Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
Albani (761)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
emine (509)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
Era (387)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
Redi (338)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
Visiana (198)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
iDa (175)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 
Esila (153)
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcapZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Voting_barZjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcap3%Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcap14%Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcap11%Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcap58%Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcap0%Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_lcap14%Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash?

Shko poshtë

Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Empty Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash?

Mesazh nga Albani Tue Jul 26, 2016 10:37 am

Zjarri në spital: Pacientët u zunë për çështje pronash? Zjarri-300x239
Ngjarja e rëndë ndodhi në repartin e Hemodializës në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë. Pacienti 57-vjeçar Lefter Canaj, pas një debati, spërkati me benzinë pacientin tjetër Dashamir Saraçi dhe i vuri zjarrin. Flakët dhe tymi i marrin jetën dy pacienteve 55-vjeçare, Sanije Sulaj dhe Hanife Mali. Sipas gazetës Panorama, të dy janë grindur për një konflikt të hershëm pronësie. Të tjera media thonë se sherri mes tyre kishte nisur për një debat politik

Dy të vdekur dhe 20 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Ky është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në vendin ku nuk pritej, pikërisht në ambientet e brendshme të Spitalit Amerikan në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se pas një konflikti, pacienti Lefter Canaj ka spërkatur me benzinë pacientin tjetër Dashamir Saraçi dhe i ka vënë zjarrin.

Për shkak të flakëve të dendura dhe asfiksisë nga tymi i përhapur shpejt fatkeqësisht dy paciente Hanife Mali dhe Sanije Sulaj që të dyja 55-vjeçare kanë humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Ndërkohë të plagosur rëndë kanë mbetur edhe autori i dyshuar Canaj dhe Saraçi, të cilët ndodhen nën trajtimin mjekësor.

Ngjarja e pazakontë dhe shumë e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në pavijonin e Hemodializës së Spitalit Amerikan 1.

Menjëherë pas shpërthimit të zjarrit stafi mjekësor dhe familjarë të pacientëve kanë ndërhyrë për të shpëtuar sa më shumë të shtruar që ndodheshin në këtë pavijon për trajtim të hemodializës.

Mësohet se kanë qenë rreth 26 pacientë të shtruar, por fatmirësisht kanë shpëtuar.

Mes të plagosurve për shkak të djegieve janë edhe pjesë e stafit mjekësor një infermiere dhe një mjeke.

“Autori i zjarrvënies Lefter Canaj pasi ka mbaruar dializën ka shkuar në dhomën e pacientit Saraçi, ka nxjerrë nga qesja një bidon dhe dyshohet të ketë spërkatur me benzinë atë dhe më pas i ka vënë zjarrin. Me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e zjarrit mbi autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin” -thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe forcat zjarrfikëse dhe sipas tyre nga veprimet e para dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe për përhapjen e flakëve u përdor një shishe benzinë.

Për shkak të materialeve spitalore lehtësisht të djegshme, flakët janë përhapur në mënyrë të shpejtë dhe ky ka qenë shkaku që nuk është bërë i mundur shpëtimi i jetëve të dy 55-vjeçareve nga Mamurrasi dhe Laçi, të cilët ishin nën trajtim me shërbimin e hemodializës.

Në vendin e ngjarjes konstatohen lehtë dëmet e shumta materiale të shkaktuara, ndërsa për disa orë paniku ka përfshirë jo vetëm stafin mjekësor, por edhe pacientë dhe të afërm të tyre.

Pas ngjarjes së rëndë mbërriti edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili u shpreh se po merren të gjitha masat që të mos ndërpritet shërbimi i hemodializës, pavarësisht ngjarjes me përmasa tragjike.

Familjarët e dy viktimave ishin mjaft të tronditur dhe pasi kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore pritet që të tërheqin trupat e pajetë për të kryer më pas ceremoninë mortore.

Nga ana tjetër, ekspertët janë përqendruar në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndonëse provat janë të shumta që tregojnë se shkaktar i këtij krimi është 57-vjeçari Lefter Canaj.

Sipas dëshmitarëve ai ishte pacient i hemodializës dhe paraqitej dy herë në javë për të marrë këtë shërbim.

Ata tregojnë se ishte person i mbyllur në vetvete dhe nuk përfshihej në diskutime, por nuk kishte shfaqur shenja të dukshme depresioni.

Ndërsa mjekët shpjegojnë se pacientët që marrin shërbimin e hemodializës shpesh kalojnë momente depresioni, pasi sëmundja e rëndë e nxit çekuilibrimin.

Pasojat mund të ishin shumë më të rënda nëse nuk do të ishte ndërhyrja e shpejtë e stafit të spitalit dhe të afërmve të pacientëve.

Për shkak të vendosjes së aparaturave pacientët e kanë të pamundur që të lëvizin në mënyrë të menjëhershme, pasi kjo do iu shkaktonte pasoja serioze, deri në humbjen e jetës për shkak të hemorragjisë.

Për këtë arsye u desh ndërhyrja e stafit mjekësor dhe familjarëve që mes zjarrit, tymit të dendur dhe panikut të nxirrnin pacientët nga aparaturat dhe më pas t’i vendosnin në një vend me të sigurt.

Spitali Amerikan: Nuk mundet ta parandalonim, stafi reagoi shpejt

Pak orë pas rënies së zjarrit dhe humbjes së jetës së dy pacientëve ka reaguar edhe Spitali Amerikan 1 në Tiranë.

Sipas tyre ngjarja nuk mund të parandalohej dhe nga verifikimi që kanë kryer nuk është përgjegjësia e tyre për atë që ka ndodhur.

“Ngjarje të tilla janë të paparashikueshme, nuk mund të parandalohen, pasi pacientët kanë sendet e tyre vetjake, ne nuk mund të shkelim të drejtat për t’i kontrolluar, bidoni i pacientit supozohej që të ishte me ujë” – deklaroi mjekja e Spitalit Amerikan.

Në lidhje me reagimin, pasi ndodhi shpërthimi i flakëve mjekja shpjegoi se reagimi ka qenë i menjëhershëm nga ana e personelit dhe kur ka ardhur policia me zjarrfikësen gjithçka ka qenë nën kontroll.

“Ajo që ka ndodhur ka qenë një ngjarje shumë e rëndë që duhet ta kuptoni. Salla ka qenë në ngarkesë të plotë me 30 pacientë që ishin duke kryer seancën e dializës dhe e kanë të pamundur të lëvizin, pasi është i lidhur me makinën”.

Sipas shpjegimeve të mjekëve, një pacient hyri dhe kreu një veprim për të cilin do të prononcohet policia për të mos dhënë detaje të mëtejshme.

Pacienti ka hyrë dhe ka kryer veprimin, ka shpërthyer flaka, infermieri është djegur në tentativë për të shpëtuar pacientin.

“I gjithë stafi është dëmtuar në tentativë për të shpëtuar pacientët. Brenda 3 minutave stafi nxori jashtë pacientët dhe ndërhyrja ishte e menjëhershme. Kur erdhi policia dhe zjarrfikësja gjithçka ishte në kontroll. Të gjithë pacientët janë jashtë rrezikut, përveç dy pacienteve që kanë qenë në sallën e vogël në afërsi më pacientin e dëmtuar kur ndodhi ngjarja” -thuhet në komunikimin zyrtar.

Ndërsa në lidhje me shkaktarin e ngjarjes, pacientin Lefter Canaj, mësohet se gjendja shëndetësore e tij është tepër e rëndë dhe mësohet se ai është djegur në 90 për qind të trupit.

Urdhër-arresti për autorin, vendosen dy akuza të rënda

Pasi grumbulloi provat në vendin e ngjarjes dhe siguroi dëshmitë e duhura, policia, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Tiranës lëshuan urdhër-arrestin për 57-vjeçarin Lefter Canaj.

Ndonëse gjendja e tij shëndetësore mbetet kritike në pavijonin ku ndodhet i shtruar ndodhen efektivë të policisë, të cilët e mbajnë nën arrest.

Cani akuzohet për dy vepra penale, atë të zjarrvënies së qëllimshme dhe vrasje në rrethana cilësuese.

Për të kompletuar më shumë dosjen policia ka marrë edhe dëshmitë e disa pacientëve të cilët e njihnin dhe gjithashtu edhe stafin mjekësor.

Ata kanë treguar se nuk ishte tip i komunikueshëm, por nuk e mendonin se mund të arrinte të kryente këtë krim të rëndë. Mbeten ende të paqarta rrethanat e konfliktit mes Canajt dhe Saraçit, por nga hetimet e para dyshohet se përplasja mes tyre ka ndodhur për motive banale, pas një zënke me fjalë.

Pasi ka marrë shërbimin e duhur, Canaj ka shkuar në gardërobë dhe prej andej ka dalë me një bidon benzine.

Ai ka rendur në dhomën ku ndodhej Saraçi me katër pacientë të tjerë dhe pasi i ka hedhur benzinën në trup, i ka vënë flakën.

Nga zjarri që ndezi e ka pësuar edhe vetë autori që ndodhet në rrezik për jetën, pasi mjekët konfirmojnë se ka djegie në 90 për qind të trupit./mapo.al/
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi