Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
Albani (761)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
emine (509)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
Era (387)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
Redi (338)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
Visiana (198)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
iDa (175)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 
Esila (153)
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcapLideri fisnik: Salahudin Ejubi Voting_barLideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 

Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcap3%Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 3% [ 1 ]
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcap14%Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 14% [ 5 ]
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcap11%Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 11% [ 4 ]
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcap58%Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 58% [ 21 ]
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcap0%Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 0% [ 0 ]
Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_lcap14%Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Lideri fisnik: Salahudin Ejubi

Shko poshtë

Lideri fisnik: Salahudin Ejubi Empty Lideri fisnik: Salahudin Ejubi

Mesazh nga Albani Tue Jul 26, 2016 12:25 pm

Lideri fisnik: Salahudin Ejubi 10a61a001c
Ai është mbreti triumfator Ebu Dhafër Jusuf ibn Ejub ibn Shadhi ibn Meruan. Ai është themeluesi i shtetit Ejubit në Egjipt dhe Sham. Ai është kalorësi fisnik, heroi guximtar dhe lideri më i mirë që ka parë historia e njerëzimit. Ai është modeli i personalitetit madhështor të muslimanit, ai është heroi i betejës së Hitinit dhe çliruesi i Kudsit nga kryqtarët. Për moralin dhe sjelljen e tij kanë dëshmuar vetë armiqtë e tij përpara se të dëshmojnë vetë shokët e tij.

Lindja dhe rritja e tij
Salahudin Ejubi ka lindur në Tekrit në vitin 1138 nga një familje kurde. Babai i tij ruante kalanë e Tekritit që ishte nën sundimin e Behruzit. Kurse xhaxhai i tij Esedud din Eshirkuh ishte një prej komandantëve të lartë në ushtrinë e Nuredin Mahmudit, drejtuesit të Mosulit. Nga gjërat më të çuditshme është fakti se Salahudini lindi pikërisht në momentin kur Behruzi e përzuri me dhunë Nexhmedinin (babain e tij) nga kalaja e Tekritit. Foshnjën e vogël Nexhmudini e priti me pesimizëm.
Kështu pra, Nexhmudini u detyrua që bashkë me familjen e tij të emigronte drejt Mosulit. Në atë kohë drejtues i saj ishte Imadudin Ez Zinki i cili e priti shumë mirë. Kështu që Salahudini u rrit shëndetshëm në Mosul. Atje mësoi krenarinë, kalorësinë dhe përdorimin e armëve. Atje mësoi dashurinë për xhihadin, mësoi të lexonte Kuranin, hadithet e Profetit (a.s) dhe gjuhën arabe.

Salahudini ministër i Egjiptit
Përpara se Salahudini të shkonte në Egjipt, Egjipti ishte nën sundimin e shtetit Fatimit. Madje në këtë kohë Egjipti ishte pre e grusht-shteteve të vazhdueshme nga grupacione të ndryshme. Situata në Egjipt ishte destabilizuese për shkak të vendosjes në mënyrë të njëpasnjëshme të halifëve në një kohë shumë të shkurtër si dhe ndryshimi i herë pas hershëm i ministrave të saj. Pikërisht për këtë aryse kryqtarët synuan Egjiptin.
Kur Nuredin Mahmudi, djali i Imadudin Ez Zinkit, pa se çfarë ndodhte në Egjipt midis ministrave dhe ambiciet e kryqtarëve për ta pushtuar atë, dërgoi nga Damasku një ushtri për në Egjipt nën komandën e Esedudin Eshirkuh. Pjesë e kësaj ushtrie ishte edhe nipi i tij Salahudin Ejubi. Kur kryqtarët e morën vesh për ardhjen e Esedudinit e lanë Egjiptin. Esedudini hyri në Egjipt dhe u bë ministër i saj. Pas vdekjes së tij, vendin e tij e zuri nipi i tij Salahudin Ejubi.
Në kohën kur Salahudini ishte ministër i Egjiptit, njerëzit thurrën ndaj tij lloj – lloj intrigash e komplotesh, por ai rezistoi. Pas vdekjes së halifit El Adid në vitin 1171, Salahudini i nxiti dijetarët që të bënin lutje për halifen e Bagdadit gjatë hytbes në ditën e Xhuma. Kjo do të shënonte përfundimisht rënien e shtetit Fatimit në Egjipt. Salahudini e drejtoi Egjiptin si përfaqësues i Nuredinit, i cili ishte nën komandën e hilafetit Abasit. Kështu, Egjipti u vu nën urdhërat e hilafetit Abasit me në krye Salahudinin.

Themelimi i shtetit
Nuredin Mahmudi akoma ishte gjallë. Salahudini kishte frikë se mos Nuredini e luftonte atë, prandaj ai mendoi që shtetin e tij ta themelonte në një vend tjetër, si në Jemen për shembull. Nuredini vdiq në vitin 1174 dhe si rrejdhojë çështjet shkuan drejt stabilizimit për Salahudinin i cili ia arriti qëllimit që të bashkonte Egjiptin dhe Shamin. Menjëherë pas vdekjes së Nuredinit, Salahudini shkoi në Sham dhe arriti që të shtypte ato revolta që synonin prijësit e asaj kohe që të rrëmbenin fronin e Nuredinit. Salahudini qëndroi në Sham rreth 2 vjet derisa ia arriti qëllimit që të sillte stabilitetin në vend. Më pas u kthye në Egjipt dhe pushteti i tij sa vinte dhe zgjerohej.

Salahudini dhe pjesmarrja ne luftë
Jeta e tij ishte e mbushur me pjesmarrjen e tij në luftë deri kur u çlirua Bejtul Makdis. Ibn Ethiri (historian) në librin e tij “El Kamil fit Tarih” i kushton vëmendje të madhe betejave të tij në jo më pak se 220-të faqe.

Lufta e tij me kryqtarët
Në kohën që Salahudini përpiqej që të forconte pozitat e tij në Sham, i la kryqtarët të lirë, pra nuk tentoi që të futej me ta në një luftë vendimtare. Pavarëshisht kësaj, ai herë pas herë zhvilloi me ta disa beteja sporadike me përmasa të vogla, si për shembull në vitin 1177 ai u ndesh me kryqtarët në betejën e Montxhisardit. Kryqtarët u shpartalluan lehtësisht prej tij, por në momentin kur Salahudini i la ushtarët e tij që të jepeshin pas plaçkës së luftës, kryqtarët shfrytëzuan momentin dhe e mundën ushtrinë e Salahudinit. Në vitin 1179 ai u ndesh me ushtrinë e Buldinit në Merexh Ajn dhe e fitoi betejën. Një vit më vonë ai u ndesh me ta në Gjirin e Jakubit dhe fitoi përsëri. Më pas, në vitin 1180 pati një armëpushim midis tij dhe kryqtarëve.
Mirëpo, ky armëpushim u thye, për shkak se konti Arnat filloi të sulmonte tregtarët dhe haxhinjtë nëpërmjet flotës ushtarake në detin e Kuq. Në vitin 1182, Salahudini përgatiti një flotë prej 30 anijesh për të sulmuar Bejrutin. Gjatë kësaj kohe, konti Arnat kërcënoi se do të sulmonte Mekën dhe Medinën. Mirëpo, Salahudini e rrethoi atë në kalanë e tij në Kerk 2 herë, ekzastësisht në vitet 1183 dhe 1184 dhe më në fund, në vitin 1185, konti Arnat pushoi së sulmuari haxhinjtë që shkonin për në Mekë.

Çlirimi i Kudsit
Në vitin 1187, pjesa më e madhe e qyteteve dhe kalave që ishin rreth Bejtul Makdis ishin nën komandën e Salahudinit. Më 4 korrik të vitit 1187, forcat kryqtare u ndeshën me ushtrinë e Salahudinit në Hitin. Kjo ishte beteja vendimtare midis tij dhe kryqtarëve. Në këtë betejë, Salahudini arriti të shpartallonte kryqtarët dhe të triumfonte ndaj tyre. Fill pas kësaj beteje, Salahudini filloi që të çlironte vende si Aka, Bejrutin, Sajdanë, Jafën, Kajserijen dhe Askalanin. Në mesin e shtatorit të po atij viti, kryqtarët i humbën lidhjet me Evropën, kështu që Salahudini i rrethoi ata në Kuds. Garnizoni i paktë i kryqtarëve nuk arriti që t’i bëjë ballë një ushtrie prej 60.000 ushtarësh. Pas 6 ditësh, kryqtarët u dorëzuan dhe më 12 tetor të vitit 1187, Salahudini hyri si triumfator në Kuds.
Salahudini u soll butë me kryqtarët kur e çliroi Kudsin. Ai nuk u soll me ta, ashtu sikurse u sollën ata kur e pushtuan Kudsin para afërsisht 100 vjetësh. Gjatë hyrjes së tij në Kuds, nuk u vra akush, e as u skllavërua askush dhe asnjë kishë nuk u shkatërrua. Rënia e mbretërisë së Kudsit në dorën e Salahudinit, e shtyu Romën që të përgatitej për një fushatë të tretë për ta rikthyer Kudsin në dorën e tyre.

Rikard Zemërluani dhe fushata e tretë e kryqtarëve
Fushata e tretë kryqtare kryesisht u financua nga Anglia dhe një pjesë nga Franca duke vendosur një taksë të veçantë që njihet si taksa e Salahudinit. Këtë fushatë e drejtuan Rikard Zemërluani, mbreti i Anglisë, Filip Agustos, mbreti i Francës dhe Frederik Barbosa , mbreti i Gjermanisë, i cili vdiq gjatë rrugës. Dy mbretërit e mbetur morën pjesë në rrethimin e Akasë në vitin 1191 dhe e pushtuan atë. Ata vranë rreth 3000 muslimanë dhe muslimane. Më 7 shtator të vitit 1191, ushtria e Salahudinit u ndesh me ushtrinë kryqtare me në krye Rikard Zemërluanin. Në këtë betejë, Salahudini humbi. Mirëpo pavarësisht kësaj, kryqtarët nuk patën mundësi që të depërtonin në brendësi. Ata qëndruan në bregdet dhe përpjekjet e tyre për të pushtuar sërish Kudsin dështuan. Në vitin 1192, midis Rikardit dhe Salahudinit u nënshkrua një marrëveshje në Reml ku ndër të tjera iu lejua të krishterëve që të kryenin peligrinazhin në Kuds.
Megjithëse Salahudini ishte armik me Rikard Zemërluanin, midis tyre kishte një respekt reciprok dhe të dy dhanë shembullin më të mirë të kalorësisë. Kur Rikardi u sëmur dhe e kapën ethet, Salahudini dërgoi mjekun e tij personal që ta shëronte atë. Salahudini gjithashtu i dërgoi fruta të freskëta dhe akull për të ftohur pijet. Kur në betejën e Ersufit, Rikardi humbi kalin, Salahudini i dërgoi dy kuaj. Në këtë kontekst, vlen që të përmendim që Salahudini me Rikard Zemërluanin nuk janë parë asnjëherë me njëri-tjetrin. Ata janë lidhur me njëri-tjetrin vetëm nëpërmjet mesazheve dhe korrierëve.

Vdekja e Salahudinit
Në vitin 1193, Salahudini mbushi 57 vjeç. Lodhja dhe mundimet që kishte kaluar gjatë gjithë betejave, bëri që shëndeti i tij të përkeqësohej. Ai qëndroi në Kuds derisa e mori vesh se Rikard Zemërluani u largua. Pas kësaj, ai u mor me menaxhimin e territorit të Palestinës. Mirëpo, ai u detyrua që të shkonte në Damask. Gjatë kësaj periudhe ai shkoi dhe kreu haxhin. Kohën e lirë e shfrytëzonte duke dëgjuar dijetarët të cilët debatonin me njëri-tjetrin për çështje të ndryshme të fesë. Ndonjëherë dilte edhe për gjueti. Në fund të dimrit, shëndeti iu përkeqësua, ishte tepër i lodhur, harronte shumë dhe nuk ishte në gjendje të priste njerëz.
Më 21 shkurt të vitit 1193 e kapën ethe shumë të forta që zgjatën plot 12 ditë. Në fillim marsi të atij viti, pas namazit të sabahut, kur imam Ebu Xhaferi po lexonte Kuran derisa arriti në ajetin “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes” Salahudini hapi sytë, buzëqeshi dhe tha: “E vërtetë”, pastaj ndërroi jetë në kalanë e Damaskut dhe atje u varros. Në xhenazen e tij morën pjesë shumë muslimanë.
Allahu e mëshiroftë!
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi