Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
Albani (761)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
Muslimanja (601)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
emine (509)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
Era (387)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
Redi (338)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
Visiana (198)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
iDa (175)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 
Esila (153)
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcapPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Voting_barPESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcap3%PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 3% [ 1 ]
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcap14%PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 14% [ 5 ]
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcap11%PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 11% [ 4 ]
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcap58%PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 58% [ 21 ]
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcap0%PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 0% [ 0 ]
PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_lcap14%PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS

Shko poshtë

PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS Empty PESHORJA E QIELLIT DHE PESHORJA E TOKËS

Mesazh nga Albani Thu Dec 22, 2016 10:19 am

Dr. Adem Ergyl
Fjalën takva / devotshmëri, e cila është një koncept i Kuranit Fisnik, disa komentues të Kuranit e shpjegojnë si “vetëdije e përgjegjësisë kundrejt Allahut Teala”. Të vepruarit me vetëdijen “e dhënies së llogarisë në audiencën e Zotit” në çdo punë që mund të bëhet, në çdo mendim dhe synim, padyshim se i jep njeriut një disiplinë serioze për jetën. Paralajmërimi: “Merreni veten në llogari para se t’ju marrë Zoti në llogari!” , është një paralajmërim serioz ashtu që robi t’i vendosë një rregull vetes dhe të mos humbasë në llogarinë e madhe që do ta japë në audiencën e Allahut të Lartësuar. Kurani Fisnik e njofton haptazi të gjithë njerëzimin se profetët dhe umetet e tyre do të merren në llogari. Allahu Teala na e kujton kështu se ana e mirësive në peshoren hyjnore duhet të vijë më e rëndë, në mënyrë që fytyrat tona të mos nxihen dhe të mos turpërohen:
“Peshimi (i veprave), atë ditë do të jetë i drejtë. Ata që u rëndon peshorja me vepra të mira, do të jenë të shpëtuar. Kurse ata që e kanë të lehtë peshoren me vepra të mira, do të humbin veten e tyre, për shkak se mohuan shpalljet Tona.” (A’raf, 8-9)
Çfarë peshoreje është ajo peshore që do të kurdiset atë ditë? Cila është njësia matëse e saj? Edhe pse ne nuk mund ta njohim plotësisht nga të gjitha aspektet natyrën e vërtetë të kësaj, nisur nga niveli që teknologjia ka arritur sot, vëmë re se shumë gjëra tashmë mund të maten. Gradat e nxehtësisë dhe ftohtësisë, nivelet e lagështisë, shkallët e tërmetit, vlerat e gjakut, shkallët e energjisë dhe fuqisë, matjet e shpejtësisë, vlerat e kalorive dhe qindra apo ndoshta mijëra gjëra të tjera si këto. Të gjitha këto tregojnë qartazi se veprat dhe sjelljet shpirtërore si besimi, devotshmëria, sinqeriteti, sevapi, mëkati, bindja dhe kundërshtimi do të peshohen lehtësisht dhe në një mënyrë të shpejt nga Allahu Teala në peshoren e përpiktë që do të kurdiset Ditën e Kiametit. Në këtë shkrimin tonë, më shumë se sa mënyrën e peshimit të kësaj peshoreje, do të shtjellojmë ndryshimin ndërmjet peshores sonë e peshores së Allahut dhe do të nxjerrim në pah se bazat e vlerësimit duhet të bëhen sipas peshores hyjnore. Po, cili është ndryshimi ndërmjet peshores së tokës dhe peshores së qiellit? Thënë me një shprehje tjetër, çfarë ndryshimi ka ndërmjet masave të peshores se njerëzve dhe asaj të Allahut të Lartësuar? Cilat janë kriteret e vlerësimit të njeriut në peshoren e njerëzve? Cilat janë në peshoren e Zotit (xh.sh.)? Cila është njësia vlerësuese në radhitjen e veprave në të mëdha dhe të vogla? Si bëhet vlerësimi i mëkateve apo i veprave të mira nga ana jonë dhe si bëhet nga ana e Allahut të Madhëruar? A do të japin të njëjtin rezultat me vlerësimin tonë në peshoren hyjnore shumë çështje që i kemi lejuar dhe i kemi pranuar si të drejta në zemrën apo veten tonë? Një i urtë shprehet: “A me kandarin e druvarit apo me peshoren e argjendarit e bëjmë llogarinë e veprave tona në këtë botë?” Pyetje, pyetje, pyetje... Ndërsa përgjigjet që do të jepen, do të jenë të ndryshme në mënyrë të drejtpërdrejtë me gradën e besimit, ndjeshmërinë e devotshmërisë, pjekurinë e zemrës dhe vetëdijen e përgjegjësisë sonë. Po, ndërkohë që sipas peshores së tokës prestigji i njeriut përcaktohet sipas vlerave të kësaj bote si pasuria, pozita, fama, fuqia, bukuria dhe shumë vlera të tjera të ngjashme me to, këto nuk do të kenë asnjë vlerë në peshoren e qiellit, nëse nuk do të përdoren për Allahun siç duhet. Nëse këto nuk do të vlerësohen sipas masave hyjnore, mund të shndërrohen në peshë që nuk do vendoset te plusi i peshores, por te minusi. Masa e vlerës së njeriut në peshoren e qiellit përbëhet nga “besimi dhe devotshmëria”. Më shumë se sa bukuria e paraqitjes, bëhet fjalë për bukurinë e zemrës, të moralit, të veprës dhe të nderit. Jo veprat e shumta dhe të pasinqerta, por veprat plot sinqeritet qofshin edhe të pakta, do të ndikojnë ndjeshëm në anën pozitive të peshores. Sipas nijetit të mirë apo të prishur, shumë vepra që duken si të vogla do të bëhen të mëdha dhe shumë vepra që pandehen si të mëdha do të zvogëlohen dhe pothuajse do të zhduken. Për të bërë një llogari të vetes jo sipas masave llogaritëse të nefsit, por sipas vlerave të peshores hyjnore ndërkohë që jetojmë në tokë, Allahu i Lartësuar u ka dërguar robërve të tij dy ndihmës të mëdhenj. Ndihmësi i parë janë masat e treguara në Kuran dhe Sunet, ndërsa ndihmësi i dytë janë ndërgjegjet dhe zemrat e paverbuara me mëkate dhe gjynahe. Edhe nëse njerëzit japin fetva, edhe nëse nefsi nxjerrë justifikime të drejta sipas tij, nëse akoma ka një zë në zemër i cili nuk të lë rehat dhe të bren nga brenda, ja, ajo është gjilpëra e peshores hyjnore që të prek zemrën. Ky paralajmërim është paralajmërim hyjnor dhe pasqyra e llogarisë së vërtetë. Çdo njeri që shikon në atë pasqyrë dhe përballet ndershmërisht me veten e tij, është e pamundur që nefsi ta mashtrojë. Allahu Teala e shpjegon kështu këtë të vërtetë: “Po, vërtet që njeriu e sheh dhe e njeh veten, edhe nëse paraqet shumë pretekste.” (Kijame, 14-15)
Peshorja e qiellit është një peshore e përpiktë. Ajo nuk lë pas dore asnjë gjë të vogël apo të madhe, por menjëherë e merr në vlerësim. Pa shikojeni shprehjen e këtij ajeti që i drithëron zemrat: “Ditën e Kiametit, Ne do të vendosim peshore të sakta e askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi. Ne do të sjellim (për gjykim) çdo vepër, qoftë kjo edhe sa pesha e një kokrre sinapi. Ne jemi të mjaftueshëm për llogaritje.” (Enbija, 47)
Nisur nga kjo, asnjë vepër të mirë apo mëkat, nuk duhet ta marrim për të lehtë. Ka shumë vepra të mëdha që duken të vogla. Ky hadith fisnik është një tablo mësimdhënëse në lidhje me këtë aspekt: Ebu Mes’ud el-Bedri, radijallahu anh, transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Një njeri prej umeteve të tjera para jush, u mor në llogari. Asnjë vepër e mirë nuk iu gjet, por ai ishte një njeri i pasur që i ndihmonte njerëzit. Shërbëtorin e tij e urdhëronte që t’ua falte borxhin të varfërve që ishin në vështirësi. Allahu, xhelle xhelaluh, tha:
“Ne jemi më falës se ai, prandaj faleni atë!” (Muslim, Musakat 30.)
Ebu Abdurrahman Bilal ibni’l-Harith el-Muzeni, radijallahu anh, transmeton se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Robi mund të thotë një fjalë me të cilën Allahu kënaqet, por atij nuk i shkon aspak në mendje se me atë fjalë mund të arrijë pëlqimin e Allahut. Ndërkohë Allahu mund të kënaqet me atë njeri deri në Ditën e Gjykimit kur ta takojë, për shkak të asaj fjale që tha. Gjithashtu, një rob thotë një fjalë me të cilën tërheq zemërimin e Allahut, por ai nuk mendon se ajo fjalë mund të bëhet shkak që Allahu të zemërohet me të. Ndërkohë Allahu mund të zemërohet me atë rob deri në Ditën e Kiametit kur ta takojë, për shkak të asaj fjale të keqe.” (Muvatta, Kelam 5; Tirmidhi, Zuhd 12.) Së fundi, siç ka thënë edhe i Dërguari i Allahut (s.a.s.): “Të gjithë që merren në llogari deri në detaje, do të ndëshkohen.” Nisur nga kjo, ne nuk kemi ndonjë degë tjetër tek e cila mund të kapemi, përveç se t’i kërkojmë Allahut Teala, i Cili është i mëshirshëm dhe falës ndaj robërve të Tij, që të na e lehtësojë llogarinë dhe madje t’i përgjërohemi të na bashkojë me robërit e Tij që do hyjnë në xhenet pa dhënë llogari.
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi