Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
Albani (761)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
emine (509)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
Era (387)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
Redi (338)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
Visiana (198)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
iDa (175)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 
Esila (153)
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcapNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Voting_barNormat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcap3%Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 3% [ 1 ]
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcap14%Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 14% [ 5 ]
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcap11%Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 11% [ 4 ]
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcap58%Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 58% [ 21 ]
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcap0%Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 0% [ 0 ]
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_lcap14%Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin

Shko poshtë

Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Empty Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin

Mesazh nga Admin Sat Sep 07, 2013 12:18 pm

Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin Besimi
nga Xhemal BALLA

Morali islam presupozon aktin e besimit të njeriut në Zotin e gjithësisë si dhe kuptimin e botës dhe vendin që zë ai në të. Njeriu që arrin të njohë synimet që i janë caktuar, ndërton në mënyrë të drejtëpërdrejtë moralin e tij. Ai nëpërmjet njohjes së realitetit gjatë veprimtarisë së tij nuk qëndron indiferent, por mban një qëndrim të caktuar ndaj ngjarjeve, njerëzve të tjerë, veprimeve dhe akteve të tyre si dhe ndaj vetes.

Krijuesi i gjithësisë i ka dhënë njeriut përparësi që të ruajë dhe mbrojë identitetin e tij për të kontrolluar e shfrytëzuar çdo gjë në dobi të tij. Tek ai qëndrojnë e veprojnë fuqi fizike, mendore e morale të cilat kërkojnë një zhvillim në harmoni njëri me tjetrin. P.sh. morali mbështetet në virtytet e njeriut nga të cilat burojnë sjelljet që e shoqërojnë atë në marrëdhëniet familjare e farefisnore e deri në marrëdhëniet shoqërore. Në qoftë se ky moral nuk përputhet me ligjet Hyjnore, me normat qytetare e zakonet e traditës së shëndoshë të Islamit, do të dëmtojë personalitetin e njeriut në tërësi, fizik, mendor e moral, i cili kalon me lehtësi fazat e rritjes e zhvillimit, derisa vjen pleqëria e shuhet një ditë pa vullnetin e tij. Prandaj me të drejtë profeti Muhamed (a.s.) porosit: “Pajisuni me moral Hyjnor”. Për të arritur këtë duhen përgatitur edhe mjetet që e zbukurojnë sjelljen e njeriut. Por kujdesi për shëndet të plotë nga njëra anë dhe mbështetja nga fuqia e Krijuesit nga ana tjetër, bashkon anën materiale me atë morale dhe arrin pajisjen me moral Hyjnor.

Në jetë njeriu vazhdimisht kërkon arritjen e të mirës, të bukurës, që kur e siguron atë reflekton edhe një sjellje humane, për të cilën edhe vlerësohet nga të tjerët. Në këtë drejtim ai niset gjithmonë nga veprime të vullnetshme, të cilat mund të jenë të thjeshta ose të komplikuara. Profeti (a.s.) ka thënë: “Do të vijë koha kur furnizimi për jetesë mund të arrihet vetëm me mëkate. Në këtë kohë kurorëzimi në martesë do të jetë i përqeshur, kurse mosmartesa (bashkëjetesa) e lejuar”. Ky hadith i Profetit është shumë aktual. Po përjetojmë çdo ditë fenomenet e vjedhjes dhe krimit, ryshfetit e shpërdorimit, ndërsa në krijimin e familjes po tronditen bazat e saj me divorc, duke pëlqyer bashkëjetesën. Me një fjalë ka filluar degjenerimi moral i shoqërisë, një plagë që do ta ndiejnë me sa duket edhe brezat që do vijnë.

Për parandalimin e këtyre fenomeneve rëndësi e veçantë i duhet kushtuar edukimit me bindjen e besimit tek Zoti. Ky do të bëhet faktor jo vetëm për parandalim, por edhe për kapërcimin e këtyre fenomeneve, me qëllim që konceptet të shndërrohen në bindje për të përsosur qëndrimet morale dhe sjelljen në shërbim të vetvetes, familjes e shoqërisë. Sigurisht është motivi ai që e shtyn njeriun për të kryer një vepër të mirë ose të ligë. Motivet dhe qëllimet duke u lidhur me besimin te Zoti krijojnë një sistem nxitës në veprimtarinë e nejriut në zbatim të ligjeve Hyjnore për përsosjen e moralit. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Njeriu me besim të plotë është ai që ka moralin më të mirë”. Gjithnjë është vullneti si një fuqi e veçantë shpirtërore që drejton sjelljet dhe veprimet e njeriut në çdo aspekt të tjetës së tij. Por ato duhen çmuar e vlerësuar vetëm atëherë kur përputhen me normat dhe rregullat e moralit islam; kur ato shprehin arritjen më të lartë për të cilën është krijuar njeriu. P.sh. vendosmëria, trimëria, guximi, këmbëngulja, shpirti i sakrificës, durimi, etj., cilësi kur shprehen në sensin pozitiv, vlerësohen shumë e bëhen pjesë e plotësimit të personalitetit të njeriut, në të kundërt ato cilësohen si veprime negative, amorale, të dëmshme e të dënushme nga Zoti. Në Kur’an thuhet: “Unë jam me ju, kudo që të jeni …”. Kjo do të thotë se Zoti kontrollon sjelljet dhe veprimet e njeriut në çdo moment të jetës së tij. Atëherë, një bindje e thellë e largon besimtarin nga veprimet e liga, e frenon atë që të mos prishë moralin e tij.

Presioni i epsheve është i vazhdueshëm ndaj njeriut, sepse edhe mjedisi i jashtëm i favorizon këto. Pre e këtyre bie ai njeri, i cili harron Zotin si krijues të tij dhe u nënshtrohet momenteve të çastit më të volitshme. Prandaj edhe Zoti në Kur’an tërheq vëmendjen kur thotë: “A e shikoni atë njeri që harron Zotin për ambiciet e tij?” Përfshirja e individit në trafiqe droge, prostitucioni, përdorimi i alkoolit, bixhozi, etj., tregon se ai i kryen këto veprime shkatërruese për veten dhe shoqërinë, pa u menduar se një ditë do të japë llogari para Zotit. Kështu, ai jo vetëm që prish imazhin e personalitetit si njeri, qenia më e përsosur të cilin Zoti e krijoi për të shfrytëzuar të mirat e kësaj bote, por dëmton familjen e shoqërinë. Prandaj njeriu duhet ta ndalë veten nga aktet e shëmtuara kriminale, të zbatojë normat e moralit Hyjnor islam.

Tek njeriu me moral të përkryer islam dallojmë dy anë: përmbajtjen apo anën e motivuar të tij si dhe formën. Me përmbajtjen ne kuptojmë bindjet e tij fetare, nevojat dhe interesat e tij jetësore, ndërsa me formë kuptojmë realizimin e sjelljeve që zbukurojnë personalitetin. Por si forma ashtu edhe përmbajtja janë të lidhura ngushtë dhe këto e bëjnë një njeri të tillë të dallohet nga të tjerët në të gjitha mjediset ku jeton e punon. Gëzojnë autoritet ata të cilët dallohen për figurën e pastër morale që janë shembull kudo e që nuk i ndajnë fjalët nga veprat. Ata dallohen për ndershmëri, drejtësi e shpirtmadhësi në mendime, gjykime, qëndrime e veprime. Për të tjerët problemet e moralit duhen parë në vijueshmëri me qëllim që konceptet, vetitë e normat e moralit Hyjnor të njihen, të përvetësohen e të kthehen në bindje, shprehi e zakone të sjelljes së kulturuar. Këto kanë të bëjnë jo vetëm me çështje të kujdesit e respektit për të tjerët, por edhe të higjienës personale e të mjedisit, të kulturës së të folurit, të zbatimit të rregullave të traditës së mirë të trashëguar ndër breza. Atëherë personaliteti i secilit individ vlerësohet me tiparet e këtij morali islam, që spikatin cilësitë si ndershmëria, përpikëria, thjeshtësia, çiltërsia, guximi e vendosmëria për të zbatuar çdo gjë të mirë.

Historia njerëzore ka trashëguar një standard të përgjithshëm të sjelljeve morale, duke vërtetuar disa e duke përjashtuar disa të tjera. Vetëdija njerëzore ka dhënë vlerësimin e vet në favor të cilësive pozitive të familjes apo shoqërisë në tradita zakonore të mira, por njëkohësisht ka reaguar ndaj fenomeneve negative të shfaqura nga individë të veçantë si mashtrimi, gënjeshtra, padrejtësia, mungesa e sinqeritetit, tradhtia, etj. Në Islam morali konsiderohet Hyjnor që i cakton besimtarit detyra ndaj vetes, familjes, shoqërisë dhe atdheut.

Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Jam dërguar që të përsos vlerat e moralit”. Besimtari i vërtetë i respekton të gjitha ligjet e shpallura nëpërmjet të dërguarit të tij, Muhamedit në sigurinë e jetës. Çdo gjë që është jashtë ligjeve të Islamit, si përdorimi i alkoolit, drogës, prostitucionit, korrupsionit, trafikimit, etj., ai duhet të qëndrojë larg këtyre fenomeneve, por njëkohësisht të ngrejë zërin edhe tek përdoruesit si të dëmshëm jo vetëm për individin por edhe për familjen e shoqërinë.

Kushtetuta Hyjnore, Kur’ani Famëlartë, e ndihmon njeriun për të ndërtuar norma morale të drejta. Në të kundërt, kur ato i cakton vetë njeriu mbeten të përkohshme ose relative, të kufizuara apo të lokalizuara. P.sh. nocioni i mirë dhe i keq sot janë relative, sepse për një njeri ajo çka është e mirë, mund të konsiderohet e keqe, ndërsa për një tjetër e keqja mund të konsiderohet e mirë. Kështu ndodh me përdorimin e alkoolit. Po kështu tregtia e drogës për interes material etj., prandaj në edukatë njohuritë, konceptet e bindjet e ndryshme shoqërohen, mbështeten e përforcohen duke i harmonizuar me shkathtësitë, shprehitë e zakonet e mira. Të gjitha këto i nënshtrohen vetëdijes së njeriut. Ai me përmajtje islame i respekton ligjet e kushtetutës Hyjnore, kurse të tjerët ndiejnë kënaqësi nga pasioni i shfrenuar dhe i nënshtruar ndaj këtyre veseve negative që ulin dinjitetin e moralit njerëzor. Të ndash jetën në dy standarde, atë sipas ligjeve Hyjnore dhe atë jashtë këtyre ligjeve, do të thotë shmangie nga rruga e Zotit. Zoti duke krijuar njeriun si qenien më të përsosur, i dha edhe ligjet për t’u orientuar në jetë sipas tyre, për ta ruajtur e mbrojtur identitetin e tij.

Feja dhe besimi në Zotin janë bazat e normave morale qytetare me të cilat mund të jetohet pastër në shoqërinë njerëzore. Kjo, për faktin se ndërgjegjja i bën thirrje për të zbatuar ligjet e Zotit, në të kundërt, kur thirrja vjen nga një zë tjetër, në kundërshtim me këto ligje, i ndrydh ndjenjat e mira dhe shtyhet për të kryer vepra të shëmtuara. Prandaj edhe profeti Muhamed (a.s.) në të tilla raste thoshte: “Pyet zemrën tënde”.

Masa me të cilën duhet të peshojmë e të dallojmë veprat që e nderojnë njeriun nga ato që e poshtërojnë në shoqëri janë ato se sa i zbaton dispozitat fetare, sa i respekton ligjet e shtetit e pastaj ligjet morale e rregulat e zakonet e mira në shoqëri.

Kur veprimet e njeriut pajtohen me këto dispozita, dinjiteti i tij lartësohet në shoqëri e në rast të kundërt, kur u kundërvihet këtyre e humb pozitën e nderit. Së fundi, dinjiteti nuk fitohet me pasuri, por vetëm me vepra legale e me sjellje të mira, që u përshtaten ligjeve në veprim.

(Revista Drita Islame, Mars 2013)
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi