Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
FISI THAQI  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
FISI THAQI  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
FISI THAQI  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
FISI THAQI  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
FISI THAQI  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
FISI THAQI  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
FISI THAQI  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
FISI THAQI  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
FISI THAQI  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
FISI THAQI  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
FISI THAQI  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
FISI THAQI  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
FISI THAQI  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
FISI THAQI  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
FISI THAQI  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
Albani (761)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
emine (509)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
Era (387)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
Redi (338)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
Visiana (198)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
iDa (175)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 
Esila (153)
FISI THAQI  Vote_lcapFISI THAQI  Voting_barFISI THAQI  Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

FISI THAQI  Vote_lcap3%FISI THAQI  Vote_rcap 3% [ 1 ]
FISI THAQI  Vote_lcap14%FISI THAQI  Vote_rcap 14% [ 5 ]
FISI THAQI  Vote_lcap11%FISI THAQI  Vote_rcap 11% [ 4 ]
FISI THAQI  Vote_lcap58%FISI THAQI  Vote_rcap 58% [ 21 ]
FISI THAQI  Vote_lcap0%FISI THAQI  Vote_rcap 0% [ 0 ]
FISI THAQI  Vote_lcap14%FISI THAQI  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


FISI THAQI

Shko poshtë

FISI THAQI  Empty FISI THAQI

Mesazh nga Admin Sun May 29, 2011 10:24 pm

Fisi i Thaçit është një nga fiset krysore të 12 Fiseve te Lekës me një shtrirje të gjërë, jo vetem ne Pukë, por edhe në Mirditë, Zadrimë, Shkodër, si edhe në Kosovë. Thaçi e lidh veten me një katragjysh te hershëm, Murr Dedin, i cili i përket fillimit të shekullit 11, para 33 brezesh (33 x 30 vjet brezi = 990 vjet më parë). Murr Dedi paska jetuar me fisin e vet diku afër detit (detit Adriatik) brënda prinzipatës së Arbërit. (Frrok Kolë Gjergji, brezi i tretë në Arst Miliska; 4) Kolë Gjergji, 5) Gjergj Uka, 6) Ukë Delia, 7) Deli Mema, Cool Memë Rama, 9) Ramë Iseni, 10) Isen Marku, 11) Mark Buça, 12) Buç Gjeçi, 13) Gjeç Gjoni, 14) Gjon Prendi, 15) Pre` Biba, 16) Bib Loli, 17) Lol Bitri, 18) Bitër Bushati, 19) Bushat Cili, 20) Cil Vili, 21) Vil Kola, 22) Kolë Palushi, 23) Palush Pjetri, 24) Pjetër Leci, 25) Lec Alia, 26) Ali Begu, 27) Beg Piruni, 28) Pirun Mula, 29) Mulë Daka, 30) Dakë Ndreu, 31) Ndre Pogu, 32) Pog Murri, 33) Murr Dedi). Të Murr Dedit për jetesë më të sigurtë u larguan prej fushës Mamurr Detit (Mamurras?). Në udhën drejt veriut ngulen në Bushat të Shkodrës, ku djali i porsalindur aty u pagësua me emrin Bushat Cili rreth viteve 1350. Bitër Bushati me të vetët mori udhën e Tuzit. Trysnia e sllavëve malazez e detyroi të futej në thellësi të maleve drejt lindjes. Kaluan nëper Pult, Shllak, Dri (Skvinë), Berishë Vendi (Fushë Thaç), Kryezi dhe zbritën në Iballë. (fis Kabashi siç thotë tradita). Nga perëndimi - verilindje banonin të fisit të Berishës.
Me Thaç mbahen edhe Gojan, Domgjon, Bisakë (Mirditë), por që thonë se i përkasin Thaçit të Kosovës. Kurse Gojani Thaçit të Bushatit. Thaçi në Kosovë ka shtrirje të mjaft, i cili mbahet i një <fisi>. Me Thaçin e Pukës thonë se i lidh emri, por nuk mbahet mend të jenë të dalun prej këtu. Emri i përbashkët mund të lidhet me huazim reciprok në kushtet e formimit të lidhjeve fisnore nga fundi i shekullit XV-të e në vazhdim. Hallë Bije Vokshi tregon se vllaznia Vokshi është Thaç. Isuf Vokshi mbahet mend si bahçevan (kopshtar) në Gjakovë. Prej tij ka mbetur Dardha Isufe. (Hasan Ismaili, brezi I dytë; 3) Ismail Murati, 4) Murat Ademi, 5) Adem Sulejmani, 6) Sulejman Ali Vokshi, 7) Ali Ademi, Cool Adem Hasani, 9) Hasan Isufi, 10) Isuf Vokshi, 1610. Kështu, Isuf Vokshi u perket viteve 1680. Po të hetohet në brezat që vashdojnë në drejtim të Thaçit, Voksh - Thaç, atëherë brezat do të vijonin përtej 13 - 15 brezëve e më shumë në Kosovë. Ndërsa keto Breza në Iballë ishin në të 13-tin, në Pult në të 15-tin, se në Tuz tradita thotë se ishte Bitër Bushati, brezi i 18-të. Prandaj, brenda kësaj tradite kemi një paralelizëm brezash Thaçi në Kosovë me atë të Thaçit që perpiqesh për mbijetesë në brendsi të malësive veriperëndimore; gjë që pohon se nuk ka një vazhdimësi Thaçi në Kosovë të shkuar prej Iballe apo Pultit, por një Thaç anas (vendas) në Kosovë, emri i të cilit mund të lidhet me huazime në kushtet e rilindjes së maredhenjëve fisnore ose edhe të nje burimi të perbashkët shqiptar.
Shtrirja e Thaçit
Fisi i Thaçit në krahinen e Pukës ka këtë shtrirje: Bugjon, Arst, Miliska, Trun, Sakat, Xath, Kulumri, Flet. Në Iballë, Fierzë, Mzi e tjerë, Thaçi është i përzier me fise të tjera. Fillimisht u vëndos në Iballë. Me mbështetjen e Zotnive u shtri drejt brigjeve dhe Rruges së Madhe i ndarë në katër vllazni: Buçaj (Buçgjecaj), Dodaj (Dodgjeçaj), Gegaj (Geggjeçaj) dhe Pregjeçaj (te Prend Gjeçit). Të Dodegjeçajt u larguan në Dushman (Shllak). Vendin e këtij vëllai e zuri Bobi, i cili u rradhit vëlla i katërt. Bobi thotë se ishte shkëputur nga Thaçi <vëlla> nëpër Pult. Ndërsa Thaçi nguli në Iballë, Bobi nguli në Kokëdodë dhe Fierzë. Bëri darkën (gostën) e gëzimit të bashkimit me fisin e tij, Thaçin. Po në Thaç ka edhe një shpjegim tjetër: të pranuar si të mbështetur.
Forzimi i Thaçit e dobësoj ndikimin e Zotnisë mbi Brigje. Zotnitë atëherë e ndanë Bajrakun e Thaçit dysh: në Bajrakun e Bugjonit dhe në Bajrakun e Iballës. Megjithëatë Bajraku i Bugjonit mbeti Bajraku krysor. Bajraktar qe shtëpia e Kolë Rexhës, e ardhur prej Fierze në Bugjon, por më gjëndjen ekonomike në rënie të Frrok Kolë Bajraktarit, nga fillimi i shekullit XX-të, fidhoi të forcohej dera e Qerim Sokolit, Gjonaj të Bugjonit dhe të bëhej një rivale e derës së Bajraktarit për sa i takon ndikimit në Bajrakun e Bugjonit dhe në mbarë Dheun e Eper (Iballë). Por kjo gjëndje e krijuar nuk solli dobësimin e Bajrakut të Bugjonit. Ky Bajrak mbeti një nga Bjraqet më të forta të Pukës dhe vazhdonte ta quante veten Bajraku i Thaçit. Krenet e tjera të Thaçit, që luajten një rol me rëndësi në Thaç dhe Dheun e Eper e deri për krahinen mbarë, qe dera e Mirakajve, Vojvoda i Thaçit, që hyn në krenet e para të Thaçit. Për rolin dhe pozitën shoqërore të Mirakajve misionari katolik A. Dedë Pazi, gjatë vizitës së tij në Iballë 1891, shkruante se për ardhjen e tyre dërguan për të lajmëruar Prelë Mehmetin, kreun e Iballës. <Sapo ky dëgjoi se tre klerikë ishin duke arritur në Iballë, i dha zë vendit me disa të shtëna revolje, pastaj… me vrap u drejtua… për të na dalë para.> A. Dedë Pazi mësoi nga vendasit se Thaçi paska ardhur <për të zënë vend në këto male (të Iballës)… rreth një shekull e gjysmë më parë.> Sipas tij del se erdhen të Thaçit aty nga viti 1740. Rëndësi ka edhe tradita e ardhjes së Thaçit aty na bëhët e ditur edhe 100 vjet më parë. Kurse përllogaritjet janë dhëne të shpjeguara, se Thaçi ishte ngulur aty nga vitet 1580. Pra afro 160 vjet para. (A. Fuv Cordignano, Shqipëria nëpërmjet veprës… A. Dede Pazit (1847-1914), VII I, Rome, I.E.L. 1933).
Buçajt e Iballës, duke qënë afer Zotnive dhe në lidhje me ta, u bënë myslimanë. Por, për ti ruajtur lidhjet fisnore me Bugjonin, me të cilin i kishin më të forta nëpërmjet deres së Bajraktarit (Bajraktarit të Thaçit) u bënë një premtim:brez mbas brezi Buçajt do ta festonin natën e Shënkollit (5 dhjetor) me qiri të ndezur dhe ferlik. Bugjoni, i prekur nga kjo bujari vëllazërore, iu përgjegj se nuk do ta hante kurrë më mishin e derrit. Të dy palët i mbajten premtimet. Bugjoni, nën ndikimin e martesave me fqinjët katolikë vendosi ta hante mishin e derrit vetëm nga vitet 1930. Buçajt e ruajn edhe sot premtimin e tyre vëllazëror, si Thaç.

Marrë nga libëri i Xhemal Meçit Kanuni i Lekë Dukagjinit, Varianti i Pukës
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi