Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
Albani (761)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
emine (509)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
Era (387)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
Redi (338)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
Visiana (198)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
iDa (175)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 
Esila (153)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap3%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 3% [ 1 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap14%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 14% [ 5 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap11%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 11% [ 4 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap58%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 58% [ 21 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap0%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 0% [ 0 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_lcap14%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)

Shko poshtë

44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Empty 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)

Mesazh nga Admin Tue Jan 25, 2011 9:36 am


44 probleme shëndetësore tek fëmijët (Pj.2)  Vaksina-300x225

12. Eshtë i mbushur me njolla në lëkurë.

Shfaqja e njollave në lëkurë është, shpeshherë, shenjë e një sëmundjeje infektive. Në qoftë se njollat janë pak a shumë të mëdha, me ngjyrë që shkon nga trëndafili në të kuqe të errët, tenttojnë të bashkohen dhe fëmija i ka sytë e skuqur, kemi të bëjmë me fruth. Nëse janë shumë pika të dallueshme, të ndara midis tyre, dhe kur gjuha është skuqur shumë, bërë si manaferrë, duhet trajtuar si skarlatinë; ndërsa, kur kanë pamje fshikëzash (qeskash) të vogla, mund të jetë variçela. Por njollat mund të jenë edhe shenjë e një dermatiti. Në këtë rast lëkura është e skuqur, e thatë dhe si e zhveshur. Në fund, njollat mund të trajtohen edhe si urtikarie: duken të fryra, me ngjyrë bardhoshe ose trëndafili, rrethuar me një brerore të kuqe.
Çfarë duhet bërë? Shkoni vizitoni shpejt fëmijën te pediatri. Por, paraprakisht, izoloni fëmijën në një dhomë më vete ose kujdesuni të mos ketë kontakt me fëmijët e tjerë. Për ta mbrojtur fëmijën nga fruthi, kujdesuni t’i bëni një vaksinë në konsultore. Te ne është arritur që të vaksinohen kundër fruthit mbi 97% e fëmijëve.
13. Ka gjëndrat të zmadhuara.
Kur gjëndrat limfatike zmadhohen e bëhen të dukshme, do të thotë që kemi të bëjmë me një infeksion në zhviilim. Linfonodulet (gjëndrat) janë “kazermat” nga të cilat nisen antikorpet (ose trupat mbrojtës) për të goditur mikrobet që kanë infektuar organizmin. Gjëndrat në anë të qafës dhe prapa veshëve fryhen në raste të një infeksioni të rrugëve të sipërme të frymëmanjes. Gjëndrat inguinale (ato midis kofshëve e në bark), përkundrazi, zmadhohen më rrallë dhe tregojnë një infeksion të rrugëve urinare ose të organeve gjinore.
Çfarë duhet bërë? Nuk duhet të shqetësohemi. Në rastet e infeksioneve, rritja (zmadhimi) i gjëndrave është një reaksion absolutisht normal. Nëse fryrja e gjëndrave nuk ulet edhe pas shërimit të fëmijës ose paraqitet pa shenja të tjera, është mirë të lajmëroni pediatrin.
14. Sëmuret lehtësisht.
Dhembje fyti, ftohje e kollë fëmija ka shumë shpesh. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes janë sëmundjet më të zakonshme ndër fëmijët. Këto janë shkaku më i shpeshtë që ju drejton te pediatri.
Çfarë duhet bërë? Mos mendoni që fëmija juaj është më i dobët (shëndetlig) se të tjerët. Të sëmuresh, që do të thotë të bësh njohjen me viruse e baktere, është e vetmja mënyrë që ka fëmija për të krijuar pak e nga pak mbrojtjen vetjake (imunitetin). Natyrisht, sa më i vogël është fëmija, aq më pak antikorpe (trupa mbrojtës) ka, ndaj preket më lehtë nga një kollë ose një ftohje. Për këtë arsye pediatrët konsiderojnë normal jo fëmijën që nuk është sëmurë asnjëherë, por atë që nuk tejkalon një numër të caktuar të sëmundjeve dhe konkretisht:
• 6 infeksione të frymëmarrjes nga 0-1 vjeç
• 5 ose 6 infeksione të frymëmarrjes nga 1-2 vjeç
• 4 ose 5 infeksione të frymëmanjes nga 3-4 vjeç
• 3 ose 4 infeksione të frymëmarrjes nga 5-10 yjeç.
15. Vjell shpesh.
Ka fëmijë që vjellin me lehtësi të madhe. Ndonjëherë mjafton një goditje te ftohti, një shëtitje me makinë ose një emocion i fortë, për ta vënë stomakun e të voglit në gatishmëri për vjellje.
Te fëmijët latantë shkak për vjellje është edhe pirja e qumështit me shumë rrëmbim, pasi bashkë me atë thithin edhe ajër.
Çfarë duhet bërë? Fëmijën latant ngrijeni mbi shpatullat tuaja dhe goditeni disa herë në kurriz, derisa të gromësijë, që të nxjerrë ajrin që ka gëlltitur me qumështin.
Nëse pas 24 orësh femija ha normalisht, mos u alarmoni. Ndërsa, kur vjelljet përsëriten herë pas here pas pak orësh, drejtohuni te mjeku: mund të trajtohet si apendicit, si një mospranim i llojit të ushqimit; mund të ketë edhe një ngushtim në hyrje të stomakut e ka nevojë për radioskopi.
16. Ka gjithnjë kollë.
Disa fëmijë kanë kollë për javë ose muaj të tërë, pa qenë të sëmurë. Për këta është krijuar një term mjekësor, quhen “fëmijë kataralë”. Nga këta, sipas moshave e në raport me fëmijët e tjerë gjenden:
• një fëmijë ndër 5 të moshës 0-6 vjeç
• një fëmijë ndër 10 të moshës 7-12 vjeç.
Por ka edhe raste që kolla të jetë shenjë e një sëmundjeje të rrugëve të frymëmarrjes, p.sh. një bronkit, një alergji ose pertus (kollë e mirë). Në këtë të fundit kolla është shumë e fuqishme dhe shfaqet më shumë natën dhe në mëngjes herët.
Çfarë duhet berë? Mos pini duhan në dhomën e fëmijës, mbajeni mjedisin jo me ajër të thatë, duke e siguruar këtë nëpërmjet avujve të një tenxhereje, që do ta vini të vlojë me lule bliri. Hapni dritaret dhe mos i jepni barna me nismën tuaj. Nëse pas disa ditësh nuk ka kaluar kolla, thërrisni pediatrin.
Për të imunizuar (mbrojtur) fëmijën kundër kollës së mirë, vaksinojeni (3 doza) fëmijën. Për këtë, drejtohuni në konsultore. Me këtë vaksinë, të bashkuar edhe me atë të difterisë e të tetanosit, janë vaksinuar 96% e fëmijëve në vendin tonë.
17. Kur lëviz, djersin shumë.
Djersitja është një ndër shqetësimet kryesore të mëmave. Por
djersitja është absolutisht normale, është sistemi me të dlin organizmi mban të pandryshueshme temperaturën e vet.
Çfarë duhet bërë? Që fëmija të mos sëmuret, ndihmojeni atë të djersijë më pak, p. sh. duke e lejuar të heqë fanellën e trashë prej leshi, kur bën shumë lëvizje fizike. Nëse pastaj fanella tjetër laget njëlloj, pa mbaruar lojërat, ndërrojani atë dhe i vini në kurriz diçka për ta tharë, si: garzë ose peshqir.
18. Ka këmbët të shtrembra.
Deri në katër-pesë vjeç, shumë fëmijë i kanë këmbët të shtrembra. Nëse defekti është i theksuar, duhet kuptuar shkaku.
Çfarë duhet bërë? Fëmija të dërgohet për vizitë tek ortopedi. Në disa raste, mbi të gjitha kur këmbët janë si hark, kemi të bëjmë me mangësi të vitaminës D. Por gati gjithnjë shkaku duhet kërkuar në një zhvillim joharmonik të muskujve të gjymtyrëve të poshtme dhe të kurrizit. Kura mund të kufizohet në fizioterapi. Nga ana tjetër, është mirë të mënjanohen këpucët e drejta (ortopedike) që mund të krijojnë turbulhme në kërdokëlK eshtrat anësore të legenit) ose në kurriz.
19. Është pa oreks.
Mjafton që fëmija të mos pranojë dy herë rresht për të ngrënë, që
prindërit të mendojnë shpejt se diçka nuk shkon.
Çfarë duhet bërë? Për të kuptuar nëse fëmija ha mjaftueshëm, ballafaqoni peshën dhe lartësinë e trupit të tij me të dhënat e tabelave të mëposhtme. Këto tabela shërbejnë për të vlerësuar peshën dhe lartësinë e fëmijës në raport me mesataren e bashkëmoshatarëve. Nëse fëmija është pak nën peshë, mos i jepni barna për të rritur oreksin dhe mos e detyroni të hajë nga frika.
Përkundrazi, mendohuni të ndryshoni të ushqyerit me ushqime që nxitin më shumë oreksin në krahasim me ato që vendosni zakonisht. Po kështu, përdoren edhe vitamina të ndryshme sipas këshillave të mjekut.
20. Është shumë i dhjamur.
Përpara se të bindeni nëse fëmija është i dhjamur, duhet të keni dijeni cila është pesha e tij ideale. Për ta gjetur, shfrytëzoni tabelat e posaçme. Ballafaqoni me këto (tabelat) peshën e fëmijës suaj: Nëse pesha e tij reale është më e madhe se 5% nga ajo ideale, fëmija është mbi peshë, ndërsa, kur ajo është 20% më e lartë, atëherë fëmija është obez (i dhjamur).
Çfarë duhet bërë? Nëse fëmija është pak i dhjamur, kufizoni dhe pakësoni racionin e ushqimit, mënjanoni nga dieta “zemrën” (ngrënien pasdite) dhe ushqimet që nxitin oreksin. Ndër të tjera, nxiteni fëmijën për të bërë më shumë veprimtari fizike. Nëse, përkundrazi, fëmija juaj është obez, për ta dobësuar drejtojuni një dietologu. Të ndihmosh fëmijën që të humbasë kilogramët e peshës së tepërt, është e rëndësishme për të mënjanuar rrezikun që, kur të rritet, të vuajë nga diabeti dhe çrregullimet e zemrës.
21.I ka shputat e këmbëve të sheshta.
Çfarë duhet bërë? Deri në dy vjeç, është normale që shputat e këmbëve të fëmijës të duken pak të sheshta, pasi është topolak. Nëse më pas shputat vazhdojnë të mbeten të sheshta, mos e detyroni fëmijën të veshë këpucë korrigjuese ose ortopedike, por vëzhgojeni në disa drejtime: nëse i konsumon këpucët në mënyrë homogjene ( njëlloj në të gjitha krahët), nëse i deformon më shumë në thembër dhe nëse mbështet peshën e trupit më tepër në pjesën e brendshme të këmbëve etj. Këto tregojani të gjitha një mjeku ortoped, nga i cili do të merrni këshillat e nevojshme
22. Ka kurriz.
Për të kuptuar që një fëmijë ka kurriz, mjafton t’ia vendosësh duart mbi shpatullat e tij e t’ia përkulësh trupin përpara: nëse bien në sy gungat ose nëse shtylla kurrizore nuk është e drejtë, fëmija është me kurriz. Në rast se jo, kemi të bëjmë me qëndrimet kurrizore: fëmija mban kurrizin e ndrydhur, por kolona vertebrale është në vend.
Çfarë duhet bërë? Vizitojeni fëmijën te një mjek ortoped. Nëse do të trajtohet si qëndrim kurrizor, mjaftojnë masazhet dhe një veprimtari sportive e drejtuar, si: volejboll ose basketboll. Nëse është me kurriz, përpara se ti vendoset një bust(allçi), provoni me masazhe dhe me riedukim neuromotorik.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi