Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
Albani (761)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
emine (509)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
Era (387)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
Redi (338)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
Visiana (198)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
iDa (175)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 
Esila (153)
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcapSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Voting_barSaktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 

Kush është në linjë
61 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 61 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcap3%Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcap14%Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcap11%Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcap58%Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcap0%Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_lcap14%Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit

Shko poshtë

Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit  Empty Saktësia higjienike dhe mënyra e përgatitjes së ushqimit

Mesazh nga Muslimanja Thu Mar 17, 2011 10:00 pm

Të ushqyerit e rregullt nuk nënkupton vetëm konsumimin e ushqimit që përmban nutritivët e domosdoshëm për organizmin, aktivitetin e saj dhe imunitetin, por edhe atë ai ushqim të jetë i pastër dhe i sigurt, pa baktere që shkaktojnë prishjen dhe zvogëlimin e vlerës nutritive të ushqimit, dhe shkaktojnë sëmundje të shumta dhe helmim me ushqim.

Njeriu mundet që perms ushqimeve të prishura në organizëm të futë edhe parazite, dhe kjo më së shpeshti ndodh me konsumimin e mishit të prishur dhe peshqeve.
Prishja e ushqimit me baktere, këpurdha dhe parazite ndodh në disa mënyra:

1. me ujë apo lagështi që vjen nga ushqimet;
2. me kalimin nga dora në dorë gjatë vjeljes, mandej paketimit, deponimit dhe shitjes;
3. fëlliqja me jashtëqitje njeriu apo shtaze, me duar të pista, miza, brejtës, ajër dhe ujëra të zeza.
Ushqimi i kontaminuar me organizma të gjallë bëhet burim i ndotjes për ushqimet e tjera, që mund të shkaktoj përhapjen e helmimit me ushqim.

Pejgamberi s.a.v.s.., e ka ndaluar që ushqimi dhe uji të ndoten me urinë dhe jashtëqitje sepse përbajnë baktere, e ky lloj i epidemisë përhapet shpejtë. Pejgamberi s.a.v.s, në hadithin të cilin e transmeton Ibën Maxheh dhe En Nesai nga Ebu Hurejrje thotë: “Mos bëni nevojën e vogël në ujin që nuk rrjedh”

Dhe Pejgamberi, s.a.v.s, thotë: “Ruajuni nga dy të mallkuarit.” As`habët pyetën: “O Pejgamberi i Allahut, kush janë ata të dy?” Tha: “Këta janë ata që e kryejnë nevojën nëpër rrugën ku kalojnë njerëzit dhe në hijen ku ata pushojnë.” Transmeton Ebu Davudi nga Ebu Hurejre.

Edhe në hadithin që e transmetojnë Ebu Davudi dhe Ibën Maxheh nga Muadh bin Xhebeli thuhet: “Ruajuni nga tri gjëra të mallkuara: nevojës së madhe në burime, në mes të rrugës dhe në hijen ku pushojnë njerëzit.” Në të vërtetë, ajo që është nën hije dielli nuk mund ta pastroj. Ndotja e burimeve me jashtëqitje dhe baktere që ajo përmban janë shkaku kryesor i përhapjes së sëmundjeve në mënyrë të drejtpërdrejtë, përmes ujit të ndotur, apo në mënyrë të tërthortë, përmes ndotjes së perimeve dhe frutave që ujiten me këtë ujë. Shkatërrimi i baktereve dhe këpurdhave dhe parandalimi i përhapjes së tyre për rezultat kanë shmangien e rreziqeve nga përhapja e helmimeve me ushqim dhe në përqindje zvogëlim të humbjeve të ushqimit që vjen si pasojë e prishjes dhe kalbjes. Një nga regullat për jetë të shëndetshmë është edhe mbrojtja e ushqimit dhe ujit nga ndotna. Islami urdhëron që ushqimi të mbulohet me qëllim të rujtjes nga ndotja.

Në hadithin që e transmeton Muslimi, Ahmedi dhe Ibën Maxheh nga Xhabiri, thuhet: “Mbuloni enët!” e në tranasmetimin e Buhariut nga Xhabiri, thuhet: “Mbuloni ushqimin dhe pijet.”
Pasi që ushqimi të lahet mire dhe mandej të mbulohet, duhet të ruhet në temperatura të ulëta, p.sh., në frigorifer apo të ngrirë në friz. Veçanërisht duhet kushtuar kujdes ushqimit që prishet shpejtë, siç janë: qumështi, mishi, peshku, edhe para edhe pas zierjes.

Ushqimi duhet të zihet mire, sidomos mishin dhe peshkun që të shkatërrohen organizmat e gjallë dhe që ushqimi të jetë i sigurt për konsumim. Më së miri është që ushqimi të konsumohet menjëherë pas zierjes, apo pasi të nxirret nga frigoriferi. Ena në të cilën do të servohet ushqimi duhet të lahet mirë.
Para ngrënies duhet larë duart mirë që ta ruajmë ushqimin nga ndotja perms baktereve dhe helmeve të dëmshme, dhe që ta ruajnë lukthin nga ndezjet që shkaktohen nga këto baktere. Pejgamberi s.a.v.s, kur donte të hante së pari lante duart, siç është në hadith të cilin e transmeton En-Nesai nga Aisheja, r.a

Është mirë të lahet goja para dhe pas ngrënies që dhëmbët të pastrohen nga bakteret dhe viruset. Njëra nga gjërat të cilës Islami i kushton rëndësi të veçantë është mbajtja e higjienës dhe pastërtia e gojës. Pejgamberi, s.a.v.s, ka thënë: “Kur merr abdes, laje gojën, (transmeton Ebu Davudi) Gjithashtu ka thënë: “Shpërlane gojën pas qumështit sepse ai përmban yndyrë.” (transmeton Ebu Davudi)
Islami gjithashtu nxitë në pastrimin e dhëmballëve dhe përdorimin e misvakut, siç ka thënë Pejgamberi s.a.v.s: “Misvaku pastron gojën dhe kënaq Zotin.” (transmeton Buhariu)

Është e nevojshme shmangia e konsumim të tepërt të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të pasura me karbohidrate, sepse bakteret në gojë, që rritën dhe shumëzohen në ato ushqime, prodhojnë acid i cili ndikon në zmaltin e dhëmbëve dhe shkakton kariesin. Gjithnjë duhet kushtuar rëndësi pastërtisë së dhëmbëve. Nuk guxon të lejohet fryrja në enën nga e cila pihet, që të mos ndotet nga duhma, sidomos nëse personi është i sëmurë (nëse e ka turbekulozin, gripin apo sëmundje të tjera.)
Islami na meson që ushqimin ta hamë ngadalë dh eta përtypim mirë. Studimet bashkëkohore dëshmojnë që përtypja ndikon në tajtimin e enzimeve të pështymës e cila e shndrron ushqimin në copëza më të vogla. Gjithashtu, ndihmon që enizmat e zorrëve ta kryejnë rolin e tyre në procesin përfundimtar të tretjes së ushqimit.

Dijetarët Arab kanë thënë: “Ha vetëm pemët e arrira, përtype mirë ushqimin, mos ha kur e ke barkun plot, dhe kursesi mos merr ushqim në të cilin nuk mund ta përtypin dhëmbët e tu, sepse lukthi yt pastaj nuk do të mund ta tretë.”

Të ushqyerit e baraspeshuar që përmban të gjitha nutritivët e nevojshme dhe e cila nuk del nga kornizat e regjimit të mirë ushqimor është i domosdoshëm për shëndetin e organizmit të njeriut në të gjitha periudhat e jetës.

Allahu, Lavdiplotë, na ka urdhëruar agjërimin, sepse në agjërim ka dobi të shumta për oganizmin e njeriut, e mbron nga shumë sëmundje, dhe, gjithashtu, agjëruesit i jep fuqi që të luftoj kundër epsheve.
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi