Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
Albani (761)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
emine (509)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
Era (387)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
Redi (338)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
Visiana (198)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
iDa (175)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 
Esila (153)
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcapKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Voting_barKush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcap3%Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcap14%Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcap11%Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcap58%Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcap0%Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_lcap14%Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)?

2 posters

Shko poshtë

Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Empty Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)?

Mesazh nga Muslimanja Wed Mar 02, 2011 10:26 pm

Është lindur më 29 tetor 1926 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Sinop të Turqisë. Shkollën fillore e nis në Kajseri, kurse e përfundon në Trabzon, ku ishte shpërngulur babai i tij si nëpunës shtetëror. Në vitin 1937 nis gjimnazin e djemve në Stamboll (İstanbul Erkek Lisesi), të cilin e mbaron më 1943 si nxënësi më i suksesshëm i shkollës.

Në vitin 1948 mbaron studimet në Fakultetin e Makinerisë pranë Universitetit Teknik të Stambollit, ku po në të njëjtin vit nis punën si asistent në katedrën e Motorëve në Fakultetin e Makinerisë pranë të njëjtit universitet.

Në një periudhë 3 vjeçare (1948-1951) si asistent ai e përgatit punimin e mjaftueshmërisë që asaj kohe i përgjigjej punimit të doktoraturës. Edhe pse në këtë kohë të drejtë ligjërimi nëpër klasa kishin vetëm profesorët dhe docentët, kjo e drejtë iu dha edhe Erbakanit asistent. Duke u mbështetur në suksesin e këtij punimi, Universiteti ku ishte i angazhuar ky e dërgon për hulumtime të mëtejme shkencore në Universitetin Teknik të Aachenit në Gjermani, ku bashkë me profesorin Schmid arrin të realizojë punime të suksesshme në qendrën për hulumtime DVL, e cila punonte për ushtrinë gjermane.

Për një vit e gjysmë pune në Universitetin e Aachenit, Erbakani përveç punimit të doktoraturës përgatit edhe tri punime (teza) të tjera shkencore, me çka ai e fiton titullin doktor shkence.

Më pas, i angazhuar nga Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë, Erbakani vazhdon hulumtimet e tij dhe përgatit edhe një raport në fushën e harxhimit më të ulët të karburantit te motorët dhe njëkohësisht e përgatit edhe punimin për docent “Si ndizet karburanti i spërkatur te motorët dizelë”. Ky punim gjeti jehonë të madhe në qarqet shkencore e akademike të Gjermanisë. Me publikimin e këtij punimi në revistat shkencore gjermane të asaj kohe, Erbakani ftohet nga drejtori i përgjithshëm i fabrikës më të madhe të motorëve në Gjermani DEUTZ, Prof. Dr. Flats për të vazhduar kërkimet në lëmin e motorëve të tankeve Leopard. Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë më pas e angazhon atë bashkë me një delegacion për të kryer hulumtime në zonën Ruhr të fabrikave me çka ky pati mundësinë që brenda 15 ditëve t’i vizitojë e t’i analizojë fabrikat e industrisë së rëndë të kësaj federate.

Si shkencëtari i parë turk në universitetet gjermane të pas luftës së dytë botërore, në vitin 1953 Erbakani kthehet në Stamboll për ta dhënë provimin e docenturës. Pas këtij provimi, në moshën 27 vjeçare, Erbakani u bë docenti më i ri në Turqi. Ai kthehet sërish në uzinën DEUTZ të Gjermanisë për të vazhduar hulumtimet shkencore. Gjashtë muaj me radhë, në cilësi të kryeinxhinierit të motorëve, mori pjesë në punimet shkencore që bëheshin për ushtrinë gjermane.

Brenda muajve maj 1954 dhe tetor 1955 Erbakani e kryen shërbimin ushtarak, ku pas një edukimi 6 mujor për oficer rezervë, ai shërben 6 muaj si zv. toger dhe 6 muaj të tjerë si toger në repartin për mirëmbajtje dhe riparim të makinerive.

Pas shërbimit ushtarak, Erbakani kthehet sërish në Universitet dhe në vitin 1956 e themelon Kompaninë Anonime Gümüş Motor me 200 partnerë, kompani kjo e cila do të prodhojë motorin e parë vendas. Kjo ide atij i erdhi derisa ishte në Gjermani kur Shoqata për Pajisje Bujqësore e Turqisë kishte porositur motorë nga e njëjta fabrikë ku ishte i angazhuar ai.

Kjo fabrikë nisi prodhimin serik më 1 mars 1960. Me promovimin e këtyre motorëve në Ankara nga ana e Erbakanit në një Kongres Industrial, pohon se synim i tij ishte “prodhimi i automobilave vendas”, çka gjeti një mbështetje të madhe në Turqi. Në këtë kohë me shtetin udhëhiqte ushtria, pas grusht shtetit të vitit 1960, kur e rrëzoi kryeministrin e parë turk të zgjedhur në mënyrë demokratike, z. Adnan Menderes. Pas pëlqimit të dhënë nga regjimi ushtarak, Erbakani arriti ta prodhojë automobilin e parë vendas të quajtur “Automobili i revolucionit” (Devrim Otomobili), në uzinën Demiryollari CER në Eskishehir.

Në vitin 1965 Erbakani merr titullin profesor shkence, kurse në shkurt 1966 ai emërohet në kryesinë e zyrës industriale pranë Lidhjes së Dhomave Ekonomike. Më 1969 ai do të bëhet kryetar i Lidhjes së Dhomave Ekonomike.

Në vitin 1967 Erbakani martohet. Meqë tanimë nuk i jepej ndonjë rëndësi të duhur në vend industrisë, ky vendosi të angazhohej në politikë. Në zgjedhjet e vitit 1969 ai paraqitet si kandidat i pavarur nga qyteti Konja dhe arrin të hyjë në parlamentin e Turqisë.

Më 24 janar 1970 Erbakani e themeloi partinë e parë të Milli Görüş-it, Milli Nizam Partisi (Partia e Rendit Kombëtar). Mirëpo, si pasojë e presionit të regjimit ushtarak, kjo parti ndalohet. Në vitin 1972 Erbakani e themelon partinë Milli Selamet (Partia e Shpëtimit Kombëtar) dhe në zgjedhjet e vitit 1973 partia e tij fiton 12 % të votave të gjithmbarshme dhe arrin të futet në Parlamentin turk me 48 deputetë e 3 senatorë.

Pas prishjes së koalicionit MSP-CHP (Milli Selamet Partisi dhe Cumhuriyet Halk Partisi) të konstituuar në fillim të vitit 1974, formohet qeveria e re prej katër partive në koalicion. Në këtë qeveri Erbakani merr pjesë si kryetar i partisë MSP dhe ushtron detyrën e zëvendës kryeministrit dhe të kryetarit të Komitetit Ekonomik. Pas zgjedhjeve të 5 qershorit 1977 partia e Erbakanit merr pjesë në koalicionin tripartiak me çka ai plot katër vjet mbetet partner qeveritar.

Nga fillimi i vitit 1978 e deri më 12 shtator 1980 partia MSP e udhëhequr nga Erbakani mbetet në opozitë. Nga 12 shtatori i viti 1980, kur bëhet edhe grusht shteti nga ana e Qenan Evrenit, e deri në shtator 1987 Erbakani largohet nga politika. Me referendumin e shtatorit 1987 Erbakani sërish e fiton të drejtën për angazhim politik dhe në kongresin e 11 tetorit 1987 njëzëri zgjidhet kryetar i Refah Partisi (Partia e Mirëqenies), e cila parti ishte themeluar më 1983. Në zgjedhjet e 20 tetorit 1991 Erbakani zgjidhet sërish si deputet nga qyteti i Konjës.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1995 ai zgjidhet sërish deputet nga Konja. Në këto zgjedhje partia Refah e tij del fituese me 21.7 % të votave, me çka edhe e fiton të drejtën për krijimin e qeverisë dhe me votëbesimin e parlamentit ai zgjidhet për kryeministër. Krahas shumë sukseseve në vend, me çka e fitoi mbështetjen e gjerë të popullatës, ai ishte ideator i krijimit të bashkëpunimit të 8 vendeve në zhvillim dhe për një kohë shumë të shkurtër e krijoi të ashtuquajturën D-8 (Development - 8 ).

Me ndalimin dhe mbylljen e partisë Refah më 28 shkurt 1998 edhe Erbakanit iu ndalua aktiviteti politik për pesë vjet me radhë. Më 11 maj 2003 ai zgjidhet sërish kryetar i partisë Saadet (Partia e Lumturisë).

Babai i tre fëmijëve, Erbakani kohëve të fundit ka vuajtur nga ndezja e damarëve të këmbës së majtë dhe me rastin e trajtimit të tij në spitalin privat Güven në Ankara, ai ndërron jetë më 27 shkurt 2011, nga sëmundje të zemrës.

Pas namazit të drekës në xhaminë Fatih në Stamboll më 1 mars 2011, ai është varrosur pranë të shoqes znj. Nermin në varrezat Merkez Efendi të Stambollit.

All-llahu xh.sh. e pastë mëshiruar!
______
Burimi:
Ueb faqja e Partisë Saadet
www.saadet.org.tr

Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Erbakanresim
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)? Empty Re: Kush ishte Prof. Dr. Nexhmettin Erbakan (1926 – 2011)?

Mesazh nga Visiana Fri Mar 04, 2011 4:25 pm

Paska qene njeri i madh ky si dhe me vizion
Visiana
Visiana
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 198
Piket : 376
Respekti : 106
Date e hyrjes : 26/02/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Shkoder

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi