Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
Albani (761)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
emine (509)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
Era (387)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
Redi (338)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
Visiana (198)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
iDa (175)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 
Esila (153)
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcapKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Voting_barKush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcap3%Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcap14%Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcap11%Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcap58%Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcap0%Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_lcap14%Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kush ishte Haxhi Faik Hoxha?

Shko poshtë

Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Empty Kush ishte Haxhi Faik Hoxha?

Mesazh nga Admin Fri May 13, 2011 6:20 pm

H. Faik Hoxha u lind në Shkodër, më 14.4.1930. Ishte i biri i Sheh Qazim Hoxhës, njëri ndër predikuesit dhe dijetarët më të shquar islamë të atyre viteve.

Mësimet e para i mori në “Shkollën e Kuqe” të Tiranës kurse më pas studioi në “Medresenë e Përgjithshme” në Tiranë, të cilën e përfundoi në vitin 1948 me rezultate të shkëlqyeshme.
Në vitin 1950 emërohet profesor në Medresenë e Përgjithshme në Tiranë ku dha lëndë fetare dhe të përgjithshme. Në këtë detyrë u tregua i aftë, i dashur, u nderua nga nxënësit dhe u vlerësua nga eprorët. Në vitin 1966, kohë kur punonte në Kooperativën e Artizanatit të Shkodrës, u arrestua dhe për 23 vite rresht vuajti dënimin si i burgosur nga regjimi komunist.

Ndryshimet shoqërore të pas viteve ’90 krijuan mundësi të reja për Haxhi Faikun. Ai u angazhua me të gjithë energjitë për rizgjimin e ndjenjave të qytetarëve në besimin te Zoti i madhërishëm dhe për hapjen e xhamive të reja në Shkodër.

Në mbledhjen e parë të përfaqësuesve të rretheve të vendit tonë, në shkurt të vitit 1991, Haxhi Faiku u emërua Myfti i Shkodrës dhe u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman.

Në të gjitha këto detyra Haxhi Faiku u shqua për një veprimtari të dendur dhe të dobishme për gjallërimin e fesë Islame. Gjatë periudhës kur ishte Myfti Haxhi Faik Hoxha, u ndërtuan 9 xhami në qytet dhe 38 në fshatra, u vunë në funksionim xhamitë që kishin mbetur pa u shkatërruar nga diktatura komuniste, u hap Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”, në lagjen Dudas si dhe u ndërtuan dy godina madhështore, në lagjen Perash, dega e Vajzave aty ku ishte shtëpia e “Daut Boriçit”, e ajo e Djemve në truallin e Xhamisë së Haxhi Bajramit. Në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” Haxhi Faiku dha mësimin e besimit duke u bërë kështu një ndër aktivistët kryesorë dhe shembull i përhapjes së Islamit në fëmijët e këtyre shkollave.

Gjatë luftës në Kosovë, me ardhjen e refugjatëve kosovarë, Faik Hoxha ishte në ballë të organizimit të ndihmave dhe të sistemimit të familjeve kosovare në kampet e refugjatëve të ngritura nga shoqatat e ndryshme dhe në familjet shkodrane. Qe pranë tyre që ata njerëz të shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre, ta ndienin veten sa më të qetë në strehimet e reja të përkohshme dhe të kishin mundësitë e një jete sa më normale. Në çdo kamp u ngritën në baza vullnetare organizmat për ceremonitë fetare, u caktuan imamët dhe myezinët provizorë dhe filloi jeta e rregullt fetare në kushtet e kampeve të improvizuara në zona të ndryshme të qytetit.

Veprimtaria e Haxhi Faikut është nderuar dhe vlerësuar nga institucionet shtetërore dhe fetare. Mes tyre i është dhënë titulli “Qytetar Nderi” i Shkodrës, i është dhënë dekorata e lartë “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe së fundmi është botuar libri “Faik Hoxha, para pasqyrës së një jete” me autor Myftiun e Shkodrës, thirrësin islam Muhamed Sytari.

Faik Hoxha ishte njeri i veprimit dhe i sakrificës, i cili me entuziazëm dhe me besim të madh tek Zoti, nuk e ndjeu as moshën dhe as peshën e mundimit të viteve e të burgjeve komuniste, por gjithnjë me karakteristikat e një kuadri, kleriku dhe intelektuali të formuar e të talentuar në misionin e Islamit, u tregua shembullor. Njerëz të tillë në fushën e besimit islam dhe të atdhedashurisë, historia i radhit si figurat model cilësish mendore, shpirtërore, humane e qytetare...

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit dhe merr pjesë në dhimbjen e tyre. Nga ana tjetër KMSH i drejtohet Zotit me lutje të sinqerta duke shpresuar prej Tij që ta presë Haxhi Faikun me mëshirë, falje e pëlqim dhe t’i dhurojë atij si shpërblim Xhenetin e Amshuar. Amin!


Në lidhje me jetën e H. Faik Hoxhës mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.kmsh.al/personalitete/102-haxhi-faik-hoxha-myftiu-i-pare-i-shkodres-pas-shpalljes-se-demokracise.html

Kush ishte Haxhi Faik Hoxha? Faikho11
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi