identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Temat me shikuara
Një histori prekëse e Bajramit
Faqja 1 e 1
Një histori prekëse e Bajramit
Djaloshi i vogël erdhi me vrap duke kërkuar nënën e tij.“Shokët e mi kanë blerë rroba të reja për Bajram! A mund ti kem edhe unë disa rroba të reja si ata?”
“E ëma e mori në prehër dhe e ledhatoi. Për ta qetësuar të birin, ajo i premtoi atij se do të flasë me të atin, për t’ia bërë disi.
Nëna e djaloshit, Fatima bint Abdul Malik, nuk ishte grua e zakonshme. Babai i saj, gjyshi dhe katër vëllezërit e saj kishin qenë halife të Umetit islam. Në fakt, burri i saj ishte vetë halifi aktual, Umer ibn Abdul Aziz – halifi i cili sundoi perandorinë më të madhe në botë që shtrihej nga Atlantiku deri në oqeanin indian.
Kur Umer ibn Abdul Aziz u kthye në shtëpi, Fatima i tregoi për kërkesën e të birit. halifi kishte një vështrim të mërzitur në sytë e tij. “Fatima, ti e di se sa shumë i vlerësoj fëmijët e mi, por të gjitha paratë që kam janë para jush”, tha ai duke hapur duart e zbrazëta.
Megjithëse ishte një halif, Umeri kujdesej për të jetuar me ndershmëri dhe bëri shumë për të siguruar drejtësinë në halifetin e tij.
Por Fatima si nënë, vazhdoi të insistonte. Ajo i tha Umerit se ndoshta ai mund të bënte diçka për të blerë ndonjë rrobë shumë të lirë, mjaftonte që ai të kishte diçka të re për Bajram.
Lotët rridhnin në faqet e tij. Më në fund, Umeri, i pikëlluar nga gjendja e vështirë, u pajtua dhe i shkroi një letër ministrit të tij të thesarit, duke kërkuar që paga e tij ti jepej një muaj më herët në mënyrë që ai të mund ti blej diçka fëmijëve që të veshin në Bajram.
Por halifi i sinqertë dhe i devotshëm kishte një ministër që ishte po aq i drejtë dhe i ndershëm. Ai shkroi një letër në përgjigje të halifit. Halifi po lexonte letrën me lot që rridhnin nga sytë e tij:
“O Emri i Besimtarëve, unë kam respekt të madh për ju, të besoj dhe të bindem ty plotësisht. Megjithatë, në qoftë se ju mund të më garantoni mua se ju do të jetoni deri muajin e ardhshëm dhe tu shërbeni njerëzve tuaj, atëherë paratë do ti dërdoj menjëherë. Nëse ju nuk mund të garantoni për jetën tuaj, atëherë si mund të paguani paratë të cilat u takojnë të varfërve, jetimëve dhe të vejave? ”
Halifi Umer ibn Abdul Azizi e kuptoi gabimin e tij. Edhe Fatima bint Abdul Malik gjithashtu!
Ajo lau rrobat e vjetra, dhe i palosi me kujdes.
Dita e Bajramit ndihej në ajër. Në tërë Damaskun kishte gumëzhimë me gëzim dhe festim. Njerëzit ishin të veshur me rroba të reja, ndërsa prijesi i muslimanve Umer ibn Abdul Aziz mbante ato të zakonshmet.
Ai ishte nisur për namazin e Bajramit, dhe mbante për dore djalin e tij. Fytyra e djaloshit i shndriste me shkëlqim, pasi ai ecte bashkë me babain e tij. Rrobat e vogëlushit ishin të vjetra dhe të pastra, por ai kishte arritur të kuptonte se kënaqësia e përjetshme e Xhenetit është larg nga të qenurit superior në këtë botë të përkohshme!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor