Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
Albani (761)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
emine (509)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
Era (387)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
Redi (338)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
Visiana (198)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
iDa (175)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 
Esila (153)
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Voting_bar44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap3%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 3% [ 1 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap14%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 14% [ 5 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap11%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 11% [ 4 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap58%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 58% [ 21 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap0%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 0% [ 0 ]
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_lcap14%44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)

Shko poshtë

44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Empty 44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)

Mesazh nga Admin Mon Jan 24, 2011 10:33 am

44 probleme shëndetësore më të zakonshme te fëmijët e moshës 0 deri në 14 vjeç
44 probleme shëndetësore tek fëmijët (1)  Bebi-duke-u-vizituar1

Kur duhet të lajmërojmë mjekun pediatër ?

Prindër, këto faqe janë për ju.
Broshura është një udhëzues për të shmangur panikun që ju krijohet në rastet kur fëmija juaj nuk është mirë, sëmuret ose ka ndonjë vështirësi të lidhur me rritjen. Me ndihmën e mjekëve pediatër, të psikologëve etj., janë veçuar gjendjet që shqetësojnë më shumë mëmat dhe baballarët. Që nga ethet e deri te frakturat (thyerjet e kockave), ju themi se çfarë mund të bëni vetë dhe kur është e domosdoshme ndërhyrja e shpejtë e mjekut.
Kur fëmija është i vogël, sëmuret shpesh, pasi organizmi i tij ende nuk ka arritur mbrojtje të mjaftueshme për të luftuar mikrobet. Duke luajtur në shtëpi ose në kopsht, nganjëherë fëmija sëmuret. Për këtë është e rëndësishme që prindërit të mësojnë të përballojnë çrregullimet dhe emergjencat më të zakonshme: nga kolla te astma, nga kolikat te rrjedhja e gjakut prej hunde. E, që të mos i zërë paniku, duhet të mbajnë në shtëpi medikamente (barna) të sakta, për t’i dhënë ndihmën e parë fëmijës.
Shkaqet për secilin problem dhe masat që duhet të marrin prindërit, përshkruhen më poshtë:
1. Ka dhembje koke.
Shkaqet mund të jenë disa, p.sh.: temperaturë e lartë, ftohje ose ndonjë sinusit. Shkak tjetër mund të jetë një tension emotiv: në këtë rast muskujt e qafës e të shpatullave jafië të ngrirë (ngurosur). Veç këtyre, shkaqe për dhembje koke mund të jenë probleme që lidhen me shikimin (sytë). Duhet menduar edhe për migrenën e kokës. Më në fund duhet të dimë se ka dhe fëmijë që simulojnë dhembjen e kokës, shtiren për të tërhequr vëmendjen tek ata.
Çfare duhet bërë? Në përgjithësi pak pushim në shtrat për të kaluar dhembja. Nëse kjo nuk ikën, jepen disa pika të Takipirinës (Paracetamolit). Në qoftë se dhembjet e kokës përsëriten, bisedoni me pediatrin.
2. Ka astmë
Shenjat: Kur fëmija merr frymë, i dëgjohet një fishkëllimë, ka kollë, nganjëherë është i djersitur, zemra rreh më shpesh dhe ritmi i frymëmarrjes rritet. Ky është ataku (goditja) klasik i astmës.
Ç’farë duhet bërë? Mbajeni trupin e fëmijës drejt për ta qetësuar dhe afrojeni pranë dritares së hapur, për ajër të pastër. Nëse për një çerek ore ataku nuk kalon dhe ritmi i frymëmarrjes vazhdon të jetë i ngritur (mbi 40 frymëmarrje në 1 minutë), thirrni pediatrin ose dërgojeni fëmijën në spital. Përpara se tfi jepni medikamente bronkodilatatore (që zgjerojnë bronket), p.sh. Salbutamol, këshillohuni me mjekun. Si të ketë kaluar ataku, vizitoni fëmijën në një pneumolog (mjek i specializuar për sëmundjet e mushkërive) ose në një klinikë kurimi të alergjive. Për këtë të fundit, me këshillë të mjekut, mund të mbani në shtëpi Incidal ose Prometazinë.
3. Është kaps
Kapsllëku, vetëm në shumë pak raste, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje. Zorrët e ngathëta (përtace), përgjithësisht, i detyrohen (janë njedhojë) një të ushqyeri të varfër në fibra (fijëza), aktivitetit fizik të pamjaftueshëm ose vëmendjes së jashtëzakonshme që prindërit i kushtojnë ritmit të zbrazjes të zorrëve të fëmijës.
Çfarë duhet bërë? Këmbeni dietën, duke vendosur një menu (ushqime) të pasura me fruta dhe perime të freskëta. Stimuloni (nxitni) lëvizjen, duke dërguar fëmijën në det, në pishinë ose në ndonjë palestër. Vetëm në raste të jashtëzakonshme përdorni laksativë (barna për të dalurit jashtë), duke zgjedhur ato që nuk acarojnë cipat (muret) e zorrëve, preparate me bazë miell lini.
4. Ka diarre.
Në të dytin ose në të tretin shkarkim (jashtëqitje) nga diarreja, duhet dyshuar që fëmija ka një gastroenterit ose një’ infeksion të zorrëve.
Çfarë duhet bërë? Mënjanoni qumështin dhe, për 12-24 orë, i jepni fëmijës vetëm lëngje, si çaj, kamomil, ujë me shumë sheqer, lëng perimesh. Po kështu mund ti jepet Trisol. Sipas rastit, mund tfi jepet edhe pak llapa orizi me kos ose kisel (niseshte me mollë të grira). Në rast se pas një dite zorrët (diarreja) nuk janë qetësuar, bisedoni me pediatrin, që mund t’ju këshillojë të bëni analizën e feçeve (jashtëqitjeve) për të kuptuar nëse ka infeksion. Kur mjeku ju këshillon ta dërgoni fëmijën në spitalin pediatrik, për të marrë serum, mos kundërshtoni. Te fëmijët me moshë më pak se dy vjeç, shkaktar i diarresë, shpeshherë, është rotavirus, një germ (mikrob) që shkatërron mbulesën e zorrëve.
5. Ka kolike (dhembje të barkut).
Një ndër katër fëmijë latantë (në gji) vuan nga koliket “gazoze”, veçanërisht në pasditën e vonë dhe në mbrëmje. Për të kuptuar shenjat e kolikut është e lehtë: fëmija ka një të qarë të dëshpëruar dhe tërheq (mbledh) këmbët drejt barkut. Shkaqet e çrregullimit mund të jenë të ndryshme: prania e ajrit në stomak, mospranimi nga aparati i tretjes i proteinave të qumështit të lopës, probleme psikologjike, si: vështirësia e përshtatjes me botën e jashtme ose ankth i transmetuar nga prindërit.
Çfarë duhet bërë? Thirrni pediatrin. Për të lehtësuar nxjerrjen e ajrit (gazrave) mund të përdoren barna me bazë të simetikonit, si Milikon. Për fëmijët latantë nxjerrja e gazrave mund të realizohet edhe me fërkim rrotullues të barkut, duke i ngritur këmbët mbi stomak e duke e mbajtur vertikalisht. Për qetësi i vini edhe një copë të leshtë mbi bark. Në qoftë se fëmija është ushqyer me gji, nëna mënjanon nga dieta ushqime që mund të shkaktojnë çrregullime, si qumështi. Nëse fëmija është ushqyer artificialisht, mjeku specialist mund t’ju këshillojë një tip tjetër qumështi që i jepet fëmijës.Sipas grupmoshave 0-6 muajsh dhe 6-12 muajsh, shiten kuti qumështi të firmave të ndryshme, nga të cilat zgjidhni më të përshtatshmin për fëmijën tuaj.
6. Ka ujët e hollë të kuq.
Nëse në ujët e hollë të fëmijës suaj diktoni gjurma gjaku, është shumë e mundshme që të kemi të bëjmë me një çistit.
Çfarë duhet bërë? Mos u frikësoni. Kjo sëmundje, provokuar nga një virus, shërohet vetvetiu. Por nganjëherë nuk është ai (virusi) shkaktar i gjurmëve të gjakut që gjenden në urinën e fëmijës. Ujët e hollë i kuq mund të jetë shenjë edhe e një guri ose e një infeksioni në veshka. Për këtë, bymërohet pediatri, që, përgjithësisht, propozon të bëhen anaUza specifike, sidomos një urokulturë. Nërkohë, fëmija duhet të jetë i qetësuar në shtrat.
7. Ka ethe të larta.
Ethet janë reaksioni (kundërveprimi) me të cilin organizmi mbrohet nga ataku (prekja) i viruseve dhe baktereve.
Çfarë duhet bërë? Takipirina (Paracetamoli) dhe Aspirina, të cilat janë barna antipirotike (kundër etheve), mund të përdoren vetëm kur temperatura kalon 38°C. Këto shërbejnë për të parandaluar konvulsionet (përpëhtjet). Nga dy barnat e mësipërme është mirë të zgjidhni të parin, pasi Aspirina, megjithëse në raste shumë të rralla, mund të ketë efekte anësore të rënda. Për të mënjanuar ngritjen lart të temperaturës, zhvisheni fëmijën dhe i bëni një banjë të pjeshme (gjymtyrëve dhe baUit) me ujë të freskët. Por më me efekt është banja e plotë me ujë të vakët në govatë, duke shtuar gradualisht (në anë të
govatës) ujë të ftohtë, që temperatura të jetë rreth 37°C. Ky proces të zgjatë 5-10 minuta. Borsa me akull shërben mbi të gjitha për të pakësuar dhembjen e kokës, që shoqëron temperaturat e larta. Çdo 4 orë matet (kontrollohet) temperatura e fëmijës. Në qoftë se gjatë një dite temperatura nuk ulet, thënisni pediatrin, ndërkohë jepini fëmijës për të pirë lëngje frutash etj. me shumicë.
8. Ka konvulsione (përpëlitje)
Konvulsionet vijnë si rrjedhojë e etheve të larta që godasin 5% të fëmijëve, midis moshës 6 muajsh deri në 6 vjeç. Si rregull, konvulsionet shfaqen kur ethet rriten me shpejtësi: brenda 30-40 minutave temperatura e fëmijës arrin 37-39 gradë. Shpejtësia e rritjes së temperaturës zakonisht çrregullon funksionimin normal të qelizave të sistemit nervor, e për rrjedhojë, muskujt marrin impulse të gabuara. I vogli, papritmas, humb ndërgjegjen, merr frymë me vështirësi, e ka muskulaturën të lëshuar, zgurdullon sytë. Këto shenja zgjatin përgjithësisht pak minuta dhe frikësojnë mjaft prindërit, por nuk janë të rënda. Kur temperatura rritet 37-40 gradë, por brenda një dite, përgjithësisht nuk ka rrezik për konvulsione.
Çfarë duhet bërë? Nëse fëmija e ka gojën të mbledhur (rrudhur), vendosni një shami midis dhëmbëve, që të mos kafshojë gjuhën. Nuk keni se ç’të bëni gjë tjetër, vetëm të kërkoni asistencën e mjekut. Lajmëroni pediatrin tuaj, që mund t’ju këshillojë një kurë për të parandaluar atake (goditje) të reja. I bëni fëmijës një vizitë te neurologu dhe një encefalogramë, për të përjashtuar dëmtime të mundshme të trurit.
9. Ka qelb në vesh.
Nxjerrja e materialit likuid (të lëngshëm) ose seroz (të trashë me qelb) nga veshi është quajtur otorrea. Është një çrregullim mjaft i përhapur i lidhur me otitet, sëmundje që prekin një ndër 4 fëmijë.
Çfarë duhet bërë? Lajmëroni mjekun pediatër. Ndërkohë mos e mbani fëmijën shtrirë, sepse ky pozicion, duke rritur presionin në brendësi të veshit, mund ta shtojë dhembjen. Për të lehtësuar dhembjen, përdorni Takipirinën (Paracetamolin). Për fëmijët latantë duhet treguar kujdes që të mos u futet ujë në veshin e sëmurë, kur u bëjmë banjë. Veç kësaj, vëzhgoni dhe këshilloni fëmijën ose kujdesuni që ky të mënjanojë futjen e gishtave në veshë.
10. Ka frymë (erë) si aceton.
Kur metabolizmi (shkëmbimi i lëndëve në organizëm) shfrytëzon për prodhim të energjisë yndyrna në vend të sheqernave, çlirohen substanca (lëndë) kimike të veçanta, që prodhojnë (japin) acetoneminë. Kjo mund të jetë shkak ose rrjedhojë e vjelljes. Acetonemia vërtetohet me Ketotest, një stricë reaktive, që vihet në kontakt me ujët e hollë. Gjendet në farmaci.
Çfarë duhet bërë? Jepini fëmijës pak ujë të sheqerosur ose përsëritni suposte të Bioketazit. Nëse pas 24 orësh fryma përsëri bie erë aceton, lajmëroni pediatrin.
11. Ka dhembje stomaku.
Nëntë herë ndër dhjetë, nuk njihen shkaqet e dhembjes së stomakut. Shpesh fëmijët e shfrytëzojnë si shkak për të mos shkuar në shkollë, për të mos ngrënë ose për të tërhequr vëmendjen e prindërve.
Çfarë duhet bërë? Nëse nuk është e shoqëruar me simptoma (shenja) të tjera, si: zbehje e fytyrës dhe djersitje, kuptohet se fëmija shtiret ( bëhet sikur ka dhembje). Por, nëse shfaqen ethe, qoftë edhe të ulëta, vjellje, lajmëroni pediatrin, pasi mund të trajtohet si një infeksion në zorrë. Nëse më pas dhembja shfaqet papritur, e zgjat mbi 6 orë ose fëmija qëndron ulur me duar mbi stomak, çojeni në urgjencë (spital), ku mund të trajtohet për apendicit. Në çdo rast, mos përdorni kurrë borsë (trastë) me ujë të nxehtë, pasi rëndoni infeksionin në zhvillim.

KUJDES! Këto janë vetëm këshilla dhe nuk e zëvendësojnë rolin e mjekut!

Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi