Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Përse nxitohet Sarkozi? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
Albani (761)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
emine (509)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
Era (387)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
Redi (338)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
Visiana (198)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
iDa (175)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 
Esila (153)
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcapPërse nxitohet Sarkozi? Voting_barPërse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 

Kush është në linjë
56 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 56 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcap3%Përse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcap14%Përse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcap11%Përse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcap58%Përse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcap0%Përse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Përse nxitohet Sarkozi? Vote_lcap14%Përse nxitohet Sarkozi? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Përse nxitohet Sarkozi?

Shko poshtë

Përse nxitohet Sarkozi? Empty Përse nxitohet Sarkozi?

Mesazh nga Redi Thu Mar 24, 2011 8:51 am

Deklarata e djalit të madh të Kadafit se ne e kemi mbështetur Sarkozinë, është një dëshmi e cila tregon në thelb standartet me të cilat politika eksponenciale e Bashkimit Evropian e përfaqësuar me shtete si Franca, ka ndjekur kur është bërë fjalë për interesa. Teksa secili prej nesh sjell në memorien e tij se si Berluskoni i puthte duart Kadafit, me rastin e vizitës së tij në Itali dhe pritjes gjoja të improvizuar me 400 petrite (vajza) të cilat do të mësonin fenë nga një sharlatan si Kadafi, dhe faktit se si ky i fundit po i “puth duart” popullit të tij kësaj radhe nga lart, sigurisht që impresionohet me ndryshueshmërinë e barometrit të hipokrizisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Revolucioni i botës arabo-muslimane i cili po merr jetë të plotë pothuaj në të gjitha këto vende, përveç faktit se vërteton kompaktësinë dhe njëshmërinë e përbërësit kulturor të tyre përtej kufijve artificial, tregon edhe për nevojën e një pozicionimi të ri që nevojitet të marrë Perëndimi karshi këtyre rajoneve. Ndryshe nga disa deklarata të paqarta thuajse belbëzuese të BE-së në lidhje me ndryshimet në Tunizi dhe Egjipt, në rastin e Libisë shohim se flamurtarja më e zellshme për të ndërhyrë dhe rrëzuar pushtetin e Kadafit është Franca apo thënë më saktësisht presidenti i saj Sarkozi.

Po, përse po nxiton kaq shumë Franca? Lobimi francez në Këshillin e Sigurimit i cili ka lënë me gojë të hapur edhe qeverinë britanike si bashkautorë në këtë iniciativë për të votuar “no fly zone” në hapësirat ajrore libiane, ka tejkaluar pritshmëritë dhe parakaluar burokracitë dhe hezitimet rutinë të zyrtarëve perëndimore. “Shkathtësia” diplomatike e presidentit Sarkozi doli nga apatia në lidhje me rajonin menjëherë pas “bombës” që lëshoi Saifi djali i madh i Kadafit ku në mënyrë eksplicite thotë: “Ne e kemi financuar fushatën e Sarkozi dhe i kemi të gjitha detajet. Jemi të gatshëm që të publikojmë gjithçka. Sarkozi na zhgënjeu dhe duhet që të kthejë paratë që mori me premtimin se me të ardhur në pushtet do të ndihmonte popullin libian" . I sikletosur nga megaskandali që mund të shpërthejë një vit para zgjedhjeve presidenciale, vendosi të regojë.

Më 10 Mars të këtij viti ai priti në Elysée Palace përfaqësues të opozitës libiane duke i trajtuar diplomatikisht si e vetmja palë e njohur nga Franca. Pastaj me nje veprim rrufe, për surprizë të kabinetit francez dhe ministrit të jashtëm Alain Juppé, loboi për një ndërhyrje të mundshme të NATO-s në Libi, por duke parë hezitimin e kancelares gjermane Merkel si dhe pozicionin e vështirë të Obamës në lidhje me botën arabe, pa ndalur akoma frymën lëshoi deklaratën bombë se Franca mund të sulmojë Libinë edhe e vetme…. Uaauuu…. E gjithë kjo për të mbrojtur popullin e shtypur libian nga tirania e Kadafit. Në kadencën solo franceze bashkohet edhe puthadori Berluskoni duke ofruar “free of charge” infrastrukturën aeroportuale të Italisë.

Një nxitim i paparë i cili të jep përshtypjen e atij që kërkon me çdo kusht të varrosë diçka. Tani bombat libiane ndaj popullit të vet i janë rikthyer Kadafit si kusur me bomba kryesisht dhe vendosmërisht franceze si një pazar jo i mbyllur mirë. Dyshime të forta shpërfaqen kur Sarkozi para francezëve dhe gjithë botës justifikohet duke thënë se ne këtë po e bëjmë për popullin e Libisë. Por, a nuk ishte e disata herë që Kadafi bombardonte popullin e tij? A nuk ishte po ky kriminel që katër vite pas ardhjes në 1969 në pushtet filloi vrasjet persekutimet e linçimet e elitës dhe opozitës së këtij vendi? A nuk ishte i njëjti Kadaf që zhdukte nga harta fshatra të tëra libiane me bombardime? Ku ishte Franca? Çfarë po ndodh? Përse tani?

Me 11 Dhjetor 2007 presidenti Sarkozi e pret Kadafin pas nje ndërprerje disa dekadëshe të marrëdhënieve bilaterale në pallatin e tij Presidencial. Kadafi tashmë në zemrën e Evropës me megallomaninë e tij firmos një marrëveshje për blerjen e 21 avionëve Airbus si dhe nënshkruan një marrëveshje për përdorimin civil të energjisë bërthamore franceze. Një megakontratë prej mbi 10 miliardë eurosh. Si duket premtimi se pas mbështetjes financiare që i kishte siguruar familja Kadafi gjatë fushatës elektorale për president se do të ndihmonte “interesat e popullit libian”, u mbajtën me përpikmëri nga Sarkozi me të ardhur në pushtet. Tani diçka apo shumçka duket se nuk ka shkuar mirë dhe se përballë një revolte popullore tip cunami në të gjithë rajonin, ai që do të dilte i zbuluar pas gjithë kësaj ishte vetë Sarkozi.

Si një politikan i regjur e ndryshoi situatën menjëherë duke bërë disa hesape të qëruara në optikën e tij. Një sulm ala “Moulin Rouge” mbi Libinë jo vetëm që do të varroste dyshimet lidhur me marrëdhëniet e tija me Kadafin por edhe do t’ua taposte gojën opozitës franceze e cila nuk kishte reshtur se kritikuari lëvizjet e Sarkozisë në lidhje me Libinë. Pastaj, një përfshirje spektakolare e Francës në një aksion ushtarak do të forconte pozitën e tij si president, jo pak por një vit para zgjedhjeve presidenciale.

Ajo çka rrezikon të zhubrosë pastërtinë dhe idealin e një revolucioni popullor, është ndërhyrja e pakujdesshme dhe e nxituar nga jashtë. Kjo për faktin se bombardimet mbi Libinë përveç anëve pozitive që kanë në frenimin e një krimineli me probleme psikike si Kadafi, kanë edhe anën tjetër atë të devijimit të rezistencës opozitare nga faktori i brendshëm drejt ndërhyrjeve nga jashtë. Duke parë edhe historinë e Libisë e cila është e pasur me rezistenca ndaj pushtuesve dhe kolonizatorëve, ndërhyrja e nxituar e promovuar nga Franca mund të komplikojë situatën e brendshme duke rrezikuar ta kthejë atë në një Irak të dytë. Është e kuptueshme që me këtë Franca gjithashtu kërkon të mos humbë ndikimin historik që ajo ka pasur dhe ka mbi Algjerinë duke i paraprirë një përmbysjeje të mundshme të regjimit të Bouteflikës atje.

A e ndihmon ndërhyrja franceze Kadafin? Retorika religjioze tipike e diktatorëve nga Sadami e deri tek Kadafi mbi “luftën e shenjtë” pikërisht nga këta të cilat kanë bërë gjithçka për të shkatërruar religjionin dhe religjiozitetin e popullsive të tyre, është aq qesharake sa dëshpëruese. Këta prototipa jashtë konteksteve historike aktuale mundohen të qëndrojnë në fuqi me të gjitha mjetet. Çfarë zgjidhet me ndërhyrjen nga jashtë? A e ndihmon kjo opozitën dhe opozitarizmin në vend?

A zhduket Kadafi nga Sarkozi? Apo ndërhyrja është një pazar i fshehtë për të siguruar një emigrim soft të familjes Kadafi drejt brigjeve piktoreske franceze? Kush dhe kur do të marrë në dorë fatet e Libisë? Një opozitë e re kukull? Një Kadaf potencial i ri? Shumë pyetje kanë nevojë për përgjigje. Gjëja më e mirë që mund të bënin francezët por edhe aleatët ishte të fuqizonte opozitën reale me armatime e logjistikë për ta rrëzuar vetë ata diktatorin e tyre dhe t’i hapninn rrugë për herë të parë pas 40 viteve zgjedhjeve të lira demokratike. Nuk ka nevojë historia moderne e këtyre rajoneve për një Karzai apo një Nuri al Maliki të ri.

Redi Shehu
2011-03-21
Redi
Redi
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 338
Piket : 850
Respekti : 12
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 42
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi