Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Soprana Marjana Leka EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Soprana Marjana Leka EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Soprana Marjana Leka EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Soprana Marjana Leka EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Soprana Marjana Leka EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Soprana Marjana Leka EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Soprana Marjana Leka EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Soprana Marjana Leka EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Soprana Marjana Leka EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Soprana Marjana Leka EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Soprana Marjana Leka EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Soprana Marjana Leka EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Soprana Marjana Leka EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Soprana Marjana Leka EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Soprana Marjana Leka EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
Albani (761)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
emine (509)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
Era (387)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
Redi (338)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
Visiana (198)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
iDa (175)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 
Esila (153)
Soprana Marjana Leka Vote_lcapSoprana Marjana Leka Voting_barSoprana Marjana Leka Vote_rcap 

Kush është në linjë
56 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 56 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Soprana Marjana Leka Vote_lcap3%Soprana Marjana Leka Vote_rcap 3% [ 1 ]
Soprana Marjana Leka Vote_lcap14%Soprana Marjana Leka Vote_rcap 14% [ 5 ]
Soprana Marjana Leka Vote_lcap11%Soprana Marjana Leka Vote_rcap 11% [ 4 ]
Soprana Marjana Leka Vote_lcap58%Soprana Marjana Leka Vote_rcap 58% [ 21 ]
Soprana Marjana Leka Vote_lcap0%Soprana Marjana Leka Vote_rcap 0% [ 0 ]
Soprana Marjana Leka Vote_lcap14%Soprana Marjana Leka Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Soprana Marjana Leka

Shko poshtë

Soprana Marjana Leka Empty Soprana Marjana Leka

Mesazh nga Admin Sun Mar 27, 2011 11:30 am

Ana Bolena e parë shqiptare

Që dinte të këndonte dhe që kishte një zë të bukur, këtë e mësoi krejt rastësisht, ndërsa bënte shaka, apo imitonte bashkë me shoqet e konviktit, këngëtare të njohura të kohës. Kur u bind se zëri i saj nuk ishte rastësor, që ndoshta edhe ia vlente, atëherë mendoi t’i jepte një mundësi vetes, të konkurronte në Akademinë e Arteve për kanto, edhe pse shkollën e mesme ia kishte kushtuar kimisë, për këtë drejtim ishte përgatitur gjatë viteve të Shkollës së Mesme Teknologjike. Është Marjana Leka, një ndër solistet kryesore të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Këto ditë po përgatitet për të vënë në skenë operën “Anna Bolena”, të Donizetti-t, ku do të interpretojë personazhin kryesor, Anën.

Marjanën e gjej në prova. Po përgatitet për të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit një prej kryeveprave të belkantos, operën “Ana Bolena” të kompozitorit italian, Gaetano Donizetti. Në këtë premierë, sopranoja Marjana Leka do të interpretojë Anën, një personazh të vështirë, jo vetëm sa i përket shtrirjeve vokale, por edhe për shkak të ngarkesës së madhe emocionale me të cilën të ngarkon. Për herë të parë në skenën shqiptare, do të jetë ajo Ana Bolena, bashkëshortja e Henrikut VIII. Bashkë me të, publiku do të përjetojë dramën, ditët e fundit të kësaj gruaje, e cila do të vdesë me dëshirën e të shoqit, duke u akuzuar për tradhti bashkëshortore, incest, magji. Ana i kaloi ditët e fundit të jetës mbyllur në kullën e Londrës. Ajo u betua dy herë se ishte e pafajshme për të gjitha akuzat i ishin bërë, por kjo nuk e shpëtoi dot prej vdekjes në gijotinë. “Roli i Anës, për mua është sa i vështirë, aq edhe i bukur. Ai kërkon impenjim, qoftë teknik, ashtu edhe emocional, për shkak të shtrirjes së gjerë vokale që ka.

Është një opera që e kam pritur me shumë kënaqësi. Do të veçoja këtu skenën e fundit të saj, ku Ana është e çmendur, është në delir. Bëhet fjalë për një skenë shumë komplekse, ku Ana kalon në disa gjendje shpirtërore: një herë i kujtohet dashuria e saj me Persin, më pas i kujtohet kur shkon në altar e mbuluar me lule për t’u martuar me Henrikun dhe shumë detaje të tjera. Është një arie shumë e fortë dhe emocionuese që përfundon me vdekjen e saj tragjike”, tregon Marjana, ndërsa qetësohet paksa gjatë pushimit prej 30 minutash gjatë provave. Shumë po e përjeton këtë personazh, ashtu siç ka ndodhur edhe me të gjithë të tjerët në të vërtetë. Kur përfundon provat dhe del nga dera e Teatrit të Operës, e merr me vete dhe personazhi e shoqëron jo vetëm gjatë rrugës, por edhe në shtëpi. Derisa të jetë shfaqja e fundit, do të jetë gjithmonë me të, si hije. Por sopranoja është mësuar. Tani, nuk i bën më përshtypje. Ka ndodhur kështu edhe me rolin e saj të parë, atë të Violetës, tek opera “Traviata”, me Mimin te “Boheme” me Ço Ço Sanin tek “Madamme Butterfly”, me Mrikën te “Mrika”, e do të ndodhë njësoj edhe me rolin e ri që do të vijë pas Ana Bolenës, atë të Desdemonës tek opera “Otello”, një tjetër premierë që pritet të ngjitet në skenë në TKOB. “Për këngëtarin është shumë e vështirë jo vetëm të këndojë, por edhe ta interpretojë një personazh. Por kjo realizohet pas një pune shumë të madhe individuale. Nuk është e lehtë, sepse duhet të zhvishesh nga gjithçka tjetër dhe ta përjetosh personazhin sikur të ishe vetë. Personazhi, kushdo qoftë ai, kryesor apo jo, jeton me mua kudo. Edhe rrugës duke ecur, edhe në shtëpi, çdo mendim shkon atje”, shprehet Marjana.

Ashtu e heshtur dhe e qetë, thuajse indiferente, Marjana Leka është një prej sopranove më të mira në TKOB. Karrierën e nisi në kor, por bëri gjithçka për të treguar se në të vërtetë, ishte e destinuar për të qenë soliste.

“I kisha të gjitha mundësitë dhe të dhënat ndaj edhe duhej të bëja diçka për t’i hapur rrugë vetes”, thotë ajo.

Që dinte të këndonte dhe që kishte një zë të bukur, këtë e mësoi krejt rastësisht, ndërsa bënte shaka, apo imitonte bashkë me shoqet e konviktit, këngëtare të njohura të kohës. Kur u bind se zëri i saj nuk ishte rastësor, që ndoshta edhe ia vlente, atëherë mendoi t’i jepte një mundësi vetes, të konkurronte në Akademinë e Arteve për kanto, edhe pse shkollën e mesme ia kishte kushtuar kimisë, për këtë drejtim ishte përgatitur gjatë viteve të Shkollës së Mesme Teknologjike. “Atëherë nuk e kisha menduar aspak kanton, mendoja të vazhdoja shkollën e lartë për kimi dhe në atë kohë më lindi ideja për të bërë diçka tjetër, të ndryshoja rrjedhën. Daja im, korist në Teatrin e Operës, ishte i pari që më dëgjoi dhe më vlerësoi zërin. Këtu në teatër më thanë se kisha një zë shumë të bukur. Mua kaq më mjaftonte. Fluturova. Atëherë nisa përgatitjen për konkurrimin në Akademinë Arteve. Kuptohet që gjithçka e mësova me vesh, sepse nuk kisha përgatitjen e duhur si ndonjë tjetër që vinte prej Liceut Artistik apo që mund të ishte përgatitur gjatë gjithë kohës”, kujton sopranoja. Por nuk ka qenë e lehtë për të. Marjana Leka ishte fillestare, por kishte me vetë shumë dëshirë e vullnet. “Gjatë viteve të shkollës, gjithçka shkoi mirë e duke qenë se isha me rezultate dhe të dhëna po kaq të mira, më emëruan në Teatrin e Operës dhe me kohën, më pas, gjithçka shkoi në vendin e vet”, vijon ajo. E ndërsa kujton, i kthehet pas edhe ditës kur shkoi në shtëpinë e saj, në qytetin e Fushë-Arrëzit dhe i tha prindërve çfarë kishte vendosur të bënte. Do të linte kiminë për kanton. Ata u çuditën sigurisht. “Po ne nuk të kemi dëgjuar ndonjëherë të këndosh. Por zgjedhja është e jotja”, i pat thënë i ati. Këtë liri zgjedhje, këtë mosndërhyrje në ëndrrat e saj, sot Marjana e vlerëson pa fund, ndaj edhe nuk harron të falënderojë prindërit.

Asaj nuk i vjen aspak keq që e la degën që kishte nisur. Ndoshta po ta kishte vazhduar, sot do të ishte një inxhiniere kimiste, diku në ndonjë fabrikë, apo në ndonjë laborator... Jo, nuk është penduar që ndryshoi rrugë. Jeta i është bërë më e bukur falë artit, skenës e duartrokitjeve të publikut, edhe pse vështirësitë nuk mungojnë as këtu, po kështu është ngado fundja.




Gazeta Shqip

Soprana Marjana Leka Marjana%20Leka-b
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi