Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
Albani (761)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
emine (509)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
Era (387)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
Redi (338)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
Visiana (198)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
iDa (175)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 
Esila (153)
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcapSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Voting_barSi do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 

Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcap3%Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcap14%Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcap11%Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcap58%Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcap0%Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_lcap14%Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave?

3 posters

Shko poshtë

Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Empty Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave?

Mesazh nga Albani Mon Dec 19, 2011 10:08 pm

Nëse do të kishte më shumë gra drejtuese në postet e financës dhe politikës ndoshta kriza që po përjetojmë sot do të ishte evituar. Ose të njëjtin rezultat do të kishim pasur nëse burrat do të komandonin me një kujdes të veçantë, me atë që gratë aplikojnë për të administruar pushtetin.
Fitime më të larta

Bëhet fjalë për një opinion të dalë nga studime që nuk kanë fare të bëjnë me të ashtuquajturën luftë seksesh. Njëri prej tyre, me emrin “Gratë janë të rëndësishme”, është zhvilluar në vitet 2010-2011 dhe mban firmën e “McKinsey”-t, një nga shoqëritë më të rëndësishme të këshillimit drejtues në botë. Duke vëzhguar në më shumë se 50 vende stilin e pushtetit të mijëra menaxherëve burra e gra dhe lidhjen mes tyre me rezultatet e kompanisë, “McKinsey” arriti në përfundimin se nëse një kompani ka një grua si drejtuese, kjo është një garanci më e mirë suksesi se sa ato që drejtohen nga meshkujt. Madje u pa se me gratë në krye të detyrës, kompanitë arrinin të fitonin më shumë. Kjo, sipas studimit, ndodh sepse gratë menaxhere, më shpesh se sa burrat, adaptojnë disa lloje sjelljesh që për momentin rezultojnë shumë efikase. Po sipas studimit, nëse një grua në një post drejtues rrethohet nga shumë punonjës meshkuj, ka rrezik që sjelljet e saj të ndikohen nga ato të tyre. Ndaj është shumë e rëndësishme që numri i punonjësve dhe ndarja në femra meshkuj të jetë ajo e duhura.
Të komunikueshme dhe të kujdesshme

Po cilat janë këto sjellje që sipas “McKinsey”-t gratë në detyra drejtuese aplikojnë në krahasim me meshkujt?

Fillimisht drejtueset femra priren të kalojnë më shumë kohë me kolegët e tyre meshkuj, duke u shpjeguar, mësuar, duke u bërë tutore, bashkëpunëtore, përveçse i dëgjojnë me kujdes. Pastaj gratë janë më të zonjat në sqarimin e objektivave, përgjegjësitë e gjithsecilit dhe çmimet për rezultatet e arritura. Për më tepër, femrat më shpesh se meshkujt, respektohen më shumë në rolin e tyre si drejtuese, sepse marrin gjithmonë parasysh pasojat etike të vendimeve dhe mënyrën se si i vlerësojnë të tjerët ato. Përkundrazi, burrat në poste drejtuese janë më të zotë se gratë vetëm në 2 nga 9 sjelljet “pozitive” të analizuara (në 5 të tjerat rezultatet janë të ngjashme ose në avantazh të lehtë për gratë) në kontrollin e punës të çdo bashkëpunëtori dhe në kapacitetin për të marrë vendime të vetëm e për t’i aplikuar më pas.

Më tepër pragmatizëm, por mbi të gjitha më tepër kujdes ndaj zhvillimit, ndaj marrëdhënieve, ndaj komunikimit dhe vlerësimeve që të tjerët mund të japin për zgjedhjet e tyre nga ana e grave menaxhere; më shumë vendosmëri dhe aftësi për të respektuar rregullat nga ana e burrave. Deri këtu duket sikur nuk ka asgjë të re. Sipas shumë antropologëve, prej mijëvjeçarësh ekzistonte kjo diferencë në pushtetin e ushtruar nga femrat dhe nga meshkujt
Çështje etike?

“Që burrat dhe gratë kanë në përgjithësi një etikë të ndryshme, d.m.th. një mënyrë të ndryshme për të vlerësuar se si është më mirë të sillemi, edhe kur bëhet fjalë për administrimin e pushtetit, është një mendim i ngulitur që prej viteve ‘80 e që ka kaluar çdo lloj kërkimi sociologjik dhe psikologjik”, thotë një politologe e Universitetit të Pavias. “Shumë studiues mbështesin tezën se nuk ekziston vetëm një dimension i etikës, ai mashkullor i bazuar te drejtësia, por që gratë krijojnë një tjetër të bazuar te koncepti i kujdesit”. Ajo që teorizoi këtë diferencë e para ishte Carol Gilligan, pedagoge e psikologjisë evolutive në Universitetin e Harvardit. Nga studimi u arrit në përfundimin se gratë kanë një mënyrë të tyren për të vlerësuar zgjedhjet: as inferiore, as superiore se mënyra e meshkujve, por thjesht ndryshe.
Drejtësi dhe kujdes

Parimi që rregullon zgjedhjet e femrave në fakt nuk është ai se çfarë është e drejtë apo e gabuar, por ai i kujdesit, d.m.th. se çfarë është më mirë ose me më pak dëme në një moment të caktuar për numrin më të madh të personave. Gratë, shkruante Gilligan, më tepër se pas një sistemi rregullativ e vlerësonin botën për lidhjet njerëzore. “Ajo që duket hapur, duke parë se si gratë e ushtrojë pushtetin, është se ato kanë një botë të tyre, një botë të veçantë”. Edhe Anne Stevens, docente e studimeve europiane në Universitetin e Birmingemit dhe autore e librit “Gratë, pushteti dhe politika”, tregon se nga studimet e shumta në Amerikë dhe Europë del se femrat e jetojnë politikën me më shumë përgjegjësi dhe me më pak konfliktualitet.
Pjesa kritike

Por a mjafton që gratë të jenë në pozicione drejtuese, sepse janë më të kujdesshme dhe më të përgjegjshme në atë që bëjnë? “Qeverisja femërore është një rast shumë i hershëm për t’u analizuar deri në fund”, tregojnë psikologët. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e studiuesve sot mendon se të dyja sekset i përdorin të dyja këto dimensione të etikës (drejtësinë dhe kujdesin) për të bërë zgjedhjet e duhura. Kjo varet edhe nga rrethanat. Sot ndryshe nga shumë vjet më parë, duket se rrethanat janë pjekur për të ushtruar pushtetin në një botë që gjithmonë e më shumë po drejtohet nga gratë, gjë që nuk i pengon meshkujt të veprojnë si ato. Shembulli më i mirë për këtë është Presidenti amerikan, Barak Obama, që mes të tjerave u ka besuar grave role shumë të pushtetshme (nga Hilari Klinton, sekretare e Shtetit deri te Sonia Sotomajor, gjykatëse e Gjykatës Supreme në vend). Obama fitoi dhe entuziazmoi njerëzit në të gjithë botën falë një premtimi: “Ju kam për zemër”.
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Empty Re: Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave?

Mesazh nga Princesha Sun Dec 25, 2011 11:48 pm

me e bukur kuptohet
Princesha
Princesha

Numri i postimeve : 82
Piket : 174
Respekti : 101
Date e hyrjes : 04/06/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Empty Re: Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave?

Mesazh nga geralda Sun Dec 25, 2011 11:49 pm

ne nje vend qe nuk jemi ne, ai vend nuk ka gjalleri
geralda
geralda

Numri i postimeve : 34
Piket : 56
Respekti : 50
Date e hyrjes : 17/07/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave? Empty Re: Si do të ishte bota nën qeverisjen e grave?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi