Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
Albani (761)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
emine (509)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
Era (387)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
Redi (338)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
Visiana (198)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
iDa (175)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 
Esila (153)
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcapHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Voting_barHadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 

Kush është në linjë
58 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 58 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcap3%Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcap14%Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcap11%Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcap58%Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcap0%Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_lcap14%Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit

Shko poshtë

Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit Empty Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit

Mesazh nga Forum Kulturor Sat May 27, 2017 2:11 pm

Hadithe mbi agjerimin e Ramazanit 1447201923611
Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Agjërimi është mburojë nga zjarri i Xhehenemit. Kështu që agjëruesi duhet të shmangë takimin (e ngushtë) me bashkëshorten dhe nuk duhet të sillet pa mend dhe me paturpësi; edhe nëse dikush tjetër e lufton a sillet keq me të apo e shan atë, atëherë ai duhet t'i thotë atij dy herë: 'Jam agjërueshëm,!,, Pejgamberi a.s. shtoi: "Për Atë, në Duart e të Cilit është shpirti im! Era që vjen nga goja e agjëruesit është më e mirë dhe më e dashur tek Allahu i Lartë sesa era e miskut. (Allahu thotë për agjëruesin): 'Ai e ka lënë mënjanë ushqimin, pijen dhe dëshirat e tij për Hatrin Tim. Agjërimi është për Mua, kështu që Unë do ta shpërblej (agjëruesin) për të dhe shpërblimi i veprave të mira shumëfishohet dhjetë here ." (1894)

Sehl r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Është një portë në Xhenet që quhet Rejjan, nga e cila do të hyjnë agjëruesit Ditën e Ringjalljes dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre. Do të thirret: 'Ku janë agjëruesit?' Ata do të ngrihen dhe askush tjetër nuk do të hyjë nga ajo portë përveç tyre. Kur ata të kenë hyrë të gjithë, ajo do të mbyllet dhe askush nuk do të hyjë më që andej." (1896)

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që dhuron dy gjëra (lloje pasurie) në bamirësi për Hir dhe për Çështjen e Allahut, do të thirret nga portat e Xhenetit dhe do t'u thuhet: 'O robët e Allahut! Këtu është ngadhënjimi/ Kështu pra, kushdo që ka qenë nga ata që gjithnjë e falën namazin, do të thirret nga porta e namazit; dhe kushdo që pati marrë pjesë në xhihad (Lufta e Shenjtë për Çështjen e Allahut), do të thirret nga porta e xhihadit; dhe kushdo që gjithnjë iu përmbajt dhe e përmbushi agjërimin, do të thirret nga porta Rejjan, dhe kushdo që qe nga ata që gjithnjë jepnin sadaka (lëmoshë e bamirësi), do të thirret nga porta e sadakasë." Ebu Bekri r.a. tha: "U bëfshin kurban prindërit e mi për ty, o i Dërguari i Allahut! Asnjë e keqe dhe asnjë ngushtësi nuk do t7i bjerë atij që do të thirret nga ato porta. A do të ketë ndonjë që do të thirret nga të gjitha ato porta?" Pejgamberi a.s. tha: "Po, dhe shpresoj që ti të jesh një prej atyre!" (1897)

Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kur hyn muaji i Ramazanit, hapen portat e qiellit dhe mbyllen portat e Xhehenemit si edhe lidhen shejtanët në pranga." (1899)

Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: "Kur të shihni hënën e re (të muajit të Ramazanit), filloni agjërimin dhe kur të shihni hënën e re (të muajit të Shevalit), ndalojeni atë. Ndërsa, po të jetë qielli i vrenjtur (dhe nuk e shihni dot hënën e re), atëherë llogariteni hënën (muajin) e Ramazanit (30 ditë)." (1990)

Ebu Hurejra r.a. tregon: "I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Kushdo që nuk e lë të gënjyerit dhe të vepruarit sipas saj, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë të ngrënët e të pirët (Allahu nuk e pranon një agjërim të tillë)." (1903)

Tregon Ebu Hurejra r.a. si hadithi i mësipërm (nr. 919/1894) duke shtuar: "(Thotë Allahu i Madhëruar): 'Çdo vepër që bën biri i Ademit (çdo njeri) është për vetë atë, përveç agjërimit i cili është për Mua dhe Unë do ta jap shpërblimin për të/ Ka dy momente për agjëruesin në të cilat ai gëzohet: kur ha iftar dhe, kur të takojë Zotin e vet. Këtë herë ai gëzon duke u kënaqur për agjërimin që ka bërë.,r (1904)

Alkama tregon: "Një herë, kur po ecja me Abdullahun r.a., ai më tha: Ishim me Pejgamberin a.s., kur na tha: " Ai që ka mundësi të martohet, duhet të martohet, sepse ajo do ta ndihmojë të ulë dhe të ruajë vështrimet (nga gjërat e ndaluara dhe nga gratë e tjera) si edhe të ruajë veten (nga punët e liga të marrëdhënieve të paligjshme imorale), ndërsa ai që nuk ka mundësi për t'u martuar, atëherë le të agjërojë, pasi agjërimi do t'ia ulë atij dëshirat epshore." (1905)

Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Muaji (mund) të ketë 29 net (ditë), kështu që mos filloni agjërimin derisa të shihni hënën e re (të Ramazanit), ndërsa, po të jetë qielli i vrenjtur, atëherë llogariteni muajin (paraardhës Shabanin) me 30 ditë." (1907)

Umm Selema r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u betua se nuk do t'u afrohej grave të tija për një muaj, por, kur kaluan 29 ditë, ai shkoi te gratë e tija në mëngjes a pasdite. I thanë: "Ti u betove se nuk do të shkoje te gratë e tua për një muaj." Ai a.s. i tha: "Muaji është 29 ditësh." (1910)

Ebu Bekri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Dy muajt e festave të Bajramit (d.m.th. Ramazani dhe Dhul-Hixhxheh, Bajrami i Ramazanit dhe Bajrami i haxhit) nuk pakësohen (në vlerën dhe në epërsinë e tyre). (1912)

era r.a. tregon: "Ka qenë zakon ndër shokët e Muhamedit a.s. kur ndonjëri prej tyre agjëronte dhe i sillej ushqim për iftar për të prishur agjërimin, por ai flinte përpara se të hante, atëherë ai nuk do të hante më atë natë dhe deri në perëndimin e diellit ditën tjetër. Kejs Ibn Sirma Ensarij që kishte agjëruar atë ditë, shkon te gruaja e tij (në shtëpi) në mbrëmje në kohën e iftarit dhe e pyet nëse kishte diçka për të ngrënë. Ajo i tha: "Jo, por mund të shkoj të marr dhe të të sjell ty diçka." Ai bënte punë të rëndë ditën, kështu që e kaploi gjumi dhe fjeti. Kur u kthye e shoqja dhe e pa, tha: "Zhgënjim për ty." Të nesërmen në mesditë i bie të fikët. Kështu që e njoftuan Pejgamberin a.s. për gjithë ndodhinë. Pastaj zbriti ajeti Kuranor: "Ju është bërë e ligjshme që ju të keni marrëdhënie me gratë tuaja natën e agjërimit (gjatë Ramazanit nga koha e prishjes së agjërimit në mbrëmje deri në fillimin e agjërimit për ditën pasardhëse në agim). Ato janë Libas [mbështjellje, mbështetje, vend prehje - Sakan (d.m.th. ju ndjeni kënaqësi të jetoni bashkë, Tefsir Tabari] për ju, ashtu siç jeni edhe ju Libas për ato. Allahu e di mirë se ju gënjenit vetveten, kështu që Ai u kthye drejt jush (e pranoi pendimin tuaj) dhe ju fali. Tani pra, afrojuni atyre dhe kërkoni atë që Allahu ka përcaktuar për ju (fëmijët, pasardhësit)/7
Nga kjo ata u gëzuan shumë. Pastaj zbriti edhe: "Dhe hani e pini derisa të dallohet peri (drita e) bardhë e agimit qartë nga peri i zi (errësira e natës), pastaj plotësoni agjërimin tuaj deri në rënien e natës (pasardhëse)." (Kuran,v 2: 187) (1915)

Adij Ibn Hatim tregon se, kur zbriti ajeti: "Dhe hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës)", mora dy penj, një me qime të bardha dhe një me të zeza dhe i vura nën jastëkun tim dhe vazhdova t'i vështroj (herë pas here) gjatë gjithë natës, por nuk munda të shquaj gjë nga kjo. Kështu mëngjesin tjetër shkova tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ia rrëfeva atij gjithë ndodhinë. Ai a.s. më shpjegoi: "Ai ajet bën fjalë për errësirën e natës dhe bardhësinë e agimit." (1916)

Enesi r.a. tregon se Zejd Ibn Thabit r.a. ka treguar: "Hëngrëm syfyr me Pejgamberin a.s. pastaj ai u ngrit për faljen e namazit të agimit." E pyeta: "Sa qe koha ndërmjet syfyrit dhe ezanit (thirrjes së agimit)?" Më tha: "Qe kohë e mjaftueshme sa për të lexuar pesëdhjetë ajete nga Kurani." (1921)

elema Ibn Ekva r.a. tregon se një herë Pejgamberi a.s. nxori dikë ditën e Aslmres (dita e dhjetë e Muharremit) për të njoftuar: "Kush ka ngrënë, të mos hajë më, por të agjërojë këtë ditë. Edhe ai që s'ka ngrënë deri tani, të mos hajë, por të plotësojë agjërimin e tij (deri në fund të ditës)." (1924)

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: "Në qoftë se dikush ha ose pi duke harruar, atëherë ai duhet ta plotësojë (të vazhdojë) agjërimin e asaj dite, pasi ajo që ka ngrënë ose ka pirë i është dhënë atij nga Allahu." (1933)

Ebu Hurejra r.a. tregon: "Ishim të ulur në shoqëri të Pejgamberit a.s., kur tek ai vjen një burrë dhe i thotë: "O i Dërguari i Allahut! Jam shkatërruar!" I Dërguari i Allahut a.s. e pyeti se ç'i kishte ndodhur. Ai i tregoi: "Bëra marrdhënie me gruan ditën gjatë Ramazanit." I Dërguari i Allahut a.s. e pyeti: "A mund të paguash për të liruar një skllav?" Ai i tha që jo. E pyeti: "A mund të agjërosh dy muaj rresht?" Ai i tha që jo. E pyeti: "A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?" Ai i tha që jo. Pejgamberi a.s. heshti, kur pas pak, ashtu siç ishim, i sjellin Pejgamberit a.s. një kosh plot me hurma. Ai pyeti: "Ku është ai që më pyeti më parë?" Ai u përgjigj: "Unë (ja ku jam kështu)!" Ai (a.s.) i tha: "Merri këto dhe jepi sadaka." Pyeti: " A t'ia jap ndokujt që është më i varfër se unë? Për Allah! Nuk ka familje mes dy maleve të saj (Medines) që të jenë më të varfër se unë." Pejgamberi a.s. vuri buzën në gaz në të qeshur sa iu dukën dhëmbët anësorë pastaj i tha: "Ushqe me të familjen tënde." (1936)

Abdullah Ibn Ebi Aufa r.a. tregon: "Ishim me të Dërguarin e Allahut a.s. në një udhëtim. Ai (a.s.) i tha një burri (prej nesh): /7Zbrit dhe më përziej pak sevik (kaçamak me sheqer) me ujë." Burri i tha: "Dielli, o i Dërguari i Allahut, (akoma nuk ka perënduar)!" Pejgamberi a.s. i përsëriti: "Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë." Burri iu përgjigj: "O i Dërguari i Allahut! Dielli!,/ Pejgamberi a.s. ia përsëriti (për herë të tretë): "Zbrit dhe më përziej pak sevik me ujë." Burri i zbriti kafshës së vet dhe i përziu atij sevik me ujë. Pejgamberi a.s. e piu atë pastaj tregoi me dorë (nga lindja) dhe tha: "Kur të shihni të bjerë nata nga kjo anë, atëherë këtë kohë agjëruesi e prish agjërimin/7 (1941)

Ibn Abbasi r.a. tregon: "Një burrë shkoi tek Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut! Më vdiq nëna, ndërsa ka pasur borxh për të agjëruar një muaj (Ramazan që nuk e pati agjëruar). A më duhet të agjëroj unë për të?" Pejgamberi a.s. iu përgjigj: "Po. Borxhet ndaj Allahut janë më të parët që meritojnë dhe që duhen shlyer." (1953)

Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi