Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
Albani (761)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
emine (509)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
Era (387)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
Redi (338)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
Visiana (198)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
iDa (175)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 
Esila (153)
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcapToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Voting_barToleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcap3%Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 3% [ 1 ]
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcap14%Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 14% [ 5 ]
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcap11%Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 11% [ 4 ]
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcap58%Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 58% [ 21 ]
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcap0%Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 0% [ 0 ]
Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_lcap14%Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët

Shko poshtë

Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët Empty Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët

Mesazh nga Forum Kulturor Fri Apr 05, 2013 8:03 pm

Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët 35513910
nga Genti Kruja

Kufijtë e Perandorisë Osmane në Evropë, kanë përfshirë një popullsi prej 40 milionë të krishterësh dhe vetëm 4 milionë myslimanë, ku 2 milionë prej tyre ishin shqiptarë, që sundonin deri në Portën e Lartë si sadrazamë (kryeministra), vezirë, etj.
Historia e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe, është akoma e pastudiuar mirë, fermanë dhe regjistra të shumtë gjenden të pluhurosur në arkivat shqiptare e shumica e tyre në ato osmane në Turqi. Por duke qenë se ata ndodhen në osmanishte (turqishtja e vjetër), akoma s’është bërë një studim i mirëfilltë, megjithëse u sugjerua dhe u bë një marrëveshje shtetërore midis dy ministrive të arsimit, asaj shqiptare dhe turke me propozim të vet kryeministrit turk Erdogan, ndaj atij shqiptar Berisha. Megjithatë kemi një libër me titull “Të shkruash historinë me tolerancë”, botuar nga TIKA, Tiranë 2005, që boton disa nga qindra fermane, duke dhënë edhe fotografitë e origjinalëve me disa tregues të shkurtër në tre gjuhë: shqip, anglisht, turqisht. Megjithëse është një histori komplekse, për të parë shembujt e tolerancës dhe burimin se nga ka rrjedhur mjafton t'i hedhim një sy edhe disa prej fermanëve të sulltanëve osmanë dhe shohim se toleranca dhe harmonia ka rrjedhur nga nivelet më të larta të pushtetit suprem mbretëror, deri tek shtresat e thjeshta të popullit, në përgjigje të kërkesave qoftë edhe të zakonshme, si ankime për çështje pronash të kishave, apo edhe të individëve të thjeshtë me besim të ndryshëm fetarë nga sunduesit e Portës së Lartë.
Në vitin 1736 lëshohet një ferman ku sulltani urdhëron mosndërhyrjen në ullishtën e një të krishteri. Në 1862 Fermani i Sulltanit lejon ndërtimin e kishës së rrënuar të Shën Harallambit në Kamenë të Sarandës.
Në 1712 Ferman i Sulltanit mbi të drejtat e zotërimit të pronave të priftërinjve të Delvinës.
Në vitin 1680 Fermani i Sulltanit ndalon spahitë t’u kërkojnë taksa arbitrare priftërinjve të kishës së Delvinës për pronat kishtare.
Në Fermanin e Sulltanit të vitit 1587 urdhërohet (të ndihmohen) të martohen vajzat jetime pa dallim feje.
Në 1910 Fermani i Sulltanit urdhëron Kadiun e Delvinës të verifikojë çështjen e ndërhyrjes së vojvodëve në pronat e kishës dhe nëse del se ankimi i priftërinjve është i drejtë, ndalohen ndërhyrjet arbitrare të vojvodëve.“Unë kështu urdhëroj dhe kështu le të bëhet”, firmoste Sulltani.
Në 1853 Fermani i Sulltanit urdhëron prefektin dhe kadiun e Beratit që të njohë të drejtat e kërkuara nga Mitropoliti i Beratit.
Me Ferman të Sulltanit i jepen dy medalje Bib Dod Pashës, ku e para në 1897 për ndihmat që ka dhënë në shumën prej 3.500 groshësh dhe e dyta në vitin 1902 për shërbimin që ka bërë në ndërtimin e hekurudhës Stamboll-Medine që do të përdorej nga haxhilerët.
Në 1856 Fermani i Sulltanit shkruan:
“Meqenëse katolikët e Durrësit nuk kanë një faltore dhe meqë janë lutur të ndërtojnë një kishë, jap lejen që të ndërtohet në një vend të përshtatshëm, sepse kështu është dëshira ime, që të gjithë qytetarët të gëzojnë qetësi të plotë. Urdhëroj që të mos i bëhet asnjë ndalim e pengesë dhe të mos iu merret asnjë para. Kështu le ta dini.”
Në një ferman tjetër sulltanor dërguar priftit dhe kadiut të Delvinës, ndalohet marrja e taksave për pronat e kishës në Delvinë.
Në fermanin e vitit 1849 urdhërohet rindërtimi i kishës së Elbasanit, kurse në vitin 1850 ndërtimi i Katedrales së Madhe të Shkodrës.
Në vitet 1854, 1860, 1868, 1886, 1906, 1911, 1912, janë dërguar disa fermanë drejtuar ipeshkvit dhe valiut të Shkodrës, Patriarkanës së Stambollit, drejtuesve të pushtetit vendorë në vilajetet shqiptare, konsullatave të ndryshme, etj., në të cilat lejohet dhe urdhërohet ndërtimi, meremetimi dhe regjistrimi i kishave (të paregjistruara) në Shkodër, Durrës, Prevezë, Rrashbull, Shënkollë, në bregun e Bunës, Llukaçaj, Bajzë, Bushat, Bërdicë, Juban, Obot, Dhrovjan i Poshtëm, Koshovicë, Lugar, Pejë, Prizren, Delvinë, Sarandë, Cetinjë, Tiranë, Elbasan, Kastrat, Ohër, Pulaj, Rubik, Shëngjin, të një kishe rumune në Korçë, manastiri i Cepos, ngritja e këmbanores në kishën e Shën Mërisë në Korçë, Përmet, etj. Në vitin 1881 Sulltani me një ferman të tij dekoron arqipeshkvin e Shkodrës. Kurse me një ferman tjetër të 1888, emërohet Xhakomo Jungu si misionar apostolik në Shqipëri, Preng Doçi si abat i Mirditës, si dhe Paskal Guezini arqipeshkv i Shkodrës.
Historianët e perandorisë osmane vërtetojnë se me ardhjen e Sulltan Fatihut në Stamboll, paraqiti shembullin e tolerancës islame. Ai menjëherë e ripërtëriu patriarkanën bizantine, ktheu lirinë dhe pavarësinë kishës lindore.
Fermani i Sulltan Fatihut mbi të drejta e njeriut shkruar me 28 Maj 1463, në Millodrazh, i cili llogaritet si njëri ndër dokumentet më të vjetra mbi të drejtat e njeriut, thotë:
"Unë Fatih Sulltan Han shpall para të gjithë botës se françeskanët e Bosnjës, për të cilët del ky Ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj:
As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu, dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqë e të qetë brenda Perandorisë sime. Të gjithë këta njerëz të rënë në gjendje refugjati, le të jetojnë të lirë dhe të sigurtë. Le të kthehen ata në çdo pjesë të perandorisë e të vendosen e të sistemohen pa frikë nëpër manastiret e tyre.
Askush nga rrethi i nderuar i Padishahut, nga vezirët dhe nga nëpunësit e mi, nga shërbëtorët dhe qytetarët e Perandorisë, nuk do të cënojë dinjitetin e këtyre njerëzve dhe nuk do t'i dëmtojë ata. Askush të mos cenojë jetën, pasurinë dhe kishat këtyre njerëzve, të mos i shohë e trajtojë keq dhe të mos i rrezikojë. Edhe nëse sjellin njerëz të tyre nga një vend tjetër në shtetin tim, ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta.
Duke shpallur këtë ferman të Padishahut, betohem në Emër të All-llahut, (Krijuesit, Zotit të tokës e qiellit), të dërguarit të All-llahut, Profetit tonë të shenjtë, Muhamedit, e 124 mijë profetëve dhe në emër të shpatës që kam ngjeshur në brez, - se asnjë nga shtetasit e mi, të cilët do t'u binden urdhrave e do të mbesin besnikë të mi, nuk do të veprojnë në kundërshtim me ç’shkruhet në këtë Ferman".
Ja pra kjo ishte toleranca që mbizotëronte në shtetin multietnik me shumicë myslimane, i cili për disa shekuj me radhë udhëhoqi pjesë të tre kontinenteve, derisa edhe filluan lëvizjet mbi planin racor dhe nacional, tolerancë kjo, nga e cila përfituan edhe shqiptarët, duke u bërë shembull për mbarë rajonin e më gjerë, për ta promovuar atë tashmë si një vlerë kombëtare.

Referenca:
- Zambaur, H., cituar nga Ferit Hafizi, Rrethimi i Shkodrës-10 tetor 1912-22 prill 1913, Shkodër, Camaj-Pipa, 2006: 133-134.
- “Të shkruash historinë me tolerancë”, botuar nga TIKA, Tiranë 2005, f. 56, 71, 72, 74, 85, 103, 115, 127-9, 135, 176, 179, 251, 252, 253, 254-9, 261-2, 279, AQSH, F. 128, 131, 140, D. 3, 5, 6, 17, 50, 186, fl. 1, 55.
- Korrespondencë e valiut të Shkodrës me ipeshkvin dhe konsullin austro-hungarez, F. 132, D. 1, fl. 1-15; D. 8, fl. 59-65; D. 29, fl. 1; D. 2, fl. 55-61; D.21.
Arkiv italisht-osmanisht, F. 64, 132, D. 3, 6, 7, 9, 23, 25; fl. 1-41.
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi