Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Vlerat e muajit Ramazan  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
Albani (761)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
emine (509)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
Era (387)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
Redi (338)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
Visiana (198)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
iDa (175)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 
Esila (153)
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcapVlerat e muajit Ramazan  Voting_barVlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcap3%Vlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcap14%Vlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcap11%Vlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcap58%Vlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcap0%Vlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Vlerat e muajit Ramazan  Vote_lcap14%Vlerat e muajit Ramazan  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Vlerat e muajit Ramazan

Shko poshtë

Vlerat e muajit Ramazan  Empty Vlerat e muajit Ramazan

Mesazh nga emine Thu May 25, 2017 11:59 am

Profeti (a.s) ka thënë një hadith të saktë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe shpresë tek Zoti, Zoti ia fal atij personi të gjitha gjynahet që kanë kaluar”.
Kam dëshirë, që çdo musliman dhe muslimane që agjëron, ta ketë në mendjen dhe zemrën e tij këtë hadith çdo ditë të muajit të Ramazanit. Do doja që ky hadith të na kujtohej, hur hamë syfyr apo kur çelim iftarin. Të na kujtohet kur na dhemb barku për të ngrënë, të na kujtohet kur dikush na ngacmon dhe na provokon, të na kujtohet në çdo hap që hedhim në muajin e Ramazanit, duke shpresuar që ky muaj të ikë e në fund të tij të na pastrojë Zoti nga të gjithë gjynahet e kaluara.
Vlerat e muajit Ramazan  1.jpg?i10c=img
Punët e mira të kësaj feje janë të shumta. Me të vërtetë që largimi i pengesës nga rruga është punë e mirë. T`i buzëqeshësh dikujt me sinqeritet është punë e mirë, t`ia thuash dikujt një fjalë të mirë është përsëri punë e mirë. Punë e mirë është edhe të mos ia thuash tjetrit një fjalë të keqe. Por njerëzit nuk shpërblehen njësoj tek punët e mira, sepse jo të gjithë e kuptojnë se çfarë po bëjnë. Madje edhe në punët më të mëdha që bëjnë muslimanët, jo të gjithë dalin njëlloj. Kur falemi, të gjithë rrimë në një rresht para Allahut (xh.sh) dhe inshallah Zoti na e pranon të gjithëve namazin tonë, por të jeni të sigurt, se pasi të japim selamin, jo të gjithë jemi njëlloj tek Zoti. Këmbët dhe supet mund të jenë në një drejtim, por zemra e dikujt është shumë më përpara, zemra e dikujt tjetër është në rresht, kurse zemra e dikujt prej nesh është larg xhamisë dhe e angazhuar me probleme të tjera.
Prandaj profeti (a.s) thoshte: “Njeriu falet por nga namazi jo të gjithë marrin sevapin e duhur. Dikush merr sevapin e plotë (Zoti na bëftë prej tyre), dikush merr gjysmën e sevapit, dikush merr çerekun e sevapit, dikush merr 1/5, dikush merr 1/10, dikush del prej namazit të tij dhe nuk ka marrë asnjë shpërblim, por thjesht ka kryer obligimin”.

Po kështu ndodh edhe me haxhin. Ata 5 milion njerëz të veshur me ihram nuk janë njëlloj tek Zoti. Të gjithë janë veshur me rrobën e haxhit dhe e kryejnë atë, por tek Zoti ka njerëz që e kuptojnë se çfarë po bëjnë, ka edhe shumë të tjerë që vetëm bëjnë veprimet e haxhit pa e ndjerë esencën dhe thelbin e haxhit.

Po ashtu ndodh edhe me sadakanë. Për këtë profeti (a.s) thoshte: “Një dinar ia kaloi 100 dinarëve”. Kjo ka të bëjë me gjendjen shpirtërore të atij që po e jep sadakanë. Si e përjeton këtë gjë, ai që jep një dinar dhe si e përjeton ai që jep 100 dinarë.
Po ashtu edhe agjërimi i Ramazanit nuk është njëlloj për të gjithë. Inshallah të gjithë do të agjërojmë, por jo të gjithë do të shpërblehen njëlloj në këtë muaj. Ndryshimi është tek përjetimi i asaj që po bën.

Prandaj me dëshirën që ta kuptojmë ku po shkojmë, që ta kuptojmë çfarë muaji është Ramazani, kam zgjedhur disa hadithe të profetit (a.s), të cilat flasin për Ramazanin dhe disa hadithe kudsij, të cilat janë fjalët e Zotit të thëna përmes gjuhës së profetit (a.s). Do t`i them ato ashtu siç janë në të vërtetë, duke shpresuar që ta kuptojmë vlerën madhështore të këtij muaji, peshën e madhe të agjërimit dhe duke shpresuar që ta ndjejmë më ndryshe dhe inshallah të ndryshojmë për më mirë.

Ndryshimi mes nesh dhe sahabëve të profetit (a.s) është tek forma sesi e dëgjojnë fjalën. Atyre u thuhej e njëjta fjalë që na thuhet edhe neve. Por ata kur dëgjonin fjalën, i hapnin fort veshët, i hapnin fort zemrat dhe nuk i mbyllnin ato pa i mbushur mirë me besim.
Prandaj kërkoj prej jush dhe prej vetes time, që t`i hapim veshët dhe zemrat tona e t`i dëgjojmë këto fjalë, me shpresë se do ta kuptojmë pak më ndryshe agjërimin e muajit të Ramazanit.

Zoti i gjithësisë thotë në hadithin kudsij: “Çdo punë e mirë që bën njeriu, shpërblehet me 10-fish deri në 700-fish, përveç agjërimit. Agjërimin njeriu e bën për Mua dhe vetëm Unë do t`ia shpërblej atij. Robi Im lë ushqimin dhe pijen, prish oreksin e tij për Mua, atëherë vetëm Unë do t`ia shpërblej këtij robi”. Shpërblimi i agjërimit është në dorën e Allahut (xh.sh). Nuk ka 700-fish, as 700 000-fish, por është në dorën e Atij që është më bujari, prandaj mos u mërzit se Allahu (xh.sh) është Ai që shpërblen si askush tjetër.
Profeti (a.s) ka thënë: “Pasha Atë, në dorën e të Cilit është jeta ime, era që mban goja e agjëruesit, tek Zoti është më e dashur se era e miskut”. Ajo nuk është era e dhëmbëve që nuk janë pastruar, por është era e stomakut, era e urisë, sepse edhe gjatë Ramazanit muslimani duhet ta mbajë gojën dhe dhëmbët e tij të pastër.
Profeti (a.s) ka thënë: “Për agjëruesin ka dy gëzime të mëdha. Një gëzim e ka kur çel iftar (pra gëzohet që ka agjëruar atë ditë) dhe gëzimin tjetër më të madh e ka ditën kur të takohet me Allahun (xh.sh).
Profeti (a.s) ka thënë në një hadith tjetër: “Me të vërtetë që shejtani depërton në trupin e njeriut nëpërmjet gjakut të tij, prandaj ngushtojani rrugët atij të mallkuari me agjërim”. Gjtihashtu ai thoshte: “Sikur shejtanët të mos i shkonin rrotull zemrave të njerëzve, ato zemra shumë shpejt do të arrinin mbretërinë e qiejve”.

Dijeni se në Ramazan Allahu (xh.sh) i prangos shejtanët, prandaj të mundohemi që zemrat tona t`i lidhim me madhështinë e Allahut (xh.sh) në këtë muaj, pse jo dhe pas tij.
Profeti (a.s) thoshte: “Për agjëruesin ka një derë të veçantë në xhenet. Ajo quhet Rejjan dhe është vetëm për agjëruesit. Pasi hyn agjëruesi i fundit, ajo derë mbyllet dhe nuk hapet për askënd tjetër”. Na bëftë Zoti nga ata njerëz që hyjnë në xhenet nga dera e Rejjanit.

Keto janë vetëm disa thënie të profetit (a.s) për vlerën e madhe të Ramazanit. Ka agjërim edhe gjatë vitit, por në Ramazan agjërimi është ndryshe, sevapi është ndryshe, pesha e punës që bëjmë tek Zoti është ndryshe, sepse Zoti në këtë muaj ka bujari të jashtëzakonshme, i hap dyert e xhenetit dhe i shumëfishon punët e mira të njeriut aq shumë, sa njeriut kurrë nuk ia ka marrë mendja.

Kur afronte muaji i Ramazanit, profeti (a.s) i mblidhte shokët e tij, qeshte, i përgëzonte ata dhe u thoshte: “O njerëz! Po vjen muaji i Ramazanit, një muaj i bekuar. Zoti e ka bërë farz agjërimin në këtë muaj. Në këtë muaj hapen dyert e parajsës, mbyllen dyert e zjarrit dhe lidhen shejtanët. Në këtë muaj është një natë më e mirë se 1000 muaj. I pafat është ai njeri, që nuk arrin të përfitojë nga kjo natë”.

Ne ndonjëherë themi: “Kush e kalon një muaj. Kur e nisim themi: “Kur do të vijë iftari, kur do të vijë Bajrami”. Ndërsa profeti (a.s) thoshte: “Sikur ta dinte populli im se çfarë shpërblimi ka muaji i Ramazanit, do të dëshironin që çdo ditë e jetës së tyre të ishte Ramazan”.

Në një hadith tjetër profeti (a.s) ka thënë: “Zoti i ka dhënë umetit tim në Ramazan 5 gjëra që nuk ia ka dhënë popujve të tjerë:
1- Era që mban goja e agjëruesit, tek Zoti është më e dashur se era e parfumit misk.
2- Për agjëruesit luten edhe peshqit në det, deri në momentin që ata çelin iftar.
3- Për çdo ditë të Ramazanit, Zoti i gjithësisë zbukuron xhenetet e Tij për agjëruesit dhe u thotë: “Bëhuni gati se robërit e Mi shumë shpejt do të vijnë këtu”.
4- Në këtë muaj Zoti i prangos xhindët dhe shejtanët dhe ata nuk kanë forcën që kishin përpara muajit të Ramazanit.
5- Agjëruesve iu falen gjynahet natën e fundit të Ramazanit.
Shokët e tij e pyetën: “A e ke fjalën për natën e Kadrit o profet i Zotit”? Profeti (a.s) u përgjigj: “Jo, nata e Kadrit është natë tjetër. Unë po flas për natën e fundit. A nuk e keni parë se punëtori meriton shpërblimin e tij pasi mbaron punën? Po ashtu Zoti ua jep shpërblimin agjëruesve natën e fundit të Ramazanit”.

Njëherë profeti (a.s) teksa po ngjitej në minberin e tij, tha tre herë: “Amin, amin, amin”. Pasi mbaroi ligjeratën e tij dhe zbriti, shokët e tij e pyetën: “Pse the 3 herë amin o profet i Zotit?” Profeti (a.s) u përgjigj: “Më erdhi Xhibrili (a.s) dhe më tha: “Ai njeri, i cili e ka arritur muajin e Ramazanit, nuk i janë falur gjynahet dhe ka përfunduar në zjarr, ai e ka merituar zjarrin. Unë thashë Amin”.
Prandaj kush nuk përfiton nga falja e Zotit në këtë muaj dhe hyn në zjarr, të mos mallkojë tjetër përveç vetes së tij, sepse nuk ka muaj më të mirë se Ramazani për faljen e gjynaheve.

Thuhet se Umer Ibnul Hattabi (r.a) thoshte gjithmonë: “Unë nuk e kam hallin nëse Zoti do t`i përgjigjet duasë time, por kam hall nëse do të di të bëj dua` (lutje)”. Të mos e lodhim veten tonë duke llogaritur se sa shpërblim ka muaji i Ramazanit, sepse këtë çështje e ka marrë Zoti në dorë. Profeti (a.s) na ka treguar se për agjërimin na shpërblen Zoti me bujarinë e Tij dhe askush nuk i afrohet Atij në bujari. Preokupimi ynë duhet të jetë, nëse do të dimë ta vlerësojmë e ta ndjejmë rëndësinë e këtij muaji.

Ramazani duhet pritur jo një ditë përpara. Ndoshta jo 6 muaj përpara siç bënin sahabët e profetit (a.s). Ata thoshin 6 muaj para se të vinte Ramazani: “Inshallah e arrijmë Ramazanin. O Zot na bëj ta arrijmë muajin e Ramazanit”. A të ka ndodhur që të të vijë ndonjë person për mik që nuk e do, por që je i detyruar ta presësh. Gjendja jote shpirtërore ndikon në çdo muhabet që bën. A të ka qëlluar të shkosh për vizitë diku sa për formalitet, sepse zemra nuk ta do që të shkosh fare atje?. Mezi pret të dalësh. Po kështu është gjendja jonë me muajin e Ramazanit.

Profeti (a.s) e ka quajtur “MIK”. Pasha Zotin ai është mik i rrallë, i cili vjen një herë në vit. Sikur ta presësh, ashtu do të jetë edhe ai me ty. Nëse e pret formalisht, ashtu do të sillet edhe ai me ty.

Ramazani duhet pritur me falenderim, që Zoti ta mundësoi që ta arrish këtë muaj. Profeti (a.s) kur shihte hënën e Ramazanit gëzohej si fëmijë dhe thoshte: “Elhamdulilah. O hënë e mirësisë, o hënë e bekuar, mirë se erdhe”. O Zot bëje këtë muaj, muaj begatie, muaj mirësie dhe faljeje.

Ramazani duhet pritur me pendim. Puna jonë është si puna e një gote të mbushur me gjynahe, në të cilën nuk ka më vend për punët e mira, prandaj duhet pastruar zemra para këtij muaji, që të të gjejë Ramazani me zemër të pastër inshallah.

Tregohet një histori nga Talha ibn Ubejdilah, një nga shokët e profetit (a.s). Ai tregon: “Njëherë në Medine erdhën dy njerëz dhe së bashku e pranuan Islamin në praninë e profetit (a.s). Të dy bënin punë të mira, por njëri përpiqej më shumë se tjetri, madje bie dëshmor në një nga betejat. Pas një viti vdes edhe tjetri. Një natë shoh veten time sikur jam në derën e xhenetit dhe pranë meje ishin këta dy persona. U hap era e xhenetit dhe u thirr ai që kishte vdekur një vit më vonë dhe ai hyri brenda. Pastaj u thirr ai që kishte vdekur më përpara dhe hyri edhe ai. Ndërsa mua më thanë, që akoma nuk më kishte ardhur koha. Kur u ngrita në mëngjes, ia tregova ëndrrën shokëve të mi dhe të gjithë u habitën. Kur e dëgjoi profeti (a.s), tha: “Pse po habiteni! Ai që ka jetuar një vit më shumë e kapi Ramazanin, e agjëroi atë, është falur në Ramazan. A ju duken pak gjithë ata namaze, gjithë ata sexhde, gjithë agjërimi i Ramazanit? Ai ka një Ramazan më shumë se tjetri që vdiq në luftë, madje distanca mes tyre është sa distanca mes tokës dhe qiellit”.

E lus Zotin të na bëjë prej atyre që e arrijnë muajin e Ramazanit, të na bëjë prej agjëruesve të mirëfilltë të këtij muaji. Zoti na bëftë prej atyre që lexojnë Kuran, prej atyre që japin sadaka, prej durimtarëve, prej njerëzve që fusin gëzim në familjet e tyre. E lus Allahun (xh.sh) të na pranojë më bujarinë e Tij në muajin e Ramazanit, t`i falë gjynahet tona të mëdhat e të voglat, ata që duken e ata që nuk duken. E lus Zotin që në këtë Ramazan të na japë amnistinë për gjithë gjynahet që kanë kaluar dhe na faltë për ata që do të vijnë. Zoti na bëftë prej atyre, që e fillojnë dhe e mbarojnë agjërimin e këtij muaji. Zoti e pranoftë agjërimin tonë dhe çdo adhurim tjetër. Zoti na mëshiroftë ne, familjet tona dhe të gjithë ata që e duan faljen e Zotit.
A M I N
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi