Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_lcapGjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Voting_barGjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_lcap3%Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_rcap 3% [ 1 ]
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_lcap14%Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_rcap 14% [ 5 ]
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_lcap11%Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_rcap 11% [ 4 ]
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_lcap58%Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_rcap 58% [ 21 ]
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_lcap0%Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_rcap 0% [ 0 ]
Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_lcap14%Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve

Shko poshtë

Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Empty Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve

Mesazh nga Forum Kulturor Mon Mar 11, 2013 8:14 pm

Gjurmë të ndikimit të kulturës perse në eposin e kreshnikëve: rasti i emërtimit të karaktereve Eposi-i-kreshnikc3abve
Duhet të theksoj qysh në fillim se për përgatitjen e kësaj kumtese kam pasur ndihmën dhe bashkëpunimin e studiuesit Shaban Sinani. Këtij etnologu i takon merita që për herë të parë ka trajtuar në monografinë e tij “Mitologji në eposin e kreshnikëve“, tezën në lidhje me emërtimin e personazheve në epos në bazë të përveçmit (individualizimit) si etnonime duke u ndalur në emërtime të caktuara, të tilla si, Llatinka e Bardhë, Jevrenija e Vogël, Budi i Talit, Harapi i Zi, Filipe Magjari etj. Dihet se ekzistenca e shtresave të ndikimeve orientale në epos lidhet me dy periudha të mëdha, periudhën prehistorike, me burimin e përbashkët indoeuropian të popullit shqiptar dhe me periudhën historike të zhvillimit të humanizmit pers dhe me formimin e Perandorisë Otomane.1

Në eposin shqiptar të kreshnikëve vetëm një pjesë e kufizuar e karaktereve individualizohen me emra. Si rregull, edhe në këtë rast, karakteret kanë pasur emra të përgjithshëm, të cilët me kohë janë kthyer në nominime të përveçme. Kjo ndodh me vetë emrat e kreshnikëve, ndërsa karakteret e devojkave, të dashurave të tyre, individualizohen edhe më pak.

Janë disa figura të botës femërore prej eposit që marrin emra të tillë, gjysmë të përgjithshëm – gjysmë të përveçëm. Rapsodi mjaftohet më së shumti të flasë për devojka të krajlive e çika të Jutbinës. Në ato fare të pakta raste që vashat individualizohen, si rregull kanë një emër dhe një epitet, si Tanusha e Krajlit, Llatinka e Bukur, ose Begzadja e Bardhë. Pikërisht mënyra si është përftuar në epos emri i Begzades së Bardhë është interesi parësor i kësaj trajtese. Këtë personazh femër e gjejmë në disa këngë legjendare ku shfaqet si vajza e Begut Haxhi bek, ose si vajza të cilën e rrëmben kreshniku Halil në këngët: “Halili mund Mihate Harambashin dhe merr për grue Begzaden e Begut Haxhi bek”2, “Halili mund Balozin dhe merr Begzade Devojkën”3 ose si motra e Ali Bajraktarit në këngën “Martesa e Ali Bajraktarit”4 etj.

A mund të shihet në individualizimin e kësaj figure prania e një jehone të kulturës perse në Ballkan? ?shtë krejtësisht e mundshme, përderisa në epos shfaqen të identifikuar sipas etnonimeve, që përbëjnë dallimin mes detit dhe tokës , Harapi ose edhe Harambashët (edhe ky një aglutinim i Arape-pashait, sikurse është përmendur); edhe Dizdar Osman aga. Duke qenë tek emri i këtij karakteri vlen të përmendet se edhe në emrin e personazhit, që njësohet me periudhën osmane, domethënë të Dizdar Osman agës, kemi praninë e një formanti fisnikërues pers, “-dar”, njësoj si te “muhurdar”, “hobardar”, “bajrakdar”, “haznedar”, një formant mjaft i përhapur në shqip. Në epos përmendet dhe një emërtim më i dukshëm Dervishe Imeri. Prania e këtij nominimi duhet të ketë ardhur bashkë me jehonën e rendit të dervishëve mevlevinj, një rend që ka lënë gjurmë dhe që është dëshmuar dhe në Shqipëri qysh herët, po të kihet parasysh që vetë themeluesi i këtij urdhri dervishësh, Mevlana Rumiu ka jetuar rreth viteve 1200-1300.

Në përgjithësi emrat e karaktereve të eposit vijnë prej etnonimesh, dhe nuk ka ndonjë habi nëse edhe te Begzadeja e Bardhë kemi një dëshmi të ngjashme.5

Në emrin e Begzades së Bardhë gjejmë aglutinimin (përngjitjen) e dy titujve orientalë: njëri ushtarak me burim osman (Beg, sikurse del edhe historikisht qysh më 1356 në emrin e fisnikut beratas Skuripek, domethënë Skura-becho), kurse tjetri aristokratik, me burim pers (“Zade”, me kuptimin “ardhur prej”). Në pjesën e parë të emrit të Begzades së Bardhë kemi një shfaqje të hiperkarakterizimit, të dyfishimit të hijeshimit të emrit me mjete të kulturës orientale, një prej të cilëve me burim pers. Kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak se ish-Perandoria Osmane nuk i njihte titujt aristokratikë dhe i zëvendësoi ato me ofiqe ushtarake, kurse tradita arbërore ishte më e afërt me atë perse. Pikërisht mosruajtja e mbiemrit në emërtimin e këtij karakteri të eposit e përforcon idenë e gjurmëve të hershme të pranisë orientale, pra asaj perse në ciklin legjendar, që faktohet qysh para periudhës historike të lidhur me ardhjen e dyndjeve osmane. Le të kujtojmë se gjedhja emër plus emër ati plus mbiemër, ose identifikimi prej tri njësish, që shpërfaqet në epos, është konsideruar si shenjë hershmërie për vetë shqipen. Në mjaft raste më vonë, kjo strukturë trepjesëshe pas ndikimeve orientale të lidhura me kontaktet me dyndjet otomane, në shumë këngë shfaqet me hiperkarakterizim të ofiqit ushtarak turk, si në rastin e Begu Haxhi Beg, Begu Ymer Beg, Begu Osman Beg, Aga Hasan agë etj.

Sikurse dihet, “zade” në persishte përdoret njësoj si “bin” në arabishte, njësoj si “von” në gjermanishte ose “son” në anglishte. Në të dyja kulturat, kjo mënyrë identifikimi e njeriut ishte privilegj i familjeve me trashëgimi fisnore. Kjo është arsyeja pse një prej shkrimtarëve më të njohur të ish-Perandorisë Osmane, Jahja Dukagjin-zade (Yahya Dukadjin-zade), shkroi osmanishte, por për të dëshmuar prejardhjen e tij fisnike nga dera e Dukagjinëve, nuk përdori titujt e Perandorisë, por mënyrat perse të identifikimit.

Në emrin e Beg-zades së Bardhë vërehet një shpërngulje theksi nga rrokja e fundme në atë të parë, dhe kjo filologjikisht shpreh hershmëri, sepse një dukuri e tillë ka ndodhur vetëm me huazimet më të hershme të fjalëve me burim gjuhët orientale. Kjo dukuri e rotacionit të theksit është e mundshme gjatë procesit të transmetimit gojor. A ka qenë individualizuar kjo figurë në një periudhë paraosmane? Kjo është një çështje që meriton diskutim të gjatë. Dihet që eposi në fundin e mesjetës ishte një “opus finita”, por, sa u takon emrave të karaktereve, pranoi disa përshtatje. Me interes është të krahasohet eposi shqiptar me “junaçke musulmanske pjesme” të Bosnjes, ku, sipas të dhënave që njohim, një figurë me emrin “Begzadja e Bardhë” nuk del, ndonëse dalin figura të kohërave të mëvonshme, deri te dinastia Kupruly (Qyprillinjtë). Le të shtojmë se emrat Begzad dhe Begzade janë edhe sot të pranishëm në përditshmërinë shqiptare.

Është për t’u përmendur fakti që emri i Begzades së Bardhë ndeshet në këngët legjendare si personazh dhe përkrah një tjetër personazhi, Ashike Imerit. ?shtë interesante sesi këto karaktere gjenden si protagonistë të së njëjtës këngë dhe janë të dy emra me burim pers. Në pjesën e parë të emrit Ashike gjendet rrënja perse ashk që në persisht ka dy konotacione në kuptim; si shprehje e dashurisë më sublime, asaj hyjnore dhe si shprehje e dashurisë ktonike, tokësore, njerëzore. Pikërisht në këtë formë e gjejmë në rastin këngës “Ashike Imeri dhe Begzadja e Bardhë”6 (Në variante të tjera e gjejmë në këngën “çika Potureshë”7 me emrat e personazheve Aga Hasan Agë e Mereme Devojka.

Është mjaft e qartë që të dy emërtimet e karaktereve paraqiten si nominime me bazë kalkimin nga persishtja. Ky pohim bëhet më i vërtetë dhe nga fakti se këtë binom e gjejmë dhe në një variant tjetër ku emri i protagonistes femër gjendet sërish si kalk nga persishtja, por kësaj radhe me emrin Beg-gjyle, në këngën “Ashike Imeri dhe Beg-gjylja e bardhë“8. Kjo trajtë trigjymtyrëshe e hiperkarakterizimit këtë herë formohet me përngjitjen në emërtim huazimin e një simboli tashmë të njohur të kodit poetik pers, trëndafilit - gjyle që i jep një ngjyrim të veçantë përforcues konotacionit femëror e atij të dashurisë.

Simbolika e emrit Ashike dhe atij Begzade (Beg-gjyle) përforcon kontekstin erotik të këngës, që në të vërtetë paraqitet si baladë, me bazë dashurinë e pamundur të dy të rinjve dhe zgjidhjen tragjike me vetëvrasjen e tyre, konflikt, të cilin kënga popullore e zbut me eufemizmin e njohur të mbirjes së bimëve mbi varrin e tyre.

Në fondin e krijimtarisë folklorike gjejmë edhe termin këngë ashikësh (të dashurish) në kuptimin e këngëve të dylberëve, por vlen të theksohet në rastin e emrit të Ashike Ymerit, ky nominim nuk ka ngarkesën që merr në këtë cikël këngësh. Ai vjen si nominim i përveçëm duke e përforcuar të njëjtën dukuri që ndodh dhe me emërtimin e Begzades së Bardhë. Prania e elementeve të kulturave të tjera lidhet dhe me shtegtimin e motiveve të këtyre të fundit në kulturën shqiptare. Ka këngë në ciklin e kreshnikëve ku flitet për pamundësinë e jashtëzakonshme për të parë e takuar Begzaden e Bardhë:

…Qiti e foli Zuke Bajraktari:
” Zoti t’vraft, Halil i paska than;
Be t’madhe ti kot ke ba
Begzade Devojka s’shihet me sy,
Në mes të krajlive cika si asht
Kurr ymri atje s’të mrrin me shkue”9

kontekst i cili, nuk mund të mos na kujtojë motivin e lashtë e të njohur pers të pamundësisë së Mexhnunit për të parë Lejlanë.

Nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes që dy prej figurave të individualizuara të eposit, Begzadeja e Bardhë dhe Harapi i Zi, krijojnë përmes epiteteve ndajshtues, njëfarë opozicioni, që, në një farë mënyre, bën të ditur dy qëndrime emocionale. Njëri prej karaktereve përftohet në vetëdijen e rapsodit si ogur, kurse tjetri si rrezik. Këto opozicione janë të njohura në ciklin legjendar dhe në raste të tjera dhe përgjithësisht mbartin konotacione të karakterit pozitiv ose negativ, pohues ose përjashtues, vlerësues ose përçmues.

Studimet që po bëhen gjatë viteve të fundme në fushën e patronimeve, sidomos prej Jusuf Shpuzës, por dhe prej disa të tjerëve, që dëshmojnë ardhjen e një numri të vlerësueshëm mbiemrash prej persishtes, përforcojnë argumentet sesi te karakteri i Begzades së Bardhë mund të shihet një jehonë e largët e gjedheve perse të individualizimit të vetjeve me rend aristokratik.

Referencat e Artikullit

Bibliografi:

- Mitologji në eposin e kreshnikëve”, Sh. Sinani, (ribotim) Tiranë 2007.
- AF-IAKSA, Fondi Qemal Haxhihasani, vëll. 21.
- Folklor Shqiptar II, Epika legjendare, Tiranë 1966.
- Hylli i Dritës, 1941.
- 1 Sh. Sinani, “Mitologji në eposin e kreshnikëve“, (ribotim) Tiranë 2007, f. 179.
- 2 AF-IAKSA, Fondi Qemal Haxhihasani, vëll. 21, f. 74.
- 3 Po aty, f. 83.
- 4 Folklor Shqiptar II, Epika legjendare, Tiranë 1966, f. 150.
- 5 Më hollësisht shih, Sh. Sinani “Mitologji në eposin e kreshnikëve“, (ribotim), Tiranë 2007.
- 6 AF-IAKSA, Q. H, vëll. 31, f. 93.
- 7 Hylli i Dritës, 1941, f. 246.
- 8 AF-IAKSA, Q. H, vëll. 31, f. 103.
- 9 AFIKSA, Q. H, vëll. 21, f. 84.

Ky shkrim është botuar në revistën shkencore-kulturore “PERLA”, 2009, Nr. 1.
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi