Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Albani (761)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
emine (509)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Era (387)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Redi (338)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Visiana (198)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
iDa (175)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Esila (153)
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Voting_barMadhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap3%Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 3% [ 1 ]
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap14%Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 14% [ 5 ]
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap11%Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 11% [ 4 ]
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap58%Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 58% [ 21 ]
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap0%Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 0% [ 0 ]
Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap14%Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Madhështia e Profetit Muhamed a.s.

Shko poshtë

Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Empty Madhështia e Profetit Muhamed a.s.

Mesazh nga Forum Kulturor Fri Mar 29, 2013 9:14 pm

Madhështia e Profetit Muhamed a.s. Xhamia-profetit
Po të hedhim një vështrim mbi historinë e zhvillimit të njerëzimit, vërejmë se, në kohë, vende e popuj të ndryshëm, kanë ardhur shumë profetë. Por cili nga këta “yje” ndriçoi më tepër dhe mbi ç’supe ra barra kryesore e idealit të lartë, e besimit në një Zot? Ai ishte Muhamedi (a.s.), i cili e dërgoi fjalën e Zotit te njerëzit, për t’i kthyer ata në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit. Ai u ofroi zbulimin e një fuqie Hyjnore, e cila mban në harmoni gjithçka gjendet në univers.

Besimi te një Zot i vetëm, solli transformimin dhe shpëtimin e shoqërisë njerëzore nga degjenerimi moral e shpirtëror. Ai solli zgjidhjen e shumë problemeve morale si individuale ashtu edhe familjare e shoqërore. Duke kuptuar veset e liga shoqërore e fetare, që gërryenin zemrën dhe helmonin gjakun e pastër njerëzor, Muhamedi (a.s.) erdhi me një recetë shërimi, të perfeksonuar e të pavdekshme në efektin e saj.

Ai lindi më 12 Rebiul Evvel të vitit 571, një ditë e madhe kjo për myslimanët, një ditë e lumnueshme dhe plot begati. Në këtë ditë, çdo zemër që i ka kushtuar besimin fesë së vërtetë islame rreh me gëzim, çdo shpirt ndjen kënaqësinë e çdo trup jeton në paqe e qetësi.

Madhështia e këtij njeriu të madh u vërtetua gjatë jetës së tij. Me të, çdo fazë e moraleve njerëzore, gjeti zhvillimin e plotë, e për këtë arsye ai u thirr “Shembull i përkryer i njerëzimit”. Shfaqja e këtij njeriu të madh me mesazhin e Islamit, la gjurmë në zemrat e besimtarëve, qe një dritë që lëshoi rrezet e shpëtimit në mbarë botën. Në fillimet e shpalljes e deri në ditët e sotme, madhështia e Muhamedit (a.s.) u bë një vepër universale për mbarë njerëzimin, e cila gjatë tërë historisë mori vlera personale. Uniteti i tij personal me të përgjithshmen e fesë islame, u bënë objektivi kryesor që i dhanë njerëzimit një pamje të re, një vizion të ri për familjen, për barazinë gjinore, etj.

Madhështia e këtij njeriu të madh nuk gjendet vetëm se predikoi fenë e logjikës e të arsyes, atë të adhurimit të një Zoti të vetëm, por edhe atë të qenët e një personaliteti të pushtetshëm, tek i cili janë përmbledhur shumë atribute të papërshkruara. Ai krijoi baza të reja për veprime më të mira të brezave që erdhën e do të vijnë.

Sot, duke parë personalitetin e këtij profeti të madh, që la gjurmë në udhëheqjen e ligjeve islame, secili besimtar zbulon vetveten. Sa më i ndërgjegjshëm me ligjet e kushtetutës hyjnore, aq më i vullnetshëm bëhet në zbatimin e tyre. Respekti për këtë njeri të madh, i cili e konsideroi veten “njeri” si të tjerët, që e respekton njeriun, bëri të mundur që të shihet madhështia e tij, e mishëruar në botën myslimane. Shpallja hyjnore e Kur’anit Fisnik, e ngriti Muhamedin (a.s.) në njeriun më të përsosur, që bëri kthesën në mënyrën e të menduarit psikik e psikologjik. Ai u bë garancia e të ardhmes dhe një kënaqësi e pakrahasueshme në vetvete.

Përkundër profetëve të tjerë që kanë ardhur në popuj e epoka të ndryshme, Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.), u bë objekti më i madh i refleksionit. Interpretimi i mrekullueshëm i mesazhit hyjnor, madhështia e aftësisë së tij për t’i bindur njerëzit t’i kthehen të vërtetës, besimit te një Zot i vetëm, i dedikohet inteligjencës së dhuruar nga Ai, Krijuesi, që e zgjodhi për këtë mision.

Profeti Muhamed (a.s.) ishte dhe mbeti më i madhi, më i rralli, më i çmuari njeri që i përket racës njerëzore. Ai është i dërguari i Zotit dhe nëpërmjet tij shkojmë tek ligjet e Zotit. Që në rininë e tij kishte tërhequr vëmendjen si një individ i veçantë, personalitet me cilësi të veçanta, i etiketuar “i besueshmi”. Cilësitë që ndodheshin tek ai, ia ndryshuan mentalitetin për jetën e brendshme shpirtërore dhe atë jashtme; veprimtarinë konkrete. Ky qëndrim e bëri Muhamedin (a.s.) simbolin e së drejtës, që u forcua me shpalljen hyjnore, e vazhdon të mbijetojë deri në ditët tona.

Muhamedi (a.s.) me misionin e tij, nuk e ka hyjnizuar asnjëherë vetveten. Në marrëdhënie me njerëzit e ka konsideruar veten njeri i thjeshtë, që me personalitetin e tij ndihmoi në përhapjen e Islamit në të katër anët e botës. E veçanta e tij ishte se vetë Zoti e zgjodhi si misionar me mendim të madh, që përmes Kur’anit e interpretimit të tij arriti te madhështia. Ai u bë simbol i dashurisë dhe vëllazërimit, drejtësisë dhe humanizmit, sinqeritetit dhe besnikërisë, moralit dhe pastërtisë.

Profeti Muhamed (a.s.) sot është portretizuar si njeriu më i madh reformator, që ndryshoi botën me ligjet e Islamit e vazhdon të mbetet i tillë. Ai është modeli që kanë ndjekur e do të ndjekin besimtarët islamë. Me kushtetutën hyjnore u bë mendimtari, legjislatori, edukatori, burri i shtetit, që realizoi gjithçka në zbatimin e ligjeve islame. Procesi i përhapjes së Islamit mbetet aktual, e si i tillë, ai konsiderohet si njeriu më i madh i djeshmes, të tashmes e të ardhshmes, madhështia e të cilit nuk ka të krahasuar.

Në personalitetin e Muhamedit mund të gjejmë të përmbledhura të gjitha virtytet njerëzore, dhuratë hyjnore; virtyte këto që përballojnë e zhvillojnë njerëzimin në aspekte të ndryshme të jetës fizike, ndijore, shoqërore, mendore, morale e shpirtërore. Në karakterin e tij spikatnin cilësi të rralla si: sinqeriteti, bujaria, mendjegjerësia, papërkulshmëria, gjakftohtësia në kundërshtime e armiqësi, përulja në bamirësi, modestia, trimëria dhe guximi, shpirtmadhësia, dashuria e flaktë për fëmijët e, mbi të gjitha, misioni i tij fisnik. Prandaj madhështia e këtij profeti të Islamit tregon se ka jetuar në kohë dhe mbi kohën.

Ai ka zbatuar ligjet e revelatës hyjnore në një kohë dhe vend të caktuar, por ai përmes saj ka proklamuar përjetësinë, sepse Kur’ani, kodi hyjnor që ai përcolli u flet të gjithë epokave dhe të gjithë njerëzimit. Me përkushtim thirri e këshilloi njerëzit, që të dëgjohet mesazhi i tij ashtu siç u dëgjua. Ai ishte unik për forcën e tij argumentuese në besimin e një Zoti të vetëm dhe ndërgjegjësimin për këtë Qenie Hyjnore. Ai mori përgjegjësinë e reformimit të një kombi dhe më tej për krejt botën, me zemër që digjesh për ta ngushëlluar e qetësuar atë. Profeti Muhamed (a.s.) u bë një sundimtar bamirës, që përhapi dritën e dashurisë rreth tij. Jo vetëm shpallja hyjnore, por edhe qenia e tij i thjeshtë, rruga e jetës së tij, mjedisi ku jetoi, veprimi dhe karakteri i tij kanë lënë mbresa në zemrat e besimtarëve.

Ai i ka rezistuar shekujve sepse ka përçuar të vërtetën që nuk zhduket. Vetë Zoti i Madhërishëm është mbrojtësi i saj. E vërteta e mesazhit që ai përcolli do të mbijetojë.

nga Xhemal Balla (Revista Drita Islame, Janar 2012)
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi