identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Temat me shikuara
U promovua libri “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira”
Faqja 1 e 1

Me rastin e 112 vjetorit të lindjes së imam Shaban Rexhë Ahemti u zhvillua promovimi i librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira” me autor Idriz Ahmeti.
Aktiviteti u hap nga autori i librit Idriz Ahmeti dhe për të vazhduar me kumtesen: “Roli i fesë dhe i klerit për përhapjen e arsimit dhe shkollës shqipe në krahinen e Pukës” mbajtur nga Denisa Meçi.
Më pas antari i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë njëherazi Sekretar i Këshillit të Bashkisë Pukë Ylli Hadroj mbajti kumtesen me temë: “Shaban Rexhë Ahmeti, 25 vjet imam i xhamive Micoj e Lajthizë.” Ai ndër të tjera tha: “Tek imam Shaban Rexha shohim imamin dhe mësuesin e përkushtuar i cili përdorte metoda mësimdhënie duke argumentuar përrparësit e tyre.”
Më pas specialisti i historisë Milazim Cufaj mbajti një referat në respekt të mësuesit të parë të fshatit Micoj Imam Shaban Rexha. Cufaj ndër të tjera tha: “Falenderoj Idriz Ahmetaj për botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i punëve të mira”. Me Shaban Hoxhën kam pasur lidhje familjrare e për këtë arsye kam shkruar ato që ai thoshte për hapjen e shkollës së parë shqipe në fshatin Micoj. Fjala e tij ishte e urte, e qetë, e mençur dhe e argumentuar. Ai nxiti të mësohej e të shkruhej mirë gjuha shqipe. Autori Idriz Ahmeti, me të drejtë e ka titulluar “Njeriu i punëve të mira”, por banorët e fshatit Micoj, nxënësit e bashkëkohësit e tij e kanë vlersuar si “Njeriu i fjalëve të mira” e prej këtu vijon edhe suksesi i punës së tij.”
Më pas Adriana Asllanaj (mbes e Shaban Hoxhes) mbajti kumtesen “Homazh për njeriun tonë të dashur Shaban Rexha” Asllanaj tha: “Fëmijeria e Shabanit ka qenë e vështirë e plot peripeci, ashtu si e shume moshatarëve të tij. Ndërsa ishin të varfer për nga pasuria, nga zemra ishin shumë të pasur. Shabani, ndonëse i ri nga mosha, karakterizohej nga mendime të pjekura e përparimtare. Ai dallohej midis shokëve si nxënes i mirë dhe i vullnetshem, pavarësisht nga vështirsit që përballonte. Ai zotëronte mirë gjuhet turqisht dhe arabisht, që ishte një luks i madh për kohen. Meritë të veçantë ka Shabani për hapjen e shkollës shqipe në fshatin Micoj, meritë që nuk iu njoh sa ishte gjallë.”
Aktivitetin e përshendeti edhe Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Ishte puna dhe kultura e imam Shaban Rexhës që të bëhët i njohur, jo vetem në Lajthizë e Kabash, por në gjithë rrethin e Pukës. Ishte vetem 15 vjeç kur kreu detyren si myezin i fshatit Kabash dhe për të vazhduar më vonë, për 25 vjet imam në xhamitë e fshatit Micoj dhe Lajthizë. Më aftsitë prej një teologu islam, ai dha mësime islame nepër Mejtepet e Pukës. Përveç diturisë islame, ai kishte aftësi edhe për mësime tëtjera si, shkrim e këndim shqip, gjeografi etj. Këto dituri bëri që imam Shaban Rexha me mbeshtetjen e Pleqësisë sëfshatit Micoj më 1924 të hap shkollën e parë shqipe në fshatin Micoj.”
Më pas Myftiu i Pukës Gezim Kopani i dorzon familjës Çertifikatën e Mirënjohjës (pas vdekjes) për Imam Shaban Rexhë Ahmeti.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia e rrethit Pukë, Çertifikatë Mirënjohje i jepet Shaban Rexhë Ahmeti (pas vdekjes) me motivacion: “Për kontributin e dhënë në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës, si dhe për kontributin e dhënë në forcimin e Mejtepeve të ketij rrethi.” (Myftinia e rrethit Pukë, Myftiu Gezim Kopani, Pukë më 27 nëntor 2013)
Nëe emër të familjes foli djali më i madh Muhamet Duli si dhe vajza Sabrie Lahi. Ata ndër të tjera thanë: “Së pari falenderojmë autorin Idriz Ahmetin, Myftininë e rrethit Pukë dhe Myftiun Gezim Kopani dhe të gjithë ata që kontribuan në botimin e këtij libri kushtuar babait tonë. Ky liber është i rëndësishem për familjen tonë dhe për gjithë fshatin Lajthizë. Jemi krenarë për babain tonë i cili na edukoi dhe na mësoi me kulturen më të lartë. Puna e tij e mirë, ka bërë që emri i babait tonë të kujtohet sot pas 112 vitesh.”
Në mbyllje të aktivitetit autori i librit Idriz Ahmeti falendëroi mësuesin Dashamir Sokoli, Myftininë e rrethit të Pukës tëcilet ndihmuan në botimin e librit “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira.”
Për të pranishmit u shpërnda libri “Shaban Rexhë Ahmeti, Njëriu i punëve të mira” si dhe u shtrua një koktëj nga familjarët e imam Shaban Rexhës.
/Myftinia Puke/s/2013/

Similar topics
» U promovua libri “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i Puneve te Mira”
» Botohet libri “Njeriu i puneve te mira” kushtuar Hoxhe Shaban Rexha

» Shaban Rexhe Ahmeti imami i Xhamive Micoj e Lajthize
» Per mesuesin e shkolles se Pare Shqipe te fshatit Micoj, Shaban Rexhe Ahmeti

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor