Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
Albani (761)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
Muslimanja (601)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
emine (509)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
Era (387)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
Redi (338)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
Visiana (198)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
iDa (175)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 
Esila (153)
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcapASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Voting_barASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 

Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcap3%ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 3% [ 1 ]
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcap14%ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 14% [ 5 ]
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcap11%ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 11% [ 4 ]
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcap58%ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 58% [ 21 ]
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcap0%ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 0% [ 0 ]
ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_lcap14%ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Shko poshtë

ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Empty ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

Mesazh nga Albani Thu Nov 10, 2016 9:45 am

Prof. Dr. Zymer Ujkan NEZIRI

ASPEKTE TË KUFIRIT KOSOVË – MALI I ZI NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE Prof-dr-zymer-ujkan-neziri
Kumtesë në panelin e diskutimit: Demarkacioni Kosovë – Mali i Zi: sfidat, komunikimi dhe transparenca
Organizues: Qendra për Promovimin e Zhvillimit (QPZH), Fridrih Erbert Stiftung (FES), kolegji evropian Juridica
Salla e kolegjit evropian Juridica, Prishtinë, më 24.6.2015



Hyrje

Kufiri shtetëror me Malin e Zi, si pjesë e indentitetit të shtetit të Kosovës, është çështje e sotme për shqyrtim shumë serioz. Dihet se ka lloje e lloje kufijsh, por tash po veçoj kufirin ndërshtetëtor të vendosur me dhunë, kufirin e vendosur me marrëveshje dhe kufirin e vendosur me ndërmjetësim. Për të dy variantet e fundit presim që nga Qeveria në Podgoricë të mbizotërojë arsyeja për vijën e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, e kontestueshme nga ana e ekspertëve tanë, për rreth 12 mijë ha tokë të rrethinës së Pejës, të krahinave Rugovë dhe Podgur, por duke pasur parasysh edhe kufirin Kosovë -Mali i Zi të viteve 1912-1944-1999.

Rugova në Luftën e Dytë Botërore
Lidhur me këtë kumtesë timen, Aspekte të kufirit Kosovë-Mali i Zi në Luftën e Dytë Botërore, që ka theks të veçantë në mbrojtjen e kufirit të Rugovës me Malin e Zi, paraprakisht bën të shtrohen tri pyetje:
1.Cili ishte kufiri Kosovë-Mali i Zi në Luftën e Dytë Botërore?
2. Si është mbrojtur ky kufi në Luftën e Dytë Botërore?
3. Kush e ka mbrojur këtë kufi në Luftën e Dytë Botërore? Në pyetjen e parë, kemi këtë përgjigje: Kufiri Kosovë-Mali i Zi, në Luftën e Dytë Botërore, në krahinën e Rugovës, ishte në pikat Çakorr-Mokna-Glloxhi-Murgash-Smilevicë. (Dëshmi: Arkivi i Kosovës, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhukë Haxhisë, komandant ushtarak i Rugovës, Pejë, më 14 3.1947). Dy, ky kufi është mbrojur ushtarakisht në Luftën e Dytë Botërore. (Dëshmi: Arkivi i Kosovës, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhukë Haxhisë, Pejë, më 14.3.1947). Tre, këtë kufi në Luftën e Dytë Botërore, në krahinën e Rugovës, e kanë mbrojtur gjashtë grupe të armatosura: Grupi i Zhukë Haxhisë, Stakaj, Grupi i Rizë Zymerit, Koshutan, Grupi i Salih Ramës, Bogë, Grupi i Isuf Mehmetit, Shtupeq i Vogël, Grupi i Haxhë Mustafës, Shtupeq i Math, Grupi i Sak Faslisë, Koshutan. Grupi i fundit, i dyti nga Koshutani, ishte i formuar pjesërisht edhe me luftëtarë nga katundi Pepaj, që i takonin bajrakut të parë, Bajrakut të Shtupeqit të Vogël, me lejën e Zhukë Haxhisë, për shkak se grupi nuk kishte luftëtarë të mjaftueshëm.
Gjashtë grupet kishin një komandë të përbashkët, mbi gjashtë muaj. Zhukë Haxhia ishte komandant ushtarak, kurse Rizë Zymeri ishte komandant politik. (Dëshmi: Arkivi i Kosovës, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhukë Haxhisë, Pejë, më 27.2.1947). Këtë detyrë e kishte marrë Rugova nga Komiteti i Pejës, në krye me atdhetarin e madh të Lëvizjes Kombëtare, Bedri Pejani. (Shihni: Azem Azemi, Procesverbal i marrjes në pyetje të Zhukë Haxhi Çelës, shkruar në Drejtorinë e Qarkut të Drejtoratit të Sigurimit Shtetëror (UDB) në Pejë, më 5.II.47, në: Instituti i Historisë, rev. Kosova, nr. 25, Prishtinë, 2003, f. 225).
Këto gjashtë grupe mbronin gjashtë sektorë në kufi me Malin e Zi. Forca ushtarake e këtyre gjashtë grupeve të armatosura përbëhej nga 600 vullnetarë gjithsej. (Dëshmi: Arkivi i Kosovës, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhukë Haxhisë, Pejë, më 14.3.1947). Pjesët e tjera të kufirit, në dy krahë, i kanë mbrojtur njësitë nga Plava e Gucia dhe nga Rrafshi i Dukagjinit. Këto grupe të armatosura të Rugovës kanë pasur edhe disa beteja me forcat e armatosura të Malit të Zi. Madje, kanë luftuar edhe për mbrojtjen e Pazarit të sulmuar. Ndonëse pati edhe humbje në këto beteja, të plagosur e të vrarë, e ndër ta ra dëshmor edhe Sak Faslia, Rugova doli fitimtare.

Pas përfundimit të Luftë së Dytë Botërore, Zhukë Haxhia u zgjodh kryetar i Rugovës, por shpejt gjendja politike ndryshoi. Pushteti synonte t’i burgoste prijësit. Në Shtupeq të Vogël, në lagjen Nilaj, u pushkatuan shtatë burra: pesë të vëllazërisë së madhe Lajçi dhe dy mysafirë: Idris Jaha-Nilaj, Ali Mustafa-Nilaj, Halil Shabi-Vaçaj, Metë Zymeri-Nilaj, Kacup Zeneli-Broçaj, si dhe Brahim Haxhia nga Shkreli dhe Ali Rexha-Nreshaj nga Bogët (Z. U. Neziri, ÇFSH, 9, Tiranë, 2006, f. 145). Zhuka me bashkëluftëtarët e vet doli në mal e jetoi në mal deri në shkurt 1947, kur pushteti e dënoi me vdekje, pasi ra në dorë, kurse Rizë Zymerin e pushkatoi bashkë me të birin, Hasan Rizën. Shumë të tjerë u dënuan me dënime të rënda, e disa kanë vdekur në burgjet jugosllave.
Shembuj burrërie në Luftën e Dytë Botërore
Në luftë me Malin e Zi, përveç betejave, që fillonin edhe me dyluftime, si ai dyluftimi i trefishtë i të famshmit Adem Isufi të Rexhajve të Shkrelit në Betejën e Nokshiqit, në dhjetor 1879, kishte edhe burrëri, krahas trimërisë. E burrëri ishte respektimi i ndërsjellë i kodit moral të luftës: se malli i kundërshtarit bën të plaçkitet, se shtëpia bën t’i digjet, por jeta dhe nderi i familjes nuk bën t’i preket, andej, si këndej kufirit.
Kështu ishte para e pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por vetëm deri më 1912, kur Mali i Zi e theu këtë kod burrërie në Rugovë. Mali i Zi, bashkë me Serbinë, edhe më 1919, më 16 shkurt, e shkeli këtë kod burrërie kur masakroi 432 fëmijë, gra e pleq, e shumë prej tyre i dogji të gjallë në Hanin e Isufit në Shtupeq të Math. (Z. U. Neziri, Mërgimi politik në epikën historike të Rugovës, në: Studime për folkorin, I, IAP, Pr., 2006, f. 261-273).
Por, Rugova nuk e theu kodin e burrërisë, se rast të mirë për hakmarrje kishte kur në LDB kaluan duke ikur nëpër Rugovë rreth 30 mijë njerëz, gra e fëmijë, kryesisht malazez, që i solli pushteti jugosllav dhe i vendosi në tokat e në shtëpitë e shqiptarëve. (Dëshmi: Arkivi i Kosovës, Procesverbali i hetimeve ndaj Zhukë Haxhisë Pejë, më 5.II.1947). Dhe, Rugova tha: nuk e çburrnojmë pushkën n’ta! Pra, ajo nuk e theu kodin e burrërisë, sepse nuk i ndali dhe nuk u hakmor në ata 30 mijë njerëz, gra e fëmijë, kryesisht malazez. Ajo fisnikërisht u hapi rrugë atyre, madje edhe njerëzisht u ofroi ndihmë nënave me fëmijë të vegjël, atyre me këmbë të mërdhira, po edhe një lehone, që lindi fëmijën e saj në katundin Drelaj. Në historinë e dy popujve është dëshmi në përmasa evropiane për shpirtin fisnik e bujar të shqiptarëve, për burrërinë e madhe të tyre.
Ky ishte vendim i parisë së Rugovës, që mos të çburrërohet pushka, kur kapitulloi Jugosllavia e Parë, në prill 1941: Osman Rrustemi, Drelaj, kryetar i Komunës së Rugovës, dhe kryepleqtë: Isuf Mehmeti nga Shupeqi i Vogël, Haxhi Zeka nga Shtupeqi i Madh, Din Zeka nga Rieka e Allagës, Rrustem Veseli nga Pepajt (Pepiq), Rexhep Mustafa nga Malajt, Hysen Syla nga Bogët, Sokol Çela, nga Stakajt, Agan Seku nga Haxhajt, Fasli Zymeri nga Kuqishta, Tahir Abazi nga Drelajt, si dhe Zhukë Haxhia, Stakaj. (Shihni: Azem Azemi, Procesverbal i marrjes në pyetje të Zhukë Haxhi Çelës, shkruar në Drejtorinë e Qarkut të Drejtoratit të Sigurimit Shtetëror (UDB) në Pejë, më 5.II.47, në: Instituti i Historisë, rev. Kosova, nr. 25, Prishtinë, 2003, f. 221-222. P.S. Mungojnë: Dugaiva, Shkreli, Koshutani? Disa emra i përmirësova, se janë shkruar me gabime, Z.U.N). Natyrisht, nuk harrohet edhe lejimi i kalimit të të shpërngulurve tanë në Mal të Zi, në vitet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 1998-99, dhe lejimi i vendosjes së tyre atje, në familjet shqiptare, nga Rozhaja e deri në Ulqin.

Rugova pas Luftës së Dytë Botërore
Vija Çakorr-Mokna-Smilevicë, pra, ishte vija e kufirit të Rugovës me Malin e Zi në LBD edhe pas saj. (Dëshmi: Fjala hyrëse e Komisionit të Besëlidhjes së Rugovës: Guri i Vajzit, Qafa e Diellit, Moknat, Livadi i Turkut, më 20.11.1970). Duhet pasur parasysh se kur Mali i Zi e sulmoi Vilajetin e Kosovës në tetor 1912, pikat Çakorr-Mokna-Smilevicë nuk ishin vija e kufirit të Shqipërisë me Malin e Zi. Gjenerali Janko Vukotiq i mbretit Nikollë të Malit të Zi duhej më parë për të marrë Beranin dhe e pushtoi pas luftës së përgjakshme në gjysmën e tetorit 1912, ku morën pjesë edhe rugovasit në mbrojtjen e tij. E, para Beranit, Vukotiqi duhej pushtuar Mojkovcin e Bjello Polen, dy qendra kufitare të Vilajetit të Kosovës me Malin e Zi, dhe pas pushtimit të tyre e sulmoi Beranin.
Rugovasit luftuan kundër Vukotiqit, pos në Beran, edhe në Çakorr, në Mokna e në Shtupeq, deri më 30 tetor 1912, kur ai hyri në Pejë dhe e pushtoni pjesën veriore të Rrafshit të Dukagjinit, duke bërë krime të rënda në popullsinë shqiptare, nga plaçkitjet e vrasjet e deri te ndërrimi i dhunshëm i fesë në Rugovë e Pejë dhe deri në Gjakovë. (Shihni librin e Zef Mark Harapit (1891-1946), shkrimtar nga Shkodra, mësues në Pejë, Ditt e trishtimit n’Pejë e nder rrethe: 1912-1913, f. 81, 83, 86, Dukagjini, 2004). Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova ripushtohet nga Jugosllavia, rugovasit vepruan politikisht kundër robërisë jugosllave, sidomos në organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, me Sylë Mehmetin dhe brezin e tij, dhe më 1968, brezi i Isa Demajt, e më 1981, brezi i Ali Lajçit. Shumë rugovas, gjatë gjysmë shekulli, si në krejt viset shqiptare, janë ndjekur politikisht, janë përjashtuar nga puna dhe janë burgosur. Disa kanë vdekur burgjeve e disa i kanë vrarë në kufi.
Edhe pesëdhjetë vjet më vonë, në luftën me Malin e Zi e me Serbinë, në vitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 1997-1999, brigada 136 ‘’Rugova’’ e Zonës Operative të Dukagjinit e ka konsideruar linjën Çakorr-Mokna-Smilevicë-Hajlë, vijë e kufirit me Malin e Zi, ku ranë dëshmorët e lirisë: Selman B. Lajçi, Besnik M. Lajçi, Ramush M. Lajçi, Xhavit S. Lajçi, Ramë A. Lajçi, Tone Lajçi-Husaj, Sokol Z. Nikçi. Ashtu konsiderohet edhe sot.
Mirëpo, edhe duhet të dihet saktësisht se Mali i Zi ishte në bashkësi shtetërore me Serbinë dhe kjo bashkësi e fundit jugosllave dyshtetërore e humbi luftën me Kosovën në qershor 1999. Pra, Mali i Zi e plaçkiti, e dogj dhe e masakroi Rugovën edhe më 1999, po edhe Pejën e anën veriore të Rrafshit të Dukagjinit, por doli humbës bashkë me Serbinë, e fitimtarit, Kosovës, i takon vija e mbrojtur e kufirit Çakorr-Mokna-Smilevicë-Hajlë, po edhe pjesa tjetër e bjeshkëve deri në Kullë.

Përfundim
Kjo është gjendja e Rugovës me Malin e Zi, pra vija Çakorr-Mokna-Smilevicë, në Luftën e Dytë Botërore, ndonëse as historikisht e as etnikisht edhe kjo nuk është e drejtë, sepse edhe ky ishte kufi i dhunshëm i Mali të Zi, së paku i treti me radhë (1912, 1878, 1859 etj.), i vendosur me pushtime në territoret shqiptare në dy shekujt e fundit, natyrisht, me lejen e Evropës dhe me ndihmën e saj, sidomos në prag të Kongresit të Berlinit e pas tij, në Tivar e Ulqin, e pastaj në Sanxhakun të Pazarit, si dhe më 1912, në Plavë e Guci, Beran e Rozhajë dhe në pjesën e Malësisë së Madhe, ku nuk kishte fare popullsi malazeze.
Në këto territore shqiptare të pushtuara nga Mali i Zi për rreth një shekull u asimilua shumica e popullsisë shqiptare, pra, ajo është tjetërsuar gjuhësisht, sidomos në qytete, përveç Ulqinit, në qytetet e tjera tash flet kryesisht boshnjakisht ose kroatisht. Kjo çështje mbetet e hapur, kurse problemi i vijës Çakorr-Mokna-Smilevicë-Hajlë, deri në Kullë, ku Republika e Kosovës dëmtohet për rreth 12 mijë hektarë tokë, duhet të mbyllet si punë e tashme e ngutshme ndërmjet qeverive, ajo e Malit të Zi në Podgoricë dhe kjo e jona në Prishtinë, e nëse duhet, edhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, si dhe duke e lënë derën të hapur për diskutim edhe për çështje të tjera shumë me rëndësi dhe për të gjetur zgjidhje për problemet e viseve tona të copëtuara e të falura në Berlin (1878) e në Londër (1913), duke pasur parasysh standardet e fqinjësisë së mirë parimet universale për lirinë e popujve.

Bibliografi
ARAPI Mark, Zef, Ditt e trishti¬mit n’Pejë e nder rrethe: 1912-1913, Dukagjini, Pejë, 2004.
AZEMI, Hysen, LNDSH-ja dhe Sigurimi Shtetëror Serb, vëllimi II, 1945-1957, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2014.
AZEMI, Hysen, Procesverbal i marrjes në pyetje të Zhukë Haxhi Çelës, shkruar në Drejtorinë e Qarkut të Drejtoratit të Sigurimit Shtetëror (UDB) në Pejë, më 5.II.1947, në: Instituti i Historisë, rev. Kosova, nr. 25, Prishtinë, 2003, f. 221-222.
ARKIVI i Kosovës, Procesverbale të hetimeve ndaj Zhukë Haxhisë Pejë, më 5.II.1947-27.III.1947.
CULAJ, Lush, Keri i Sadri Bardhit -jeta dhe veprimtaria atdhetare, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinës, 2007.
KOJÇINI-UKAJ, Sulltane, Roli i Zhukë Haxhisë në qëndresën kombëtare të Rugovës, në: rev. Kosova, nr. 28, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2006.
KOMISIONI i Besëlidhjes së Rugovës, Fjala hyrëse, Drelaj, Rugovë, më 20.11.1970.
NEZIRI Ujkan, Zymer, Mërgimi politik në epikën historike të Rugovës, në: Studime për folkorin, I, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2006, f. 261-273.
NEZIRI, Zymer, Veçori etnokulturore dhe epikografike të krahinës së Rugovës, në: Çështje të folklorit shqiptar, 9, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Tiranë, 2006, f. 139-200.



Burimi: http://www.kokaj.net/opinione-detale/items/aspekte-te-kufirit-kosove-mali-i-zi-ne-luften-e-dyte-boterore.html
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi