Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
FISI BERISHE EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
FISI BERISHE EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
FISI BERISHE EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
FISI BERISHE EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
FISI BERISHE EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
FISI BERISHE EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
FISI BERISHE EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
FISI BERISHE EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
FISI BERISHE EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
FISI BERISHE EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
FISI BERISHE EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
FISI BERISHE EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
FISI BERISHE EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
FISI BERISHE EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
FISI BERISHE EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
Albani (761)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
Muslimanja (601)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
emine (509)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
Era (387)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
Redi (338)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
Visiana (198)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
iDa (175)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 
Esila (153)
FISI BERISHE Vote_lcapFISI BERISHE Voting_barFISI BERISHE Vote_rcap 

Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

FISI BERISHE Vote_lcap3%FISI BERISHE Vote_rcap 3% [ 1 ]
FISI BERISHE Vote_lcap14%FISI BERISHE Vote_rcap 14% [ 5 ]
FISI BERISHE Vote_lcap11%FISI BERISHE Vote_rcap 11% [ 4 ]
FISI BERISHE Vote_lcap58%FISI BERISHE Vote_rcap 58% [ 21 ]
FISI BERISHE Vote_lcap0%FISI BERISHE Vote_rcap 0% [ 0 ]
FISI BERISHE Vote_lcap14%FISI BERISHE Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

FISI BERISHE

Shko poshtë

FISI BERISHE Empty FISI BERISHE

Mesazh nga Admin Sun May 29, 2011 10:23 pm

Dëshmite e shumta etnologjike dhe te objekteve e gjurmëve arkeologjike dëshmojnë, se kjo krahine është e banuar që në lashtësi. Udhepërshkruesit dhe albanologët e huaj kanë dëshmuar që në mesin e shekullit XIX e në vazhdim, zbulime e rrënoja arkeologjike dhe gjurme rrugësh të lashta.
Do dallojmë nga të tjerat Kalanë e Iballes të përiudhës romake, e cila ishte e tipit të qarkuar me kanal uji mbrojtës. Nga F. Nopça kemi dhe skicen planimetrike riveluese, por deri më sot nuk është germuar dhe as studiuar. Në Rapsaj, në lartësin mbi 900 m. mbi nivelin e detit janë gjurmët e një fortifikimi të kasaj periudhe ashtu si kemi në Gralisht (Bugjon) dhe në krahun verior të kësaj krahine në Berishe një kështjellë tjetër.

Berisha ndahet në këta vëllazëri: "Merturi, Alshiqi, Kuqi, Buzë dhe Madhja

Për fisin e Berishës kemi dëshmi të shkruara që në shekullin e parë të e.r. se Berisha në antikitet thirrej me këtë emër (Bertish- nga Apiani, shek I, e.re) dhe ky emërtim kishte kuptimin gjeografik gjithëpërfshirës të Alpeve (Bjeshkët e Nemuna) dhe më vone ky emërtim për një zone e një popullsi të caktuar, mori kuptimin etnologjik; Fisi i Berishës. Berishasit i kemi të dokumentuar që në shekullin e XIII, që janë banorë të shpërndarë në gjithë trevat veriore të trojeve shqiptare, në shek. XIII në Ulqin, fisi i Kuçit (sot Mali i Zi) me princin mesjetar shqiptar Lala Drekali është berishas, në Shkoder,
Pejë dhe fushat per rreth saj, në rrafshin e Dukagjinit, në Kaçanik, në qytetin mesjetar te Janjevës etj. ku ato kanë trashëguar, që nga lashtësia kujtesën nga territori nga u shpërndanë, por në ato kohra me kuptimin gjeografik, dhe jo si shpeshherë ngatërrohet, se ato janë të prejardhun nga fisi Berishë, i cili si koncept etnologjik është shumë më i vonshëm. Legjenda e popullatës së fisit Berishë është e krahasueshme me atë që na thonë shkrimtarët e vjeter grek dhe latin për popullin e lashtë të Ballkanit: "…Pelazgët janë të lindur prej dheut…".

Edhe tradita mitike gojore vendase për berishasit thotë, se "…ata (berishasit) janë të lindur pre toke. I pari i tyre ka dalë nga shpella e Deskut, që gjendet në fshatin Berishë Vendi…". Pra emëri Berisha ka qenë një koncept gjeografik me një hapsirë të madhe territoriale në lashtësi dhe në mesjetë një pjesë e popullatës arbërore të këtij territori fitoi kuptimin etnologjik: Fisi i Berishës. Ky emërtim i ruajtur në gojën dhe gjuhen shqipe ndër shekuj është edhe dëshmi e vazhdimsisë së popullsisë iliro-shqiptare në trevat e sotme të Shqipërisë së Veriut.

Në këtë krahinë dëshmohen kisha të vjetra si; Kisha e Alshiçes-Berishë, Kisha Zojes Shnaprende-Kokdodë, Kisha mbrenda rrënojave të kalasë së Iballes e shumë të tjera. Në këtë zonë kanë vepruar dhe ruhen gjurmët e dy manastireve benediktine të vjeter e të lashtë.

Në këtë krahinë ruhen rite më të lashtë se tremijëvjeçare, si ritet e varrimit dhe Gjama e Burrave, të cilat gjejnë analogji në veprat e Homerit dhe të tragjedianëve grekë. Po kështu ruhen veshje tradicionale të lashta të shoqëruara me motive (ornamente) me shpjegime mitike e kozmogonik.

Për periudhen e hershme Mesjetare për Iballen ka dëshmi të shumta, që është popullsi mbartëse e asaj që njihet me emrin "Kultura e Komanit", kulturë që trashëgon elemente e veçori trashëguese të popullsisë ilire.
Bukuria natyrore e kësaj treve është një nga dhuratat më të çmueshme dhe e pa vlerësuar, e shendetëshme dhe befasuese për çdo vizitor të huaj.

Vlerat natyrore, trashëgimia e pasur historike e kulturore shpirtërore e materiale e gershetuar me tiparet karakteristike të malësorit iballas, e bëjnë këtë trevë të dashur e të nderuar jo vetëm për banorët e saj, por edhe per vizitorët e viseve të tjera shqiptare dhe për turistët e huaj.
(Përgatiti J. B.)
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi