Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kurre me "Never again" EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kurre me "Never again" EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kurre me "Never again" EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kurre me "Never again" EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kurre me "Never again" EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kurre me "Never again" EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kurre me "Never again" EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kurre me "Never again" EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kurre me "Never again" EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kurre me "Never again" EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kurre me "Never again" EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kurre me "Never again" EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kurre me "Never again" EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kurre me "Never again" EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kurre me "Never again" EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
Albani (761)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
emine (509)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
Era (387)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
Redi (338)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
Visiana (198)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
iDa (175)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 
Esila (153)
Kurre me "Never again" Vote_lcapKurre me "Never again" Voting_barKurre me "Never again" Vote_rcap 

Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kurre me "Never again" Vote_lcap3%Kurre me "Never again" Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kurre me "Never again" Vote_lcap14%Kurre me "Never again" Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kurre me "Never again" Vote_lcap11%Kurre me "Never again" Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kurre me "Never again" Vote_lcap58%Kurre me "Never again" Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kurre me "Never again" Vote_lcap0%Kurre me "Never again" Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kurre me "Never again" Vote_lcap14%Kurre me "Never again" Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kurre me "Never again"

Shko poshtë

Kurre me "Never again" Empty Kurre me "Never again"

Mesazh nga Shkruaj Fri Jul 15, 2011 9:13 pm

Parlamenti Evropian më 17 janar 2009 ka miratuar Rezolutën për Srebrenicën me ç’rast 11 korrikun u shpall dita evropiane në përkujtim të viktimave të gjenocidit të kryer në Srebrenicë. Në letrën dërguar anëtarëve të Parlamentit Evropian propozuesit e Rezolutës për Srebrenicë deputetët Walles nga Britania e Madhe dhe Kacin nga Sllovenia, përveç tjerash kanë shkruar: “Të afërmit e viktimave të gjenocidit në BeH, i bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit Evropian që në ditët e para të korrikut në reveret e tyre të mbajnë lulen e bardhë me 11 petë në shenjë përkujtimi me gjenocidin e kryer në Srebrenicë, me ç’rast do të konfirmojnë lidhshmërinë me Rezolutën. Njëherazi do të shprehin edhe ngushëllime familjeve të 613 viktimave, të mbetjeve të tyre mortore, të cilët me 11 korrik 2011 do të varrosen në kompleksin memorial në Potoçare të Srebrenicës. Nënat e Srebrenicës përshëndesin vullnetin e mirë dhe kontributin që jep Parlamenti Evropian dhe se besojnë në ardhmërinë”.

Me këtë rast anembanë Evropës dhe botës po mbahen aktivitete të shumta për shënimin e 11 Korrikut-Ditës Evropiane të përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Si çdo vit, ashtu edhe sivjet organizohet “marshi i paqes” në shenjë përkujtimi me të shpëtuarit të paktë të cilët kanë ecur në këmbë, ditë me radhë, për të arritur në territorin e lirë boshnjak. Sivjet marrin pjesë 6500 pjesëmarrës nga Bosnja, në mesin e të cilëve gjenden edhe 1000 pjesëmarrës nga mbarë bota. Aktivitetet e shumta po mbahen jo vetëm në BeH, Kroaci, Slloveni, Sanxhak por edhe në shumë shtete të Evropës dhe Amerikës Veriore, gjegjësisht SHBA dhe Kanada, të quajtura “Ditët e Srebrenicës”.

Me 8 korrik 2011, është lexuar hytbja (ligjërata) e xhumasë, nga ana e Reisit të Bosnjës Dr. Mustafa ef.Ceriç në të gjitha xhamitë e Bosnjës, Sanxhakut dhe në mbarë diasporën boshnjake, njëherazi është lexuar edhe në Xhaminë e Madhe të Londrës si dhe në sesionin shkencor të mbajtur në Teheran lidhur me gjenocidin në Srebrenicë. Hytbja (ligjërata) e xhumasë e Reisit të Bosnjës i është kushtuar viktimave të gjenocidit të kryer në Srebrenicë dhe Bosnjë, në të cilën përveç tjerash Dr. Mustafa Ceriç shkruan:

“Padyshim, shekulli i fundit ka qenë shekulli më i përgjakshëm në historinë moderne, shumë më tepër dhunë si në aspektin relativ ashtu edhe atë absolut, nga era e mëparshme. Ajo, që shekulli i XX ka qenë i dhunshëm dhe pa precedent mund të duket paradoksal. A nuk janë 100 vitet e fundit, kohë e progresit të madh? Për atdheun tonë, Bosnjën dhe Hercegovinën, shekulli XX do të mbetet një kujtim i hidhur, për faktin se klithma “never again” (kurrë më), është tradhtuar, pasi që Organizata e Kombeve të Bashkuara, nuk ka qenë në gjendje të kryejë misionin e vet të mbrojtjes së popullit tonë nga gjenocidi.

Të gjithë duhet të mësojmë për holokaustin dhe gjenocidin jo vetëm si fakte historike, por si mënyrë për të mësuar fëmijët tanë nga rreziku i racizmit, antisemitizmit, islamofobisë dhe shembujve tjerë të jo tolerancës njerëzore. Duhet të mësojmë gjeneratat e reja të çmojnë demokracinë dhe të drejtat njerëzore, dhe t’i mësojmë që të largojnë urrejtjen, jo tolerancën dhe konfliktet etnike. Duhet t’i mësojmë të respektojnë vlerën e jetës njerëzore, integritetin e njeriut, të respektojnë religjionin dhe dallimet e përkatësive fetare, të respektojnë lirinë dhe kufijtë e lirisë njerëzore, sepse liria ime ndalet aty ku fillon liria e tjetrit, duhet të respektojmë mallin dhe pronën e tjetërkujt, të respektojmë vlerat e besës njerëzore dhe dallimet tek njeriu tjetër.

Srebrenica është qyteti në të cilin është lejuar që njeriu i pafuqishëm të dëbohet nga shtëpia e vet dhe të vritet i pafajshëm vetëm sepse ishte mysliman. Nga 11 korriku 1995 e më tutje, Srebrenica është më tepër se qyteti dhe më shumë se emri i vet. Srebrenica është vendi i provimit të ndërgjegjes njerëzore për të gjithë ata të cilët kanë mundur e nuk e kanë parandaluar krimin ndaj njeriut të pafajshëm. Srebrenica është emër i cili sot rrotullohet rreth botës që të zgjojë ndërgjegjen njerëzore, e cila duhet ballafaqohet me vetveten ndërmjet të mirës dhe të keqes, të zgjedhë të mirën. Pasi që tjetër rrugëdalje nuk ka për shoqërinë njerëzore, në rast se do të jetojë në mirësinë e frytit të vet”.

Manifestimi qendror i përkujtimit të 11 korrikut- të gjenocidit në Srebrencicë në SHBA do të mbahet në Nju York, me ç’rast përveç tjerash do të shfaqen edhe filmat”Engjëlli i Srebrenicës”, të autorit Ade Hasoviq, “Deklarata 710399”, të autorit Refik Haxhiq, “Munira”, të autorit Rudi Urana, dhe “Nëna”, të autorit Elmir Jukiq.

Në Gjermani do të mbahen akademi të shumta, sesione shkencore, debate rreth gjenocidit në Srebrenicë, përveç të tjerash do të shfaqet edhe filmi dokumentar “360*” të autorëve Koni Kipfer dhe Renate Mecger. Në Austri do të shënohet me organizimin e debateve në të cilin pjesëmarrësit do të prezantojnë gjenocidin në Srebrenicë nëpërmjet reflektimit të artit, fotos, fotografive dhe poezive, dhe se vetë Srebrenicës do të japin një ngjyrim të gjenocidit të kryer në Srebrenicë. Do të jetë edhe ekspozita e shfaqur me titull “Të shohësh, të dish dhe të mbash mend”, në të cilën të interesuarit do të shohin tragjedinë e Srebrenicës nëpërmjet fotove të shumta të ekspozuara me rastin e gjenocidit të kryer në Srebrenicë.

Në Turqi, saktësisht në Stamboll do të shënohet dita e përkujtimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, në sheshin qendror do të vendosen 8372 palë këpucë, të cilët simbolizojnë numrin e viktimave të vrarë në Srebrenicë prej 11 gjer më 16 korrik 1995, nga fëmija 12 vjeçar e gjer te plaku 92 vjeçar. Atë ditë nga sheshi qendror i Stambollit “Taksim” do të lëshohen 192 balona në ajër në të cilat do të jenë shkruhet: “Kurrë më”, “Nuk kemi harruar dhe nuk do të lejojmë që të harrohet”.

Pasi që edhe Shqipëria dhe Kosova janë pjesë përbërëse e kontinentit evropian, sepse Rezoluta e Parlamentit Evropian e përcakton 11 korrikun si ditë evropiane të përkujtimit me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, që edhe institucionet shtetërore apo organizatat qeveritare apo jo qeveritare si në Shqipëri ashtu edhe Kosovë të përkujtojnë këtë ditë me ndonjë aktivitet apo manifestim për të shënuar këtë ditë dhe për të bërë pjesë e Evropës edhe simbolikisht duke bashkëndier me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, apo edhe me pjesëmarrjen simbolike të ndonjë qeveritari në akademinë përkujtimore që do të mbahet me 11 korrik 2011 në Srebrenicë, pas së cilës akoma do të mbesin edhe 3040 viktima të vrarë të pagjetur nga numri i gjithëmbarshëm prej 8372 fëmijë, burra e pleq boshnjak të vrarë dhe të likuiduar në mënyrë kriminele dhe johumane që ka ndodhur në mes të Evropës, në vitin 1995, plot 50 vjet, pas përfundimit të luftës së dytë botërore në vitin 1945.

Do ta përmbyll këtë përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës, me klithjen “Never again-Kurrë më” të mos përsëritet ky rrëfim i tmerrshëm, që ka ndodhur në Srebrenicë me 11 korrik 1995, të boshnjakes Xhemile Zekiqit dëshmitare e gjallë e gjenocidit të kryer në Srebrenicë: “Qëndroja në mes popullit të dëshpëruar e të grumbulluar në Potoqare të Srebrenicës, kur çfarë të shoh, gruaja e re, është shtrënguar, djersët i rridhnin në ballë, ngërç në fytyrë të saj. Iu afrova dhe e pyeta çfarë ka, ajo më tha: po lind, po bijë i thashë, mbahu me një dorë tek mua, e me tjetrën tek vjehrra,... Ashtu u bë, ajo u mbajt në ne..., u ndie vaji i foshnjës, ishte djalë. E mora foshnjën dhe desha t’ia lidhi kërthizën, kur çetniku serb doli para meje duke më thënë: lëshoje, këtë foshnje në tokë. Unë e lëshova dalëngadalë në dimijat e mia, foshnja e bukur me flokë të gjata, sikur të ishte larë tani,...çetniku serb iu afrua, dhe këmbën e tij e nguli në fytin e njomë të foshnjës së porsalindur, ... zorrët e njoma iu shkapërderdhën në të gjitha anët...”

Faik MiftariKurre me "Never again" Srebre10
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi