Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_lcapBERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Voting_barBERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_lcap3%BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_rcap 3% [ 1 ]
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_lcap14%BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_rcap 14% [ 5 ]
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_lcap11%BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_rcap 11% [ 4 ]
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_lcap58%BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_rcap 58% [ 21 ]
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_lcap0%BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_rcap 0% [ 0 ]
BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_lcap14%BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË

Shko poshtë

BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Empty BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË

Mesazh nga Redi Thu Jun 27, 2013 6:25 pm

BERISHA: PRANOJ REZULTATIN E ZGJEDHJEVE, JAP DORËHEQJEN NGA FUNKSIONET E PD-SË Dd38eced-384f-4c0a-b0b0-3a04d9dfca6e-444x333
Kryeministri shqiptar Sali Berisha, njëkohësisht kryetar i PD-së, pranoi mbrëmjen e sotme humbjen në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje deklaroi dorëheqjen nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike.

- Më poshtë vijon deklarata e plotë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha:

Në përpjekjen tonë për realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për Shqipërinë vend i zhvilluar, ne vendosëm energjinë në epiqendër të këtij projekti të madh. dje në Shqipëri janë ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër mbi 130 HEC-e, ndër të cilat Kaskada e Devollit që po ndërtohet nga Shtatkraft e Norvegjisë, numri një në botë për ndërtimin e HEC-eve. Këto ditë Konsorciumi i Shah Denis 2 vendosi për TAP-in. Ne kemi bërë gjithçka, kemi lobuar fuqishëm, kemi përmbushur çdo detyrim që rrjedh në kërkesat e marrëveshjet me konsorciumin dhe palët e tjera, vendet partnere dhe mike për të favorizuar vendimin në favor të tij. Dhe unë dje njoftoj shqiptarët se TAP-i fitoi.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë, qeverisë së Azerbajxhanit dhe Konsorciumit të Shah Deniz 2, theksoj për të gjithë shqiptarët, por për ju demokratet dhe demokratët se kjo është një arritje historike e jona. Me përfundimin e TAP në 4-5 vitet që vijnë, Shqipëria zgjidh në mënyrë përfundimtare problemet e energjisë.

Shqipëria vend i zhvilluar është një ëndërr e mrekullueshme që do bëhet e vërtet edhe me zhvillimin e Shqipërisë rurale. Ne së bashku duhet të ndjehemi krenarë sepse, në një hark kohor të shkurtër, ne ndërtuam në Shqipërinë rurale mbi 8 mijë km rrugë, mbi 1000 shkolla, qindra ujësjellës e kanalizime, sisteme kullimi e vaditje. Me 45 mijë projekte që mbështetëm, me projektet kombëtare të ullirit dhe arroreve edhe projektet e tjera, ne kemi bërë të mundur të katërfishohet toka e punuar në fshatin shqiptar dhe të mbillen miliona e miliona ullinj e dru të tjerë frutorë.

Shqipëria – kopshti i Evropës Juglindore është dhe do të mbetet projekti ynë.

Ne duhet të jemi krenarë se, Shqipëria – e bukura e dheut, që pak vite më pare nuk ekzistonte në hartën turistike të rajonit dhe botës, renditet dje në 10 vendet me rritjen më të shpejtë të turizmit në planetin tonë.

Me projektin tonë Shqipëria - vend i zhvilluar, ju duhet të jeni krenarë se ne ia dolëm në një hark kohor të shkurtër, që vendi me penetrimin ndër më të ultët në botë të internetit, vetëm 4,8% dhe telefonisë celulare me vetëm 38%, të ketë dje përdorimin e internetit mbi 60% dhe të telefonisë celulare 186% edhe me çmime 3-5 më të ulëta. Shqipëria dixhitale ishte ëndrra e të rinjve shqiptarë. dje ata komunikojnë në Facebook më shumë se të rinjtë e disa vendeve të zhvilluara.

Vitin që kaloi ne patëm fatin e madh të qeverisim Shqipërinë në 100-vjetorin e lindjes saj. Ne duhet të ndjehemi krenarë se me të gjithë shqiptarët nga Shqipëria, trojet e tyre etnike dhe mbarë bota, si dhe me miqtë tanë në të katër anët e planetit, festuam në mënyrën më dinjitoze, më të bukur, ditëlindjen e dheut tonë dhe bëmë që historia e falsifikuar dhe e ndaluar e shqiptarëve të dalë në dritë edhe të bëhet pjesë e pandarë e krenarisë sonë kombëtare.

Vetëm pak vite më parë, ora evropiane dhe euroatlantike e Shqipërisë ishte pothuaj e ndaluar. Ne dje dhe gjithnjë duhet të jemi krenarë se, së bashku ndërmorëm reformat më të thella e më të gjithanshme, konsoliduam shtetin ligjor, zhvilluam zgjedhje të lira dhe të ndershme, firmosëm dhe zbatuam Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, anëtarësuam Shqipërinë në NATO, merituam dhe arritëm heqjen e vizave me BE, merituam rekomandimin për statusin e vendit kandidat, nisëm punën serioze për liberalizimin e vizave me SHBA-në. Ne jemi, kemi qenë dhe mbetemi garant të shndërrimit në realitet të ëndrrës evropiane dhe euroatlantike të shqiptarëve.

Pra, edhe në këto dy mandate, ne kemi folur me vepra, të cilat kanë krijuar një Shqipëri tjetër, ndërtimin e të cilës ne do jemi të gatshëm në çdo kohë ta vazhdojmë. Ato janë vepra që kanë ndryshuar përgjithmonë historinë, por edhe gjeografinë e Shqipërisë, janë dhe mbeten përjetë monumente të shqiptarëve të lirë.

Natyrisht, nuk janë arritjet tona ato për të cilat më 23 qershor nuk na votuan në mazhorancë shqiptarët. Jo, sepse këto arritje për çdo shqiptar, unë jam i sigurt, janë arritje e veçantë. Partia Demokratike si parti e fillimeve të reja dhe ndryshimeve të mëdha do të lexojë me mençuri, me guxim e përulësi mësimin e sovranit në këto zgjedhje. Ajo, përveç trashëgimisë së saj që bën krenar çdo shqiptar, ka në gjirin e saj potenciale dhe vlera njerëzore të pakrahasueshme, ka projekte dhe ide, vlerat dhe parimet e drejta që mbron dhe që do të dijë ndën lidershipin e ri, me një fillim të ri të fuqishëm, të shndërrohet dora –dorës në mazhorancë morale e pastaj zyrtare të vendit tonë.

Para se ta mbyll, dua t’u shpreh falënderimet e mia më të përzemërta dhe mirënjohjen më të madhe bashkëpunëtorëve të mi që unë kam pasur në të gjitha detyrat e mia këta 22 vite. Ata janë djem dhe vajza, gra dhe burra të mrekullueshëm, të përgatitur, dinjitozë, kompetentë, të përkushtuar, vetëmohues, me integritet të lartë njerëzor dhe profesional. Bashkëpunimi i shkëlqyer me ta ka qenë dhe do të jetë gjithnjë frymëzues për mua. Dua të shpreh mirënjohje të pakufishme miqve tanë në EPP, Presidentit Martens dhe Kryetarëve të partive simotra në këto organizata për mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar më Partinë Demokratike.

Një mirënjohje të pakufishme miliona e miliona shqiptarëve që këto 22 vite kanë vendosur votën, besimin e tyre mbi mua. Dhe unë çfarëdo që të bëj nuk mund të shpërblej malin e besimit të tyre, veçse i garantoj se do të vazhdoj të bëj gjithçka në mbështetje të interesave dhe aspiratave të tyre fisnike.

Gjatë këtyre kohëve, kam marrë dhjetëra mijëra mesazhe në Facebook, sms, në ëhatsapp, nga miq dhe mbështetësit e mi, të cilët më kërkojnë kësaj radhe një gjë që për fatin më të keq e kam të pamundur të heq dorë nga vendimi që unë kam marrë. Por i ftoj të gjithë ata që sëbashku me energji, entuziazëm, vetëmohim dhe përkushtim të vazhdojmë të mbrojmë kauzën tonë, ta bëjmë atë kauzë të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve.

Arritjet e Shqipërisë nën qeverisjen e Partisë Demokratike do kishin qenë të pamundura pa solidaritetin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar të kombeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare. Ndaj dhe jam dje këtu për tu shprehur atyre mirënjohjen më të thellë për këtë solidaritet të jashtëzakonshëm që u kanë dëshmuar shqiptarëve. Të shpreh në mënyrë të veçantë mirënjohjen time të pakufishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatit më të madh të lirisë së kombit shqiptar.

Do ta mbyll me një mirënjohje të përhershme për Lilin dhe gjithë familjen time, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj meje.

Së fundi, unë, në përputhje me Kushtetutën e vendit deri në muajin shtator do të vazhdojë të punojë me përkushtim të madh në projektin e Shqipërisë së zhvilluar dhe në përputhje me Statutin e Partisë, do të qëndrojë në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e Partisë

Demokratike, të lidershipit të ri, të cilin do ta mbështesim të gjithë së bashku dhe të ecim në udhëheqjen e tij drejt fitores së betejës me të afërt që na pret.

Përpara!

Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, anëtarësinë, mbështetësit e saj!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë!

Faleminderit!”
Redi
Redi
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 338
Piket : 850
Respekti : 12
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 42
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi