Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_lcapQumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Voting_barQumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_lcap3%Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_rcap 3% [ 1 ]
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_lcap14%Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_rcap 14% [ 5 ]
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_lcap11%Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_rcap 11% [ 4 ]
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_lcap58%Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_rcap 58% [ 21 ]
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_lcap0%Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_rcap 0% [ 0 ]
Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_lcap14%Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu

Shko poshtë

Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu Empty Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu

Mesazh nga Albani Tue Feb 26, 2013 7:50 pm

Qumështi shqiptar, AKU: Aflatoksina mbi normat e BE. Goxhaj: Të hiqet urgjent nga tregu 63991_3
TIRANE -Qumështi shqiptar që u ndalua në Kosovë përmban këndën e rrezikshme alfatoksinë mbi normat e lejuara.

Sot në Tiranë u konfirmuan dyshimet që nisën fillimisht ne Kosovë për Aflatoksinë në qumështin që prodhohet në Shqipëri.
Autoritetit Kombëtar i Ushqimit (AKU), i cili pas analizave paraprake të bëra në vend konstatoi Aflatoksinën në qumësht mbi normen e lejuar në Bashkimin Europian. AKU subjekteve ne fjale u ka kërkuar tërheqje të mallit nga tregu vullnetarisht deri në përfundimin e analizave në laboratorët e specializuar jashtë vendit.
“Rezultatet paraprake të dala, na bën të dyshojmë se norma e Aflatoksinës në këto lloje malli të dyshuara, të ndaluara dhe nga vendi fqinj Kosova, janë mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian. Ne jemi duke punuar për të indetifikuar nga vjen një shkallë e tillë. Aflatoksina nuk hyn në analizat rutinore që i bëhen një subjekti të një operatori të një biznesi ushqimor që operon në industrinë e qumështit”, tha sot Artan Gjergji, kreu i AKU.

Kreu i AKU, Artan Gjergji nuk u është përgjigjur ndërkohë pyetjeve të gazetarëve për sasinë e Aflatoksinës në qumësht dhe as emrat e produkteve të cilat nuk duhet konsumuar.

Pak ditë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përjashtoi mundësinë e përdorimit të hormoneve për rritjen artificiale të kafshëve.

Po sot, menjëherë pas konferencës së AKU-së reagoi kreu i Zyrës për mbrojtjen e konsumatorit, Altin Goxhaj duke kërkuar bllokim të mallit menjëherë dhe jo tërheqje vullnetare nga subjektet.

“Sot është marrë një vendim i gabuar nga AKU që i është bërë thirrje tregtarëve të tërheqin në mënyrë vullnetare prodhimet nga tregu. Kjo është një mënyrë e gabuar pasi sinjalet, faktet e dokumentat e deritanishme janë kusht i mjaftueshëm dhe i nevojshmë që të bllokohet gjithë sasia e produktit të qumështit me detyrim dhe jo në mënyrë vullnetare. Kjo sepse Aflatoksina, është një nga substancat më kancerogjene në produktet ushqimore”.
I pyetur se cili është hapi i radhës që do të ndjekë Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, Goxhaj theksoi se do të jetë, kallëzimi penal.

ZMK
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve, në kuadër të trajtimit të ankesave të konsumatorëve dhe shqetësimeve të tyre kerkoi sot ndalimin e tregtimit te metejshem te qumeshtit.
Njoftimi i ZMK
ZMK konstaton se siç është bërë me dije nga përfundimet paraprake të autoriteteve kosovare, të cilat pas analizave laboratorike, kanë dalë në përfundimin se produktet e kompanive të qumështit “Primalat”, “Fast”, (Shqiptare) “Meggle”, “Zott” dhe “Dukat” (Bosnja-Herzegovina), përmbajnë një substancë kancerogjene që quhet “Alfatoksina”. Konstatimi i saj ka vënë ju ka vënë në alarm, dhe dihet që keni filluar kryerjen e analizave, dhe kontrolleve në super-marke dhe dyqane të ndryshme.

Pas rezultateve të analizave se qumështi është i kontaminuar, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka vendosur të njoftojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë fakt. Disa lloje të produkteve kanë rezultuar si të dyshimta në bazë të rezultatit të parë të analizave. Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga inspektorët veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar që t’i heqin nga shitja deri ne marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës është prononcuar se “Për t’iu shmangur çfarëdo mundësie që këto produkte të vinë në kontakte të konsumatorit për përdorim lusim që llojet e produkteve sipas brendit, përqindjes se yndyrës, llojit të paketimit, serisë së prodhimit vendit të origjinës që po i prezantojmë me poshtë mos t’i blejnë dhe mos t’i konsumojnë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke parë nevojën që është shfaqur për të rritur masën e kontrollit është duke punuar gjatë gjithë kohës në pika kufitare por edhe ne tregun e brendshëm ku deri me tani gjithçka është nën kontroll. Asnjë ngarkesë nuk është duke u lejuar të futet në treg për shitje pa i ju nënshtruar gjithë kontrollit të detajuar i cili garanton kontroll të plotë. Shumë sasi të qumështit janë të grumbulluara në depot e importueseve të cilat janë ndalur për qarkullim deri ne verifikim të plotë pjesa tjetër është ndaluar në kufij dhe do të qëndroj atje deri ne verifikim të shëndetit të produktit me anë te analizave” (thuhet në njoftim të AUV-së kosovare).

Duke qenë se kemi të bëjmë me një qëndrim të një autoriteti zyrtar (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës) dhe të njohur nga shteti shqiptar, ky akt bllokimi dhe vlerësimi laboratorik është kusht i mjaftueshëm që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Republikës së Shqipërisë të ndërhyjë në treg dhe të marrë masa të menjëhershme bllokimi të përkohshëm deri në sqarimin e plotë të situatës pasi në rast se do të konstatohet e njëjta situatë me produktet e eksportuara apo të importuara, kush do të mbante përgjegjësi për shëndetin e konsumatorëve dhe sidomos të fëmijëve që kanë konsumuar dhe po konsumojnë në këtë periudhë këto produkte?
Ndaj dhe ZMK kërkon:
1. Bllokimin e të gjithë llojeve të produkteve të qumështit që janë bllokuar në Kosovë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës
2. Kryerjen e analizave të kompletuara në të gjithë produktet e qumështit dhe mishit që prodhohen apo tregtohen në Republikën e Shqipërisë në lidhje me përmbajtjen mikrobike
3. Vlerësimin e tregut të të gjithë mallrave veterinare që hyjnë dhe qarkullojnë në tregun shqiptar të cilat nga përdorimi i papërgjegjshëm i tyre edhe si pasojë e aftësisë së kufizuar të gjurmimit të AKU dhe institucioneve të tjera përgjegjëse mund të përdoren për qëllime ndotje të përmbajtjes së ushqimeve që prodhohen dhe tregtohen në Republikën e Shqipërisë.
4. Prononcim zyrtar për prezencën ose jo në tregun e ushqimeve dhe të importit të mishit të mishit të kalit për të cilat është shprehur BE
5. Thirrjen urgjente të Bordit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit i cili në kundërshtim me ligjin ka 2 vjet që nuk mblidhet.
Jemi në pritje të një PËRGJIGJE dhe një qëndrimi të AKU".

Bllokimi ne Kosove
Pak ditë më parë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV) ka hequr nga tregu disa lloje të qumështit shqiptar. Kjo agjenci u ka kërkuar qytetarëve që të mos i blejnë këto produkte qumështi. Dy prej llojeve të qumështit që janë bllokuar janë "Primalat" dhe "Fast". Sipas njoftimit të Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës janë bllokuar këto lloje produktesh:

1. Qumësht “MEGGLE” 3.2% me datë të skadencës 23.06.2013 me origjinë nga BIH,
2. Qumësht “Fast” 3.5% me datë skadence 03.06.2013 me origjinë nga Shqipëria
3. Qumësht “Primalat” me origjinë nga Shqipëria, si 3.8% Data e sakadencës 05.08.2013 , Qumësht Primalat 1.5% ds. 10.03.2013, Qumësht Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe Qumështi Primalat 3.5 te dt. Skadencës 01.08.2013,
4. Qumësht ZOTT 3.5% me datë skadence 10.06.2013 me origjinë nga BIH të cilat kanë qenë me data skadence të ndryshme si: 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Sakdence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me datë skadence 05.07.2013
5. Qumështi Dukat 2.8% yndyrë me datë skadence 12,05,2013 dhe Qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë

Reagimi nga kompanite e qumeshtit
Drejtori i prodhimit në kompaninë 'Primalat', Vigan Dervishi, deklaroi se qumështi që prodhohet në këtë kompani është i garantuar dhe i kontrolluar në laboratorët më të njohur. Sipas Dervishit, vendimi i Agjencisë kosovarë është i pamenduar dhe tendencioz, pasi analizat e bëra nga kjo agjenci mund të kenë probleme.

Cfare eshte Aflatoksina
Aflatoksina është një mikotoksin që ndikon në krijimin e kërpudhave organike që mund të shkaktojnë kancer. Ajo mund të gjendet në qumështin e kafshëve, si pasojë e ushqimit të kontaminuar që kanë konsumuar kafshët, kryesisht ushqimet bimore. Norma e lartë e Aflatoksinës mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin e njeriut. Prania e Alfatoksinës në trupin e njeriut mund të zbulohet në dy mënyra. Një formë është analizimi i urinës, i cili tregon për përmbajtjen në trupin e njeriut, nëse virusi është përthithur në 24 orët e fundit. Ndërsa mënyra tjetër me e sigurt është analiza e gjakut, e cila tregon praninë në trup gjatë muajve dhe javëve të fundit, ekspozimin që ka pasur trupi ndaj Alfatoksinës. Ekspozimi i gjatë i Alfatoksinës mund të shkaktojë tumor në mëlçi, hemorragji, enjtje, probleme me tretjen, probleme me metabolizmin e njeriut, probleme mendore dhe deri në gjendje kome.

(M.Mertiri/d.b/er.nu/BalkanWeb)
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi