Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Arnautët në Perandorinë Osmane EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
Albani (761)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
emine (509)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
Era (387)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
Redi (338)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
Visiana (198)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
iDa (175)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 
Esila (153)
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcapArnautët në Perandorinë Osmane Voting_barArnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcap3%Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 3% [ 1 ]
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcap14%Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 14% [ 5 ]
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcap11%Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 11% [ 4 ]
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcap58%Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 58% [ 21 ]
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcap0%Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 0% [ 0 ]
Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_lcap14%Arnautët në Perandorinë Osmane Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Arnautët në Perandorinë Osmane

Shko poshtë

Arnautët në Perandorinë Osmane Empty Arnautët në Perandorinë Osmane

Mesazh nga Forum Kulturor Wed Sep 18, 2013 5:53 pm

Arnautët në Perandorinë Osmane Dritan-egro
Dr. Dritan EGRO

(Instituti i Historisë, Tiranë)



ARNAUTËT NË PERANDORINË OSMANE*



Dr. Dritan Egro
Dr. Dritan Egro
Kur njëri prej intelektualëve shqiptarë të kohës së Zogut u ankua për nivelin e jetesës së Shqipërisë së atëhershme duke bërë përgjegjës sundimin e gjatë osman, bashkëshortja e ambasadorit të atëhershëm turk në Tiranë (1934) ia ktheu: “Fajin e keni vetë; meqenëse burrat më të lartë të Shtetit Osman kanë qenë shqiptarë/arnautë, si ka ndodhur që ata nuk e kanë ndihmuar vendin e tyre?!”

Është më se e vërtetë se elementi shqiptar, i identifikuar me emrin arnaut, qysh kur osmanët vizituan për herë të parë viset tona, përbën një nga përbërësit më të rëndësishëm etnikë që shoqëruan këtë perandori qysh prej fillimit dhe deri në momentet e fundit të saj. Roli dhe pesha e tyre as nuk duhet mbivlerësuar dhe as nuk duhet nënvleftësuar, por kërkon veçse një njohje objektive.

Sot është një fakt i padiskutueshëm se shkalla e përfaqësimit të popujve të Ballkanit sidomos në fushat e administrimit të shtetit dhe në strukturat ushtarake osmane dominon në krahasim me shkallën e përfaqësimit të popujve të Lindjes së Mesme apo rajoneve që Shteti Osman sundonte në lindje të Stambollit. Statistikat e mbështesin këtë argument, madje kjo situatë mbeti e tillë deri në fund të jetës së këtij shteti. Arsyet se pse sulltanët osmanë preferuan më së shumti elementin ballkanas në drejtim të perandorisë janë disa. Së pari, Ballkani më parë nuk e kishte njohur sundimin perandorak të ndonjë shteti islam, pra për pasojë shkalla respektive e njohjes ishte e kufizuar. Vendasit në shërbim të sulltanëve do të ishin nëpunësit idealë që do të amortizonin diferencat kulturore dhe fetare midis sunduesit dhe të sunduarit. Së dyti, Ballkani ishte lehtësisht i provokueshëm nga shtetet europiane që kërkonin të frenonin vërshimin osman, i cili si ambicie përfundimtare kishte zgjerimin drejt Europës Perëndimore, dhe, së treti, elementi ballkanas duke qenë kulturalisht dhe fetarisht pjesë e Europës Perëndimore, kishte një njohje më të mirë për Europën dhe Krishterimin. Ky kontingjent drejtuesish potencialisht mund t’i shërbente më me efikasitet Shtetit Osman në përmbushje të ambicieve të veta politike dhe ushtarake edhe jashtë territoreve ballkanike.

Kurse aspektet që duhen njohur kur bëhet fjalë për rolin që ka luajtur në historinë e kësaj perandorie ky apo ai element etnik, së pari, kanë të bëjnë me mekanizmat që çdo formacion perandorak instalon për të marrë nën garanci maksimale fillimisht zgjerimin e më pas jetëgjatësinë e tij dhe, së dyti, elementët specifikë të çdo grupi etnik që osmanët gjetën dhe i njohën si të tillë në Ballkan.

Qysh në inkursionet e para në Ballkan, në gjysmën e dytë të shek. 14, osmanët penetruan deri në brigjet lindore të Adriatikut. Në përputhje me praktikat osmane të organizimit ushtarak, trupat sulmuese nuk paguheshin nga buxheti qendror, por mbaheshin vetëm falë të ardhurave që siguronin nga shitja në treg e plaçkës së luftës, ku një vend të rëndësishëm zinin edhe robërit që vinin nga viset ku ata kryenin inkursionet. Kronisti bizantin Dukas shprehet se si pasojë e këtyre sulmeve: “Popullsia shqiptare e madhe në numër, u pakësua”. Kronikat bizantine dhe osmane të shek. XV bëjnë me dije se shqiptari Bajazit Pasha, krahu i djathtë i sulltan Bajazitit I dhe bijve të tij ka luajtur rol dominues në lojën politike të kohës, asaj midis osmanëve dhe Bizantit. Qysh prej kësaj kohe prezenca e shqiptarëve në strukturat shtetërore dhe ushtarake, madje duke synuar edhe shkallët më të larta, do të jetë e rregullt dhe e qëndrueshme.

Po të lexosh me kujdes kronikat osmane të shek. XV do të vësh re se kronistët osmanë ndërsa theksojnë “kokëfortësinë” e shqiptarëve në qëndresën e tyre, po aq edhe i vlerësojnë ata si luftëtarë të fortë dhe mbi të gjitha besnikërinë e tyre.

Krahas robërve, sistemi osman i devshirme-së (grumbullimit periodik të djelmoshave jomuslimanë) në fakt ishte mekanizmi legal që i hapi rrugë integrimit të elementit shqiptar në të gjitha strukturat e shoqërisë osmane. Duke filluar qysh nga fillimi i shek. XVI, në lojë hyri edhe një faktor tjetër i cili përcaktoi në një masë të madhe edhe integrimin e elementit ballkanas dhe për pasojë edhe atij shqiptar në Perandorinë Osmane: kalimi i osmanëve në Otranto (1480-1) dhe rënia e Durrësit në duart e osmanëve (1501) ishin ngjarje që shkaktuan një traumë psikologjike tek popujt e Ballkanit, pasi u kuptua se tash e tutje në lojë nuk ishte më fati politik i Ballkanit, por ai i Europës Perëndimore. Kjo e fundit tani duhet të mendonte më shumë për t’u mbrojtur vetë nga osmanët, sesa për të ndërmarrë ndonjë fushatë kryqtare për të çliruar Ballkanin. Që nga ky moment Ballkani mbetej të ishte një vatër potenciale provokimi sa herë që shtetet europiane kërkonin të hapnin konflikte të armatosura me Shtetin Osman.

Konvertimi gradual dhe masiv i shqiptarëve në Islam, veç të tjerash shënon edhe një hap pragmatik të shqiptarëve për të shfrytëzuar në maksimum mundësitë që ky shtet islam u afronte për të mbërritur madje deri në pozicionin e dytë për nga rëndësia, pas atij të sulltanit. Madje, këtu duhet theksuar rasti i Qyprilinjve nga Rroshniku i Beratit, e vetmja dinasti jo turke e cila de facto drejtoi në tre breza perandorinë, për më se gjysmë shekulli.

Duke pasur një fuqi të tillë jo vetëm Qyprilinjtë, por edhe të tjerë shqiptarë para dhe pas tyre, “pa sfiduar” vëmendjen që duhet t’i kushtonin problemeve të perandorisë, u kujdesën veçanërisht për të vendosur shqiptarë në poste kyçe të perandorisë, në qendër dhe në provinca.

Falë një politike të mirëfilltë perandorake që ndoqi Shteti Osman, por edhe falë shkallës së lartë të integrimit të shqiptarëve në të, kryesisht në sferat e administratës dhe organizimit ushtarak, arnautët (shqiptarët) u bënë prezentë jo vetëm në viset ballkanike, por edhe në tokat arabe të Lindjes së Mesme, madje edhe në viset e Afrikës Veriore që ishin nën sundimin osman. Udhëtimi që Eqrem Bej Vlora kreu në viset arabe të Lindjes së Mesme dëshmon më së miri për peshën dhe rolin e shqiptarëve si administratorë të suksesshëm osmanë në këto vise. Madje, sot emri arnaut i cili haset jo rrallë në viset arabe që kanë qenë pjesë e territoreve osmane, nuk është veçse një dëshmitar i ekzistencës së shqiptarëve në këto vise, në më të shumtën e rasteve, si administratorë apo ushtarakë osmanë.

Ngjitja e shqiptarëve në këto nivele të papara më parë kishte me vete edhe koston e asaj që ata individë, qysh disa shekuj më parë, duhet të mendonin globalisht, pra si persona përgjegjës për fatet e një shteti me interesa botërore për kohën. Këtu fillon të shfaqet edhe dyzimi midis të qenit shqiptar dhe nëpunësit të devotshëm të një perandorie botërore. Me këtë realitet mund të shpjegohet edhe pozicioni i atit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, i cili falë mbiemrit (nga arabishtja Kemal) dhe njohjeve familjare u ngjit në poste nga më të lartat e Perandorisë, por nga ana tjetër mori përsipër edhe përgjegjësitë e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar, kur e kuptoi se shkatërrimi e Perandorisë Osmane mund të çonte në copëtimin përfundimtar të viseve shqiptare.

Njohja gjithnjë e më e madhe e dokumentacionit osman, krahas atij që vjen nga kancelaritë e tjera, do të hedhë më shumë dritë mbi situatën që realisht ka karakterizuar viset shqiptare gjatë periudhës osmane, por, nga ana tjetër, ai do të shpërfaqë edhe vendin që pozicioni gjeostrategjik i territoreve shqiptare ka zënë si në vizionin strategjik osman, ashtu edhe në atë europian.

Gjithsesi, studimi i dimensionit shqiptar në historinë e Perandorisë Osmane është një histori marrjeje, por edhe dhënieje. Shqiptarët dhanë shumë nga vetja e tyre aq sa mund të thuhet se ata ishin mes atyre grupeve etnike që spikatën në shfrytëzimin maksimal të mundësive të ofroi ky shtet shumëkombësh. Deri në fillim të shek. XX Shteti Osman përbën rastin më të mirë ku shqiptarët shpalosën kapacitetin e tyre shtetdrejtues.



/Orientalizmi Shqiptar/



Bibliografi:

Dritan Egro, Historia dhe Ideologjia: një qasje kritike studimeve osmane në historiografinë moderne shqiptare (nga gjysma II e shek. XIX deri në ditët e sotme), Maluka, Tiranë 2007

Eqrem bej Vlora, Kujtime (1885-1925), Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë 2003

Eqrem bej Vlora – M. A. von Godin, Beitrage zur Geschichte der Turkenherrschaft in Albanien – eine historische skizze, Roma 1955-6, (dorëshkrim i pabotuar)

Ismail Qemali, Kujtime, TOENA, Tiranë 2009

Osmanlı Arşiv Belgelerinde Arnavutluk, T.C. Başbakanlık Devlet Arşivleri Genel Müdürlüğü, İstanbul 2008

Y. K. Karaosmanoğlu, Zoraki Diplomat, 3. baskı, İletişim Yayınları, İstanbul 1984

* Ky shkrim është botuar në revistën “URA”, nr. 5, botim special për Arnautët, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2010, organ i “Qendrës Shqiptare për Studime Orientale”, acfos_albania@yahoo.com
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi