Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
Albani (761)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
emine (509)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
Era (387)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
Redi (338)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
Visiana (198)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
iDa (175)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 
Esila (153)
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcapKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Voting_barKryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 

Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcap3%Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 3% [ 1 ]
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcap14%Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 14% [ 5 ]
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcap11%Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 11% [ 4 ]
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcap58%Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 58% [ 21 ]
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcap0%Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 0% [ 0 ]
Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_lcap14%Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan.

Shko poshtë

Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan. Empty Kryerja e marrëdhënieve intime me gruan.

Mesazh nga Forum Kulturor Wed Aug 21, 2013 9:49 am

Ibn Hazmi ka thënë: “Burri është i detyruar që të kryejë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij më së paku një herë pas çdo pastrimi nga cikli menstrual nëse ka mundësi. Nëse nuk e bën këtë, ai konsiderohet mëkatar.”
Ai bazohet në fjalën e Allahut të Madhëruar:

“Kur të pastrohen, atëherë kryeni marrëdhënie me to ashtu siç ua ka lejuar Allahu.” (El-Bekare, 222)
Shumica e dijetarëve muslimanë pajtohen me mendimin e Ibn Hazmit për detyrimin e kryerjes së marrëdhënieve intime me bashkëshorten nëse burri nuk ka ndonjë arsye për të mos e bërë këtë.

Shafiu mendon se burri nuk është i detyruar ta bëjë këtë, sepse kjo konsiderohet e drejtë e tij si të gjitha të drejtat e tjera dhe jo obligim.
Ahmedi mendon se detyrohet kryerja e marrëdhënieve intime me bashkëshorten së paku një herë në katër muaj duke argumentuar se kjo është periudha të cilën Allahu (xh.sh.) e ka caktuar për pronarët e robëreshave dhe ky përcaktim vlen dhe për të tjerët. Sipas Ahmedit, në qoftë se burri është në udhëtim dhe nuk ka ndonjë pengesë për t’u kthyer tek gruaja e tij, atëherë ai duhet të mos kalojë më shumë se gjashtë muaj larg gruas së tij. Kur Ahmedi është pyetur rreth periudhës së lejuar për burrin që të qëndrojë larg gruas së tij, ai ka thënë: “Ai ka të drejtë të qëndrojë larg gruas së tij gjashtë muaj. Nëse refuzon të kthehet, atëherë gjykatësi duhet t’i ndajë bashkëshortët.”

Ahmedi është bazuar në transmetimin e Ebu Hafsit nga Zejd ibn Eslemi, i cili ka thënë: “Kur Umer ibn E1 Hatabi (r.a.) ruante qytetin, ai kaloi pranë një shtëpie dhe dëgjoi një grua duke thurur poezi, ku shprehte dashurinë dhe mallin për të pasur pranë burrin e saj të dashur. Me fjalë prekëse ajo tregonte se vetëm frika ndaj Allahut (xh.sh.) e ndalonte atë nga rënia në mëkat. Umeri (r.a.) pyeti fqinjët për të dhe ata i treguan se burri i saj ishte në luftë. Atëherë Umeri (r.a.) e dërgoi atë tek burri i saj. Pastaj Umeri (r.a.) shkoi tek Hafsa dhe e pyeti: “O vajza ime, sa mund të durojë gruaja larg burrit të saj?” Ajo u habit nga pyetja e tij dhe i tha: “Si mund të pyesë një burrë në pozitën tënde rreth kësaj?” Umeri i tha: “Sikur të mos dëshiroja të dija gjendjen e të gjithë muslimanëve nuk do të kisha pyetur.” Atëherë ajo i tregoi se gruaja mund të durojë larg burrit të saj pesë-gjashtë muaj. Duke u bazuar mbi këtë, Umeri urdhëroi që burrat të mos qëndronin më gjatë se gjashtë muaj në luftë, një muaj për të shkuar, katër muaj në luftë dhe një muaj për t’u kthyer.”

Gazaliu, njëri nga dijetarët e shkollës shafite, ka thënë: “Burri duhet të kryejë marrëdhënie intime me gruan e tij një herë në katër netë. Kjo është më e drejtë, sepse burri e ka të lejuar të martohet me katër gra. Megjithatë, lejohet që burri të kryejë marrëdhënie intime me gruan e tij më shumë ose më pak se kaq sipas dëshirës së gruas. Burri është i detyruar që të marrë në konsideratë dëshirën e gruas, edhe në qoftë se ajo nuk e kërkon kryerjen e marrëdhënieve intime.”
Muhamed ibn Ma’n Gafariu ka thënë: “Një grua shkoi tek Umer ibn El Hatabi dhe i tha: “O prijësi i besimtarëve, burri im agjëron gjatë ditës dhe falet gjatë natës. Mua nuk më pëlqen që të ankohem për të, sepse ai e bën këtë nga devotshmëria.” Umeri (r.a.) i tha: “Paske goxha burrë.”Ajo filloi t’i përsëriste fjalët e saj dhe Umeri i jepte të njëjtën përgjigje. Atëherë Ka’b Esediu i tha: “O prijësi i besimtarëve, kjo grua ka për qëllim të ankohet se burri i saj e ka larguar atë nga shtrati.” Umeri (r.a.) i tha Ka’bit: “Duke u bazuar në çfarë dëgjove prej saj gjyko në mes tyre.” Ka’bi urdhëroi që t’ia sjellin burrin e saj dhe, kur ai erdhi, i tha: “Gruaja jote ankohet për ty.” Burri e pyeti: “A është ankuar rreth të ngrënit apo pirjes?” Ka’bi i tha: “Jo”. Atëherë ndërhyri gruaja duke thënë: “O gjykatës i urtë, burri im më është larguar nga shtrati dhe i është përkushtuar adhurimeve gjatë gjithë kohës, ditën dhe natën. Gjyko në mes nesh me zgjuarsinë tënde, sepse mua si grua nuk më pëlqen kjo gjë.” Burri i saj u përgjigj duke thënë: “Më ka larguar nga gruaja frika nga çfarë kam lexuar nga Kurani në suren En Nahl dhe në shtatë suret e gjata.” Atëherë Ka’bi i tha: “Gruaja jote ka të drejtë që të shkosh në shtrat me të të paktën një herë në katër netë, prandaj jepja asaj të drejtën.” Pastaj Ka’bi tha: “Allahu (xh.sh.) na e ka lejuar që të martohemi me dy, tri ose katër gra. Ti ke tri ditë dhe netë të tjera për të adhuruar Allahun (xh.sh.).” Pasi e dëgjoi gjykimin e Ka’bit, Umeri (r.a.) i tha: “Nuk di nga cila prej dy cilësive të tua të mahnitem më shumë, nga mprehtësia jote për të kuptuar apo nga mençuria jote për të gjykuar. Tani po të emëroj ty gjykatës të qyteti: të Basras.” [Transmetim Sahih; Irua' E1 Galil 2016]

Duke u bazuar në Traditën Profetike, mund të themi se kryerja e marrëdhënieve me bashkëshorten konsiderohet sadaka, e cila shpërblehet nga Allahu (xh.sh.).
Muslimi transmeton se Profeti alejhi selam ka thënë: “Burri shpërblehet për kryerjen e marrëdhënieve intime me gruan e tij.” Shokët e tij i thanë: “O i Dërguari i Allahut, si mund të shpërblehemi për kënaqjen e epshit?” Profeti alejhi selam u tha: “Nëse do e bënit këtë me një grua të ndaluar, a nuk do të ishte gjynah? Kështu që kur kryeni marrëdhënie me gratë e lejuara do të shpërbleheni.”

Gjatë kryerjes së marrëdhënieve intime preferohet që burri ta përkëdhelë gruan me butësi dhe dashuri, ta puthë atë dhe të mos ngutet në përfundimin e aktit seksual para se gruaja të arrijë kënaqësinë e saj.
Ebu Ja’la transmeton nga Enes ibn Maliku se Profeti alejhi selam ka thënë: “Kur të kryeni marrëdhënie intime me gratë tuaja tregohuni të sinqertë. Në qoftë se ju e arrini kënaqësinë para tyre mos u shpejtoni derisa ta arrijnë edhe ato kënaqësinë e tyre.” [Hadith Daif; Daif El Xhami' 549]
Në një hadith tjetër, Profeti alejhi selam i ka thënë njërit prej shokëve të tij që ishte martuar me një grua të ve: “Pse nuk je martuar me një grua të virgjër që të dëfreheni dhe argëtoheni me njëri-tjetrin?” [Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi]
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi