identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
40 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 40 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Temat me shikuara
Te drejtat ekonomike te gruas dhe e drejta e saj per pune
Faqja 1 e 1
Te drejtat ekonomike te gruas dhe e drejta e saj per pune
Gruaja para Islamit nuk ka pasur personalitet të pavarur ekonomik, por thjesht ka qenë një pasuri të cilën e trashëgonin burrat. Kur'ani rrëfeu për këtë gjendje në të cilën u gjet gruaja dhe e injoroi.
All-llahu i Lartësuar thotë: "O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre ... " (En-Nisa: 19)
Gjëja e parë që është specifike e gruas është mehri (dhurata e kurorës), ky është enkas për të, All-llahu këtë ia obligoi burrit i cili martohet. Nga mehri askush nuk mund të marr asgjë, përveçse me vullnetin dhe pëlqimin e saj. All-llahu i Lartësuar thotë: "Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë ... " (EnNisa: 4)
Me qëllim që mos të mbetet gruaja e varur prej të tjerëve, Islami ia pranoi asaj të drejtën e posedimit të pronës me trashëgimi. Prona e konfirmon personalitetin dhe e forcon atë. All-llahu i Lartësuar thotë: "Meshkujve ju takon pjesë nga pasuria që e lënë prindërit e të afërmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesë nga ajo që lënë prindërit e të afërmit, le të jetë pak ose shumë ajo që lënë, ju takon pjesë e caktuar (nga Zoti)." (En-Nisa: 7) Po ashtu, ia njohu edhe asaj sikur edhe burrit, të drejtën e lidhjes së kontratave të transaksioneve të të gjitha llojeve, dhe e bëri poseduese së të drejtës ekskluzive të pronës së saj. Ajo ka të drejtë të merret me tregti, t'i sigurojnë të tjerët dhe atë ta sigurojnë tjerët.
Imam Muhammed Abduhu thotë: "Në këtë gradë në të cilën i ngriti Islami gratë, nuk i ngriti asnjë fe e mëparshme, dhe asnjë ligj tjetër, bile nuk arriti në të asnjë popull para apo pas Islamit. Popujt evropianë, prej gjurmëve të përparimit të të cilëve në civilizim dhe kulturë, ishte nderimi dhe vlerësimi i lartë që ia bënë gruas, ende nuk kanë arritur në piedestalin në të cilin i ngriti Islami gratë."
Gruaja punoi në tregti dhe bujqësi,(1) në blegtori(2) dhe ambulancë si dhe në të gjitha sferat të cilat janë në pajtim me natyrën e saj dhe ka mundësi t'i kryejë.
Hakimi transmeton prej Aishes r.a. e cila thotë: "Zejnebi ishte grua e cila merrej me manufakturë, po ashtu regjte, therte dhe jepte lëmoshë për hir të All-llahut.”(3)
Meqë Islami e nderoi rolin ekonomik të gruas, Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) e nxiti që pasuria e saj të ketë ndikim në zhvillimin e shoqërisë duke thënë: "Jepni sadaka, jepni sadaka", më tepër jepnin sadaka prej grave. (Transmeton Muslimi)
Transmetohet prej Abdullah Ibën Mes'udit se Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) i tha Zejnebit, gruas së Abdullahut: "Burri dhe fëmija yt, janë njerëzit më meritor të cilëve duhet dhënë sadaka (lëmoshë)." (Transmeton Buhariu)
Për fat të keq, disa burra të cilët edhe më tej mendojnë se janë fetarë të mirë - frikohen prej kësaj pavarësie ekonomike të gruas. Kjo, si dhe lakmia e superioriteti i tyre i shtynë që të dominojnë mbi gjithë atë që e posedon gruaja. Disa të tjerë u kthyen në epokën e xhahilijjetit duke mos u dhënë vajzave të veta hise në trashëgimi. Kështu pasurinë e lënë ua shesin formalisht djemve të vet. Ashtu që mos t'ua japin vajzave hakun e vet që u takon sipas përcaktimit të sheriatit madhor.
E drejta e gruas për të punuar
"Pasi shkencat psikologjike dhe pedagogjike e konfirmojnë se përkushtimi i gruas ndaj fëmijës së vet, është domosdoshmëri jetësore edhe për fëmijën edhe për nënën, atëherë pra nëna ka nevojë për fëmijën e vet, e po ashtu edhe fëmija ka nevojë jetësore dhe shpirtërore për nënën e vet. Por, njëkohësisht dalja e gruas prej shtëpisë nënkupton lënien pas dore të fëmijës, e kjo u kanoset brezave të ardhshëm me shkatërrimin e edukatës dhe privimin e ummetit nga individi i shëndoshë. Mirëpo krahas saj, ka shumë punë ku duhet të profesionalizohet gruaja, si: lindja, medicina e grave, mësimdhënia në shkollat e femrave dhe të ngjashme me këto. Në suaza të nevojës së gruas apo shoqërisë, gruaja ka mundësi t'i kryej të gjitha punët të cilat janë në harmoni me natyrën e saj dhe ka mundësi t'i kryejë duke e mbrojtur vlerën, nderin dhe prestigjin e saj.”
________
1. Muslimi.
2. Buhariu.
3. Sipas kushteve të Muslimit.
Shkoqitur nga libri "Gruaja në karvanin e thirrjes", Mustafa Tahhan
Similar topics
» Problemet ekonomike, çifti kroat nxjerrë në shitje fëmijën
» Përparësia e gruas muslimane
» Cilësitë e gruas muslimane
» Cilësit e gruas muslimane
» Sinqeriteti në punë
» Përparësia e gruas muslimane
» Cilësitë e gruas muslimane
» Cilësit e gruas muslimane
» Sinqeriteti në punë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor