Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Yndyrat e mira dhe të këqija EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
Albani (761)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
emine (509)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
Era (387)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
Redi (338)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
Visiana (198)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
iDa (175)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 
Esila (153)
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcapYndyrat e mira dhe të këqija Voting_barYndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcap3%Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 3% [ 1 ]
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcap14%Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 14% [ 5 ]
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcap11%Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 11% [ 4 ]
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcap58%Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 58% [ 21 ]
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcap0%Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 0% [ 0 ]
Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_lcap14%Yndyrat e mira dhe të këqija Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Yndyrat e mira dhe të këqija

Shko poshtë

Yndyrat e mira dhe të këqija Empty Yndyrat e mira dhe të këqija

Mesazh nga Perla Fri Dec 18, 2015 9:00 am

Yndyrat e mira dhe të këqija Yndyrat-e-mira-dhe-t-euml-k-euml-qija_hd
Trupi ka nevojë për disa lloje të yndyrave për ndërtimin e membranave qelizore, funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe absorbimin më të mirë të vitaminave të ndryshme, si D dhe K. Jo të gjitha yndyrat janë të shëndetshme. Disa yndyra në sasi të gabuara mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin
Yndyrat ushqimore klasifikohen në këto tri kategori.

Yndyrat e ngopura
Ushqimet me origjinë shtazore janë burimi kryesor i këtyre yndyrave, ndërsa shumicën do t'i gjeni në mish, produkte të qumështit me yndyrë dhe, në sasi të moderuar, në vezë dhe shpezë. Disa vajra bimore, si vaji i palmës, gjithashtu përmbajnë yndyra të ngopura.

Ato janë të nevojshme për ta ruajtur shëndetin e organizmit, por në sasi të vogla. Më pak se 10 për qind e konsumit të përgjithshëm të kalorive duhet të vijë nga yndyrat e ngopura, dhe atë nëpërmjet produkteve të përpunuara të qumështit. Për personat të cilët konsumojnë 2.000 kalori në ditë, konsumi maksimal i yndyrave të ngopura është 20 gramë.

Yndyrat e pangopura
Këto yndyra të mira janë ato që më së shumti duhet konsumuar. Ka dy lloje të yndyrave të pangopura: poli-të-pangopura dhe mono-të-pangopura.
Lajthitë, bajamet, farat e susamit dhe farat e kungullit, vaji i ullirit, vaji i kikirikut dhe kanola janë burimet më të mira të yndyrave mono-të-pangopura. Peshku, farat e lirit, vaji i lirit, vaji i sojës dhe lulediellit janë burimet më të mira të yndyrave poli-të-pangopura.

Acidet yndyrore omega 3 u përkasin yndyrave poli-të-pangopura, ndërsa shumicën prej tyre do t’i gjeni në peshkun si salmoni dhe sardelet, si dhe ushqimet me origjinë bimore (vaji i sojës dhe vaji i kanolës, arrat dhe farat e lirit).



Trans-yndyrat
Këto janë yndyrat të cilat sigurisht ju tërheqin më së shumti, por edhe janë më të dëmshmet. Shumica e trans-yndyrave janë në gjendje të lëngshme në temperaturë dhome, dhe për të qenë dhe për të mbetur në një gjendje të tillë, prodhuesit në to shtojnë hidrogjen. Niveli më i lartë i trans-yndyrave gjendet në produktet e brumërave, produktet me origjinë shtazore dhe në margarinë.

Efekti i yndyrave të pashëndetshme
Konsumi i ushqimeve të pasura me yndyra të ngopura (mishi i viçit, majoneza, produktet e qumështit me yndyrë të plotë) në trupin tuaj ndikojnë në këto mënyra:
- Rritet niveli i triglicerideve, dhe në këtë mënyrë edhe rreziku i presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës;
- Bllokimi i enëve të gjakut;
- Nivelet e larta të shtypjes së gjakut;
- Nivelet e larta të kolesterinës së keqe (LDL).

Edhe pse trans-yndyrat vijnë kryesisht nga ushqimet me prejardhje bimore, në shëndet ato veprojnë më keq krahasuar me yndyrat e ngopura. Për këtë arsye, shumë restorante më nuk përdorin trans-yndyra dhe çdo produkt në treg duhet ta ketë të shënuar në etiketë edhe përqindjen e trans-yndyrave.

Efekti i mirë i yndyrave
Me rritjen e konsumit të yndyrave të pangopura, ulet niveli i kolesterinës së keqe (LDL) dhe trigliceriteve, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimet kanë treguar se zëvendësimi i karbohidrateve të dëmshme (buka e bardhë dhe orizi i bardhë) me ushqime të pasura me yndyra të pangopura ul nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) dhe njëkohësisht rrit nivelet e kolesterinës së mirë (HDL). Yndyrat e pangopura do të:
- rregullojnë nivelin e presionit të gjakut,
- ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës,
- rregullojnë nivelin e lipideve. /telegrafi
Perla
Perla

Numri i postimeve : 63
Piket : 113
Respekti : 101
Date e hyrjes : 28/02/2011
Mosha : 43
Vend ndodhja : Itali

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi