Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Gjenerata e cila nuk përsëritet EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
Albani (761)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
emine (509)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
Era (387)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
Redi (338)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
Visiana (198)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
iDa (175)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 
Esila (153)
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcapGjenerata e cila nuk përsëritet Voting_barGjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcap3%Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 3% [ 1 ]
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcap14%Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 14% [ 5 ]
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcap11%Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 11% [ 4 ]
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcap58%Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 58% [ 21 ]
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcap0%Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 0% [ 0 ]
Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_lcap14%Gjenerata e cila nuk përsëritet Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Gjenerata e cila nuk përsëritet

2 posters

Shko poshtë

Gjenerata e cila nuk përsëritet Empty Gjenerata e cila nuk përsëritet

Mesazh nga Esmeralda Kukaj Fri May 13, 2011 10:45 am

Një ditë përderisa halifi Omer b. Hattabi r.a. ishte në shoqëri të sahabëve, erdhën dy djelmosha duke sjellur para vetit një beduin. Posa erdhën tek Omeri r.a., ai tha:
"Çfarë do të thotë kjo?" Ata thanë:
"Ky njeri e ka mbytur babain tonë."
"A e ke mbytur babain e tyre?" - pyeti Omeri r.a..
"Po." - u përgjigj beduini.
"Si e mbyte?" - pyeti halifi.
Beduini u përgjigj: "Hyri me devetë e tij në tokën time. Unë i tërhoqa vërejtjen, por ai nuk vëri veshin fjalëve të mia, dhe hodha një gur mbi te. Guri e goditi në kokë dhe ai vdiq."
Omeri r.a. në këtë tha: "Hakmarrja është varja!" Urdhri i cili shkruhej dhe gjykimi nuk pranoi diskutim. Omeri r.a. nuk pyeti për familjen e këtij njeriu. Omeri r.a. nuk pyeti fare se a ishte nga familja me nam, e fuqishme, e madhe dhe çfarë pozite kishte në shoqëri. Omeri r.a. asgjë nga këto nuk e interesonte, sepse ishte i drejtë në gjykim në ligjin e Allahut. Sikur të ishte në pyetje edhe i biri, do ta kryente hakmarrjen.
Ky njeri tha: "O udhëheqës i besimtarëve, të lutem në emër të Atij që krijoi qiejt dhe tokën, të më lirosh vetëm një natë. Dëshiroj të shkoj te familja ime, bashkëshortja dhe fëmijët në shkretëtirë. Dëshiroj t'i njoftoj që do të më varësh. Pastaj do të kthehem. Betohem në Allahun, se përveç Allahut nuk kanë askënd."
Omeri r.a. tha: "Kush garanton për ty që do të kthehesh?" Të gjithë njerëzit heshtën. Këtë beduin nuk e njihte askush. Nuk e dinin as ku jeton, ku e ka tendën, e as cilit fis i takon. Si mund të garantonte dikush për te? Ishte kjo garancë për jetë. Kush do t'i kundërvihej Omerit r.a. në aplikimin e ligjit të Allahut nëse beduini nuk kthehej? Kush ishte ai që të ndërmjetësonte për te?
Sahabët heshtën. Omeri r.a. ndjeu një vështirësi dhe ishte në dilemë. Çfarë të bënte? A thua ta varë njeriun e t'i lërë fëmijët e tij të vdesin nga uria? Apo ta lëshojë pa kurrfarë garance, me ç'rast do të humbasë haku i të vrarit?
Njerëzit heshtën, ndërsa Omeri r.a. hamendej dhe u kthye kah djelmoshat duke i pyetur: "A po ia falni?"
"Jo." - u përgjigjen djelmoshat.
Omeri r.a. përsëri tha: "Njerëz, kush do të garantojë për këtë njeri?"
Ebu Dherr el-Gifari u ngrit dhe ashtu plak përplot askezë dhe sinqeritet tha: "O udhëheqës i besimtarëve, unë garantoj për këtë njeri." Omeri r.a. i tha: "Ky është vrasës." Ndërsa Ebu Dherri tha: "Po, edhe pse është vrasës."
Omeri r.a. e pyeti: "A e njeh?" Ebu Dherri tha: "Jo."
Omeri r.a. përsëri e pyeti: "Si do të garantosh për këtë?" Ebu Dherri tha: "Vërejta në fytyrën e tij shenjat e besimtarit. Kuptova që nuk po gënjen dhe inshallah do të kthehet."
Omeri r.a. tha: "Ebu Dherr, mos mendo se do të lëshoj nëse nuk kthehet brenda tri ditëve!"Ebu Dherri tha: "Allahu është i vetmi Ndihmues, o udhëheqës i besimtarëve."
Omeri r.a. e lëshoi këtë njeri të shkojë në shtëpi dhe të përgatitet: të përshëndetet me gruan dhe fëmijët e tij, e pastaj të kthehet.
Omeri r.a. nuk harroi terminin e marrëveshjes dhe numëronte çdo ditë. Ditën e tretë në kohën e ikindisë, tellalli thirri njerëzit. Populli ishte mbledhur si dhe dy djelmoshat e babait të vrarë. Ebu Dherri qëndronte pranë Omerit r.a..
Omeri r.a. e pyeti: "Ku është njeriu?" Ebu Dherri u përgjigj: "Nuk e di , o udhëheqës i besimtarëve!"
Sahabët heshtnin, ndienin vështirësi për të cilën askush nuk e dinte përveç Allahut xh.sh.. Është e vërtetë që Ebu Dherri ishte ngulitur thellë në zemrën e Omerit r.a. dhe e dinte që do të jepte çdo gjë për te, por ky ishte ligj i Allahut. Ky ishte sistem i jetës. Këto ishin rregullat e Zotit dhe askush nuk kishte të drejtë të luajë me këto rregulla.
Diç para se të perëndojë dielli, njeriu u paraqit. Omeri r.a. solli tekbir, poashtu edhe myslimanët tjerë.
Omeri r.a. tha: "O njeri, sikur të mbeteshe në shkretëtirë, nuk do të dinim për ty as vendin ku jeton." Ai u përgjigj: "O udhëheqës i besimtarëve! Për Allahun, unë nuk frikësohem nga ti, por nga Ai i cili di të fshehtën dhe të brendshmen. Ja, udhëheqës i besimtarëve, e lashë bashkëshorten dhe fëmijët në mes shkretëtirës pa ujë dhe pa asnjë thërrmi buke, erdha që të ekzekutohet urdhri mbi mua për vrasje. U frikësova mos do të thotë dikush në mes njerëzve se e theva premtimin."
Omeri r.a. e pyeti Ebu Dherrin: "Përse ke garantuar për te?" Ebu Dherri tha: "U frikësova që njerëzit mos të thonë se ka humbur mirësia në mesin e njerëzve."
Omeri r.a. u kthye kah djelmoshat dhe tha: "Çfarë ju mendoni?" Ata duke qarë thanë: "Ja falim për sinqeritetin e tij, o udhëheqës i besimtarëve. U frikësuam që të mos thotë dikush se ka humbur falja në mes njerëzve."
Omeri r.a. klithi: "Allahu ekber", ndërsa lotët lagnin mjekrën e tij, pastaj tha: "Allahu ju shpërbleftë për faljen tuaj, djelmosha. Allahu e shpërbleftë Ebu Dherrin që e shpëtoi këtë njeri! Allahu e shpërbleftë beduinin për sinqeritetin e tij dhe për mbajtjen e premtimit! Allahu e shpërbleftë Omerin për drejtësinë dhe dhembshurinë e tij!"
Një prej muhadithëve ka thënë: "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, lumturia e imanit dhe islamit është varrosur në çefinat e Omerit.




Gjenerata e cila nuk përsëritet Hzomer10
Esmeralda Kukaj
Esmeralda Kukaj

Numri i postimeve : 32
Piket : 99
Respekti : 3
Date e hyrjes : 24/01/2011
Vend ndodhja : Puke

http://islami-puke.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjenerata e cila nuk përsëritet Empty Re: Gjenerata e cila nuk përsëritet

Mesazh nga Perla Fri May 13, 2011 7:04 pm

Shume e bukur !
Perla
Perla

Numri i postimeve : 63
Piket : 113
Respekti : 101
Date e hyrjes : 28/02/2011
Mosha : 43
Vend ndodhja : Itali

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi