Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
Albani (761)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
emine (509)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
Era (387)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
Redi (338)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
Visiana (198)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
iDa (175)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 
Esila (153)
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcapSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Voting_barSadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 65 më Thu Dec 28, 2023 5:47 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcap3%Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 3% [ 1 ]
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcap14%Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 14% [ 5 ]
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcap11%Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 11% [ 4 ]
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcap58%Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 58% [ 21 ]
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcap0%Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 0% [ 0 ]
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_lcap14%Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve.

Shko poshtë

Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. Empty Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve.

Mesazh nga Forum Kulturor Wed Sep 18, 2013 6:02 pm

Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve. New-Picture-11
Hoxhë Sadik Prishtina ( 1892-1977)

Jeta në Kosovë



Imam Sadik Prishtina
Imam Sadik Prishtina
Imam Sadik Prishtina u lind më 25 shkurt 1892 në fshatin Kraishtë që ndodhet në perendim të Lipjanit në Kosovë rreth shtatëkm larg. Babai i Sadikut quhej Hasim ndersa nëna Qerime. Familja Prishtina nga pesë fëmijë që kishin, Sadiku ishte më i privilegjuari pasi ndryshe nga fëmijet e tjerë Sadiku ndoqi rrugen e diturisë. Sadiku i përkrahur nga i ati u rregjistrua në shkollen fillore, pikërisht në Mejtepin e Janjevës. Sadiku nga dashuria për dije islame bënte çdo ditë rreth 20 km udhetim drejtë mejtepit pa asnjë ankesë. Me përfundimin e mejtepit, Sadiku u regjistrua në shkollen Ruzhdije të qytetit të Shkupit për të vazhduar studimet para gjimnazit.

Më pas ai u regjistrua në medresen e Prizrenit.


Gjatë qëndrimit në Prizren ai përveç aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete të tjera. I ndikuar nga kultura islame Sadiku sëbashku me disa shokë bashkëmoshatar formuan organizaten “Bashkimi Kombetar Shqiptar”.

Aktivitetet e shumta atdhetare të kësaj organizate bëri që në pranveren e vitit 1912 pikërisht në muajin qershor dy nga bashkëmoshatarët e Sadikut në menyrë ilegale u arrestuan nga trupat serbe dhe radhen e kishte edhe imam Sadiku. Pasi mësoi mbi urdherin e arrestit që kishin lëshuar trupat serber imam Sadiku emigroi për në Shqipëri.

Gjatë udhetimit për në Shqipëri ai fillimisht ndalon për pak ditë në disa fshatra të Kukësit dhe për të vazhduar rrugen drejtë rrethit të Pukës.

Ai u prit nga pukjanët me dashuri duke i hapur dyert e shtëpive të tyre. Puna qelloi ta dërgonte imam Sadik Prishtinen në fshatin Kabash të Pukës ku u strehua në shtëpin e Smajl Laci [1].

Familja Laci ishte një familje e varfer që jetonin në një kasolle të vogel dhe në një gjendje të rëndë ekonomike. Smajli e konsideronte Sadikun si antarë të familjes madje edhe më tepër. Besimi i fortë që e karakterizonte Sadikun bëri që ai të interesoshesh për xhamin e fshatit Kabash. [2]



Jeta në Pukë



Punësimi dhe martesa



Kabashasit duke shikuar kulturen dhe besimin e palekundur të imam Sadik Prishtinës bëri që Myftinia e rrethit të Pukës ta emronte Sadikun fillimisht myezin të Xhamisë së fshatit Kabash. Nuk kalon shumë kohë që ai të bëhet edhe imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Pikërisht në vitin 1914 Myftinia e rrethit Pukë emrohet imam i xhamisë së fshatit Kabash. [3]



Sadik Prishtina mbahet mend si imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Në vitin 1914 Sadik Prishtina hap për herë të parë Mejtepin e fshatit Kabash. Me hapjen e mejtepit Myftinia e Pukës e emron imam Sadik Prishtinën edhe mësues të Mejtepit.

Mejtepi u hap fillimisht në ambjentet e Xhamisë së fshatit Kabash. Më vonë Mejtepi i Kabashit u ndërtua karshi hyrjes së Xhamisë së Kabashit rreth 10 apo 15 m larg. Në mejtepin e Kabashit u regjistruan nxënës nga fshati Kabash, Meçe, Krovë, Lajthizë etj. Në mejtepin e Kabashit jepej mësim në këto lëndë:

1. Mësim islam (Ilmihal)

2. Këndim në gjuhen shqipe

3. Kur’an (mësim i Kur’anit)

4. Shkrim shqip

5. Këndim turqisht [4]



Nga mejtepi i fshatit Kabash dolen myezin, imam dhe mësues. Nga ky mejtepi dolen imam me emer siç ishte Shaban Rexha dhe Sahit Hoxha. [5]



Me hapjen e mejtepit të Kabashit shënohet fillimi i shkolles shqipe në këtë fshat. Në lidhje me mejtepin e Kabashit imam Sahit Hoxha tregon: “Në mejtepin e Kabashit mësuam edhe shqip që kur u hap mejtepi më 1914 prej Sadik Prishtinës.” [6]



Duke qenëse Sadik Prishtina ishte i specializuar për shërbimet dhe lëndet islame, nevojat bënë që Sadik Prishtina të ndjek studimet për pedagogji në qytetin e Elbasanit. Pasi përfundoi pedagogjin në Elbasan Sadik Prishtina u emrua zyrtarisht nga kryemesuesi i Pukës Migjeni mësues i shkolles fillore Kabash.

Sadik Prishtina për punen që kryente me vullnet dhe dëshirë të madhe, linte një përshtypje të një edukatori dhe pedagogu të respektuar nga pukjanet. Përveç shkollës së Kabashit ai punoj mësues edhe në disa shkolla të tjera të rrethit të Pukës.[7]

Sadik Prishtina ishte bashkëpuntor i ngushtë me eliten intelektuale të Shqipërisë si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Migjeni e Zenun Halil Bajraktarin. Kjo miqësi bëri që Sadik Pershtina të martohet me Nadire Quku. Nga kjo martesë ata paten gjashtë fëmije, tre djem që quheshin Rasim, Selim dhe Skender, dhe tre vajza që quheshin Naile, Aishe dhe Sanije.

Kalimi i viteve bëri që Sadik Prishtina të blej tokë në Kabash e të ndertonte shtëpin e tij. Ai punoj plot 36 vjet si imam i xhamisë së fshatit Kabash si dhe mësues në shkollen e Kabashit si dhe në disa zona të tjera të rrethit të Pukës.





Hoxhe Sadik Prishtina
Hoxhe Sadik Prishtina
Kthimi në Kosovë ( 1941)



Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi kishte urdheruar që 60 mësues të shpërndahen në vendet e Shqipërisë lindore dhe veriore, pikërisht në ato vende ku nuk kishte shkolla të hapen dhe populli të edukohet. Në mesin e këtyre mësuesve ishte edhe Sadik Prishtina ku kishte marr një udhëzim të veçante për hapjen e shkollës shqipe në Kraishte.

Me vetëfinancim Sadiku ndërtoi dy dhoma banimi pran shkollës ku banonte me familjen e tij. Shkolla shqipe në Kraishtë kishte filluar me mesuesin e parë Sadik Prishtina. Hapja e kësaj shkolle nuk u prit mirë nga organet serbe të cilat në vitin 1946 larguan nga puna Sadik Prishtinen si dhe e dënojnë me 15 vite burgim. Sadiku vuajti burgun në burgun e Nishit. Presekutimi serb i ndaloi punen përjet në arsim si dhe edukator edhe pas kthimit nga burgu. Pas gjithë këtyre tortuarave që ju bënë Sadikut nga serbët, imam Sadiku lirohet dhe vazhdoi shërbimin si imam i fshatit Kraishte. Edhe pse kishte vuajrut shumë në burgun e Nishit, jeta i kishte sjell shumë moment të vështira. Ai asnjë herë nuk u thye. Gjithnjë kishte moral të forte dhe besim në vetvete. Ai deri në momentin e fundit të vdekjes ka qenë i fuqishem si nga ana shëndetësore por edhe intelektuale. Dihet që janë të rallë njërzit që lindin e vdesin në po të njejten ditë e muaj. Kështu pra në moshen 85 vjeçare pikerisht më 25 shkurt 1977 ndërroi jete imam Sadik Prishtina. [8]



Mbajtësi i urdherit “Naim Frashëri”



Për aktivitetin e tij atdhetarë më 11 prill 1994 me dekret të Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha dekorohet hoxhë Sadik Prishtina me urdherin: “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, si veteran i arsimit që shërbeu në shkollat shqipe jashtë kufive politik.



Përgatiti:

Gezim Kopani

Marr nga: http://gezim-kopani.blogspot.com/2013/09/sadik-prishtina-hoxha-ne-kujtesen-e_17.html

______________

Bibliografi:

[1] Gezim Kopani

[2] Gezim Kopani dhe Musa Lluka (ish antar i Këshillit të Xhamis Pukë, 2004)

[3] Nexhmije Luma Prishtina(Mbesa e imam Sadik Prishtines)

[4] Nexhmije Luma Prishtina

[5] Gezim Kopani

[6] Xhemal Meçi, libri “Kabashi Puka që në lashtësi 2” fq.101

[7] Gezim Kopani

[8] Nexhmije Luma Prishtina

Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi