Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Në pritje të Muajit Ramazan EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
Albani (761)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
emine (509)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
Era (387)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
Redi (338)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
Visiana (198)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
iDa (175)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 
Esila (153)
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcapNë pritje të Muajit Ramazan Voting_barNë pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcap3%Në pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 3% [ 1 ]
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcap14%Në pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 14% [ 5 ]
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcap11%Në pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 11% [ 4 ]
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcap58%Në pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 58% [ 21 ]
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcap0%Në pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 0% [ 0 ]
Në pritje të Muajit Ramazan Vote_lcap14%Në pritje të Muajit Ramazan Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Në pritje të Muajit Ramazan

Shko poshtë

Në pritje të Muajit Ramazan Empty Në pritje të Muajit Ramazan

Mesazh nga emine Tue Jul 12, 2011 6:29 pm

Shkruan: Hoxhë Adnan Vishi

Agjërimi -الصيام

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E Kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa Kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni. Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e Allahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen”. - (El-Bekare:183-187)


Analiza e fjalëve

“Es-sijamu” – “Es-savm” është agjërimi. Në aspektin etimologjik don të thotë: të përpmbajturit ndaj diçkaje dhe braktisja e tij.

Në terminologjinë islame agjërimi është: Abstenimi nga ushqimi, pija,mardhënjet intime bashkëshortore, me nijet, nga agimi deri në perëndim të diellit, përsosmërin e së cilit e arrin duke u larguar nga kundërvajtjet dhe veprimet që janë rreptësisht të ndaluara.

“Fe-iddetun” – Ragip El Isfahaniu ka thënë: “Çështje të numëruar”. Në këtë kontekst janë edhe fjalët e Lavdiplotit:

“Dhe numrin e tyre ( të përmendur në Kur’an ) nuk e bënë për tjetër…” (El-Mudethir:31). Sipas kësaj, kuptimi don të thotë: “Njeriu obligohet me agjërimin e po aq ditëve të lëshuara gjata Ramazanit”.

“Shehrun” – Muaj. “Esh-shehru” buron nga fjala “El-ishtihar”, që don të thotë të njohurit, të shfaqurit. Quhet “shehrun”, përshkak të sensibilizimit të çështjes së tij, si dhe për faktin se është pikënisje për shumë rituale dhe veprime të tjera, me të cilat është bërë I njohur mes njerëzve.

“Uhar”- është shumësi i fjalës “uhra”, që do me thënë – ditë të tjera.

“Jutikunehu” – Agjërojnë me vështirësi dhe probleme. Në fjalorin “Lisanul Arab” është thënë: “El-itakatu” do të thotë aftësia për të bërë diçka.

“Ramadan” – Ragip El-Isfahaniu ka thënë: Fjala “Ramadan” buron nga fjala “er-rremd”, që don të thotë: vapë, zagushi e ndikuar nga dielli përcëllues, “Er-rmdau “ ështe vapë e madhe, si rezultat i të nxehtit të madh të diellit. Quhet “Ramadan” sepse i djegë mëkatet.

Shkaku i shpalljes së ajeteve kuranore


Imam Ibn Xherir et-Taberiu përcjell nga Muadh ibn Xhebeli r.a. të ketë thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. arriti në Medinë dhe agjëroi ditën e ashurasë dhe tri ditë të çdo muaji, pastaj Allahu i Madhërishëm obligoi agjërimin e muajit Ramazan dhe shpalli ajetet kuranore:

يا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” - (El-Bekare,183), deri sa arriti në fjalët:

أَيَّاماً مَعْدُودَاتٍ فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ

“(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri,...” - (El-Bekare, 184)


Pas zbritjes së këtyre ajeteve, kush dëshironte agjëronte e kush dëshironte paguante kompensim-një ushqim ditor për një të varfër. Pas kësaj, Lavdiploti obligoi agjërimin për të shëndoshin që nuk është në udhëtim dhe konfirmoi agjërimin për plakun, i cili mund t’i përballoj agjërimit, kështu që shpalli ajetin kuranor:

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدىً لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë,…” - (El-Bekare, 185)[1]

Raportohet nga Seleme ibn el-Ekve’ë të ketë thënë: Pasi është shpallur ky ajet kuranor:

أَيَّاماً مَعْدُودَاتٍ فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ

“(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri,...” - (El-Bekare, 184)

Kush dëshironte prej nesh agjëronte e kush dëshironte të kompensojë me ushqim ditor një të varfër, e bënte këtë, derisa zbriti ajeti tjetër kuranor:

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدىً لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë,…” - (El-Bekare, 185), i cili e pezulloi këtë dispozitë.[2]


Buhariu transmeton nga Berra’ë ibn Azib të ketë thënë: “Kur ndonjërin prej shokëve të Pejgamberit s.a.v.s., që ishte agjërueshëm, e zinte gjumi para se të bënte iftar, atëherë ai nuk hante në atë mbrëmje e as gjatë ditës së nesërme deri në mbrëmje”. Një shembull të tillë kemi kur Kajs ibn Semurete el-Ensarij r.a. ishte agjërueshëm dhe punonte në një kopsht palmash gjatë gjithë ditës. Kur erdhi koha e iftarit, shkoi te gruaja e vet dhe i tha: “A ka diçka nga ushqimi?” “Jo, iu përgjigj ajo, por megjithatë do të dalë të kërkoj ushqim për ty.” Meqë kishte punuar gjithë ditën dhe ishte lodhur, e kishte zënë gjumi menjëherë. Kur erdhi e shoqja dhe e pa në atë gjendje tha: “Sa e mërzitur jam për ty, i shkreti ti.” Të nesërmen, Kajsi në mes të ditës humbi vetëdijen dhe ky lajm arriti te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ky rast ishte shkaku që të shpallej ky ajet kur’anor:

أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ

“Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja…” - (El-Bekare,187), pas zbritjes të së cilit sahabët u gëzuan tej mase.

Nuk vonoi shumë zbriti edhe pjesa tjetër e ajetit:

وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمْ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنْ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنْ الْفَجْرِ

“Dhe hani e pini, derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim…”

(El-Bekare, 187)[3]

Urtësia e tefsirit


Urtësia e parë: Ajetet fisnike treguan se agjërimi është adhurimi i lashtë, me të cilin Lavdiploti më parë i kishte obliguar popujt e mëparshëm.

Allahu xh.sh. përmend se si na obligoi neve me agjërim, i kishte obliguar edhe ata që ishin para nesh. Në këtë obligim kemi shembull në popujt e mëparshëm, andaj le të mundohemi ta kryejmë këtë detyrë në mënyrë më të përsosur se sa e kanë kryer të mëparshmit, popujt para Ymetit të Muhamedit s.a.v.s..[4]

Taberaniu me një zinxhir transmetuesish të tij raportoi nga Ed-Dujji të ketë thënë: “Të krishterëve u ishte bërë obligim agjërimi i muajit të Ramazanit dhe ishin urdhëruar që pas gjumit të mos hanin as pinin dhe të mos u afroheshin bashkëshorteve të tyre gjatë agjërimit. Të krishterëve kjo u shkaktonte telashe dhe vështirësi sepse muaji i agjërimit herë u vinte verës e herë dimrit. Duke qenë në këtë situatë, gjatë një kuvendimi mes vete, vendosën që të agjëronin në periudhën mes dimrit dhe verës (d.m.th. gjatë stinës së pranverës) duke shtuar se: do të shtojmë njëzetë ditë, për të qenë shpagim për këtë vendim, pas çkaje agjërimi i tyre arriti kuotën e pesëdhjetë ditëve.[5]


Urtësia e dytë: Lavdiploti sqaroi se agjërimi sjell devotshmërinë لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ “kështu që të bëheni të devotshëm.” (El-Bekare, 183) Vetë obligueshmëria e agjërimit qartëson dobinë madhore dhe urtësinë më të lartë, e që është përgatitja e shpirtit të agjëruesit me devotshmëri ndaj Krijuesit, për të braktisur kënaqësitë e tij të lejuara, në mënyrë që të përmbushë urdhrin duke shpresuar në shpërblimet e Tij. Kjo metodë edukon shpirtin për të kultivuar devotshmërinë duke braktisur pasionet e ndaluara, për faktin që agjërimi arrin të ulë ndjenjën për ushqim dhe pasionin për epsh, e njerëzit pikërisht për këtë dy gjëra tregojnë interes, siç është thënë në një proverb të njohur “njeriu përkujdeset për dy çështjet tërheqëse: për barkun dhe për epshin.[6]


Urtësia e tretë: Fjalët e Lavdiplotit: فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَر“... atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë.” (El-Bekare, 184), në lidhje me këtë Ibnu-l-Arebiu thotë: kjo fjali është një shembull tipik i elokuencës kuranore, për faktin që fjala e cila paramendohet mendërisht është “fe-eftare” (nuk agjëroi), atëherë ai duhet të agjëroj më vonë po aq ditë.[7]


Urtësia e katërt: Nga fjalët e Lavdiplotit

وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِين

“E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri” (El-Bekare, 184), nxirret edhe një dobi tjetër se plakut dhe plakës së shtyrë në moshë u lejohet të mos agjërojnë duke e kompensuar agjërimin e tyre me ushqim ditor për një të varfër.[8] Në këtë kontekst bënë pjesë edhe gruaja shtatzënë dhe ajo që ka fëmijë në gji, nëse kanë drojë për shëndetin e tyre apo të fëmijës. Pra vetëm japin kompensim në ushqim, por nuk e plotësojnë agjërimin më vonë – nuk e bëjnë kaza.[9]

Urtësia e pestë: Me fjalët e Lavdiplotit :

فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمْ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ

“E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë...” (El-Bekare, 185) synohet përjetimi i kohës e jo përjetimi i pamjes së hënës së re, për faktin që nëse atë e shohin një apo dy myslimanë, atëherë të gjithë besimtarët obligohen me agjërimin e muajit. Kjo pjesë e ajetit kuranor është vërtetim i obligimit për ata që e përjetojnë fillimin e këtij muaji, gjegjësisht janë në shtëpitë e tyre kur fillon muaji i Ramazanit, pra janë te shëndoshë dhe nuk janë udhëtar.[10]

Me foljen “شَهِدَ – përjeton”, kuptohet se kush e përjeton fillimin e muajit, duke qëndruar në vendin e vet, në qytetin e vet, në familjen e vet, pra duke mos qenë udhëtar, atëherë duhet të agjërojë.[11]

Urtësia e gjashtë: Fjalët e Lavdiplotit :

يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمُ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمُ الْعُسْرَ

” Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë)”. - (El-Bekare, 185)

Në këtë ajet shohim manifestimin e të mirave hyjnore që konsiderohen baza të fesë, prej të cilës bazë juristët muslimanë shkoqitën normën juridike : “el-meshekkatu texhlibut-tejsiir” – “vështirësitë pas vetes tërheqin lehtësime”, për faktin që Allahu Lavdiplotë përmes legjislacionit të Vet nuk dëshiron që njerëzve t’u shkaktojë vështirësi, por atyre u dëshiron lehtësime, të mira dhe dobi.[12] Pra, Allahu xh.sh. Jua lejoi juve të mos agjëroni kur jeni të sëmurë, në udhëtim dhe për arsye të ngjashme, sepse dëshiron lehtësim. Ndërkaq, Ju urdhëroi t’i kompensoni këto ditë me agjërim, që ta plotësoni numrin e caktuar të ditëve të këtij muaji.[13]

Urtësia e shtatë: Dijetari i shquar Zemahsheriu në lidhje me fjalët e Lavdiplotit:

وَلِتُكْمِلُوا الْعِدَّةَ وَلِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ

“Që të plotësoni numrin, të madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falenderoni.” ka thënë: “E kanë ligjësuar atë që tërësisht është përmendur si çështje e përjetimit të agjërimit të muajit, urdhërimin për agjërim për personin e shëndoshë, si dhe lehtësimin për të sëmurin dhe udhëtarin, duke treguar kujdes për ditët e pa agjëruara. Apo siç thuhet në tefsirin e Ibn Kethirit: “Që ta përmendni Allahun xh.sh. kur ta mbaroni adhurimin tuaj, nëse e zbatoni atë që ju ka urdhëruar Allahu xh.sh. që të jeni të nënshtruar ndaj Tij duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave, si dhe duke u ruajtur që mos shkelen kufijtë e Allahut, ndoshta me këtë do të jeni prej atyre që janë mirënjohës.”[14]

Allahu xh.sh. dëshiron që ju ta madhëroni Atë, duke i zbatuar urdhrat e Tij, sipas udhëzimit të Tij. Ai dëshiron që ju ta falënderoni e ta lavdëroni Atë.[15]

Fjalët: “ve-litukmilu” (që të plotësoni) është ai shkak i urdhërimit për plotësimin e ditëve të pa agjëruara, ndërsa “ve-litukebbiru” (të madhëroni) vjen si shkak që dihet si mënyra e kompensimit dhe daljes nga periudha e agjërimit, “ve leal-lekum teshkurune” (që të falënderoni) - shkak i lejimit dhe lehtësimit.[16]

Dispozitat të cilat rezultojnë nga ajetet e agjërimit


Dispozita e parë: A kanë pasur muslimanët para Ramazanit ndonjë agjërim tjetër obligativ?

Kuptimi sipërfaqësor i ajetit أَيَّامًا مَعْدُودَاتٍ“(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara...” u bën me dije muslimanëve se janë të obliguar të agjërojnë këto ditë të caktuara (ditët e Ramazanit), qëndrim të cilin e mbështesin shumica e tefsirologëve, mendim ky që është përcjellë nga Ibn Abbasi, Hasani e të cilin e përzgjodhi edhe Ibn Xherir et-Teberiu.

Transmetohet nga Katade dhe Attau se fillimisht, obligim ishte agjërimi i tri ditëve të çdo muaji, pas çkaje u është bërë obligim i domosdoshëm agjërimi i Ramazanit. Argumenti i tyre është se fjalët e Lavdiplotit “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor)...” dëshmojnë se ky ajet tregon se më parë agjërimi i këtyre ditëve ishte obligim i cili mund të përzgjidhej ndërkaq agjërimi i Ramazanit është obligim i përcaktuar, prandaj domosdoshmërish kuptohet që agjërimi i këtyre ditëve dallon nga agjërimi i Ramazanit.[17]

Xhumhuri i dijetarëve muslimanë argumentuan se fjalët e Lavdiplotit:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ ” O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim...” janë në kontekst të përgjithshëm që mund të jetë një ditë, dy ditë apo më shumë, me ç’rast e sqaroi me pas me fjalët “(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara...”, po kështu edhe ky sqarim realisht mund të jetë një javë apo një muaj, pas çkaje Lavdiploti e qartësoi edhe më tepër kur tha: شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ “(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit...” Ky ajet kuranor, realisht është një argument tejet i qartë se muaji me të cilin u obliguan muslimanët është muaji i Ramazanit.[18]

Dispozita e dytë: Cila është më me vlerë gjatë udhëtimit: të agjërohet apo të mos agjërohet?

Juristët shfaqën mendime divergjente në lidhje me këtë çështje secila është më me vlerë, agjërimi në udhëtim apo mosagjërimi?

Ebu Hanife, Shafiu dhe Maliku mbajnë qëndrimin se agjërimi është më mirë për ata që kanë mundësi agjërimi, ndërkaq ai që s’ka fuqi të agjërojë, për të mosagjërimi është më me vlerë. Për pjesën e parë të fjalisë mbështeten në fjalën e Lavdiplotit

وَأَنْ تَصُومُوا خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

“Mirëpo, po që se dini, agjërimi është më i mirë për ju.”

Ndërsa, për pjesën e dytë të fjalisë, mbështetje kanë në fjalët e Lavdiplotit:

يُرِيدُ اللَّهُ بِكُمْ الْيُسْرَ وَلَا يُرِيدُ بِكُمْ الْعُسْرَ

“Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (të agjëroni ditët e lëshuara më vonë)”

Imam Ahmedi mbanë qëndrimin se mosagjërimi në udhëtim është më me vlerë duke vepruar konform normativës së lejimit, për faktin që Lavdiploti dëshiron që robërit e Tij të pranojnë lejimet (lehtësimet) ashtu siç dëshiron të pranojnë veprimet rigoroze (urdhrat).

Ndërkaq Omer ibn Abdu-l-Aziz thotë:” Veprimi më i mirë prej atyre të dyve është ai që është më i lehtë. Nëse për dikë është më i lehtë agjërimi se sa të plotësoj ditët më vonë, atëherë është më mirë për të të agjërojë”.[19]

Mendimi më i saktë është qëndrimi i Xhumhurit (Ebu Hanifes dhe të tjerëve) për shkak të fuqisë së argumenteve të tyre. Allahu xh.sh e din më së miri![20]

Dispozita e tretë: Mosagjërimi i të sëmurit dhe udhëtarit është dispozitë e prerë apo alternativë lejimi.

Dhahirinjtë mbrojnë qëndrimin se i sëmuri dhe udhëtari obligohen domosdoshmërisht të mos agjërojnë dhe t’i kompensojnë po aq ditë më vonë, sepse edhe po të agjëronin nuk do të shpërblehen fare për agjërimin e tyre, duke u mbështetur në fjalët e Lavdiplotit i cili ka thënë:

فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضًا أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ”... ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme.”

Ndërsa, kuptimi do të jetë: ai duhet të agjëroj po aq ditë më vonë, e kjo nënkupton domosdoshmërinë e mosagjërimit në udhëtim, gjithashtu edhe duke u mbështetur në fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.: لَيْسَ مِنْ الْبِرِّ الصَّوْمُ فِي السَّفَرِ “ Nuk është mirësi të agjërohet në udhëtim”.[21]

Ndërkaq shumica dërmuese e dijetarëve dhe juristëve të kryeqendrave islame mbrojnë qëndrimin se mosagjërimi është në shenjtë lejimi, nëse dëshiron nuk agjëron nëse dëshiron agjëron, mendim të cilin e mbështesin në argumentet tradicionale dhe racionale:

1.Thanë: se në ajetin kuranor paramendohet fjala e cila ka kuptim : “fe-eftare fealejhi iddetun min ejjamin uhar” njëjtë sikur që është puna me fjalët e Lavdiplotit : “fekulnad-drib biasake-l-haxhere fen-fexheret”, “... e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd”, atëherë nga ai gufuan...”, mendohet që të jetë : “fekulnad-drib biasake-l-haxhere (fe derebe) fen-fexheret” ...”-“... e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd, (ai i ra gurit) dhe nga ai gufuan...”

Ndërkaq, paramendimi i fjalëve në Kur’anin famëlartë vjen në shumë raste, çështje të cilën s’mund ta injoroj pos injorantit.[22]

2. Ajo që është konfirmuar nga Enesi r.a. të ketë thënë: Kemi udhëtuar së bashku me Pejgamberin në muajin Ramazan, agjëruesi nuk ia zinte për të madhe atij që nuk mbante agjërim si dhe ai që nuk agjëronte nuk ia zinte për të madhe agjëruesit.”[23]

3. Sëmundja dhe udhëtimi janë çështje që ligjërisht dhe logjikisht pas vetes tërheqin lehtësimin, prandaj në asnjë mënyrë nuk lejohet të jenë shkaktar të krijimit të vështirësive. Ndërsa, sa i përket argumentit të dhahirinjve të cilët u shërbyen me fjalën e Pejgamberit s.a.s. se : لَيْسَ مِنَ الْبِرِّ الصَّوْمُ فِي السَّفَرِ “ Nuk është mirësi të agjërohet në udhëtim”, mund të themi se ky hadith është me vend por është thënë për një arsye të specifikuar sepse një herë Pejgamberi s.a.s. kishte parë një njeri të cilit të tjerët i bënin freski dhe kishte disa njerëz rreth tij, dhe kur pyeti për rastin e tij i thanë : Ai është agjërueshëm por etja e ka rraskapitur pas çkaje transmetohet se Muhamedi s.a.v.s. ka thënë: عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ : كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ ، فَرَأَى زِحَامًا وَرَجُلا قَدْ ظُلِّلَ عَلَيْهِ ، فَقَالَ : مَا هَذَا ؟ فَقَالُوا : صَائِمٌ. فَقَالَ : لَيْسَ مِنَ الْبِرِّ الصَّوْمُ فِي السَّفَرِ

Transmetohet nga Xhabir bin Abdullahi r.a. se ka thënë: „ Ka qenë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. duke udhëtuar, kishte parë një njeri në gjendje të vështirë duke i bërë hije atij, tha: çka është kjo (që po i bëni hije)? I thanë: është agjërueshëm, atëherë i Dërguari s.a.v.s tha: Nuk është mirësi të agjërohet në udhëtim“.[24]


Rroli i shkakut të zbritjes dhe të kuptuarit e dispozitave të agjërimit në bazë të shkakut të zbritjes së ajeteve


Allahu i Madhërishëm në ajetet e kaptinës el-Bekare që kanë zbritur për agjërimin, na informon se me këtë obligim pra me agjërimin e muajit Ramazan, ishin të obliguar edhe popujt e më hershëm. Ky agjërim të cilin Lavdiploti ua obligoi robërve të Tij besimdrejtë, është në ditë të caktuara me numër të caktuar. Pastaj, Allahu xh.sh. si lehtësim për robërit e Tij, për të sëmurin që i dëmtohet shëndeti nga agjërimi si dhe udhëtarit që agjërimi i shkakton vështirësi, ua lejoi të mos agjërojnë dhe ua mundësoi që këto ditë të pa agjëruara t’i kompensojnë me po aq ditë jashtë këtij muaji.

Allahu i Madhërishëm bëri edhe lehtësime të tjera për besimdrejtit duke u lejuar të kënaqen me gratë e tyre gjatë netëve të Ramazanit si dhe të hanë e të pinë prej iftarit e deri në syfyr.

Pra, nga këto ajete nxirren një varg dispozitash si: obligueshmëria e agjërimit të muajit Ramazan, agjërimi për të sëmurin dhe udhëtarin, shpagimi për mos agjërim për arsye të justifikueshme, periudha e kohës ditore e agjërimit etj..

Këto dispozita si dhe dispozita të tjera kuptohen nga tekstet kuranore por shkaku i zbritjes së ajeteve na e sqaron të kuptuarit edhe më shumë, si.p.sh: të agjëruarit e muajit të Ramazanit i ka parapri agjërimi i Resulallahut s.a.v.s, kur arriti në Medinë dhe agjëroi ditën e Ashurasë si dhe tri ditë të çdo muaji e që mund të themi se ishte sensibilizim për muslimanët që të përgatiteshin për agjërimin e një muaji të tërë.

Thëniet naive që qarkullojnë në popull se agjërimi ka qenë obligim tri ditë por nuk është dëgjuar mirë dhe e ka vendosur 30 ditë nga shkaku i zbritjes na bëhet e ditur se agjërimi i tri ditëve ka qenë vullnetarisht nga Muhamedi s.a.v.s., kurse agjërimi obligativ nga Allahu xh.sh. është i tërë muaji i Ramazanit ashtu siç kanë zbritur ajetet:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ. أَيَّاماً مَعْدُودَاتٍ فَمَنْ كَانَ مِنْكُمْ مَرِيضاً أَوْ عَلَى سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِنْ أَيَّامٍ أُخَرَ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ فَمَنْ تَطَوَّعَ خَيْراً فَهُوَ خَيْرٌ لَهُ وَأَنْ تَصُومُوا خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنتُمْ تَعْلَمُونَ

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”.(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. (El-Bekareو 183,184),

që tregojnë për vlerën historike të obligueshmërisë së agjërimit edhe te popujt e tjerë. Kur përmendet dispozita e shpagimit të ditëve të agjërimit në këto ajete, mund t’i shkojë mendja dikujt edhe në kohën e sotme që ta paguajë edhe pse ka mundësi të agjërojë. Shkaku i zbritjes së këtyre ajeteve kuranore na e mundëson që ta kuptojmë këtë dispozitë. Agjërimi i muajit Ramazan ishte një konditë e re për muslimanët dhe duhej në mënyrë graduale të sillej obligimi përfundimtar, për ata që janë muslimanë, moshërritur, fizikisht të shëndoshë, mentalisht të shëndoshë, nuk janë udhëtar dhe, pse kanë mundësi ta paguajnë patjetër duhet të agjërojnë nëse e arrijnë muajin Ramazan, siç thotë Allahu xh.sh.: فَمَنْ شَهِدَ مِنْكُمْ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ “E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë...” - (El-Bekare, 185).

Dispozitë tjetër që del nga këto ajete kuranore është edhe të agjëruarit gjatë ditës, kurse nga iftari e deri në syfyr të kemi mundësi të konsumojmëi ushqim e pije si dhe t’iu afrohemi bashkëshorteve. Kjo dispozitë u rregullua me kalimin e kohës sepse fillimisht nuk ishte e definuar se si të agjërohet dhe pastaj u definua se agjërimi është obligim gjatë ditës në mënyrë që besimtarët mos t’i rëndojë, ku më së miri kuptohet nga shkaku i zbritjes se si sahabiu Kajs ibn Semurete el-Ensarij r.a. e kishte vazhduar agjërimin gjatë natës dhe gjatë ditës së ardhshme saqë në mesë të ditës vijuese përfundoi pa vetëdije. Me këtë rast Allahu xh.sh. zbriti ajetin:

أُحِلَّ لَكُمْ لَيْلَةَ الصِّيَامِ الرَّفَثُ إِلَى نِسَائِكُمْ هُنَّ لِبَاسٌ لَكُمْ وَأَنْتُمْ لِبَاسٌ لَهُنَّ عَلِمَ اللَّهُ أَنَّكُمْ كُنْتُمْ تَخْتَانُونَ أَنْفُسَكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ وَعَفَا عَنْكُمْ فَالْآنَ بَاشِرُوهُنَّ وَابْتَغُوا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَكُمْ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الْأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الْأَسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إِلَى اللَّيْلِ وَلا تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنْتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ تِلْكَ حُدُودُ اللَّهِ فَلا تَقْرَبُوهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ آيَاتِهِ لِلنَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ

Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhami, mos t'u afroheni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e Allahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë Allahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen”. (El-Bekare: 187), ku u definua intervali kohor ditor për agjërim, qe shkaku i zbritjes na e mundëson ta kuptojmë këtë dispozitë edhe me mirë.

[1] Taberiu, Xhamiu el-Bejan an te’vili el-Kur’an, vëll. II-të, fq.132, 2001, Kajro; Xhelaluddin es-Sujutiu,Ed-Durrul el-Menthur fi et-Tefsiri bi el-Me’thur, vëll. I-rë, fq. 176, 2003, Kajro.

[2] Buhariu, Fet’hu el-Bari, vëll. IV-të, fq. 184, botuar 1997, Rijad.

[3] Kurtubiu, El-Xhamiu li-Ahkami el-Kur’an, vëll. II-të, fq. 294, 1988, Bejrut.

[4] Tefsiri i Ibn Kethirit,, Vëll. I-rë, fq. 439, përkth.2007, Cyrih.

[5] Xhamiu el-Bejan an te’vili el-Kur’an, Vëll. II-të, fq. 129,.

[6] Muhamed Ali Sabuni, Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kuranore, fq. 186, përkth.2008, Shkup.

[7] Ibn Arabij, Ahkamu el-Kur’an, Vëll. I-rë, fq. 77

[8] Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kuranore, fq. 187.

[9] Tefsiri i Ibn Kethirit,, Vëll. I-rë, fq. 442,.

[10] Tefsiri i Ibn Kethirit,, Vëll. I-rë, fq. 444,.

[11] El-Xhamiu li-Ahkami el-Kur’an, vëll. II-të, fq. 200.

[12], Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kuranore, fq. 187,.

[13] Tefsiri i Ibn Kethirit,, Vëll. I-rë, fq. 446,.

[14] Tefsiri i Zemahsheriut “El-Kesh-shaf ” botimi i I-rë, 1998, Rijad.vëll.I-rë, fq. 384

[15] Hafiz Ibrahim Dalliu, Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerijjmit, fq.179, 2005, Tiranë.

[16]Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kuranore, fq. 189,.

[17] Po atye, fq. 189,.

[18] Po aty, fq. 190.

[19] Sejid Sabik, Fikhu es-Sunneh, Vëll. I-rë, fq. 432, përkth. 2005, Tiranë.

[20] Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kuranore, fq. 199,.

[21] Buhari, Fet’hu el-Bari, Vëll. IV-të, fq. 233, nr. 1946,.

[22] Sqarime të shkëlqyeshme të komentimit të dispozitave kuranore, fq. 196,.

[23] Op cit. fq. 197,.

[24] Buhari, Fet’hu el-Bari, Vëll. IV-të, fq. 233, nr. 1946,.
Për KosovariMedia:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi