Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_lcapKurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Voting_barKurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
56 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 56 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_lcap3%Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_lcap14%Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_lcap11%Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_lcap58%Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_lcap0%Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_lcap14%Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data

Shko poshtë

Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data Empty Kurban Bajrami “ndan” Shqipërinë me Kosovën, festohet në dy data

Mesazh nga Shkruaj Tue Oct 23, 2012 7:20 pm

TIRANE - Kurban Bajrami duket se ka "ndarë" Shqipërinë dhe Kosovën. Festa islame do të festohet në dy data të ndryshme në Shqipëri e Kosovë. Besimtarët në vendin tonë do ta festojnë atë, të enjten më 25 tetor, ndërsa sivëllezërit në Kosovë, të premten më 26 tetor. Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet zyrtare të dy bashkësive fetare, të cilat në mënyrë të shkurtër e precize njoftojnë vendimin e marrë. Shkak për këtë ndasi duket se është bërë nga njëra anë (Tiranë) vendosja e datës sipas kalendarit hënor, e nga ana tjetër (Prishtinë) marrja për bazë e ditës së Arafatit. Për të shkuar më tej, e gjithë bota islame duket se do ta festojë në dy data të ndryshme Kurban Bajramin, ku në njërën anë qëndron data 26 e vendosur nga Arabia Saudite e në anën tjetër, një numër i madh vendesh pranë Europës ose pjesë e saj.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar me këto fjali datën e festës: Njoftojmë mbarë opinionin publik, se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë ditën e enjte, datë 25 tetor 2012. Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit për besimtarët e Tiranës do të organizohet në orën 07:44 në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" (në segmentin para ish-hotel 'Dajtit')". Në njoftimin zyrtar të KMSH-së urohen "mbarë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo qofshin, Gëzuar Kurban Bajramin! Paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet tuaja!". Nga ana tjetër, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë ditën e premte, për shkak se autoritetet e Arabisë Saudite kanë konstatuar se e enjtja është dita e Arafatit, kurse Dita e Bajramit duhet të jetë një ditë më vonë. Kryeimami i BIK, Sabri Bajgora ka thënë për gazetën e Prishtinës "Kosovapress", se arsyeja e ndërrimit të datës nga 25 tetor në 26 tetor është si rezultat i ditës së Arafatit. "Arsyeja e ndërrimit të ditës së Kurban Bajramit për të premten është se autoritetet në Arabinë Saudite, në këshillin suprem kanë përcaktuar se është Dita e Arafatit, ajo që e përcakton edhe Ditën e Bajramit, prandaj konform kësaj, i bie që dita e Bajramit të jetë një ditë më vonë. Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur përfundimisht, që dita e Bajramit në Kosovë të jetë më 26 tetor, në ditën e premte", - ka thënë Bajgora.
Vendimi
I pyetur nga "Gazeta Shqiptare", se për çfarë arsyeje shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës festojnë në dy data të ndryshme, Agron Hoxha nga KMSH-ja e Tiranës ka thënë se ata vendimin e kanë marrë sipas kalendarit hënor. "Mbasi janë vëzhguar fazat e hënës është marrë vendimi se data kur duhet festuar Kurban Bajrami është 25 tetori. Për këtë datë ishte rënë dakord me Kosovën, Maqedoninë, Turqinë, etj", - ka sqaruar Hoxha për "Gazetën Shqiptare", duke shtuar se ishte firmosur edhe një marrëveshje. Madje sipas tij, edhe vetë Arabia Saudite deri para 5 a 6 ditësh ishte e mendimit që Kurban Bajrami të festohej në datën 25. A ka një përçarje mes bashkësive fetare shqiptare? Sipas Agron Hoxhës, jo. "Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Ne me të vërtetë kishim rënë dakord ndryshe, por kjo nuk përbën problem as për ne, as për ata. Ne kemi marrë parasysh kalendarin hënor, ata vendimin e marrë në Arabinë Saudite, por kjo nuk përbën shqetësim", - thotë Hoxha. Ai shton se e rëndësishme është që Kurban Bajrami të festohet. Po, a ka të bëjë ky ndërrim date me orientimet fetare të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës? Edhe kësaj pyetjeje, Agron Hoxha, përgjegjës i marrëdhënieve me median në Komunitetin Mysliman shqiptar, i përgjigjet me 'jo'. "Ne nuk ndikohemi nga Kosova dhe Kosova nuk ndikohet nga ne. Kosova është një shtet i pavarur", - ka shtuar Hoxha, duke uruar festën.
Veç kësaj, kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora ka thënë për mediat e Prishtinës, se autoritetet saudite janë përgjegjëse për caktimin e datës së qëndrimit në Arafat e që, këtë vit dita e Arafatit është e enjte, 25 tetor.

Pse dy data në një besim fetar
Për të përcaktuar datën se kur duhet festuar Kurban Bajrami bashkësitë fetare në Europë ose pranë saj, kanë marrë parasysh kalendarin hënor, pas vëzhgimeve të bëra nga observatorët amerikanë ose nga astronautët turq, që studiojnë hënën. Nga ana tjetër, Bashkësia Islame e Kosovës e sheh çështjen ndryshe. Më shumë se sa kalendarin hënor, ata marrin parasysh vendimet e autoriteteve të Arabisë Saudite. "Autoritetet Saudite janë përgjegjës për caktimin e datës së qëndrimit në Arafat e që, këtë vit dita e Arafatit është e enjte, 25 tetor. Kurbani nuk mund të bëhet përpara qëndrimit në Arafat; atëherë është e qartë se dita e parë e Kurban Bajramit duhet të jetë pas qëndrimit në Arafat, dhe jo para saj", - kanë thënë ata.

Hoxhallarët e Shqipërisë: Mos thelloni përçarjet
Një letër e hapur nga Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë i ka shkuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë sa i takon diversitetit të datës së Kurban Bajramit. "Duke parë pështjellimin dhe debatin që është krijuar këtë vit dhe në vite të tjera, në mesin e myslimanëve të këtij vendi, për çështjen e ditës së Arafatit, Kurban Bajramit dhe atë të Fitër Bajramit, i drejtohemi KMSH-së që të bëjë të gjitha përpjekjet e hapura serioze për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi njëherë e përgjithmonë", - thuhet në këtë letër. Lidhja e Hoxhallarëve shton se ka nevojë për një diskutim të gjerë fetar në mesin e hoxhallarëve të këtij vendi dhe kërkon një konsensus të gjerë mes tyre dhe nuk mund të mbyllet thjesht me një urdhër institucional, i cili vetëm sa do të thellojë edhe më tej çarjen në mes besimtarëve në vendin tonë dhe institucionit përfaqësues. Si zgjidhje të këtij problemi ata këshillojmë që, KMSH të marrë për bazë kalendarin dhe ditët e Bajramit që përcaktohen në vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi