i mbetet vetëm mosbe¬si¬mi; kush pohon diçka që në të vërtetë nuk është e tij, ai nuk është prej nesh dhe le të përgatitet për qëndrim në zjarr.” “Kush e thërret një njeri për të pafe (kafir), apo i thotë se është armik i All-llahut, por nuk është kështu, nuk i mbetet tjetër vetëm se të befasohet (t’i kthehet atij që e ka thënë).”
(Muttefekun alejhi)
(Ky citat është sipas Muslimit)

.
LIBRI I RRËFIMEVE DHE SPIRITUALITETEVE


Hadithi 1818
Nga Rib’ij b. Hirashi transmetohet të ketë thënë: “Kam shkuar me Ebu Mes’ud el-Ensariun deri te Hudhejfete b. Jemani r. anhum, dhe Ebu Mes’udi i tha atij: “Më trego ç’ke dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. për Dexhalin?” (Hudhejfete) ka thënë: “Vërtet De¬xhali do të dalë dhe vërtet me të do të ketë një ujë dhe një zjarr. Sa i përket atij që njerëzit e konsiderojnë ujë, është zjarri i cili di¬gjet; sa i përket atij që njerëzit i konsideron zjarr, është uji i ftoh¬të i pijshëm. Kush nga ju e pret (atë kohë), le të përcaktohet për atë që njerëzit i konsiderojnë zjarr, sepse ai do të jetë ujë i ëm¬bël, i ftohtë, i pijshëm.” Ibni Mes’udi ka thënë: “Edhe unë e kam dëgjuar këtë.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1823
Nga Imran b. Husajni r. anhuma transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Ndër¬mjet krijimit të Ademit s.a.v.s. dhe ditës së shkatërrimit të kësaj bote nuk ka fatkeqësi më të madhe se Dexhxhali.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1828
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka përmendur Dexhxhalin para njerëzve dhe ka thënë: “Vër¬tet All-llahu nuk është i verbër. Kujdes, Mesih-ud-Dexh-xhalli (antikrishti) është i verbër në syrin e djathtë. Syri i tij është si kokrra e rrushit e ngrirë si copë akulli (i verbër).”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1832
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Medinen njerë-zit do ta lënë në të mirë, pasi ate nuk do ta sulmojnë dhe rrethojnë përveç se shpe¬zët dhe egërsirat. Të fundit të cilët do të tubohen në Medi¬ne do të jenë dy bari nga Muzejna, të cilët do të dëshirojnë të hyjnë në Medine. Ata do të bërtasin duke kalëruar kafshët e tyre dhe do të sulmohen nga egërsirat. Kur të arrijnë deri te Thenijjet-ul-Ueda do të bien në fytyrat e tyre (do të vdesin).”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1843
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Besimtari nuk do të lejojë të kafshohet nga një vrimë dy herë.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1846
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Derisa Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ishte i ulur në një ndeje me njerëzit, erdhi një beduin dhe i ka thënë: “Kur do të jetë çasti i fundit (es-sä’at)?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. vazhdoi të flasë dhe nuk ia vuri veshin pyetjes. Disa njerëz thanë: “E ka dëgjuar ç’ka thënë, por e ka qor¬tuar ç’ka thënë ai.” Disa njerëz të tjerë thanë: “As nuk e ka dëgju-ar.” Kur e mbaroi fjalimin e tij tha: “Ku është ai që pyeti për çastin e fundit?” Beduini ka thënë: “Ja ku jam, o i Dërguari i All-lla¬hut!” Ai ka thënë: “Kur të keqpërdoret amaneti, prite çastin e fun¬dit!” Beduini vazhdoi: “Si keqpërdoret emaneti?” Ka thënë: “Kur çështjet me rëndësi t’u besohen atyre që nuk janë kompetentë, pritni çastin e fundit.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1847
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ata që ju udhëheqin në namaz, nëse falen në më¬ny¬rë korrekte, atëherë është për të mirën tuaj, e nëse gabojnë, atëherë sërish është për të mirën tuaj, por në dëmin e tyre.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1863
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka marrë për dore i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ka thënë: “All-llahu e ka krijuar tokën të shtunën, kurse malet në të i ka krijuar të dielën, drurin e ka krijuar të hënën, e qortimin (mekruhin) e ka krijuar të mar¬tën, dritën e ka krijuar të mërkurën, kurse të enjten i ka shpërndarë kafshët, e Ademin a.s. e krijoi pas ikindisë ditën e premte në fund të krijimit.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1864
Nga Ebu Sulejman Halid b. Velidi r.a. transmetohet se ka thë-në: “Në dorën time janë thyer nëntë shpata ditën e betejës në Mu’ti. Në dorën time nuk ka mundur të mbesë shpatë tjetër, përveç shpatës së gje¬rë të Jemenit.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1868
Nga Auf b. Malik b. Tufejl transmetohet se Aishes r. anha i kanë thënë se Abdull-llah b. Zubejri r. anhuma ka thënë për një shitje ose dhuratë që ia pati dhënë Aishja r. anha: “Për All-llahun, ose Aish¬ja r. anha do ta ndërpresë këtë, ose unë sigurisht nuk do t’i flas, do ta shkëpus lidhjen me të.” Kur këtë e dëgjoi Aishja, ka thë¬në: “A e ka thënë këtë ai?” Të pranishmit kanë thënë: “Po!” Ajo ka thënë: “Ky është zotimi im se nuk do të flas kurrë me Ibni Zubej¬rin!” Ibni Zubejri i ka dërguar emisarët e vet për ndërmjetësim tek Aishja r. anha, pasi ndërprerja u zgjat. Ajo ka thënë: “Jo, për All-llahun, nuk do ta pranoj ndërmjetësimin kurrë, as që do ta thyej zotimin tim.” Pasi kjo u zgjat, Ibni Zubejri u foli Misver b. Mahreme dhe Abdurrahman b. Esved b. Abdi Jeguthit dhe u tha: “Ju betohem në All-llahun që të më çoni deri tek Aishja r. anha, sepse nuk e ka patur të lejuar të zotohet për shkëputjen totale me mua!” Shkuan Misveri dhe Abdurrahmani dhe kërkuan leje të hyjnë dhe thanë: “Es-selamu alejki ue rahmetullahi ue berekatuhu, a mund të hyjmë?” Aishja ka thënë: “Hyni!” Ata kanë thënë: “Të gji¬thë ne?” Aishja ka thënë: “Po, hyni të gjithë ju!” Ajo nuk e ka ditur se me ta është Ibni Zubejri. Pasi hynë, Ibni Zubejri hyri pas perdes, e përqa-foi dhe filloi ta lusë dhe të qajë. Misveri dhe Abdurrahmani po ashtu e lutën, ndërsa ajo nuk foli me Ibni Zubejrin dhe nuk e pranoi atë. Ata kanë thënë se vërtet Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar që po vepron ti me refuzimin e shkëputjes. Për muslimanin nuk lejohet t’i ndërprejë lidhjet me vëllanë e tij më shumë se tri netë. Pasi ata theksuan dhe përmendën këtë gjë, ajo i ndërpreu përmendjet e tyre dhe qau duke thënë: “Unë jam zotuar, kurse zotimi është çështje e rëndë”. Ata vazhdimisht, këmbëngulnin derisa ajo i foli Ibni Zubejrit. Pastaj ajo liroi 40 robër për shkak të zotimit të saj. Më vonë, kur përmendej zotimi i saj, ajo qante aq shumë, sa lotët lagnin mbulesën e saj.”
(Transmeton Buhariu)


LIBRI PËR KËRKIMIN E FALJES


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Kërko falje për mëkatet e tua.”
(Muhammed, 19)
“Dhe kërko falje nga All-llahu! All-llahu njëmend është shumë i mëshirshëm dhe fal!”
(en-Nisa, 106)
“Ti madhëroje Zotin tënd me lëvdatat dhe kërko falje nga Ai! Ai me të vërtetë e pranon pendimin!”
(en-Nasr, 3)
“Thuaj: “A t'ju tregoj çka është më mirë se ato? Ata të cilët janë të devotshëm kanë te Zoti i tyre Xhenete, ku do të rrjedhin lumenj, e aty do të mbesin përgjithmonë, edhe bashkëshorte të pastra dhe kënaqësinë e All-lla¬hut. All-llahu i sheh mirë shumë robërit e vet. Ata të cilët thonë: “O Zoti ynë, ne me të vërtetë besojmë, pran¬daj na fal mëkatet tona dhe mbrona prej dënimit me zjarr!” Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dë¬gjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë me të cilët kër¬kojnë falje në orët e vona të natës.”
(Ali Imran, 15-16-17)
“Ai i cili bën ndonjë të keqe ose bën mëkat ndaj vetes e pastaj lut All-llahun që t’ia falë - do të bindet se All-llahu fal dhe është i mëshirshëm.”
(en-Nisa, 110)
“All-llahu ata nuk i dënonte, sepse ishe ti në mesin e ty¬re, dhe ata All-llahu nuk i dënon derisa luten për falje.”
(el-Enfal, 33)
“Edhe ata, të cilët kur bëjnë paudhësi, ose bëjnë gabim ndaj vetvetes, e kujtojnë All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - kush i fal mëkatet përveç All-lla¬hut? - dhe të cilët vazhdojnë në atë çka kanë bërë (të gabojnë) me vetëdije.”
(Ali Imran, 135)
Ajetet për këtë kapitull janë të shumta dhe të njohura.


Hadithi 1878
Nga Egarr el-Muzennij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet më vjen në zemrën time mendimi dhe dëshira që çdo ditë nga njëqind herë t’i lutem All-llahut për falje.”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1879
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dë¬gjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Për All-llahun, unë çdo ditë i drejtohem All-llahut për falje dhe për pendim më shumë se shtatëdhjetë herë.”
(Transmeton Buhariu)


Hadithi 1882
Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dër¬guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush vazhdimisht lutet për fal¬je, All-llahu do t’i jap dalje nga çdo ngushticë, do ta lirojë nga çdo brengosje dhe do ta furnizojë nga nuk e llogarit.”
(Transmeton Ebu Davudi)


Hadithi 1883
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë: “All-llahut i lutem për falje, nuk ka zot tjetër përveç Atij, të Gjallit, të Qëndrueshmit, dhe Atij i drejtohem për pendim, do t’i falen mëkatet, qoftë edhe nëse ka ikur nga fushëbeteja.”
(Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Hadithi është sahih sipas kushteve te Buhariut dhe Muslimit)


Hadithi 1887
Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dër¬guarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “All-llahu i Madhëruar ka thënë: “O i biri i Ademit, derisa ti më lut dhe mbështetesh dhe shpreson tek Unë, do të falë ato që rrjedhin nga ti dhe nuk do të qortoj për to. O i biri i Ademit, sikur mëkatet e tua të arrinin deri në qiell, kurse ti më drejtohesh me lutje për falje, Unë do të të falë dhe nuk do të qortoj. O i biri i Ademit, sikur t’i të ma sjellësh plot to¬kën me mëkate, kurse pas kësaj je takuar me Mua si besim-drejtë, e jo idhujtar i hyjnive të tjera përveç Meje, Unë ty do ta sjell plot tokën me falje.”
(Transmeton Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)


Hadithi 1888
Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “O tubim i grave, jepni sadaka dhe kërkoni falje shumë. Vërtet ju kam parë në Xhehenem shumica.” Një grua tha: “Përse ne jemi më të shumtat në Xhehenem?” Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Shumë po mallkoni dhe shumë jeni jomirënjohëse ndaj burrave (tuaj). Nuk kam parë askënd më të mëngët në arsye dhe në fe prej atyre të cilëve u është dhënë arsyeja, sesa ju!” Ajo ka thënë: “Ç’është kjo mungesa e arsyes dhe e fesë?” Ai ka thënë: “(Mungesa e arsyes) Është konfirmuar me atë që dëshmimi i dy grave është i barabartë me dëshmimin e një mashkulli: sa i përket mungesës në fe, kjo konfirmohet më atë që shumë ditë kalojnë e ju nuk faleni.”
(Transmeton Muslimi)



SQARIMI PËR ATË QË KA PËRGATITUR ALL-LLAHU PËR BESIMTARËT NË XHENET


All-llahu i Madhëruar thotë:
“Pa dyshim të devotshmit do të jenë në kopsht dhe bu¬ri¬me. Hyni aty të sigurtë, të liruar nga frika! Dhe ne nga kraharorët e tyre do t’ua heqim smirën, ata do të qën¬drojnë sikur vëllezër njëri përballë tjetrit. Aty nuk i pre¬kë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren prej tyre.”
(el-Hixhr, 45-48)
“O njerëz të mi, ju sot mos u frikësoni dhe mos u pikë¬lloni! Ata, të cilët kanë besuar argumentet tona dhe ka¬në qenë muslimanë. Hyni në Xhenet, ju dhe bashkë¬shortet tuaja, të gëzuar! Ata do të jenë të shërbyer me enë e gota prej ari. Aty do të keni gjithë çka që u dëshi¬ron shpirti dhe ua kënda syri. Ju aty jeni përgjithmonë. Dhe ai është Xheneti që u jipet në trashëgim për atë që keni punuar. Aty do të keni shumë pemë prej të cilave do të hani.”
(ez-Zuhruf, 68-73)
“Të devotshmit, pa mëdyshje, kanë vend të sigurt. Në kopshte me burime; të veshur në mëndafsh e kadife, për¬ballë njëri-tjetrit. Gjithashtu do t’i kurorëzojmë me hyri symëdha. Aty mund të kërkojnë, të sigurt, çfarëdo lloj pemësh që të dëshirojnë. Aty nuk do ta shijojnë vdekjen përveç vdekjes së parë dhe Ai do t’i ruaj nga dë¬nimi me zjarr. Nga mirësia e Zotit tënd, ai është suk¬ses i madh.”
(ed-Duhan, 51-57)
“Të mirët, njëmend, do të jenë në kënaqësi të Xhenetit. Do të shikojnë nga divane; Në fytyrat e tyre vërehet gëzimi e lumturia. Do t’u jepet të pijnë nga pije të vulo¬sura, vula e të cilave është misk dhe për këtë le të bëj¬në gara konkurrentët; do të jetë e përzier me ujë Tesni¬mi. Burimesh, prej ku pijnë të afërmit.”
(el-Mutàffifîn, 22-28)
Ajetet për këtë kapitull janë të shumta e të njohura.


Hadithi 1890
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla¬hut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar thotë: “Për ro¬bë¬rit e Mi të devotshëm kam përgatitur atë që sytë e dikujt nuk e kanë parë, veshët nuk e kanë dëgjua dhe në mend nuk i ka rënë. Lexoni, nëse dëshironi: “Dhe askush nuk e di se çfarë gëzimesh të fshehta i presin.”(es-Sexhde, 17).
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1891
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të jetë në figurë të Hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik, kurse çiftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell.”
(Muttefekun alejhi)


Në transmetimin sipas Buhariut dhe Muslimit thuhet: “Enët e tyre në të (Xhenet) janë të arit, djersa e tyre është misk; për çdo xhenetli ka dy gra, palca e kërcit të të cilave do të shihet nga jashtë prej bukurisë. Ndërmjet tyre nuk do të ketë mospaj¬tim, as konflikt e hidhërim. Zemrat e tyre janë një zemër. All-llahun do ta madhërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje.”


Hadithi 1893
Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Unë vërtet e di xhehenemlinë e fun¬dit që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zva¬rritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t’i thotë: ‘Shko hy në Xhe-net!’ Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: ‘O Krijues, unë e gjeta përplot!’ All-llahu do t’i thotë këtij njeriu: ‘Shko, dhe hy në Xhe-net, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja’. Njeriu do të thotë: ‘Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?’ Trans¬metuesi thotë: “Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thë¬në: “Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1894
Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë¬në: “Vërtet një besimtar në Xhenet do të ketë një çadër nga një e vetmja kokërr e diamantit, çadër e cila do të jetë me vrimë, aq sa vrima e tij në lartësi do të jetë e gjatë gjashtëdhjetë milje. Besimtari aty do ta ketë familjen e tij, të cilës do t’i shkojë dhe vijë (do t’i bëjë tavaf). Familjet e tij nuk do të shihen me njëra tjetrën.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1896
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Vërtet xhenetlitë do t’i shohin mbi vete banorët e Gu¬re¬fit siç i shikojnë yjet banorët e tokës, ato yje të shkëlqyeshme nga fundi i natës, të cilat dridhen në horizontin prej lindjes deri në perëndim. Kjo është për shkak të dallimeve në gradat e Xhenetit dhe xhenetlitë.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ato janë vendbanimet e Pejgamberëve, a mund t’i arrijë tjetër¬kush?” Ai ka thënë: “Sigurisht! Pasha Atë në sundimin e të Cilit është shpirti im, ata janë njerëzit të cilët besojnë në All-llahun dhe të cilët janë të bindur në vërtetësinë dhe sinqeritetin e Pejgam¬berëve të tyre.”
(Muttefekun alejhi)


Hadithi 1901
Nga Ebu Seid dhe nga Ebu Hurejret r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të hyjnë në Xhenet, një thirrës do të thërrasë: “Vërtet ju është dhënë jeta dhe mos vdisni kurrë. Juve ju është dhënë shëndeti dhe kurrë mos u sëmurni. Juve ju është dhënë rinia dhe ju kurrë nuk do të pla¬keni. Juve ju është dhënë kënaqësia dhe ju kurrë nuk do të arrini në mjerim dhe të keqe!”
(Transmeton Muslimi)


Hadithi 1904
Nga Xherir b. Abdull-llahu r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ke¬mi qenë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., e ai shikoi në Hënën katër¬mbëdhjetëshe dhe tha: “Vërtet ju kështu do ta shihni Krijue-sin tuaj dukshëm siç e shihni Hënën. Nuk do të ngushtoheni dhe shty¬heni ndërmjet veti që ta shihni.”
(Muttefekun alejhi)
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rijadus Salihin  1904 Hadithe Empty Re: Rijadus Salihin 1904 Hadithe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi