Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Shpërblimi i mirësisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Shpërblimi i mirësisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Shpërblimi i mirësisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Shpërblimi i mirësisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Shpërblimi i mirësisë EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Shpërblimi i mirësisë EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Shpërblimi i mirësisë EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Shpërblimi i mirësisë EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Shpërblimi i mirësisë EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Shpërblimi i mirësisë EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Shpërblimi i mirësisë EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Shpërblimi i mirësisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Shpërblimi i mirësisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Shpërblimi i mirësisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Shpërblimi i mirësisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
Albani (761)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
emine (509)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
Era (387)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
Redi (338)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
Visiana (198)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
iDa (175)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 
Esila (153)
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcapShpërblimi i mirësisë Voting_barShpërblimi i mirësisë Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Shpërblimi i mirësisë Vote_lcap3%Shpërblimi i mirësisë Vote_rcap 3% [ 1 ]
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcap14%Shpërblimi i mirësisë Vote_rcap 14% [ 5 ]
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcap11%Shpërblimi i mirësisë Vote_rcap 11% [ 4 ]
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcap58%Shpërblimi i mirësisë Vote_rcap 58% [ 21 ]
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcap0%Shpërblimi i mirësisë Vote_rcap 0% [ 0 ]
Shpërblimi i mirësisë Vote_lcap14%Shpërblimi i mirësisë Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Shpërblimi i mirësisë

Shko poshtë

Shpërblimi i mirësisë Empty Shpërblimi i mirësisë

Mesazh nga Prizenali Mon Nov 23, 2015 11:06 am

Sa'di dhe Ibrahimi ishin dy shokë tregtarë. Ata e
donin njëri-tjetrin ,duke shpresuar e dëshiruar njëherit secili për
tjetrin atë që dëshironte për vete. Sa'di posedonte një dyqan të vogël,
ku në të bënte shitjen e farërave dhe fruteve. Edhe Ibrahimi posedonte
një dyqan të vogël, ku bënte shitjen e tekstilit dhe rrobave, kurse të
dy dyqanet gjendeshin afër njëri tjetrit.


Të gjithë banorët e atij vendi e donin
Sa'din dhe Ibrahimin për arsye se ishin besnik dhe të sinqertë, e për
atë Allahu e begatoi tregtinë e tyre dhe i furnizoi me furnizim të
bollshëm. Pas disa kohëve, çmimet e fruteve dhe farërave kishin zbritur
në qytet dhe nuk shitëshin ashtu siç shiteshin më parë.
Kjo
zbritje ndikoi negativisht të Sa'di. Kështu që ai filloi të ndihet
ngusht në furnizim. Mirëpo, Sa'di ishte i durueshëm, ngase ai, edhe më
parë kishte përjetuar një krizë të tillë… e pastaj pasoi lehtësimi nga
ana Allahut.
Kaluan shumë ditë, ndërsa
tregëtia e farërave ende nuk qarkullonte siç duhej dhe kriza akoma
dominonte. Në anën tjetër, Sa'di posedonte sasi të madhe farërash dhe
frytësh të deponuara në shtëpinë e tij dhe frikohej për prishjen e
tyre. Sillej e vërtitej, muk dinte se ç'të bentë.

Në mëngjes, Sa'di shkoi të dyqani i tij. Kur ja, po sheh shokun e tij
Ibrahimin, duke qëndruar pranë dyqanit të tij që e posedonte. U afrua
Sa'di tek ai, e përshëndeti dhe i tha: "Kam menduar mjaft për çështjen
time o Ibrahim, ngase kriza e farërave dhe frutëve është zgjatur bukur
shumë, ndërsa unë kam sasi të madhe të deponuar në shtëpinë time. Mu
për këtë, vendosa të marrë këtë sasi të madhe farërash dhe frutesh e të
udhëtoj në një qytet tjetër afër nesh dhe të bëj shitjen e tij atje.
Ibrahimi i tha:
- Mendim i qëlluar o Sa'd, ndërsa mua me mbetet ta lus Allahun që të hap rrugëdalje.

- Unë nuk kam dëshirë që ta mbyll dyqanin gjatë udhëtimit tim, - thotë
Sa'di, për atë kërkoj prej teje o Ibrahim që ta hapësh dyqanin tim,
duke qenë unë në udhëtim, e ndoshta në ndërkohë ndryshon gjendja dhe
mund të harxhosh atë që ka ngelur prej farërave dhe fryteve .
Ibrahimi
iu përgjegj: "Shko o vëllai im, bekimi i Allahut qoftë me ty…,ndërsa
dyqani yt do të ngelë i hapur ashtu sikur të ishe ti prezent këtu.

Sa'di tha: " Qyteti, në të cilin unë do të udhëtoj, është vend tregtar.
E ti o Ibrahim, nëse dëshiron të më japësh diçka nga mallrat e
tekstilit dhe rrobëve, bëri gati ato për t'i marrë me vete në mëngjes.

Ibrahimi i tha:Mendim është i qëllur dhe Allahu të të shpërblejë për
këtë nder. Unë do të përgatis një sasi të tekstilit dhe të rrobeve që
t' i marrësh me vehte.
Së këtejmi ditën e
nesërme, Ibrahimi së bashku me shokun e tij Sa'din falën namazin e
sabahut dhe shkuan te dyqanët e tyre. Sa'di mori rrobët dhe tekstilin,
të cilin e kishte përgaditur shoku i tij Ibrahimi, bashkë me mallrat e
tij, e përshëndeti shokun e tij, Ibrahimin, e porositi atë të kujdeset
mirë për dyqanin dhe familjen e tij. Poashtu Ibrahimi e përshëndeti atë
dhe bëri lutje për të.
Kaluan ditë e netë dhe gjendja
ndryshoi. Ibrahimi bënte shitjen e mallrave të tij, të rrobëve e
tekstilit. Ai poashtu ndihmonte shokun e tij Sa'din,duke shitur edhe
mallin e tij prej farërave dhe frutëve.

Gjatë kësaj kohe mbretëronte thatësi e madhe. Si rrjedhojë, toka nuk
bënte frute dhe farëra të mjaftueshme që t'i mbulojë nevojat e
njerëzve, ndërsa njerëzit nuk kishin rrugë tjetër pos që të shkojnë në
dyqanin e Sa'dit dhe të blejnë aty farëra që u nevojiteshin atyre .Në
këtë mënyrë tregtia e Sa'dit lulëzojë madje edhe në mos prezencën e
tij. E kështu u shit e gjithë sasia e farërave që ishte në depo. Sa
here që harxhohej malli Ibrahimi blente mall tjetër nga vendet dhe
kështu që tregëtia e farërave gjatë kësaj periudhe qe e sukseshme sikur
të ishte përfituar me vite të tëra. Bile është për t'u habitur se në të
njëjtën kohë kur tregëtia e farërave dita-ditës lulëzonte, tregtia e
tekstilit dhe rrobëve dobësohej, derisa u bllokua krejtësisht, ngase
njerëzit i jepnin pëparsi ushqimit para rrobëve dhe mbulesës.

Megjithatë, kjo çështje aspak nuk ndikonte tek Ibrahimi. Ai kujdesej
për tregtinë e shokut të tij Sa'dit sikur të ishte tregtia e tij dhe
thoshte :"Pa të meta është Lartmadhëria e Tij, sa furnizues e Dhurues i
mirë është Ai, e furnizon [begaton] kë të do pa masë.
Dhe
shpesh i thoshte vetës: "Mesiguri, kjo është sprovë nga ana e
All-llahut, por tregtinë e shokut tim Sa'dit e kam emanet dhe patjetër
duhet të kujdesem për të, e ndoshta do të jetë shkak që të kaloj këtë
provim ,sepse All-llahu na ka urdhëruar që emaneti të kthehet te
pronarët e tyre, ku thotë: "All-llahu ju urdhëron që t'u jepni amanetin të zotëve të tyre" [EN NISA 58]

Kjo ishte sa i përket çështjes së Ibrahimit. Nga ana tjetër, Sa'di pat
udhëtuar në një qytet tregtar dhe me vete kishte marrë mallin e tij dhe
mallin e shokut të tij Ibrahimit. Kaluan shumë ditë dhe tregëtia e
Sa'dit nuk përmisohej fare, saqë shumica e sasisë së farërave dhe
frutëve që kishte me vete u prishën, gjë që ishte shkak falimentimi.
Ndërkaq në anën tjetër është për t'u habitur se Sa'di pasi shiti gjithë
tekstilin dhe rrobet e shokut të tij Ibrahimit që i kishte marrë me
vete si dhe pas grumbullimit të pasurisë së fituar, ai filloi që me
parat e fituara të blejë mallra tekstili dhe rrobe tjera dhe t'i shesë
aty ku fitoi shumë më shumë se sa herën e parë. Tërë këtë Sa'di e bënte
nga dëshira dhe nga vullneti i tij, ngase ai ia donte të mirën vëllaut
të tij Ibrahimit, ashtu siç e donte për vete.
Shpesh Sa'di
vështronte tregtinë e tij të humbur dhe tregtinë e fituar të vëllaut të
tij Ibrahimit dhe thoshte: "Pa të meta është Lartmadhëria e Tij, sa
furnizues e Dhurues i mirë është Ai, e furnizon [begaton] kë të dojë pa
masë. Ndërkaq sa i përket kësaj që po ndodh me mua, ndoshta mund të
jetë sprovë nga ana e All-lahut, sepse tregtinë e shokut tim,
Ibrahimit, e kam emanet në qafën time. Patjetër duhet të kujdesem për
të, në mënyrë që ta kaloj këtë sprovë, dhe nuk dua që të bëhem
tradhtarë [munafik], ngase Pejgamberi a.s ka thënë: "Shenjat e
munafikut [hipokritit] janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk
zbaton dhe kur t'i besohet diçka tradhton.

Sa'di ndiu në vete se është vonuar shumë dhe nuk ia arriti të aplikojë
atë që kishte shpresuar nga ky udhëtim, kështu që vendosi të kthehet në
vendëlindje, pasiqë kishte humbur gjithë pasurinë që kishte me vete .

Sa'di u kthye në vendlindje. vajti në mëngjes te dyqani i tij për të
parë se çka kishte ndodhur dhe për të përshëndur shokun e tij
Ibrahimin. Ibrahimi kur e pa shokun e tij Sa'din, u gëzua shumë. Me
shpjetësi hyri në dyqanin e tij dhe mori me vete një sasi të madhe
parash.i solli pranë Sa'dit dhe i tha: "Merr pasurinë tënde o Sa'd !
Sa'di e pyeti se si qëndronte puna, e Ibrahimi i tregoi se ç'kish
ndodhur gjatë periudhës së mërgimit tij, dhe se si All-llahu zgjodhi
tregtinë e farërave dhe fryteve në anën e kundërt tregtia e tekstilit
dhe rrobeve ish bllokuar krejtësisht. U buzëqesh Sa'di dhe tha:
subhanall-llah… dhe mori ti tregojë shokut të tij, Ibrahimit, se
çkishte ndodhur gjat udhëtimit të tij: Krejtësisht ishte bllokuar
tregtia e farërave dhe fryteve, ndërsa tregtia e shokut të tij
Ibrahimit kish lulëzuar dhe Sa'di nxori një sasi të madhe parash dhe
duke ia dhënë Ibrahimit i tha: Ja kjo është pasuria yte e fituar o
vëllau im!
Atëherë Ibrahimi i tha: Kjo që ndodhi me ne është
një sprovë nga ana e All-llahut, që të na sheh se si e ruajm emanetin,
e All-llahu na mundësoi të mirën.
A mund të jetë shpërblimi I veprës së mirë me diç tjetër pos me të mirë ..?

U ngrit Sa'di, kapi për dore shokun e tij Ibrahimin dhe iu drejtuan
All-llahut duke e falemderuar për begatit dhe të mirat që ua kishte
dhënë, e gjuha e secilit prej tyre thoshte : A mund të jetë shpërblimi
i veprës së mirë me diç tjetër pos me të mirë..?
Prizenali
Prizenali

Numri i postimeve : 47
Piket : 142
Respekti : 100
Date e hyrjes : 27/02/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi