Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
Albani (761)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
emine (509)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
Era (387)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
Redi (338)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
Visiana (198)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
iDa (175)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 
Esila (153)
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcapMashtrimi i ri grek me shqiptarët Voting_barMashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcap3%Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 3% [ 1 ]
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcap14%Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 14% [ 5 ]
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcap11%Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 11% [ 4 ]
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcap58%Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 58% [ 21 ]
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcap0%Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 0% [ 0 ]
Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_lcap14%Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Mashtrimi i ri grek me shqiptarët

Shko poshtë

Mashtrimi i ri grek me shqiptarët Empty Mashtrimi i ri grek me shqiptarët

Mesazh nga Redi Sun May 01, 2011 10:22 am

SKANDALI/ Autoritetet greke vënë në zbatim një skemë të re nëpërkëmbjeje ndaj shqiptarëve







Nuk të sosura incidentet dhe skandalet me fqinjët tanë të jugut. Pas turpit me eshtrat e ushtarëve grekë, paktit për ujërat detare, thirrjeve antishqiptare etj, një fenomen i rrezikshëm është shfaqur kohët e fundit në kufirin greko-shqiptar. Rastin e gruas së moshuar çame që u kthye në kufi para pak ditësh për “mëkatin” se nuk e kish mohuar vendlindjen e saj, Çamërinë, po e pason një situatë tjetër sa tragjike aq dhe poshtëruese, por edhe me pasoja të rënda për shtetasit shqiptarë, të cilët që nga momenti i liberalizimit të vizave kanë treguar dhe po tregojnë se respektojnë të gjitha rregullat e vendosura nga BE-ja, në lidhje me lëvizjen e lirë të shtetasve. Problemi ka prekur shqiptarët sidomos të moshuarit, fëmijët, por kësaj djallëzie të pikave kufitare greke nuk i shpëtojnë as edhe qytetarët e tjerë që tregohen të pakujdesshëm. Po si qëndron problemi: Një pjesë e shqiptarëve që shkojnë në Greqi pasi kalojnë pikën kufitare shqiptare pajisen me vulën kufitare dhe në momentin që venë në doganën greke, nga ana e kësaj të fundit bëhet verifikimi dhe si “pa dashje harrohet të vuloset pasaporta”. Por kjo histori s’mbaron këtu, se pikërisht këta njerëz dhe këto mjete sa bëjnë disa qindra kilometra ndalohen nga policia dhe u kërkohet pikërisht pasaporta dhe arsyeja nga kanë hyrë, pasi në pasaportën e shqiptarëve nuk figuron vula. Dhe dy janë rrugët që u mbeten qytetarëve tanë: ose të kthehen mbrapsht, ose të japin bakshish për të vazhduar rrugën. Por kjo është e keqja më e vogël. Një tjetër skandal dhe veprim i shëmtuar e me pasoja është moment i hyrjes në Shqipëri të shtetasve tanë. Është pikërisht momenti kur në pikën doganore greke të daljes nga Greqia në Shqipëri nuk vihet përsëri vula, dhe qytetarët duke mos qenë të vëmendshëm, nuk e vënë re këtë poshtërsi të doganierëve grekë. Dhe pavarësisht se një shtetas shqiptar ka qëndruar ta zëmë 5 ditë në Greqi, kur të shkojë përsëri jashtë, fjala vjen, pas tre muajve, ai nuk figuron i regjistruar në hyrje në vendin tone, por figuron sikur ka qëndruar tre muaj në Greqi dhe kështu që i humbet e drejta për të lëvizur. Rasti më flagrant është kur një shtetas kujtohet pasi kanë kaluar tre muaj dhe gjobitet dhe merr sanksione deri në 5 vjet për të mos qarkulluar në asnjë vend të zonës Shengen. Ky është një skandal që, përveç vëmendjes së qytetarëve, duhet të ndërhyjnë edhe strukturat shtetërore të policisë kufitare dhe diplomacia jonë. Në postbllokun grek të Kakavijës, Kapshticës etj, administratorët helenë nuk i vulosin pasaportat e shqiptarëve, duke filluar kështu prologun e një skenari, i cili vijon më tej me abuzimet e policisë dhe marrjen e ryshfeteve nga ana e tyre. Kjo ndodh në postbllokun grek edhe gjatë daljes së qytetarëve shqiptarë nga kufiri i tyre për në Greqi. Arsyeja është tek marrja e gjobave të paligjshme si edhe për të penguar shqiptarët në qarkullimin e tyre të lirë. Pra, me një hipokrizi të paramenduar, pala greke nuk i vulos dokumentet e qytetarëve shqiptarë për t’u vjelë atyre, më pas shumën e eurove, që kanë kursyer nga blerja e dikurshme e vizave brenda ambasadës, apo nëpërmjet sekserëve të jashtëm. Ky rast që po denoncohet tani, pason atë të kthimit të shqiptarëve të Çamërisë, të cilëve në mënyrën më të paskrupullt u mohohet e drejta e vizitës në shtetin fqinj. Shteti shqiptar duhet të ngrejë fuqimisht zërin për këto raste dhe të kërkojë marrjen e masave nga shteti Helen. Ish-ministrat e Jashtëm Arta Dade dhe Arjan Starova, si dhe ish-ministri i Kulturës Bujar Leskaj janë të një mendjeje në dënimin e këtyre hileve të shëmtuara nga pala greke dhe kërkojnë reagim të fortë nga autoritetet shqiptare, përkatësisht nga Ministria jonë e Jashtme.



Arta Dade: “Qeveria duhet të reagojë menjëherë”

Ky është një mashtrim i radhës nga ana e palës greke dhe natyrisht që është fyes për shqiptarët. Kështu e konsideroi ish-ministrja e jashtme dhe njëherësh deputete e Partisë Socialiste, Arta Dade, aktin e autoriteteve kufitare greke. Për gazetën “Telegraf” Dade tha se, në një kohë që shqiptarët kanë treguar dhe po tregojnë një nivel të lartë qytetarie pas liberalizimit të vizave, këto akte të palës greke janë vërtetë në kundërshtim me normat e qytetërimit europian. Dade tha se, është e natyrshme që për këto akte Qeveria dhe ministria e jashtme duhet të reagojnë, të verifikojnë dhe të mbajnë qëndrime. Mirëpo qeveritarët aktualë nuk e kanë mendjen te hallet e qytetarëve, por te karriget e tyre, përfundoi ish-ministrja e Jashtme Arta Dade.



Arjan Starova: “Veprim i pamoralshëm nga autoritetet greke”

Padyshim që ky është një veprim i pamoralshëm nga ana e autoriteteve greke. Kështu e quajti incidentin që po ndodh me vulat kufitare për shqiptarët që hyjnë e dalin në Greqi ish-ministri i Jashtëm, Arjan Starova. Ky akt, shtoi ai për “Telegraf”, shkon në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë, por edhe me konventat europiane, të cilat vetë Greqia i ka pranuar dhe nënshkruar. Por, me sa duket, autoritetet greke nuk janë të kënaqur me dinjitetin dhe qytetarinë që kanë treguar qytetarët tanë pas liberalizimit të vizave. Prandaj dhe është urgjente që autoritetet shqiptare dhe Ministria jonë e Jashtme të reagojë menjëherë dhe fuqimisht, të kërkojë shpjegimet e duhura për t’u thënë ndal veprimeve të tilla nga ana greke, përfundoi Starova.



Bujar Leskaj:

Natyrisht që, e dënoj një akt të tillë të papranueshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve fqinj. Ky akt nuk i ndihmon fqinjësisë së mirë, por pason skandale të tjera të shëmtuara antishqiptare të qarqeve të caktuara greke, shpesh edhe me petk zyrtar. Akte të tilla janë arkaike dhe mbajnë erë shovinizëm. Kështu tha dje për “Telegraf”, ish-ministri i Kulturës, Bujar Leskaj. Më tej Leskaj tha se, me veprime të tilla, shteti grek po shkel parimet themelore të Bashkimit Europian. Prandaj dhe reagimi shqiptar ndaj këtij fenomeni të shëmtuar që po shfaqet duhet të jetë i fortë, jo vetëm nga ministria jonë e Jashtme, por edhe nga përfaqësitë tonë diplomatike në BE dhe në të gjitha instancat europiane, përfundoi ish-ministri i Kulturës, Bujar Leskaj



Ndryshimi i kombësisë, Kushtetuesja nis shqyrtimin e ligjit “antishqiptar”

Gjykata Kushtetuese ka nisur dje shqyrtimin e ligjit të gjendjes civile i cili përcakton nocionet e kombësisë së qytetarëve dhe procedurat e ndryshimit të saj. Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Sarandë, Përmet dhe Shkodër e kanë konsideruar termin kombësi në ligjin e gjendjes civile si antikushtetuese. Përfaqësuesit e qeverisë thonë se kombësia duhet të mbetet pjesë e gjendjes civile. Marsida Xhaferrllari ka shprehur shqetësimin përpara anëtarëve të gjykatës Kushtetuese se nëse hiqet termi kombësi, çështja është se sa do të ndikojë kjo më pas në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve. “Kombësia është përbërës i gjendjes civile. Duke dhënë procedurën e regjistrimit të kombësisë dhe veçoritë e këtij elementi, pak a shumë të barabartë me elementë të tjerë të gjendjes civile, opinioni ynë është të vendosim një ekuilibër të përshtatshëm. Nga viti 2003 në 2011-ën, pas tetë viteve bëhet kërkesë për kontrollin e antikushtetueshmërisë. Ky ligj ka tetë vite që lexohet nga këto tre gjykata, që kombësia është përbërëse e gjendjes civile”, - tha përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Marsida Xhaferrllari. Abuzimet me ndryshimin e kombësisë janë denoncuar fillimisht nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili është shprehur se në Korçë, Përmet dhe Gjirokastër kanë bërë ndryshimin e kombësisë rreth 2 mijë qytetarë. Në ndryshimet që pësoi ligji i gjendjes civile në 2003-in kombësia u njoh për herë të parë si element përbërës i gjendjes civile të individit.
Redi
Redi
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 338
Piket : 850
Respekti : 12
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 42
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi