Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Nje ngjarje e vertete EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Nje ngjarje e vertete EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Nje ngjarje e vertete EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Nje ngjarje e vertete EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Nje ngjarje e vertete EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Nje ngjarje e vertete EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Nje ngjarje e vertete EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Nje ngjarje e vertete EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Nje ngjarje e vertete EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Nje ngjarje e vertete EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Nje ngjarje e vertete EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Nje ngjarje e vertete EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Nje ngjarje e vertete EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Nje ngjarje e vertete EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Nje ngjarje e vertete EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
Albani (761)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
emine (509)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
Era (387)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
Redi (338)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
Visiana (198)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
iDa (175)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 
Esila (153)
Nje ngjarje e vertete Vote_lcapNje ngjarje e vertete Voting_barNje ngjarje e vertete Vote_rcap 

Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Nje ngjarje e vertete Vote_lcap3%Nje ngjarje e vertete Vote_rcap 3% [ 1 ]
Nje ngjarje e vertete Vote_lcap14%Nje ngjarje e vertete Vote_rcap 14% [ 5 ]
Nje ngjarje e vertete Vote_lcap11%Nje ngjarje e vertete Vote_rcap 11% [ 4 ]
Nje ngjarje e vertete Vote_lcap58%Nje ngjarje e vertete Vote_rcap 58% [ 21 ]
Nje ngjarje e vertete Vote_lcap0%Nje ngjarje e vertete Vote_rcap 0% [ 0 ]
Nje ngjarje e vertete Vote_lcap14%Nje ngjarje e vertete Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Nje ngjarje e vertete

2 posters

Shko poshtë

Nje ngjarje e vertete Empty Nje ngjarje e vertete

Mesazh nga Esmeralda Kukaj Thu Apr 14, 2011 9:10 am

NJe ngjarje e vertet

Nuk i kisha kaluar të tridhjetat kur gruaja ime lindi fëmiun tonë të parë. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atë natë me shokët e mi, në një prej vendeve të pushimit ku kalonim natën, të mbushura me fjalë dhe biseda të kota, madje edhe me pergojime dhe harame të tjera.

-Isha unë ai që e mbaja fjalën më së shumti në mesin e shokëve duke përgojuar dhe u tallur me njerëz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me këtë.
- Këtë natë kam qeshur shumë. Posedoja talent të çuditshem në imitimin e njerëzve, saqë edhe zërin e ndryshoja sikur zëri i personit që e imitoja. Tallesha me secilin, saqë edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.

-Kujtoj këtë natë, ku u talla me një të verbër që lypte në treg. Ia vura këmbën përpara, zuri në kembën time dhe u rrezua. Më tha diçka por nuk e mora vesh se ç'foli. Shokët dhe të gjithë njerëzit që ishin në treg qeshnin.

-U ktheva ate natë shumë vonë në shtëpi si gjithherë dhe gjeta gruan time duke më pritur. I vinte keq për gjendjen time, me pyeti me zë të ulet dhe të dobësuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Në Mars, tek shoket si zakonisht.

- Ishte tepër e lodhur. Mori të flasë por lotët e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumë, dhe me duket qartë se më është afruar koha e lindjes.

-Ndjeva në vetën time se kam qenë i pakujdesur për të. Ka qenë e duhur të jam me i kujdesur për të dhe me afër saj, dhe te rrij më pak natën jashte shtepisë, veçanerisht në muajin e saj të lindjes.

-E dergova në spital me shpejtësi, hyri në dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejë dhimbjet e lindjes. Me orë të tëra prita lindjen, derisa më humbi durimi duke pritur dhe thash të shkojë në shtëpi, dhe lashë numrin e telefonit tek përgjegjësit, që të më thërrasin kur të lindë .U ktheva në shtëpi të pushojë.

-Pas një ore më lejmëruan për të më përgezuar për lindjen e djalit, Selimit. Shkova në spital mënjëherë. I pari që më takoi me pyeti për numrin e dhomës dhe informatet tjera për shoqën time. Kërkuan prej meje të paraqitësha së pari te doktoresha, që ishte kujdesur për shoqën time. Bërtita me vrazhdësi: Çfarë doktoreshe! Me rëndesi është ta shohë djalin tim. Por më detyruan që të shkoj tek doktoresha.

-Hyra tek ajo dhe më lajmëroi se lindja e djalit tuaj është me të meta. Më këshilloi që të pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj më tha se djali juaj ka deformim të madh në te dy sytë e tij dhe kjo konkludon se djali juaj është i verbër. E ula kokën dhe u mundova t'i ndali lotët dhe mënjëherë kujtova lypsin e verbër, të cilin e kisha rrëzuar në treg dhe qeshën njerezit me të. Thashë: Subhanallah ç'ka të mbjellësh korrë. Qëndrova kështu për një çast dhe nuk dija se çka të thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falënderova doktoreshën për butësinë dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.

-Gruaja nuk ishte e deshpëruar për atë që na kishte goditur, ishte besimtare e fortë në caktimin e All-llahut dhe e kënaqur me të. Shpesh me këshillonte që të mos tallem me njerëz, dhe e përsëriste shpesh mos i përqesh njerëzit!

-Dolëm prej spitalit, doli edhe Selimi i vogël me ne. Në të vërtetë, nuk u kujdesesha shumë për Selimin. E konsideroja sikur të mos ishte prezent në shtëpi, saqë kur qante shumë ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja në sallon dhe flija. Ndërsa gruaja ime kujdesej shumë për të dhe e donte shumë. Kurse unë, jo që e urreja, mirëpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!

-Rritej salimi dhe filloi të zvarritej. Kur mbushi afër gjashtë vjetë filloi të mundohej të ecte. Vërejtem tek ai se ishte edhe i gjymtë në kembë.

-Pas Selimit, që ishte fëmiu ynë i parë, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Selimi dhe rritëshin edhe vëllezërit e tij.

-Nuk e pelqeja të rrija në shtëpi, si gjithmonë isha me shokët e mi. Në të vërtet, isha bërë si lodër në duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unë mund të përmisohesha. Por ajo gjithmonë lutej që të më udhëzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve të mija të pamatura. Hidherohej vetëm kur shihte moskujdesjen time ndaj Selimit dhe interesimin tim të madh për vëllezërit e tij.

-Rritej Selimi, por rritej edhe brengosja ime për të, nuk e rrefuzova kërkesën e gruas sime që ta regjistroj Selimin në një shkollë për të nxënësit me të meta.
-Isha i pakujdesshem ndaj kohës dhe vitet shkonin, ditët më ishin bërë të njëjta, punë-gjumë, ushqim dhe qendrimi im në orët e vona të natës, kjo ishte dita dhe jeta ime.

-Ishte ditë e xhuma, u zgjova në ora njëmbëdhjetë të drekës, për mua ishte akoma herët. Kisha një takim, në një gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa të dal.

-Duke kaluar nëpër koridorin e shtëpisë, papritmas ma tërhoqi vërejtjen Selimi duke qarë shumë me një zë të madh. Ishte hera e parë që vërejta Salimin duke qarë, që prej kur ishte i vogël. Dhjete vite kishin kaluar e unë nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dëgjoj, mirëpo nuk u mbajta, dëgjova zërin e tij duke thirrur nënën e tij kurse unë isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashë: Selim, pse qanë? Çfarë ke?

-Sapo dëgjoi zërin tim u ndal nga të qajturit dhe kur ndjeu se jam afër tij filloi të prekë përreth tij me dy duart e tija të vogla. E kuptova se po mundohet të largohet nga unë, sikur donte të më thonte: , 'Tash gjete kohë të interesohesh për mua, ku ishe që dhjetë vite?!' Hyri në dhomën e tij e unë i shkova nga pas. Në fillim refuzoi të më tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butë me të deri sa filloi të më tregon problemin.

-Ishte vonuar Umeri, i cili e dërgonte atë në xhami për namaz të xhumasë, ishte frikësuar se nuk do të gjente vend në saffin e parë, thirri Umerin dhe thirri nënën e tij, por nuk i përgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotët e tija, që i rridhnin nga sytë e verbër. Subhanallah thashë, une isha i verber e jo ai!

-Nuk e mbajta dot vetën deri në fund të fjalës së tij, vendosa dorën time mbi gojën e tij dhe i thash: Për këtë ke qarë, o Selim? Ma ktheu: Po.

-I harrova shokët e mi, e harrova gostinë, që kisha për të shkuar, dhe i thash: O Selim, mos u hidhero! A e din se kush do të dërgojë ty sot në xhami? Tha: Sigurisht Umeri por ai vonohet gjithmonë. Ia ktheva: Jo Umeri, por unë do të dërgoj sot në xhami.

-U habit Selimi, nuk e besonte këtë, mendoi se po bëja shaka me të dhe filloi të qajë. Ia fshiva lotët e tija me dorë dhe e kapa për dore. Desha ta dërgojë me veturë, por refuzoi duke me thënë: Xhamia është afër dhe kam dëshirë të eci deri në xhami.

-Nuk e kujtoja herën e fundit që kam hyrë në xhami, por ishte hera e parë që ndjeva frikë dhe pendim për ato vite të gjata, që më kishin shkuar pa falur namaz.

-Kishte qenë xhamia e mbushur me besimtarë, por, për Selimin gjeta një vend në rreshtin e parë. Dëgjuam hutben e xhumasë së bashku dhe u fal Selimi afër meje. Në fakt unë u fala afër tij.

-Pasi mbaroi namazi, kërkoi prej meje që t'ia afroj Kur'anin. U habita! Si do të lexon kur ai është i verbër?! Në fillim e injorova kërkesën e tij, mirëpo u frikova mos po i shkaktoj plagë në vetën e tij dhe ia dhashë Mus'hafin. Kërkoi prej meje që t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojë Mus'hafin deria sa e gjeta në përmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi përpara vetës dhe filloi ta recitojë surën me sy të mbyllur.

-O All-llah! - thash i çuditur. Ai e ka mësuar tërë suren Kehf.

-U turpërova prej vetës, e kapa një Mus'haf që të lexoj, ndjeva një dridhje në vehte nga frika. Lexova e lexova dhe e luta All-llahun të më falë dhe të më udhëzojë. Fillova të qajë i penduar me një zë sikur fëmijë. Disa njerëz akoma ishin të pranishëm në xhami duke falur nafile, u turpërova prej tyre dhe u mundova të mos e marrin vesh që po qajë.

-Paspak ndjeva dorën e vogël të Selimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirë lotët, që më kishin mbuluar. E afrova dhe e shtërngova për gjoksi duke e përqafuar, e shikova njëherë dhe tash në vehte: Ti nuk je i verbër, por unë jam i verbër.

-U kthyem në shtëpi. Gruaja ime ishte brengosur shumë për Selimin. Mirëpo, kur mori vesh se unë kam qenë me të në xhami dhe kam falur namazin me te, brenga e saj u kthye në gëzim. Nga kjo ditë nuk kam lënë namaz pa falur në xhami.

-Braktisa shoqërinë e shfrenuar të natës dhe bëra shoqëri më të mirë, shokë të xhamisë, të cilët i njoftova në xhami dhe shijova ëmbelsinë e imanit me ta.
-Mësova shumë gjëra prej tyre, që dunjaja m'i kishte harruar. Nuk leja ligjëratë, që mbahej në xhami e që nuk prezentoja në to, e bëra hatme edhe Kur'anin disa herë në muaj, u lidh gjuha ime me permendjen e All-llahut në çdo kohë, me shpresë që të më falë All-llahu për përgojimet dhe gjynahet tjera që i kisha bërë.

-U afrova më afer familjes si kurrë më parë.

-Një ditë, vendosën shokët e mi të mirë të shkojnë në një vend largë nga shtëpia ime, për të bërë thirrje në Islam. Në fillim, nuk isha i vendosur të shkoj me ta, por pasi fala namaz istihare dhe lajmërova bashkëshortën time, që mendova se do të refuzonte, por përkundrazi u pajtua me vendimin tim dhe më nxiti në këtë qëllim. Ishte hera e parë që e lajmëroja gruan time për shkuarje në një vend jo të shfrenuar dhe të urrejtur e të mbushur me harame.

-U drejtova kah Selimi, i tregova për udhëtimin tim, më kapi me dy krahet e tij të vegjël dhe më përqafoj duke u lutur për mua.

-Mungova në familje afër tre muaj e gjysëm. Gjatë kësaj kohe thirrja në telefon sa herë që më jepej mundësia, bisedoja me bashkeshorten dhe femijet.

-Filloi të më kapë një mallë i madh. Ah... sa më mori malli për Selimin.

-Kisha dëshirë ta ndëgjoja zërin e Selimit, ai ishte i vetmi që nuk kisha biseduar me të prej që kisha udhëtuar. Nuk e dija shkakun, ose është në shkollë mendoja ose në xhami në kohen kur thirrja.

-Sa herë që bisedoja me bashkëshortën, i tregoja për mallin që më kishte marrur për Selimin, kurse ajo qeshte e gëzuar dhe duke më përgëzuar për të. Vetëm se në herën e fundit kur bisedova, nuk e dëgjova të qeshurën e saj, si zakonisht, për habi kishte ndërruar zërin e saj. I thash t'i dërgonte selam Selimit nga unë. Ma ktheu: Inshallah, dhe pushoi.

-Pasi që erdhi koha e kthimit në shtëpi u gëzova shumë. Kur iu afrova derës së shtëpisë trokita dhe shpresoja që ta hapë derën Selimi. Papritmas, e hapi derën Halidi, i cili akoma nuk i kishte mbushur katër vite. E përqafova dhe e barta me krahët e mi, kurse ai bërtiste: Babi... babi...! Nuk e di, sa hyra në shtëpi ndjeva një ngushtim në vehtën time, kërkova ndihmë nga All-llahu prej shejtanit të mallkuar.

-Ndejta me gruan time, pashë se ishte e vërenjtur në fytyrë, nuk ishte sikur herave të tjera. U mundua të paraqitej si e gëzuar për ardhjën time. E pyeta se çka ndodhur? M'u përgjigj: Asgjë!

-Në çast m'u kujtua Selimi. I thashë: Ku është Selimi? Uli kokën e saj dhe nuk m'u përgjigj, ndërsa në fytyrën e saj filluan t'i rrjedhin lotët. Bërtita prap: Ku është Selimi? Nuk foli askush. Më pas m'u afrua Halidi i vogël duke belbezuar dhe tha: Baba, Selimi ka shkuar në Xhennet tek All-llahu. Gruaja filloi të qajë me të madhe gati sa nuk u perplas për tokë dhe dola nga dhoma e pikëlluar për ndarjen e Selimit.

-Pas kësaj, mora vesh se dy javë para se të mbërrija Selimin e kishte goditur një temperaturë e madhe dhe ethe dhe bashkëshortja e kishte dërguar në spital. Mirëpo, sëmundja i ishte rënduar u nda nga kjo botë.

-Selimi nuk ishte i verbër por unë isha i verbër.

-O All-llah, sa kënaqësi është ta shijosh ëmbëlsinë e imanit!

-All-llahu e mëshiroftë Selimin! E njohu All-llahun edhe pse ishte i verbër. Sa e sa njerëz sot posedojnë shqisa të shëndosha por nuk shohin dhe nuk e njohin All-llahun [subhanehu ve teala].

Shpresoj të ju këtë pëlqyer dhe kjo të na jep një mësim, se edhe ne duhet të ndjekim rrugën e këtij vogëlushi të 'vërber', e kështu të fitojmë kënaqësinë e All-llahut subhanehu ue te`ala duke iu përmbajtur udhëzimeve të Tij, e me këtë ta fitojmë edhe Xhennetin Firdeus.
Nje ngjarje e vertete Allah10
Esmeralda Kukaj
Esmeralda Kukaj

Numri i postimeve : 32
Piket : 99
Respekti : 3
Date e hyrjes : 24/01/2011
Vend ndodhja : Puke

http://islami-puke.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje ngjarje e vertete Empty Re: Nje ngjarje e vertete

Mesazh nga Muslimanja Thu Apr 14, 2011 9:23 pm

Va te lumte dora, shume e bukur
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi