Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
Albani (761)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
emine (509)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
Era (387)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
Redi (338)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
Visiana (198)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
iDa (175)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 
Esila (153)
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcapPisllëqet e festës së Vitit të ri  Voting_barPisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcap3%Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcap14%Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcap11%Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcap58%Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcap0%Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_lcap14%Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Pisllëqet e festës së Vitit të ri

Shko poshtë

Pisllëqet e festës së Vitit të ri  Empty Pisllëqet e festës së Vitit të ri

Mesazh nga Forum Kulturor Sat Dec 22, 2012 9:01 pm

Umer bin Khatabi radijAllahu anhu ka thene: "Mos hyni te mushrikët në faltoret e tyre diten e festës së tyre, sepse hidhërimi (Allahut) zbret mbi ta." Transmeton El Bejhakiu me zinxhir autentik.

Ne po i afrohemi fund vitit, por jo vetëm kaq, ne po i afrohemi edhe disa festave. Ne jemi në prag të festave të huaja, të cilat kanë marr namin tek popullata, e nga këto është edhe festa e ashtuquajtur “viti i ri”. Është kjo festë e gëzimit për dikë, por realisht është ditë mëkati e dëshpërimi, keqshpenzimi e keqbesimi. Për shumë kënd është gjë e çmuar, e çmuar se kështu është në përshtatje me qejfet dhe synimet shpirtërore të tyre.

Një arsye se pse edhe tek ne festohet Viti i Ri është se po pasohet perëndimi dhe e gjithë kjo është bërë me të madhe në periudhën e fundit që po jetojmë. Duket se shqipfolësit po synojnë një drejtim nga “modernizimi”, ndërkohë harruan fenë e të parëve të tyre, që ishte Islami. Dihet se Zoti i Madhërishëm si festa të muslimanëve- ku shpenzohet e gëzohet- i la dy e që janë Bajramet. Por megjithatë në të tashmënpo aprovohet diçka e re në popullin tonë, një afrim me kulturën dhe fenë e huaj. Të gjithë e dimë se Viti i ri nuk ështëdhe kurrë nuk ka qenë festë islame; nëse një muslimanë do ta mbrojë veten dhe ta justifikojë, atëherë nuk mundet ta bëjë këtë, duke ditur se kjo festë nuk është nga etika islame.

Qysh në të mësuarit e Kuranit si mesazh jete, nga sunneti po ashtu, nga jeta e të parëve tanë në fe (selefët), nga këshillat e dijetarëve, nga jeta e njerëzve të mençur dhe të udhëzuar kuptojmë shumë qartë se festa islame janë ato që i ligjësoi Allahu, e nga to është ajo se çfarë ka përmendur Profeti i dërguar për mbarë njerëzimin, Muhamedi [paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!].transmetohet se kur ka hyrë Profeti në Medinë, medinasit festonin dy ditë. I pyeti se çfarë ishin këto dy ditë dhe i thanë se këto ditë i kishin para Islamit. Profet [paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të!] tha: “Allahu ua zëvendësoi këto me dy festa të tjera, festa e Kurban Bajramit dhe festa e FitërBajramit.”[5] Ky është aprovimi që bëri Allahu përmes të Dërguarit të Tij, është Islami që praktikohet.

Sot muslimanët po festojnë disa festa tjera, nuk kanë turpin meritor që duhet pasur prej Allahut, nuk e kanë xhelozinë për fenë e tyre, ende po i lënë vend kulturave të huaja në zemrat e tyre, nuk kanë iniciativë në të kundërshtuarit e kësaj feste dhe të tjerave; a mos pandehin se festimi i tyre qenka nga butësia që duhet ta ketë një muslimanë në rrugën e thirrjes së njerëzve në këtë fe të bekuar?! Ndoshta!

Në këtë punim do i paraqesim vetëm disa dukuri mjaftë negative në lidhje me besimin dhe përditshmërinë që i hasim me rastin e festës në fjalë:

Bredhi- traditë idhujtarie/pagane, e më vonë krishtere, ndërsa tash edhe moderne. Shtet më të zhvilluara prodhojnë drurin e zbukuruar, shumë njerëz lënë parat në blerjen e tij; në këtë nuk ndalojnë edhe pse bredhi në vete është simbolikë mohuese ndaj Allahut. Një traditë dikur e mbrapsht sot u transferua si pjesë e festave. Nuk ka gati shtëpi që nuk e mbajnë bredhin në natën e festës së vitit të ri, madje edhe nga familjet më të varfëria bredhi gjendet në ndonjë skaj apo në mes të dhomës. Mund të jenë këto nga familjet që ankohen tërë vitin, që kërkojnë mëshirën e të tjerëve, ndërsa kur vjen koha e kësaj feste, ato i gjen duke festuar edhe me bredha e me lulëzime të bredhave. Kontesti është se mund të jenë familje muslimane të cilët thonë se jemi muslimanë, por pasojnë dhe përngjajnë me traditat e huaja, madje qofshin edhe tradita femohuese.

E gjitha na çon në mendimin se edhe muslimanët po mbajnë diçka (bredhin) në shtëpitë e tyre për disa ditë me radhë, edhe pse e besojnë Allahun si Zot, ata me këtë po shfaqin një mosvetëdijësim rreth fesë së tyre. Islami është feja e monoteizmit, feja e mohimit të çdo gjëje që mohon Allahun dhe feja që pohon adhurimin që e meriton vetëm Allahu. Megjithatë, sot po tregohet edhe diçka tjetër e që është pra barazia në adhurim. Bredhi nga enciklopedia pohohet se ka origjinë pagane, ndërsa tash ka hyrë edhe në përditshmërinë tonë. Paganizmi është besimi që i shoqëron Allahut edhe diçka tjetër në adhurim- besimi në shumë zota. Bredhi dikur është mbajtur nga popujt e mëhershëm në shenjë të zotave që i kanë besuar.

E gjithë kjo në kundërshtim me besimin monoteist dhe përfaqësuese e monoteizmit është Islami, e ndërsa ne muslimanët përfaqësojmë Islamin. Prandaj duke u bazuar në ideologji çfarë përçon bredhi, ne diferencohemi dhe thërrasim të tjerët në largim nga kjo. Duke qenë se kjo festë ka elemente paganee krishtere, të përmendim në këtë rast një fjalë nga hoxha i islamit IbënTejmije [Allahu e mëshiroftë!], i cili ka thënë: “Nëse çifutët apo të krishterët kanë ndonjë festë, ata janë të veçantë në to, ne nuk bashkohemi me ta (nuk festojmë me ta) ashtu siç nuk bashkohemi në kiblën dhe ligjet e tyre.”[Iktidaus-Siratal mustekim 2/501]

Një gjë mjaftë negative që shënohet ndër të këqijat e kësaj nate janë edhe besëtytnitë. Këto droçka të besimeve të kota janë të shfaqura mjaftë në këtë natë, e një besëtytni manifestohet me vet minutën e fundit të ndërrimit të mot moteve, pra në 00:00. Disa njerëz kujdesen që ky minutë t’i zë të qeshur, të gëzuar, të lumtur, e nëse e kalojnë këtë minutë kështu, atëherë kanë besimin se do u kalojë i tërë viti i tillë. Pra, ata e bëjnë me qëllim këtë duke qenë të shtyrë nga ai besim i gabuar. Disa të tjerë kujdesen që ky minutë t’i gjejë me njerëzit më të dashur, duke besuar kështu që do u shkojë edhe viti. Pse e madhërojnë një ndërrim të mot moteve? Besimi është aq i prishur në këtë rast saqë edhe bëjnë veprime të atilla. A thua nuk mendojnë fare se Allahu është Ai që plotëson dëshirat e njerëzve e jo një natë e caktuar! Vërtetë nga gjërat më të pakuptimta të kësaj natyre praktikohen dhe besohen në këtë natë të festë së Viti të ri.

Çfarë do njeriu në gjithë këtë, pos kënaqësinë që synon ta arrijë, të argëtohet, të bëjë qejf pra për vetën dhe të tjerët. Nga kategoritë që dëmtohen janë fëmijët. Truri i tyre i vogël e i pafajshëm për gjykim, do të absorbojë gjëra të panevojshme, siç është pra mashtrimi. Ata mashtrohen e gënjehen qysh në start me fenomenin “babadimër”. A ndodhi në historinë e njerëzimit ndonjëherë që kjo të ishte ngjarje e vërtetë, përshkrimi i një njeriu të tillë që plotëson dëshirat e fëmijëve, a ishte pra ngjarje reale?! Dhe askush nuk thotë po. Thonë se është një histori që u përshtatet natyrës së fëmijëve, është për kënaqësinë e tyre. Fëmijë, kaq janë! Këta kështu qysh në fëmijëri ata marrin diçka për etikë, e kjo është gënjeshtra. Kur pjekën në gjykim, e kuptojnë se ishin të gënjyer. Në këtë vet ne ndoshta secili jemi dëshmitarë. Çfarë po sjellë familja jonë për mirëqenien e njerëzve, për ardhmërinë e pastër, e ajo është se po sjellë gënjeshtrën si kod moral. Jo vetëm kaq, por këto janë krijesat që mund të pësojnë edhe më keq.

Ka thënë pejgamberi i dërguar nga Zoti i botëve: “Çdo i lindur lindë në natyrshmëri monoteiste, por prindërit e tij nëse janë çifutë e edukojnë në judaizëm; nëse janë nazaretistë, e bëjnë nazaretis: e nëse janë zjarrputistë, e bëjnë zjarrputist.” [Buhariu dhe Muslimi] Si po i bëjnë fëmijët e tyre, çfarë suksesi do kenë ata një ditë në të ardhmen kur qysh në fëmijëri i rrisin me imagjinata e fantazi.

Sa njerëz në botë janë në gjendje të rënda ekonomike, ndërsa nuk kursehen aq në të shpenzuarite e natës e Vitit të Ri. Edhe në këtë rast me rëndësi është argëtimi për ta. Për këtë natë nuk qenka me rëndësi mosshpenzimi, ndërsa ankimi më pas vazhdon. Po çfarë mund të thuhet për njerëzit e pasurtë cilët shpenzojnë me mijëra euro vetëm brenda një nate, qoftë duke nxënë vende në restaurante e kafene, qoftë me dhurata të shtrenjta ndaj tjerëve, qoftë me shpenzimi për ushqime të llojllojshme për familjen. E gjithë kjo pra vetëm për hir të festës. Zoti nuk e do shpenzimin e tepruar, Ai porositë besimtarët që mos ta teprojnë, Ai thotë në një versët kuranor: “Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.” [Kaptina Isra, 26-27] Pra, një shpenzim i panevojshëm në një festë jo të lejuar, kështu bashkohen dy të këqija përveç të tjerave.

Alkooli- pija përcjellëse dhe shoqëruese për disa njerëz që krijon një gjendje të çmendur, antinjerëzore e të pazakontë. Shfrenimi nuk mbetet anash e si pjesë e shfrenimit është edhe dehja.Muslimanët e dinë se kjo ka ndalesë të madhe nga Allahu për një gjendje të tillë. Ai e renditi edhe atë në një ajet me shirkun që i bëhet Allahut përmes adhurimeve të idhujve, siç thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” [Kaptina Maide, 90] Këtë dukuri negative që është e përhapur shumë, edhe shtet e luftojnë sot, konsiderohet nga gjërat e shëmtuara që bëjnë disa, duke shkaktuar vdekje, aksidente, vetëvrasje, dhunime, rrahje, degjenerime, sëmundje dhe të tjera pasoja të tilla. E gjithë kjo përhap paqen në botë dhe ndërthurë një mbrapshti në njerëzim.

Kjo nuk është nata që shton buzëqeshjen, nuk afron tek Allahun, nuk mishëron paqen, nuk është dashuria e vërtetë në raporte mes njerëzve...është vetëm një trik i djallit, andaj ju o muslimanë mos bini preh e kulturave të huaja kur keni Islamin sistem jete. Kjo mjafton për gjithçka në këtë jetë, është zgjidhja e duhur, është feja për të cilën u zbritën pejgamberë të ndershëm, sakrifikuan njerëz e popuj, e ne sot po e nënçmojmë, po e shkelim atë ndershmëri me këmbët tona, duke e zëvendësuar me diçka të keqe, siç janë festat e huaja dhe imitimi i popujve të huaj.

Pati thënë sahabi i nderuar, khalifi i muslimanëve- Ume ribn Hattabi: “Ne jemi një popull që Allahu na ka ngritur lartë me anë të Islami, e nëse ne kërkojmë krenari me diçka tjetër përveç islamit, atëherë do të na poshtërojë Allahu.”
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi