Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
Albani (761)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
Muslimanja (601)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
emine (509)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
Era (387)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
Redi (338)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
Visiana (198)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
iDa (175)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 
Esila (153)
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcapTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Voting_barTOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 

Kush është në linjë
36 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 36 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcap3%TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 3% [ 1 ]
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcap14%TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 14% [ 5 ]
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcap11%TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 11% [ 4 ]
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcap58%TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 58% [ 21 ]
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcap0%TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 0% [ 0 ]
TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_lcap14%TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET?

Shko poshtë

TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Empty TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET?

Mesazh nga Shkruaj Sun Dec 01, 2013 6:38 pm

TOLERANCA FETARE TEK SHQIPTARËT: MIT APO REALITET? Flora-hajdarmataj
Nga: Flora HAJDARMATAJ
Hyrje

Shqiptarët janë njëri ndër popujt me shumë probleme si ekonomike dhe politike por me një tolerancë të rrallë ndërmjet feve. Kjo tolerancë mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët të të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe, kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët. Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjera dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve që ta përçanin dhe ta sundonin.

Populli shqiptarë me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e vendit tonë. Në jetën e popullit shqiptar, kultet fetare ndikuan fuqimisht në integrimet e krahinave etnografike dhe të nëndialekteve gjuhësore, kurse fetë e shpallura qiellore, Islami dhe Krishterimi, ndikuan fuqimisht në integrimet etnike, sociologjike, kulturore e politike të popullit shqiptar, dhe në integrimin e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë, prandaj edhe në integrimin e kombit shqiptar të pakontestueshëm.[1]

Populli shqiptar duke qenë i vetëdijshëm se feja si një prej komponentëve shumë të rëndësishëm në jetën e tyre shpirtërore, luajti një rol të rëndësishëm në formimin e vetëdijes së tyre si popull dhe shoqëri, gjithmonë arriti që të ruante vlera shpirtërore, pa marrë parasysh se për cilin konfesion fetar bëhej fjalë, atë mysliman, të krishterë apo ortodoks.

Tre fetë për një komb

Shqiptarët, pavarësisht fesë, gjithmonë i kanë shërbyer kombit. Edhe pse, hoxhallarë apo priftërinj, kjo nuk i bënte ata që të mos mendonin dhe t’i shërbenin kombit. Ata ishin prijatarë të ideve kombëtare duke e mobilizuar popullin në shërbim të atdheut.

“Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut…! [2] kështu ishte shprehur Molla Idris Gjilani.

Ndërsa, kryemyftiu i Shqipërisë, Vehbi Dibra, në Kongresin Musliman Shqiptar të mbajtur më 1923, duke u treguar delegatëve për gjendjen fetare dhe duke u treguar se vëllazërimin e bashkimin kombëtar duhet mbajtur mbi gjithçka, kishte thënë: “Mysliman, Katolik dhe Ortodoks, në pikëpamje të Kombësisë kemi një lidhje të plotë e të patundshme, e nuk mund të thuhet e të kuptohet asnji send qi e tund atë vllaznie të plotë. Çashtja e fesë asht nji çashtje e posaçme e secilli asht i lirë për me e sigurue forcimin e fesë së vet”.[3] Por ajo që është më e rëndësishme se ky fjalim bëhet në momentin më të rëndësishëm të historisë kombëtare.

Kurse, Samiu Frashëri kishte deklaruar: “Mos vështroni besë e fe, muslimanë dhe katolikë, ortodoksë, gjithë shqiptarë sa janë dhe tek janë, janë vëllezër. T’ecim të dlirë n’udhë të Perëndisë, n’udhët të drejtësisë…në mes të shqiptarëve të vërtetë s’ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër të gjithë: janë një trup, një mendje, një qëllim, një besë!”.[4]

Gjithashtu Samiu, duke parë de facto greqizimin e shqiptarëve ortodoksë dhe duke e ndjerë rrezikun e atij asimilimi, thotë: “Konstantinopoja me anët të patrikërisë, të dhespotëvet, të priftërvet e të kishësë, duke përdorur aforismonë (çkishërimin) e të dëbuarit nga kisha, sikur t’ish edhe Krishti grek dhe sikur, për të qënë i krishten’ e orthodhoks, duhetë pandryshim të jetë gjithëkush grek a grekoman; nga të dy këto anë, themi, grekëritë po përpiqenë që të kthejnë ditë më ditë shqiptarëtë orthodhoksë e t’i bëjnë grekër”.[5]

Pra, krahas tjerash, duhet theksuar fakti se, të qenët e shqiptarëve me shumicë muslimanë, tregon dy gjëra shumë me rëndësi për historinë shqiptare. E para është se, në mesin e shqiptarëve nuk ka pasur dhunë fetare me rastin e islamizimit të tyre. E dyta është se kjo tolerancë fetare te shqiptarët i ka shumë borxh besimit islam, sepse askund në histori, përveç trillimeve të ndryshme, te shqiptarët nuk haset në ndonjë dhunë ndaj besimeve të tjera të bërë nga muslimanët.

Krahas ideve kombëtare, besimi fetar i përbashkët, motivi fetar u bë një faktor i rëndësishëm që i afronte shpirtërisht elementët përbërës të këtyre popujve dhe që shpejtoi bashkimin e tyre kombëtar në luftën çlirimtare kundër pushtuesve osmanë, të cilët ishin myslimanë, pra të një feje tjetër nga ajo e tyre. Kështu, mund të thuhet për serbët, grekët, malazezët, bullgarët, etj.

Jo në pak raste autoritete fetare shqiptare janë angazhuar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare me penë apo pushkë. Por, asnjëherë nuk kanë luftuar në emër të fesë së tyre. Ata janë angazhuar në këtë luftë jo për motive fetare, por për ideale kombëtare.

Pra, harmonia dhe toleranca fetare e shqiptarëve si vlera thuajse unikale kombëtare fetare, u krijuan në shekuj, paralelisht dhe pazgjidhshmërisht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të rilindësve tanë dhe në kushte specifike, të ndryshme nga kombet e tjera në Ballkan.

Toleranca fetare në të shkuarën realitet

Kemi shembuj të shumtë të tolerancës fetare në të kaluarën ndër shqiptarë të tre besimeve që nuk mund të gjesh askund tjetër në Evropë. Shembuj që kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme.

Kur më 28 Dhjetor, 1913 u ngrit në Shkodër flamuri kombëtar, musliman e katolikë, këmbanorën e kishës së Gjuhadolit e lidhën përmes një konopi me minarenë e xhamisë së Fushë çelës, në të cilën valvitej flamuri kombëtar ndërmjet rreshtit të gjatë të kandilave kuq e zi. Duke karakterizuar këtë ngjarje, Fishta tha: “…myslimanë e të krishterë, katolikë e ortodoksë qofshin, dijnë me u vëllaznue në idealin kombëtar. Ky vëllaznim, u shpreh edhe në këtë natë simbolikisht me drita kandilash, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushës së Çelës me kumbanaren e kishës së Gjuhadolit…”[6]

Pastaj, të marrim rastin e vitit 1914, kur në kohën e Austro-Hungarisë, në Gjakovë, duhej të ndërtohej një kishë për nevojat e shqiptarëve të besimit katolik, tribuni i madh popullor, Bajram Curri, i thotë Konsullit austriak: “Ne shqiptarët e komunitetit musliman në Gjakovë, i kemi 18 xhami, zgjidhe njerën prej tyre ta bëjmë kishë”.[7]

Shqiptarët janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare gjë cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqiptaret.

Një rast tjetër i ngjashëm: disa katolikë deshën të djegin xhaminë e Lezhës. Këtë e merr vesh At Gjergj Fishta dhe me t’u errësuar, shkon tek xhamia. Kur ato shkuan për ta djegur, Fishta u flet në emër, dhe ato të çuditur i thonë: “Si mor At ti edhe prift edhe hoxhë?” Fishta ju përgjigjet thjeshtë: “Jo, unë jam prift, por meqë Hoxha kishte ca punë në Shkodër, me tha mua me e rujt se edhe kjo është shpia e Zotit për shqiptarët!…” Fishta, në Lahutën e tij të famshme, për hir të tolerancës, shkruante:

“Edhe un frati tham t’vërtetën

me myslimanët e baj fli veten

Varrem n’krab; lidhem n’vargaj

E Shqipënin un’ nuk e l’shoj”.[8]

A po shndërrohet toleranca në mit?

Me gjithë shembujt, kohëve të fundit është dëshmuar se ekuilibrat fetare janë shumë të brishtë dhe shpesh herë manipulimet me to kanë sjellë pasoja. “Harmonia fetare, sa ç’është madhështore si ngrehinë, aq është edhe e brishtë. Mjafton e çara e parë serioze, radikalizimi i njërit prej besimeve, që ngrehina të shembet” ,[9] thotë shkrimtari ynë Ismail Kadare.

Edhe pse po mundohen disa grupe me motive fetare dhe disa intelektualë që me debate në media ta prishin imazhin e tolerancës ndërfetare, kjo gjë nuk do të arrihet sepse, toleranca ndërfetare nuk është vlerë e sotme por e ndërthurur ndër shekuj. Kështu që, një gjë e tillë do ta pamundësojë që këtë realitet ta shëndrrojë në mit.

Fakti tjetër është se tri fetë ­ Islami, ortodoksizmi dhe Katolicizmi kanë bashkëjetuar për një kohë të gjatë tek shqiptarët. Kryesitë fetare gjithnjë kanë pasur marrëdhënie të mira, të cilat vazhdojnë edhe sot. Ato gjithnjë distancohen nga veprimet e disa grupeve fetare, që do të thotë kërkojnë ta ruajnë vlerën e tolerancës fetare, të ruajtur në breza.

Populli shqiptarë është një nga popujt e vetëm që nuk ka zhvilluar luftëra fetare. Siç e cek edhe Faik Konica në shkrimet e tij për tolerancën fetare ndër shqiptarë, thoshte:“Unë besoj se shqiptarët gjithkund janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare”.[10]

Shumica dërrmuese e popullatës së Kosovës i përkasin besimit islam, por Kosova është shtet me popullatë të përzier, e cila u përket etnive dhe besimeve tjera përveç asaj të besimit islam. Kjo na bënë që ne të kemi tolerancë fetare, politike gjithashtu, edhe tolerancë kulturore. Pra, edhe pas luftës Kosova ruan tolerancën në popull, i cili nganjëherë hutohet nga propagandat që bëhen. I gjendur në gërshetimin e Lindjes dhe Perëndimit, Kosova është shembull i ruajtjes së balancit të këtyre dy poleve, e që rrjedh nga toleranca fetare.

Shqiptarizimi i hierarkisë fetare është një faktor tjetër që do t’i shërbejë ruajtjes së harmonisë dhe tolerancës fetare në vendin tonë.

Institucionet tona fetare kanë filluar të ndërgjegjësohen për domosdoshmërinë e ruajtjes së vlerave dhe të komuniteteve të veta fetare nga ndikimet e ndryshme që i kundërvihen traditës sonë fetare. Por është e domosdoshme që këtyre institucioneve t’u rritet pavarësia nga ndihmat ekonomike që vijnë nga jashtë.

Përfundim

Modeli shqiptar i harmonisë fetare mbi bazat e vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës merr një vlerë të madhe në debatin global mbi nevojën e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së kulturave dhe qytetërimeve.

Çështjet fetare në hapësirat shqiptare janë të lidhura ngushtë me sigurinë tonë kombëtare. Prandaj ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptarëve është një obligim i shqiptarëve kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Çamëri, Preshevë-Medvegj e Bujanovc si dhe në diasporë. Këto vlera fetare u formësuan paralelisht me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, nën kujdesin e veçantë të rilindësve tanë dhe në kushte specifike, të ndryshme nga kombet e tjera në Ballkan.[11]

Nëse, deri më tash, para botës jemi krenuar për një harmoni dhe tolerancë ndërfetare të shkëlqyeshme që kemi trashëguar nga të parët tanë, e cila ka qenë për çdo lëvdatë dhe respekt, si do t’ia dalim ne, brezi ynë, ta ruajmë një status kuo të tillë. Nëse për një tolerancë dhe harmoni fetare dikush ka meritë, ajo meritë i takon si shumicës edhe pakicës, të cilët ditën të bashkëjetojnë pa pretendime për të mbizotëruar ndaj njëri-tjetrin. Kështu vepruan të parët tanë,dhe patën sukses. Për këtë krenohemi me ta, por se çfarë do të jetë e ardhmja jonë – kjo mbetet ta vërtetojë koha në të ardhmen!

Pluralizmi paqësor fetar ka shërbyer si element bashkues midis njerëzve, familjeve dhe grupeve të ndryshme në shoqëri. Komunitetet fetare mbeten besnike e frymëzimeve të tyre fillestare të së mirës dhe paqes, si dhe me përkushtim të madh luajnë rol aktiv në kapërcimin e problemeve sociale, rritjen e edukimit të të rinjve, forcimit të rolit të familjes, kulturës dhe identitetit kombëtar. Ne jemi të ndërgjegjshëm se vlerat nuk janë të përjetshme, ato duhen ruajtur e kultivuar në mentalitetin e qytetarëve, kulturën demokratike dhe përmirësimit të vazhdueshëm.

Toleranca dhe dialogu duhet të përfaqësohen në vendin tonë në mënyrën më të mirë dhe të jemi përsëri shembull për mbarë botën, ashtu si në të kaluarën tonë.

[1]Revista Dituria Islame, nr. 251, fq. 31

[2] Muhamed Pirraku, Mulla Idris Gjilani dhe mbrojtja kombëtare e Kosovës lindore 1941-1951, Dituria Islame, Prishtinë 1995, fq. 13

[3] Kruja,G., Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar, Tiranë, 2008, fq. 201

[4] Sherif Delvina, Pa pavarësi fetare nuk ka pavarësi kombëtare, Tiranë 1998, fq. 25.

[5] Delvina, vep e cit., f. 25.

[6] Kruja,G., Shqiptarët përballë sfidave të mirëkuptimit ndërfetar, Tiranë, 2008, fq. 217-218

[7] Paloka, T., “Toleranca fetare ndër shqiptarët në Kosovë-shembulli më i mirë në Evropë dhe Botë”, kumtesë, 31 mars 2008

[8] Fishta,Gj., 1998, fq.296

[9] Ismail Kadare, Fjala në Konferencën Ndërkombëtare «Fetë dhe qytetërimet në mijëvjeçarin e ri – Rasti i Shqipërisë, mbajtur në Tiranë, 13-14 nëntor 2003.

[10] Konica, F., 1993:431

[11] Kumtesë e mbajtur në Konferencën Shkencore me temë: ”Ruajtja e vlerave kombëtare fetare të shqiptareve” mbajtur në Shkup, me 3 Shtator 2010. Konferenca është organizuar nga Agjencia e Lajmeve INA dhe Fakulteti i Shkencave Islame ne Shkup, Maqedoni.
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi