Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
Albani (761)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
emine (509)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
Era (387)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
Redi (338)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
Visiana (198)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
iDa (175)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 
Esila (153)
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcapDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Voting_barDoli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcap3%Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 3% [ 1 ]
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcap14%Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 14% [ 5 ]
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcap11%Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 11% [ 4 ]
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcap58%Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 58% [ 21 ]
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcap0%Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 0% [ 0 ]
Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_lcap14%Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha

Shko poshtë

Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Empty Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha

Mesazh nga Forum Kulturor Sun Sep 15, 2013 6:44 pm

Doli në qarkullim Kurani i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha Kurani1
Ndryshe prej vendeve arabe ku Kurani është gjuhë amtare, në Shqipëri e gjetkë ka qenë dhe vazhdon të jetë traditë e mësimit të një numri të kufizuar suresh të shkurtra që përdoren gjatë riteve të të falurit (namazit) ose si lutje. Kjo nuk përkon aspak me misionin e Kuranit i cili udhëhoqi bashkësinë e parë islame për njëzet e tre vjet me radhë, në kohë dhe situata të ndryshme, nga individët e familja, deri te shoqëria e shteti, në të gjitha aspektet e jetës. Është mjaft e rëndësishme të kuptohet nga gjithsecili që merr e lexon këtë libër, se Kurani nuk është roman apo traktat ideologjik e filozofik, porse mesazh që vetë Profeti Muhamed u kujdesua të shkruhej, të mësohej dhe të sistemohej për brezat që do ta pasonin. Po të shprehemi me fjalët e Zotit në Kuran, ky libër është drejtim për njerëzit, vërejtje e paralajmërim për mohuesit dhe këshillë, udhëzim e sihariq për besimtarët.

Sot, në kohën që jetojmë, të informatikës, kur përplasjet ideologjike bëhen me të gjitha llojet e mediave, deri te karikaturat nëpër gazeta e videoklipet në YouTube dhe kur Islami është në shënjestër, po me atë padije dhe egërsi që luftohej në mesjetë, çdokush që kërkon të mësojë të vërtetën, aq më tepër, brezi i ri islam, studentë dhe intelektualë, duhet të studiojë para së gjithash Kuranin dhe traditën profetike.

Sepse, Islam është Kurani; sepse Kurani qëndron mbi një parim të pandarë, nga fillimi në mbarim, për çdo individ ose grup shoqëror, që është besimi dhe veprat e mira; sepse Kurani këshillon kudo, në çdo situatë, durim, pendesë e vetëpërmbajtje që do të thotë: devocion ndaj Zotit; sepse Kurani i këshillon besimtarët të falin e jo të bëjnë agresion; sepse Kurani udhëzon respektimin e lirisë e pavarësisë, besës dhe marrëveshjeve me të tjerët.

* * *

Varianti i shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha, që tashmë ka dalë para besimtarëve dhe lexuesve shqiptarë, ka për qëllim të përcjellë me besnikëri dhe me një gjuhë të pastër e letrare shqipe kuptimin, mësimet dhe vlerat ideo-emocionale të Kuranit. Kuranologët e shohin Kuranin si tërësi harmonike, në formë e përmbajtje. Dikush e ka quajtur një simfoni nga mënyra se si dalin, zgjaten dhe harmonizohen tingujt gjatë recitimit të tij. Kurani erdhi në gjuhën e pastër dhe letrare arabe. Në kohën kalifit të tretë, Othman ibn Affan (644-656 e.r.), të gjitha kopjet e Kuranit të shkruara në dialektet e ndryshme u mblodhën dhe u asgjësuan; në vend të tyre doli teksti origjinal sipas dorëshkrimeve të ruajtura në familjen e Profetit Muhamed (a.s.) dhe i kontrolluar nga një komision me hafizët më të mirë që mbanin përmendësh tekstin e Kuranit. Ky tekst u shkrua në katër kopje dhe u shpërnda si model në qendrat kryesore të kalifatit. Kurani që kemi sot në dorë është pa më të voglin ndryshim ai që iu shpall nga Zoti Muhamedit (Paqja qoftë me të!) nëpërmjet engjëllit Xhebrail (Gabriel) (a.s.).

Gjatë redaktimit të Kuranit të shqipëruar është treguar kujdes që përkthimi i kapitujve të periudhës së Medines të jetë sa më afër tekstit kuranor. Përshtatjet janë bërë në modelet gjuhësore që i përgjigjen njëra-tjetrës si dhe, ndonjëherë, në rendin e gjymtyrëve të fjalisë. Disa modele tipike të të shprehurit të Kuranit janë përdorur po ashtu në gjuhën shqipe me qëllim që të ruhet deri diku stili origjinal. Në Kuran përdoren mjaft shpesh përemrat lidhorë, pyetës dhe të pakufishëm për të përgjithësuar një situatë apo veprim të caktuar. Në arabisht këto janë në rrjedhën e natyrshme të tekstit ndërsa në shqip tingëllojnë si përsëritje. Gati të gjithë përkthyesit në gjuhë të ndryshme i kanë ruajtur ato siç janë.

Te suret e periudhës së Mekës, për shkak të stilit metaforik të tyre, janë bërë më shumë përshtatje, pa cenuar përmbajtjen e tekstit.

Kurani është metaforik. Shpesh ajetet shpjegohen me analogji, nëpërmjet ajeteve të tjera. Stili i figurshëm i Kuranit hap horizont më të gjerë në kuptimin e tij dhe i qëndron çdo kohe.

Kurani flet shumë për ringjalljen, përmend shembuj të krijimit dhe rikrijimit; se si Zoti krijon çdo gjë me urdhrin: “Ji!” dhe ajo është; se si përmbysen toka e qiejt dhe “dalin të vdekurit nga varret” për të dhënë llogari para Zotit. Sidoqoftë, këtu ka diçka të fshehtë që njeriu nuk arrin ta kuptojë. Prandaj Abrahami, profeti Ibrahim, e pyeti Zotin: “Im Zot, tregomë si i ngjall të vdekurit?”- Ai tha: “Nuk beson?” Tha: “Po, por le të qetësohet zemra ime!” Tha: “Merr katër shpendë dhe ndilli pas vetes. Pastaj vëre secilin në një mal dhe thirru, të të vijnë fluturimthi. Dije se Zoti është i plotfuqishëm, i urtë.” (Kreu Lopa, 260)

Ky ajet i shkëlqyer metaforik bart kuptimin e vet në të gjitha kohërat. Sikurse shpendët njohin të zotin kur i ndjell, ashtu edhe shpirtrat njohin Zotin e tyre.

Në Kuran përdoret edhe mënyra e deduksionit logjik për të arritur nga e përgjithshmja në një bindje të caktuar. I tillë është, për shembull, arsyetimi i Ibrahimit kur meditoi rreth Zotit:

“Kur ra nata, pa një yll e tha: “Ky është Zoti im!” Me të perënduar, tha: “Unë nuk i dua ata që perëndojnë.”/ Kur pa hënën të ngrihej, tha: “Ky është Zoti im!” Me të perënduar, tha: “Të mos më drejtonte im Zot, do të isha ndër njerëzit e gabuar.” / Kur pa diellin të ngrihej, tha: “Ky është Zoti im! Ky është më i madhi.” Me të perënduar, tha: “Kombi im, unë jam i çliruar nga adhurimi juaj. / Ia ktheva fytyrën Atij që krijoi qiejt e tokën, i vendosur dhe nuk jam me idhujtarët.” (Kreu Bagëtitë, 76-79)

Mesihu, profeti Isa (Jezus) dhe e ëma, Merjemi, përmenden shpesh në Kuran, me pozitën e lartë që u takon: Merjemit si grua e ndershme e virgjëreshë dhe Isait si profet që Zoti e bëri të fliste që në djep dhe i dha mrekulli. Nderimi dhe dëlirësia e tyre në Kuran është shumë e lartë. Porse ata janë krijesat e Zotit, jo zota e bir Zoti dhe, për këtë, Kurani bie një shembull fare të thjeshtë, ku i Madhi Zot thotë: “Mesihu, biri i Merjemit, qe vetëm një i dërguar. Kaluan para tij të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë. Që të dy hanin ushqim. Shih si ua sqarojmë dëshmitë, shih pastaj si ikin!” (Kreu Tryeza, 75)

Zoti flet në Kuran, qoftë edhe brenda një ajeti, në vetën e parë, njëjës e shumës dhe në vetën e tretë njëjës. P.sh.: “Zoti e dëgjoi fjalën e atyre që thanë: “Allahu është i varfër dhe ne të pasur.” Do t’i shkruajmë çfarë thonë dhe që vranë profetët me pa të drejtë. U themi: “Shijoni dënimin në zjarrin e këndellur! / Përgatitur me duart tuaja.” Zoti nuk është tiran me robtë.” (Kreu Familja e Imranit, 181-182)

Zoti flet në vetën e parë për të treguar praninë e Tij dhe flet në vetën e tretë, njëjës, për të treguar atributet e Tij ose një veprim që është kryer plotësisht apo do të kryhet me siguri në të ardhmen. Vërejmë, këtu, se për Zotin nuk ka kohë, distancë dhe hapësirë; ato janë për krijesat. Ka rëndësi të kuptohet gjatë leximit të Kuranit se, kur Zoti thotë për diçka që do ta kryejë në të ardhmen, ajo është e kryer në urdhrin e Tij.

Ndër mesazhet profetike apo librat e shenjtë, Kurani është libër kurdoherë i kohës, një mesazh jetik e jetëdhënës për mbarë myslimanët në botë. Për sa kohë i përmbahen Kuranit, ashtu siç i porosit i Madhi Zot, jo në mënyrë të njëanshme dhe ekstremiste, por me moderacion e vetëpërmbajtje, ata janë të suksesshëm. Nuk ka direktivë të paqartë në Kuran. Gjithashtu, Kurani është libri i dijeve të kohës që jetojmë e që do të vijnë në të ardhmen. Filozofia dhe shkencat e aplikuara janë ato të përmendura në Kuran si shembuj për njerëzit që të mund të meditojnë rreth krijimit. Nuk ka zbulim shkencor që Kurani të jetë në kundërshtim. Evolucioni i botës dhe i krijesave është parim bazë në shkencën e Kuranit. Sidoqoftë, Kurani është udhëzim e drejtim për njerëzit dhe jo ndonjë shkencë e veçantë. Porse, dijetarët islamë, me studimet e tyre madhështore në të gjitha fushat e dijes që përgatitën rilindjen evropiane, u frymëzuan dhe udhëhoqën nga Kurani. Duke përgjithësuar shtrirjen e Kuranit, në tematikë e kohë, do të shpreheshim kështu:

“Kurani është horizont i hapur; e sheh nga larg e të duket si një vijë e përhimtë mes qiellit e tokës; i afrohesh dhe shfaqet me spektrin e tij gjithnjë e më të larmishëm. Kurani nuk është libër lutjesh, por platformë e jetës; nga higjiena personale, në mbarëvajtjen e familjes dhe të shoqërisë; nga qëndrimi i individit, në traktatet dhe marrëveshjet mes popujve e shteteve; nga të menduarit rreth vetes e botës, në adhurimin e Zotit. Kurani është udhërrëfyesi, morali dhe ideali i besimtarit.”

* * *

Myfti Salih Ferhat Hoxha (1917-1995) ka qenë klerik dhe intelektual i mirënjohur në qytetet dhe rrethet ku punoi e jetoi, në Pogradec (1940-1947), Lushnje (1948-1956), Peshkopi (1957 e deri në fund).

Njohës i teologjisë dhe literaturës islame në tri gjuhë: arabisht, osmanisht e persisht, si dhe me njohuri në anglisht, italisht dhe turqishten e sotme, Salih Ferhati, siç e thirrnin bashkëkohësit, ia kushtoi jetën vet studimit të Kuranit, traditës profetike dhe dijeve islame në përgjithësi. Nga thellësia e njohjes dhe aftësia për të diskutuar në shumë fusha të dijes, në mënyrë mjaft tërheqëse e bindëse, ai të kujtonte figurat e rilindjes dhe iluminizmit.

* * *

Si botim i parë, vetjak, libri ka dalë me një tirazh prej njëmijë kopjesh. Këto janë shpërndarë nga redaksia e revistës “Drita Islame” te të rinjtë e të rejat aktivistë pranë xhamive, medreseve dhe shoqatave fetare. Një pjesë është mbajtur si kontigjent për bibliotekat, shkollat, etj. Botimi është bërë vetëm me tekstin shqip, prej 409 faqesh. Libri u përgatit dhe u shtyp në Tiranë me një format cilësi të lartë.

Ndërkohë, në shtyp është dërguar edhe një volum më i plotë në versionin e redaktuar të këtij shqipërimi, krahas tekstit arabisht dhe së afërmi pritet që të dalë në qarkullim me rreth dymijë kopje.

(Revista Drita Islame, Shtator 2013)
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi