Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Fjale te arta nga Llukmani EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fjale te arta nga Llukmani EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fjale te arta nga Llukmani EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fjale te arta nga Llukmani EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fjale te arta nga Llukmani EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fjale te arta nga Llukmani EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Fjale te arta nga Llukmani EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Fjale te arta nga Llukmani EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Fjale te arta nga Llukmani EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Fjale te arta nga Llukmani EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Fjale te arta nga Llukmani EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Fjale te arta nga Llukmani EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Fjale te arta nga Llukmani EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Fjale te arta nga Llukmani EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Fjale te arta nga Llukmani EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
Albani (761)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
emine (509)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
Era (387)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
Redi (338)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
Visiana (198)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
iDa (175)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 
Esila (153)
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcapFjale te arta nga Llukmani Voting_barFjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcap3%Fjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 3% [ 1 ]
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcap14%Fjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 14% [ 5 ]
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcap11%Fjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 11% [ 4 ]
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcap58%Fjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 58% [ 21 ]
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcap0%Fjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 0% [ 0 ]
Fjale te arta nga Llukmani Vote_lcap14%Fjale te arta nga Llukmani Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Fjale te arta nga Llukmani

Shko poshtë

Fjale te arta nga Llukmani Empty Fjale te arta nga Llukmani

Mesazh nga Gezim Kopani Thu Dec 12, 2013 7:24 pm

1-Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalosh në terr.

2- Gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.

3- “ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve.

4- Shtëpia pa libra është shtëpi pa shpirt.

5- Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen.

6- Nëse do që të urrejnë të gjithë, iu thua të gjithëve se kush janë.

7- Epitetet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më shumë se sa emri i tyre.

8- Kush e donë një dru, donë edhe degët e saj.

9- Mos e arrij paqen me luftë, por me marrëveshje.

10- Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm.

11- Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që e dëshiron.

12- Më e keqja çka mund t’i ndodhë një njeriu është papunësia dhe që nuk e donë askënd.

13. Turpi është bukuria e femrës ndërsa vlerë te meshkujt.

14- Nëse digjet shtëpia e fqiut, ruaje tënden.

15- Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur.

16- Miqësia është pusi,sa më tepër nxjerrë nga ajo , ajo bëhet më i thellë.

17- Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.

18- Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos e humbur atë çka e ke.

19- Kush kënaqet me vepra të vogla të dynjasë , të gjitha vështirësitë do t’i janë të lehta.

20- Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër.

21- Sa më i madh të jetë mashtrimi , do të jetë më e vogël kënaqësia.

22- Nëse nuk do të keqen nga ti, ik nga e keqja.

23- Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.

24- Kush mbjellë të mira korrë falënderime.

25- Edhe në kopsht të mirë din me qenë ndonjë gjarpër.

26- Jeta është gjëja e vetme që sa më shumë rritet aq më shumë bie.

27- Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij.

28- Përvoja është krahëria të cilin ta falë jeta kur të bien flokët.

29- Paraja është e mirë si shërbëtor, por i keq si pronar.

30- Madhësia e dijes sate lind xhelozi, ndërsa modestia e zemrës sate lind miq.

31- Nëse i verbëri e udhëheq të verbëtin, të dy do të bien në humnerë.

32- Çasti i dhimbjes zgjatë një orë, ndërsa kënaqësia një moment.

33- Nuk duhet t’i frikësohesh krismës sepse plumbi që të qëllon nuk dëgjohet.

34- Të mjerin e tërheqin flokët e gjata të tija, ndërsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.

35- Nëse do me pa realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur.

36- Kush gabon është njeri,ndërsa ai që në gabime qëndron është djall.

37- Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij.

38- Nëse jemi vëllezër nuk na janë qeset motra.

39- Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa ushqim dy muaj, ndërsa pa idetë disa vjet.

40- Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.

41- Kush blen atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet.

42- Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë, ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson.

43- Rehat flenë ai i cili nuk ka atë nga e cila ai frikësohet.

44- Martesa ndodh papritur sikurse pikë ngjyra në rrobe.

45- Nëse dikush mundë ta blej kapelën, nuk mund të blej mendjet.

46- Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të hollat.

47- Sikur njerëzit të pengohen të flasin mirë për vete dhe keq për të tjerët, pjesa dërmuese e njerëzimit do të mbeten memec.

48- Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet.

49- Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaftë kohë, sepse fjala duhet të piqet sikurse pema, i duhet pak kohë për tu pjekë.

50- Ruaju të ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bënë konak dhe njeriut të ndershëm kur e bjerë në situatë të keqe dhe ahmakut nëse je i mëshirshëm ndaj tij.

51- Mbret unë, mbret ti – kush bënë ujë?

52- Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten.

53- I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga zërja dhe trupin nga sëmundja.

54- Kur të arrish në maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush të ka ndihmuar të ngjitesh dhe kthehu nga qielli që Allahu të forcoj në atë maje.

55- Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.

56- Nëse armiku nga ti kërkon këshilla jepi sepse mund të bëhet mik.

57- Ik kah të duash nga vetja nuk mund të ikësh.

58- Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.

59- Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.

60- Nëse flet me nguti do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.

61- Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi që në atë mënyrë oratori do të mund me fjalë, ahmaku të ofendon.

62- Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira.

63- I pasur është kush nuk ka borxh, a i ri i cili është i shëndoshë.

64- Pak dije e shumë punë

65- Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë me ju hakmarrë dikujt.

66- Kur dy gjedhe grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.

67- Shëndeti është ai që të bënë ditën të duket se është më e mira e vitit.

68- Llogaria telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht se me fol.

69- Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështir me qeras.

70- Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë.

71- Më lehtë mund të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena.

72- Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më shumë se mua.

73- Nëse të varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer për një ditë.

74- Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë.

75- Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë.

76- Kur njeriu vendos me u martuar,ajo është vendim i fundit që e ka marrë.

77- Njeri i suksesshëm është ai i cili e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshët para se të tjerët të hapin gojën.

78- Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy sikurse ti.

79- Nëse nuk mundesh me më ndihmuar, mos më pengo.

80- Më mirë është të rrëshqet këmba se sa gjuha.

81- Kush i hip të vërtetës e ka fituar krijimin.

82- Nuk shiten drunjtë e papërgatitur, as peshku në ujë.

83- Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria.

84- Me vdekur i përkëdhelur dhe i dashur dua më tepër, se me jetuar i rrejtur.

85- Nuk është me rëndësi a donë, por kënd e donë.

86- Më mirë çka do me ngrënë, se sa çka do me falë.

87- Që të ruash shokën më parë ti duhesh të jesh shok.

88- Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë.

89- Birat e çorapeve nuk i dinë askush përveç këpucës.

90- Nuk ka më trim se kali qorr.

91- Ruaju derës me shumë çelësa.

92- Nëse jo të mençurit ja jep thikën, je bërë vrasës.

93- Lehtë është të bëhesh i mençur pas kohe.

94- I tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël.

95- Më mirë e ke dy herë me pyet, se një herë me gabuar.

96- Kush gabon duke buzëqesh, do të digjet duke qarë.

97- Qenit të rrahur mjafton t’ia tregosh gurin.

98- Pendla e mirë nuk mjafton me bërë zogun e bukur.

99- Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja.

100- Më mirë është të martohesh me varfanjaken se me u hangër me pasaniken
Gezim Kopani
Gezim Kopani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 85
Piket : 211
Respekti : 105
Date e hyrjes : 30/01/2011
Mosha : 40
Vend ndodhja : Pukë

https://gezimkopani.blogspot.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi