Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_lcap Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Voting_bar Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_lcap3% Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_rcap 3% [ 1 ]
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_lcap14% Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_rcap 14% [ 5 ]
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_lcap11% Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_rcap 11% [ 4 ]
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_lcap58% Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_rcap 58% [ 21 ]
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_lcap0% Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_rcap 0% [ 0 ]
 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_lcap14% Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec

Shko poshtë

 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Empty Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec

Mesazh nga Jetmiri Mon Mar 07, 2011 5:34 pm

Kryesia e KMSH-së dhe myftinjtë e rretheve kanë zhvilluar në datat 5 dhe 6 Mars 2011 vizita në Medresenë e Korçës, Myftinitë Korçë dhe Pogradec. Delegacioni prej 25 vetash kryesohej nga nënkryetarët e KMSH-së, z. Bujar Spahiu dhe z. Gazmend Aga, sekretari i përgjithshëm z. Ali Zaimi dhe kryetari i Këshillit të Përgjithshëm z. Ylli Gurra.

 Kryesia e KMSH-se dhe myftinjte vizite ne Korce dhe Pogradec Xhamia10

Delegacioni është pritur nga Myftiu i Zonës Korçë z. Qazim Muçi dhe stafi i myftinisë, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen. Miqtë kanë vizituar Medresenë e re të Korçës, e rihapur para dy vitesh. Aty u pritën nga drejtori i shkollës Omer Çallish dhe mësuesit e saj. Pas një pushimi të shkurtër, të shoqëruar nga z. Lauren Luli, Myfti i rrethit Kolonjë dhe njëkohësisht mësues në medrese, ata u njohën nga afër me ambientet e shkollës. Përshtypje të madhe bëri teknologjia e fundit e përdorur në mësimdhënie, klasat dhe laboratorët e lëndëve shkencore, të cilat ishin të pajisura me fjalën e fundit të shkencës.
Më pas delegacioni ka vizituar sallën e konferencave, me një kapacitet prej 300 vendesh. Aty u njohën shkurtimisht, nëpërmjet materialeve filmike, me veprimtarinë e shkollës në këto dy vite, si dhe konsumuan një bisedë të shkurtër me drejtorin e shkollës z. Omer Çallish. Mes të tjerash, ai shprehu falënderimin e veçantë për KMSH dhe drejtuesit e saj në Korçë, ndihma e të cilëve ka qenë e pranishme qysh në hapat e para të ngritjes së kësaj fidanishteje diturie. Duke i njohur nga afër me programin e shkollës, z. Çallish u shpreh se edhe pse kanë kaluar vetë dy vite, arritjet e medresesë janë për t’u vlerësuar. Numri i nxënësve në këtë institucion arsimor është 240, djem dhe vajza, ndërsa pritet që gjatë vitit arsimor në vazhdim ky numër të rritet ndjeshëm. Sipas tij, në këtë institucion arsimor nxënësit nuk marrin vetëm njohuri të përgjithshme, por edhe një formim të mirë fetar. Krahas programit arsimor, për nxënësit organizohen veprimtari me karakter edukues e argëtues. Medreseja e Korçës ka qenë pjesë e shumë projekteve sociale të organizuara në bashkëpunim me Myftininë Korçë dhe institucionet e pushtetit lokal.
Kohët e fundit ky institucion arsimor ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit e shkollave të tjera të rrethit. Çdo fundjavë në ambientet e saj organizohen kurse të ndryshme. Këto kurse ndiqen nga të paktën 750 persona.
Në emër të Komunitetit Mysliman ka përshëndetur nënkryetari i KMSH-së z. Bujar Spahiu. Duke u fokusuar në arritjet e medresesë, ai përgëzoi përzemërsisht drejtuesit dhe stafin pedagogjik për përkushtimin dhe seriozitetin e treguar në ushtrimin e detyrës së tyre.
Delegacioni ka bërë një vizitë edhe në xhaminë historike të Mirahorit, ku është falur namazi i darkës (jacisë). Kjo vizitë ka pasuar me një darkë të përbashkët. Në cilësinë e mikpritësit Myftiu Qazim Muçi falënderoi drejtuesit myslimanë nga rrethet, duke iu uruar suksese në misionin e tyre në shërbim të Islamit. Mes të tjerash, ai falënderoi në mënyrë të veçantë KMSH-në dhe fondacionin “Sema”, që realizuan këtë vepër madhështore e cila do të shërbejë për edukimin dhe arsimimin e filizave të rinj të Islamit, jo vetëm në Korçë por edhe në të gjithë Shqipërinë, madje edhe jashtë saj. Tepër i mallëngjyer ai nënvizoi se çdo myfti do të ishte krenar për këtë institucion gjigant. Ndërtimin e këtij kompleksi z. Muçi do ta quante si një pranverë të dytë për jetën e Islamit dhe myslimanëve të rrethit të Korçës.
Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni ka vizituar edhe ambientet e xhamisë së re pranë medresesë, një investim gjigand, pjesë e këtij kompleksi. Me një infrastukturë të gërshetuar mes klasikes dhe modernes, xhamia të tërheq e të bën për vete. Me një kapacitet për më shumë se 700 vetë ajo pasuron kompleksin e godinave të medresesë duke i dhënë edhe lagjes një shkëlqim rrezatues.
Delegacioni u largua jo vetëm me përshtypjet më të mira për Medresenë e re të Korçës, por edhe me kënaqësinë në zemër se tradita e medreseve vazhdon... ajo farë e hedhur nga të parët tanë tashmë po forcohet me farëra të reja që do ta bëjnë më të dëgjueshëm zërin e Islamit këtyre anëve.
Në vijim të turit të vizitës delegacioni u ndal edhe në Pogradec, ku janë vizituar ambientet e qendrës Islame, xhamia dhe zyrat e myftinisë. Vizitorët janë pritur nga Myftiu i rrethit z. Namik Mahmutllari, i cili ka shprehur kënaqësinë për këtë vizitë të rrallë në Myftininë Pogradec.
Gjatë rrugës delegacioni vizitoi xhaminë historike të Nazareshës, ku pjesëmarrësit falën namazin e drekës dhe u pritën nga myftiu i rrethit z. Agim Duka.Kjo vizitë pune ishte një shkëmbim përvoje dhe eksperience midis drejtuesve të myftinive dhe kryesisë së KMSH-së. Si përvojë e re ajo do të pasohet edhe me vizita të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Jetmiri
Jetmiri
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 149
Piket : 10848
Respekti : 17
Date e hyrjes : 24/01/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi