Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Njerëzimi i përmalluar për dashuri EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
Albani (761)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
emine (509)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
Era (387)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
Redi (338)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
Visiana (198)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
iDa (175)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 
Esila (153)
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcapNjerëzimi i përmalluar për dashuri Voting_barNjerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 

Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcap3%Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 3% [ 1 ]
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcap14%Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 14% [ 5 ]
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcap11%Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 11% [ 4 ]
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcap58%Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 58% [ 21 ]
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcap0%Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 0% [ 0 ]
Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_lcap14%Njerëzimi i përmalluar për dashuri Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Njerëzimi i përmalluar për dashuri

Shko poshtë

Njerëzimi i përmalluar për dashuri Empty Njerëzimi i përmalluar për dashuri

Mesazh nga Admin Fri May 06, 2011 6:47 pm

Sot, si njerëzim, kemi rënë në një pozitë të tillë aq sa kemi harruar të sillemi si njerëz. Gjendemi tepër larg së shprehuri veçoritë tona në mesin e krijesave. Megjithë aftësitë tona të mrekullueshme që bën edhe engjëjt të na kenë zili, bëjmë vepra që turpërojnë edhe shpirtrat e ndyrë. Jetojmë çdo çast me mëri e urrejtje, turfullojmë me inat dhe e shikojmë njëri-tjetrin vetëm me ndjenja hakmarrjeje. Shpirtrat tanë janë të zbrazur nga dashuria, mjegulla e tymi i armiqësisë na ka mbrujtur të gjitha ndjenjat dhe prej vitesh jetojmë larg prej ndikimit të magjepsshëm të dashurisë. Mendjet tona s’reshtin së prodhuari ndjesi dashakeqe.
Të djegësh e të shkatërrosh çka përreth, të përngjasësh gjithçka me veten dhe të poshtërosh me dhunë atë që e konsiderojmë “tjetër”, janë bërë situata të zakonshme. Pjesa jonë dërrmuese jetojmë nën diktatin e ndjenjave pavarësisht arsyes e logjikës. T’i shtypësh ata që s’mendojnë si ne e t’u mbyllësh gojët atyre, është prej cilësive tona më dalluese. Duke mos menduar assesi se mund të ketë shumë rrugëzgjidhje për shumë probleme, veprojmë sipas asaj që dimë dhe në rrugën e ndërtimit, bëhemi shkas i sa e sa shkatërrimeve. Të hysh në zemrat e sho-shoqit dhe të shprehim vetët tona me gjuhën e shpirtit e me fjalë zemre, ka mbetur si një metodë e prapambetur demode…
Jetojmë çdo çast me pështjellimin e të përballurit me shumë mendime antagoniste të prodhuara prej egoizmit tonë dhe të përfaqësuesve të tyre. Zemërohemi vazhdimisht, turfullojmë me urrejtje dhe po të kemi mundësi i hidhemi përsipër të tjerëve. Shtypim me këmbë ato që kemi mundësi t’i shtypim, e, me ata që s’na mjafton forca, luajmë me nderin e dinjitetin e tyre dhe po të kemi forcë e mundësi mediatike, i përplasim sa në një cep në tjetrin, duke i lënë në vuajtje më të këqija se vdekja.
Përpara gjithë këtyre situatave negative, ajo çka dëgjohet është ose ngërdheshja e tiranëve, ose rënkimi i të dhunuarve. Prej vitesh disa shtete shtypen e dhunohen vazhdimisht duke rënkuar të tërë si popull. Mendjet janë të shtangura, ndjenjat dhe emocionet të fikura, shumica është tëhuajësuar ndaj vlerave të veta dhe gjithkush është bërë ujku i njëri-tjetrit. Mendimet dhe botëkuptimet ndryshe konsiderohen si mosmarrëveshje dhe përçarje në këto lloj shoqërish, dalin në pah shfaqje të dhunshme të pamundura për t’u ndalur dhe njerëzit nxiten në luftë kundër njëri-tjetrit. Njëri i nxjerr syrin tjetrit dhe e vret; tjetri i drejtohet me bomba në trup ose me makina të ngarkuara me bombë. Kudo përjetohet tjetër dhunë e egërsi po aq sa edhe egërsia e tyre, ndoshta edhe më tepër.
Tek fëmijët s’ka mbetur asnjë gjurmë shpirti njerëzor.. janë shndërruar si mekanizma ndërgjegjeje të paralizuara: Vullnetet janë vënë pas planeve kriminalë; mendjet që konsiderohen si observatorë të njohjes së Zotit, u janë dorëzuar ndjenjave të liga; bota e ndjenjave që është burim i kulluar i dashurisë, është shndërruar në fole intrigash; zemra që si potencë është konsideruar si dritare e vështrimit të Zotit, është shndërruar në një skutë të pandriçuar dhe të gjitha sistemet njerëzore kanë rënë në një kurbet të pashteg, në kundërshti me qëllimin e ekzistencës.
Në fakt, në përsëritjen e historisë gjithmonë kemi përjetuar fenomene negative të ngjashme me këto, por shkatërrimet dhe ligësia, kësaj radhe qenë akoma më të veçanta dhe rrëqethëse, paksa të mbështetur edhe nga globalizimi i botës dhe teknologjia gjithmonë e në zhvillim. Tërë ditën e Zotit, teksa ndjekim ekranet e televizioneve dhe internetit, teksa shfletojmë gazetat dhe revistat rrëqethemi me ankth dhe shpeshherë kthejmë fytyrën në tjetër anë. Edhe nëse i mbyllim sytë e veshët, pa qenë në dorën tonë, disa ligësi që hyjnë në kokë na ngulen në gjoks si fuzhnjë, duke na hapur në zemër dhe shpirt plagë të pashërueshme. Nganjëherë i ndjemë përnjëherësh ligësitë e mbledhura pirg, dridhemi së bashku me ata që dridhen në gjak e lot dhe rrënohemi bashkë me qytetërimet që janë rrënuar njësh me tokën. Kudo fryn sikur të ishte vjeshtë.. njerëzit janë tharë e rrëzuar si gjethe.. Siç thotë edhe Mehmet Akifi: “Qytetet rrënuar, shtetet përtokë, popujt pa krye/ urat të prishura, kanalet të shembura, rrugët pa udhëtarë / banesat të braktisura, fshatrat panjeri, çatitë të shembura / ditët nga mundi privuar, mbrëmjet ide për të nesërmen s’kanë!..” Gjërat që na vërshojnë përbrenda kthehen në kuja dhe mjaftohemi duke rënkuar në pamundësi për të reaguar.
Ndërkohë që gjithkush dhe gjithçka pret që t’i zgjatet një dorë; pret, por shemben përtokë me dëshpërim përballë indiferentizmit dhe pamundësisë sonë.. shemben përballë pandjeshmërisë dhe mosveprimit tonë duke mos gjetur përgjigje karshi britmave të tyre. Edhe pse pak, ka nga ata që i dëgjojnë e i ndjejnë këto, por dhe ata janë të pamund e të pafuqishëm.
Përballë gjithë këtyre situatave njeriu përfshihet nga zhgënjime dhe i vjen të thotë nga thellësia e zemrës se “Tashmë turmat do të kollofitin njëra-tjetrën, grupimet do të fërkohen më egërsisht mes tyre.. askush s’do dojë askënd me zemër.. njerëzit s’do mendojnë për të tjerët.. askush s’do t’i zgjasë dorën e ndihmës nevojtarit.. askush s’do ledhatojë kokën e të shtypurit.. individët s’do t’i hapin zemrën njëri-tjetrit.. askush s’do ndihet i sigurt aty ku jeton.. fatin e botës do ta kenë në dorë njerëz që mendojnë vetëm për gjak.. që pështyjnë gjak e që derdhin gjak.. dhe epoka do të shndërrohet edhe një herë në epokën e tiranëve..” Kjo gjendje s’mund të vazhdojë më kështu; vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thotë vdekje për njerëzimin dhe vlerat njerëzore.
Ejani atëherë, në këto ditë ku udhët tona janë të ndara, t’i vëmë veshin thirrjeve universale hyjnore që jehon nga zëri i Junus Emreve dhe Mevlanave dhe të themi “dashuri” dhe “vëllazëri”! Ejani, t’ia tregojmë edhe njëherë botës me ngjyrën dhe dizenjon e saj veçantinë e të qenit njeri! Ejani, të themi edhe njëherë me gjithë sinqeritetin tonë dashuri dhe dialog në këto ditë ku urrejtjet, mëritë, inatet dhe mllefet kanë nxirë faqen e botës. Ejani, ta zgjerojmë shpirtin sipas gjerësisë së mëshirës hyjnore dhe t’ia hapim zemrën çdokujt! Ejani, të heqim dorë së shikuari vetët tona si pika uji të destinuara për t’u tharë e për t’u zhdukur e të përzihemi me përrenjtë e të vrapojmë drejt së qenit oqean! Përderisa të gjithë jemi njerëz, do të thotë se në genet tona ekzistojnë genet e Ademit dhe në thelb kemi shpirtin e të Vërtetave Muhamedane; atëherë ejani, t’i ngremë krye të gjitha cytjeve djallëzore dhe të bërtasim me aq fuqi sa të tronditim botën se jemi mëkëmbësit e faqes së tokës, se jemi të denjë për të arritur majat e qiellit dhe t’ia bëjmë të ditur edhe njëherë engjëjve veçantinë e të qenit njeri! Ejani, t’i shndërrojmë udhët ku ecim në një rrugënajë dhe t’i drejtohemi Zotit duar e zemërbashkuar.
Fethulhah Gulen
Revista ‘Sizinti’, Mars 2008Njerëzimi i përmalluar për dashuri Fethullah-gulen-movement
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi