Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Fillimi i jetesës seksuale EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fillimi i jetesës seksuale EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fillimi i jetesës seksuale EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fillimi i jetesës seksuale EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fillimi i jetesës seksuale EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fillimi i jetesës seksuale EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Fillimi i jetesës seksuale EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Fillimi i jetesës seksuale EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Fillimi i jetesës seksuale EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Fillimi i jetesës seksuale EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Fillimi i jetesës seksuale EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Fillimi i jetesës seksuale EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Fillimi i jetesës seksuale EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Fillimi i jetesës seksuale EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Fillimi i jetesës seksuale EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
Albani (761)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
emine (509)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
Era (387)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
Redi (338)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
Visiana (198)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
iDa (175)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 
Esila (153)
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcapFillimi i jetesës seksuale Voting_barFillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 

Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcap3%Fillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 3% [ 1 ]
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcap14%Fillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 14% [ 5 ]
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcap11%Fillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 11% [ 4 ]
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcap58%Fillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 58% [ 21 ]
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcap0%Fillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 0% [ 0 ]
Fillimi i jetesës seksuale Vote_lcap14%Fillimi i jetesës seksuale Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Fillimi i jetesës seksuale

Shko poshtë

Fillimi i jetesës seksuale Empty Fillimi i jetesës seksuale

Mesazh nga Shkruaj Thu Oct 24, 2013 4:45 pm

Pjekuria seksuale (bulugh) dhe pjekuria mendore (rushd)



Dëshira seksuale shfaqet tek njeriu në moshën e pjekurisë (pubertetit). Sipas definicionit ligjor islam, pjekuria përcaktohet në njërën nga mënyrat vijuese:

- mosha: arritja e vitit të pesëmbëdhjetë hënor për djemtë dhe e vitit të nëntë hënor për vajzat

- ndryshimi i brendshëm (vetëm për djemtë): kjo nënkupton zbrazjen (ejakulacionin) e parë natën. Sperma akumulohet në testikuj që nga fillimi i pubertetit dhe ndonjëherë mund të krijohet më shumë spermë nga ç’mund të mbajë sistemi. Në raste të tilla, sperma zbrazet gjatë gjumit dhe njihet si “zbrazja e natës”, “ëndrra e lagësht” ose “ihtlam” në arabisht.

- ndryshimi fizik: shfaqja e qimeve në pjesën e poshtme të barkut

Ngase dëshira seksuale shfaqet në pubertet dhe ngase Islami thotë se dëshira seksuale duhet të përmbushet vetëm nëpërmjet martesës, në Islam është lejuar martesa sapo mashkulli ose femra ta arrijë moshën e pjekurisë. Në rastin e vajzave, Islami jo vetëm që e lejon martesën e tyre sapo ta arrijnë moshën e pjekurisë, por edhe e sugjeron fort një martesë të tillë. Kjo është arsyeja përse Islami nuk e konsideron si një gjë të pëlqyeshme shtyrjen ose vonesën e martesës së vajzave për shkak të arsimimit. Përkundrazi, Islami thotë se vajzat duhet të martohen dhe pastaj të vazhdojnë me arsimimin e tyre po të kenë dëshirë.

Megjithatë, vetëm pjekuria fizike nuk është e mjaftueshme që një njeri të mund t’i përmbushë detyrimet e martesës. Edhe pjekuria mendore (arab. rushd) është po kaq e rëndësishme. Në anën tjetër, mënyra moderne e jetesës është bërë aq e komplikuar, sa është shfaqur një zbrazëtirë ndërmjet pjekurisë seksuale dhe pjekurisë mendore në çështjet financiare dhe shoqërore. Një artikull i kohëve të fundit në lidhje me rininë amerikane thotë:

“Amerikanët e rinj që po hyjnë në shekullin njëzet e një, janë shumë më pak të pjekur se paraardhësit e tyre të fillimshekullit të njëzetë. Dallimi është i qartë në të gjitha sferat e zhvillimit rinor: në s*k*, në dashuri, në martesë, në arsimim dhe në punë. Fizikisht, të rinjtë e sotëm e arrijnë më herët pjekurinë sesa gjeneratat e kaluara. Por emocionalisht, ata kanë nevojë për shumë më tepër kohë për të zhvilluar marrëdhënie prej të rriturish.” (revista javore “Newsweek”, edicioni special i vjeshtës 1990, fq.55)

Si pasojë, nuk është aspak e lehtë që djemtë dhe vajzat tona të “epokës atomike” të martohen sapo ta arrijnë pjekurinë seksuale.

Ç’duhet të bëjnë të rinjtë?



Ç’mund të bëjnë muslimanët në lidhje me gjeneratat e tyre të ardhshme? Edhe përkundër problemeve që i përmendëm më sipër, besoj se ka mënyra, nëpërmjet të cilave muslimanët e rinj në vitet e vona të adoleshencës mund të martohen pa u mërzitur për aspektin financiar. Këtu mund të sugjeroj katër mundësi:

* Me përkrahjen e familjes

Nëse prindërit qëndrojnë mirë ekonomikisht dhe mund t’i përkrahin fëmijët e tyre derisa ata të jenë financiarisht të pavarur, atëherë do të sugjeroja që t’i ndihmonin fëmijët e tyre për t’u martuar dhe t’i përkrahnin derisa ata të mund të qëndrojnë mbi këmbët e tyre. Duke folur në lidhje me marrëveshjen e një robi për të fituar liri nga i zoti, Kur’ani thotë: “

...dhe jepuni atyre nga pasuria që Zoti u ka dhënë juve.” (Kur’an 24:33)



Nëse Islami vë kaq shumë theks mbi përkrahjen financiare të një skllavi të çliruar, që ai të mund të qëndrojë mbi këmbët e veta, as që ka nevojë të thuhet se sa me vlerë do të ishte që njeriu t’u ndihmonte fëmijëve të vet të bëheshin të pavarur financiarisht.

*Me ndihmën e shoqërisë

Në një plan më të gjerë, organizatat muslimane duhet të krijojnë fonde për t’i përkrahur të rinjtë muslimanë që duan të martohen por që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme financiare. Rrëfehet se një ditë, pranë Imam Aliut u soll një njeri që kishte kryer marrëdhënie të ndaluar seksuale. Pasi e dënoi njeriun, Imam Aliu i siguroi atij të ardhura nga thesari shtetëror, që të martohej. Me këtë veprim, Imami vendosi një shembull se si mund t’u ndihmohej të rinjve të fillonin me jetën familjare. Duke e parë gjendjen në botën perëndimore, organizatat muslimane duhet që së paku të ndjejnë një përgjegjësi morale për t’u siguruar përkrahje të rinjve. Kjo nuk është një çështje bamirësie ose lëmoshe por një çështje që ka të bëjë me mbijetesën e shoqërisë muslimane në një shoqëri moralisht armike.

*Martesë pa ngarkesë financiare

Djali dhe vajza mund ta kryejnë procedurën e martesës (arabisht: akd) por ta shtyjnë dasmën deri kur të marrë fund arsimimi i tyre. Me fjalë të tjera, ata do të jenë martuar por do të vazhdojnë të jetojnë me prindërit e tyre. Nëpërmjet aktit të martesës, ata do të mund të takohen pa ndonjë pengesë dhe nëse vendosin të kryejnë marrëdhënie seksuale, ata mund të përdorin mjete kontraceptive për ta parandaluar shtatzëninë. Në këtë mënyrë, ata do të mund t’i përmbushin nevojat e tyre seksuale dhe të jenë të lirë nga ngarkesat financiare.

* Martesë e kombinuar me një stil modest jetese

Vajza dhe djali mund ta kryejnë aktin martesor dhe madje edhe vetë ceremoninë, por mund ta parandalojnë shtatzëninë dhe të jetojnë një jetë më modeste. Me këtë, ata do të mund t’i përmbushin nevojat e tyre seksuale dhe nuk do të kenë ngarkesë të madhe financiare.

Megjithatë, në gjithë këto hapa nuk duhet nënvlerësuar roli i prindërve si mbikqyrës të marrëveshjeve të tilla martesore. Unë nuk do ta përkrahja personalisht idenë që djali dhe vajza të vendosin vetë për një gjë të tillë, pa dijen i prindërve ose pa e regjistruar martesën e tyre në qendrën fetare të shoqërisë ku jetojnë. Një kujdes i tillë do të siguronte që të ruhej emri dhe nderi i vajzës, në rast se gjërat nuk shkojnë në rregull.

Për më tepër, ajo që kam sugjeruar më sipër do të thotë gjithashtu se prindërit dhe fëmijët do të duhet ta ndryshojnë radikalisht pikëpamjen e tyre ndaj aspekteve materialiste të jetës dhe të kenë një jetë më modeste. Nëse të rinjtë e kohës sonë presin për të patur një gjendje “standarde” financiare për t’u martuar, kjo s’do të ishte e mundur në vitet e vona të adoleshencës dhe do të duhej të prisnin domosdo deri në të tridhjetat. Artikulli që përmendëm më sipër nga javorja “Newsweek” thotë se të rinjtë “martohen më vonë se prindërit e tyre, pjesërisht për shkak të kushteve ekonomike dhe shumë persona të diplomuar nga universitetet e shtyjnë moshën e martesës pas vitit të tridhjetë të jetës.” (Newsweek, fq.55)

Një dobi e sugjerimeve tona të mësipërme është se një i ri/e re në universitet do të jetë i/e çliruar nga shtypjet seksuale dhe do të mund të përqëndrohet plotësisht në studimet e veta. Nëse një i ri musliman që është rritur në një shoqëri perëndimore pa një edukim të duhur fetar, nuk e fiton përkrahjen financiare dhe morale të prindërve, ai rrezikon të shkrihet brenda kulturës liberale perëndimore, e cila e lejon seksin adoleshent para martesës. Dhe nëse ndodh kjo, mos dhëntë Zoti, i riu/e reja nuk ka për ta konsideruar marrëdhënien seksuale si një çështje vlere dhe përkushtimi.

“Të gjithë kemi nga një marrëdhënie për një natë (one night stand) nga koha jonë në universitet” , shkruan Nancy Smith, 25 vjeçare, në një ese të kohëve të fundit tek Washington Post në lidhje me përpjekjen e gjeneratës së saj me pjekurinë. “Seksi jashtë martesës nuk ka aq shumë të bëjë me pyetjen a është një gjë e drejtë ose jo, sesa me pyetjen në ia vlen gjithë ai telash...” (Newsweek, fq.55) Kjo mënyrë e sjelljes seksuale ka pasoja serioze shoqërore: abortimet, fëmijët e padëshiruar, rritjen e nivelit të shkurorëzimeve dhe familjet me një prind. Gjithë kësaj mund t’i shtohet edhe vuajtja emocionale e njerëzve në përgjithësi dhe e fëmijëve në veçanti.
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi