Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
Albani (761)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
emine (509)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
Era (387)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
Redi (338)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
Visiana (198)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
iDa (175)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 
Esila (153)
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcapKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Voting_barKalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 

Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcap3%Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcap14%Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcap11%Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcap58%Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcap0%Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_lcap14%Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit

Shko poshtë

Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit Empty Kalifi Omer dhe paqja e Jeruzalemit

Mesazh nga Forum Kulturor Tue Feb 02, 2016 9:24 am

Në Jeruzalemin e pas vajtjes së Omer ibnul Hatabit nga Medina, u arrit një marrëveshje dhe paqe

madhështore e paparë në historinë botërore, e cila u njoh si Kontrata Sociale e Kalifit Omer. Kjo marrëveshje ofruar popullsisë së Jeruzalemit, është si vijon:

“Bismil’lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Kjo marrëveshje është një Kontratë Sociale që i ofrohet popullsisë iliane nga Omeri, prijësi i besimtarëve myslimanë dhe rob i Allahut, është një garanci e dhënë për jetën, pasurinë, kishat, kryqet, për të gjithë individët vendës dhe nomadë të tyre. Kishat e tyre nuk do të bëhen banesa, nuk do të shemben dhe as do të pushtohen qoftë edhe pjesërisht. Nuk do të preken objektet e shenjta brenda tyre, nuk do të preken pasuritë e tyre. Askush nuk do të shtypet dhe nuk do të dëmtohet për shkak të besimit fetar, askujt dhe kurrë nuk do t’i shkaktohet dëm dhe në vendbanimet e tyre nuk do të vendosen kolonë hebraikë. Si shpërblim të kësaj garancie, ata do të paguajnë xhizje. Atij që do të dëshirojë të largohet nga vendi, do t’i sigurohet garancia e jetës dhe pasurisë gjer në vendin ku do të shkojë. Kurse ata që dëshirojnë të qëndrojnë në vendbanimin aktual, do të jetojnë në siguri dhe do të paguajnë xhizje. Kush dëshiron të shkojë te grekët, do të shkojë te grekët, dhe kush dëshiron të kthehet në atdhe, do të kthehet në atdhe. Prej tyre nuk do të kërkohet asgjë gjersa të marrin prodhim. Ky është premtim sigurie i dhënë popullsisë së Jeruzalemit nga Resuli/i Dërguari i Allahut, nga kalifët dhe besimtarët myslimanë. Ky premtim sigurie mbetet në fuqi për sa kohë ata do të paguajnë xhizje.”

Kalifi Omer e shpalli Jeruzalemin vakëf

Kontrata Sociale e nënshkruar nën dëshminë e Halid bin Velidit, Amr bin Asit, Abdurrahman bin Aufit dhe Muavije bin Ebi Sufjanit, u përgatit dhe u shkrua në vitin 15 hixhri. Kurse popullsia e Jeruzalemit, menjëherë pas ngadhënjimit islam, vendosi vetë me vullnet të lirë të hyjë nën protektoratin islam. Pas këtij akti, Kalifi Omer e shpalli vakëf Jeruzalemin, i cili ka një vend të posaçëm në Islam; shpalli se askush nuk do të ketë të drejtë të blejë e të shesë ose të dhurojë tokë këtu. Ashtu siç pati ndodhur në ngjarjen Isra dhe Miraxh, Kalifi Omer parapëlqeu të hynte në Faltoren Aksa andej nga kishte hyrë Profeti dhe, brenda në Faltore, fali namazin “për nderim ndaj faltores” (tahijjetul mesxhid).

Teksti i plotë i kontratës

Teksti i Marreveshjes se Omerit r.a.

Teksti i plotë i Kontratës Sociale që ruhet aktualisht në Arkivat Kryeministrore Osmane, në regjistrat kishtare, në Defterin Kamame Nr. 8, është kështu:

Lavdi Allahut që na bëri të çmuar me Islamin, na nderoi me besimin, na mëshiroi me profetin Muhamed, na çoi nga rruga e shtrembër në rrugë të drejtë, na bashkoi pas përçarjes dhe na i njësoi zemrat, na dha fitoren kundër armiqve, na i mundësoi këto vendbanime dhe na bëri vëllezër që e duan njëri-tjetrin. O robër të Allahut, lavdërojeni Allahun për këto dhunti!

Ky është pakti me shkrim i Omer ibnul Hatabit dorëzuar patrikut të nderuar Safranbos të kombit të Jezuit në Malin e Ullirit të Jeruzalemit të Nderuar, i hartuar në mënyrë që të përfshijë tërë popullsinë jomyslimane së bashku me priftërinjtë dhe patrikët e tyre.

Kudo dhe në të gjitha kushtet, të gjithë priftërinjtë zotërojnë të drejtën e mbrojtjes, sigurisë dhe garancisë nga ne, myslimanët. Kjo mbrojtje është e vlefshme për jomyslimanët për sa kohë që ata të respektojnë nenet e këtij pakti nënshtetësie. Ne, besimtarët myslimanë dhe ata që do të vijnë pas nesh, kemi përgjegjësi për t’i mbrojtur ata. Dhe kjo përgjegjësi do të vazhdojë për sa kohë të vazhdojë bindja dhe besnikëria e tyre.

Ky premtim ka vlerë sa për vetë personin, aq edhe për kishat dhe manastiret e tyre, si dhe për të gjitha mjediset e shenjta si vende vizitash dhe pelegrinazhi brenda dhe jashtë tyre.

Këto mjedise të shenjta janë: Kisha Kamame, Kisha e Madhe e Betlehemit, vendlindjes së profetit Isa (Jezus), shpella me tri dyer të hapura në drejtim të Kibles (Qabes), Lindjes dhe Perëndimit.

Bashkësitë krishtere me përjashtim të krishterëve të Jeruzalemit, domethënë, krishterëve abisinas, pelegrinët nga Evropa, koptët, sirianët, armenët, jakubitët, marunitët, si dhe popullata të ngjashme, varen tërësisht nga Patriku i sipërpërmendur. Patriku emërohet.

Si më sipër, është rrjedhojë imediate e garancisë së dhënë nga profeti Muhamed priftërinjve dhe patrikëve të sipërpërmendur dhe i kërkesës së tij për mbrojtjen e tyre. Edhe ne, besimtarët myslimanë, për hir të Profetit tonë i cili qe sjellë mirë ndaj tyre, do të sillemi mirë me ta.

Këta priftërinj dhe patrikë do të përjashtohen nga xhizja dhe detyrimet e tjera të ngjashme në tokë dhe në det; atyre nuk do t’u merret taksë për hyrjen në Kishën Kamame dhe në mjediset e tjera të shenjta. Kurse pelegrinët ose vizitorët e ardhur në Kishën Kamame, që ndodhet në duar të të krishterëve, do t’i japin Patrikut 1,3 dërhem.

Të gjithë besimtarët myslimanë burra e gra, sulltanë, gjyqtarë dhe guvernatorë, të pasur e të varfër janë të detyruar pa përjashtim dhe në mënyrë absolute t’i respektojnë urdhrat tona.

Ky dekret u është dhënë kryetarëve krishterë në praninë e sahabeve të nderuar Abdullah, Osman bin Affan, Sa’d bin Zejd, Abdurrahman bin Auf e të tjerë.

Urdhrat e parashtruara në këtë dekret të shkruar, të ruhen, të respektohen dhe të zbatohen.

Kush nga besimtarët myslimanë e lexon këtë dekret dhe e kundërshton tani ose gjer në kiamet, konsiderohet se e ka shkelur paktin e Allahut dhe ka kundërshtuar të Dashurin e Tij!

Rebiulevvel i vitit 15 hixhri (2 maj 636).

Arkivi Kryeministror Osman, Regjistrat Kishtarë, Defteri Kamame, nr. 8.
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi