Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
Albani (761)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
Muslimanja (601)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
emine (509)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
Era (387)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
Redi (338)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
Visiana (198)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
iDa (175)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 
Esila (153)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Voting_bar“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 

Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap3%“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 3% [ 1 ]
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap14%“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 14% [ 5 ]
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap11%“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 11% [ 4 ]
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap58%“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 58% [ 21 ]
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap0%“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 0% [ 0 ]
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_lcap14%“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri

Shko poshtë

“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Empty “Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri

Mesazh nga Forum Kulturor Sat Mar 05, 2016 9:27 pm

“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Tregu-e1457183553592
Nga Vepror Hasani

Po, “Lagjja e Xhamisë” së Korçës kishte 1900 dyqane prej guri, Bezisten dhe Pazarin e Grave, por edhe hane, hamame, sheshe tregtimi, zejtari, shkolla, zyra avokatie etj. Sa e vërtetë është kjo? E shtuna e pazarit 500-vjeçar të Korçës arrin të tregojë për gjithçka, edhe për 1900 dyqanet. Lagjja e Xhamisë ndryshe quhej “Lagjja e tregut”. Ndiqni rrëfimin.

Të shtunë bëhej pazar. E shtuna e pazarit të Korçës adhurohej si një ditë e shënuar. Lagjja e Xhamisë shndërrohej në bujtinë për të gjithë: myslimanë, ortodoksë, katolikë, hebrenj e këdo tjetër. (Në pazarin e Korçës bënin tregti edhe ebrenjtë).Të gjithë ishin të mirëpritur. Vinin nga ana e anës: nga Kosturi, Manastiri, Prespa, Naselishti e gjetkë, nga Kolonja, Devolli, Përmeti, Pogradeci, Gora, Opari, Vithkuqi e krahinat e tjera të vendit. Vinin edhe nga Follorina, Selaniku dhe Janina. Lagjja e Xhamisë së Korçës bëhej shtëpia e tyre. Bujtinat përgatiteshin çdo të shtunë për pritjen e miqve:

“Në Hanin e Shuleve vinin fshatarë nga zona e Prespës, zakonisht me origjinë maqedonase. Në Hanin e Dardharëve vinin bujtës nga fshatrat e Devollit të sipërm, dardharë, sinicarë, qytezarë, arëzarë. Në Hanin e Manastirit vinin udhëtarë të largët që përtej kufirit, nga zonat maqedonase, kryesisht, me origjinë shqiptare, në Hanin e Gjelit bujtësit ishin të përzier, po kështu edhe në Hani i Peshkut, që e kishte marrë emrin nga Pazari i Peshkut, ku ndodhej”. (Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 47)
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Korca-1918
Hanet e para u ndërtuan përreth Xhamisë: Hani i Kadillinjve frekuentohej kryesisht nga nëpunësit dhe qeveritarët e Korçës. Hani i avokat Belul Efendiut nga avokatët dhe noterët, Hani i Baba Aliut, (i teqesë së Melçanit), nga besimtarët e kështu me radhë, kurse në Hanin e Vithkuqarëve vinin njerëz nga zona e vendlindjes së Mirahorit. Më pas u ndërtuan hane të tjera, natyrisht, më larg xhamisë, pasi pazari zgjerohej vazhdimisht. Edhe këto hane kishin klientelën e tyre, si: Hani i Zeqirajt, Hani i Orhan bej Pojanit ku mblidheshin tregtarë dhe patriotë, Hani i Voskopojarëve, Hani Trebickallinjve dhe Hani i Elbasanit, te ky i fundit gjenin strehë tregtarët e Elbasanit. Edhe Hani i Manastirit ndodhej në zonën pranë Xhamisë.

Bujtësit niseshin një ditë para drejt Korçës që të zinin vend në hane e të rregullonin mallin që do të shisnin. Ishte kjo arsyeja që Pogradeci, Bilishti dhe Erseka pazarin e bënin të enjte. Të premteve udhëtonin drejt Korçës; atë ditë bëhej edhe pazari i bagëtive. Të shtunë, përveç pazarit të madh, bëhej edhe pazari kafshëve të samarit. Numri i të ardhurve ishte mjaft i madh. Gjithë ditën e kalonin nëpër dyqane, sheshet e tregtimit punishtet e zejtarëve e në mjedise të tjera ku shitej e blihej. Voskopojarët e bënte pazarin të mërkurave; ditën e shtunë edhe ata vinin në Korçë.

Njerëzit e ardhur në pazar, ktheheshin në shtëpi në mbrëmje vonë. Fëmijët prisnin gjithë ditën për të provuar ëmbëlsirat që do t’u sillnin; gratë fustanin e ëndërruar; pleqtë duhanin e fortë që vinte nga Elbasani. Interesoheshin edhe për veshjet dhe ushqimet që ishin blerë për familjen. Grurin e bardhë për trahana, bollgur e ashure e merrnin nga tregtarët e Pogradecit, edhe gështenjën që andej e merrnin, thuhej që konkuronte me atë të Tropojës, hudhrën e preferuar, zarzavatet dhe mollën nga Korça, rrushin nga Kosturi, qepën e bardhë, (mbretëreshën e kuzhinës) dhe fasulen nga Devolli, ullinjtë dhe vajin e ullirit nga Berati dhe Elbasani, cironkat nga liqeni i Prespës, koranin nga Pogradeci, mjaltin nga Kozeli, mishin prej bagëtive të rritura në malet e Gramozit, (kasaphana ndodhej në tregun e bagëtive), veshjet nga tregtarët e Korçës që, ose i prodhonin vetë, ose i sillnin nga Turqia, Greqia, Trieste, Venediku dhe vende të tjera.:

“Kodiku i Korçës dëshmon se qyteti (i Korçës) kishte që në shekullin e tetëmbëdhjetë marrëdhënie tregtare me krahinat e Shqipërisë së Mesme dhe me vendet e jashtme; tregtonte dyllë lëkurë, prodhime të leshta dhe mallara të sjella nga Venediku (pirango, skollata, letër etj); ky Pazar, ishte bërë një qendër e njohur zejtaro-tregtare përtej kufijve të tij, ishte bërë një pazar krahinor”. (Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 45)

Por, si mundi “Lagjja e Xhamisë”, të bëhej një treg kaq i rëndësishëm dhe i veçantë, sa Stambolli ta kishte zili dhe Janina frikë konkurencën e saj?
“Lagjja e Xhamisë” së Korçës me 1900 dyqane prej guri Xhamia
Shumë thjesht: në fillim u ndërtua Xhamia, pastaj Imareti, (qendra sociale), që të varfërit dhe fëmijët e tyre të mos flinin pa bukë; u ngrit Medreseja, që të vegjlit të njihnin botën ku kishin lindur; u ndërtua edhe një han për të gjithë ata që udha do t’i sillte në Korçë, që të kishin ku ta kalonin natën, u ndërtua edhe një hamam, që të ishte në shërbim të njerëzve. Kështu nisi, por e ka një sekret: gjithçka shkon mbarë vetëm kur mendohet për njerëzit dhe Mirahori, themeluesi i qytetit të Korçës, ngriti një qytet për njerëzit.

Përreth Xhamisë së Madhe të Mirahorit u ngritën furrat e bukës, dyqanet e ushqimeve, të bulmetit, të frutave dhe zarzavateve etj. Më pas kafene, restorante, hane të tjera e dyqane zejtarie. Pastaj erdhi një ditë kur të gjithë dëshironin të kishin një dyqan. U ngritën shumë godina. Gjithçka ndërtohej sipas projektit të hartuar nga Mirahorët:

“Nga ana urbanistike, pazari i Korçës dallohet prej një strukture mjaft kompakte dhe një rregullsie thuajse gjeometrike. Një rrjet i rregullt, me rrugë të drejta, që ndërpriten ndërmjet tyre me kënde kryesisht të drejta, kufizojnë parcela të mbushura me ndërtime”. (Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 212)

Kërkesa për ngritje dyqanesh nuk shteri kurrë, njerëzit kishin dëshirën të investonin:

“…Një karakteristikë që të bie në sy edhe sot në tregun e Korçës është grumbullimi i shumë dyqaneve në një sipëfaqe të vogël. Rrugët e tregut janë të ngushta e të shtruara me kalldrëm me gurë të lëmuar lumi. Rrugët e ndërpresin kryq e tërthori këtë sipërfaqe me rrugë të shumta e afër me njëra-tjetrën duke e ndarë në ngastra të vogla. Secila ngastër është e ngjeshur me dyqane pranë njëra tjetrës sa që shpesh herë nuk dallohet dera e dyqanit nga qepenat. (Qepenat janë kanatat që mbyllin dritaret, vitrinat, kur dyqani qëndron i mbyllur gjatë natës). Disa dyqane zanatçinjsh kanë vetëm gjerësinë e derës me një rrip sipërfaqeje të ngushtë sa për të vënë një tavolinë këpucari, si dhe ato pak veglat e tij të zakonshme. Në Korçë thuhej: “Kush ka një dyqan në treg (pazar) e ka siguruar kokën (nga ana ekonomike), qoftë për atë që punon, qoftë për atë që e lëshon me qira”. Kaq me vlerë dhe kaq e shtrenjtë ishte dhe qiraja…” (Tasi Gusho, “Pazari i Korçës – kujtime”, dorëshkrim).

Ndërkohë ishte krijuar Pazari i Grave dhe Bezisteni. Në Pazarin e Grave tregtoheshin mallra të zejtarisë shtëpiake; punë të bëra me dorë, me gjilpërë, shtizë, grep e avëlmend nga gratë e qyetit dhe fshatit. Punët e tyre ishin të kërkuara edhe nga të huajt.

“…Gratë bëjnë shajak, napë, flokatë, gunë, velenxë për kafshë, shkorsa, qilima, pëlhurë, çorape, shirita të leshta, sapun etj. Çorapet dhe velenzat e Korçës janë me nam dhe shiten më të shumtat në Kostandinopojë…” (Thimi Mitko, “Topografia e Korçës”, v. 1834)

Për Bezistenin ka pak informacion, por ekzistenca e tij nuk vihet në dyshim:

“Për bezistenin në Korçë bën fjalë Kodiku i Korçës dhe i Selasforit, që nga viti 1875. Nuk kemi ndonjë të dhënë mbi pamjen fillestare të bezistenit dhe nuk dimë nëse është prekur ose jo nga zjarri i tretë i vitit 1879. Tradita në popull njeh për bezistenin një rrugë të ngushtë rreth 3 metra në shpinë të Hanit të Elbasanit, në të dy anët e së cilës ngriheshin dyqane. Aty tregtoheshin mallrat e rralla e të kushtueshme…” (Pirro Thomo, “Korça, urbanistika dhe arkitektura”, f. 210)

Ndërsa për ekzistencën e 1900 dyqaneve prej guri, studiuesi Ilia Ballauri, referuar Kodikut të Korçës, sjell një informacion që flet për tri djegjet e pazarit dhe numrin e dyqaneve në vitin 1890:

“Pazari për shkak të sistemit ( të ndërtimeve të ngjeshura) është djegur tri herë:

1) më 1822 kur gjithçka u shkrumbua prej zjarrit,

2) më 1855 kur gjithçka u kthye përsëri në hi dhe,

3) më 13 gusht të vitit 1879, ditën e hënë, në orën 1 e gjysmë të mesnatës, ku prej zjarrit u dogjën 600 dyqane.

Pas këtij zjarri, korçarët e ndërtuan përsëri pazarin e tyre, më të bukur dhe mjaft më të sigurtë prej rrezikut të ndonjë zjarri tjetër, mbasi sot dyqanet që numërohen këtu janë rreth 1900 dhe thuajse të gjitha prej guri…” (Ilia Ballauri, “Korça, Enciclopedica”, nr 2. f. 29).

Kurse poeti dhe shkrimtari Vangjush Ziko, saktëson:

“… Pazari i fëmijërisë sime ishte afër Xhamisë së Madhe dhe numëronte mbi 1900 dyqane guri”. (Vangjush Ziko, “Korça, qyteti dhe kujtime”, f. 45)

Në lagjen e Xhamisë së Madhe gjithçka ishte e vendosur sipas një rregulli të paracaktuar: në qendër të pazarit gjendeshin bakejtë, (dyqanet ushqimore), të vajit dhe ullinjve, rrobaqepësit, këpucarët, orëndreqësit, argjendarët, mjeshtrit e qyrkut, të shajkut, të papuçeve, kapelebërsit, dyqanet e pëlhurës, stofrave etj.

Ndërsa në periferi zinin vend pazari i bagëtive, i shpendëve, lëkurëpunuesit, samarxhinjtë, saraçët, teneqexhinjtë, zilexhinjtë etj. Kjo mrekulli, ku gjithçka ishte e vendosur bukur dhe pastër, la të mahnitur edhe udhëtaren angleze, Edit Durham, gjatë vizitës së saj në qytetin e Korçës më 1904. /tesheshi.com/
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi