Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
Albani (761)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
emine (509)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
Era (387)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
Redi (338)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
Visiana (198)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
iDa (175)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 
Esila (153)
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcapNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Voting_barNdikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcap3%Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcap14%Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcap11%Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcap58%Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcap0%Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_lcap14%Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane

Shko poshtë

Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Empty Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane

Mesazh nga Forum Kulturor Mon Oct 07, 2013 8:20 pm

Ndikimi i ‘haremit’ në qeverisjen osmane Shteti-osman-periudha-klasike
Letra e Hurem Sulltanës për Sulejmanin

“Imzot, mungesa juaj ka ndezur tek unë një zjarr që nuk po shuhet. Kini mëshirë ndaj këtij shpirti që po vuan dhe përshpejtojeni letrën tuaj, ashtu që unë të mundem, së paku, të gjej pak ngushëllim. Imzot, kur t’i lexoni këto fjalë, do të keni dëshirë që të kishit shkruar më shumë për të shprehur përmallimin tuaj. Kur e lexova letrën tuaj, biri juaj Mehmeti dhe bija juaj Mihrimaja ishin pranë meje dhe lotët shpërthyen prej syve të tyre. Lotët e tyre më bënë ta humb mendjen… Ju më pyesni se përse jam e zemëruar me Ibrahim Pashën. Kur – me leje të Zotit – të jemi bashkë sërish, do t’jua shpjegoj dhe ju do të mësoni shkakun”.

Kushdo që kërkon të mësojë rreth Islamit, Turqisë dhe Ballkanit të viteve 1300 deri në 1600, tani ka një mundësi të mirë. “Perandoria Osmane” libri i sapobotuar i historianit të famshëm turk Halil İnalcik, ka ardhur së fundi në shqip nën përkthimin e Edvin Camit. Po sa e vështirë ka qenë puna për sjelljen në shqip të kësaj vepre dhe ç’vend zë në të Shqipëria apo ngjarje të tjera interesante për lexuesin?! Cilat janë sfidat me të cilat duhet të përballet sot një përkthyes dhe në ç’mënyrë mund të kapërcehen ato?! Cami, rrëfen për punën e tij me përkthimin, jo vetëm të këtij libri, në intervistën e mëposhtme…

-Sapo është hedhur në qarkullim në shqip, përkthyer prej jush, libri i historianit të njohur turk Halil Inalcik, “Perandoria Osmane – Periudha klasike 1300-1600”. Ç’mund të thoni për punën me këtë libër? Çfarë ju tërhoqi për t’u përfshirë në të?

Dëshira e mirë e shtëpisë botuese “Dituria” për të pasur bashkëpunimin tim, si dhe kureshtja ime për historinë në përgjithësi dhe për Shtetin Osman në veçanti, qenë një nxitje e mjaftueshme për të marrë përsipër përkthimin e kësaj vepre. Për më tepër, emri i një autori si Halil Inalcik, që është një autoritet i padiskutueshëm në këtë fushë, përbënte një nxitje më tepër. Duke qenë se deri tani, Shtetin Osman e kemi njohur përgjithësisht nën hijen e klisheve e të karakterizimeve tejet paragjykuese, përmes burimesh perëndimore ose në frymën e historiografisë së kohës së socializmit, vepra e një autori turk, për më tepër i mirënjohur edhe në nivele evropiane e botërore në këtë fushë, mund të ndihmojë për t’i shtuar më shumë objektivitet pikëvështrimit të lexuesit shqiptar.

-Sipas jush, cilat janë momentet më interesante dhe më me peshë në historinë klasike të Perandorisë Osmane?

Besoj se pikat kulmore të periudhës klasike osmane i përbëjnë sundimi i sulltan Mehmet Pushtuesit dhe ai i Sulejmanit të Madhërishëm.

-Ç’mund të thoni për të ashtuquajturën “Luftë e Shenjtë” dhe si flet për të historiani Inalcik?

Lufta e Shenjtë ishte një pjesë thelbësore e ideologjisë së Shtetit Osman. Gjithsesi, sikurse shprehet edhe autori në librin në fjalë, ajo nuk synonte asgjësimin, por nënshtrimin e kundërshtarit, që ishte, siç quhej, “bota e pafe”, apo “Darulharbi”. Siç përshkruan autori, osmanët bashkuan nën qeverisjen e tyre Anadollin mysliman me Ballkanin e krishterë dhe përtej Luftës së Shenjtë si parim themelor i shtetit, osmanët u sollën si mbrojtës të Kishës Ortodokse dhe të miliona jomyslimanëve që jetonin brenda trojeve të kontrolluara prej tyre.

-A shfaqet hapësira shqiptare në këtë botim të Inalcik dhe ç’mund të vërehet për këtë hapësirë në raport me kohën dhe pushtetin?

Po, edhe hapësira shqiptare gjen vendin e vet në vepër, por natyrisht që ky vend është modest. Përmendja e betejave të Skënderbeut në një kuadër të gjerë të betejave e të rebelimeve ndaj autoritetit qendror edhe të një numri të madh prijësish vendorë në troje të tjera të Perandorisë, si dhe synimet dhe format e ngjashme të këtyre rebelimeve, për shembull përmes përpjekjeve për të siguruar mbështetjen e shteteve armike me Shtetin Osman, ndoshta shërbejnë për të na ulur disi “me këmbë në tokë” e për të kuptuar se vështrimi etnocentrist i historiografisë shqiptare, i mbështetur në teprime e mitizime në marrëdhënie me figurën e Skënderbeut, nuk i shërben objektivitetit shkencor. Një histori e letrarizuar përmes mitesh nuk besoj se i shërben shoqërisë.

-Libri ngërthen në vetvete edhe histori jetësore individuale dhe dashurie të personazheve të kohës, që i japin ngjyra duke e bërë një vepër jo të kornizuar thjesht si historike. Mund të rrëfeni ndonjë moment, personazh apo ngjarje që ia vlen të veçohet në këtë pikëpamje?

Pjesë e veprës është, natyrisht, edhe përshkrimi i ndikimit të “haremit” në qeverisje. Marrëdhëniet intime të grave me qeverisësit e me sundimtarët, intrigat që lindnin mes dashurive, kanë pasur në kohë të caktuara ndikimin e vet në mënyrën se si është administruar e qeverisur Perandoria Osmane. Publiku shqiptar është më së shumti i njohur me Sulejmanin e Madhërishëm, apo me imazhin e tij, të përcjellë përmes fiksionit të një filmi artistik. Marrëdhënia e tij me Hurem Sulltanën tërheq vëmendjen. Natyrisht, Sulejmani i filmit dallon nga ai i historisë, por gjithsesi, ai idil, ajo marrëdhënie e tij e veçantë me Hurem Sulltanën ka ekzistuar dhe ka gjetur pasqyrimin e saj në vepër.

-Sa e vështirë është të jesh përkthyes i mirë sot? Sa në korrent jeni me përkthimet historike dhe jo vetëm në hapësirën e sotme shqiptare? Çfarë mendoni se “çalon” (nëse çalon) në këtë drejtim?

Ndryshe nga ç’mendohet, përkthimi përbën shumë më tepër sesa mbartjen e një teksti nga një gjuhë në një tjetër. Përkthimi duhet të mbartë rindërtim të tekstit origjinal në një mjedis të ri jo vetëm gjuhësor, por edhe kulturor e shoqëror. Kompetenca gjuhësore nuk është e mjaftueshme. Ajo duhet të jetë e shoqëruar me kompetencën kulturore e ndërkulturore. Në këto rrethana, mbase mund të thuhet se sot, të jesh përkthyes i mirë, është më e lehtë se kohë më parë, për arsye se kushtet e reja të komunikimit të larmishëm ndërkulturor dhe teknologjia që kemi në zotërim i mundëson përkthyesit arritjen më të lehtë të kompetencës ndërkulturore. Por nga ana tjetër, ka edhe një element vështirësues, pasi edhe lexuesi i sotëm i përket një mjedisi më global e shumë kulturor, ndaj edhe kërkesa e tij ndaj përkthyesit është më e lartë. Për sa u përket problemeve të përkthimeve me tematikë historike në hapësirën shqiptare, gjykoj se më së shumti, është njohja e pakët e temës përkatëse nga përkthyesit dhe në shumë raste edhe nga redaktorët, të cilët kufizohen kryesisht në korrektimin gjuhësor.

-Disa vite më parë, bashkë me të ndjerin Ardian Klosi ju keni përkthyer nga gjermanishtja një nga poetët më të mëdhenj gjermanë të shekullit XX, Gottfried Benn. Çfarë kujtoni nga kjo përvojë? Cila është lidhja juaj me poezinë, letërsinë dhe fushën e letrave në përgjithësi?

Nëse historia përbën vetëm një kureshtje, studimet letrare dhe filologjia gjermane janë pjesë e profesionit tim. Gottfried Benn është një poet interesant, që luan me “të pakuptueshmen e modernes”, që qëndron, ndoshta, një shkallë më tutje sesa ajo “strukturë pakuptueshmërie” e zakonshme që, siç thotë Hugo Friedrich, i bashkon poetët përtej realitetetit gjeografik e kulturor të vendit të tyre. Në poezinë e Bennit, rregullat e sintaksës thyhen. Koherenca dhe kohezioni janë të ndërtuara sipas rregullsish të pazakonta, në mos sipas parregullsish. Dhe në raste të tilla kërkohet që e pakuptueshmja të përkthehet me një tjetër të pakuptueshme, çka nuk është e lehtë. Në këtë përkthim, bashkëpunimi me të ndjerin Ardian Klosi ka qenë një shkëmbim e përvojë shumë e vlefshme, prej së cilës kam përfituar shumë.

-Ndërkohë ju keni botuar pak kohë më parë edhe një studim tuajin mbi veprën e poetit gjerman J. V. fon Gëte, “Gëtja mes Perëndimit dhe misticizmit oriental”. Pse ky interes nga ana juaj për Gëten dhe veprën e tij nën dritën e misticizmit? Çfarë është interesante dhe duhet nënvizuar sipas jush në veprën e Gëtes dhe në raportet e tij me filozofinë “perëndimore” apo “orientale”?

Gëtja është një poet i studiuar e i trajtuar gjerësisht edhe në vendin tonë, por interesi i tij për Orientin dhe për vjershërimin oriental njihet pak. Edhe pse kemi përkthime të pjesshme në shqip nga poezitë e “Divanit perëndimor-lindor” të Gëtes, ideali estetik dhe programi kulturor që kjo vepër mbart njihet pak. Gjithsesi, interesi i Gëtes për Orientin nuk është thjesht një dëshirë për ekzotizëm apo eskapizëm, por është pjesë e atij që është vlerësuar si neologjizmi më i rëndësishëm i sjellë prej Gëtes: “Weltlietartur” apo “letërsi e përbotshme”. Nëpërmjet këtij koncepti, Gëtja nuk kishte parasysh thjesht bashkimin mekanik të letërsive të ndryshme kombëtare, por synonte të shihte letërsinë si një të tërë, si një pasuri që i përket njerëzimit, pa marrë parasysh kombe, klasa apo shtresa shoqërore. Interesi i tij për Islamin dhe për Orientin është pjesë e kësaj fryme. Ndërsa misticizmi letrar, në modelin oriental, duket se vlerësohet prej Gëtes si vjershërimi më i mirë, që ai e pëlqen ta ndjekë si shembull në një qasje përbashkuese e shkrirëse të Orientit e të Perëndimit në një hapësirë të përbashkët. Gjykoj se një ideal i tillë si estetik, ashtu edhe shoqëror, është ndriçues veçanërisht në kohën e sotme, kur njerëzit, kombet, kulturat gjenden pranë njëri-tjetrit më shumë se kurrë, por edhe kur bashkëjetesa dhe larmia janë të kërcënuara nga fanatizmi e militarizmi më shumë se kurrë. Letërsia përbën një mundësi për t’i folur shoqërisë. Dhe unë gjykoj se poezia e Gëtes përbën një letërsi që mbart mesazhin e duhur në kohën e sotme.



Burimi: http://www.gazetametropol.com/ndikimi-i-haremit-ne-qeverisjen-osmane/
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi