Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
Albani (761)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
Muslimanja (601)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
emine (509)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
Era (387)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
Redi (338)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
Visiana (198)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
iDa (175)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 
Esila (153)
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcapAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Voting_barAGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 

Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcap3%AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 3% [ 1 ]
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcap14%AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 14% [ 5 ]
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcap11%AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 11% [ 4 ]
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcap58%AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 58% [ 21 ]
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcap0%AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 0% [ 0 ]
AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_lcap14%AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN

Shko poshtë

AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Empty AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN

Mesazh nga emine Sat Dec 28, 2013 5:05 pm

AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN

AGJËRIMI SHKATËRRON KANCERIN Cancer-dna-11092702

Një studim i ri ka zbuluar se ciklet e shkurtra të agjërimit mund të jenë po aq efikase sa hemoterapia, dhe kombinimi i këtyre të dyjave e ka ngritur shumë mbijetesën.

Njeriu nuk mund të jetojë vetëm me bukën si ushqim, por kanceri në shtazë është më joelastik, tregon një studim i cili ka gjetur se ilaçet e hemoterapisë punojnë më mirë kur ato kombinohen me cikle të shkurtra, të rrepta të agjërimit.

Madje vetëm agjërimi në vetvete, ka pasur efekt në shumicën e kancerëve të testuar në shtazë, duke përfshirë kancerët nga qelizat njerëzore.

Studimi në “Science Translational Medicine”, pjesë e revistave shkencore, ka treguar se pesë nga tetë lloje të kancerit në minj janë ndikuar nga agjërimi si i vetëm, njësoj si hemoterapia, ka ngadalësuar rritjen dhe përhapjen e tumoreve.

Dhe, pa përjashtim, “kombinimi i cikleve të agjërimit plus hemoterapia ka qenë ose më efektiv, ose shumë më efektiv sesa hemoterapia e vetme” (pa agjërim), ka thënë autori Valter Longo, profesor i gjerondologjisë dhe shkencave biologjike në Universitetin e Kalifornisë Jugore.

Për shembull, ciklet e shumëfishta të agjërimit të kombinuara me hemoterapi kanë mjekuar 20% të minjve me kancer shumë agresiv fëmijëror i cili ka qenë i përhapur në gjithë organizmin dhe 40% të minjve me një përhapje më të limituar të të njëjtit lloj të kancerit.

Asnjë mi nuk ka mbijetuar në asnjërin rast nëse është trajtuar vetëm me hemoterapi.

Vetëm një eksperiment disa vjeçar mund të tregojë nëse njerëzit mund të përfitojnë nga i njëjti trajtim, porosit Longo.

Rezultatet nga faza e parë e eksperimenteve klinike për pacientët me kancerin e gjirit, traktit urinar dhe të vezoreve, të bëra në USC Norris Comprehensive Cancer Center dhe të udhëhequra nga onkologu Tanya Dorff dhe David Quinn, në bashkëpunim me Longo, janë paraqitur për prezantim në mbledhjen vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologëve për Kancer.

Faza e parë teston vetëm sigurinë e terapisë, pra nëse pacientët mund të tolerojnë agjërimet e shkurtra dy ditë përpara dhe një ditë pas kemoterapisë.

“Ne ende nuk e dimë se a është efektiv në njerëz”, thotë Longo për agjërimin si terapi kundër kancerit. “Do të duhej të ishte e palejuar, por pacienti do të duhej të jetë në gjendje të shkojë te onkologu dhe të thotë, “A bën të agjëroj me kemoterapi, ose pa të, nëse kemoterapia nuk është rekomanduar për të?”

Në një raport të një rast-studimi me të dhëna të vet-raportuara, të publikuar në revistën Aging në 2010, dhjetë pacientë me kancer të cilët kanë provuar agjërimin ciklik, kanë pasur më pak efekte anësore të kemoterapisë.

Longo thekson se agjërimi mund të mos jetë i sigurt për të gjithë. Testimet klinike nuk kanë përfshirë pacientët të cilët tashmë kanë humbur më shumë se 10 % të peshës së tyre normale, ose të cilët kanë faktorë të tjerë rreziku, siç është diabeti. Agjërimi po ashtu mund të shkaktojë rënie të shtypjes së gjakut dhe kokë-dhimbje, të cilat mund t’i bëjnë vozitjen dhe aktivitetet tjera të rrezikshme për disa pacientë.

Në minj, studimi ka gjetur se agjërimi ciklik pa kemoterapi ka mundur të ngadalësojë rritjen e kancerit të gjirit, lëkurës, gliomës dhe neuroblastomës njerëzore. Në disa raste, ciklet e agjërimit kanë qenë po aq efektive sa edhe kemoterapia.

Agjërimi po ashtu e ka zgjatur mbijetesën e minjve të cilët kanë mbartur kancerin e vezoreve njerëzore. Në rastin e melanomës (kanceri i lëkurës), qelizat e kancerit janë bërë rezistente ndaj agjërimit të vetëm pas një rundi, por një cikël i vetëm i agjërimit ka qenë efektiv sa kemoterapia në zvogëlimin e përhapjes së kancerit në organet tjera.

Për të gjitha kanceret e testuara, agjërimi i kombinuar me kemoterapi e ka përmirësuar mbijetesën, e ka ngadalësuar rritjen e tumoreve dhe/ose e ka kufizuar përhapjen e tumoreve.

Sikurse edhe çdo trajtim i mundshëm i kancerit, edhe agjërimi i ka limitet e veta. Rritja e masave të mëdha tumorale është reduktuar me agjërim të shumëfishtë dhe me cikle të kemoterapisë, por nuk është arritur zhdukja e kancerit. Longo ka spekuluar se qelizat brenda një tumori të madh mund të mbrohen në të njëjtën mënyrë sikurse variacionet e mutacioneve në një masë të madhe mund ta bëjnë atë më të adaptueshëm.

Por, ai thekson se në shumicën e pacientëve, onkologët kanë të paktën një shans për të sulmuar kancerin përpara se ai të rritet tepër i madh.

Longo dhe bashkëpunëtorët e tij në National Institute on Aging kanë studiuar në detaje një lloj të kancerit të gjirit, në mënyrë që të kuptohen efektet e agjërimit.

Përderisa qelizat normale, të privuara nga ushqimi, hyjnë në gjendje të përgjumur ngjashëm me gjumin dimëror - letargjinë, hulumtuesit kanë vërejtur se qelizat e kancerit janë përpjekur të prodhojnë një proteinë të re dhe kanë ndërmarrë edhe masa tjera në mënyrë që të vazhdojnë të rriten dhe të ndahen.

Rezultati i kësaj, thotë Longo, ishte një “ujëvarë e ngjarjeve” e cila ka quar në krijimin e molekulave të dëmshme të radikaleve të lira, të cilat i kanë thyer AND-në e qelizave të vet kancerit dhe në këtë mënyrë kanë shkaktuar shkatërrimin e tyre.

“Qeliza, në fakt, kryen vetëvrasje. Ajo që po shohim ne është se qelizat e kancerit përpiqen ta kompensojnë mungesën e të gjitha gjërave që mungojnë në gjak pas agjërimit. Pra, përpiqen t’i zëvendësojnë ato, por nuk munden”, tha Longo.



Studimi i ri i mbështetur në hulumtime dhe i publikuar në National Academy of Sciences in 2008.

Në atë studim, ekipi i Longos tregoi se agjërimi i mbron qelizat normale nga kemoterapia, por nuk e adresoi efektin e agjërimit në qelizat kancerogjene. Studimi po ashtu u fokusua vetëm në një kancer të vetëm dhe në barnat e kemoterapisë.

Studimi i ri i kancerëve dhe i barnave të kemoterapisë së zakonshme, u zgjerua në 2008 me rezultate që tregonin se agjërimi jo vetëm që nuk i mbron qelizat e kancerit, por i bën ato edhe më të lëndueshme.

Longo e quajti këtë efekt “Prekshmëria e Theksuar Diferenciale” për të pasqyruar ndryshimin në lëndueshmëri në mes të qelizave normale dhe atyre kancerogjene.

Interesimi i Longos për agjërimin dhe kancerin, u ngrit gjatë viteve të studimeve për efektet e dobishme të agjërimit në tharm (shkumë), dhe në organizma të tjera. Ai ka treguar 15 vjet më parë se qelizat e uritura të tharmit hyjnë në një model stres-rezistent dhe ashtu presin për kohë më të mira për to.

Në kontradiktë, thotë ai, mutacionet e qelizave të kancerit vijnë në një gjendje të humbjes së përshtatjes në mjedise të ndryshuara. Për shembull, Longo ka zbuluar se tharmi i modifikuar gjenetikisht për t’iu përngjarë qelizave të kancerit, bëhet më i ndjeshëm ndaj disa toksinave (helmeve).

“Mënyra për të mposhtur qelizat e kancerit mund të mos jetë përpjekja për të gjetur barna të cilat e mbysin atë, por mund të jetë hutimi i tyre, duke krijuar mjedise ekstreme për to, siç ndodh kur agjërojmë dhe vetëm qelizat normale shumë shpejt i përgjigjen kësaj gjendje” – tha Longo.



Fondi për studimin:

National Institutes of Health,

The Bakeëell Foundation,

The V Foundation for Cancer Research,

The Norris cancer center,

The Italian Association for Cancer Research and

The Italian Foundation for Cancer Research.



Lexo Ang. http://pressroom.usc.edu/fasting-weakens-cancer-in-mice/

Përktheu: MA.Sc. Gëzim Zeqiri - /shembulli.com/
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi